Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 145
  1. #101
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Më perpara duhet ta studiosh kanunin
    Por që ta studjosh atë,detyrimisht duhet të jesh kostuconalist,në Shqipëri nuk ka një të tillë( gati harrova nipi i enver hoxhes,nje student i jurikidut në vitin 1991 i ka kerkuar kësaj nipqes se duullës,që ma përpara se ta pyste për të drejten zakonore ,ai duhej që t'na përshkrunte pemën gjenetike të familjes së ti deri në 10 breza. nipqja e duullëës nuk e priste nje pytje të tillë nga nje student dhe stepet) Për ato antar të këti forumi të nderuar që kanë lexuar literatur juridike, po ju them se e drejta romake e cila studjohet në të gjitha universitetet e botes, pamvarisht se është shkruar para shumë shekujsh,e cila është perpunuar në kushtetut termi i të cilë ka lindur shumë vonë ( dohet të lexoni shumë që të kuptoni se sa pak dini)

    Kurse KANUNI është shkruar nga At Shtjefën Gjeqovi i lauruar në pesë shkenca ekzakte.
    ata që hatojnë shkrime për të diskeminuar KANUNIN kanë mbaruar shkollën e partisë në Laprak të Tiranës e cila sot thirret shkolla e qeeennnvee.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8
    Ajo qe eshte ne zemer te organizatave sekrete si Mafia eshte farefisnia, klani, ose vellazeria e zhvilluar ne nje sistem ideologjik serioz, te pasur qe praps cdo orvatje per t'u dominuar prej ndonje ideologjie tjeter persa i perket sistemit te vlerave te personave qe adoptojne nje te tille forme organizimi. Vellazeria nuk toleron ndikime e nderhyrje nga elemente te huaj. Ata madje edhe kishin varrezat e tyre ku asnje pjesetar i nje vellazerie a klani tjeter nuk mund te varrosej. Vecanerisht tipike per sistemin fisnor eshte pergjegjesia kolektive. Ne nje gjyq, qe, ne perputhje me ligjin zakonor, kerkon "te betuarit per te qenit i pafajshem" -- "Nuk e kam bere kete", juria e gjyqtareve zgjidhet prej vellazerise te te akuzuarit, sepse ligji zakonor nuk e njihte individin si njesi ligjore, sic ishte, sipas konceptimit te ketij ligji, kolektivi i te afermeve qe mbanin pergjegjesi te barabarte per vepren e keqe te nje prej anetareve te tyre.

    Ne lidhje me Kanunin e Lekes mund te lexoni "Prilli i Thyer" te I. Kadarese dhe eshte edhe nje film i titulluar "Pas Diellit" bazuar mbi romanin e siperpermendur.

    http://www.abrildespedacado.com.br/pt/imprensa_pt11.htm

    Sa i perket Mafias Shqiptare te strukturuar sipas kodeve te nderit, hakmarrjes, gjakmarrjes, dhe beses ne ngjashmeri me Omerta te Mafias Siciliane mund te lexoni kete studim (ishallah dini frengjisht dhe perktheni ta marr vesh edhe une c;thote)

    http://194.167.255.17/telechargement.../nicoudf02.pdf

    Raportime te medias pastaj ka sa te duash dhe ma do mendja s'do keni kohe t'i lexoni:

    http://www.guardian.co.uk/uk_news/st...271124,00.html

    http://www.timesonline.co.uk/printFr...493022,00.html

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/792290.stm

  3. #103
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Po i fus edhe une dy centa ne kete diskutim per kanunin, pasi kam ndjenja te forta per vlerat e tij duke qene se e kam lexuar fjale per fjale.
    Kanunin e Leke Dukagjinit po te lexohet me interes, kujdes dhe mendje te hapur pa paragjykime do te shohesh qe eshte nje kushtetute aq moderrne per koherat kur eshte shkruar sa kjo Amerikane e sotshme. Ne nje kohe kur shteti nuk ekzistonte ne formen e sotshme, e gjithe Shqiperia ka pasur nje ligj ne baze te cilit jetohej; dhe ky ligj nuk ishte per te eksituar sherret ne kulm, por per ti ulur. Kanuni ka gjoba e denime per krime, ka menyra se si mund te shlyhen dhe si mund ta mbyllin nje ngjarje pa turp. Shume njerez, sidomos femrat do thojne mbi kanunin qe ai e nenvlehteson femren. Kanuni e nenvlehteson aq femren sac eshte nenvlehtesuar femra Amerikane deri para dy dekadash (nuk blente dot shtepi nese ndahej nga burri, nuk kishte kredit karta, me zor gjinte pune etj).
    Shembull: kur nje familje ka qene e vogel dhe i eshte dashur te merrte gjakun, por nuk kishte mundesi, per ta mbyllur pa turp kerkohej demshperblimi. Gje qe ne boten perendimore moderne njihet shume mire. Shih krimet qe nuk denohen ne gjykaten kriminale, shperblehen ne gjykaten familjare.
    Tani te vime tek kohet e sotshme. Kanuni nuk rrespektohet ne asnje vend te Shqiperise ne menyre kategorike. Nuk ka asnje ngjarje ose gjakmarrje e cila eshte kryer ne baze te kanunit. Nese kanuni do te ekzistonte sot, atehere nuk do te kishte kaq shume vjedhje, vrasje, imoralitet. Kanuni e denonte vjedhjen. Ne baze te kanunit nje familje qe i vihej turpi ne fshat i digjnin shtepine dhe e debonin. Ne Shqiperi hajdute ke sa te duash dhe nuk i denon kush.
    Ndersa persa i perket prapambetjes se Shqiptareve te veriut dhe marrja e kanunit si ligj nuk qendron. Injoranti injorant eshte, dhe vetem se ka degjuar fjalen Kanun, flet per hakmarrje mbi kanun. Por ne Shqiperi detyrohesh te vrasesh. Per shembull Tropoja: Mbas '97 ne krye te policise u vu nje familje e tere qe tani mund ta dini te gjithe me mbiemrin Haklaj. Keta zoterinj e vune perpara te gjithe zonen dhe kane kryer me dhjetra vrasje, vjedhje bankash, perdhunime, dhe 1001 te zezat. Keta nuk ishin thjesht individ, ishin shteti. Atehere kur keta benin keto krime dhe kur dikush hakmerrej, hakmarrja nuk mbetet tek Kanuni, por tek emocionet normale njerezore. Gjithkund ne bote kur nuk ka shtet atehere drejtesine e merr ne dore njeriu. Ne Shqiperi mbas '97 shteti ju dha krimineleve ne duar, dhe hakmarrja u be mjet jetese.
    Keshtu qe opinioni im personal eshte:
    Ne si Shqiptar nuk duhet ta mohojme Kanunin se ka vlera negative, por ta studiojme edhe histori dhe te nxjerrim anet pozitive.
    Kanuni ka pasur vlera historike dhe sociale per kombin tone.
    C'fare ndodh sot ne Shqiperi nuk eshte pasoje e Kanunit, por e politikaneve te tipit mafioz qe bejne pazare armesh ne lobi hotelesh (Nano-Abdiu).
    Ta fusim edhe ne shkolla. Ne fund te fundit per te perparuar ne duhet te kuptojme se nga e kemi prejardhjen dhe Kanuni eshte pjese e prejardhjes tone.

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2004
    Postime
    8
    Sa i perket Mafias Shqiptare te strukturuar sipas kodeve te nderit, hakmarrjes, gjakmarrjes, dhe beses ne ngjashmeri me Omerta te Mafias Siciliane mund te lexoni kete studim (ishallah dini frengjisht dhe perktheni ta marr vesh edhe une c;thote)
    C'thua mor ti, c'dreq mafie eshte ajo shqiptare qe u mbeshtetka mi Kanunin? Degjo ketu c'eshte Mafia -- dhe kur themi Mafia e kemi fjalen per Italianet, jo per tjeter kombesi: mafiozet e organizuar ne organizata te vogla, familjet, krijuan nje sistem pushteti dhe fuqie qe nuk mund te bashkejetonte me Shtetin. ata minuan sovranitetin e Shtetit Italian duke e penguar te ushtronte kontroll ushtarak dhe gjyqesor ne te gjithe territorin e Italise; po ashtu moren persiper disa te drejta qe cdo Shtet i konsideron monopolin e vet: te ushtruarit e dhunes, te drejtes per te taksuar dhe ligjit. Mafiozet i perdoren keto te drejta duke e injoruar komplet 'raison d'etre' te shtetit, qe e lejon kete te fundit te pretendoje ne menyre legjitime te pasurit e monopolit te dhunes, te drejtes per te vjele taksa dhe te ligjit: mbrojtjen e sigurise dhe paqes kolektive ne sherbim ne njerezve. Mafiozi manipulon te drejtat e privilegjet e Shtetit per interesat e tij. Kur nje konflikt shfaqet mes interesave te mafias dhe atyre te Shtetit, mafiozet perdorin instrumenta institucionale per t'ja dale mbane. Rezultati eshte qe nje force, qe nuk eshte Shteti, e zevendeson Shtetin pa permbushur detyrat qe ky i fundit duhet te permbushe.

    Dy aspekte te kultures te Italise te Jugut kane kontribuar ne lindjen dhe zhvillimin e Mafias si organizate kriminale. I pari eshte vlera pozitive qe kjo kulture i ka dhene vete-afirmimit, agresivitetit dhe aftesise per t'ja imponuar vullnetin e vet te tjereve. I buti, i urti dhe naivi mund te jene shenjtore ne jeten tjeter, por ne kete, ata jane, fare thjesht, budallenj. Fraza Napoletane themeltare, 'ca'nisciun e fesso' ("S'ka budalla sot") -- me nenkuptimin "nuk do te marresh me te miren nga ana ime" -- pershkruan mjedisin e dominimit dhe nenshtrimit ne te cilin Italiani Jugor jeton. Nje aspekt i dyte eshte pikepamja e Italianit Jugor kundrejt Shtetit. Edhe sot, marredhenia e Italianit Jugor (dhe e shume Italianeve ne veri po ashtu) me Shtetin eshte e ngjyruar prej nje mosbesimi te thelle. Shteti, institucionet dhe ligjet e tij, nuk jane nje gje ne te cilen nje njeri merr pjese si qytetar, por me teper nje gje qe e sfidon pavaresine e qytetarit, duke nderhyre me autonomine e shenjte te familjes se tij. Kjo pikepamje ndaj Shtetit mund ta kete zanafillen e saj ne rrjedhen e gjate te fuqive pushtuese qe e qeverisen Italine Jugore gjate shekujve (Normanet, Francezet, Katalonjet, e me rradhe.) Dhe po ashtu ne distancen qe ndante masen e fshatareve-fermereve (contadini) qe punonin ne pronat vigane (latifondi) prej pronareve te ketyre tokave qe jetonin ne Napoli ose Palermo. Sidoqe te jete, hapesira e mosbesimit mes qytetarit dhe Shtetit eshte ajo ne te cilen Mafia ka lulezuar.

    Me kujtohet po ashtu "Godfather" I dhe II, qe portretizon faktin qe Mafia, megjithese ben nje jete jashte ligjit, eshte, ne me te miren e vet, thjesht nje organizate ndermarresish dhe biznesmenesh qe furnizojne konsumatoret me mallra dhe sherbime prej te cilave njerezit jane deprivuar prej nje kulture Puritane Protestantesh te Bardhe Anglo-Saksone (WASP) Nje autor gjithashtu ka argumentuar qe dhuna thelbesore per aktivitetet e Mafias nuk eshte nje gje qe behet kot, ose per sport -- por meqe policia dhe gjyqet qeveritare nuk zbatojne rregullat e vendosura, borxhet per t'u lare qerrohen nga Mafias ne perputhje me kodet e nderit dhe besnikerise pa te cilat tere ndermarrja mafioze do te ishte dhune e zakonte dhe e pakuptimte.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Vendndodhja
    tetovë
    Postime
    2
    Kanuni eshte vlere e madhe e jona kombetare. Falemnderit shume ALBA per spjegimit rreth Kanunit. Per te flitet e perflitet, por rralle kush ka njohuri te mirfillta rreth kanunit. Ai eshte deshmi se ne jemi komb me vlera te verteta. Njohja e kanunit si vlere e vertete nuk don te thote se ne duhet ta veprojm pik per pike ashtu siç thote ai, sepse kanuni ka qene si kushtetute e çdo kushtetute, here pas here ndryshon. Kanuni i Leke Dukagjinit eshte kreanari e jona kombetare. Me afirmimin e tij si vlere, ne i kontribuojme çeshtjes sone kombetare ashtu siç veprojne te gjith kombet e botes.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Postime
    11
    un mendoj qe kanuni i lek dukagjinit i ka pas vlerat e veta edhe pse per kohen e sotme mund te themi qe ka vler si nje veper letrare prap se prap po ta lexosh e veren se neper qka ka kalu populli jon por mendoj qe ne njefar menyre mund ta veresh se edhe sa i ndergjegjshem ka qen populli jon deri sa kan mundur qe ti permbajn ato regulla gje qka mendoj dhe sdyshoj ne ate se asnje populltjeter nuk kishte mundur tju ri besnik atyre regullave por duke lexuar mund ti veresh anet pozitive po shum me shum anet negative,e sidomos sa i perket femres si femer kanuni e vendos ne pozit shum te ulta dhe nuk e perkrah ne as nje menyr ,edhe pse mendoj qe femrat nuk e kan meritu nje perulje te till se femra eshte nje krijes shum e but dhe e embel dhe e meriton nje perkujdesje te veqant .

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    edhe ne kohen e sotme kan ngel disa copeza te kanunit , dhe zbatohen nga pak ...
    per kanunin e lek dukagjinit kom degju shum gjera
    jam cudit



    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2004
    Postime
    11
    per LeNNoN; mos u qudit se gjethqka ndodh por ne nuk duhet ti injorojm ato gjera per arsye se jan shum te ulta per kohet e sotme,e ata qe i praktikojn ato gjera nuk kan me shum edukat dhe nuk ju ka ofru jeta me pa diqka me mir pra ata duhet llogaritur si persona me tru te lar qe jau ka lar trurin ajo koh dhe nuk din diqka ma mir

  9. #109
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Kanuni dhe vlerat e tij në historinë tonë

    Citim Postuar më parë nga princesa2005x
    un mendoj qe kanuni i lek dukagjinit i ka pas vlerat e veta edhe pse per kohen e sotme mund te themi qe ka vler si nje veper letrare prap se prap po ta lexosh e veren se neper qka ka kalu populli jon por mendoj qe ne njefar menyre mund ta veresh se edhe sa i ndergjegjshem ka qen populli jon deri sa kan mundur qe ti permbajn ato regulla gje qka mendoj dhe sdyshoj ne ate se asnje populltjeter nuk kishte mundur tju ri besnik atyre regullave por duke lexuar mund ti veresh anet pozitive po shum me shum anet negative,e sidomos sa i perket femres si femer kanuni e vendos ne pozit shum te ulta dhe nuk e perkrah ne as nje menyr ,edhe pse mendoj qe femrat nuk e kan meritu nje perulje te till se femra eshte nje krijes shum e but dhe e embel dhe e meriton nje perkujdesje te veqant .

    Përshëndetje Alba dhe urime për temën
    Më shtyu të citoj me princeshën2005 në mendimin e saj që thotë që kanuni ka "vlera si një vepër letrare".Ju lutem ky është një vlerësim banal i kanunit dhe me shaka do të thoja që fyhet Lekë Dugagjini ta quash poet apo shkrimtar. Sepse ai ishte jurist dhe kanuni ka vlera të rëndësishme për historinë e cila e njeh si kushtetuten e parë shqiptare të shkruar por që në ditët tona ka vetëm vlera historike për studiuesit e kësaj fushe.Dhe s´duhet të jetë më në fuqi as në mendjet tona sepse ky kanun në ditët tona sjell një dëm të pa llogaritur shoqëror dhe kulturor.
    Princeshë s´besoj se do të keqkutosh korigjiinm që bëra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga I-amëshuar : 06-01-2005 më 22:23
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    kanuni i perket muzeumeve dhe librave te historis por fatkqesisht akoma degjon njeres qe justifikojn krimet e tyre me "kanun" per te cilin pervec emrit nuk i din asgje tjeter.

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •