Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kėndi i Djallit Nr. 1: FOSTOKSINA

    Fostoksina

    Po i nderuar lexues, quhet fostoksinė dhe rrokjezohet fos – to – ksi – nė bari vdekjeprurės pėr tė cilin ke dėgjuar e lexuar shpesh kohėt fundit. Si shumica e fjalėve tė huaja qė hyjnė nė gjuhėn shqipe ka pėsuar atė shtrembėrimin e ēuditshėm nga helm fosfori: fosfor + toksinė = fostoksinė, nė helm drite: foto + toksinė = ?. E fostoksina nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me fatosinėn, atė barin ēudibėrės qė bėn tė pamundurėn tė mundur e pėrdoruesit me recetė tė saj kėnaqen nga jeta. Pėrveē mediave qė njoftojnė me hidhėrim tė (vetė)helmuarin e radhės herė me “fotoksinė” e herė me fostoksinė pakush tjetėr merakoset nėse ajo ėshtė Fosfat Zinku, Phosvin P2Zn3, Fosfat Alumini, Phostoxin AlP, apo ēfarėdo lloj helmi tjetėr qė ēliron fosfinėn vdekjeprurėse. Ata qė duhet tė shqetėsoheshin fillojnė prej kryekomandantit qė po i flijohen pėr kot ushtarėt, kryetaksambledhėsit qė po i firojnė taksapaguesit, e deri tek ajo dora e zezė qė shiti vdekjen e klientit tė radhės. Nuk mė pėlqen as heshtja e ne tė tjerėve diku nė midis, prandaj shpresėplotė se bashkarisht mund tė thyejmė mė shumė se kėtė heshtje ndjellakeqe po shkruaj pėr atė qė do tė doja mė pak, pėr fostksinėn.
    Sot tregtohet me njė nga emėrtimet a markat e mėposhtėme: Fastphos, Fumitoxin, Gastoxin, Max-Kill, Phosfume, Phostoxin dhe Weevilcide, ndėrsa emėrtimet dhe markat e mėparshme janė: Al-phos, Celphide, Celphine, Celphos, Detia-Gas-Ex, dhe Quick Tox. Mbas gėlltitjes nė organizėm tė fostoksinės ndodhin kėto reaksione kimike qė ēlirojnė fosfinėn apo fosfidin e hidrogjenit (PH3):
    AlP + 3H2O ą Al(OH)3 + PH3
    dhe amoniakun dhe dyoksidin e karbonit:
    NH2COONH4 --> 2NH3 + CO2
    Njė tabletė fostoksine 3 gramshe lėshon 1 gram gas, ato mbahen nė shishe tė taposura mirė sepse nėn lagėshtirėn e ajrit dekompozohen mbas pesė ditėsh. Karakteristike era e hudhrės ndėrsa ngjyra varion nga e gjelbėr e errėt e verdhė deri tek gri. Me 50 ppm (pjesė pėr milion) jeta vihet nė rrezik. Nė varėsi nga sasia e marrė, shėnjat e tė helmuarit janė: prerje, vjellje, diare, dhimbje gjoksi e mbi stomak, vėshtirėsi frymėmarrje, rrahje tė ērregullta zemre e mandej hemoragji, goditje e koma.Vdekja vjen si pasojė e shkatėrimit tė njėkohshėm prej fosfinės tė disa organeve si mėlēisė, mushkėrive, sistemit nervor tė qarkullimit tė gjakut etj. Nuk ka njė antidot tė vlefshėm pėr shpėtim por pėrpjekjet e ndihmės sė parė dhe mjekėsisė bėjnė qė nė perėndim nga ata qė aksidentalisht bien nė kontakt me helmin 50% tė shpėtojnė. Krahasuar kjo shifėr me mbi 90% vdekje nė Shqipėri them se duhen shėnuar disa prej pėrpjekjeve pėr shpėtimin e njė jetė nė raste tė tilla.
    Nxjerrja nė ajėr tė pastėr, mbajtja ngrohtė dhe frymėmarrja gojė me gojė, ndėrsa lajmėrohet mjeku. Shkaktimi dhe nxitja e tė vjellave, duke i dhėnė pacientit njė deri dy lugė gjelle (15ml - 30ml) shurup ipecac-u qė nxirret nga pėrpunimi i rrėnjėve tė njė shkurreje Braziliane (Cephaelis ipecacuanh) i cili duhet tė shitet nė farmaci pa recetė e duhet ta ketė ēdo ēantė ndihmėsmjeku. Dikujt qė ka humbur ndjenjat nuk i duhet dhėnė asgjė nga goja. Ajo qė mjeku mė tej duhet tė bėjė, e qė njė familjar a person i afėrt duhet me kėmbėngulje ta kėrkojė, ėshtė dhėnia pandėrprerė e oksigjenit pėr tė helmuarin me maskė apo gyp, shpėlarja e stomakut me permaganat potasiumi ose peroksid magneziumi derisa lėngjet qė dalin tė mos vijnė erė, transfuzioni i plotė i gjakut e futja e glukozės dhe lėngjeve elektrolitė. Futja e Vitaminės K1 nė vena, morfina (morfin sulfat) dhe Corticosteroidėt nė doza tė larta mund tė ndihmojnė mjekun tė fitojė njė betejė pa pėrsėritjen e refrenit “erdhi vonė”. Ėshtė emergjente pėrgatitja e plotė e sistemit ambulator pėr t’ju pėrgjigjur situatės sė krijuar e cila pakuptuar po ēon tek piramida tė vėrteta vdekjesh.
    I nderuar lexues, janė apo mė saktė deklarohen rreth 60 vdekje tė tmerrshme nga fostoksina pėr vit, apo njė viktimė ēdo javė qė kosa e vdekjes merr dhe po vazhdon tė marrė pandalim, e rrjedhimisht po aq familje vishen nė zi e mallkojnė (ju e dini kė), e diku tek gjysma e atij numri shtohen jetimėt njomcakė e tė pafajshėm. Ndjekėsit e rrugės sė Ajaksit janė burra dhe gra, tė reja dhe plaka, ku me probleme sedre a krenarie tė vrarė, ku krejtėsisht tė dėshpėruar e aventurierė, ku tė papunė e tė pashtėpi, ku tė pangrėnė e tė pashpresė, e qė tė gjithė tė paditur nė pambarim pėr zgjedhjen e gabuar qė bėjnė. Dante Aligeri duhet tė ndjehet vėrtet keq me aq pak vend sa ju ka lėnė kėtyre tė mjerėve qė marshojnė drejt vdekjes me flamurin e zi ku njė kafkė e kuqe kryqėzuar nga kokalla ka tė nėnshkruar me gėrma kapitale HELM, i rrezikshėm nė ekstrem. Dhe ky helm, qė thuhet se lufton minjtė e arrave arrin tė bjerė nė dorė tė atij qė nuk ka shtėpi, atij nė shtėpinė e tė cilit miu bie e thyhen kokėn, bie nė dorė tė 16-vjeēareve sikur tė ishte buzkuqi i parė. Gati gati duket si i njėjti skenar me atė tė atij sektit nė Japoni qė helmohej me gas, vetėm se nė rastin tonė nuk kemi lidera dhe sekti ende nuk ėshtė shpallur de jure.
    Vetėvrasjet nga fostoksina ja kalojnė pėr nga numri viktimave tė fatkeqsive natyrore, viktimave tė Otrantos, atyre tė drogės dhe SIDA-s sė bashku e po i afrohen atyre tė vitit 1997. Po ndėrsa ndaj natyrės dhe SIDA-s rritim shkallėn e kujdesit, trafikantėve pėrpiqemi t’ju tregojmė vendin, e gjakderdhjen e 1997 e kemi lėnė mbas, pėr njė rrezik tė madh qė vjen rrotull jetėve tė shqiptarėve dhe ėshtė jo mė larg se vija e verdhė e ēdo qyteti nuk po bėhet asgjė, pėrpos lajmėrimeve nė media aq ngjashėm me mortoret ngjitur nė mure.
    Me njė numur tė kufizuar vdekjesh nga pėrdorimi i alkolit metilik pėr prodhimin e pijeve vite mė parė strukturat e shtetit krehėn gjithēka nevojitej, dogana, tregtarė, prodhues, e shitės dhe ajo plagė tashmė i pėrket historisė, pse nuk veprojnė ato sot nė rastin e helmimeve me fostoksinė? Me dhjetra raste helmimesh dhe asnjė dorė fajtore, asnjė i implikuar drejtpėrdrejt a tėrthorazi, asnjė i akuzuar e i nxjerrė para njė gjykate (e cila mund ta nxjerrė dhe tė pafajshėm) ėshtė e papranueshme, jo bindėse dhe shkas qė persona tė papėrgjegjshėm tė mos mendohen dy herė.
    Nė sirtaret e burokratėve nė Ministrinė e Bujqėsisė mbase rregulloret mbi administrimin dhe pėrdorimin e helmeve mbase kanė zėnė myk. Me patjetėr ka tė tilla qė shkruajnė tė zezėn mbi tė bardhė se vetėm persona tė specializuar me pajisje speciale, kundragaze e doreza plasitke mund tė ruhen e pėrdorin kėto lloj helmesh nė ambiente tė veēuara aq e kaq larg kalimtarėve e nė ato apo kėto doza. Nėse nuk gjenden apo ndrimi i sistemeve kėrkon pėrmirėsime le tė bėhen ato. Ndėrkohė ėshtė domosdoshmėri krijimi dhe liēensimi i personave a subjeketeve tė posaēme pėr pėrdorimin e kėtyre helmeve, sipas shembullit tė Shoqatave tė Pėrdoruesve tė Ujit apo administrimit tė lėndeve plasėse nė guroret e shumta private. Tė jenė kėta persona tė specilizuar qė tė bėjnė trajtimin me sasitė e nevojshme nė qytete e fshatra, duke operuar si privatė apo dhe pranė njėsive administrative tė pushtetit lokal, bashkive a komunave. Nuk luhet me jetėn e njerzve me shty ta shtyjmė e tė bėhet si tė bėhet. Pėrderisa nuk lejojmė ēdo fshatar qė nxjerr gurė pėr shtėpinė e re tė zotėrojė kallėpė dinamiti e kapsolle nuk duhet tė lejojmė qė kujtdo qė i shkrep nė kokė tė pėrdorė fosfina shkatėrruese pėr jetėn e tė tjerėve.
    Fjalėt e Presidentit tė SHBA-ve Xhorxh Bush para disa ditėsh “Ne e duam jetėn, jetėn qė na ėshtė dhėnė ne dhe tė gjithėve. ... Dhe ne e dimė qė kjo mėnyrė jetese ia vlen tė mbrohet. Nuk ka terren neutral – asnjė terren neutral – nė luftėn midis qytetėrimit dhe terrorit, sepse nuk ka terren neutral midis sė mirės dhe sė keqes, lirisė dhe skllavėrisė, dhe midis jetės e vdekjes.” duhet tė jenė lajtmotivi i shoqėrisė dhe shtetit shqiptar qė nė mėnyrėn ligjore me tė rreptė tė mundshme tė ndalojnė kėtė kob qė na ka rėnė nė pjesė.
    Minimalisht fostoksina tė mos shitet me tableta por e pėrzierė nė formė nė petash, formė qė gjendet nė treg, nė mėnyrė qė helmimi tė kėrkonte konsuminin e njė sasie tė madhe. Ajo tė depozitohet pranė pėrdoruesve tė mėdhenj e jo nė ēdo farmaci bujqėsore qė ndeshen rrugės. Maksimalisht, e mbase duhet, tregėtimi i fostoksinėn nė Shqipėri tė ndalohet me ligj pėr njė periudhė kohe, gjė kjo qė sipas shtypit ėshtė kėrkuar nga pushteti vendor. Nėse tregtimi dhe pėrdorimi i fostoksinės bėhet zap, ne kemi shpėtuar 60 nga ato 70 jetėt e rrezikuara pėr vit, por dhe i japim mundėsi mjekėve, me aq kushte sa kanė, tė shpėtojnė dhe deri nė gjysmat e atyre 10 tė tjerėve qė do ta gjejnė se s’bėn helmin. Ne duhet tė jemi tė vendosur tė fitojmė njė orė e mė parė kėtė luftė tė heshtur qė na ėshtė shpallur, ta heqim kėtė njollė tė zezė njė orė e mė parė nga imazhi ynė i shformuar prej plot tė tjerash.
    I nderuar lexues, pėr sa shkrojta pėrzishėm kėrkoj tė falur por e bėra nė emėr tė jetės. E kur tentova tė bėja kimistin, ndihmėsmjekun e farmacistin, prokurorin e gjykatėsin, nė pamundėsi pėr tė bėrė ligjvėnėsin e shtetarin, po bėj dhe fetarin, po lutem pėr ne dhe tė dashurit tanė, Zoti na ndihmoftė.

    p.s. Zoti ma dėgjoi lutjen e mė tha “mė jepni njė dorė ndihmė”
    wrong verb

  2. #2
    Perse e ke quajtur kendi i djallit ?
    !!!

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sė pari, sepse pėr lehtėsi Diabolis merret Djall, dhe sė dyti se ato qė do shkruaj, Zoti(at) dhe ėngjėjt e parajsės shqiptare i shpėrfillin.


    marrė nga Shekulli i sotėm:

    Vetėhelmohet nėna e tre fėmijėve


    Llambi Kallēo

    DURRĖS- Njė 31-vjeēare, nėnė e 3 fėmijėve i ka dhėnė fund jetės nė rrethana enigmatike.
    31- vjeēarja F.M, banuese nė Manxė tė Durrėsit, ka gjetur vdekjen si rezultat i pėrdorimit tė njė sasie helmi tė llojit fotoksinė. Sipas burimeve nga drejtoria e policisė sė qarkut tė Durrėsit ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė shtunės. Nėnė e tre fėmijė ėshtė dėrguar nė spital nė gjendje tė rėndė dhe mė pas ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Pas autopsisė sė bėrė ka rezultuar se 31- vjeēarja ka pėrdorur njė sasi tė konsiderueshme helmi tė llojit fotoksinė. Policia ende nuk ka zbardhur motivet e kėtij rasti vetėhlmimi, ndėrkohė qė po punon intesivisht. Qė nga janari i vitit 2004 nė qarkun e Durrėsit janė shėnuar 3 raste vetėhelmimesh me fotoksinė. Nė tre raste viktimat kanė qenė tė seksit femėr dhe faktor pėr kėtė akt fatal ka qenė gjendja depresive e provokuar nga shkaqe tė ndryshme. Si rezultat i problemeve tė shumta ekonomike, sociale, familjare ėshtė rritur dukshėm numri i vetėvrasjeve nė shkallė vendi.
    wrong verb

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    A e ke nisur per botim artikullin D D, apo do ta kthesh ne kend per artikuj te tu ne forum?

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nuk ma botuan e dashur Dita.
    Duket qe eshte djallezor, ndonse e kam autocensuruar paskaj, eshte dele e zeze.
    E sinqerisht nuk kam piken e deshires ta ridergoj kund. Kush te doje le ta marre, te gjithin a ate pak kerkim qe ka brenda.

    Nderkohe une po vazhdoj ne timen.

    Po nga Shekulli:

    E sapomartuar, pi helmin dhe vdes


    Arsen Isai
    ELBASAN- Njė grua 21- vjeēare nė Elbasan i ka dhėnė fund jetės, duke u vetėhelmuar. Viktima Hamide Vllaha, 21 vjeēe, sipas burimeve, ka konsumuar njė shishe me rogor, ndėrsa ka gjetur vdekjen disa minuta pasi ka mbėrritur nė spital. Burime nga policia e Elbasanit thanė pėr gazetėn se 21- vjeēarja, lindur nė Belėsh, qė prej tre muajsh jetonte nė njė lagje perriferike tė qytetit tė Elbasanit, ku dhe ishte martuar. Tė njėjtat burime thanė se ngjarja ndodhi dje nė drekė, nė Elbasan, teksa gruaja e re ishte duke punuar nė kopshtin, pranė shtėpisė. Familjarėt e kanė parė nusen pa ndjenja dhe mė pas e kanė dėrguar atė me urgjencė nė spital. Ajo atje ka mbėrritur pothajse e vdekur dhe pas pak minutash ka ndėrruar jetė. Sipas hetimeve, gruaja 21- vjeēare, e martuar prej rreth tre muajsh, kishte pirė fshehtas familjes, njė shishe me rogor, (helm i fortė qė pėrdoret pėr hardhitė e rrushit dhe mbahet nė ēdo shtėpi qė ka oborr ose tokė). Pėr familjarėt vetėhelmimi mbetet enigmatik. Ata kanė ...
    wrong verb

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Atehere vazhdo shkruaj ne kete kend tendin D D.
    Kisha lexuar vetem mbi vetevrasjet e kryera me fotoksine. Tek forumi Tema Shoqerore (me duket) Brari ka pas nisur dikur nje teme, ku mblidhte rastet e paraqitura ne gazetat e Shqiperise mbi to. U be mire qe po riaktivizohet si teme duke u nisur me nje artikull, ku gjeta informacion te panjohur per mua deri me sot.

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    “Vetėvrasjet, tė tretėt nė botė pas Kinės dhe Francės “


    Vladimir Muēaj

    FIER- Fenomeni i vetėvrasjeve, pėr tė cilat Fieri zė vendin e parė nė vendin tonė ėshtė cilėsuar si tepėr shqetėsues nga kreu i Ministrisė sė Rendit Publik, Igli Toska, gjatė takimit qė ai ka zhvilluar sė bashku me ministrin e Shtetit, Marko Bello, me krerė tė policisė dhe pjesėtarė tė shoqėrisė civile nė kėtė qytet. “Nė statistikat e vitit tė kaluar tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, Shqipėria zinte vendin e tretė pėr numrin e madh tė vetėvrasjeve, pas Kinės dhe Francės. Pėr njė popullsi tė vogėl si kjo e vendit tonė, shifrat janė alarmante”,-ka thėnė Toska. Gjatė takimit me autoritetet lokale, shoqėrinė civile dhe qytetarėt e Fierit, ministri Igli Toska nuk i ka kursyer deklaratat e ashpra, nė drejtim tė vartėsve tė tij.
    wrong verb

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vetėhelmimi, dy tė reja nė koma nė spital


    Kujtim Boriēi

    ELBASAN - Njė vajzė e fejuar dhe njė nuse e re kanė tentuar t’i japin fund jetės, duke pėrfunduar nė gjendje tė rėndė nė spitalin kirurgjikal tė Elbasanit. 20- vjeēarja B.Stafo, e fejuar, lindur dhe banuese nė fshatin Kusarth, 5 km larg nga qyteti sipas mjekėve tė spitalit, erdhi nė gjendje kome rreth orės 13:30 tė ditės sė djeshme. Ajo ėshtė sjellė nga tė afėrmit e saj. Kėta tė fundit kanė deklaruar se helmimi i saj mund tė ketė ardhur nga helmi ushqimor, por paraprakisht, mjekėt e kėtij spitali e mohojnė kėtė shkak, duke mbrojtur versionin e njė vetėhelmimi nga herbicide me efekt tė fortė. Gjithsesi bluzat e bardha janė duke pritur analizat pėrfundimtare lidhur me kėtė rast. Po pranė kėtij spitali, sipas burimeve pėr gazetėn, rreth gjysmė ore mė vonė, ėshtė paraqitur nė gjendje kome dhe 27- vjeēarja Dh.Lamco, e martuar me njė fėmijė, banuese nė fshatin Shtėpanjė tė komunės Gostiomė, 18 km larg nga qyteti. Sipas mjekėve dhe familjarėve, nusja e re ka gėlltitur njėherazi 2 kuti me tableta me paracetamol dhe nė gjendje kritike ėshtė sjellė nė spital. Familjarėt e saj nuk kanė dhėnė ndonjė shkak lidhur me kėtė tentativė vetėhelmimi, por kanė thėnė se nė momentin qė 27-vjeēarja ka gėlltitur mbidozėn e ilaēeve ka qėnė e vetme nė shtėpi. Kur erdhėm nė shtėpi, shtojnė ata, ajo ishte nė gjėndje kome dhe e sollėm menjėherė nė spital. Policia shton se edhe pėr kėtė rast janė duke hetuar intensivisht. Burimet spitalore shtojnė se gjendja e dy pacienteve ėshtė kritike. Fenomeni i vetėhelmimit nė Elbasan, kryesisht nga moshat e reja (90% gra dhe vajza), vazhdon tė jetė njė plagė e mprehtė nė rrethin e Elbasanit.



    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga i njėjti shekull

    Vetėhelmohet 20-vjeēarja, pas kthimit nga varrezat


    V. Muēaj

    LUSHNJE - Ėshtė kthyer nga varrezat ku kishte qėnė sė bashku me tė afėrmit e saj dhe mė pas nė rrethana krejt enigmatike i ka dhėnė fund jetės. 20- vjeēarja Dorina Taullau ka mbėrritur nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Lushnjes dhe megjithė pėrpjekjet e mjekėve ajo nuk ka mundur tė shpėtojė nga vdekja. Sipas mjekėve tė spitalit tė Lushnjes, vajza ka konsumuar njė sasi tė konsiderueshme fotoksine dhe ka ndėrruar jetė dy orė pas mbėrritjes nė spital. Sipas mjekėve viktima ka qenė e kthjellėt deri nė momentet e fundit tė jetės dhe ka deklaruar se vetėflijimin e ka kryer pa shkak. Policia qė ėshtė marrė me hetimin e kėsaj ngjarjeje ende nuk ka dalė me ndonjė motiv zyrtar.

    Ngjarja
    Dorina ishte e fejuar me njė djalė qė kishte vetėm katėr ditė qė ishte liruar nga ushtria. Nė paraditen e djeshme ajo sė bashku me tė afėrmit e saj ka qenė nė varreza dhe mė pas ka dalė me vjehrrėn dhe kunatėn. Kur ėshtė ndarė prej tyre vajza ėshtė ndaluar nė njė kabinė telėfonike dhe aty ka pirė fotoksinėn. Nė moment ka rėnė nė shesh dhe sipas dėshmitarėve 20-vjeēarja ėshtė parė ashtu nga njė shofer furgoni, i cili e ka marrė dhe e ka dėrguar menjėherė nė spitalin e qytetit. Aty i ėshtė dhėnė ndihma e menjėhershme, por pa mundur tė shpėtojė nga vdekja. Njė nga infermieret qė i ka qėndruar tek koka viktimės deklaroi se Dorina ishte e kthjellėt deri nė momentin e fundit. Ajo mėsohet tė ketė thėnė se nuk kishte patur asnjė shtytje apo shkak primar pėr t’i dhėnė fund jetės. Po ashtu viktima mėsohet t’u ketė thėnė infermiereve se njė natė mė parė kishte parė njė ėndėrr tė cilėn ia kishte treguar dhe tė fejuarit tė saj, Denisit. Endrra kishte tė bėnte me gjyshen e saj qė kishte kohė qė kishte vdekur. Nė ėndėrr 20-vjeēarja kishte parė se gjyshja e tėrhiqte prej dore pėr ta marrė me vetė se e kishte marrė malli dhe se kishte nevojė pėr tė. Ndoshta kjo thanė infermieret ishte vetėm njė aludim i saj pėr t’iu shmangur pyetjes sonė, por janė dhe tė vetmet fjalė qė vajza ka nxjerrė nga goja nė momentet e fundit tė jetės. Familjarėt e vajzės, babai i saj, Kajmaku, e ėma dhe motra Silvana nuk kanė mundur qė tė shprehen lidhur me tragjedinė. Edhe i fejuari i saj nuk ka diktur tė thotė asgjė rreth shkaqeve tė vetėflijimit tė Dorinės. Dy tė rinjtė e fejuar, sipas tė afėrmėve dhe komshijve nuk kanė pasur asnjė problem mes tyre. Si familja Taullau , ashtu dhe familja e tė fejuarit tė saj, Zaka, kanė mbetur tė tronditur nga vetėhelmimi i 20-vjeēares. Ky ėshtė rasti i tretė i vetėhelmimeve nė rrethin e Lushnjes, brenda 10 ditėve tė fundit.
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Panorama

    Njė 15-vjeēar ka pirė helm, pasi i ka bėrtitur e ėma. Besart Kuboēi nga Vora, dy ditė mė parė ka ngritur gotėn me helm me qėllimin, pėr t“i dhėnė fund jetės.

    Tė afėrmit tregojnė se, disa orė mė parė, ai ishte grindur me nėnėn e tij, pėr zėrin e lartė tė magnetofonit.

    Kjo e fundit, i ka kėrkuar qė ta ulte zėrin dhe e ka kritikuar edhe pėr rrėmujėn qė krijonte vazhdimisht nė shtėpi. Siē duket adoleshenti ėshtė prekur nga fjalėt e nėnės sė tij, dhe ka vendosur t“i japė fund jetės. Ai ka gjetur rastin, kur nė shtėpi nuk ka pasur asnjė njeri. Ka marrė helmin qė pėrdorte nėna dhe babai i tij pėr tė spėrkatur domatet dhe specat dhe e ka hedhur nė gotė. Mė pas, ai e ka kthyer gotėn deri nė fund. Fatmirėsisht, tė afėrmit e tij e kanė gjetur shpejt. Menjėherė, e kanė transportuar tė riun pėr nė spitalin ushtarak. Fillimisht, ai ėshtė dėrguar nė repartin e toksikologjisė, por pasi ėshtė konstatuar gjendja e tij e rėndė, ai ėshtė shtruar nė sallėn e reanimacionit tė kirurgjisė.
    wrong verb

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!
    Nga baby dream nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 06:40
  5. Keshillat e djallit
    Nga Mina nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •