
Postuar mė parė nga
macia_blu
Per mendimin tim , kjo eshte pergjigjja me e sakte, ne lidhje me dashurine qe nuk njeh moshe!!!
Ndersa nuk e di pse ata qe besojne dhe duan qe edhe te tjeret te besojne me zor, se dashuria njihka moshe. Dhe per ta vertetuar kete, thone nuk ka qifte te lumtur qe kane diference moshe 15-20-30.....! Sikur te zgjase kjo teme do thone , se askush nuk ben dashuri dhe nuk martohet me ata qe kane vdekur tash 100 vjet ose tash 1 vit, ja pra keshtu qe dashuria njihka moshe. Martesat me moshatar as dashurite ndermjet moshatareve nuk jane aspak me te qendryshme e aspak me te lumtura perkundrazi, se ata qe i kane 6 ose 7 ose 10 vjet diference.
Pastaj nuk e di pse duhen permendur shifrat mbi shifren 7, pasi qifti i cili po pergojohet nen pretekstin se po e ndihmojne , nuk kane nga nje shekull ndermjet, por kane vetem 7 vjet. Ndonese une them dhe besoj se dashuria nuk njeh moshe, dhe besoj shume ne dashurite me diference moshe , (kur burri eshte me i madh (ne moshe) se femra. Ama djemte qe martohen me me te rritura ne 5 vite e lart, me duket disi -jo mire. tani problemi i moshes , u sqarua besoj, tani filloni e pyetni e pergjigjuni , pyetjes a njeh dashuria gjinine. A eshte dashuri lidhja midis dy femrave te se njejetes moshe , apo me mosha te ndryshme , dhe a eshte dashuri lidhja midis dy meshkujve , pavarsisht me diference moshe apo jo?
Kjo eshte nje pyetje dhe nje problem per tu shqetesuar, por per ata qe jane qifte normal, dhe me disa vite ndermjet mos u thartoni kaq shume. Kush martohet me dike qe eshte 30 e lart me i madh, mos i beni koment as mos i jepni mend , sepse vetem ketu nuk besoj te dashuri.
Sa shume merremi me punet e te tjereve ne shqipot ore aman!.Dhe sidomos me dashurite e te tjereve , dhe harrojme se kemi mbetur vetem.
Lerini ore njerezit te martohen e te dashurohen me ke te duan, e si te duan. Se vetem dashuria nuk pranon leksione.
Iu uroj fat gjithe te dashuruarve pa dallim moshe e gjinie.(lol)
Krijoni Kontakt