Ismail Kadare
kritikon ashpėr
Shqiptaret e Kosoves
pėr aktet e dhunės
Armand Mero
- Ismail Kadare nuk i ka kursyer termat dhe kritikėn e ashpėr ndaj shqiptarėve tė Kosovės pėr aktet e dhunės qė shpėrthyen atje tre ditė mė parė. Pėr tė ajo qė ka ndodhur ėshtė diēka shumė e rėndė dhe ai pranon se nuk ka arsye pėrse ti kursejė fjalėt -
Nė njė intervistė telefonike tė dhėnė pėr televizionin Klan, zoti Kadare shprehet se pas ēlirimit tė Kosovės gjėra tė tilla nuk duhet tė ndodhnin pasi i kanė sjellė njė dėm tė madh ēėshtjes shqiptare nė Ballkan:
"Mendoj se ėshtė goditur mė rėndė fitorja mė e madhe qė ka arritur populli shqiptar, afrimi me perėndimin, krijimi i aleancave me botėn perėndimore, pėr fat tė keq kjo ėshtė shkelur me kėmbė kėto dy tre ditė, domethėnė Shqipėria dhe Kosova bashkė me shqiptarėt ka rrezik tė kthehen prapė nė izolim si mė parė dhe kjo ka qenė ėndrra e Serbisė dhe ėndrra e Enver Hoxhės. Pra me kėtė qė u bė nė mėnyrė tė verbėr u godit liria e Kosovės, e ardhmja e saj, u goditėn aleatėt tanė nė mėnyrė tė pabesė " - tha ai.
Shkrimtari i njohur thotė se i kupton problemet qė kanė shqiptarėt dhe pakėnaqėsitė e tyre dhe se ata kanė tė drejtė nė shumė gjėra, nė radhė tė parė trajtim tė barabartė mė tė gjithė tė tjerėt, apo tė pushojnė provokimet e shėmtuara nga Beogradi, por tė gjithė kėto saktėson zoti Kadare nuk mund tė justifikojnė atė qė ata tė binin nė kėtė kurth dhe tė luanin praktikisht lojėn e serbėve.
Zoti Kadare thotė se e vetmja gjė qė duhet tė bėjnė tani shqiptarėt ėshtė qė ata tė riparojnė dėmin e madh duke kuptuar se kanė bėrė gabim kur sulmuan shtėpitė serbe, kur dogjėn kishat serbe duke menduar se kėshtu po i sillnin ndonjė tė mirė kauzės shqiptare:
"Duhet ta kuptojnė kėtė gjė. Duhet ta kuptojnė kur sulmuan pallatet e tyre, kur sulmuan bashkėsinė ndėrkombėtare, kur sulmuan aleancėn atlantike, kur dogjėn flamurin e aleancės. Tė gjitha kėto ata duhet ti kptojnė thellė se kanė bėrė njė gjė tė palejueshme, dhe tė pandreqshme gati. I vetmi riparim qė mund tė bėjnė ėshtė tė vėnė mėsim se kokat e nxehta nuk duhet kurrė tė vėnė zemėrimin e vet pėrpara interesave tė kombit, pėrpara interesave tė lirisė".
Shqiptarėt - ka vazhduar zoti Kadare nė intervistėn e tij pėr televizionin Klan - duhet tė distancohen nga tė gjitha ato pjesė tė errta tė Kosovės qė janė pėrzier nė kėtė histori. Sipas tij nė kėto ngjarje janė pėrfshirė njerėz naivė por edhe njerėz tė fajshėm, shėrbimet e fshehta tė huaja apo dhe aventurierė shqiptarė e ndoshta dhe nostalgjikė tė komunizmit. Shqiptarėt - vazhdoi zoti Kadare - duhet tė ndahen nga kjo e keqe nė mėnyrė qė mė pas tė rivendosin njė fytyrė tjetėr, qė tė tregojnė se janė njė popull i qytetėruar gjė qė kėto ditė sic u shpreh ai nuk e treguan aspak.
Marre nga"Zeri i Amerikes"
Krijoni Kontakt