Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga shekulli:

    Tre tė vetėhelmuar nė dy ditė, njė grua nė koma

    Arsen Isai
    ELBASAN- Njė grua 29- vjeēare ndodhet nė gjendje kome, pasi ka tentuar t’i japė fund jetės, ndėrkohė qė ky ėshtė rasti i tretė i vetėhelmimit brenda dy ditėve tė fundit. Rajmonda Sh., 29 vjeēe, nėnė e 3 fėmijėve, lindur dhe banuese nė fshatin Shushicė nė Elbasan, ka mbėrritur dje nė spitalin e Elbasanit, pasi ka pirė njė sasi rogori qė pėrdoret ndaj insekteve qė brejnė hardhitė e rrushit. Nga hetimet e para mėsohet se shkak i kėsaj tentative kanė qėnė grindjet e vazhdueshme tė 29-vjeēares me bashkėshortin e saj. Ndėrkohė nė dhomat e reanimacionit tė repartit kirurgjik, ndodhen dhe dy tė vetėhelmuar tė tjerė. Ata kanė mbėrritur atje dy ditė mė parė dhe pas ndihmės mjekėsore ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Genti D., 26 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen "Beqir Dardha", nė Elbasan, u vetėhelmua me njė sasi ilaēesh antidepresivė, thanė pėr gazetėn, burime tė policisė. Burime tė spitalit thanė pėr gazetėn se 26- vjeēari, mbėrriti nė gjendje tė rėndė por aktualisht ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrkohė qė policia po heton mbi shkaqet e kėsaj tentative vetėvrasjeje. Po dy ditė mė parė, nė spitalin e Elbasanit mbėrriti nė gjendje kome dhe njė 21- vjeēare nga ky qytet. M.Gj., e pamartuar, kishte pirė njė sasi tė konsiderueshme bar miu dhe ndodhet nė gjendje tė rėndė nė spital. Familjarėt kanė pohuar se nuk i dinin shkaqet e vetėhelmimit tė vajzės sė tyre. Vetėm gjatė majit janė shėnuar katėr raste tė tentativave tė vetėflijimit. Kurse gjatė kėtij viti shėnohen 90 raste me rreth 15 tė vdekur. Pjesa mė e madhe janė vajza dhe gra nga fshatrat e qarkut tė Elbasanit.
    wrong verb

  2. #22
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    koha jone

    VETEHELMOHET E MOSHUARA

    Papritur ajo merr helmin dhe e pi. Nje 66-vjecare eshte vetehelmuar me fotoksine. Sanie Avduli, nga fshati Kerkove i Vlores, ben lufte me vdekjen ne repartin e reanimacionit ne spitalin e Vlores. Sipas burimeve policore, e moshuara ka dashur t'i jape fund jetes duke pire helmin e fotoksines. Sapo ajo eshte diktuar nga te afermit, eshte percjelle me urgjence ne spitalin e qytetit. Pas ekzaminimeve qe i jane bere te moshuares, eshte konstatuar se helmi i fotoksines ka vepruar shpejt dhe se 66-vjecarja ndodhet ne rrezik per jeten. Megjithe ndihmen e dhene, mjeket nuk japin shprese per jeten e saj edhe per shkak te rezistences se ulet qe ka e moshuara dhe demi qe ka sjelle helmi qe perdoret per dezifektimin e hardhise. Nga ana tjeter policia kriminale ka marre ne pyetje familjaret per te

    zbardhur shkaqet dhe rrethanat qe e cuan gjyshen e shtepise te vetesakrifikohej. Deri mbreme askush nuk dinte te tregonte c'kishte ndodhur me te moshuaren, cili ishte shkaku qe ajo ndermori nje akt te tille. Familjaret kane mohuar cdo konflikt te mundshem me te.
    wrong verb

  3. #23
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    DURRĖS- Njė 21-vjeēare i ka dhėnė fund jetės duke konsumuar fotoksinė. L. Likmeta, banore
    nė fshatin Ishėm tė rrethit tė Durrėsit e viktima e radhės sė vetėflijimit. Vajza ėshtė dėrguar me urgjendė nė drejtim tė spitalit ushtarak tė Tiranės, ku dhe ka gjetur vdekjen, thanė pėr gazetėn burimet. Burimet e policisė nuk kanė dhėnė motive lidhur me kėtė rast, duke nėnvizuar se janė nė process hetimi. Ėshtė pėr t’u evidentuar fakti se kjo ėshtė viktima e gjashtė e vetėvrasjes qė nga fillimi i kėtij
    viti nė qarkun eDurrėsit.Nė katėr raste viktimat kanė pėrdorur fotoksinė. Nė pėrgjithėsi, shkaqet e kėtyre vetėvrasjeve kanė qenė depresionet e shkaktura kryesisht nga problemet ekonomike, drama nė dashuri apo dhe probleme tė natyrės psikike depresive.
    wrong verb

  4. #24
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Misteri, 22-vjeēari tenton vetėhelmimin me fotoksinė


    S. Gozhina
    BERAT- Njė 22-vjeēar nga rrethi i Beratit ka tentuar t’i japė fund jetės pėr motive ende tė panjohura. Elton Mara, 22 vjeē, nga fshati Kozare i rrethit tė Beratit, ėshtė gjetur nė gjendje tė rėndė nga tė afėrmit e tij, tė cilėt mė pas e kanė dėrguar nė spitalin rajonal tė Beratit, ku dhe ndodhet nė rrezik pėr jetėn. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se nė paraditen e djeshme rreth orės 11:00, i riu Mara ka qėnė me njė grup shokėsh nė lokalin e fshatit Kozare, ku dhe ka konsumuar njė sasi tė konsiderueshme alkoli. Mė pas 22-vjeēari ka shkuar nė banesėn e tij. Ai ėshtė mbyllur nė dhomė ku dhe ka pirė helmin vdekjeprurės. Qėndrimi i tij i gjatė nė dhomė ka bėrė qė nėna tė shqetėsohet pėr djalin. Ajo ka hyrė aty rreth orės 17:00 tė ditės sė djeshme dhe ka mbetur e tronditur kur ka parė tė birin duke nxjerrė shkumė nga goja. Menjėherė ka lajmėruar tė afėrmit tė cilėt e kanė dėrguar 22-vjeēarin nė spitalin e Beratit. Burime nga ky spital thanė pėr gazetėn se Elton Mara ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, pasi ai ka kapėrdirė njė sasi tė konsiderueshme fotoksine dhe pėr mė tepėr kjo tentativė vetėhelmimi ėshtė diktuar me vonesė nga familjarėt. Ndėrkohė policia po punon pėr tė zbardhur shkaqet e kėsaj tentative vetėvrasjeje. Ky ėshtė rasti i 15 i vetėvrasjeve dhe tentativave tė vetėvrasjeve qė regjistrohen nė qarkun e Beratit gjatė kėtij viti.


    27/05/2004
    KATEGORIA: Kronikė nga rrethet
    wrong verb

  5. #25
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Vetėhemohet nėna e katėr fėmijėve


    V. Muēaj
    FIER- Njė 43- vjeēare, nėnė e 4 fėmijėve i ka dhėnė fund jetės, pėr motive ende tė panjohura. Nadire Bani, lindur ne fshatin Kuqar dhe e martuar nė fshatin Zharrėz ka mbėrritur dje paradite nė spitalin e Fierit, por megjithė ndihmėn e menjėhershme tė mjekėve nuk ka mundur tė shpėtojė nga vdekja. Tė afėrmit e saj qė janė gjendur dje nė spital kanė mbetur tė shokuar nga akti i nėnės sė 4 fėmijėve. Ata nuk kanė mundur tė japin asnjė detaj pėr gazetėn, por disa kushėrinj tė burrit tė saj thanė shkurt se Nadireja ėshtė futur nė shtėpi dhe ka pirė fotoksinė. Po sipas pohimeve tė tyre, Nadirja nuk paraqiste probleme. Madje dhe ekonomikisht ishin mirė, pasi njė djalė i saj punonte emigrant nė Greqi dhe njė tjetėr nė Angli. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, qė i ka qėndruar pranė pacientes nė momentet e fundit tė jetės, tha pėr gazetėn se nėnės sė 4 fėmijėve iu bėnė tė gjitha shėrbimet, si lavazh, serume, tė shoqėruara dhe me shumė medikamente tė tjera.”Shpėtimi i jetės sė saj ishte i pamundur pasi helmi kishte bėrė efektin e tij, duke shkatėrruar rruazat e gjakut. Ajo ndėrroi jetė 30 minuta pasi mbėrriti nė spital”,- tha mjeku. Policia ka shkuar nė vendngjarje pėr tė zbardhur shkakun e kėtij vetėflijimi, por deri nė mbrėmjen e djeshme nuk ėshtė arritur nė konkluzion zyrtar. Sipas hetimeve tė para, mendohet se nėna e 4 fėmijėve i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e njė depresioni tė ēastit, tė shkaktuar nga ndonjė grindje brenda familjes. Rasti i fundit shėnon viktimėn e 35-tė nė qarkun e Fierit, gjatė 8 muajve tė fundit. Viktimat e vetėflijimit kanė qėnė tė moshave tė ndryshme dhe i kanė dhėnė fund jetės me fotoksinė.
    wrong verb

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Shkaku justifikon mjetin!

    Ne kete rast po ja vini fajin fotoksines, atyre qe e prodhojne apo atyre qe e shesin me vetvrasjet e njerezve. Harroni qe fotoksina eshte thjeht mjeti, dhe jo shkaku i vetvrasjeve. Pa fotoksine vetvrasjet do ishin ne te njejten shkalle qe jane tani, thjesht do perdorej mjet tjeter. Kush ka vendosur te vdese, do vdesi pavaresisht se me se, si apo sa na pelqen ne.

    Lerini njerzit te vendosin per fatin e vete......demokraci hesapi, liri veprimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 28-05-2004 mė 18:25
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Eshte e vertet qe fostoksina eshte vetem nje mjet i vdekjes , aty ke te drejte , po shkaku i vetvrasjes apo vethelmimit te ketyre viktimave qe i japin fund problemeve e halleve me marrjen e jetes se tyre , eshte varferia qe i ka pllakosur Shqiptaret ane e mbane Shqiperise . Kur varferise nuk mundet ti perballoje , marrja e jetes eshte ndihma me e shpejt per keta te mjere . Per mendimin tim vethelmimi apo vetvrasja nuk eshte zgjidhje , por kur njeru kalon ne depresion nga hallet e problemet e shumta atyre ju duket se me merrjen e jetes , mbaron cdo hall dhe cdo problem , dhe harrojn qe kan len nje tuf femijsh mbrapa , qe kan nevoje per nenen apo baben e tyre qe i le jetim .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #28
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    qellimi justifikon mjetin

    nuk bej fajtor as prodhuesit as tregtaret
    bej fajtor rregulltaret

    koha jone
    VETEHELMOHET 33-VJECARI TEK VELLEZERIT FRASHERI

    Vetehelmohet 33-vjecari ne qender te Tiranes. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 11.15 kur kalimtaret kane verejtur te riun qe perpelitej. Sipas Drejtorise se Policise Qarkut Tirane, prane varreve te vellezerve Frasheri eshte gjetur i vetehelmuar me fostoksine shtetasi Behar Bajram Bajrami, 33 vjec, banues ne Tufine, i cili megjithe ndihmen e dhene ka humbur jeten ne spital. Sipas kesaj Drejtorie, ende nuk dihen shkaqet qe e kane cuar 33 vjecarin te kryeje kete akt, edhe pse agjentet e pocise kane marre ne pyetje te afermit e viktimes per te sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sipas njoftimit po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
    wrong verb

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pak a shume keshtu i thote nano lesit ne ato ditet ku sapo Ps kishte marre pushtetin e nano ishte bere i plotfuqishmi i lagjes..dmth i shtetit..
    nikoll .. do te kemi nje kapitalizem te eger e duhet te bashkpubojne e pra me jep aq e kaq perqind te aksioneve te kompanise KJ ..etj etj..

    Pra Nano ketej i thosh popullit qe ne soc..at do bejme shtet social qe te perkrahim shtresat e varfera e jo si shpellari berisha qe ashtu keshtu.. llafe si e ka zakon nano..

    Pra kapitalizmi ne shqiperine socialiste po ben seleksionim biologjik..
    Ju te varfer e ju qe sjeni tanet.. o ikni thieni qafen prapa diellit o pini fotoksine.. shqiperia eshte e jona..ne do e gezojme.. ne ne rogner ne te piaca ne ne borsh ne ne sarand e ksamil ne ne golem e korfuz ne ne vil 31 ne te karkaleci e tava me melci qengji e vera e zgjedhur ne te benzi e tenderi ne te bankat e zvicres e te qipros.. e ju tjeret te dyqanka e fotoksines..

    lerini njerzit thot ki rėdyshtėja te vrasin veten.. hajde darvinist i njerzve pe kalldremeve te gjirokastres a nga m.. je..

    ja nje si ky behet neser e zevendeson finon a rucin..mjer ai popull cfar krokodilash pjell.

    Diabol ..

    A eshte normale qe tek magazet e Duk Kokajve e ruc Malo fino liqejzave ka dhe qumesht dallandysheje me mijra tonelata.. e atje perposh pa nje thel e pa nje grosh.. i ziu njeri i vogel trembet se neser ska cu jep femijve e mendja e tij duke mos pas me kuraje te shoh castin ..o ma dua buk.. tmerrohet e nuk shkon as te bashkia as tek ministria as te moisiu as te jezusi e as tek muhameti.. as tek gjinishi i muslimanve e as tek rroku i katalikve e as tek jani i ortodoksave e as tek driteroi i shkrimtareve as tek sala i pd as tek ruc i ps po drejt e tek shoqja fotoksinė..

    cduhet te bej nje shtet..me pak er humanizmi..
    duhet te pakten nje numer telefoni si psh 101 qe cdo i gjendur para castit...o ma dua buk.. ti bjeri ketij numeri e te thote.. jam zejnepja nga mollasi ose belshi.. jam pa buke..
    e menjihere te vrapojne me zuk nepunesi i shtetit e ta furnizoje me ushqime e ti ngop ca vakte ata te uritur e ja shpetoi nje jet gruaje ..

    shum keq..

  10. #30
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Qė magazinat duhet tė jenė plot ėshtė shumė normale, e po ashtu qė duhet tė ketė milionerė. Ky ėshtė kapitalizmi, ndryshe shket atje ku e di vetė.
    Sipas njė skenari qė ti e di shumė mirė tė vetėhelmuarit kanė shkuar me radhe, tek Ramizi, Sala, Nano, e kanė dalė duarbosh; po sipas kėtij skenari nga ato magazina njerzit kanė marrė vite me radhė me listė. Si duket njerzve ju ėshtė nxirrė faqja nga tė skuqurit nėpėr lista e bėjnė zgjedhjen e fundit. (Sa mė sipėr pėr tė varfrit ekonomikisht).
    Nė ata qė vetėflijohen, ka edhe bastexhinj, edhe Romeo e Zhuljeta.
    Kėtu nuk kam pse tė shkruaj pėr zgjidhje ekonomike e as pėr psikologjike.
    Insistoj qė fostoskina mos bjerė nė dorėn e kujtdo. Kaq.


    shekulli

    Misteri, vetėhelmohet gjimnazistja


    Kujtim Boriēi

    ELBASAN- Njė 16- vjeēare nga rrethi i Elbasanit i ka dhėnė fund jetės me fotoksinė nė rrethana ende tė paqarta. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se viktima e radhės nga vetėhelmimi ėshtė 16- vjeēarja Dh.Preci, lindur dhe banuese nė fshatin Valas i komunės Paper, 14 km larg nga qyteti i Elbasanit. Mėsohet se gjimnazistja ka mbėrritur nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit nė orėt e vona tė sė shtunės, pėr tė ndėrruar jetė nė mėngjesin e djeshėm. Sipas mjekėve eksperto-ligjorė dhe specialistėve tė spitalit kirurgjik tė Elbasanit, shkak i vdekjes sė 16- vjeēares ėshtė konsumimi i njė sasie helmi, bar miu. Mjekėt thanė se kanė bėrė tė pamundurėn pėr shpėtimin e jetės sė adoleshentes, qė ndėrroi jetė pak orė pasi mbėrriti nė spital. Lidhur me kėtė rast policia e Elbasanit ka shkuar nė vendngjarje. Burime nga grupi hetimor , duke iu referuar dėshmive tė marra nė vendngjarje, thanė se adoleshentja ėshtė vetėhelmuar nė rrethana ende tė paqarta. Dyshohet se vajza e mitur ka debatuar me njerėzit e shtėpisė dhe nė njė moment larg vėshtrimit tė familjarėve ajo ka konsumuar 3 kokrra helmi, duke rėnė nė gjendje kome. Kanė qenė familjarė tė saj, qė kanė diktuar adoleshenten nė gjendje tė rėndė dhe me urgjendė e kanė transportuar atė nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit. Mjekėt thanė pėr gazetėn se 16-vjeēarja mbėrriti nė gjendje kritike nė spital. Ajo ndėrroi jetė rreth orės 08:00 tė ditės sė djeshme. Rasti nė fjalė, pohon pėr gazetėn mjeku specialist Behar Gjevori, ishte ndėr rastet e pashpresa tė vetėhelmimeve me tė cilat ne po pėrballemi. Nisur nga rastet e shumta tė kėsaj natyre, ai ngriti si domosdoshmėri marrjen e masave parandaluese nė shumė drejtime, qė nga niveli i arsimimit, lehtėsimi i problemeve sociale, ulja e nivelit tė varfėrisė etj. Qė nga fillimii vitit, sipas statistikave, ky ėshtė rasti i 14 i vetėhelmimeve nė Elbasan, me 5 viktima.
    wrong verb

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!
    Nga baby dream nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 06:40
  5. Keshillat e djallit
    Nga Mina nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •