Duhet te kete milionere por jo te fabrikuar nga mafia..pra te krijuar nga zyrat e shtetit me qellim qe x te behet milioner e qe milionat te derdhen ne xhepa te caktuar mes zyrtareve e bisnesmeneve..
Nuk di asnje milioner tani qe te jete bere me pune te palodhur fizike apo me mencuri ne biznes te ndershem..
Pra.. jane kta lloj milionersh pa kemi dhe fotoksinpires..
Ne nje teme te vecante mir eshte te trajtojme se si u bene milioneret e cilet jane ata..
Ja psh nje profil milioneri.. te cilin une e kam permendur me pare por dhe Lesi e permend kur tregon se si per te provuar Nanon merr 50 000 dollar borxh tek Xhani e qe i harxhon brenda nates ne Rogner me Nanon..
Shekulli..shkruan:
...........
nga Pėrfaqėsuesit e organit tė akuzės pohojnė se Albert Xhani nuk ka depozituar asnjė lek nė bankat shqiptare
Prokuroria: Xhani u arrestua sepse mund tė arratisej
Llogaritė bankare tė Albert Xhanit janė zhdukur nga Shqipėria. Ai tėrhoqi 5.1 milion USD nga VEFA
Ened Janina
TIRANĖ- Frika e arratisjes sė Albert Xhanit nga Shqipėria ėshtė shkaku kryesor qė organi i akuzės ka vendosur ta arrestojė atė. Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme pohojnė se kjo frikė ėshtė pėrforcuar pas njė kontrolli tė ushtruar nė tė gjitha bankat e Shqipėrisė, me qėllim sekuestrimin e pasurive tė Xhanit. Ky kontroll ka treguar se shtetasi Albert Xhani nuk ka asnjė llogari bankare nė bankat shqiptare. Lajmi ėshtė pohuar dje, nga burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjitshme. Sipas tyre, ekziston mundėsia qė Xhani tė ketė transferuar paratė e tij nė ndonjė bankė jashtė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė mos bllokohen nga shteti. Ai akuzohet pėr tjetėrsim tė pasurisė me njė vlerė prej 5.1 milionė dollarėsh amerikanė.
Akuza
Albert Xhani ėshtė marrė i pandehur nga Prokuroria e rrethit Tiranė mė 16 janar tė kėtij viti. Ai ishte nėn hetim prej kohėsh dhe mė 16 janar, prokuroria i komunikoi akuzėn e tjetėrsimit tė pasurisė. Nė atė kohė Xhani ėshtė paraqitur personalisht nė prokurori, ku ka kontaktuar me prokurorėt e ēėshtjes. Ai u ka deklaruar atyre se ishte i pafajshėm si dhe ka dhėnė garanci qė nuk do tė largohej nga vendi. Ai ėshtė shprehur i gatshėm tė bashkėpunojė nė hetimin e ēėshtjes. Disa javė mė pas, prokuroria bėri njė kėrkesė, e cila u miratua edhe nga gjykata, pėr sekuestrimin e tė gjitha pronave tė shtetasit Albert Xhani si dhe pėr bllokimin e parave qė ai ka nė bankė. Ky vendim i kaloi Zyrės sė Pėrmbarimit dhe Hipotekės, por nuk shkoi shumė kohė dhe pėrmbaruesit kthyen pėrgjigjen se shtetasi Albert Xhani nuk ka llogari bankare nė bankat shqiptare. Nė lidhje me kėtė ēėshtje edhe prokuroria kreu verifikimet e veta, nga tė cilat u arrit nė pėrfundimin se Xhani nuk ka asnjė lek tė depozituar nė bankat qė operojnė nė Shqipėri. Hetuesit e ēėshtjes kishin marrė informacione mė parė se Xhani kishte para nė bankat shqiptare dhe zhdukja e tyre shqetėsoi prokurorinė. Ēėshtja u dėrgua pėr gjykim, por prokuroria brenda njė jave e tėrhoqi sėrish dosjen pėr ta plotėsuar me materiale shtesė. Kėtė herė, frika e prokurorisė kishte tė bėnte me vitin kur ėshtė kryer vepra penale, nė vitin 1996, ndėrkohė qė ishte amnistuar nė vitin 1997. Krerėt e Prokurorisė sė Tiranės u konsultuan nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe nė fund vendosėn qė tė bėnin arrestimin e Xhanit. Ata pėrpiluan njė kėrkesė, tė cilėn e dorėzuan nė gjykatė pasditen e sė shtunės. Gjykata e miratoi kėrkesėn e prokurorisė dhe vendosi pėr shtetasin Albert Xhani masėn e sigurisė “arrest me burg pa afat” nė mungesė. Ky vendim u ekzekutua mėngjesin e sė djelės nga ana e policisė sė kryeqytetit.
Tjetėrsimi i pasurisė
Akt-akuza e prokurorisė flet pėr njė “borxh” qė Xhani i kishte kompanisė VEFA me vlerėn e 5.1 milionė dollarėve. Nė vitin 1996 ai dhe Vehbi Alimuēa krijuan shoqėrinė “VEFA Plus”. Xhani ishte pronari i disa objekteve nė Pėrmet dhe i kėrkoi Alimuēės qė tė bėhej ortaku i tij. Pronat e Xhanit u vlerėsuan me shifrėn 1 milion dollarė dhe VEFA do tė merrte 49% tė saj. Pėr kėtė pjesė, Alimuēa pagoi 490 mijė dollarė. Xhani kishte rolin e kėshilltarit dhe administratorit tė kompanisė. Ai i kėrkoi Alimuēės para tė tjera pėr tė zgjeruar kompaninė. Alimuēa lėvroi njė fond prej 2.3 milionė dollarė, me tė cilat u blenė nė vitin 1996, 12 objekte nė qytetin e Pėrmetit. Ndėrkohė, nė vend qė pronat tė regjistroheshin nė emėr tė shoqėrisė, ato u regjistruan nė emrat e Albert Xhanit dhe bashkėshortes sė tij. Prokuroria pretendon se kėtu fillon vepra penale e tjetėrsimit tė pasurisė. Nė fund tė vitit 1996, kur firmave piramidale po u vinte fundi, Xhani dhe Alimuēa lidhėn njė tjetėr marrėveshje. Ata bėnė rivlerėsimin e pronave tė blera me paratė e Alimuēės dhe si administrator i kompanisė, Xhani ia shiti VEFA- s pėr shifrėn e 11.3 milionė dollarėve. Sipas burimeve zyrtare tė prokurorisė, deri tani ėshtė vėrtetuar qė Albert Xhani ka tėrhequr 5.1 milionė dollarė nga firma VEFA. Vetė Xhani dhe avokatėt e tij e kanė pranuar kėtė fakt, por ata kanė pohuar se vepra penale ėshtė amnistuar nė verėn e vitit 1997.
01/06/2004
......
Krijoni Kontakt