Nė hartimin e shkėlqyer tė Zhan Pol Sartrit “Ē’ėshtė intelektuali”, autori bėn dallimim mes shkencėtarit, dijetarit dhe intelektualit. “Nėse duhet njė shembull pėr kėtė koncept, qė ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjithė intelektualėt, unė do tė thoja se nuk mund tė quhen “intelektualė” shkencėtarėt qė punojnė nė ndarjen e atomit pėr ta pėrsosur armėn pėr luftėn bėrthamore: ata janė shkencėtarė tė thjeshtė. Por, kur po ata shkencėtarė, tė frikėsuar nga forca destruktive e armės, prodhimin e sė cilės ata e mundėsojnė, bashkohen dhe nėnshkruajnė manifestin nė tė cilin ia tėrheqin vėmendjen opinionit pėr rrezikun e pėrdorimit tė bombės atomike, atėherė ata bėhen “intelektualė”. Duke lexuar shkrimin e Ismail Kadaresė “Riparimi i sė keqes” sėrish u binda pėr funksionimin e tij si intelektual nė rastin e ngjarjeve tė fundit qė ndodhėn nė Kosovė. Ishte njė reagim tipik intelektual, i pėrshkuar me brengė pėr fatin e ideve, tė njerėzve dhe tė proceseve.

Nė kėtė artikull mishėrohej njė ide, po aq e thellė dhe gjeniale e poetit Gėte, e cila thotė “Mbi popullin ėshtė humaniteti”. Shkrimtari ynė i njohur e mbrojti nga vetė shqiptarėt humanitetin, duke dhėnė porosi tė qarta se pa kėtė vlerė ideja shqiptare bėhet e pavlefshme. Brenga qė e shfaq Kadareja ėshtė njė tregues i fuqishėm se populli shqiptar ka kapacitete morale, intelektuale dhe politike ta njohė dhe tė distancohet nga e keqja. Nuk duhet harruar po ashtu se fenomeni i brengės, nė fillim tė shekullit tė 20-tė u shndėrrua nė kategori filozofike, veēmas nė veprat e filozofit tė madh, Seren Kirkegard. Ngjashėm me Kadarenė shumė intelektualė, publicistė dhe politikanė shqiptarė nga tė gjitha viset tona u distancuan pa hezitim nga kjo dhunė, jo vetėm nga brenga, por dhe nga habia se si mund tė ndodhė diēka e tillė qė nuk i takon traditės kulturore dhe kombėtare shqiptare. Si mund tė digjen ato kisha qė deri dje, shekuj me radhė janė mbrojtur nga vetė shqiptarėt?! Natyrisht ka shumė mėnyra pėr ta shpjeguar kėtė zbrazje tė mllefit, mirėpo nuk do t’i hyjmė kėsaj analize meqė nuk duam tė lėmė pėrshtypjen se orvatemi tė arsyetojmė diēka tė tillė.

Me kėtė rast e shohim tė dobishme tė bėjmė disa krahasime: si reagoi faktori shqiptar, faktori serb dhe ai ndėrkombėtar? Elita shqiptare reagoi shpejt, duke dėnuar dhe duke u distancuar nga dhuna, nga aktet vandaliste, nga shkurtpamėsia politike etj. Dallimi i vetėm mes tyre ishte pėrkufizimi i rrjedhės sė ngjarjeve: dikush i cilėsonte si spastrim etnik, dikush si tentativė pėr spastrim etnik e dikush tjetėr manifestim i dhunės…Por gjithsesi, pa pėrjashtim tė gjithė i dėnuan kėto ngjarje tragjike tė 17 marsit. Nė kėtė kontekst vlen tė veēohet reagimi i prindėrve tė fėmijėve tė mbytur, tė cilėt apeluan tė ndėrpriten protestat, tė vendoset qetėsia, rendi dhe qendrueshmeria nė shoqėri. Prindėrit e fėmijėve tė mbyrtur, tė dėrrmuar nga dhimbja, gjetėn forca morale ta ngrejnė zėrin kundėr hakmarrjes ndaj serbėve. Ata porositėn: MJAFT!

Si reaguan serbėt, populli qė ka hartuar nė 100 vitet e fundit elaborate shumė precize pėr shfarosjen sa mė efikase tė shqiptarėve, madje dhe pėr pushtim tė hapėsirave gjeografike tė Shqipėrisė sė Veriut nė emėr tė idesė naciste pėr hapėsirė jetėsore (lebensraum)? Reagimet e elitės serbe ishin ekzaltuese. Ata, as qė pėrpiqeshin ta fshihnin entuziazmin nga djegia e shtėpive, kishave, vdekja e njerėzve. Tė gjitha reagimet e tyre ishin nė permase tė njė shfrytezimi morbid politik. Ata me ngazėllim shfrytėzuan kėto ngjarje irracionale tė Kosovės pėr tė arritur tė paktėn dy qėllime utilitare: - T’i dėnojnė sėrish sulmet e NATO –s nė caqet ushtarake tė armatės jugosllave qė nė mėnyrė brengosėse dėshmon se ata ende nuk janė distancuar nga politika gjenocidale e Millosheviqit, se ata nuk arrijnė intelektualisht dhe moralisht ta zbulojnė fajin dhe turpin nė vetvete, ashtu si bėri Ismail Kadare.

Nė vijė tė kėtij konstatimi vetvetiu krijohen dy paradigma, ajo e nobelistit serb Ivo Andriē, i cili harton rezoluta pėr shfarosje tė shqiptarėve dhe ajo e shkrimtarit tė madh shqiptar Ismail Kadare qė dėnon ashpėr vandalizmin shqiptar dhe kėrkon riparim urgjent tė sė keqes; - Tė kėrkojnė qė tė pranohet projekti i ndarjes sė Kosovės mbi baza tė shpifura etnike. Pėrderisa shqiptarėt, tė zhgėnjyer nga vetja, tė dėshpėruar deri nė mazohizėm, kėrkonin shpjegime, madje dhe duke prodhuar teori tė ndryshme tė konspiracionit, shprehnin qartazi distancėn nga kėto akte, reagimet serbe ishin pėrfituese, shfrytzuese.

Si reagoi faktori ndėrkombėtar? Me zhgėnjim tė skajshėm, qė nė kontekstin e spjegimeve serbe-maqedonase na dukeshin edhe mė tė errėta. Nė ajėr pezullonin akuza tė tipit “e kafshuat dorėn qė ju ushqente”, “sulmuat ata qė ju morėn nė mbrojtje”, “jeni bukėshkelė” dhe vlerėsime tė tjera tė ngjashme. Edhe pse kėto fjali nuk u pėrmendėn nga asnjė diplomat i huaj, megjithatė u vendos njė nderlidhje qė ishte e padrejtė ndaj shqiptarėve: Ose do tė jeni 100% tė mirė, ose do t’ju dėnojmė 100%. Pra, imponohej teza e dėnimit tė skajshėm tė shqiptarėve duke marrė qėndrimin negativ ndaj statusit tė Kosovės. Kėto ide qarkullojnė nė njė kohė tė gjatė dhe janė tė padrejta si politikisht ashtu dhe moralisht ndaj shqiptarėve, ngaqė ata, thėnė mė saktė, elita e tyre, jo vetėm qė nuk e prodhoi krizėn, por dhe u distancua fuqishėm nga ajo. Edhe popujt e tjerė, shumė mė tė qytetėruar se shqiptarėt kanė momente tė derdhjes irracionale tė mllefit ku vandalizohet gjithēka. Me kėtė rast do tė pėrmendim pėrleshjet e pėrgjakshme mes emigrantėve, “tė huajėve” indusė, pakistanezė me anglezė tė njė qytezė tė Britanisė sė Madhe vite mė parė, ose shkaterimet e tifozave tė skuadrave tė ndryshme anembanė qyteteve tė Evropės. Me kėtė nuk dėshirojmė tė hyjmė nė pasqyrim tė pėrimtėsuara tė paaresyeshmerise tė kokėkuqėve, apo tė satanistėve euro-amerikanė qė ndjegin kisha dhe shtėpi anekėnd Evropės.

Ėshtė e padrejtė kėrkesa qė shqiptarėt duhet tė jenė tė shenjtė, shembullorė, tė mos kenė cene. Gjithsesi, ata nuk janė tė tillė dhe as qė kanė qenė dikur. Madje, shpeshherė manifestojnė sjellje tė mbrapshta qė ua nxinė shpirtin edhe shqiptarėve mė tė mėdhenj, tė cilėt nga zemėrplasja shpesh kanė deklaruar: “le tė dijė bota mbarė se X.Y. nuk ėshtė mė shqiptar”. Ėshtė e ēuditshme qasja e faktorit ndėrkombėtar ndaj elementit boshnjak dhe atij shqiptar, ndaj popujve mė tė persekutuar tė kėsaj periudhe historike: kėrkohet prej tyre sjellje e pėrsosur. Kohė mė parė ndoqa njė intervistė nė BBC “Hard talk” me ulemanė tepėr tė moderuar tė bashkėsisė islame boshnjake, Dr. M. Ceriq. Gazetarja agresive, nė kuadėr tė klimės tashmė tė krijuar se Bosnja ėshtė trampolinė e mundshme e terrorizmit islamik, kėrkonte nga ai konfirmim ose mohim tė akuzės se nė Sarajevė ka ose nuk ka baza tė Al-Kaedės. Gazetarja kėrkonte me ēdo kusht, si njė police pėrgjigje tė saktė, tė cilėn i gjori ulema nuk mund t’ia jepte, ngaqė nuk posedonte informacione tė atij lloji. Megjithatė, problemi nuk qėndron te cilėsia e informacionit qė duhet tė ketė ulemaja, por te qasja e padrejtė e gazetares ndaj tij qė nėnkuptonte konfirmimin e kėrkesės pėr pafajėsinė qindpėrqindėshe tė boshnjakėve ndaj fenomenit tė terrorizmit global duke harruar faktin se Al-Kaeda ka thurur folenė e vet nėpėr tė gjitha metropolet e Evropės dhe se me tė bashkėpunojnė pjesėtarė tė popujve dhe tė pėrkatėsive tė ndryshme fetare. Do tė ishte mirė qė boshnjakėt tė bėjnė pėrjashtim, por nė parim nuk kemi tė drejtė morale tė kėrkojmė nga ata qė tė jenė imun ndaj kėtij virusi planetar.

Pra, shqiptarėt me kėto ngjarje tė 17 marsit treguan se nuk janė idealė, treguan se janė te pa aresyeshem, shkaterrues ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Por ama, ata njėkohėsisht dėshmuan se kanė mundėsi pėr vetshikim moral dhe ndjenjen e turpit. Turpi manifeston njohjen e sė keqes, distancėn nga ajo, pra edhe pėrmirėsimin e gabimit. Ky gabim trashanik, irritues zgjati 2 -3 ditė dhe nuk u shndėrrua nė sistem. Nga ana tjetėr, duhet kuptuar qartė se populli serb, qasjen e vet tė gabueshme e ka shndėrruar nė sistem qė funksionon mė se 100 vite, saqė ata nuk kanė forcė tė distancohen nga ajo. Duke kritikuar sulmet e NATO -s ata nuk arrijnė ta njohin, tė turpėrohen, ta dallojnė krimin e Millosheviqit ndaj shqiptarėve. Ata, sot e kėsaj dite e fshehin Karagjiqin dhe Mlladiqin duke i trajtuar si heronj kombėtar. Pra, unė nuk jam i befasuar nga menyra e shfaqjes sė zhgenjimit kombėtar shqiptar, nga shkaterrueshmeria e tyre, por diēka tjetėr mė duket se duhet tė na shqetėsojė: ēėshtja e vendimmarrjes politike. Populli shqiptar i viseve jashtė shtetit amė nė njė kohė tė gjatė ka vepruar nė ilegalitet pėr shkak se nomenklaturat politike kanė qenė nė funksion tė regjimeve tė huaja.

Kjo mėnyrė e veprimit politik vazhdon sot e kėsaj dite edhe pse tashmė kemi pėrfaqėsues tė popullit, tė zgjedhur me procedure demokratike dhe ata, sipas rregullit do tė duhej tė ishin vendimmarrėsit legalė dhe legjitimė. Ajo qė duhet tė na brengosė dhe tė na vėrė nė veprim ėshtė vazhdimi i praktikės sė marrjes sė vendimeve tė mėdha kombėtare nė ilegalitet. Nuk duhet tė shtrohet pyetja se ēfarė kulture manifestuan shqiptarėt nė protesta, por duhet tė fokusohemi te njė ēėshtje tjetėr: ku merren vendime pėr kryengritje, pėr djegie shtėpish, kishash, sulmesh mbi UNMIK-un dhe KFOR-in? Nėse njė popull nuk merr vendime nė institucionet legale dhe legjitime demokratike, atėherė kjo do tė thotė ose nuk e kontrollon dot veten, ose nuk i fuknsionojnė institucionet demokratike. Pra, nė kėtė mėnyrė vetvetiu hapet ēėshtja e kapaciteteve, e energjive, apo aftėsive shtetformuese. Kjo ėshtė shumė mė me rėndėsi se sa vetullat e vrenjtura tė Solanės apo tė Patenit.

Kėto vendimmarrje nė zona tė hirta, apo nė ilegalitet drejtpėrsėdrejti vėnė nė pyetje ēėshtjen e shtetėsisė sė Kosovės, pra tė statusit tė saj. Njė popull fiton tė drejtėn e posedimit tė sistemit, tė qeverisjes nė tė, vetėm atėherė nėse ofrohen garanca pėr vetėkontroll, pėr respektim tė vazhdueshėm tė standardeve, tė parashikuara nė dokumentet ndėrkombėtare. Kjo do tė thotė, se respektimi i tė drejtave tė serbėve, qarkullimi i lirė i tyre nė Kosovė, respektimi i trashėgimisė sė tyre kulturore nuk ėshtė vetėm interes serb, por para sė gjithash ėshtė interes shtetėror i Kosovės dhe me kėtė interes kombėtar shqiptar.



Arbėr Xhaferri