Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"

    KATHARSISI II. SI U PASTRUA NGA ANTIAMERIKANIZMI

    NGA FABIAN MORAVA

    "U ambjentova menjehere dhe tani jam akoma me i forte nga zvarraniket e Sales. Ketu jam mes njerezish te mire prandaj kerkoj nga ju qe te qendroni te forte dhe t'i sfidoni te gjithe. Mama, mos luaj nga fjala qe me dhe...Baba, jam ne burg si antifashist, ndaj jam trim. Xhina, ti e di cfare duhet te besh, te dua si ne gjimnaz...tani nuk jemi me te persekutuar! Une do te marr hak per gjithcka!" jane keto pjese nga letra prekese por edhe paralajmeruese e te burgosurit te qelise nr.47 te burgut 313 te Tiranes. Nese do te ishte fjala per nje te burgosur te zakonshem, me siguri qe do te mendosh se pas daljes nga burgu, ky person do te vrase te gjithe njerezit qe gjenden ne listen e tij te zeze. Por ky i burgosur eshte Fatos Nano dhe letra e tij, eshte shkruar vetem tre dite, pas arrestimit te tij, ne 3 gusht 1993.
    Sot pas njembedhjete vjetesh, Fatos Nano duket se po kompleton hakmarrjen e tij. Natyrisht shume nga protagonistet e dikurshem, jane jashte skene per arsye nga me te ndryshmet. Nena e tij, vdiq kur ai vuante denimin ne Bence, ndersa ish-bashkeshorja i eshte kthyer emrit te vajzerise, ndersa ai vete, Fatosi, eshte rikthyer me i forte se kurre ne karrieren e lene disa here pergjysem si kryeminister. Por, ajo leter e 3 gushtit 1993, permban edhe pezmin e dufin e nje hakmarrjeje, qe dote merret totalisht vetem dy dite me pas, kur ne livadhin jugor te Shtepise se Bardhe, Fatos Nano do te shtrengoje duart me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Fryt i nje investimi te rrezikshem sic ishte rreshtimi ne frontin antiterror, ftesa per ne Shtepine e Bardhe perben padyshim ngercin, tabune, kocken e ngelur ne fyt, ylberin politik te Fatos nanos. Pas kesaj ka shume gjasa qe vete ai te tregoje shenja zbutjeje dhe vaniteti dashamires ndaj rivaleve te vet humbes. Per nje arsye shume te forte. Ndersa do te shtrengoje duart me Xhorxh Bush, me siguri Fatos Nano do te ngreje syte e te shohe zyrat e Uest Uing, te administrates presidenciale. Diku aty, prej se paku dhjete vjetesh ne file-in me emrin e tij jane shenuar gjera te zeza. Prej dhjete vjetesh emri i tij ishte non grata. Para dhjete vjetesh, nje skeme qe pati bekimin amerikan, solli burgosjen e tij, fillimisht ne qeline numer 47 te burgut te Tiranes, procesin e bujshem gjyqesor dhe me pas burgosjen ne Bence. Dhjete vjet me pas, ja ku do te jete ne Livadhin Jugor te Shtepise se Bardhe. Dhe nuk ka fare rendesi, qe takimime Bush do te zgjase vetem pak minuta, ndoshta vetem nje shtrengim duarsh. Bile fare pak rendesi ka per Fatos Nanon, menyra se si e siguroi kete vizite, pa ndjekur rrugen e zakonshme-miratimi duhet patjeter te kalonte nga Londra, qe eshte lene mekembese kujdestare per ceshtjet e Shqiperise nga Uashingtoni. Ai do te jete aty, perkunder gjithe hamendjeve, gjasave dhe mallkimeve. Askush nuk mund t'i heqe te drejten te shijoje deri ne fund momentet historike te kompetimit te hakmarrjes, qe i premtonte te afermve te tij me 3 gusht 1993.

    Por ne fakt procesi i transformimit te Fatos Nanos nga nje antiamerikan skeptik, ne nje antiamerikan te bindur dhe me urrejtje te pafshehur ndaj CIA-s, e me pas ne nje proamerikan te bindur dhe te palekundur, ka qene i gjate. Ka nje gje qe bashkon te gjithe lideret e shtetit shqiptar, ne keto dhjete vjetet e fundit dhe kjo eshte mbeshtetja absolute qe ata kane marre nga Uashingtoni persa kohe kane qene te forte ne pushtet, dhe me se paku indiferencen- bile dhe ndonje "shtytje" te vogel- kur kane rene prej tij. Keshtu i ndodhi Sali Berishes-investimin ndaj te cilit, SHBA e quajti para pak ditesh, nje zhgenjim te ngjashem me ate te Shevarnaxes apo Aristid-por po keshtu i ndodhi edhe Rexhep Meidanit apo Ilir metes. Me radhe, ambasadoret USA ne Tirane Hill, Rajerson,Llejk, Lino, Limpreht kane bere lojen e dashamiresit me me te fortit, per t'i braktisur me pas, ne ditet e tyre me te zeza. Pjesa e pare po perseritet tepke edhe me dashurine e re mes Xhefrit dhe Nanos. Me nje ndryshim: duket se interesat afatgjata amerikane, kane gjetur nje mbeshtetes besnik, qe u eshte rreshtuar si bisht, ne koalicionin e luftes kunder terrorizmit nderkombetar. Nje lufte qe nuk duket te zgjase pak, duke i dhene po kaq shpresa jetegjatesie, dhe dhurata simbolike, Fatos nanos, njeriut qe ne jete ka dy fiksime, ate te mbarimit te se paku nje mandati si kryeminister dhe te nje vizite ne Shtepine e Bardhe. Dhe qe ne shkembim, "po e jep Shqiperine amerikaneve me koncesion, duke e kthyer de fakto ate ne nje republike bananesh". Ne fakt keto jane vete fjalet e Fatos Nanos, por 11 vjet me pare, drejtuar kunder Sali Berishes, ate atehere investimit te sigurt politik te Uashingtonit ne Ballkan. Keto fjale isollen Nanos, me shume probleme se sa ai parashikoi, ndoshta pertej vuajtjeve te 4 vjeteve burg te dyshimte.Sepse Uashingtoni nuk ia fali atij per gati nje dekade, deklaratat e renda ne drejtim te diplomateve amerikane, qe ai i pati akuzuar si autoret e burgosjes se tij politike. Uashingtoni e futi Fatos nanon ne listen e te padeshiruarve, jo per faktin se tha nje genjeshter, por pikerisht per faktin se guximshem tha me ze te larte nje te vertete.

    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme: "...Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson, pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin...Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike...per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman... Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi... dh jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time...por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet".

    Eshte e pabesueshme dhe gati-gati e pamundur ta besosh se keto fjale, jane thene po nga i njejti njeri, qe neser udheton drejt Uashingtonit per te shtrenguar doren e Presidentit Bush, jo thjesht si homologe e partnere, por si ushtar i tij i bindur, hapes pa kushte i dyerve te Shqiperise, dorezuesi i celesave te sektoreve strategjike dhe nenshkrues me sy mbyllur i cdo projekti apo marreveshjeje, qe mbron interesat amerikane ne Europe, rajon e Mesdhe. Por nese jane te qarta motivet e kesaj dashurie te re, eshte teper interesante te tentosh te zbulosh, rrenjet e armiqesise se dikurshme te Fatos Nanos me Ameriken. Perse nje njeri me kulture qytetare dhe mendje te hapur, nuk u mor ne konsiderate nga Uashingtoni, i cili permes emisareve te tij fillimisht te ngarkuarit me pune Hill dhe ambasadorit Rajerson, pergatiti dhe shtroi rrugen drejt burgut per Fatos Nanon, qe ishte edhe lideri i opozites? Ndoshta arsyet duhen kerkuar me thelle, pikerisht ne grupet qe mbeshteten ardhjen ne pushtet te forcave te djathta dhe investimet e medha qe u bene ndaj liderit te opozites se pare, Sali Berisha. Vete Fatos Nano, ne ato dite te nxehta, kur ndjeu daren qe t'i shtrengohej, nuk ngurroi te shtrinte gishtin tregues ndaj motivit kryesor qe ai quante pergjegjes dhe personave qe ai i quante fajtore. "Une po denohem se nuk kam pranuar te hyj ne ato dyer ku u fute ti" i shkruan ai drejtperdrejt Sali Berishes. Ndersa ne letren e pare te derguar nga burgu, ai shprehet edhe me shkoqur, kur thote se gjendet ne burg: "si antifashist". E ne letren e tij te hapur popullit shqiptar dhe elektoratit socialist me 27 korrik 1993, Fatos Nano denoncon hapur fajtoret sipas tij te vertete te burgosjes se tij politike: "Jam i bindur qe shqiptaret nuk do te lejojne qe murtaja fashiste... e stervitur nga eproret e Gjonmarkajve e kompani, ta kthejne Shqiperine prapa. Ata qe pergatiten kete farse te ndyre, do te pergjigjen se nxorren Shqiperine ne ankand... per perdhosjen e lapidareve per gradimin e krimineleve, per rivrasjen e atdhetareve". Megjithe tonin deshperues e patetik te kettyre rreshtave, del qarte se 11 vjet me pare, per burgosjen e tij, Fatos Nano fajesonte lobin shqiptaro-amerikan. I perbere kryesisht nga legalistet, balliste dhe nacionaliste, qe kishin bere gjithcka qe regjimi komunist te rrezohej, ky komunitet pa tek lideri i PD Berisha, njeriun qe po permbyste dhe varroste perfundimisht komunizmin. Shtetet e Bashkuara qe po perjetonin nje periudhe euforie pas rrezimit te komunizmit boteror dhe afrimit me te madh historik te kufijve te NATO-s me Bashkimin Sovietik, po shijonte edhe frytet e fitores ne Luften e Gjirit dhe vendosjen e nje statukuoje ne Lindjen e Mesme. Administrata Bush tani ishte perqendruar ne Ballkan, ku konflikti jugosllav, dilte perdite jashte kontrollit dhe ku ishte e rendesishme, qe te investohej ne lidere lokale, qe te ofronin besimin dhe stabilitet. Fatos nano dhe PS, tashme ne opozite dhe te rrezuar si ish-komuniste, nuk mund te perbenin nje aleance te natyrshme. Edhe per nje arsye tjeter: gjate vitit te pare te pluralizmit, PPSH dhe nano ne pushtet, perballe nje Amerike agresive ndaj cdo forrmacioni me histori apo aparat komunist, natyrshem kthyen syte nga Europa. Ja se cfare shkruan Fatos Nano ne tete maj 1993 ne ZP: "Ne tere konfliktet e sotme politike dhe te tjera, ne Shqiperi dhe Rajon, ka nje perplasje Europe-Amerike. T jua qartesojme mire njerezve, se kjo nuk do te thote se ne jemi antiamerikane, por me emrin e madh te Amerikes spekullojne qarqe te caktuara per ta bere Shqiperine nje instrument te interesave parciale te tyre". Pra Nano, i papranueshem per amerikanet, shfrytezoi pakenaqesine ne rritje te europianeve ndaj supermacise se momentit te Uashingtonit, per t'u strukur e mbrojtur pas Europes. Ndaj ishte e natyrshme qe lobi nacionalist dhe antikomunist i shqiptareve te Amerikes, te punonte kunder tij, duke investuar tek PD dhe Sali Berisha, i cili qe me 1991 se bashku me Azem hajdarin do te vizitonte Ameriken dhe vetem nje vit me vone, do te pritej zyrtarisht me tapet te kuq ne Shtepine e Bardhe-nje privilegj ende unik ndaj nje presidenti shqiptar. Fatos Nano, por me shume europianizimi i tij, duheshin ndeshkuar.Dhe per te realizuar kete, ndikoi nje fakt, qe normalisht duhet t'i jepte kredit liderit te opozites socialiste: fitorja ne zgjedhjet lokale te 22 korrikut 1992. PS fitoi bindshem ne mbi 54 perqind te komunave dhe bashkive dhe gati 70 per qind te votave ne shkalle kombetare. Ne Uashington ra seriozisht alarmi. Komunizmi i rrezuar, tani rrezikonte te rikthehej-bile shume shpejt-duke perdorur sistemin demokratik te votave. Kjo nderkohe kishte ndodhur ne Sllovaki. Nese ndodhte edhe ne Shqiperi, kjo do te percaktonte jo me nje incident, por nje tendence.

    Megjithese informacionet ne kete drejtim jane teper te pakta dhe te rezervuara, eshte fakt se ajo qe akuzon Fatos nanon, eshte pothuajse e vertete. Skema e burgosjes se Fatos Nanos, ishte pa dyshim nje ide amerikane, e percjelle ne Tirane nga i pari i ngarkuar me pune i SHBA pas rinvendosjes se marredhenieve diplomatike Kris Hill, te cilin me pas Fatos Nano do ta quante ne nje nga intervistat e tij nga burgu: "Njeriu me thike ne goje". Per kete diplomat karriere, ish ambasadorri i SHBA ne Maqedoni, perfaqesuesi amerikan ne bisedimet e Rambujese dhe aktualisht ambasador i vendit te tij ne Varshave, Nano ka deklaruar se fundi se jane miq. Atehere ai qe vetem nje ish punonjes i CIA-s "kuptohet kontacioni qe merrte kjo fjale per elektoratin e majte shqiptar me 1992) dhe percues ne Tirane i teorive makartiste. Atehere mik i ngushte dhe teper i afert, Kris Hill, ishte me kreun e PD Eduard Selami. Thuhet se Hill ka qene i pari qe ka percjelle idene e burgosjes se nanos, bile duke premtuar edhe miratimin e heshtur te Shteteve te Bashkuara.Gjithcka u zhvillua shpejt, duke prere piksepari urat e komunikimit te nanos me Italine, ku sapo kishte fituar qendra e djathte e forrmacioneve te reja, pas periudhes se Tanxhentopolit. Bile u perdor e njejta skeme edhe ndaj Nanos. Shpresa ishte eleminimi perfundimtar politik i Fatos nanos, duke realizuar disa qellime, per disa interesa: amerika eleminonte nje antiamerikan te bindur dhe te zgjuar, qe kishte zgjedhur hapur aleancen me Europen, ndersa Berisha ne shkembim gjendej pa rivale imediate. Por, Uashingtoni megjithese mbyllte nje sy, mbante shenim shkarjet e presidentit antikomunist dhe ishte vene ne kerkim te nje alternative. Heqja e Nanos nga tribuna politike e PS, mund t'i hapte rruge, ardhjes ne krye te figurave te reja te pakompromentuara roze, te gatshme per te zevendesuar Berishen, ne rast se investimi amerikan ndaj tij, deshtonte.

    Shume shpejt, parashikimi amerikan do te provohej i vertete dhe kjo shenon edhe piken e ktheses dhe fillimin e permbysjes se situates. Lobi grek, edhe ky antikomunist dhe njekohesisht financues kryesor i cdo kandidati per ne Shtepine e Bardhe, nuk arriti dot nen adminisraten Bush te percillte shqetesimet e tij mbi situaten e minoritetit grek ne Shqiperi. Ndaj edhe mbeshtetja ndaj kandidatit Klinton ishte e madhe dhe fitorja e tij, shenoi edhe percuarjen me te mire te zerit te lobit grek brenda Shtepise se Bardhe-George Stefanopulos u zgjodh zedhenes i presidentit Klinton. Ne Departamentin e Shtetit Nikolas Gejxh, filloi te kete akses te palimituar, nderkohe qe luante edhe rolin e keshilltarit te jashtem te kryeministrit grek Micotakis. Shume nga keto shqetesime u tentuan t'ju percillnin Berishes. Por ky i fundit nuk ia kishte ngrene. Ne kulmin e suksesit te tij, Presidenti Berisha e ndjeu veten aq te forte, sa te mendonte se mund te fillonte te bente nje politike te tijen, autonome nga Uashingtoni. Berisha perfundimisht duhet te kontrollohej, po si? Shpejt edhe rasti erdhi.
    Disa incidente ne kufirin shqiptaro-grek dhe befas ndaj pese minoritareve fillon nje gjyq spektakolar. Lobi grek reagon ahsper dhe ndikon ne te gjitha menyrat ne Shtepine e Bardhe dhe Uashington. Ne 26 maj 1994 Departamenti i Shtetit shprehet me rezerva per gjendjen e te drejtave te njeriut te minoritetit grek ne Shqiperi, ndersa me 6 tetor ne Nju Jork Tajms, Gejxh fajeson Berishen per qendrimin e ashper ndaj "grekeve etnike" dhe ben paralelizmin e rrezikshem te Vorioepirit me Kosoven. Berisha ndjen i bezdisur presionin e Uashingtonit dhe shpreh preferencen qe problemi greko-shqiptar te zgjidhet me ndermjetesine e Euorpes, qe percakton nderrkohe edhe treshen negociatore. Ne gusht-shtator 1994, kur te pestet prisnin rigjykimin ne shkalle te pare dhe kur gjakrat ishin zbutur disi, Ricard Shifter, nje zyrtar i larte i Shtepise se Bardhe u nis me misionin perfundimtar per ta mbyllur kete problem. Shifter ne Tirane, arrin disa sukesese, por menjehere fluturon ne Athine, per t'i konfirmuar lajmin, kryeministrit socialist te sapozgjedhur, Papandreu. Nga zyra e tij, per te konfirmuar suksesin,ai merr ne telefon Berishen. Presidenti shqiptar i fyer, e akuzon kerkesen e Shifter per te mbyllur gjyqin ndaj te pesteve, si "staliniste" dhe i mbyll telefonin. Shifter deshton, por Berisha fiton keshtu perfundimisht armiqesine e tij dhe te lobit grek, qe tani vihet ne kerkim te nje aleati te brendshem ne Shqiperi, per te ndihur synimet e veta, politike, historike dhe financiare. Me 1995, ne raportin vjetor te Departamentit te Shtetit, plot dy vjet pas arrestimit te tij, per here te pare Fatos Nano cilesohet nga Uashingtoni si "i burgosur politik" dhe kerkohet lirimi dhe rigjykimi i tij. Nen kujdesin e Gejxh nje delegacion i opozites shqiptare, mes te cileve ishin Pellumbi dhe Islami nga partia Socialiste, zhvillojne ne fillim te vitit 1996, nje vizite zyrtare, te ftuar nga Departamenti i Shtetit. Gjerat tani filluan te levizin ne drejtim te kundert. Pas atij percaktimi surprize te raportit te departamentit te shtetit u kuptua se SHBA nuk kerkonin te shenjonin Nanon si njeriun e tyre te ri ne Shqiperi, mbi te gjitha, ata donin te hiqnin qafe Berishen. E per kete faktet nuk mungojne. Jane tashme te njohura e te publikuara orvatjet e ambasadores se SHBA ne veren e 1997, Mariza Lino, e cila beri te gjitha perpjekjet per te shmangur liderin socialist dhe per te lene kryeminister te Shqiperise edhe pas 29 qershorit, Bashkim Finon. Dihet gjithashtu se si e priti kryeministrin Nano ne shtator te po ketij viti sekretaria e Shtetit Medlin Ollbrajt. Gjate takimit te tyre te shkurter ne Nev York, ajo i tha tekstualisht se ishte e pakenaqur ngaqe ne administraten e re, Nano, po integronte punonjesit e sigurimit te shteti. Jane e njohura edhe ngjarjet e 1998 dhe "kapja ne flagrance" e Mariza Linos dhe e Rexhep Meidanit, qe sipas vete Nanos, po komplotonin per rrezimin e tij. Nese kishin nderhyre njehere per te burgosur fizikisht, njerezit e Uashingtonit po e benin per here te dyte kete, per ta izoluar politikisht.

    Fatos Nano i kishte parasysh te gjitha keto kur u kthye per here te fundit kryeminister. Iu deshte rreshtohej perkrah nje lufte antiterror ndaj nje feje, se ciles i perket mbi 60 per qind e votuesve te rij. Nenshkroi traktatin e moscenimit te interesave amerikane, duke iu kundervene hapur Traktatit te Romes, te nxitur nga Europa dhe per pasoje, duke fituar merine e bashkesise perendimore, ku Shqiperia dhe shqiptaret enderrojne te integrohen. Fatos Nano beri gjithcka qe nuk beri Berisha-deri edhe stervitjet ushtarake e qitjet mbi Sazan e Karaburun, i kundershtoi aq me force ne vitin 1996. Fatos nano luajti tinezisht kulisa ne korridoret politike europiane, duke shfrytezuar rivalitetin e rindezur euro-amerikan, ku momentalisht Uashingtoni ka doren fituese. Por paralelisht me keto levizje, Fatos nano nuk harroi te luante me kujdes lojen politike me fqinjet greke dhe lobin e tyre ne Amerike. Me politiken e haracit dhe te kerbacit, kryeministri shqiptar, fillimisht acaroi marredheniet me zgjedhjet ne Himare-duke testuar keshtu ndjeshmerine e uashingtonit ndaj personazheve te tipit Gejxh-por duke ushtruar edhe presion mbi te, per ta ndihur me sa mundte ende-qofte edhe me ndonje leshim te vogel, sic ishte se fundi krijimi i Sekretariatit te Minoriteteve- ne realizimin e nje vizite zyrtare ne Uashington. Ose aktit final te hakmarrjes se tij, qe ua premtonte 11 vjet me pare te afermve nga qelia. Nga qelia ku e shtyne me nje dore dhe amerikanet, po te njejten dore, qe ai sot po e perdor per t'u mbrojtur e qendruar ne pushtet. Ndryshimi i humorit amerikan ndaj Fatos nanos, lidhet pa diskutim me rivalitetin e dy lobeve shqiptare dhe greke ne Amerike dhe influencen e Uashingtonit mbi ta.

    Por megjithate kjo nuk shuan dot buzeqeshjen cinike tek ata qe rilexojne urrejtjen e dikurshme te liderit socialist ndaj amerikaneve, teksa 11 vjet me pare, ndersa priste te burgosej, shkruante: "Eshte nje perplasje e qarte e interesave dhe aspiratave te Shqiperise per t'u integruar ne Evrope dhe interesave te ketij grupimi "lobi shqiptar ne Amerike), per ta lidhur Shqiperine me SHBA, gje qe po krijon dhe nje situate konfliktesh ne Shqiperi dhe ne Ballkan...Opsioni i tyre ka qene nje dhe i vetem: E ardhmja e Shqiperise eshte vetem nje lidhje me SHBA dhe kete mund ta realizoje vetem zoti Berisha. "Por) balanca politike e politikes se jashtme shqiptare dhe e hapjes se Shqiperise ne te gjitha pikepamjet ne sensin e kontakteve afariste, te investimeve, te shkembimit te lire te mendimeve, mallrave, te sherbimeve etj. duhen detyrimisht te jene te orientuara nga Europa Perendimore, nga Komuniteti Europian, nga bashkesia e kontinentit, te cilit Shqiperia i takon", shkuran Fatos Nano ne gazeten Koha Jone, ne 15 qershor 1993.

    Dhjete vjet me vone, ne Boston Globe, Fatos Nano ndryshoi mendje. I kujtoi Evropes plazhin Omaha dhe faktin se pa planin Marshall ajo nuk do te ekzistonte. Sot interesat "europiane" ne Shqiperi, kane vetem emra amerikane, Lockheed Martin, Hambo, General Electric. Sot miku i tij i madh europian eshte Berluskoni, jo se eshte i djathte, porse eshte proamerikan. Neser Fatos Nano realizon endrren dhe udheton ne Uashington, me statusin e renegatit te vogel Europian. Dhe pa dyshim te kryeministrit te republik`s shqiptare te bananeve, qe ai aq shume i ndruhej dhe urrente 11 vjet me pare.

    Shenim i redaksise: Ky shkrim eshte marre me lejen e botuesit Andi Bushati nga revista "Klan" e numrit te fundit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 02-04-2004 mė 00:38
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    shkrim mjaft interesant...
    MtrX ubicumque felix

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki And Bushatlliu si shkodrano-terbaciot qe eshte i di mire punet.. keshtu qe analizat e tije kane te verteta brenda.

    Megjithate Nano nuk fiton se i ka mir punet me lobet shqiptare jashte.. ai as qe pj-erdh per lobet tona jasht sepse lobet shqiptare jane Dege me rrenj ne shqiperi dhe sikurse PPSH e asfiksoi diasporen jasht duke ja ven k-oqet ne bige fisit te te ikurve qe i kish brenda telit me gjemba..dhe PS- sot i gjen fijet ne ate stil por me me usttallik.

    Nano kapet me lisa te forte sikurse Tenet xhorxhi i CIA-s e ata vendosin se ne x vend do vem hasanin apo hysenin.. se bushi sdi ku bie Shqiperia..

    Ja cthot KJ..


    -------------

    E Premte, 02 Prill 2004


    NANO TAKOHET ME KREUN E CIA-S AMERIKANE

    Kryeministri socialist, Fatos Nano, eshte takuar ne Uashington me Drejtorin e CIA-s, Xhorxh Tenet. Ne kete takim dy autoritetet theksuan faktin se ashtu si bashkepunimi midis dy qeverive eshte ne parametrat me optimale dhe sherbimet sekrete te dy vendeve po punojne mire se bashku per te qarkulluar informacionin ne funksion te realizimit te qellimeve per zbulimin dhe parandalimin e levizjes se elementeve terroriste dhe te krimit te organizuar. "Sherbimi Sekret Amerikan, do te vazhdoje te asistoje Sherbimin Sekret Shqiptar per modernizimin dhe arritjen e parametrave bashkohore ne veprimtarine e tij", u shpreh Xhorxh Tenet ne takim me Nanon. Me tej, dy autoritetet u shprehen se eshte i rendesishem zgjerimi i bashkepunimit dhe hapesirat midis sherbimeve sekrete te rajonit per te koordinuar luften dhe rezultatet kunder krimit te organizuar dhe te gjitha llojeve te trafiqeve. Zoti Tenet u shpreh se ishte i mireinformuar per zhvillimet ne Shqiperi, duke pershendetur ne ket-_ejtim, perparimin dhe progresin e Shqiperise drejt strukturave euroatlantike, si dhe rolin e vleresueshem per stabilitet, paqen dhe sigurine ne rajon dhe, ne vecanti, pjesemarrjen e Shqiperise ne koalicionin global te antiterrorizmit. "Ne te ardhmen, ju garantojme zoti Kryeminister se do te vazhdojme te bashkepunojme ngushte me ju per te rritur rezultatet dhe perpjekjet tona, duke dhene kontribut ne luften kunder keqberesve dhe cdo elementi qe demton zhvillimin e shoqerive kudo ne bote", u shpreh Tenet.

    -----------------------



    Ja pra ku i ka Nano aleatet..

    Sikur Bushi te ish i mencur te parin qe duhej te shkarkonte mbas 11 shtatorit duhej te largonte xhorxh Tenetin.. perkundrazi bushi hyri ne luft kunder shteteve terroriste me tenetin drejtor te CIA-s.. prandaj dhe rezultatet jan xerro

    Cdo dit vritet Ushtari amerikan ne Irak

    Pra CIA- nuk ka aftesi te luftoj terrorizmin.

    CIA ska idene se cfar psikologjije kane popujt Arabe e gjeneratat e reja atje..
    Te mbash grekun drejtor Cie eshte si te mbash mullain e talebanve sepse e njejta frym anti-amerikane qarkullon ne Kabul ashtu si ne Athine..

    I vetmi ndryshim eshte se Arabi urren ameriken ne emer te nje far allahu me mjeker si Bin Ladeni apo mulla jasini i palestines kurse greku ne emer te bizantit apo socializmit alla papandre..

    Perderisa ne FBI e CIA punojne derra dembele qe flejne mbi informacione ku ben MUUUUUUU qe ca Muhamad ATTA-ra po mesojne se si drejtohet BOEINGU..qe te bejne HATARA sipas mesimeve te marra po ne filmat Amerikane.. do te thote se Shpija Bardhe lundron ne ujra te qelbura..
    E cdi ajo kondolla mulate mbi Boten qe drejton politiken e Bushit..?

    asgje.. sepse ska si te dije nje cupe mulate pa asnje tradite ne sorrollopin e saje per diplomaci e politike.. se c'behet ne bote.

    CIA nashti bashkpunon me sigurimin e Nanos..per te luftuar Terrorizmin..

    Po shiku i Nanos eshte vet terrorizmi

    a ka me terrorist se Altin arapi e Shyt Oriku me shok?
    ska .. e ku ish ky SHIK kur Altini u dolli pa lagur ne bruksel?

    Pra ka gjetur q-ish te falet Bushi me kta Nano Tenetet..


    Nano thote se e paskan burgosur si anti-fashist..

    Kjo karte ka pire uje por ska asgje me te verteten..

    Tere Anti-Fashistet qe denoi Berisha gjithsej behen a sbehen nja 5-6 cope..

    Kurse ne cdo Plenum te Partise se Nano-Thanas Tos Nexhmije Ruc Ramizit denoheshin e cfaroseshin me far e fis dhjetra e qindra Anti-Fashiste..

    Meqe me Anti-fashist Nano e PS kupton ish partizanet e Enverit athere vetem ne plenumin kunder Beqo Balluk Bark madhit vane para toges se pushkatimit nja 7 gjenerale me biografi anti-fashiste..pra kuadro te luftes anti-fashiste plus farefis shoqeria e ktyre gjeneraleve gjithashtu anti-fashiste shkoj ne biruca e internime sorrolloperisht..pra u bene qindra anti-fashist e Thanasi i Nanos aty ish kur denoheshin keta anti fashgiste e bile heronj populli..
    Dhe Anti-Fashisti Haxhi Lleshi qe u dekorua nga Ruso-Amerikanet me 1990 e cashin.. u a firmoste vendimet per pushkatim fet e fet Aranit Celo Ramizave qe i merrnin ne zire te Enverit .. per te pushkatuar ose djegur me benzine dhjetra anti fashiste sikurse petrit dume gjeneralin e heroin sikurse beqo ballukun e hito cako e llamb zicisht mihallaqat e llam pecin kusurin..

    Anti-fashistet Shqiptare muarren fryme lirisht vetem mbas 1990 -tes kur duallen ne skene e guxuan ta por-dhin PPSH-ne ..kte genociduese te pa shembullt te anti fashisteve .. ca djem te rinj si Azem Azgan Hajdaret..

    Natyrisht Nano nuk duhej Burgosur sepse e ben Hero pa qene..

    Berisha me Zef broza donte te denonte Nanot..

    Ksaj i thone te denosh ujqerit me gjykates Dhelprat..

    Kot eshte ajo pune..

    nejse..

    por nje gje Nano e di mire..
    Ai nuk i var shpresat sic mendon dikush tek perkrahja Amerikane apo europiane..

    Ai ka mesuar nga Enver Hoxha nje gje..

    Po shtype mire e bukur popullin tend.. i ke miq dhe te huajt..

    Ja psh Enveri.. i shtipi brenda miletin e e kish kollaj tu buzeqeshte kur donte te huajve..dhe ata ate e njohen per zot te ketij hauri qe quhej Albania..

    Dhe Nano ka fituar ne Fshat..ne lagje..ne shkalle te pallatit..
    Ai ka rrethuar elementin demokrat nga te kater anet ..sikurse enveri qe i conte ne burg kundershtaret dhe nano ben te njejten gje..por me mjete perfide..

    Eshte Shpresa demokrate ne shkallen nr 2 te pallatit 704?

    eshte..

    Thirre Shpresen ne zire ti o shoku Tak Braho Malo-Ruci e thuaj..
    Ti shprese je mesuese ne shkollen Maliq Muco ose Vasil Shanto..ne q-itet..po jam thot ajo..
    Shko nashti ne Mullet mesuese..ose ne Bajz..
    Ti Nafije qe je me shpresen Komshije.. na lajmero cben Shpresa cdo dite.. ku e gjen buken..

    Po ja i gjen se ka nje vella qe ka nje dyqan kioske ne cepi rruges.. mire.. Shko nashti ti Edvin e veri Fadromin ati kioskexhiut te Saliut.. e le te jetoj Shpresa me 60 000 leke rroge ku vetem autobusi e telefoni ja merr trecerekun e rroges..

    Ti Mersin qe te punon gruaja faturiste elektriku..se kot sta vume ne ate pune,, rrasja Shpreses Faturen e mballose mire e tere kilovatoret qe harxhon pallati me shumice socialiste futja Shpreses ti paguaje.. e Nafijes vetem coja faturen posht deres sa per te thene.. edhe ti thoma qe te punon mbesa Freshiste ne PTT thuaj atyre tonve ne poste ..se tanet i kemi pasur aty qe ne koh te enverit qe cjane demokratikas ne pallatin tend tu a vere impulsin sa frangu pulen e kur te paguajne telefonin tu bjere te fiket kurse shokve tone coja faturen me qindarka e lehtesoji e ujdisini punet aty.. e nguljuani site me inat atyre 3-4 demokratve ne pallat qe tu merren kembet kur dalin ne oborr e mos te dine nga te shkojne si dikur kur tanet u benin tet me di atire me biografi te zeze..
    ashtu me te lumte..

    Pra tu a nxijme jeten e tu a fiksojme se NE JEMI KETU ZOT HAURI.. e ne se duan Buk te na falen po neve si dikure..

    Pra Nano ka ne dore Miletin Brenda e prandaj dhe ftohet e mbrohet nga Xhefro-tenetet..

    Ai vertet eshte nashti ne amerike po cdo sekond i ben celulari xerr ku ruci i jep informacion se cberi sala dje e cfar bleu Shpresa tek dyqanet e bukes e Orizit ku pronar jane DUK Kokat e Malo Finot..

    PS kontrollon nga buka e gojes e deri tek pesh-peshet e miletit..

    Prandaj dhe CIA kur i duhet Shqiperia merr vize tek Ruci..se ndrishe ik pi-rdhu i thone.. se skemi nevoj per ju..
    sikurse Enveri..







    qashtu..

Tema tė Ngjashme

  1. "Unė Vorio Ipirjotja"
    Nga 23qershori nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 16:01
  2. Berlusconi ne vesh te Sarkozit: "Unė tė bėra me grua"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 21:59
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  4. Britani: "Unė studentja qė rrezikoj shkollėn"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 04:51
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •