Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Serbi: Ligj ne mbrojtje te te drejtave te Milloshevic

    Parlamenti i Serbisė miratoi njė ligj qė do t’i sigurojė ish Presidentit Sllobodan Millosheviē dhe serbėve tė tjerė tė akuzuar pėr krime lufte ndihmė financiare dhe privilegje tė tjera. Legjislacioni i ri, i cili u miratua me 141 vota nė favor dhe 35 kundėr, ka ēuar nė rritjen e tensionit nė sektorė tė caktuar tė qeverisė:
    Ligji mbi ndihmėn pėr serbėt qė mbahen nga gjykata e Hagės dhe familjet e tyre, i miratuar tė martėn nga parlamenti i Serbisė, ishte hartuar nga aleatėt politikė tė ish Presidentit Millosehviē, partitė e tė cilėve u paraqitėn shumė mė mirė nė zgjedhjet e fundit. Pėrkrahėsit thonė se legjislacioni ėshtė i nevojshėm pėr t’u siguruar serbėve tė akuzuar pėr krime lufte mbrojtje mė tė mirė ligjore.

    Mirėpo, partitė e vogla tė koalicionit qeveritar votuan kundėr legjislacionit. Njė zyrtar, Vlajko Seniēi, u tha mjeteve serbe tė informimit se parlamenti duhej fillimisht tė kishte diskutuar rreth ndihmės pėr viktimat e zotit Millosehviē. Kundėrshtarėt thonė se Serbia ėshtė tepėr e varfėr dhe nuk mund t’i japė ndihmė financiare qytetarit tė saj mė tė pasur.

    Partia Demokratike e Serbisė, e udhėhequr nga kryeministri Vojisllav Koshtunica, votoi nė favor tė legjislacionit.

    Hartimi dhe miratimi i legjislacionit u motivuan pjesėrisht nga shqetėsimi i qeverisė serbe se sikur zoti Millosehviē dhe ish zyrtarė tė tjerė tė lartė tė dyshuar serbė tė shpallen fajtorė dhe tė dėnohen nėn akuzat pėrkrime lufte, Korcisė dhe Bosnje Hercegovinės do t’u krijoheshin mundėsitė tė ngrenė padi prej miliarda dollarėsh kundėr Serbisė pranė Gjykatės Botėrore. Kėto vende tani tė pavarura u sulmuan nga forcat serbe tė regjimit Millosheviē gjatė shpėrbėrjes sė dhunėshme tė Jugosllavisė nė vitet 1990.

    Sipas ligjit tė ri, zoti Millosheviē dhe rreth 20 serbė tė tjerė tė akuzuar pėr krime lufte, tė cilėt mbahen nga autoritetet e gjykatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Hagė, do tė marrin paga ende tė pacaktuara. Pėrveē kėsaj, shteti ka nė plan tė mbulojė shpenzimet pėr avokatėt e tė pandehurve dhe pėr anėtarėt e familjeve tė tyre kur tė shkojnė nė Hagė pėr t’i vizituar ata.

    Shteti do tė mbulojė bisedat telefonike dhe shpenzime tė tjera pėrkatėse. Anėtarėt e familjeve tė tė pandehurve do tė kenė mundėsi t’u dėrgojnė atyre paketa, kostaja e tė cilave do tė mbulohet nga paratė e taksapaguesve serbė.

    Legjislacioni u hartua fillimisht nga Partia ultranacionaliste Radikale Serbe, udhėheqėsi i sė cilės, Vojisllav Shesheli, pret tė dalė nė gjyq nė Hagė nėn akuzat pėr krime lufte. Kjo veprimtari kishte mbėshtetjen e plotė tė Partisė Socialiste Serbe tė zotit Millosehviē.

    Zyrtarėt perėndimorė kanė shprehur zemėrim tė thellė ndaj ligjit, duke thelluar kėshtu shqetėsimet ndėrkombėtare se Kryeministri Koshtunica do tė jetė mė pak i prirur se paraardhėsi i tij tė bashkėpunojė me gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime lufte. Mbijetesa e tij politike varet nga aleatėt me ndikim tė zotit Millosehviē nė parlamentin serb. Zoti Koshtunica ka sugjeruar tashmė se serbėt e akuzuar pėr krime lufte duhet tė gjykohen nė Serbi e jo nė Hagė.

    Vendet dhuruese perėndimore e kanė paralajmėruar Serbinė se bashkėpunimi me gjykatėn pėr krime lufte ėshtė kusht shumė i rėndėsishėm pėr ndihmėn ekonomike tė nevojshme pėr rindėrtimin e vendit pas njė dekade luftash ballkanike, nė tė cilat humbėn jetėn rreth 250 mijė njerėz.

    Marr nga VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Serbet e financoin kriminelin millosheviq ndersa ne Lufraret e Liris qe gjenden atje jo qe nuk e ndihmuam fondin Limaj por njimilion akuza ja bem ma shume se vet serbet i akuzonim .
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Serbet e financoin kriminelin millosheviq ndersa ne Lufraret e Liris qe gjenden atje jo qe nuk e ndihmuam fondin Limaj por njimilion akuza ja bem ma shume se vet serbet i akuzonim .


    A kaq herėt i paskit bėrė '' rush e kumbulla '' devizat e '' fondit Limaj '' a ??!!!!

    Jaaa , pėrzote e paska hėngėr dreqi Fatmirin .
    Po na mbetka '' jesir '' nė Den Hagė ,bashk me sllobėn e sheshelin .


    Me njė kohe kuqaloshat rrugėve tė Tiranės kėndonin ( unė do e bėj perifrazim ) :-
    O Fatmir , o Ftamir ,
    puna tėnde aferim ,
    gomar ti e gomar kush vuni ,
    sot a nesėr tė lun druni !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DriniM : 01-04-2004 mė 05:16

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Drini se shume e ke pas ndihmue ti fondin Limaj veq te ka mbet te interesohesh per ta.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Zyrtarėt perėndimorė kanė shprehur zemėrim tė thellė ndaj ligjit, duke thelluar kėshtu shqetėsimet ndėrkombėtare se Kryeministri Koshtunica do tė jetė mė pak i prirur se paraardhėsi i tij tė bashkėpunojė me gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime lufte. Mbijetesa e tij politike varet nga aleatėt me ndikim tė zotit Millosehviē nė parlamentin serb. Zoti Koshtunica ka sugjeruar tashmė se serbėt e akuzuar pėr krime lufte duhet tė gjykohen nė Serbi e jo nė Hagė.

    Vendet dhuruese perėndimore e kanė paralajmėruar Serbinė se bashkėpunimi me gjykatėn pėr krime lufte ėshtė kusht shumė i rėndėsishėm pėr ndihmėn ekonomike tė nevojshme pėr rindėrtimin e vendit pas njė dekade luftash ballkanike, nė tė cilat humbėn jetėn rreth 250 mijė njerėz.

    Marr nga VOA
    Sa me radikale te tregohet politika serbe, aq me mire duket politika shqiptare ne syte e nderkombetareve.

    E vetmja gje qe ju ngelet shqiptareve nuk eshte shfrytezimi i ketyre incidenteve per krahasime/avantazhe midis forcave te tyre politike, por eshte te propagandojne dhe reklamojne sa me shume, edhe ne shtypin e huaj, si edhe ne rrethet diplomatike, qendrimet e qeverise serbe ne raste te tilla.

    Reklamimi negativ per kundershtarin, ne raste te tilla ndihmon.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  4. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  5. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •