Ky regjim gangsteresh qe ne durojme
Fatos Lubonja

Besoj se cilido qe i ka jetuar dhe ndjekur nepermjet shtypit ngjarjet e Shqiperise postkomuniste, kur te lexoje titullin e ketij shkrimi do te beje shoqerim idesh me shkrimin e Andrew Gumbell (shkurt 1997) me titull: "Ky regjim gangsteresh qe ne financojme." Nuk e bera pa qellim evokimin. Per ata qe e kane harruar po citoj nja dy fragmente nga Gumbell: "... Shqiperia eshte kthyer ne nje shtet shtypes njepartiak ku korrupsioni eshte i perhapur gjeresisht ne te gjitha hallkat dhe ku nje ekonomi me baza gangsteresh eshte nen kontrollin e forte klientelist te partise ne pushtet." "Agjentet e sherbimeve informative (behet fjale per ata perendimore F.L.) jane te bindur se zinxhiri komandues i ketij trafiku ilegal shkon deri lart dhe nuk kane ngurruar te permendin edhe emra ne raportet e tyre..."

Kush lexon pasazhe te tilla nuk mund te mos mendojme se asgje nuk paska ndryshuar ne Shqiperine tone. Vetem se sot nuk ka nevoje t'ua thone gazetareve keto gjera agjentet e sherbimeve informative. Mjafton te lexosh neper gazeta njoftime te dhena deri nga vete ish-kryeministra qe flasin per projekte trenash qe kushtojne sa qimet e kokes e qe qeveria kerkoka te na i ndertoje (me paret tona) per te na lehtesuar rrugen per ne plazhin e Durresit te mbytur nga fekalet, per te qene i qarte se ketu jemi duke vazhduar me te njejten filozofi te skemave mashtruese piramidale. Njelloj si historia e trenit eshte edhe historia e teleferikut qe do te shkoje ne Dajt, njelloj si puna e trenit jane edhe qindra tendera rrugesh te perfunduara keq apo te paperfunduara fare; njelloj si treni jane edhe grabitjet nepermjet tarifave te "Albtelekom"-it e te KESH-it, njelloj si treni jane edhe shumekateshet qe ngrihen me leje dhe pa leje, duke grabitur hapesirat publike.

Gjithshka ne kete qeverisjen tone eshte ndertuar me filozofine e trenit Tirane-Durres apo te tarifave te "Albtelekom"-it: gjej menyra per te grabitur parate e njerezve. Regjim gangsteresh, pa dyshim. Per hir te se vertetes duhet thene se eshte me i sofistikuar se ay i Gumbellit te 97-es: votat nuk t'i vjedh me polici, por me kompjuter, parate t'i vjedh me piramida me te sofistikuara dhe me pak ia kemi friken se mund te na ushtroje dhune fizike te drejtperdrejte, pasi dhunen qe ushtron e ka ekonomike. Eshte veshtire te gjesh se sa ky "perparim" i atribuohet "tolerances" se mirenjohur te Nanos ne krahasim me Berishen dhe sa luftes qe ka bere e tere shoqeria. Por, gjithsesi, puna eshte se ne kete periudhe te grabitjes me te sofistikuar dhe te dhunes ekonomike, po behet gjithnje e me i madh numri i ayre qe mendojne se po jetojme ne nje regjim ku eshte e pamundur te jetosh si njeri i ndershem. Dhe dhune me te madhe se kjo, veshtire se mund te kete. Prandaj problemi eshte pse e durojme, pasi, sipas meje, megjithe opinionin e gjere qe shpreh nje pakenaqesi te krahasueshme me 97-en, megjithe perpjekjet e opozites me levizjen "Nano ik", megjithe levizjen "Mjaft" dhe te tjera levizje, megjithe perpjekjet e shume zerave, duket se ne na karakterizon gjithsesi durimi dhe jo padurimi per ta shporrur kete regjim gangsteresh. Dhe vetem duke analizuar durimin, them se do te mund te hyjme ne rrenje te fenomenit dhe do te mund, pastaj, te bejme dicka per te ndryshuar. Pse pra, i durojme ne keta gangtere?

Kultura mafioze

"Rroga e nje doktori eshte afro 18.000 leke; a mundet ky te mos marre para nen dore?" ma thoshte para pak ditesh nje mik kete argument te sterdegjuar e sterthene qindra here. Ka mese dhjete vjet qe e degjojme pa pare te ndryshoje asgje. Si ka mundesi? Sigurisht nuk jetohet me 18.000 leke ne muaj, por pyetja shtrohet: pse gjithe keta doktore pranojne kete situate degraduese dhe nuk ngrihen te kerkojne me ngulm nje tjeter sistem qe te mos i beje te degradojne moralisht duke marre para nen dore? E kam te veshtire te besoj se sikur tere doktoret qe kemi neper spitale ta ndjenin veten keq kur marrin para nen dore, do te mund te duronin kete gjendje. E solla kete si metafore, mund te merrja edhe arsimin, edhe nepunesit e administrates, edhe edhe, per te shprehur idene se ne durojme pasi ndjeme thelle-thelle se jemi si ata qe durojme. Ata qe nuk e pranojne kete argument mund te te hidhen ne fyt e te te thone: eshte sistemi qe na ka bere keshtu, ne thjesht ndjehemi te pafuqishem per ta ndryshuar. Po prape, po aty jemi: kultura mafioze krijon sistemin mafioz, sistemi promovon kulturen mafioze. Problemi pra eshte se ne bazen e regjimit te gangstereve qe ne durojme, qendron kultura jone mafioze qe i ka te shtrira kapilaret e veta ne cdo qelize te shoqerise shqiptare. Gumbell shkruante asokohe: "Asnje prej ketyre akuzave nuk habit njeri, as njerezit e rendomte ne Shqiperi, te cilet ka kohe qe kane humbur cdo besim ne ndershmerine e sistemit te tyre politik dhe kane perdorur korrupsionin, endemik ne ate vend, per te dale nga varferia nepermjet allishverisheve te ndryshme private."

Pra problemi eshte se korrupsioni eshte nje semundje endemike e jona, cka do te thote qe ne jetojme ne simbioze me te. Ai nuk na trondit, ai nuk na vjen si nje e papritur e rende, ai eshte bashkudhetari yne, sepse eshte kultura jone. Prandaj dhe ne e durojme. Qe te ndryshoje duhet nje mase kritike njerezish qe rebelohen ndaj saj. Nuk ndryshohet ajo thjeshte me reforma standart privatizimi. Kete ne nuk e bejme dot. Prandaj dhe ne durojme.

Opozita

Para disa ditesh pati nje ngjarje ne Parlament. U be nje propozim nga qeveria qe ndertuesit qe kane kryer shtesa kati pa leje te paguanin 20 % te fitimit per ndertesa banimi dhe 50% per dyqanet. Duke pare se si eshte trajtuar paraja publike dhe hapesira publike deri me sot, shpjegimi i ketij ligji eshte se rregjimi i gangstereve ka gjetur kete menyre per te mbledhur ca para, meqe i ka mbetur arka bosh, por edhe per te legalizuar shumecka nga ato pasuri, qe jane po te gangstereve. Per te mbajtur nje qendrim ndaj ketij ligji nuk mund te mos kesh parasysh se ndertimet pa leje kane rritur densitetin e ndertimit dhe kudo ne bote ka ligje qe e kufizojne kete, sepse kjo uzurpon hapesirat e te tjereve, jo vetem private, por edhe publike. Sot po flitet per ndotjen e qytetit qe eshte dhjete here me e larte se norma dhe kjo po i atribuohet vetem numrit te makinave, naftes e benzines pa plumb. Por problemi eshte me i gjere, ai ka te beje me nje zhvillim urban gangsteresh. Numri i makinave eshte rritur, sepse jane rritur marramendshem ndertimet. Atje ku me pare kalonin dhe parkonin nje numer i vogel makinash, tani kalojne 60 here me shume, sepse ne nje truall ku deri dje kishte tre-kater familje sot ka gjashtedhjete, sepse atje jane ndertuar shumekateshe. Po ashtu ajri po behet gjithnje e me kanceroz, sepse keto ndertime po uzurpojne hapesirat e gjelberta, ky hyjne jo vetem parqet publike, por dhe kopshtet private qe po shuhen dita-dites. Pra kemi te bejme me nje grabitje ne drite te diellit. Prandaj ketij ligji mund t'i kunderviheshe vetem ne kahen e pakenaqesise pse kerkohet kaq pak per nje krim kaq te rende. Mirepo cfare ndodhi: opozita, tek e cila kemi shprese se do te frenoje korrupsionin dhe abuzivizmin, ne vend se te mbeshteste versionin e deputetit te saj Bode, qe kerkoi konfiskim, mbeshteti versionin qe e ulte perqindjen qe duhet te paguanin shkelesit nga 20% ne 4 %. Dhe thuhet se kjo u be per shkak te nje takimi qe paten nje numer biznesmenesh ndertues me liderin demokrat Berisha.

Mesazhi qe merr cdo qytetar eshte: mos ki shprese. Ligjin do te vazhdojne ta bejne po ata qe japin para nen dore. Kjo, eshte nje aresye tjeter e durimit tone mbinjerezor, ne thelb e njejta arsye (kulturore), sepse edhe menyra se si bejme opozite eshte nje nga format e shfaqjes se kultures sone mafioze.

Nderkombetaret

Ka edhe nje aresye tjeter pse ne durojme: edhe sot si dhjete vjet me pare, klasa jone politike dhe opinioni i gjere kane bindjen se gjerat ndryshojne po te duan ose jo nderkombetaret, vecanerisht SHBA. Prandaj ne presim t'i ndryshojme gjerat me lejen e nderkombetareve. Ka mese dy jave qe gazetat tona te ndryshme dilnin me lajmin nese Nanon do te takohet apo jo me Bushin. Tani po ziejne, nese mund te quhet takim apo jo, ai qe beri. Lufte e madhe sepse, sipas perkthimit absurd qe i bejne shqiptaret kesaj lufte, Nano, po pati prekur doren e Bushit dhe ne te arrijme ta fotografojme dhe t'ua tregojme shqiptareve, atehere ai do te mund te qendroje i qete ne pushtet, jo vetem deri ne zgjedhjet e ardhshme, por edhe nje legjislature tjeter.

Mirepo cfare ndodh me nderkombetaret. Ka disa probleme me ta. Se pari ata jo rralle jane nja tre vjet prapa ne njohjen dhe vleresimin e drejte te puneve dhe te personaliteteve qe udheheqin vendin. Pas tre vjetesh u nderrohen ambasadoret dhe keshtu keq e me keq vene punet. A nuk ishin nderkombetaret, qe ndonese Shqiperia po shkonte drejt gremines pershendesnin sukseset e saj deri me 1996. A nuk ishin gazetaret perendimore ata qe shkruanin per bumin e holldingjeve shqiptare, si VEFA e "Gjallica", per demokratin dhe karizmatikun Berisha? A nuk ishte ambasadori amerikan Rajerson, njeriu qe u tha socialisteve ta harronin pushtetin per nje brez te pakten? Gjersa erdhi puna te vinte 1997, qe Gumbell te shkruante: "Ndersa vendi tani po zhytet ne anarki pas kolapsit te nje vargu skemash piramide te dyshimta, besimi se zoti Berisha mund te siguronte stabilitet ne nje qoshe te Ballkanit, eshte shpartalluar dhe Perendimi duhet te pyese veten pse nuk e pa katastrofen qe po vinte."

Se dyti, shpesh gjuha e nderkombetareve ka nje ambiguitet fyes per inteligjencen e atyre shqiptareve qe duan ta konsiderojne veten te barabarte me ta: mazhoranca eshte legjitime, edhe pse zgjedhjet nuk jane te ndershme; shtypi eshte i lire, por nuk eshte i pavarur; eshte me barre, por nuk eshte me barre. Dhe keshtu te dy palet maxhorance e opozite gjejne nga nje gremc ku te varin xhaketat e tyre. Shkaku i kesaj gjuhe eshte se na konsiderojme deficente, te parritur ende per te na i thene gjerat troc. Dhe kane te drejte sepse ne, keshtu sic jemi, nuk mund t'ua heqim ate autoritet qe ua kemi dhene, sepse pa ta katandisemi edhe me keq. Edhe kjo eshte nje ceshtje qe thelle-thelle ka te beje me kulturen tone mafioze te nenshtrimit e te servilizmit (hipokrit) ndaj superiorit. Keshtu qe duhet te durojme, gjersa te binden edhe nderkombetaret se po vihet ne rrezik stabiliteti i rajonit, derisa italianet te shohin ne bregun e tyre anije cyt me njerez qe po shkojne drejt Pulias. Dhe raporti i fundit i BE - me pak ambigu nga te gjithe - ndoshta duhet lexuar keshtu.

Dyshja Nano - Berisha

Ne kengen tone te durimit ka edhe nje strofe, sipas se ciles duhet te ike dyshja Nano-Berisha, qe te shpetojme. E meqenese ata nuk ikin, ne nuk kemi c'bejme, prandaj le te presim. A thua se, sikur te ndodhe qe ketyre te dyve, t'ua marre Zoti mendte e te vendosin te ikin, gjerat do te ndryshojne. A nuk e shikojne kengetaret e kesaj strofe se ne cdo institucion, qofte ky qeveritar, qofte jo qeveritar, qofte parti e madhe, qofte e vogel, qofte bashki, qofte minibashki, qofte OJQ, qofte Institut, ne kemi nga nje Nano ose nga nje Berishe ne krye qe nuk pranon te ike vecse me dhune ose po e bene minister e lart? Ne fakt jemi ne qe i prodhojme dhe pastaj i durojme Nanot dhe Berishat, nuk jane ata qe na imponohen. Kush duron me shpresen se Nanon mund ta rrezoje kanceri apo Berishen ndonje semundje tjeter, te jete i sigurt se do te pesoje te njejtin zhgenjim qe ka pesuar kur pas Enverit erdhi Ramizi. Problemi tek ne nuk jane Nano dhe Berisha. Problemi i ketyre dy individeve, jemi ne. Sepse, perseri ngulmoj, kultura jone mafioze, sistemi yne mafioz, nuk mund te prodhojne vecse padrino.

Tek kjo kulture vlen te theksohet edhe nje aspekt psikologjik: Kjo kulture prodhon nje shoqeri te semure me nje pathollogji te rende kolektive qe shfaqet ne marredheniet tona ndernjerezore. Ne shoqerite e semura eshte i tere grupi qe ne menyre inkoshiente u jep individeve rolet qe ata luajne. Nano dhe Brisha do te vazhdojne te luajne rolin e patriarkut te gjithpushtetshem, ashtu si Nanot dhe Berishat e vegjel ne grupe me te vogla, sepse eshte grupi qe ua ka dhene kete rol, ashtu sikurse te tjereve u ka dhene rolin e femijes se nenshtruar, te xhandarit, te spiunit, te sherbetorit, te te revoltuarit dhe sa kohe qe do te kemi kete strukture te semure grupi me role te ndara, kur te ikin Nanot apo Berishat, do te na vijne te tjere, te cileve do t'u japim po ate rol qe luajne Nano dhe Berisha, te cileve xhandaret, sherbetoret e spiunet e perjetshem do te vazhdojne t'u sherbejne me te njejtin nenshtrim e paturpesi. Prandaj dhe, edhe ne menyre inkoshiente, grupi i semure na urdheron te durojme.

Ata qe njohin terapite e grupit e dine se hapi i pare per sherimin e nje grupi te semure eshte ndergjegjesimi per ate se sjellja e individeve ne grupet e semura eshte luajtja e nje roli qe pavetedijshem ua ka caktuar grupi. Vetem pas ketij momenti ndergjegjesimi do te mund te behemi te afte te ndertojme strategji te ndryshimit te roleve tona, prandaj dhe te raporteve tona me vetveten dhe me grupin. Vetem ky ndergjegjesim mund te na coje drejt nje grupi (shoqerie) te shendoshe demokratike ku individi eshte i vetedijshem per rolin qe luan ne nje moment ne grup dhe keta ta shohe si nje pune e rradhes nga e cila mund te shkoje ne nje tjeter rol/pune qe i sherben grupit pa probleme psiqike. Vetem atehere do te shpetojme nga Nanot dhe Berishat, sepse ata do te treten nga grupi yne sic treten fantazmat.

Si perfundim, duke tentuar t'i hyj pak me thelle fenomenit pse i durojme ne gangsteret, desha te nxjerr konkluzionin se, po qe se nuk kuptojme se, qe te ndryshojme, duhet qe gjithkushi prej nesh te beje revolucionin kulturor ne mendjen e tij kunder kultures mafioze, ne do te vazhdojme te durojme regjim pas regjimi gangstere qe do te vijne ne pushtet rrezim pas rrezimi piramidash.

"Korrieri"
---------

Pergjithesisht nuk kam kam rene dakord me shkrimet e F. Lubonjes, por shkrimi i mesiperm me duket realist.