Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Question Zgjidhja e krizes presidenciale

    http://www.shekulli.com.al/politika/...ishafton.shtml

    Berisha: "Ftoj PS-nė qė ta hapen sa mė shpejt negociatat pėr njė president konsensual"

    Berisha ftoi dje kryesinė e Partisė Socialiste qė tė fillojnė negociatat pėr zgjedhjen e presidentit konsensual. "Ftoj kryesinė e Partisė Socialiste qė tė marrė tė gjitha masat dhe pėrgjegjėsitė, nė mėnyrė qė tė hapen sa mė shpejt negociatat pėr njė president konsensual",- tha ai dje nė njė prononcim pėr mediat. Ai u shpreh i gatshėm pėr tė bashkėbiseduar me socialistėt pėr kėtė ēėshtje. Kryetari i Partisė Demokratike, kėrkoi nga socialistėt qė tė fillojnė bashkėpunimin me opozitėn, tė arrihet nė marrėveshje pėr presidentin konsensual.
    Ftesėn dhe kėrkesėn ndaj PS-sė, kreu demokrat i bėri pas miratimit nga ana e Parlamentit Evropian tė rezolutės sė hartuar nga komisioni i jashtėm i kėtij institucioni ndėrkombėtar, ku ndėr tė tjera kėrkohet zgjedhja e njė presidenti konsensual, si njė nga kushtet qė duhet plotėsuar pėr tė hapur negociatat pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė stabilizim -asociimit. Berisha pret qė nga kėto negociata me socialistėt, t'i jepet vendit njė kandidat pėr president qė tė jetė mbi partitė, "pėr t'i dhėnė vendit njė president mbi partitė, pėr t'i dhėnė vendit njė autoritet". Sipas tij, presidenti autoritar duhet tė tė luajė rolin e mediatorit me institucionet evropiane pėr hapjen e negociatave. "Po ta lexoni me vėmendje rezolutėn, ajo thotė se duhet njė autoritet qė tė udhėheqė negociatat, dhe nuk ėshtė kjo e rastėsishme, Evropa do interlekutorin e besueshėm nga shqiptarėt pėr tė ēuar pėrpara procesin e integrimit",- deklaroi dje ai.

    Berisha ripėrsėriti faktin qė demokratėt nuk kanė njė kandidat pėr president. Ai hodhi poshtė deklaratėn e ditėve mė parė tė bėrė nga Ngjela, qė presidenti konsensual duhet t'i takojė opozitės. "Unė i pėrmbahem konceptit tė shprehur nga Parlamenti Evropian pėr njė president mbi partitė",- u shpreh ai dje. Pėrsa i pėrket rezolutės sė miratuar nga Parlamenti Evropian, kryetari i PD-sė, bėri tė ditur se grupi parlamentar i kėsaj partie, do tė kėrkojė shumė shpejt debat rreth rezolutės. Ky debat, sipas tij, ėshtė pėrcaktuar edhe nė rezolutėn e miratuar dy ditė mė parė, "ku nė pikėn e fundit tė rezolutės Parlamenti Evropian kėrkon qė kėtė rezolutė tua pėrcjellė autoriteteve nė Bruksel, si dhe autoriteteve shqiptare, pėrfshirė kėtu edhe Parlamentin shqiptar". Berisha tregoi gatishmėrinė e PD-sė pėr tė zbatuar pikat e rezolutės, tė cilat asnjėherė nuk mund tė zbatohen pa njė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare.

    Komisioni

    Berisha premtoi dje se do t'i bindte aleatėt e PD-sė qė tė merrnin pjesė nė komisionin parlamentar pėr hetimin e zgjedhjeve. "Po tė mungojnė na prishin punė, do tė punojmė dhe do tė jemi interpret tė qėllimeve tė tyre, dhe ato nuk kanė njė qėllim tjetėr veēse nje proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, dhe kėtu jemi tė gjithė tė bashkuar",- tha kryetari demokrat. Ai vuri nė dukje se demokratėt do tė pėrdorin tolerancėn, dialogun pėr tė bėrė tė mundur qė partitė aleate tė mos e bojkotojnė komisionin. Katėr parti aleate me PD-nė kėrcėnuan se nuk do tė marrin pjesė nė komisionin, i cili u votua nga PS dhe PD, pasi sipas tyre ata janė tė pėrjashtuar nga vendimmarrja nė kėtė komision.
    Gilmana Bushati
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha ka te gjitha pozitat e favorshme per te levizur lirshem, pasi qendrimi i tij eshte ne nje vije me ate te faktorit nderkombetar. Oferta e tij e mesiperme me shume se nje oferte qe i gezon socialistet, u fut akoma me shume panikun qe po u rritet dita dites.

    Qellimi i opozites nuk eshte zgjedhja e presidentit, por mbajtja e zgjedhjeve te reja dhe fitimi i pushtetit me voten e lire. Qellimi i socialisteve nga ana tjeter eshte evitimi me cdo kusht i zgjedhjeve te parakoheshme pasi ne kete menyre ata e mbajne ende pushtetin ilegjitim ne kembe. Fatos Nano kercenon te tijet me "zgjedhje te parakoshme" nese ai nuk zgjidhet president. Ishin pikerisht keta dy aktore, Nano dhe Meta qe inskenuan manipulimin e hapur fare dhe te paimagjinueshem te zgjedhjeve te 24 qershorit te kaluar, dhe kur degjojne deklarata te tilla te Berishes, atyre u hyjne mornica ne turp pasi dine ta deshifrojne shume mire se cfare do te thote nje ardhje e opozites ne pushtet.

    Deklarimi i Berishes ne kete menyre, e rrit temperaturen ne rradhet e socialisteve, i jep mesazhin e duhur perendimit, krijon nje imazh te ri tek syte e shqiptareve. Opozita po ndjek rrugen institucionale te zgjedhjes se krizes, edhe pse te gjithe e dime qe institucionet ne Shqiperi drejtohen nga njerez ilegjitime. Koha ne te cilen kjo levizje behet, eshte po ashtu domethenese, pasi jemi vetem pak jave para kalimit te krizes ne kuvend, dhe partia ne pushtet deri me sot ende mendon se mund ta zgjidhi problemin brenda vetvetes.

    Ky propozim i Berishes do ta thelloje akoma me thelle krizen brenda partise socialiste pasi Meta do te filloje te beje gjithcka te mundur per te zene kreun e PS-se, ne menyre qe te kete nje fare imuniteti ne politike, nese neser vjen ne pushtet opozita. Kurse Nano nga ana e tij, eshte i pafuqishem dhe i pashprese jo vetem te fitoje presidencen, por edhe te mbaje kryesine e partise socialiste.

    Socialistet pyesin me vete:

    Kush duhet te negocioje me opoziten, Nano, Meta, katharistet, presidenti, apo Majko? (kjo tregon shkallen e degjenerimit dhe percarjes ne rradhet e pozites)


    P.S Do te sugjeroja dicka. Kur hapni nje teme ne forum, do te ishte mire qe titulli te mos perbente komentin tuaj, por te ishte i gjere per ti lene mundesi vizitoreve te shprehin mendimin e tyre ne ceshtjen ne fjale. Komentin tuaj mund ta beni si pergjigje ne teme. Kete sugjerim do tua beje te gjithe anetareve, jo vetem ty.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Deputetė qė njihen se bėjnė pjesė nė grupin qė mbėshtesin ish-kryeministrin Meta, pėrmendin nuk e pėrjashtojnė kandidaturėn e Nanos, por janė gjithmonė pėrkrah kandidaturave tė tjera

    Skema e kryetarit tė PS ėshtė qė tė jetė kandidat i vetėm, por nė Komitet pritet tė votohet

    Metistėt: Nano-Meidani sfidė nė KPD
    Agasi: Kandidatėt mė parė kalojnė nga Kryesia



    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Nano dhe Meidani duhet tė jenė pėrballė nė garėn pėr president. Pasuesit e ish-kryeministrit Meta pėrmendin emrin e presidentin aktual si njė nga kandidatėt pėr zgjedhjet presidenciale. Ata nuk janė kundėr kandidimit tė Nanos pėr kėtė post, duke lėnė tė kuptohet se preferojnė qė kryetari i PS-sė tė masė forcat me presidentin Meidani nė kėtė garė.

    Ata nuk shprehen se kush do ta propozojė Meidain, kandidatura e tė cilit nuk ėshtė mohuar asnjėherė. Sipas sekretarit tė marrėdhėnieve publike nė PS, Bardhyl Agasi, tre janė momentet ku Meidani mund tė shpallet kandidat. Kryesia e PS-sė, KPD-ja dhe Kuvendi.

    "Para votimit nė KPD, kandidatėt do tė dalin nga kryesia e PS-sė", thotė Agasi. Ai shpjegon qė, nėse Meidani nuk del kėtu kandidat, atėherė presidentit aktual i duhet qė tė propozohet nga 30 anėtarė tė KPD-sė, qė tė hyjė nė garė. "Ndėrsa nė Kuvend duhet qė ta propozojnė 20 deputetė", thotė Agasi. Meidani pritet qė nė mbledhjen e kryesisė, ku do diskutohen kandidaturat, tė propozohet nga ndonjė prej anėtarėve tė kryesisė. Gjasat mė tė shumta janė qė kėtė ta bėjė ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle. Ndėrsa pėr tė siguruar 30 vota nė KPD apo 20 nė Parlament, pėr t'u propozuar do tė jetė disi e vėshtirė pėr presidentin aktual. Kjo do tė ndodhė vetėm nėse ai arrin tė bėjė ndonjė pakt me ndonjė nga grupimet brenda nė PS. Emrin e tij askush nuk e pėrjashton si kandidat. Vetėm deputetėt qė janė anėtarė tė lėvizjes pėr pastrim tė politikės, vendosėn unanimisht pėr tė mos e pranuar kandidaturėn e tij. Nė emėr tė kėsaj lėvizjeje, Petro Koēi e quajti tė papranueshme rizgjedhjen e Meidanit.

    Rivaliteti
    Deputetė tė tjerė qė njihen se bėjnė pjesė nė grupin qė mbėshtesin ish-kryeministrin Meta, pėrmendin nuk e pėrjashtojnė kandidaturėn e Nanos, por janė gjithmonė pėrkrah kandidaturave tė tjera. Spartak Poēi thotė se ėshtė e drejta e kryetarit tė PS-sė qė tė kandidojė. "Ai i ka tė gjitha vlerat pėr kėtė", thotė Poēi. Ilir Zela, sekretar i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Partinė Socialiste, ka tė njėjtin mendim nė lidhje me kėtė ēėshtje, po ashtu dhe ish-ministri i Ekonomisė, Mustafa Muēi. Asnjė nga grupi i madh i deputetėve qė mbėshtesnin Ilir Metėn, nuk ka dalė kundėr kandidaturės sė Fatos Nanos pėr president. Kėtė e kanė bėrė vetėm ish-pasuesit e tij nė PS, tė cilėt nė asnjė mėnyrė nuk dėshirojnė qė Nano tė kandidojė. Kjo, sipas tyre, do ta implikonte rėndė lėvizjen e tyre, tė nisur muaj mė parė. "Nė opinionin publik do tė dukeshim se jemi pėrdorur", thonė disa prej tyre. Ky problem qė kanė anėtarėt e lėvizjes pėr pastrim nė PS, duket disi moral, por i ka krijuar shumė pengesa kryetarit tė PS-sė, Nano, nė rrugėn drejt kandidimit. Rruga nėpėrmjet sė cilės Nano synon tė bėhet president, ėshtė eliminimi i rivalėve tė tjerė dhe vendosja para faktit tė kryer pėr maxhorancėn nė Kuvend. Deri mė tani asnjė kandidaturė tjetėr qė mund tė rrezikojė Nanon, nuk ka dalė. Nga ana e opozitės pėrmenden shumė emra, ndėrsa nė PS, Nano dhe Meidani. Bllokimi i rrugėve pėr t'u futur nė garė nė strukturat e PS-sė pėr presidentin aktual, ėshtė njė nga rrugėt qė e sjell Nanon nė krye tė shtetit. Bllokimi i kandidaturave u duk qartė nė momentin kur kryetari i PS-sė u kėrkoi gjithė anėtarėve tė lėvizjes pėr pastrim qė tė mohonin deklaratat e dhėna nga Petro Koēi pėr propozimin e njė kandidature femėr pėr postin e presidentit. Planin e Nanos pėr tė mos lejuar kandidaturat e tjera, janė duke e prishur edhe mbėshtetėsit e ish-kryeministrit Meta, tė cilėt gjatė kėsaj kohe kanė qenė mė pak aktivė. Ata shprehen pėr disa kandidatura qė do tė votohen nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues tė PS-sė. Nga ky grupim nuk ėshtė shprehur vetėm Meta. Pėrgjigjja e gatshme e Nanos, kur pyetet nėse do tė kandidojė, ėshtė se "pėr kėtė nuk flas nė kėmbė" ose "duroni". Ndėrsa Meta, nė rastet e rralla qė ka folur, ėshtė shprehur se "kjo ėshtė ēėshtje e strukturave tė partisė".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Flmnd per Korrigjimin

    Moderatorit,

    Perpara se te modifikohej, ndryshohej, e te nderhyhej ne Subjekt, do te ishte e mira qe te kontaktohej autori.

    Megjithekete, konteksti duhet kuptuar, ma nuk duhet postuar.

    Lamtumire, Arme!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    "Do te votojme si PD"

    Z. Zogaj si i vleresoni kandidatet e perfolur deri me tani per presidentin e ardhshem?

    Natyrisht qe gjithe ata qe jane ofruar kane vlerat e tyre. Ata jane ofruar per nje llogjike te caktuar politike, ne rast se i referohemi edhe kohes kur ata kane dale ne skene. Por, per momentin ka perparesi nje ceshtje tjeter, jo ajo e emrave, por e formules. Ky president nuk zgjidhet sic eshte zgjedhur nder vite. Per shkak te parregullsive zgjedhore te vitit te kaluar tashme ka nje rekomandim ne forme kushti nga Bashkimi Europian dhe perendimi ne pergjithesi, qe Shqiperia te zgjedhe nje president konsensual, pra kete perfshin edhe formula. Me kete formule synohet, qe te kompensohet opozita ne ate fragment te zgjedhjeve qe u manipuluan. Kete formule e kane pranuar nje pjese e madhe e forcave politike ne Shqiperi. Pritet qe ta pranoje zyrtarisht edhe PS dhe kjo eshte shume e rendesishme. Mendoj qe palet fillimisht duhet te bien dakort per formulen. Nese nuk biem dakort per formulen atehere te gjithe emrat ne qarkullim vertiten si elektrone te lira ne kete orbite. Pra eshte e kote qe te flasim per emra duke mos i paragjykuar sigurisht.

    Sipas jush, presidenti konsensual duhet te propozohet nga shoqeria civile apo nga forcat politike....

    Prejardhja e kandidatit nuk ka shume rendesi te madhe nese palet politike bien dakort per formulen. Ne rast se bihet dakort per nje president konsensual nga radhet e PS atehere eshte e natyrshme qe votimi i ketij kandidati nga PS duhet te shoqerohet edhe me nje mareveshje tjeter qe ka te beje me zgjedhjet e parakohshme. Ne rast se bihet dakort per nje kandidat nga PD atehere i takon PD qe te shprehet nese e quan apo jo te perfunduar ceshtjen e zgjedhjeve. Ne princip une nuk paragjykoj as kandidatin politik, as kandidatin qe vjen nga shoqeria civile. Une mendoj se na duhet nje kryetar shteti i vertete. Ai duhet te jete numri 1 i shtetit dhe vete karriga qe ze presidenti ne hierarkine e institucioneve kerkon nje burre shteti qe te jete referenca numer 1 e insitucioneve dhe e shoqerise persa i perket politikes. Pra duhet nje president i fuqishem, qe nderhyn sipas kompetencave dhe qe mban te bashkuar vendin. Ai duhet ruaje maredhenie korrekte edhe me partite politike.

    A do ta mbeshtese PAD qendrimin e selise blu per bojkot ndaj zgjedhjes se presidentit ne rast se forcat politike nuk bien dakort per nje president konsensual?

    Une mendoj se eshte nje qendrim i drejte dhe nuk duhet pritur asnje qendrim tjeter nga opozita. Madje do te thoja qe duke perqafuar formulen e presidentit konsensual PD ka bere nje kompromis me vetveten. Duke ju permbajtur raporteve qe ka botuar ODHIR dhe OSBE per zgjedhjet, PD fare mire mund te qendronte ne nje pozicion pak a shume statik perkundrejt ketyre zgjedhjeve. Ne nuk mund te marrim pjese ne asnje lloj procesi qe ne nje fare menyre kerkon te arnoje parregullsite ose te legjitimoje permes arnimeve parregullsite e zgjedhjeve. Pra eshte pozitiv fakti, qe PD eshte dakort me president konsensual. Eshte gjithashtu ne te drejten e saj te shenjte qe te braktise kuvendin nese PS vendos t'i kundervihet BE.

    Ne natyrisht do te adoptojme te njejtin qendrim. Ky eshte vendimi i Konferences se Pranveres se PAD, pavaresisht verejtjeve per ndonje aspekt jo legjitim per procedurat e pergatitjes se konferences. Edhe para tre ditesh PAD votoi serish per president konsensual dhe te tre deputetet ne respekt te vendimit te partise do te votojne keshtu. Kjo do te thote se nes formula nuk arrihet ata nuk kane se cfare te bejne ne salle dhe ne nuk do te jemi ne salle.

    PAD eshte pozicionuar disa here ne favor te qendrimeve politike qe PD ka mbajtur duke shpallur perfundimisht shkeputjen e saj nga grupimi "Aleanca per Shtetin". A ekziston mundesia qe ne nje te ardhme te afert, PAD te perfshihet ne grupimin politik "Bashkimi per Fitore" ?

    Pa diskutim "Aleanca Demokratike", prej 2-3 vjetesh ka perfunduar misionin e vet ne koalicionin "Aleanca per Shtetin". Une kam deshiruar gjithmone nje ndarje civile me Partine Socialiste, nje ndarje me shtrengim duarsh duke ia bere hallall njeri- tjetrit defektet, te metat dhe te keqijat duke ruajtur vlerat e bashkepunimit qe krijuam pergjate disa viteve ne opozite dhe ne pushtet. Megjithe veshtiresite qe na krijojne segmente te caktuara te pushtetit per te dale ne opozite vazhdon te jete e mbushur plot me leqe, pengesa, kurthe deri akte dhune qe deshmon konceptimin e PS ose te ketyre segmenteve te pushtetit te PS per koalicionin. Kerkojne te marrin hak per daljen nga koalicioni, kerkojne te krijojne tensione ne PAD, sepse ndersa nuk e kane vleresuar dhe nuk e vleresojne kur eshte me ta, nuk pajtohen me faktin se, ajo eshte kunder tyre sepse e duan si fasade. Cilido anetar i Aleances Demokratike qe mendon te jete fasade prej dites se pardjeshme mund te qendroje, te anetaresohet ne PS nese e pranojne. Ne kemi pasur nje mision, jemi nje grupim politik qe mire ose keq jemi nisur ne qellimet tona nga nje ndjenje misioni. Nuk jemi ne politike per buke edhe per poste pavaresisht se ne vleresojme faktin se kur je ne politike duhet te marresh dhe pergjegjesi. Jemi per nje ndjenje misioni dhe per momentin kemi krijuar bindjen se Aleanca mund te kete vetem nje mision, te rikthehet ne shtepine e vet, ne shtepine e demokrateve, te nenshkruaj ose te beje koalicion me PD ndofta dhe me shume se kaq, te ndikoje brenda mundesive qe ka per te krijuar nje alternative moderne te Qendres se Djathte ne Shqiperi. Ne kemi filluar te punojme per kete dhe do te punojme dhe ne te ardhmen.

    A keni pasur negociata me PD per ndertimin e kesaj alternative?

    Nuk ka patur negociata zyrtare. Ky eshte nje proces qe ka nisur qe ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Ka patur nje ftese publike nga ana e Partise Demokratike dhe pastaj nga "Bashkimi per Fitore". Nga Aleanca Demokratike ka pasur hezitime per t'iu pergjigjur en-block kesaj ftese. Pas nje viti shumica derrmuese jane ndergjegjesuar se duhet bere kjo zgjedhje e re politike qofte per pozicionin tone, qofte per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi. Ne mendojme se rotacioni i pushtetit eshte pozitiv, eshte ne te mire te vendit dhe te zhvillimeve dhe rotacioni nenkupton ardhjen ne pushtet te opozites nepermjet zgjedhjeve te lira te ndershme. Sigurisht ky rotacion tashme nuk eshte thjesht nje interes i partive te koalicionit ose individeve, por nje imperativ i kohes. Kam bindjen e plote se PS hapi disa probleme dhe i mbylli shpejt. Ato probleme jane aty, pra ato nuk u zgjidhen por u mbyllen. Ato thjesht po konservohen. PS do t'i bente mire vendit dhe vetes se vet qe te merret me keto probleme duke qene ne opozite, jo ne pushtet.

    Intervistoi: Nevila Perndoj





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreu i shtetit rrėfen pėr mandatin e tij tė parė: Ka akoma deformime tė jetės politike

    Meidani: President nėse mė kėrkojnė
    "Jam gati tė luaj moderatorin, jo protagonistin"



    --------------------------------------------------------------------------------

    Kur flasim pėr mangėsitė, cilat janė, sipas mendimit tuaj, ato pika tė parealizuara qė ju dėshironi t'i kisht zbatuar kur e morėt kėtė detyrė, pesė vjet mė parė...?

    Do tė thosha qė nė planin politik ka akoma njė deformim tė jetės politike, me gjithė perpjekjet e mia pėr ta orientuar ndryshe atė, sepse akoma sot ajo zhvillohet brenda partive dhe jo nė institucionet qė janė struktura tė shtetit, por qė janė prodhuar prej partive. Nė kėtė drejtim unė jam pėrpjekur, por ka njė shformim nė mėnyrė tė veēantė kėto vitet e fundit, sepse unė jam i bindur qė zėri mė i fuqishėm duhet tė jetė ai i njė kryetari partie qė ėshtė edhe kryetar i maxhorancės apo i minorancės, nėpėrmjet strukturave shtetėrore, siē ėshtė Parlamenti dhe jo njė zė i drejtpėrdrejtė partiak. Nė kėtė drejtim unė them se nuk e kam realizuar qėllimin apo misionin tim, sepse akoma zėri partiak ėshtė shumė mė i pranishėm nė jetėn shqiptare, ndėrkohė qė pėr mua ky zė politik partiak do tė duhej tė ishte i pasqyruar nėpėrmjet strukturave tė ndryshme tė shtetit shqiptar, qoftė ky Kuvendi apo kėshillat e qarqeve, tė bashkive tė komunave etj.

    Duke mbetur edhe mė tej te situata politike nė Shqipėri, a shikoni ndonjė defekt te sistemi i zgjedhjes sė presidentit?

    Natyrisht qė ka njė problem, sepse nė Kushtetutėn e Shqipėrisė presidenti nuk duhet tė jetė pjesė e strukturave partiake me zgjedhjen e tij, madje as edhe anėtar i ndonjė partie politike, ndėrkohė qė "prodhimi" i presidentit tė Republikės bėhet nėpėrmjet Kuvendit ku janė pėrfaqėsuar partitė politike. Pra, ka njė kundėrshti dhe unė do tė thosha se ėshtė procesi politik i zgjedhjes sė presidentit qė e paraqet kėtė kundėrshti, natyrisht i ngjyrosur nė mėnyrė partiake. Por mė tej unė do tė uroja dhe do tė kėshilloja qė ēdo president qė do tė zgjidhej, tė ndiqte vetėm ato rregulla dhe kompetenca qė bazohen nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė luajė rolin e tij mbi partitė. Unė jam pėrpjekur nė tė gjithė kėtė periudhė, duke u shkėputur nga jeta partiake. Ndoshta ka ndihmuar edhe eksperienca ime tepėr e shkurtėr nė jetėn partiake, jo mė shumė se nėntėmujore, pėr t'u shkėputur nga ndikime tė tilla dhe pėr t'i respektuar sa mė shumė institucionet, natyrisht pėr tė respektuar edhe detyrimet ligjore qė ka institucioni i Presidentit tė Republikės ndaj Kushtetutės dhe ligjeve tė shtetit shqiptar.

    Me ju ka filluar njė model i ri nė politikėn shqiptare. Mė pėrpara u zbatua mė shumė sistemi amerikan, ndėrsa tani ai ėshtė mė pranė sistemit gjerman, pra, ku roli i presidentit ėshtė mė shumė i tipit pėrfaqėsues. Sipas jush, a ėshtė ky modeli mė i pėrshtatshėm pėr Shqipėrinė?

    Do tė thosha se modelimi i institucionit ėshtė nė pėrputhje me frymėn e Kushtetutės. Natyrisht mund tė ketė deformime nė tė dy periudhat. Nė periudhėn e parė ky model bazohej nė njė paketė kushtetuese, ku presidenti lejohej tė ishte anėtar i njė forumi tė lartė partie, por njėkohesisht kishte tė drejtėn tė thėrriste mbledhjen e qeverisė, ndėrsa nė Kushtetutėn e re nuk i lejohet atij tė thėrrasė mbledhje qeverie. Pa dyshim qė mund tė kėrkojė llogari nga ēdo anėtar i kabinetit, por jo tė jetė drejtues i njė mbledhjeje qeverie, nė kuptimin e njė mbledhjeje ku merren vendime, jo kur mund tė raportohet, sepse njė tė drejtė tė tillė e ka edhe sot. Njėkohėsisht ai nuk mund tė jetė pjesė e strukturave udhėheqėse partiake. Por, nga ana tjetėr, do tė thosha se ka shumė kompetenca pėr tė ushtruar dhe, natyrisht, nė morinė e tyre qė ushtrohen, duhet mbajtur njė frymė balancuese, aspak protagoniste dhe aspak konfliktuale, sepse edhe nė kuadrin e kushtetutės sė re tė njė republike parlamentare Presidenti mund tė krijojė shumė shqetėsime ndaj strukturave tė tjera tė shtetit, nė qoftė se ai dėshiron tė jetė konfliktual. Ai mund tė krijojė sherre tė panevojshme edhe pėr sa u pėrket emėrimeve nė strukturat e drejtėsisė dhe mund tė jetė protagonist i tepėrt nė jetėn politike, nė rast se dėshiron tė jetė i tillė. Stili qė kemi ndjekur ne ėshtė tė realizonim qėllimet tona dhe tė ecim pėrpara nė zhvillimin e jetės institucionale edhe ekonomike tė shtetit shqiptar, natyrisht pa luajtur rolin e protagonistit. Kjo mund tė ketė sjellė edhe pėrceptime, ndoshta jorealiste tė kėtij roli.

    Duke iu kthyer ēėshtjes sė zgjedhjes sė presidentit tė ri tė Republikės, ju a do tė kandidoni edhe njė herė?

    Natyrisht qė procesi i zgjedhjes sė presidentit tė Republikės nuk ėshtė mė njė votim i drejtpėrdrejtė nga populli, ku mund tė kryhet fushatė elektorale dhe kandidatėt tė shpallin kandidaturat shumė kohė mė parė, pėr tė pėrgatitur stafet, slloganet elektorale etj. Procesi i zgjedhjes sė presidentit kėtu ėshtė njė proces vetėm parlamentar. Nga pikėpamja institucionale fillon me propozimin e 20 deputetėve, nga pikėpamja partiake mund tė fillojė nga strukturat e tjera politike partiake. Nė qoftė se struktura tė tilla partiake dhe parlamentare sa mė tė gjera mendojnė se unė mund t'i shėrbej Shqipėrisė pėr njė periudhė tė dytė po me kėtė frymė, jo duke luajtur rolin e protagonistit, por rolin e moderatorit, jo tė urdhėruesit, por tė sugjeruesit tė ideve tė reja, unė do tė thosha se do tė ishte fare normale qė t'u pėrgjigjesha pozitivisht ofertave tė tilla nga strukturat politike dhe parlamentare.

    Marrė nga "Deutche Welle"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Exclamation Zgjidhja ?!

    Zgjidhja per kreun e shtetit ?!

    Per mua mund te zgjidhet kushdo. Por ama udheheqesi te kete disa cilesi, te cilat po i shkruaj me poshte:

    1. Udheheqesi kupton se njerezit bejne gabime - mesojne nepermjet gabimeve.

    2. Udheheqesi i kthen idete ne veprime.

    3. Udheheqesi ka aftesine te shpjegoje, qartesoje ose permbledhe informacionin per te perqendruar diskutimin ne temen qe po flitet.

    4. Udheheqesi duhet te mendoje se cfare nenkuptojne veprimet e tij tek pasuesit.

    5. Udheheqesi duhet te shqetesohet per reputacionin e organizates se tij.

    6. Udheheqesi duhet te kuptoje nevojen e balances; ai duhet te dije te ushtroje presionin e mjaftueshem per te marre energjine dhe angazhimin maksimal dhe njekohesisht te ruaje nje atmosfere funksionale e cila respekton te drejtat e individeve dhe nxit moralin e shendoshe.

    7. Udheheqesi kupton vlerat e diversitetit - larmi e pafundme nepermjet kombinimeve te pafundme.

    8. Udheheqesi njeh vecorite e individeve te tjere nepermjet dialogut, dhe perpjekjeve per te kuptuar pozicionin e tyre dhe ne shkembim u kerkon individeve te tjere te kuptojne pozicionin e udheheqesit.

    9. Udheheqesi eshte i hapur, krijon mundesi per te tjeret dhe eshte pjesmarres, si dhe inkurajon cdo individ te kete nje rol dhe te perfshihet ne procesin e vendim - marrjes.

    10. Udheheqesi perpiqet t'i influencoje te tjeret te ndjekin nje ruge te caktuar dhe perpiqet qe duke bashkepunuar te vjele energjite e atyre qe jane ne te njejten rruge.

    11. Udheheqesi eshte i hapur ndaj kritikave te te tjereve dhe ben vleresimin e vetvetes ne menyre periodike.

    12. Udheheqesi eshte ne gjendje te delegoje autoritet dhe te respektoje vendimet e njerezve te tjere.

    Keto jane sipas meje cilesite qe nje udheheqesh duhet ti kete.

    Keto cilesi qe kam vecuar jane fryt i 5 vjet shkolle per "Shkenca Politike"

    Besoj qe politikanet shqiptare nuk i duhet shkolla sepse ato kane lindur me kemishe.

    Ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nxehet Shefi me kaldaistet.

    Nano eshte nevrikosur me fshataret e selise Roze. Ai i ka ven aty ata i bejne numra..Jan ne vete keta mo..u pike e zeze cna gjeti..

    ja cØ'thote KOHA JONE.

    -------
    "Po s'u bera President, nuk beheni deputete"
    Erl Murati/ Kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano ka "kercenuar" anetaret e grupimit "levizja per katharsis" se ata nuk do te jene me ne listat e kandidateve per deputet, ne rast se vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme. Nano i ka thene ne nje bisede telefonike sekretarit organizativ, Petro Koci se ne rast se grupi qe ai perfaqeson, nuk e mbeshtet ate per president te Republikes, atehere vendi shkon ne zgjedhje dhe asnje nga katharsistet nuk do te konfirmohet deputet i PS-se. "Nese nuk me votoni per president, atehere do te kemi zgjedhje te reja dhe atehere asnje nga ju, nuk do te jete ne listen e kandidateve per deputet te PS-se", i ka deklaruar Nano ish-perkrahesve te tij.

    Burime nga PS-ja thane per "KJ" se kryesocialisti ka punuar intensivisht per te marre perkrahjen dhe votat e deputeteve qe kane mbetur te pakenaqur prej tij, duke i kujtuar atyre "karrigen qe fituan pas zgjedhjeve te qershorit". Te njejtat burime u shprehen se Nano ka komunikuar ne telefon edhe me nje nga ish-perkrahesit e tij kryesore, Leke Cukaj dhe disa "katharsiste" te tjere. Por, ai ka marre nje pergjigje te qarte se nuk do te perkrahet ne KPD dhe ne parlament nese vendos perfundimisht te kandidoje per president te ardhshem. Ish-mbeshtetesit e tij i jane shprehur Nanos se nuk do ta votojne, i kane kerkuar atij qe te qendroje ne postin e kryetarit te partise dhe te mbeshtese nje kandidate grua.

    "Nano na ka kercenuar se nese nuk e votojme per president, atehere ne zgjedhjet e reja ne nuk do te jemi ne listat e mazhoritarit dhe proporcionalit per deputet te PS-se. Por, ne i jemi pergjigjur; le te beje deputete krahun tjeter", tha dje per "KJ" njeri nga eksponentet kryesore te "levizjes per katharsis".

    Disa deputete brenda PS-se jane te idese se kryetari socialist, Nano duhet te qendroje ne postin e tij aktual dhe te mos kandidoje per presidentin e ardhshem te Republikes, i cili do te votohet muajin qe vjen ne parlamentin shqiptar. "Levizja per katharsis" do te propozoje nje grua si kandidate zyrtare te PS-se per postin e kreut te shtetit, duke shpresuar ne nje mbeshtetje "in ekstremis" edhe te deputeteve perkrahes te ish-kryeministrit Meta dhe ndoshta edhe te opozites. Sipas burimeve, kjo grua mund te jete ministrja aktuale e Ekonomise, Ermelinda Meksi, por megjithate ende nuk eshte vendosur perfundimisht per emra konkrete.

    Njerez te afert me kryetarin e PS-se thane se Nano po punon shume qe te binde deputetet e mazhorances ta votojne si president, duke i kujtuar mundesine e zgjedhjeve te parakohshme. Nano rri gati perdite ne zyren e tij ne seline roze deri ne oren 18-19:00 te mbremjes, ndersa javen e kaluar ka ardhur ne seline e PS-se, atehere kur rojet i kishte zene gjumi, ne oren 01:00 te nates dhe ka ndenjur ne zyre me teper se nje ore. Shanset qe i te marre 84 vota nga parlamenti shqiptar per t'u zgjedhur president, duken teper te pakta, pasi jo vetem ish-perkrahesit e tij, tani "katharsiste", por edhe disa "Metiste," nuk do t'ia japin voten e tyre.

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

    -------------------
    Pak humor historik..origjinal natyrisht..

    Edhe komanantit legjendar dikur i kish bere numra nje here Rita Markua..sepse nuk i spiunonte rregulllisht shoket e tjere tek shefi madh ..mirpo e kishte thirrur ne zyre mbasandaj Xhaxhi dhe i kish thene..
    ...More cobani ***** ...pse te kam ven ne Biro une tija mo.... Do bec si te thomi u ndrishe te degdisa...
    si urdheron..si urdheron kish belbezuar i ziu vithkuqar..nga tmerri..
    E mo Enver ku je se po na hedhin vickla keta bijt e cobanve mo aman..lol.

    bij cobanesh neve jemi..
    dhen e dhi kullotur kemi..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ha ha ha Brari

    Je shkelqat komplet

    E ka rradhen Nano tani

    Sa te cfryhet edhe ky do duroje edhe pak shqiperia

    Ja si thua ti mos ta provoje edhe ky i fryri i rradhes

    Do thuash ti, c'fryrje me thua ti mo. Ki eshte plak
    I ka marre masat partia Braro
    E ka marre nusen te re qe ti shkelqeje nuri presidences
    Cna duhej ajo plakaruqja qe na cau me nder b... per kaq vjet
    Ia pime lengun asaj
    Do e bejme Shqiperine nuse te re apo jo
    Le ta fillojme nga presidenca

    Yxhym

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Zgjedhja e Presidentit

    Ky zoteri Konsensus
    Nga Frrok Cupi/ Ka hyre mes nesh nje zoteri i panjohur. Ose me mire: e kane sjelle mes nesh kete zoteri. E kane quajtur Konsensus, dhe e perkedhelin vetem disa politikane; e perkedhelin ose e shajne- kjo njesoj eshte. Te tjeret as e njohin, as e shqiptojne dot emrin e tij; sepse eshte i huaj.

    Ja, keshtu mund te fillonte kronika e kesaj ngjarjeje qe po ndodh ne politiken e vendit tone ne kete prag zgjedhjeje Presidenti te Republikes. Nje fjale e vjelur nga gjuhe e huaj dhe nga koncepte ajrore per politiken, ka trazuar opinionet dhe mendjet e njerezve. Konsensusin, kete "burre" te rende dhe te padukshem, askush nuk e shfaq, askush nuk e shqiperon emrin e tij. Sepse po ta shqiperonin, atehere kuptohet se sa i papranueshem eshte. Le ta themi, "konsensus" do te thote "bashkendierje", ose " e ndiere e perbashket".

    Pse e mbajne sekret shqiperimin e emrit te ketij zoterie qe e therrasin Konsensus? Sepse po ta shqiperojne, atehere do te marrin dhene jo vetem njerezit e thjeshte, por edhe politikanet- turma. Ata nuk kane provuar ndonjehere te ndiejne se bashku me valleane, e jo me se bashku me fqinjin, se bashku me hasmin, se bashku me jevgun, se bashku me perdhunuesin, se bashku me trafikantin, se bashku me te pasuruarin, se bashku me te uriturin, se bashku me opozitarin.. E tmerreshme, sa shume konflikte permban shoqeria jone brenda vetes, ndersa keta na flasin per zotin Konsensus, per Bashkendierin!.

    Po te doni tua tregoni njerezve mikun Konsensus, tregouani keshtu, me keto fjale te thjeshta, zoterinj abuzues te politikes!.

    Kerkesa per nje "president konsnsual" eshte aq absurde, sa edhe e pabazuar ne asnje nga teorite e Demokracise, per te cilen po betohen njesoj sikurse ishin betuar per Komunizmin. Kerkesa per nje President konsensual, eshte njesoj sikurse te kerkosh hiin; njesoj sikur te dalesh ne rruge dhe te bertasesh "duam hiin per president". Te tere do te kthenin koken dhe nuk do te merreshin me "te metin".

    Kerkuesit e Konsensusit, e kane gjetur kurajon per te permendur te panjohurin Konsensus, pikerisht ne faktin se "jemi te etur per marreveshje". Konfliktet jane ne nje shkalle te larte, prandaj edhe genjeshtra per "konsensus" merret si shpetimtare.

    Vete koncepti "konsensus" eshte kontradiktor ne vetvete:

    A eshte konsensusi nje gjendje aktuale e shoqerise, apo eshte nje kusht per Demokracine?

    1. Gjendje e shoqerise?

    Valle e degjuat se fare ndodhi dje? Nje burre ka vrare nje grua dhe nje burre tjeter, duke lene jetime shtate femije. Nje baba ka mallkuar kufomen e vajzes se vet duke mos e varrosur. Pak me tej nje njeri tjeter ka qelluar mbi policine e shtetit, sepse ketkohej nga ligji, pasi kishte vrare nje njeri. Brenda ne familje javet e fundit ka hyre konflikti me i rende, ai i armatouri. Ne sallen e nje partie politike, kane rrahur publikisht njerin nga udheheqesit dhe thenmeluesit e Partise. Ne sallen e Parlementit perdoret fjalori me i eger dhe mjeti me i rende mes opozitaresh politike. Ne rruget e vendit tone "fluturojne" makina luksoze dhe njekohesisht udhetojne kembesore te vuajtur; shume nuk kane as per te ngrene, nje pakice ka aq sa te bleje krejt shtetin... Shoqeria eshte kaq shume konfliktuale, sa nuk mund ta mendosh konceptin "Konsensus". Aq me pak "Presidentin konsnsual".

    Jo vetem ketu, ku shoqeria dhe fryma sociale po ndertohen se voni, por edhe ne vendet me te zhvilluara nuk mundte flitet lirisht per konceptin "konsensus".

    2. Konsensusi- nje kusht per Demokracine?

    As ketu nuk eshte kusht. Ne qoftese do te kerkonin qe Demokracia te ndertohej vetem ne shoqeri konsensuale, atehere jemi duke kerkuar asgje.Nje nej shoqeri konsensuale ndoshta Demokracia nuk do te ishte aq e nevojshme. Madje as vete Platoni as Makiavel, as Lock, nuk arriten te konceptonin "shoqrine e te bashkendjerit", as shoerine e " kultures homogjene". Keta nuk mund te ndertonin teorine e tyre mbi nje teren te paqene.

    Madje Demokracia eshte e domosdoshme pikerisht ne shoqerite jo konsensuale. Vete Demokracia kerkon mospajtim.

    Ne fakt, ketu mes nesh, mospajtimi eshte ne nje shkalle te larte, sa mund te quhet "konflikt". Ndersa shume politikane kane sjelle mes njerezish nje "zoteri" te panjohur qe quhet "Konsensus". Ky eshte prure per te krijuar edhe nje konflikt me shume, jo per te zgjedhur Presidentin.

    Komenti im:
    Frrok Cupi, ky analist rrevolucionar dhe patetik, thote disa te verteta ne editorialin e tij. Por te vertetat e tij jane te vogla, dhe nuk arrine te thote te verteten e madhe. Madje asnjehere gazetare te tille, te tipit rrevoluciaonar, nuk kane arritur te shkojne me tej nje "gerishje e lehte" e plages se madhe te shoqerise shqiptare. A duhet nje president konsensual? Une them se do te duhej dicka me shume se nje konsensus. Do te duhej qe me ne fund te pastrohej politika ne pergjithesi, dhe Partia Socialiste ne vecanti nga komunistet e konvertuar dhe metodat "alla sigurim". Do jete e veshtire, por jo e pamundur. Shpresojme se me ne fund shumica e shqiptareve e ka kuptuar kete domosdoshmeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deti_bajri : 24-05-2002 mė 06:03
    Shtepia e vjeter

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  4. Elita shqiptare e Maqedonise
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 17:08
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •