Ceshtja palestineze , JO-Fetare, por Nacionale.
Per Izraelin , ceshtja palestineze eshte kombetare arabe e jo fetare:
Izraeli zyrtar, asnjëherë deri tani nuk e ka trajtuar Organizatën për Çlirimin e Palestinës si organizatë islamike, jo nga fakti se shumë udhëheqës të saj, respektivisht shumë udhëheqës eminentë të organizatave dhe grupeve të ndryshme terroriste që veprojnë në kuadër të saj (si, p.sh., Dr. Georg Habash, kryetar i Frontit Popullor Palestinez, Gjeneral Dr.Vadi Hadad, kryetar i Komandos Direkte të Frontit Popullor Palestinez, Fuad Shemaili themelues i Shtatorit të Zi, etj.) ishin të krishterë, por nga fakti se qëllimi politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, kishte të bënte me zgjidhjen e çështjes kombëtare arabe, përkatësisht asaj palestineze.
e njejta vlen edhe per Kurdet : Të gjithë këta subjekt terrorist islamikë, duhen dalluar qartë nga organizatat, grupet dhe lëvizjet e ndryshme militante që veprojnë edhe në vetë botën islame. Kriteri themelor për dallimin e tyre është qëllimi politik. Në bazë të këtij qëllimi mund të themi se Partia Komuniste e Kurdistanit, me gjithë faktin se ka një anëtarësi relativisht të pastër islame, nuk konsiderohet si organizatë islamike, por si lëvizje nacionale, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ideologjisë komuniste me qëllim të çlirimit dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kurdistanit
Te Krishteret nga Betlehemi agjerojne se bashku me myslimanet muajin e ramazanit ne shenje solidariteti
E ENJTE, 19 GUSHT 2010; 14:29
Te Krishterët e Betlehemit, vendlindja e Isait a.s., iu bashkuan muslimanëve në agjërim dhe kështu vazhduan traditën shekullore të solidaritetit ndërfetar.
Mike Kanawati,i krishterë, banorë i Betlehemit, agjëron ditët e ramazanit, së bashku me fqinjët e tij muslimanë.
"Agjërimi, qoftë në mënyrën krishterë apo muslimane, të bënë të ndiesh vuajtjet e atyre që nuk kanë ushqim"
"Gjyshja ime kishte zakon të agjëron agjërimin krishterë dhe musliman, dhe ne jemi edukuar për të treguar respekt dhe solidaritet me fetë e tjera," tha Kanawati.
Kanawati thotë se ndihet krenarë 'si shumë të krishterë të tjerë' që agjëron muajin musliman të ramazanit dhe se kjo në asnjë mënyrë nuk i zvogëlon bindjet e tij krishtere.
Ai zbuloi se disa nga shokët e tij muslimanë gjithashtu agjërojnë në mënyrën krishtere, duke u përmbajtur nga djathi, mishi dhe qumështi, si shenjë solidariteti me të krishterët.
Tradita e agjërimit, tha Kanawati, ka mbijetuar qindra vjet në brezat e muslimanëve dhe të krishterëve që bashkëjetojnë në Betlehem.
Bethlehemi është i populluar kryesisht me muslimanë, por është edhe shtëpia e bashkësisë më të madhe të krishterë në Palestinë.
Në hulumtimin e kryer mbi të krishterët e Betlehemit në vitin 2006 nga Qendra për hulumtime dhe aialog kulturor, 90% deklaruan se ata kanë miq muslimanë, 73,3% thanë se qeveria palestineze respekton trashëgiminë krishterë të qytetit, ndërsa 78% ka njoftuar eksodin e të krishterëve nga Betlehemi për shkak të kufizimeve izraelite të udhëtimit në këtë zonë.
http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=1048
Në vitet kur u krijua shteti i Izraelit, sipas një raporti të National Catholic Reporter palestinezët e krishterë numëronin rreth 400 000 banorë, shifër kjo e cila pësoi rënie drastike të vazhdueshme gjatë viteve të konfliktit duke rënë në vetëm 60 000 sa besohet se janë momentalisht të krishterët arabë në territoret e okupuara Palestineze. Ata e shohin veten para së gjithash si arabë dhe kjo edhe ka rezultuar në një numër të madh të figurave të shquara të cilat kanë dalë nga ky komunitet dhe të cilët e kanë dhënë kontributin e tyre në përpjekjen për çlirim. Personalitete si Hanan Ashravi, Emile Habibi, Eduard Said, George Habash, Nayef Hauatmeh, Suleiman Hodali, Afif Safieh, dhe aktivistja Raymonda Tauil e cila është e ëma e gruas së presidentit të ndjerë Arafat që të gjithë ishin të krishterë dhe aktivitetet e tyre në luftën Palestineze për pavarësi kanë qenë enorme dhe të mirënjohura nga banorët Palestinezë.
Xhihadi islamik ne Palestine
Xhihadi Islamik (Përpjekja islamike), Hezb - Allah (Partia e Allahut), HAMAS (Lëvizja e kryengritjes islamike), etj., i rekrutojnë anëtarët e tyre jo në emër të çështjes së tyre nacionale, por në emër të fesë islame. Udhëheqësit e këtyre organizatave terroriste janë kryesisht edhe udhëheqës fetarë, të cilët duke e akuzuar dhe fajësuar botën perëndimore për çdo gjë të keqe që ekziston në botën islame, e propagandojnë edhe qëllimin e tyre të fundit „përhapjen e fesë islame në tërë botën, në rast nevoje edhe me luftë
Si lëvizje, organizata ose grupe terroriste islamike nuk duhet kuptuar të gjitha lëvizjet, organizatat ose grupet terroriste me anëtarësi të pastër myslimane, por vetëm ato që janë të organizuara dhe që veprojnë në emër të „interpretimeve të ndryshme të mësimeve të Islamit”. Të gjithë këta subjekt terrorist islamikë, duhen dalluar qartë nga organizatat, grupet dhe lëvizjet e ndryshme militante që veprojnë edhe në vetë botën islame
Krijoni Kontakt