Komisioni Evropian: Nuk penalizojmė popullin, po qeverinė

Erisa Zykaj, korrespondente nga Brukseli

Negociatat midis Shqipėrisė dhe Komisionit Evropian, jo vetėm qė nuk do tė mbyllen nė fund tė kėtij viti, por institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian refuzon tė aludojė nė lidhje me ēfarėdolloj date pėr mbylljen e tyre edhe pėr vitin e ardhshėm. Arsyeja ėshtė se ecuria e Shqipėrisė nė procesin e asocimit dhe stabilizimit ėshtė kaq e paparashikueshme, saqė zyrtarėt evopianė mjaftohen me prononcimin se negociatat pritet tė zgjasin.

"Unė nuk mund kurrsesi tė flas pėr njė datė pėr mbylljen e negociatave, pasi arritja nė kėtė etapė varet vetėm nga ecuria e palės shqiptare nė rrugėn e reformave. Ne nuk duam tė penalizojmė popullin shqiptar, apo ta pengojmė atė tė bėhet anėtar i Bashkimit Evropian. Por kritikat tona pėr ritmin e ngadaltė tė reformave i drejtohen qeverisė shqiptare, qė pėrveē pėrfitimit nėpėrmjet procesit tė integrimit, ka angazhime pėr tė kryer. Tonet tona kundrejt pėrgjegjėsisė pėr respektimin e kėtyre angazhimeve nuk janė aspak tė buta, por janė shprehur shumė qartė nėpėrmjet raportit. Nėse integrimi nė Bashkimin Evropian kėrkon qė ne t'i kritikojmė qeveritė pėr punėn e tyre, atėherė ne do ta bėjmė kėtė," ėshtė shprehur Patrick Rock, kėshilltari i kabinetit tė komisarit Chris Patten pėr Ballkanin. Ai ka bėrė tė ditur se Komisioni Evropian i ka dhėnė detyrat qė duhet tė ndjekė qeveria shqiptare.

"Madje tani jemi duke precizuar nėpėrmjet partenariatit edhe se cilat janė kushtet qė duhet tė kryhen gjatė vitit tė ardhshėm dhe cilat janė ato qė duhet tė kryehen brenda tri viteve" ka thėnė Rock, qė ėshtė plotėsuar nga zėdhėnėsja Emma Udvvin. Kjo e fundit ka vėnė nė pah, se jo mė kot, pėrveē raportit vjetor pėr vitin 2003, partneriteti i Bashkimit Evropian me Shqipėrinė fokusohet pėrsėri nė fushat qė janė mė thelbėsoret dhe qė kanė tė bėjnė kryesisht me luftėn ndaj krimit tė organizuar, ndaj korrupsionit, fuqizimin e sistemit tė drejtėsisė, ashtu si dhe forcimin e kapacitetit zbatues pėr reformat. Nga ana tjetėr, pėrgjegjėsi pėr procesin e asocimit dhe stabilizimit pėr Ballkanin, i cili ka ka kryer njėkohėsisht funksionin e ambasadorit francez nė Shqipėri para viti 2000, Michel Perreti ka shprehur njė paradoks midis adhurimit tė tij pėr popullin shqiptar dhe pakėnaqėsinė e punės sė qeverisė shqiptare. "Unė jam personalisht shumė i tėrhequr nga kultura e popullit shqiptar, nga historia dhe nga bujaria e tij, por angazhimet pėr integrimin nė Bashkimin Evropian duhen plotėsuar nė mėnyrė rigoroze".

Pa asnjė suprizė, raporti vjetor i Komisionit Evropian nė lidhje me marrėveshjen e asocimit dhe stabilizimit pėr Shqipėrinė ėshtė edhe kėtė vit kritik pėr shkak tė rezultateve tė dobėta tė arritura nga qeveria shqiptare pothuajse nė tė gjitha fushat qė pėrfshin kjo marrėveshje dhe kėtė gjė e ka ilustruar edhe kėshilltari Patrick Rock: "Dua tė nėnvizoj dimensionin e ekzistencės sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Shqipėri. Pėr ne ėshtė e papranueshme korrupsioni qė ekziston nė administratėn shqiptare, qė shprehet nėpėrmjet ndėrrimit tė vazhdueshėm tė posteve. Po pėrqendrohem nė ndėrrimin e posteve nė sektorin e doganave, pasi ėshtė shembulli mė flagrant dhe mė konkretisht paqėndrueshmėria e drejtimit tė sektorėve kyē tė ekonomisė shqiptare siē ėshtė rasti i doganave, nė tė cilin vetėm vitin e kaluar janė ndėrruar shumė drejtorė tė pėrgjithshėm tė doganave. Cilatdo qofshin arsyet e kėtyre ndėrrimeve, nėse ju kėrkoni qė tė arrini nivelin e duhur nė kėtė sektor, kjo mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet njė sistemi tė qėndrueshėm doganash" ka thėnė Patrick Rock. Ai nga ana tjetėr, ka komentuar edhe atė qė i kėrkohet Shqipėrisė qė tė bėjė nė drejtim tė respektimit tė minoriteteve. "Normalisht ne nuk kemi konstatuar shkelje tė tė drejtave tė tyre, pėrveē rastit tė zgjedhjeve lokale, nė tė cilat ka patur abuzime" ka thėnė ai.



Bashkimi Evropian kritikon ashpėr qeverinė shqiptare nė raportin e vitit 2004

BE: Qeveria largoi shanset pėr Marrėveshjen

Raporti i Bashkimit Evropian pėr procesin e Stabilizim-Asociimit pėr vitin 2004, evidenton se Shqipėria ka bėrė njė progres tė kufizuar nga viti i kaluar dhe hedh akuza tė shumta nė drejtim tė qeverisjes pėr kėto ngecje tė reformave. "Reformat nė Shqipėri gjatė dymbėdhjetė muajve tė kaluar kanė qenė tė kufizuara. Megjithė disa pėrparime tė bėra nė fusha tė caktuara, shumė nga rekomandimet e pėrfshira nė raportin e Procesit tė Stabilizimit dhe Asociimit (PSA) 2003 nuk janė realizuar si duhet," thuhet nė raportin e BE.

Raporti ishte pėrgatitur edhe nė kuadėr tė hapjes sė njė faze tė re nė procesin e Stabilizim-Asociimit. "Komisioni Evropian miratoi dje pėr herė tė parė Partneritetet Evropiane pėr Ballkanin Perėndimor, tė cilat frymėzohen nga Partneritetet e Anėtarėsimit qė ndihmuan nė pėrgatitjen e vendeve kandidate pėr anėtarėsimin e tyre nė Bashkimin Evropian (BE). Partneritetet bazohen nė Raportet Vjetore tė kėtyre vendeve, qė publikohen po ashtu sot nė vitin e tyre tė trete," thuhet nė fillim tė raportit.

Nė raport theksohet se klima politike dhe konflikti i brendshėm nė PS, ka penguar zhvillimin e reformave dhe ka dėmtuar stabilitetin e vendit. "Lufta pėr lidershipin e PS-sė ndikoi negativisht nė stabilitetin e qeverisė. Duke qenė se vėmendja e qeverisė u pėrqendrua gjithnjė e mė tepėr nė vėshtirėsitė e brendshme dhe, nė kushtet e njė opozite pėrherė e mė obstruksioniste, programi i reformave vazhdoi tė pėsonte vonesa. Pėr rrjedhojė, shumė nga mosarritjet e vėna nė dukje nė Raportin e Grupit Drejtues tė Nivelit tė Lartė tė vitit 2001, nė raportet e PSA-sė sė viteve 2002 dhe 2003, si edhe gjatė procesit tė dialogut politik me autoritetet shqiptare, nuk janė zgjidhur," vazhdon raporti. Duke iu referuar rritjes ekonomike thuhet se: "qėndrueshmėria afatmesme e rritjes ekonomike dhe aftėsitė e vendit pėr zbutjen e varfėrisė po vihen nė rrezik nga paqėndrueshmėria politike dhe pėrqendrimi i kufizuar i vėmendjes kah reformat. Ekonomia shqiptare vazhdon tė ngelet nė njė masė tė konsiderueshme njė ekonomi informale. Mjedisi qė rrethon biznesin ėshtė i papėrshtatshėm dhe ėshtė pak inkurajues pėr investime. Korrupsioni, krimi i organizuar, zbatimi i mangėt i ligjit dhe administrata joefektive vazhdojnė t'i krijojnė barriera biznesit dhe tė cėnojnė sigurinė ligjore," thuhet nė pėrmbledhjen e raportit. "Qeveria vazhdoi tė deklaronte se pėrparimi i Shqipėrisė nė Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit ėshtė prioritet i saj. Megjithatė, jo gjithmonė veprimet e saj e kanė mbėshtetur kėtė gjė. Pavarėsisht pėrparimit tė kryer gjatė negociatave tė MSA-sė nė diskutimet rreth tekstit tė marrėveshjes sė ardhshme, shumė nga reformat e domosdoshme pėr tė garantuar zbatimin e duhur tė kėsaj marrėveshjeje, nuk janė kryer. Veēanėrisht shqetėsuese ngelen ēėshtjet kryesore qė lidhen me shtetin ligjor. "Kėtu pėrfshihen lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe funksionimi i sistemit gjyqėsor. Pėr sa kohė qė Shqipėria dėshiron tė ecė pėrpara nė rrugėn e saj drejt BE-sė, ėshtė e domosdoshme qė ajo tė tregojė vullnetin politik, vendosmėrinė dhe aftėsinė pėr t'i trajtuar pa vonesė ēėshtjet kyēe tė identifikuara nė kėtė raport," thuhet mė tej.



Ambasadori Salzman tha se qeveria nuk ka reflektuar edhe pse ka patur njė vit kohė nė dispozicion

Saltzman: Pa zgjedhje tė lira nuk ka integrim

Ambasadori i Bashkimit Evropian nė vendin tonė, Lutz Salzmann tha gjatė paraqitjes sė raportit tė BE pėr vitin 2004, se raporti i kėtij viti ėshtė po aq kritik sa ai i vitit tė kaluar, por qeveria ka patur dhe njė vit kohė pėr tė pėrmbushur rekomandimet, por nuk ka vepruar siē duhet. "Raporti i kėtij viti ėshtė po aq kritik sa ai i vitit tė kaluar. Qeveria ka patur njė vit kohė pėr tė gjithė sugjerimet, por progresi ka qenė i kufizuar," tha Salzmann. Duke iu pėrgjigjur pyetjes se pse kryeministri nė njė seancė nė Kuvend kishte bėrė deklarime krejt tė ndryshme pėr ēeshtjen e integrimit, Salzman iu pėrgjigj duke thėnė se qeveria sheh mė shumė sukseset. "Nuk kam qenė nė interpelancė, por mund tė them se qeveria aktuale i sheh sukseset mė shumė se defiēitet," tha ai. Salzman tha se mundėsia mė e mirė pėr ndryshimin e njė qeverisjeje tė tillė janė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe tė lira. "Duhet bėrė njė ndarje e samėparshme dhe mund tė them se nuk ka vullnet tė mjaftueshėm pėr tė luftuar krimin nga ana e qeverisė. Ndėrsa pėrsa u pėrket protestave tė opozitės. Ėshtė e drejtė tė respektohen protestat paqėsore. Ne nuk jemi dakord qė ndryshimi i pushtetit tė vijė nėpėrmjet rrugės. Mundėsia mė e mirė janė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe tė lira," tha Salzman. Por ai ėshtė pėrgjigjur dhe pėr zgjedhjet e fundit nė vendin tonė, duke vlerėsuar se mėnyra se si janė zhvilluar ato ka ndikuar dhe nė procesin e Asociim-Stabilizimit. "Nėse nuk ka zgjedhje tė lira nuk ka demokraci dhe kjo sigurisht qė ndikon shumė nė procesin e Asocim Stabilizimit. Tė gjithė e dimė se ēfarė nuk funksionoi nė zgjedhjet lokale dhe ato kryesoret ishin komisionet zgjedhore. Dhe e dyta ishin listat e zgjedhėsve, tė cilat duhet tė rregullohen para zgjedhjeve tė tjera. Mė pas dhe njohja e rezultatit nuk ishte shenjė pjekurie nga forcat poltike. Ēdo pėrfaqėsues nė komisionet zgjedhore nuk duhet tė shkojė si pėrfaqėsues i njė force politike, por si anėtar i njė komisioni," theksoi Salzman.

Ndėrkohė nė raport zgjedhjet e 12 tetorit vlerėsohen me probleme serioze. "Ndėrkohė qė procesi zgjedhor ishte pėr t'u vlerėsuar pėrsa i pėrket miratimit tė njė kuadri tė ri ligjor, qėndrimit tė policisė, sistemit tė pėrmirėsuar tė ankimimit dhe njė pasqyrimi pėrgjithėsisht tė ekuilibruar nga ana e mediave, u vunė re megjithatė probleme serioze. Shqetėsimet kanė tė bėjnė veēanėrisht me fusha si regjistrimi dhe listat e votuesve, vonesat nė akordimin e fondeve pėr fushatė tė partive politike, mungesa e rregullave proceduriale tė efektshme brenda Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, shkalla e ulėt e njohurive mbi kodin e ri qė mbizotėronte nė radhėt e anėtarėve tė komisioneve zgjedhore tė nivelit tė ulėt dhe tė mesėm (sidomos nė nivel lokal), si edhe vonesat e papranueshme dhe ndėrhyrjet nė numėrimin e votave dhe pėrpilimin e rezultateve," thuhet nė raport.



Konkluzionet e raportit

Qeveria

Konfliktet brenda PS-sė, frenuan reformat

Konfliktet brenda partisė nė pushtet u pėrshkallėzuan me afrimin e kongresit kombėtar tė PS-sė nė fund tė vitit 2003 dhe, rikthimi te retorika provokuese si nga opozita ashtu edhe nga shumica, ndikuan nė njė pėrkeqėsim tė situatės politike. Si rrjedhojė, qeveria edhe njė herė u pėrqendrua mė shumė nė ēėshtjet e brendshme, sesa nė reformat e rėndėsishme tė cilat duhen ndėrmarrė menjėherė me qėllim qė tė pėrmirėsohet gjendja social-ekonomike e vendit dhe tė bėhen pėrparime nė rrugėn drejt BE-sė.



Administrata

Korrupsioni pengesė pėr shėrbimin civil

Problemet e kahershme si korrupsioni, ndėrhyrja politike, mungesa kronike e burimeve njerėzore tė pėrshtatshme, ndryshimet e shpeshta tė njerėzve dhe zbatimi i pamjaftueshėm i kuadrit ligjor qė lidhet me administratėn publike, vazhdojnė tė jenė pengesė pėr konsolidimin e njė shėrbimi civil profesional dhe tė pavarur. Jo tė gjitha objektivat e reformave u arritėn gjatė vitit 2003. Ndonėse ėshtė shėnuar pėrparim nė pėrdorimin e procedurave profesionale dhe tė drejta tė pėrzgjedhjes, emėrimet subjektive ngelen mėse tė shpeshta.



Pushteti vendor

Qeveria fuqizon enkas krahun e saj, prefektėt

Ka pasur njė tendencė pėr tė rritur mė tepėr sesa duhet rolin e prefektėve si krahu i qeverisė nė nivel vendor. Funksionet ekskluzive tė bashkive dhe komunave janė bėrė mė tė qarta. Njė sėrė kompetencash janė decentralizuar tashmė. Megjithatė, fusha tė rėndėsishme si furnizimi me ujė dhe pastrimi, apo arsimi dhe kujdesi social, vazhdojnė tė mbeten kryesisht nėn kontrollin e autoriteteve qendrore.



Sistemi i drejtėsisė

Korrupsioni nė tė gjithė sistemin gjyqėsor

Ndonėse janė bėrė disa pėrmirėsime tė vogla, sistemi gjyqėsor shqiptar mbetet i dobėt. Aftėsitė profesionale tė gjykatėsve, prokurorėve, policisė gjyqėsore dhe personelit administrativ vazhdojnė tė jenė tė kufizuara, ndėrsa infrastruktura dhe pajisjet tė papėrshtatshme. Sipas vėzhgimeve tė kryera nga Nisma e Evropės Juglindore pėr Zhvillimin Ligjor (NEJZHL), korrupsioni pėrfshin tė gjithė aktorėt e sistemit gjyqėsor, gjykatėsit, prokurorėt, personelin administrativ dhe avokatėt.



Shteti ligjor

Korrupsioni po ndikon negativisht

Pėrparimet nė drejtim tė respektimit tė pėrgjithshėm tė shtetit ligjor janė tė pakta. Shteti ligjor vazhdon tė jetė i ndikuar negativisht nga dobėsitė e sistemit gjyqėsor dhe tė administratės pulike, si edhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Korrupsioni

Asnjė rezultat nė luftėn kundėr korrupsionit

Korrupsioni nė Shqipėri mbetet njė problem serioz. Sipas Indeksit tė Transparencės Ndėrkombėtare tė Perceptimit tė Korrupsionit, Shqipėria zė vendin e 92 nga 133 vende, me 2,5 pikė nga 10 maksimale (ku vendi me perceptim zero tė korrupsionit mban 10 pikė nė tabelė). Rezultatet konkrete nė luftėn kundėr korrupsionit janė tė ulėta. Nė Shqipėri nuk pėrbėn problem mungesa e strategjive dhe legjislacionit, por mangėsitė nė vėnien nė jetė dhe zbatimin e tyre.

Protestat

Policia mė e pėrmbajtur gjatė tubimeve

E drejta pėr tė protestuar pėrgjithėsisht ėshtė respektuar dhe normalisht manifestimet e opozitės janė zhvilluar pa incidente tė rėnda. Megjithatė, duhen bėrė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar pėrgatitjen nga ana e policisė pėr pėrballimin nė mėnyrė adekuate tė situatave tė tensionuara apo tė dhunshme qė mund tė krijohen gjatė manifestimeve.

Liria e mediave

Qeveria ushtron presion mbi mediat

Por, megjithė numrin e madh tė gazetave dhe mediave tė tjera tė shkruara dhe elektronike nė Shqipėri, asnjėra prej tyre nuk ėshtė krejtėsisht e imunizuar nga presioni politik dhe financiar. Rritja e transparencės rreth pronėsisė sė mediave ėshtė jetike. Raportime rreth tentativave tė qeverisė pėr tė ndikuar informacionin e dhėnė nga mediat kanė vazhduar. Nė kėtė aspekt, qeveria duhet tė heqė dorė nga ēdo tentativė pėrdorimi tė presionit ose tė ngacmimit tė mjeteve tė informimit, si edhe duhet tė pėrshtasė tėrėsisht ligjin mbi shpifjen me standardet evropiane.

Gjendja ekonomike

Reformat dhe energjia, rrezik potencial

Pas rėnies sė rritjes sė Prodhimit Kombėtar Bruto (PKB/GDP) gjatė vitit 2002, gjendja ekonomike nė vitin 2003 njohu njė rritje tė qėndrueshme me rreth 6 %. Megjithatė, njė numėr elementesh, mė konkretisht paqėndrueshmėria politike, furnizimi i pasigurt me energji elektrike dhe reformat strukturore tė papėrfunduara, mund tė pengojnė performancėn e tanishme.

Papunėsia

Shifrat e qeverisė pėr papunėsinė, tė manipuluara

Shifrat e papunėsisė duhen marrė gjithsesi me rezervė, duke qenė se njė numėr i konsiderueshėm i tė papunėve nuk regjistrohen nė shėrbimet e sigurimeve shoqėrore dhe aktivizohen nė tregun e zi. Sipas Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės (ILO), shkalla e papunėsisė nė vend ėshtė mė e lartė dhe arriti nė 38 % nė fund tė vitit 2003.

Tregu i brendshėm

Zbatimi i ligjit, pengesė pėr zhvillimin e tregut

Kufizimet e administratės dhe problemet serioze tė korrupsionit vazhdojnė tė kenė efekte negative nė zbatimin konkret tė kėtij legjislacioni. Kjo gjė ndikon gjithashtu edhe nė marrėdhėniet tregtare. Zbatimi subjektiv apo diskriminues i ligjeve ėshtė mesa duket i shpeshtė, pėr shembull nė fushėn e tatimit mbi ndėrmarrjet. Mungesa e garancive nė lidhje me zbatimin e drejtė tė procedurave ėshtė njė ēėshtje qė duhet zgjidhur urgjentisht.

Prokurimet publike

Mungon transparenca dhe konkurrenca

Shqipėria duhet realisht tė rrisė pėrpjekjet e saj nė kėtė fushė. Nė veēanti, ajo tė vazhdojė tė forcojė strukturat qė kanė tė bėjnė me prokurimet. Duhen ndėrmarrė hapa tė mėtejshėm pėr nxitjen e njė "kulture tė prokurimeve publike" tė bazuar nė parimet e transparencės dhe konkurrencės sė ndershme. Nga ana tjetėr, duhen marrė masa pėr parandalimin e parregullsive dhe pėrndjekjen e mashtrimit dhe korrupsionit nė tė gjitha nivelet.

Industria

Sektori mė i dobėt nė Shqipėri

Sektori industrial nė Shqipėri vazhdon tė jetė i dobėt. Kontributi i tij nė shtimin e pėrgjithshėm tė PKB-sė fjatė 2003 pritet tė jetė i pėrafėrt me atė tė 2002, domethėnė rreth 12 % - 13 %. Pėrpjekjet pėr ristrukturimin e industrive ekzistuese kanė qenė tė pakta. Pėr kėtė arsye, industria vazhdon tė jetė pėrgjithėsisht e vjetėruar, e parikuperueshme dhe e paaftė pėr tė konkurruar me industrinė evropiane.

Pastrimi i parave

Legjislacioni pėr kėtė qėllim nuk zbatohet

Shqipėria ende ka njė ekonomi qė bazohet te qarkullimi me para nė dorė. Gjatė 12 muajve tė fundit, janė shėnuar disa pėrmirėsime nė legjislacionin kundėr pastrimit tė parave dhe pėrgjithėsisht konsiderohet se ligjet janė tanimė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim. Megjithatė, legjislacioni nuk zbatohet si duhet dhe miratimi i akteve ėshtė i pakėt.

Lufta kundėr krimit tė organizuar dhe terrorizmit

Edhe pse duhet tė jetė prioritet, nuk ka progres

Ndonėse i identifikuar si njė nga prioritetet kryesore nė raportin e mėparshėm tė Stabilizim-Asociimit, progresi real nė luftėn kundėr krimit tė organizuar ka qenė i dobėt. Lidhur me kontrabandėn dhe trafikimin e qenieve njerėzore, nė fillim tė vitit 2003, u miratua Strategjia Anti-Trafikim, e cila duhet vėnė nė zbatim si duhet. Operacioni anti-trafik i gushtit 2003 solli arrestimin e njė numri tė konsiderueshėm kriminelėsh tė dyshuar, por hetimi dhe gjykimi janė tė ngadaltė.