Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Postime
    56

    Statuja e Aleksandër Moisiut në Kavajë

    Në 125 vjetorin e lindjes së Aleksandër Moisiut, përurohet dhe shëtitorja e re e Kavajës
    2004-04-02 17:29:46





    Kavajë, 2 Prill, - Me rastin e kremtimeve të 125 vjetorit të lindjes së aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Aleksandër Moisiu, në qytetin e Kavajës janë organizuar të Premten, një numër veprimtarish, përfshirë dhe përurimet e shëtitores së re dhe shtatores së artistit të mirënjohur.

    Në Kavajë, ishte i pranishëm në ceremonitë e zhvilluara, edhe presidenti i republikës, Alfred Moisiu. Në fillim është përuruar Shëtitorja Nr. 1 të Kavajës, rehabilituar tërësisht, nën kujdesin e Presidentit.

    Më tej, bulevardi kryesor i Kavajës mori emrin e Aleksandër Moisiut. Gjithashtu u vendos edhe një shtatore, një bust i aktorit të madh në rolin e Hamletit, vepër e "Skulptorit të popullit" Janaq Paço dhe vizitoi fotoekspozitën e hapur me këtë rast, në të cilën janë ekspozuar fotografi nga jeta dhe rolet skenike të panjohura për publikun tonë të aktorit të madh

    Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, duke përshëndetur të pranishmit në përkujtimin e përvjetorit të 125 të lindjes së Aleksandër Moisiut, e cilësoi bashkëkombësin dhe bashkëqytetarin, njërën prej figurave më të shquara të artit dhe të kulturës sonë, dhe Kavajën, këtë qytet me tradita të lashta patriotike, kulturore, zejtare dhe pune, si një qytet, që i ka dhënë vendit tonë mjaft personalitete të shquara për patriotizëm në luftën për demokraci, në ushtri, në art dhe kulturë dhe në fusha të ndryshme të jetës.

    "Është në nderin e çdo shqiptari vlerësimi dhe evidentimi i njerëzve si Moisiu. Ai me veprën e tij ka lënë gjurmë në kujtesën e kombit dhe në atë botërore, në fushën e artit dhe të kulturës. Zëri i Aleksandër Moisiut është zëri i Shqipërisë, sa tragjike aq mitologjike dhe moderne. Siç ka thënë Stefan Cvajgu "Në zërin dhe talentin e tij madhështor është dielli i Mesdheut". "Është dielli i Shqipërisë sonë", tha në fjalën e tij kryetari i shtetit shqiptar.

    Veprimtaritë në 125 vjetorin e lindjes së Moisiut, vijuan në Tiranë, me zhvillimin e një konference shkencore si dhe me botimin e ri të librit "Aleksandër Moisiu" të biografit Vangjel Moisiu.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    Interviste e Presidentit Moisiu dhene per televizionin lokal 2ATV me rastin e aktiviteteve te 125 vjetorit te Aleksander Moisiut.

    2 Prill 2004


    Pyetje: Zoti President, si ndjeheni kur megjithese me vonesë Moisiu kthehen në shtëpinë e tij, dhe ju falënderojmë për gjithçka keni bërë dhe keni dhënë për Kavajën?

    Përgjigje: Nuk dua falënderime pasi unë bëra detyrën; së pari si qytetar i Kavajës dhe së dyti si president i gjithë shqiptarëve. Këtu Moisiu ka kaluar fëmijërinë e tij dhe këtu ai nisi rrugën e parë. Këtu kanë lindur gjyshi dhe stërgjyshi i tij, ata që e edukuan për tu bërë ai Moisi i madh që dhe u bë. Shtatorja e vendosur sot është një nder që i bëhet qytetit ku ai lindi njëkohësisht dhe ku pati kujtimet e tij.

Tema të Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17
  4. Aleksandër Moisiu - Si u krijua një legjendë
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 01:07
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •