Mare nga Korrier1 01/04/04
..............................................



IRA: Te rinjte shqiptare, pesimiste per te ardhmen

Sipas nje sondazhi te kryer ne rrethet kryesore te vnedit te rinjte me teper besim kishin tek biznesi, arsimi dhe mediat dhe shume pak te doganat, parlamenti, qebveria dhe deputeti i zones

Te rinjte jane pesimiste per te ardhmen dhe nuk besojne me te politikanet, deputetet e qeveria, por tek biznesi, arsimi dhe mediat. Ky eshte konkluzioni i nje sondazhi te pergatitur gna Insituti Republikan Amerikan, financuar nga USAID-i. Jane intervistuar rreth 1100 te rinj nga mosha 18 deri 30 vjec. Ata jane nga rrethet Tirane, Shkoder, Elbasan, Burrel, Vlore, Kiorce, Gjirokaster, Sarande. Sipas sondazhit 56 per qind e te rinjve ne Tirane jane pesimiste lidhur me drejtimin e vnedit, por duke shkuar drejt jugut optimizmi rritet. Ne Vlore 58 per qind e te pyeturve ishin optimiste. Nderkohe qe me pesimiste jane beqaret, te papunet dhe ata qe jetojne te pavarur. Femrat ne veri jane me teper pesimiste se kudo, me teper se gjysma e tyre nuk besonin ne permiresimine te ardhmes dhe te drejtimit te vendit.

Nderkohe 58 per qind e te rinjve jane pergjigjur se kane votuar, por nuk dihet qarte, nese kane shkuar te shtyre nga familjet, pasi dihet zakoni ne Shqiperi eshte qe te votohet 99.9 per qind, apo se kishin ndonje ide te tyre. Nderkohe me teper se gjysma, 57 per qind e atyre qe nuk kane votuar thone se gjerat kane marre per keq ne Shqiperi dhe vetem 50 per qind e astyre qe votuan mendojne se jeta eshte permiresuar.

Te rinjte kane besim te:

Biznesi: 70%

Sistemi arsimor: 68%

Media: 65%

Sherbimi shendetesor: 61%

OJF: 59%

Kryetari i Bashkise: 55%

Keshilli Bashkiak: 43%

Autoritetet e Rendit: 40%

Drejtesia: 38%

Presidenti: 33%

Procesi zgjedhor: 31%

Qeveria: 24%

Deputeti i zones: 19%

Parlamenti: 18%

Partite Politike: 16%

Doganat: 12%

Gjendja po perkeqesohet: 21%

Nuk po ndryshojme: 45%

Po permiresohet: 33%

Kundershtojne: 1%

58% kane votuar ne zgjedhjet lokale te fundit

50% e atyre qe kane votuar mendojne se gjerat po marrin per mire

57% e atyre qe nuk kane votuar shprehes se gjerat po shkojne per keq

56 % e te rinvje te pyetur ne Tirane, jane pesimiste lidhur me drejtimin e vendit

Me pesimiste jane treguar beqaret, ata qe jetojne te pavarur dhe te rinjte ne veri

57 % e femrave ne veri jane pesimiste

52% e te rinjve te papune