Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e arilda
    Anėtarėsuar
    27-03-2004
    Vendndodhja
    gjithkund e askund
    Postime
    67
    Vertete qe me fostoxine eshte e sigurt vdekja, sa ne rreth shoqeror thoshim nese te merzitet jeta pi fotoksine dhe max 1 ore je i vajtur.Kur kam qene ne Shqiperi kam pasur disa raste te tilla qe kane shpetuar gjalle, por nese e pi te tretur ne uje tableten ke shanca te shpetosh nese te jepet ndihma mjekesore sepse behet shperthimi kimik ne uje si fillim e jo ne brendesi te organizmit dhe vetem pas 72 oresh mund te flase mjeku edhe ne keto raste. Nejse D.D bashkohem me mndimin tend qe te kete kontroll te rrepte per tregtimin e saj dhe te disa kimikateve te tjera.

  2. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Shekulli

    Arsen Isai
    ELBASAN -
    ... Nė gjendje kritike pėr jetėn ndodhet dhe njė 18- vjeēare nga Belėshi. Burime tė spitalit thanė pėr gazetėn se 18-vjeēarja Lefterije D. lindur dhe banuese nė qytetin e Belėshit, ėshtė vetėhelmuar me njė sasi tė madhe bar miu fotoksinė. 18- vjeēarja nuk kishte shumė kohė qė ishte fejuar dhe mendohet se shkak i kėsaj tentative vetėvrasjeje ka qenė njė grindje pėr motive tė paqarta me tė fejuarin e saj. Mėsohet se dje nė mėngjes, vajza nuk ka shkuar nė shkollė. Ajo ka qėndruar nė shtėpi, ku dhe ėshtė mbyllur nė dhomėn e saj, pėr tė pirė helmin vdekjeprurės. Vajza e fejuar ėshtė zbuluar nga familjarėt dhe i fejuari dhe me shpejtėsi ėshtė dėrguar nė spitalin e Elbasanit. Sipas mjekėve, gjendja e saj mbetet e rėndė.
    wrong verb

  3. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga Koha jone:

    VETEHELMOHET NENA E BINJAKEVE

    Mirdite- Ka shpresuar per nje jete me te mire, por nuk eshte ambientuar me ate cfare ofron metropoli kur nuk e ke te garantuar mundesine per t'u ballafaquar me sfidat. Lindita Beci, 28 vjec, ish-banore e fshatit Zajs, komuna Selite, ka mbyllur syte perpara 2 javeve para dy vajzave binjake, secila 3 vjec e gjysme. Pasi ka gelltitur 2 tableta fostoksine, ka perfunduar ne morgun e njerit prej spitaleve te Tiranes. Ende pa dhene shpirt, eshte kujtuar t'u telefonoje te afermve dhe t'u lere si amanet perkujdesjen per dy vogelushet e saj te denuara tashme per t'u rritur vetem me kujtimin e mamase se tyre. Ngjarja e rende, por edhe e zakonshme, ka ndodhur nje dite me pare ne zonen e Bathores, ku familja Beci ishte akomoduar prej dy vitesh pas largimit nga Kurbneshi. Prej kohesh Lindita jetonte e vetme me dy foshnjet e saj, pasi bashkeshorti, Kastrioti, ishte emigrant ne shtetin helen. Hetimet perjashtojne pisten e situates ekonomike, pasi asaj i jane gjetur rreth 700 mije leke ne banese, te cilat i jane derguar nga bashkeshorti, si dhe baneses i ka qene paguar qeraja per nje vit.

    A.Ndoja
    wrong verb

  4. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga Korrieri:

    Vetehelmohet per arsye ekonomike nje 28-vjecare
    Faktoret ekonomike, dyshohet se kane shtyre nje 28 vjecare nga lagja "Skenderbej" ne Elbasan qe te ndermarre aktin e radhes se vetehelmimit. T.Toska 28 vjec, ka arritur ne gjendje te rende ne spitalin Kirurgjik te qytetit rreth ores 18.00 te dites se djeshme. Sipas policise, 28 vjecarja e ka perdorur helmin vdekjeprures ne kushtet e nje tronditje te thelle nervore per arsye ekonomike. Megjithate nje grup hetimor po punon per zbardhjen e shkaqeve. F.Salliu
    wrong verb

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DaDan .. me vjen mire qe krahas bahces letrare prashit dhe ne temat shoqerore..


    Keto ngjarje te dhimbshme ska se si te mos na tmerrojne e te cirremi sa te mundim qe te mbaroje nje dite ky ankth.

    Fotoksin-piresit sic del nga lajmet jane femra kryesisht e kryesisht femra fshati ose provincash.

    Vec tmerrit te faktit se keto jane njerez na tmerron fakti se jane femra e bile nje pjese Nena me femije te vegjel.

    Ku jane Burrat?
    Ku jane zyrtaret?
    Ku jane polic-prokuror-gjykatesit e shoqatat e ne ne pergjithsi..?

    Kerkund..

    "Linditat" gjejn me gjakftohtesi helmin ..presin tu largohen pak caste te afermit dhe kryejne KRIMIN e vet vrasjes..

    Nje shtet i mire duhet te jete profilaktik ne cdo segment te jetes njerzore..

    Pra asnje mase parandaluese nuk shikojme.. as ajo me e thjeshta nuk behet nga Shteti.. pra Te bllokohet ky ilac vdekje prures qe sic e kam thene me pare i ka mbytur a jo me siguri 20 -30 minj ne gjithe Shqiperine por i ka cuar ne ate vdekjen e sigurte ne ate Bote qindra Vajza te reja e Nena me femij te vegjel..

    Ku eshte ajo ..institucioni pergjegjes direkt per kto tragjedi..qe quhet MINISTRIA e Kujdesit Social?

    Kerkund..

    Jan nderruar dhjetra ministra e ministresha ne kete Ministri fjalshume e pune boshe dhe jam i sigurte se sejcili nga keta ministresha e ministra i ka bere vilat e benzat gjat ditve qe kan ngrohur kolltuqet e kesaj ministrie por sdi asnje rast qe kjo mInistri te jet gjendur sikur njehere prane nje te Mjeruare qe behet gati te pije te tmerrshmen fotoksine e tja ket ndezur driten e shpreses per jete..e te kete shpetuar nje Jet njeriu e nje familje nga tragjedia..

    Valle ska nepunsa Shteti?

    Ka me mijra.. por nuk cajne koken..

    Pabet..Vererat.. Vilat .. Tenderat.. Mercedesat.. bredhjet ne Milano e Struge e Krete jane Puna e vetme qe bejne nepunesit e Shtetit tone.. me ne krye Sheikun e pangopur ne qejfe Fatos Thanasin..

    Partia PS..parti gjoja e Masave te varfera e parti e kujdesit social e parti gjoja e Humanizmit .. nuk ka bere asgje per te ndaluar kte tragjedi te perditshme..

    Kjo Parti do mbahet mend per Revolucionin e pergjakshem te 97-tes.. e per vjedhjen e thesarit te Shtetit e te miliarda euro-dollareve.
    Sikur 1 % e lumit te Parave qe qarkullon e ben rrush e benza e vila e kumbulla kjo parti Mafiozesh te shkonte ne fshatrat e familjet e mjera do ishin shpetuar mijra vogelush nga humbja e Nenave..

    Cfar do nje Fotoksin Pirese qe te mos pije Fotoksine?

    Dy fjale te ngrohta nga nje nepunse Shteti..

    Pse merzitesh ti Moter..Ja ne si komune a ministri do te japim nja 200000 leke ti veshesh femijet e ti cosh ne shkolle a kopesht.. ja ty do te te fusim ne pune si pastruese lulishteje ose shkollash.. Ja do ta biem nje firme ndertimi te ti riparoje birat e catise a dritaret.. Ja do te biem nje doktor te ta vizitoje femijen qe e ke te verdhe e jeshil ne faqe e tere qurre e lecka e ta paguajme ne spital-doktor-farmacine..
    Te ka rrahur burri e ste do Vjehrra e te ka lene i fejuari..edo te pish fotoksine...

    Po ja na ke neve..Shtetin social qe te mbrojme e te japim te drejte e mundesi te jetosh me balle larte..se Ne .. Shteti .. kudo ..ne fshat e qytet jemi superfuqi e nuk te leme te te trajtojne si ne Somali e Zimbabve se jemi Shtet euro atlatikso socialist..me ne krie Zogun e qiejve..me fal qejveve shokun Nanos..

    Ne sic dime te bejme ministresha tere kurvicat e Zyrave te PS-se dime dhe te bejme ty oj moter Belsharake a Lapardharase te te vije ne qejf deshira per jete..

    Ne PS-ja sic dime te trullosim fshataret te na votojne ..jemi aq ne gjendje te ti bindim burrat tuaj te mos ju rrahin e te mos deshperoheni ne ate fshatin tuaj e te ndjeheni te braktisura e te pini Fotoksine..
    Ne PS -ja qe dime te pijme Shampanje ne Rogner e Paris do ju japim shprese juve fshatarkave qe votoni per ne qe ne vend te Fotoksines te pini te pakten Birre pe Korce a Tirane..ose uje Vjose a Osumi ..

    Ja me keto pak gjera po te duan Nepunset cicmdhaja te PS-se mund te shpetojne qindra Fotoksin pirese..


    Mirpo Shteti PeS -eist punon vec per nje grusht grash.. te llojit Rudina..
    Kusuri..ne meshire te Zotit..

    Po i nderuari RROK MIRDITA faqe rruari taze e tesha hekurosuri.. cfar po ben tash 10 vjet ne krye te Kishes Katolike?

    Asnje fshat Katolik nuk e shpetoi nga Tonin Tutoret e Zef Kriminelat .. e asnje Mrik e Drande nuk e ndolli ne kishe e tja forcoje shpirtin e tja largoje mendimin per vetvrasje..

    Po Hoxhallaret c'po bejne..

    Apo vec numerojne petrol-dollaret e Arabise e te Libise..e rrihen e vriten per troje vila-gratacielash sikurse i ndjeri kryetar komuniteti e spiun dege.. Tivari..

    Po keta kabuni-Ashure-ngrenesit e Teqeve a skane tjeter pune vec te puthen me Ilir Meto Nano-Mejdanet?

    Po Shkollat a punojne me vajzat qe te mos shkojne ne Fotoksin per nje 4 a per nje dashuricke me qafleshin e lagjes..??

    Kemi dy vjet qe flasim ketu per keto gjera.. e ato vazhdojne cdo dite..
    Pra ne Shqipot sjemi te zote te levizim asgje per mire..

  6. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrgjithėsisht tė jap tė drejtė Brari.
    Dje tek Panorama shkruante Besnik Mustafaj, Vdekje e palavdishme e shqiptareve. Tani faqja ėshtė ndruar e unė nuk di ku ta gjej e ta postoj por ai, tek tre arkitipet, siē i quante vete, tė parin radhiste vdekjet nga fostoksina. Kishte dhe njė mbyllje, me pyetjet tė llojit "pse shkroi shkrimtari."
    Pėr mua ai ėshtė mė shumė se shkrimtari, ėshtė opozita, qė unė dua tė marrė pushtetin nesėr, e qė ti nuk e pėrmend mė lart.
    Ai nuk jepte as zgjidhje, e as nuk kėrkonte gjė. Ē'farė pret, nėse e di si mund tė ndalohet fostoksina. Nėse nuk e di ta mėsojė, nė mos tė vdekurit nuk ngrihen nga varri tė votojnė pėr tė.

    Ndėrkohė,
    nga Koha jonė:

    VETEVRITET 13-VJECARJA

    FIER - Vret veten nje 13-vjecare nga fshati Bocove e komunes Levan ne rrethin e Fierit. E mitura, Flutura Jarua, u vetehelmua, pasditen e se henes, ne shtepine e saj, konkluduan hetimet e para te policise. Vajza kishte marre 2 kokrra fostoksine dhe i kishte kaperdire me qetesi, por shendeti i saj u perkeqesua pas pak. Ne oren 16, ajo u paraqit ne gjendje shume te rende ne spitalin e qytetit te Fierit, ku vdiq ne mbremje, megjithe perpjekjt e nje mjeku toksikolog per ta shpetuar. Zyrtarisht, motivi nuk behet i ditur, por thuhet se grindjet e saj me te emen e shtyne te ndermerrte veprimin per t'u vetevrare. Ne diten e fundit te jetes, kishte porositur nje kusherire te saj t'i blinte kokrrat e helmit. 13-vjecarja kishte braktisur shkollen 3 vjet me pare, dhe rrinte e mbyllur ne shtepine e saj, ne fshat. Keshtu, qendrimi i saj pa u angazhuar, per nje kohe te gjate, shkeputja nga jeta shoqerore dhe kultura e manget ne raport me shoqet e shkolles, mund te kene ndikuar ne vendimin e saj. G.R.
    wrong verb

  7. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    dhe Panorama:

    SOKRAT NDREĒKA

    LUSHNJE

    Vetėhelmohet teksa punonte nė arė babai i dy fėmijėve. Pesė kokrra bar miu kanė mjaftuar qė 44-vjeēari Bani Basha tė humbė jetėn tė shtunėn, pak minuta pasi kishte gėlltitur helmin.

    "Fotoksinėn e kam pirė me dėshirėn time. Jam mėrzitur nga jeta. Ju lutem mė lini tė vdes". Kėto kanė qenė fjalėt e Bashės, pasi ka pėrfunduar nė urgjencėn e spitalit tė Lushnjės. Por, megjithėse mjekėt reanimatorė janė munduar ta shpėtojnė nga vdekja, veprimi i 5 kokrrave ka qenė i pashmangshėm. Sipas tė dhėnave tė policisė dhe tė tė afėrmėve tė viktimės, 44-vjeēari ka qenė duke punuar nė arėn e tij tė fshatit Rrupaj pasditen e sė shtunės, ashtu siē bėnte zakonisht. Nė njė moment pushimi, Basha ka gėlltitur pesė kokrra bar miu, me qėllim t“i jepte menjėherė fund jetės. Kanė qenė tė afėrmit e viktimės qė e kanė parė tė shtrirė nė tokė njeriun e tyre dhe menjėherė kanė organizuar punėn pėr t“i dhėnė ndihmėn e parė me mjete rrethanore. Mė pas janė angazhuar pėr ta dėrguar me urgjencė drejt spitalit, mes tė cilėve dhe i vėllai i Bashės, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe kryeplaku i fshatit Rrupaj. Gjatė minutave tė pakta nė spital, i vetėhelmuari ka mundur qė tė pohojė me gojėn e tij se helmin e kishte pirė me dėshirėn e tij se donte t“i jepte fund jetės. "Nuk e korr dot jonxhėn pėr bagėtinė. Nuk kam mundėsi fizike ta bėj kėtė punė tė pėrditshme", ka thėnė 44-vjeēari. Fjalėt e fundit tė thėna nė spital i kanė mėsuar dhe tė afėrmit e tij, tė cilėt kanė shpjeguar mė pas se, Basha kishte probleme fizike dhe pikėrisht kėto mund ta kenė bėrė qė tė kalojė nė njė depresion tė momentit, duke pirė dhe helmin. Si pasojė e njė fatkeqėsie, njė nga duart e tij kishte zhvillim tė ngadaltė dhe mė vonė i janė shfaqur dhe shenja paralize. Mund tė ketė qenė kjo arsyeja qė viktima nuk ka pėrballuar dot lodhjen fizike. Ai ka ndėrruar jetė nė spitalin e Lushnjės, pasi sipas mjekėve reanimatorė, pėrhapja e fostoksinės e kishte kaluar nė njė gjendje tė pashpresė. Vitet e fundit, 44-vjeēari kishte ndėrtuar njė shtėpi me kursimet dhe tė ardhurat qė nxirrte nga ekonomia private. Bashkėfshatarėt qė e njohin nga afėr tregojnė se vite mė parė ai ka punuar nė emigracion. Pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje po punon njė grup ekspertėsh, tė cilėt do tė japin dhe pėrfundimet pėr ngjarjen e rėndė nė familjen Basha.
    wrong verb

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume fshatare po vet helmohen.

    Megjithse jane bere deri diku pronare toke perseri fshataret shikojne vajtjen e punen pertej kufijve si mundesi te sigurimit te jeteses e jo te ardhurat nga Toka e tyre.

    Kjo tregon se dhe Toka e punuar nga krahet e fshatarit nuk mjafton te siguroje jet normale.
    Pra duhet teknika.

    Shtetet komuniste krijuan te ashtuquajturat SMT (stacione te makinave e traktoreve) .
    Ne parim detyra e tyre ishte qe te gjinden ne ndihme te fshatarit Makineria e nevojshme bujqesore per te kryer punet ne tokat e fshatarit.

    SMT -ja ishte pron e shtetit dhe presupozonte qe me nje qera te arsyeshme te ndihmohej fshatari me tekniken e perparuar.

    Ne Shqiperi SMT-ja punonte me qera per Kooperativat meqense fshatarit ju dha te shtunen Toka (dhenia e Tapive..e keni pare nga filmat e Tiranes.. e te dielen ju muarr perseri me keng e valle e u rrasen ne koperative sipas parimit "vullnetar" ..fshatari para..polici mbas..

    SMT-ja e shtetit sic me kan thene njerez qe i dine kto gjera.. punonte tokat e fshatit dhe u merrte kooperativave qerane per punen e bere..

    Thone se qeraja qe merrte shteti ishte aq e larte sa kooperativat ne fund nuk kishin ctu jepnin fshatareve (antare te kooperatives) nga te ardhurat sepse e gllaberonte SMT-ja..

    Plus asaj ishte shteti qe u diktonte kooperativave se cfar duhej te prodhonin..

    I binte qe nje koperative e Librazhdit psh.. qe kish nje parcele buz lumit e nje ne maj te Sopotit te mbillte grure e puna per ta mbjelle ate grure e per tja cuar Shtetit ish aq jo-Rentabel sa ne xhep te fshatarit nuk mbetej asgje..e djersa e mundi shkonin dem..


    Megjithse ishin te bindur se kjo politike ishte e gabuar duke filluar nga Hyso Kapo ramizat e deri tek Rrapushet e Frroket e fshatit askush nuk guxonte te kundershtonte..
    Jo me kot u shpiken Operativet..

    Ata ishin terbaciotas ose bilishtare e Lapardharas qe megjithse ishin bij fshataresh dinin te zhbirilonin cdo pesh peshe te ndonje fshatari kunder politikes agrare-skllaveruese te PPSH-se..

    Kjo beri qe 40 e ca vjet dit-puna e paguar e fshatreve ne koperativa te ishte katastrofale.. Pra 20 -30-40 lek ne dite..

    Duke ja ngushtuar e asgjesuar dhe at oborr privat me kalimin e viteve .. Shteti i beri fshataret Kafshe pune te llojit te Korese Veriore..

    Jo me kot tere djemt e fshatrave donin te beheshin oficere e ushtare..te pakten per te ngopur barkun me buke..

    Urija e gjate..gati 50 vjet rresht krijoi me dhune.. nje monster.. fshatarin e epokes enveriste.. hajdut..servil..medioker ..te pa bese e te pa ftyre..

    Vazhdoj neser kte teme.. e do dal tek fotoksina..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ------
    Historia e Merita Markjes, e shtruar nė gjendje tė rėndė nė Spitalin Ushtarak


    Pi valium pėr dhėmbėt e prishur
    24-vjeēarja: Desha tė vdes se nėna nuk mė dha para


    Dorina Topollaj

    Sapo ka mbushur 24 vjeē, por ėshtė hera e dytė nė jetėn e saj qė tenton tė vrasė veten.

    Merita Markja nga Kamza ėshtė lodhur nga borxhet e familjes, nga pamundėsia financiare pėr tė bėrė gjėrat mė elementare, si pėr tė mjekuar njė dhėmb, nga zėnkat me mamanė e saj apo nga grindjet e vazhdueshme me tė dashurin. Ajo ka gjetur njė zgjidhje, tė mbushė grushtat me qetėsues dhe t’i gėlltisė me shpresėn se nuk do tė vuajė mė. “Pėr tri ditė kam gėlltitur rreth 50 kokrra valium, sepse doja tė vdisja”, thotė 24-vjeēarja qė ėshtė shtrirė nė njė krevat nė Spitalin Ushtarak, ndėrkohė qė nėpėr tubat qė ka tė lidhura nė krah, pikon ritmikisht serumi. Flokėt e verdha i kanė rėnė mbi fytyrė, por nuk ka fuqi t’i rregullojė, flet me zė tė ulėt dhe duket shumė e lodhur. “Jam rrėzuar dy herė mbrėmė, ngaqė pasi ngrihem nga gjumi ndihem keq dhe shumė e kėputur”, thotė ajo duke treguar shenjat e rrėzimit. Megjithėse Merita ėshtė vetėm 24 vjeēe, nuk gjen asnjė arsye pėr tė jetuar. Sipas mjekėve, ēdo ditė nė kėtė spital vijnė 2 - 3 raste me vetėhelmim. Pjesa mė e madhe e tyre abuzon me qetėsues, por tė shpeshta janė edhe rastet me fostoksinė. “Herėn e parė qė u shtrova nė spital, kisha pirė valium, sepse u zhgėnjeva nga i dashuri”, tregon Merita, kur tentoi tė vrasė veten katėr vjet mė parė. Ndėrsa tani, Merita Markja nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, tregon se ka mė shumė arsye pėr tė bėrė njė gjė tė tillė.

    Pse ndodhesh nė spital?
    Kam pirė valium, pėr t’u vetėvrarė, prandaj ndihem keq.

    Tė kujtohet sa kokrra valium ke marrė?
    Kėto tri ditėt e fundit kam pirė nga 16 kokrra nė ditė.

    Po pse i ke pirė?
    Desha tė vdes. Kam shumė probleme familjare. Familja ime ka ardhur nga Dibra, rreth 7 vjet mė parė. Ne po ndėrtojmė njė shtėpi. Tani pėr tani jetojmė nė njė dhomė tė vetme, unė, motra, mami dhe babi. Pėr tė ndėrtuar shtėpinė, kemi marrė 10 milionė lekė borxh. Unė nuk e duroj dot borxhin. Nė shtėpi gati ēdo ditė zihemi pėr lekė. Unė i kam dhėmbėt shumė keq. Dje pata dhimbje tė mėdha, ndaj i thashė mamit tė mė jepte ca lekė, pasi kam njė vėlla nė Itali dhe na ka dėrguar ca lekė. Mami mė tha qė do vij edhe unė me ty kur tė mjekosh dhėmbin. Por unė nuk desha qė tė vijė ajo, sepse ėshtė shumė e sertė dhe kisha frikė se do tė grindej me dentisten. I thashė tė m’i jepte mua lekėt, por ajo nuk pranoi. Veshi rrobat dhe iku, mė tha vdis, po deshe. U mėrzita shumė, mora njė grusht me kokrra valiumi dhe i gėlltita.

    Ke pirė herė tjetėr valium?
    Unė pi shpesh valium, se nuk mė zė gjumi dhe po tė mos pi, shoh ėndrra tė kėqija. Por nuk pi shumė. Vetėm katėr vjet mė parė, kam pirė shumė valium dhe madje jam shtruar nė spitalin e Dibrės, sepse isha te motra e martuar qė kam atje.

    Pse more valium atėherė?
    I dashuri im ishte tallur me mua, dhe unė isha shumė e mėrzitur.

    Po tani je e fejuar?
    Jo, por jam e dashuruar. Kam dy muaj qė jam lidhur me njė djalė qė e dua shumė.

    Si ia kalon me tė?
    Mirė ia kaloj. Por dje u mėrzita edhe me tė, sepse e mora nė telefon dhe i thashė qė mė ka marrė malli, ndėrsa ai mė bėrtiti duke mė thėnė se kam halle tė tjera unė.

    Sa fėmijė jeni?
    Ne jemi tre fėmijė. Unė kam dy motra dhe njė vėlla. Njė motėr e kam tė martuar, vėllain e kam nė Itali bashkė me tė fejuarėn, ndėrsa motra tjetėr ėshtė beqare si unė.

    Me ēfarė merren prindėrit e tu?
    Babai punon tokėn, ndėrsa mamaja nuk punon.

    Po ti punon?
    Jo unė nuk punoj. Pjesėn mė tė madhe tė kohės qėndroj nė shtėpi.



    Pacientja nė spital pa tė afėrm

    Merita Markja, ėshtė shtruar nė dhomėn e urgjencės nė katin e parė tė repartit tė toksikologjisė, nė Spitalin Ushtarak. Ajo ka ardhur e vetme nga shtėpia e saj nė Kamėz, pasi ėshtė ndjerė shumė keq. “U ndjeva shumė keq dhe shkova tė bėj njė serum nė qendrėn shėndetėsore tė Kamzės, por atje mė kėrkuan lekė”, tregon 24-vjeēarja qė mezi ka ardhur deri nė Spitalin Ushtarak. Ajo ka njoftuar fqinjėt para se tė nisej, por deri tani nuk i ka ardhur asnjė i afėrm. “Kam njofuar edhe njė shoqe tė mamasė qė banon kėtu afėr spitalit, por ajo mė tha se ėshtė e sėmurė pėr vete”, tregon me gjysmė zėri Merita. Shpeshherė shikon nga dera, se mos duket ndonjė njeri i saj, por mė kot. “Mė kanė thėnė mjekėt se duhet tė dal, por nuk po vjen tė mė marrė asnjė njeri”, thotė Merita gati nė tė qarė. E afėrmja e njė tė shtruare tjetėr, nė krevatin pėrbri, tregon se Merita ka shumė pak kohė qė ka pushuar sė qari. “Do shkoj prapė me linjėn e Kamzės, vetė”, vazhdon 24-vjeēarja me qepallat gati nė tė mbyllur nga lodhja.



    Mjekėt
    Vetėhelmimet, rreth 90 raste nė muaj

    Mjekėt e spitalit nė repartin e toksiko-logjisė, tregojnė se ēdo ditė nė urgjencėn e kėtij spitali vijnė 2-3 raste me vetėhelmim. Sipas tyre, mėnyrat e vetėhelmimit janė tė ndryshme. Tė shumtė janė ata qė abuzojnė me qetėsues. Sipas tyre, valiumi ėshtė njė ndėr qetėsuesit qė pėrdoret mė shpesh. Mjekėt tregojnė se pėrdorimi me doza tė tepruara i kėtij qetėsuesi, sjell dėmtime nė shėndetin e pacientėve, pasi kthehet nė lėndė helmuese dhe gjithashtu i bėn ata tė varur prej tij. Sipas bluzave tė bardha, njė njeri qė abuzon me qetėsues, pra, qė pėrdor mė shumė se ē’duhet, kur ngrihet nga gjumi, ndihet shumė i lodhur, i vjen pėr tė vjellė dhe ka edhe shqetėsime tė tjera qė vijnė si pasojė e efekteve anėsore tė qetėsuesit. Po sipas mjekėve, edhe rastet e helmimit me fostoksinė, nuk janė tė pakta.


    ---------

    Merita .. pra megjithse ka dite ne spital asnje "Pjesez e shtetit socialist " nuk i eshte afruar per ta sjelle ne gjendje pak optimiste...

    Duhej ne fakt qe punonjsja sociale e Kamzes ose kryetari i komunes ose deputeti i zones te vinin ne Spital e te bisedonin me kte fukareshe fshatare..

    Ajo mbas disa ditesh perseri do bej te njejten gje.. por kte radhe jo me valium por me fotoksine..

    Shteti i zene me projekte franceze edviniste nanoiste ska kohe te merret me Meriten..

    Gratacielet e Rudinave kane rendesi..

    Katundaret e Dibres duheshin dikur vec per ndertim ..per zbulim shkelsash kufiri.. e sot duhen per ditet kur votohet ndonji haxhi Llesh a ilir gjon..

  10. #20
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kesaj here te jap te drejte dhe me. Si ti, Mustafaj dhe dhjetra gazetare e mjeke qe na njoftojne tash sa vite mbi (vete)helmimet shquani bash bukur lidhjen Shkak Pasoje tek individi, varferia, sistemi, etj.
    Ajo qe une kam shkruar, pa e cutur fare kete pike te cilen s'dime ndonje fuqi prapavepruese ta veme ne pune, eshte dallimi i lidhjes Shkak Pasoje tek mjeti qe keta njerez perdorin. Helmi.
    E ne kete e ndalojme, e kontrollojme qe te mos ju bjere ne dore. Kjo eshte e gjithe historia. Kjo "Sot vendoset" Brari, pushteti vendoset kur te behen zgjedhjet.
    Te mos tringellijne me kembana andej nga anet tona?
    wrong verb

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!
    Nga baby dream nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 06:40
  5. Keshillat e djallit
    Nga Mina nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •