Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 145
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arrow Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe shqiptarët

    Te mos i mohojme as keqinterpretojme vlerat tona kombetare Shqipetare!
    (Ribotim)

    KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJË DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVID TË VEÇANTË,
    DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!

    Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare... Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ?KANUNI?.

    Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere...

    Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde... Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipëtare.

    Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqipëtarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat...

    Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej ?Kanuni?.

    Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: ?Prerje e drejte?, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve... Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.

    Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar ?Kanunin?, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: ?Kanuni i Lekë Dukagjinit?. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte ?Kushtetuta? e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë... Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh ?Benë? sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë...

    Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqipëtarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatrresave midis vllezërve Shqipëtare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të kqijave e padrejtsive...



    Ne Kanun nuk thuhet se vriten femite as grate per gjak!
    Nuk thuhet se izolohen grate as femijet per gjak!
    Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrase njeriun per fjale goje, per te shame e as per te rame!
    Nuk thuhet qe kur ndodh nje vrasje duhet me ba vrasje tjeter...
    Por thuhet askush nuk ka te drejte me ja marr jeten tjetrit, pervec ai Zot qe ja ka fal jeten njeriut!
    Ai qe ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jeten i ka borxh jeten e vet, gjykimit te pleqve, te fisit, te shoqnise, te njerzise...(keto fjale i ke dhe ne bibel e Kuran).
    Vrasja e njeriut te qet ne gjak!
    Gjaku falet prej fisnikve, prej njerzve me njerzi!
    Trimi din me fal!
    Por falja ndodh vetem atehere kur vrasesi me nje pervujtesi pendimi te thelle para botes, njerzise, shoqnise dhe fisit te viktimes, para pleqve qe e pleqnojne ate vrasje, din me u perul me rrespekt pendimi dhe kerkon falje burrnisht!
    Atehere falet gjaku!
    Ligji Amerikan e vret njeriun, kur ja merr jeten tjetrit...
    Pra vete Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka nje themel te ngjashem me kushtetuten Amerikane ne lidhje me mbrojtjen e jetes se njeriut, me rrespektimin e trinomit "Per Zot, e Fe e Atdhe"!
    Kanuni kurre nuk e ka demtuar as Veriun as Jugun, por i ka shpetuar nga asimilimi nen perandorine e Osmanve, i ka shpetuar Shqiptaret per mos humbjen e gjuhes dhe te zakoneve Shqiptare...
    Eshte interesante se te gjithe sulmuesit dhe pushtuesit e Kombit Shqiptare, gjene e pare qe kane tentuar te na zhdukin, ka qene Kanuni i Lek Dukagjinit sidomos pas shekullit 15-te, e perpara ka qene perpjekja per te na zhdukur zakonet tona, traditat kombetare shqiptare...ashtu beri dhe komunizmi, sa nuk i la Shqiptaret as te veshin rrobat kombetare as ne dasma e as kur i percillnim per ne varre...
    Ne se deshiron te jesh njeri me moral njerzor e burreri e fisnikri shqiptare, Rrespekto lirine dhe te drejten e tjetrit ashtu sic do te deshiroje te ta rrespektojne te tjeret ty!
    Ajo eshte baza e themeli biblik i Kanunit.
    Kanuni eshte Bibla Shqiptare, vepra me e shenjte e kombit Shqiptar!

    Ne se do rrespektohej Kanuni, nuk do te rrembehej asnje vajze as grua ne Shqiperi e te dergohej per prostitucion!
    Nuk do te izoloheshin as gra as femije per gjaqe e as ngatrresa!
    Ato qe i quajne gjaqe, nuk jane te tilla, pasi nuk quhet vrasje per gjak pse e vret njeriun kot ne rruge me i vjell portafolin, apo me i plackit makinen, apo me i rrembye femijen!
    Ai qe ben ato krime kur i vjedh femijen tjetrit ose e vret familiarisht per ti rrembyer vajzen, si duhet te quhet ajo ngjarje .... ? Dhe ai ka borxh ..
    Patjeter i ka borxh familjes se viktimave dhe ligji duhet me vepru urgjent deri me e denue me vdekje ate barbar!
    Por kur ligji hesht se eshte ligj komunist anti-shqiptare qe i interesojne vrasjet e mafjozitetet midis shqiptarve... Atehere duhet qe atij lloj krimineli me ja vesh kokes familjaret e viktimave...sic ishte rasti ne Lushnje para dy tre vitesh kur nje kriminel vret dy prindrit e vajzes dhe e plagos vajzen,,, pse deshi ta rrembeje per ta derguar si prostitute...
    Kanuni eshte rregulli qe kerkohet, ligji qe duhet te zbatohet, kur ligjet nuk veprojne, apo jane bere qellimishte te buta per te toleruar kriminelet...atehere hyn Kanuni automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqerine e kombin...
    Kanuni ka qene dhe eshte shpetimtari i kombit shqiptar ne periudhat e pushtimeve te huaja...
    Sa here te ngrihet Kanuni, duhet ta kemi te qarte qe nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka ligje dhe zbatuesa te ligjeve, por ka mafjoze qe abuzojne me Kanunin, duke i cilsuar vrasjet qe ben mafja si Kanunore...Ashtu sic e cilsoj nanosi vrasjen e Azem Hajdarit, si Kanunore...ndersa vrasjen e realizoj mafja e Nanosit dhe e Metosit, per inresa politike, ku me vone mafjozisht i ekzekutoj dhe shoket e vet te organizimit te asaje vrasje...!
    Vlerat e Kanunit jane diskutuar e vendosur nga njerzit me te mencur te historise tone kombetare Shqiptare...para te cilve perandorite qe thyen qafen apo diktatura qe po perpelitet neper vilat e restorantet e nanosve...jani nje hic para atyre vlerave njerzore qe permban ne vetvete Kanuni i Lek Dukagjinit!

    Shkruar nga Llemadeo Dukagjini
    2003.


    ...respekte per kanunin Alba.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 26-05-2004 më 01:35
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Alba te falenderoj shume per disa shpjegime ne detaje te Kanunit te Leke Dukagjinit.
    Kanuni i Leke Dukagjinit me ato qe kam lexuar ka qene nje rregullator i jetes se brendshme te shqipetare jo vetem ne veri te Shqiperise por edhe ne jug te saj.

    Keqperdorimi i Kanunit ka ardhur si pasoje e mosnjohjes se ligjeve dhe sot shfrytezohet ne maksimum nga qeveritaret e sotshem duke filluar me Fatos Nanon e duke mbaruar me Alfred Moisiun, presidentin me ilegjitim te shqipetareve.
    Neqoftese Fatos Nano vjedh e poshteron ne kulm popullin shqipetar, hiqet si Skenderbeu, ben aleanca te turpshme ne dem te kombit, duke shfrytezuar postin si dhe urrejtjen ndaj shqipetareve dhe ne vecanti kunder opozites dhe liderit Sali Berisha, Alfred Moisiu si president i shqipetareve, ndermer iniciativa te rrezikshme qe bien ne kundershtim me kushtetuten shqipetare duke e krahasuar veten e tij me Anton Ceten qe beri te falen me mijera gjaqe ne Kosove.

    Ketu kemi arritur ne kulmin e injorances qe dominon qeveritaret tane, presidentin tone qe e trash zerin sikur te ishte shoku Enver dhe ky nuk nje detalj i vogel per te mos u vene re.

    Per te mbajtur pushtetin, zoti apo shoku Nano, ka shthurur ne teresi te gjithe Shqiperine, e ka futur ne nje varferi dhe skamje te padurueshme dhe cfare eshte me skandalozja, eshte vete kryetari i qeverise apo perfaqesuesi i qeverise greke qe ben thirrje, etikon shqipetaret e tij si maloke, cecene, shpellare, bajraktare jo vetem Sali Berishen si perfaqesuesin e shumices derrmuese te Shqiperise dhe te diaspores por nepermjet pushtetit te tij ai u ka hequr te drejten legjitime shqipetareve te mbrohen nga ligjet kushtetuese.

    Kjo eshte nje paturpesi tjeter ne vazhden e antishqipetarizmit te hapur te qeveritareve tane.

    "Zoti thone vonon por kurre nuk harron."
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    shtremberimi dhe keq interpretimi i kanunit

    me pelqeu shume kjo teme ALBA
    te lumte per fjalet e fuqishme qe ke shkruajtur
    une jetoj ne nje familje me tradita dhe zakone te kanunit , babai im e respekton kanunin dhe eshte pleqnar qe ndan drejtesi ne raste nga me te ndryshmet, keshtu qe kam pase rastin te degjoj fjale te forta te burrave pleq dhe ne disa raste qe asht fale gjaku kam marre pjese edhe une.
    eshte madheshti te jesh i madherishem
    kanuni eshte i madherishem dhe ata qe e zbatojn drejt jane te madherishem

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    A ju krypsha trute juve bashke me kanunin. Ti madame thuj babes te respektoje ligjin e jo kanunin, ndryshe do ngeleni skllavet e erresires.
    Kanun ka vec shqiperia, sicilia e korsika, e per kete gje tregohen me gisht, ashtu si dhe reptilet qe kan ngele gjalle nga koha e dinosaurve.
    Qashtu bre

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ...kush po flet per reptila..krokodili
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    here we go agaian. Po kta m.... kanuni e gjeten me zbatu leken edhe nTiran. Si mjafton qe po vdesin per buken e gojes e se jetojn si somalezet me plasmas ke ish fabrika, po na bojn edhe prita alla tropojance me morr hak e me rruejt nerin, kafsheri, prapambetje, injorantizem, primmitivizem, me pak fjale kafsh gjitare me korteks te pashvilluar te tipit kanun.
    Ja dhe artikulli

    Sherri ne ne Shkoze, vdes nje nga dy te plagosurit
    Familja: Na prene ne bese

    "Krim per hakmarrje". Keshtu e ka quajtur policia ngjarjen e dy neteve me pare, ku mbeti i vrare Ervin Duka 21 vjec dhe u plagos daja i tij, Lulezim Aga. Nderkaq policia e komisariatit nr.1, ka i dentifikuar autoret e krimit te cilet sipas saj, i shin larguar me nje mjet "Audi" me targat TR 2491 B, i cili eshte gjetur nga policia i braktisur prej te dyshuarve. Disa ore pas ngjrjes ka vdekur ne spitalin Ushtarak ne Tirane, Ervin Duka, i cili sipas mjekeve kishte marre nje plage te rende ne bark. Nderkaq te afermit e viktimes Duka, janae shprehur dje se u prene ne bese, nga familja Prebibaj. Nje pjestar te kesaj familjeje qe banon ne ambientet e i sh Uzines se Vjeter ne Shkoze, Ervin Duka kishte tentuarf ta vriste me thike pas nje grindjeje ne autobus. Madje per kete krim, ai kishte kryer nje denim te dhene nga Gjykata e Tiranes. Policia pas hetimit te ngjarjes tha se autoret e dyshuar te krimit i shin Nikolin Prebibaj, 22 vjec, Ndue Prebibaj, 21 vjec dhe Anton Prebibaj, 18 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues qe te tre ne Shkoze te Tiranes. Shkoze, ne fund te lagjes "Ali Demi" prane nje servisi ne Tirane, pasi u qelluan me arme zjarri nga tre persona te armatosur.

    Pra Ndue mme rrue e me nikolinue si mjafton ligji qe e ka denuar ate tjetrin per tentative plagosje, po na nxorren kanunin ka sunuku, 'sic e nxorri alba me larte' e hapen ke faqja 50 e lexun fjalin e nenvizueme ka baca me laps e i doli se ligji se kishte zbatue kanunin e bum atentat.
    Si tha plaka te filmi njeriu me top- 'Pika qe su bie me tepsi e tosum bac', kshu dhe puna e kahanunit tuj.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kanuni i Lekë Dukagjinit ka vlera shumë të mëdha e të rëndësishme për kombin sepse tregon dhe dëshmon se kur shumica e kombeve tjera nuk kanë qenë as të krijuara ne kemi pas kushtetutën tonë.

    Kanuni ka vetëm vlera historike tani për shqiptarët sepse tani kemi ligje më të mira e më moderne që rregullojnë jetën tonë shoqërore e të cilave duhet tu përmbahemi e jo kanunit më. Kanuni ka qenë shumë i mirë por për kohërat e para 500 viteve kur edhe është bërë, kurse tani ka vlera vetëm historike dhe nuk mund të zbatohet në praktikë sepse siç e thashë edhe njëherë kemi ligje më të mira tani.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Me vjen keq qe vazhdoni ende te diskutoni per Kanunin, ne shekullin e 21-te.Eshte ky kanun qe po shkaterron perdite shqiptaret.Leka e shkrujti shekuj me pare dhe qe atehere gjerat kane ndryshuar, nuk jetojme me ne principata, por ne nje republike dhe eshte me mire te diskutoni per ligjshmerine ne shqiperi dhe si te forcojme ligjet ne Shqiperi.Keshtu diskutohet nqs aspironi te hyjme ne BE.Me vjen keq qe shume prej jush qe diskutoni jetoni ne vende te zhvilluara dhe i shikoni sa mire eshte nje shtet me ligje te forta, jo me nostalgji nga mesjeta.Turp te analizoni vlerat e sotme te kanunit.Ai i perket historise se shqiperise dhe kaq.Tashme ka vdekur.
    :^lulja

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Askush nga adhuruesit e Kanunit..nuk e sugjeron kanunin si ligj ne perdorimin e sotshem.

    Injorantet spekulante grijne sallat si gjoja te perparuar e gjoja anti-mesjetare e cfryjne budallalleqet e injorances se tyre kunder Kanunit.

    Kanuni i Maleve eshte nje mrekulli e mencurise Popullore e adhurohet nga intelektualet me te shquar te Kombit tone e te Europes e studioet me interes nga ata qe kane mend ne koke e jo lakra te enverit e dritero agollit..e dokrra te nano hajdutit..

    Kanuni eshte nje Kushtetute 700 here me demokratike se kushtetutat e Enverit e Stalinit qe ju sorrollopi PS-ist i keni zbatuar barbarisht e gjakatarisht mbi popullin shqiptar.
    Morali i Kanunit i formuluar 500 vite me pare eshte Diell e humanizem i larte ndersa ai i Kongreseve te PS-se eshte m-ut i zi nga qenefet e PPSh-se..

    Ata qe kane zbatuar kanunin ne Malet tona kane qene pleq te mencur e te shquar per urtesi e atdhetari..e ju spurdhjake nga Levani a Patosi pa taban e pa kombesi.. shkoni merruni me Zan Caushet tuaj e lereni Kanunin se nuk eshte per sorrollopin tuaj mocalor..

    Kanuni i Maleve eshte nje nga kryeveprat e Kultures kombetare dhe e historise se shkences se jurisprudences qe na e la te shkruar e te shpjeguar Rilindasi i Madh At Shtjefen Gjecovi ..miku i Konicese i Fishtes..

    Cme dilni ju bij kapterrash nga terbaci a nga lapraka e krruheni me gjera qe as qe do i kuptoni ndonje here..
    Ju a kemi pare plenumet gjysherve tuaj si dridheshit nga frika kur hanit njeri jatrin..
    Ju pame dhe ne Vlore kur pinit gjak..ju krokodilat 42 e 87 e 97 te Zabit Rucit..

    Sa para e sa dinakeri harxhuat ju per te blere nje gangster si Jaho Salihi..qe te vrase Azem Hajdarin..e ta mbuloni kte krim tuajin per hakmarrje politike si "cfaqje kanuni".. sic e justifikon banda PS-iste ZP-iste Krimin e saje mbi kreshnikun Azem Hajdarin..

    Alb vazhdo ti diskutimin tend te mrekullueshem..ashtu bukur sic e ke nisur..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Akoma me kanunin ju? Ca kanun leshi mo vlla, shteti funksionon ne baze te KUSHTETUTES. Kush mbron kanunin, nerin dhe brockulla te tilla ka ngel akoma te ura me gura. Kanuni kishte nje fare vlere kur shoqeria ekzistonte e bazuar mbi jetesen ne fise ose komunitete, por me krijimin e institucionit te shtetit kanuni merr fund. Taksat i paguhen shtetit dhe jo qehajait te katunit.

    Fundja pranej sna prano Evropa ne se rrim akoma tu u morr me kanunin. Le ta mbajn anej ka tropoja, malsija ene shpella dragobis kte kanunin qe dashkan kaq shume, ne te tjeret dum Ligjin o vlla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 20-05-2004 më 03:38

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •