Po ky maskarai qe beri piramidad i pari, kush i len keta maskarenj te futen perseri ne shqiperi, apo mashtrusi po mendion ta provoje dhe njehere.
Une mendoj qe duhet te dale sa me shpejt nje ligj qe tu ndalohet aktiviteti tregtar apo bisnesi personave qe kane marre pjese ne mashtrime publike me shuma te medha.
shkrimi
TIRANE (31 Mars) - Hajdin Sejdia është kthyer në Shqipëri. Njeriu i parë që futi skemat piramidale në Shqipëri është rikthyer në vendin tonë pas më shumë se 10 vitesh. Ai ka ardhur dje nga Kosova me disa miq të tij kosovarë dhe është duke qëndruar në Hotel Sheraton, në dhomën me numër 232. Një vizitë private që Sejdia kërkoi ta mbante sekrete dhe që ka si qëllim zgjidhjen e problemit shumëvje?5ar të gropës që ai ka hapur në qendër të Tiranës në vitet e para të demokracisë për të ndërtuar një hotel Sheraton. Pikërisht për këtë qëllim dje ai është takuar në mënurë konfidenciale avokatët e tij Artan Myftiu e kryetari i Sindikatave të Pavarura gëzim Kalaja, me të cilin ka një konflikt për çështjen e gropës. Edhe pse Hajdin Sejdia nuk ka jetuar në vendin tonë, ai është përfaqësuar për strukturat e shtetit shqiptar nëpërmjet një avokati. Kur flitet për emrin e Hajdin Sejdisë, të gjithëve u kujton gropën e madhe që është hapur në qendër të Tiranës, në krah të Bibliotekës së shtetit dhe për të cilën ka pasur debat gjatë gjithë këtyre viteve. Shumë shpesh është folur për projekte, por ndërkohë për Sejdinë, në atë vend do të ndërtohej Sheratoni i parë shqiptar. Hajdin Sejdia është duke qëndruar në Hotel Sheraton në kryeqytet. Ai ka ardhur nga Kosova në një vizitë pothuajse private. Eshtë shoqëruar gjatë gjithë udhëtimit, por edhe në qëndrimin e tij në Tiranë nga një miq të tij kosovarë dhe nga avokati i tij me të cilin përfaqësohet në vendin tonë. Mësohet se gjatë ditës së djeshme ai është takuar me kryetarin e Sindikatës Gëzim Kalaja, me të cilin ka folur për problemet e hapura ligjore që ka në Shqipëri, sidomos përsa i përket gropës së madhe të hapur në qendër të kryeqytetit. Nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë në vendin tonë Hajdin Sejdia, por ai ka preferuar që të jetë larg vëmendjes së shtetit shqiptar dhe medias, të cilët e njohin shumë mirë njeriun i cili ka bërë burg në Zvicër por ka krijuar edhe skemën e parë piramidale në Shqipëri, pavarësisht se ishte i vetmi që ka kthyer lekët e kreditorëve. Emri i Sjedisë është përmendur më parë edhe për faktin se ai kishte financuar një pjesë të mirë të udhëtimeve e pjesmarjes së shqiptarëve, por jo zyrtarëve, në Vatikan gjatë ermonive për shentërimin e Nënë Terezës. Hajdin Sejdia, në vitin në fillim-vitet e dekadës së kaluar është kërkuar të ekstradohet nga autoritetet zvicerane në Zvicër sepse akuzohej për mashtrim të shumë personave. Ai është shoqëruar drejt Zvicrës nën masa të rrepta sigurie dhe flitet madje se e kanë veshur edhe me veshje antiplub. Ishte përdorur edhe andej e njëjta skemë mashtrimi si në Shqipëri me skemat piramidale, por duket se kjo lloj skeme nuk funksinoi në realitetin zviceran. Ai ka bërë shtatë vjet burg në Zvicër dhe më pas ka arritur të fitojë lirinë. Por shumë punë kishin mbetur të hapura në Tiranë. Përveç parave të marra, në shuma të konsiderueshme, të cilat më pas u kthyen sërish, ai hyri në tratativa me pronarët e tokës në krah të Bibliotekës Kombëtare, dhe pasi bleu tokën shpalosi idenë e tij për një hotel madhështor. Që nga ajo kohë, menjëherë sapo e mori tokën, në atë vend, është hapur një gropë e madhe, për të cilën, asnjëherë nuk kanë rreshtur historitë, por asnjë qeveri nuk ka arritur të zgjidhë problemin. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb
Krijoni Kontakt