Sot dola ne qender te NY(Times square) edhe krahas bluzes sportive me nr 13 te Alex Rodrigues se Yankess bleva edhe nje CD compilation me kenge te ndryshme italiane. Nje nga keto kenge titullohej "NAPOLI" edhe kendohej nga i madhi Niko D'angelo. Kurioziteti me shtyu te ndigjoja komplet kengen.
Kenga i kushtohej ekipit te famshem Napoli i cili ne kohen e Karrekes edhe Maradones se madh fitoi 2 kampjonate italiane edhe nje kupe UEFA kunder Shtutgartit. Me lindi ideja te hap nje teme te tille pra per ekipet e medha qe tashme lundrojne ne ujerat e turbullta.
I pari qe me erdhi ne mend ishte pikerisht Napoli i Maradones i cili tashme ka humbur ne labirinthet e futbollit te krimbur ne borxhe italian. Identiteti napoletan ka humbur. Ekipi i cili perpara kish heronj si vete Maradona apo edhe Karreka e Ferrarra te luftoje per qendrimin ne kategorine e dyte italiane.
Nje tjeter bukuroshe e pergjumur eshte edhe ekipi 9 here kampjon i Italise Genoa. Ekip qe ne kohen kur futbolli po pesonte transformimin nga hierarkik ne biznes kaloi nga realitet legjendar ne hije te nje futbolli qe dita dites po kthehej ne makeni paraje e jo me goli.
Borusia Mushenblandahut nje tjeter gjigant i te kaluares qe matet me liliputet e liges se dyte gjermane prej koheshketo dhjete vitet e fundit. Megjithese eshte ne kategorine e pare tashme, ky ekip akoma po vuan lavdine e munguar prej vitesh kur borusia ishte ne krye te gjermanise edhe europes(2 kupa uefa).
Fiorentina. Na ishte njehere ekipi viola. Kohe te bukura kur Batistuta ndizte Artemio Frankin me bresherite e golave edhe ku simfonia e Rui Kostas bente tifozet te cmendeshin. Per 2 Vjet Fiorentina provon te gjitha. Renien ne serine B. Falimentimin. Ringjalljen ne serine C2. kualifikohet per ne C1. Peshkohet per ne serine B. Fundimisht ndodhet ne luften per te fituar token e premtuar ose serine A.
Atletiko e Madritit. Laboratori eksperimentues i presidentit Jesus Gil. ekipi i cudirave pasi fiton kampjonatin spanjoll bie ne humnere per mos ta marre me veten per shume kohe. edhe pse ne divizionin spanjoll eshte nder ekipet e mesit vlai i vogel i galaktikeve eshte shume larg i te qenit kompetitiv.
Hungaria e Ferenc Pushkashit. Dikur hungareset mundnin gjermanine 7-3 edhe arrinin finalet e boterorit. Sot ata nxirren nga poci i fundit i shorteut per eleminatoret e boterorit. Nga makine golash jane kthyer ne ekip thes qe rregullon golavarazhet e te tjereve.
Uruguai i 2 kupave te botes. tashme ekipi i rekobes me zorr kualifikohet midis gjigandeve latin brazil e argjentine.
Kaq mu kujtun sot.
Naten.
Krijoni Kontakt