Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dokle ky maestro

    Te vjen nga nuk e pret thot popUlli...theksi te U-ja.

    Dokles i ka pjelle belaja me Rakipin.

    Ja c'thot GAZ SHQIP:
    -------
    Kryeparlamentari paralajmėron dorėheqjen

    Vendimi i Gjykatės, Dokle i nervozuar gris zarfin nė seancė

    al.kre

    TIRANE

    Kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, tha dje se ditėn e hėnė do tė bėjė njė deklaratė nė lidhje me vendimin qė dha dje Gjykata Kushtetuese. Nė Kuvend pėrmendet njė dorėheqje e kryetarit tė Kuvendit, Namik Dokle, dhe ajo pritej qė tė ndodhte dje, por Dokle nuk e bėri kėtė gjė. Nė pritje tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr ēėshtjen "Rakipi", Dokle deklaroi se do tė kėrkonte qė tė votėbesohej nė postin e tij, nėse ky vendim do t'i jepte tė drejtė ish-kryeprokurorit Rakipi. Pėr shkak tė kėsaj deklarate, dje pritej qė Dokle tė merrte njė vendim. Megjithatė ai nuk dha dje asnjė dorėheqje, por deklaroi se do tė njoftonte qėndrimin e tij ditėn e hėnė. Burime pranė tij thonė se Dokle dje e kishte vendosur qė tė largohej nga detyra qė mban. Kryetari i Kuvendit ėshtė njohur dje me vendimin e Gjykatės Kushtetuese nė momentin kur po drejtonte seancėn plenare tė Kuvendit. Zarfin me vendimin e Kushtetueses, Dokle e mori, ndėrsa seanca vazhdonte dhe thuhet se nuk e ka pritur aspak mirė. Dokle e grisi dje vendimin e Gjykatės Kushtetuese qė i ēuan me zarf nė kohėn qė po drejtonte senacėn plenare tė Kuvendit.

    Namik Dokle ka drejtuar seancat e Kuvendit, ku ėshtė marrė nė shqyrtim ēėshtja e Arben Rakipit. Qė nė momentin e fillimit tė procedurave nė Kuvend, ai ėshtė pėrplasur disa herė me deputetėt socialistė, tė cilėt nuk e donin largimin e Rakipit nga detyra. Ndėrsa vetė ish-kryeporkurori, por edhe mbėshtetėsit e tij nė Kuvend, e akuzuan Doklen se nuk kishte lejuar qė tė bėhej mbrojtja e tij para Kuvendit dhe nuk kishte futur nė rendin e ditės raportin qė Rakipi kishte kohė qė e dorėzoi nė Kuvend.
    ------------------------

    komenti im.
    Dokle eshte padyshim njeriu me inteligjent i PPSH-se ne PS.
    Origjina prej Shistaveci ndoshta eshte pengesa e vetme qe Dokle nuk eshte supermeni me i fuqishem i Ps-se. Megjithate ai mbetet "maloku" me frutdhenes nder gjith maloket e PPSH edhe sikur ti mbledhesh te gjithe bashke.
    Ai eshte truri i PS-se dhe de facto shtylla e PS-se keto 10 vjet.
    Natyrisht per kupolen ai ka qene e do jete vetem nji "shtupe" e limon qe nji dite do flaket.
    Te shohim nga do ja mbaje qafiri..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    E forte kjo.

    Jeni bere si dy lojtare tenisi:
    Antoni e nis me Nanon gjeni e brari e "zhyt" me Doklen maestro,c`te them -kam vdek duke qesh.

    Te krijohet imazhi i tifozave duke pare nje ndeshje sportive,e komentit nuk ke c`ti shtosh.
    E lexova Shqiptaren,e ka disa dite qe jo vetem aty jepen reagimet e Dokles ne faqet e para apo te treta.

    Toni emotiv e paksa sensacional i gazetareve dhe analisteve sikur te orienton drejt nje kahu te gabuar,krijohet pershtypja se Dokle do jape doreheqjen,ose c`Do beje me pas ai.
    Nese behej fjale per nje burre te mire kjo do justifikohej,ndersa me DOKLET u mesua ky popull.

    Jane Doklet apo Nanot e peshtire qe nuk lane forme pa perdorur,duke u mbajtur me mish e shpirt pas pushtetit,pasi u shane e u shperlane per tre breza bejne akrobacite e tyre bajate.

    Njeri diskuton parime e tjetri,flet per katarsis,njeri kercenon me Keshillin drejtues e tjetri me bazen socialiste e SAGA e tyre nuk ka fund.
    A do mbaroje kjo dikur? Ndoshta,kur te bien nga pushteti e te behen aktore te ores se dyte.Por dhe ata qe do vijne pak ndryshim kane.

    Ne fund te fundit kushdo mund te pyese (nese i intereson) a eshte "KERCENIMI" i Namikut,pasoje e nje njeriu te ndershem qe revoltohet e proteston demokratikisht ,apo kercenimi i nje deliranti qe mendon se doreheqja e tij e vyer do bllokoje Shqiperine ?

    Megjithese ne e njohim Doklen e shoket e tij MOTIVI pak rendesi ka tashme,ate jane te afte te bejne gjithshka,pa llogaritur pasojat,e per sa kohe qe mbajne pushtet keto epitete o marrin :

    Nano ky gjeni -Antoni
    Dokle ky maestro -brari


    rimon me lezet

    e une do thoja NA MBYTEN DALLAVEREXHINJTE !
    =======================================
    S`na ka ngelur gje tjeter vec humorit per ti pershkruar ata.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Mos u beni kot merak, edhe kjo situate paradoksale do te kaloje, uniteti specialist do te fitoje.

    Persa i perket tymuesve qe hedhin Dokle e Co, ato jane presione ndaj klaneve rivalizuese pushtetare.

    Ata mund te sakrifikojne edhe Gjykaten Kushtetuese, pa iu hyre ferre ne kembe, e kete arrijne ta bejne duke bere opoziten per vete.

    Dhe fitojet si te Pirros vijojne ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet nė Bllog
    22
    alumni, per cilin "unitet" e ke fjalen?

    Socialistet tashme nuk i tremben me "politikes" apo "Sali Berishes" i tremben drejtesise, dhe meqe jemi ne rastin e Dokles, lexo komentet e tija gjate doreheqjes, po ndahet sharpi nga sheqeri dhe guralecet socialiste po shkojne ne fund te lumit pasi kane peshe (si puna e Dokles), kurse lemishtet po qendrojne mbi uje dhe po e ndotin ate. Por jo per shume kohe pasi tani ne rradhet e socialisteve behet pyetja:

    Kush e ka rradhen per te dhene doreheqje?

    Paniku ne rradhet e socialisteve do te rritet me afrimin e zgjedhjes se presidentit, ku do behet patjeter ndonje socialist "kurban" per te kenaqur perendimoret.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Dokle jep doreheqje !

    Dokle jep doreheqjen, Nano me pushime ne Greqi

    Dje ne Kuvendin e Shqiperise kryetari Namik Dokle dha doreheqjen te paralajmeruar ne media, kurse kryetari i PS-se, i partise qe qeveris vendin zoti Nano ishte larguar per nje vizite private ne Greqi. Sipas Kushtetutes Kryetari i Parlamentit eshte numeri dy i Shtetit dhe ne raste doreheqje te Presidentit ose kur vendi i tij mbetet vakant, ai zevendeson Presidentin e Republikes. Nisur nga te gjitha sa thuhej ne media dhe per nga rendesia qe paraqet posti i kryetarit te Kuvendit duhej, medeomos, lypsej qe zoti Nano te ishte dje ne sallen e Kuvendit, jo vetem fizikisht, por edhe te mbronte dinjitetin e neperkembur te Kuvendit si dhe te nje prej drejtuesve te larte te PS-se, gjate ketyre 11 viteve Demokraci, qe ne kete rast ishte kryetari I Kuvendit. Por zoti Nano zgjodhi udhen e ikjes per turizem ne Greqi, duke treguar se eshte dakort me vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe se mezi e priste doreheqjen e kundershtarit te tij zotit Dokle. Duke treguar gjithashtu se i shijon neperkembja e ketij parlamenti dhe se nuk jep asnje fare kontributi ne mbrojtjen e nderit te tij. Dhe del aqik, se Nano kete mazhorance e mbron vetem kur eshte fjala per 84 votat "legjitime", qe i nanurisin atij endrren presidenciale. Megjithate, fjala e doreheqjes e Dokles dje ne pasdite ishte ekselente per nga logjika, kurajo dhe dinjiteti. Ai akuzoi togat e zeza te Gjykates Kushtetuese te cilet, sipas shumices se mendimeve, dhane nje vendim antikushtetues, ai mbrojti nderin dhe dinjitetin e parlamentarizmit ne Shqiperi, ai tregoi se mbi dinjitetin e tij nuk ve as karriken e kryeparlamentarit e as pushtetin qe te jep posti numer dy ne Shtet. Dokle u largua duke paralajmeruar per vigjilence ndaj mafias qe kerkon te bleje ose te mbyse parlamentin. Ai iku duke akuzuar segmente te mazhorances dhe te togave te zeza, qe sipas tij, jane vene nen hyqmin e lobeve te droges dhe mafias. Ai akuzoi ish-kryeprokurorin Rakipi se gjate gjithe pese viteve te tij nuk ka arrestuar asnje bos te politikes, asnje minister per korrupsion, asnje gjyqtar apo prokuror qe kane vene pasuri te paligjshme, duke ndertuar vila e restorante, hotele, etj. Dokle, dje, u duartrokit nga shumica e deputeteve per faktin se guxoi te tregonte lidhjet e mafias me drejtesine dhe politiken. Dhe u duartrokit edhe nga opozitare. Jo thjesht per mode, sic ben opozite duke perkrahur heretiket anti-shtet te socialisteve, por sepse ai evokoi ato vlera per te cilat edhe PD e aleatet e saj deklarohen pro. Ai edhe mund te rrinte prape kryetar Kuvendi, pasi askush nuk ia kerkoi dhe askush nuk mund ta hiqte nga ai post deri ne mbarimin e mandatit te ketij Kuvendi. Por, ndergjegja e tij prej nje njeriu qe jeton, sic thone ende me "divanet e kohes se Enverit", kurajo e tij prej ish-gazetari illuminist-socialist, pjekuria e tij politike per te paralajmeruar rrezikun qe po i vjen Shqiperise nga mafia dhe togat e zezate veshura me politike, te cilat kane uzurpuar ekonomine, shtetin, median, pra te gjitha keto virtyte politike e bene ate, njeriun Dokle qe te jape doreheqjen e parevokueshme. Ne momentin qe Dokle jepte doreheqjen, duke paralajmeruar per rrezikun qe na vjen dhe sinjalin per zgjedhje te parakohshme parlamentare, Kryetari Socialist duhej te ishte ne ndonje buzuk te Athines, duke kenduar melodine e kengeve te famshme greke, duke fshire me njeren dore xhinin neper buze, dhe duke tymosur duhan shqiptar. Sado inat ta kishte Nano kryeparlamentarin, perseri ai duhej te ishte ne Kuvend, me te tjeret dhe per te tjeret qe i kane dhene partise se tij mazhorancen per te drejtuar vendin dhe plotesuar premtimet elektorale, te cilat kane degjeneruar nga lufta e klaneve ne kupolen roze. Mungesa e tij ngjan e qellimshme, per me teper qe jo vetem ai, por krejt opinioni publik ishin ne dijeni se dje Dokle do te ndermerrte hapin e painjorueshem. Dita e djeshme tregoi se vendi ka nevoje per zgjedhje urgjente parlamentare, pasi edhe kriza e Presidentit do te jete e eger dhe shkaterruese per ekonomine shqiptare, e natyrisht te gjitha kostotot negative te tranzicionit do te bien mbi njerezit e thjeshte.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    "e ka kush e ka " Dokle-Pardino-Berisha.....

    Dokle: Mjaft, po iki. Berisha: Kjo dite e zeze

    Erl Murati/ Namik Dokle mbylli qetesisht dosjen e tij te kuqe dhe u drejtua ngadale per nga dalja e salles se seancave plenare, ashtu sic kishte bere qe nga 4 shtatori i vitit te kaluar. Ne sfondin e duartrokitjeve te deputeteve, ministri Ruka vrapoi t'i jepte doren dhe kryeministri Majko i ra lehtas ne shpatulla si per ta ngushelluar. Deri ne ate moment kryetar i Kuvendit, Dokle i hodhi nje veshtrim te fundit podiumit te tij. Ne seancen e ardhshme, ai do te ulet midis deputeteve te tjere, mes atyre qe deri dje e lusnin t'i jipte fjalen.

    "Jap doreheqjen per te shmangur krizen institucionale, per te ruajtur dinjitetin e Kuvendit dhe per te mbrojtur moralin e tij". Kjo eshte arsyeja qe Namik Dokle dha doreheqjen ne seance plenare, pas vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese, e cila shfuqizoi pak dite me pare vendimin e Kuvendit per shkarkimin e Rakipit. Ne fjalen e tij, Dokle sulmoi ashper kete gjykate duke e quajtur vendimin e saj antikushtetues. "Gjithsecili ka nje shpjegim individual dhe cdo shpjegim i tille, sigurisht eshte i pamjaftueshem, por komplementar. Une do te kufizohem vetem duke treguar titullin e nje libri dokumentar te shkruar nga nobelisti i famshem, Gabriel Garsia Marquez", tha ai duke cituar pjese nga libri "Lajmi per nje sekuestro" ku permenden baronet e droges qe sekuestrojne gjithcka. "Dikush po perpiqet te na sekuestroje edhe ne, te sekuestroje parlamentarizmin, te sekuestroje Kushtetuten e Republikes, te sekuestroje aspiraten tone per demorkaci", deklaroi Dokle.

    Reagimi i Berishes

    Opozita parlamentare e priti me duartrokitje fjalimin e kryetarit te Kuvendit, Dokle per doreheqjen nga ky post. Kryetari demokrat, Berisha tha pas seances se Dokle deshmoi pergjegjesi morale dhe politike me kete akt. "Kjo ishte nje dite e zeze ne historine e parlamentarizmit, sepse ne pame ngadhnjimin e Padrinos mbi Kushtetuten. Doreheqja e Dokles eshte nje akt qytetar, por e diktuar nga Padrino eshte dicka kobndjellese", tha Berisha duke krahasuar kryetarin socialist, Nano me personazhin e filmit te famshem. Ai u shpreh se Dokle u mposht pikerisht nga Padrinoja dhe shtoi se duhet te ndalet revanshi i verber dhe antikushtetues i atyre qe duan te behen president. "Parlamenti eshte i goditur jo sepse dha doreheqjen Dokle, por sepse ai e dha doreheqjen nga presioni i Padrinos. Parlamenti u dekapitua", tha kryetari demokrat. Ai deklaroi se tani i takon forumeve te PD-se qe te percaktojne qendrimin perfundimtar per vendimin e Gjykates Kushtetuese. I pyetur se cdo te beje opozita ne kete situate, Berisha u pergjigj: "Partia Demokratike nuk zbaton platformat e Gjykates Kushtetuese".

    Debatet para doreheqjes

    Seanca e djeshme plenare zgjati gati nje ore me debate dhe replika te deputeteve per shkak te rendit te dites se punimeve te Kuvendit. Parlamentaret e opozites insistuan qe Dokle ta lexonte deklaraten e tij, perpara se te zhvillohej diskutimi i projektligjeve te tjera. "Nuk e vendosni ju se kur e lexoj deklaraten, ate e caktoj une", tha Dokle i cili kishte vendosur ta lexonte deklaraten ne fund te seances plenare. "Nuk me thua ti, kur e lexoj deklaraten", iu drejtua liderit demokrat. Dhe Berisha ia ktheu: "Nuk je ti qe mund ta besh kur te duash deklaraten". Pas debateve ne dukje pa fund, kryetari i Kuvendit deklaroi mbledhjen e byrose per dhjete minuta. Pas ketij pushimi, Dokle shpalli se byroja kishte zhvendosur raportin e parashikuar te governatorit te Bankes per seancen e ardhshme, dhe lexoi menjehere deklaraten e zyrtarizimit te doreheqjes.




    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dokle disident

    Dokle peson Metamorfoz.
    Njeriu qe mbeshteti revolucionin anti-parlamentar te 97-tes, qe ju bashkua hajdutve si Zan Caushi, Neki Dardha, kurt Kola, Ridvan Peshkepia, A imami etj... sot mbron Parlamentarizmin.

    Gezohem per metamorfozen Dokliane.

    Ja c'ka thene mbrem zoti Dokle..

    ------------
    Dokle: Ja pse e dhashė dorėheqjen

    Tė nderuar kolegė deputetė,


    Po dal pėrpara jush pėr herė tė fundit si Kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilin pata nderin ta kryesoj qė nga 4 Shtatori i vitit 2001. E bėj kėtė jo pėr tė luajtur heroin dhe as pėr t’u paraqitur pėrpara jush dhe opinionit publik si viktimė. Natyrisht, nuk e bėj kėtė as pėr tė paguar ndonjė bast tė humbur me atė qė ende quhet Gjykatė Kushtetuese.

    Njė arsye, dhe vetėm njė, mė obligon tė vij drejt kėtij vendimi: Ruajtja e dinjitetit tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe mbrojtja e moralit tė tij. Ngjarjet qė kanė ndodhur e kanė cėnuar rėndė kėtė dinjitet. Dhe nė moralin tim (e besoj se nuk jam i gabuar), ėshtė kultivuar parimi se i pari, tė cilit i takon ta mbrojė dinjitetin e njė institucioni, kur ai sulmohet padrejtėsisht, ėshtė kryetari i tij. Qoftė edhe duke dhėnė dorėheqje, pėr t’u treguar togave tė zeza dhe kujtdo tjetėr, se pushteti ėshtė i pėrkohshėm, ndėrsa morali i pėrjetshėm.

    Dikujt mund t’i tingėllojė pak absurde, e di. Por absurditeti nuk buron sė brendshmi, ai ėshtė imponuar sė jashtmi. Absurditeti vjen nga obligimi pėr tė zbatuar vendimet e togave tė zeza edhe atėherė kur ato nuk janė tė drejta, edhe atėherė kur ato janė sponsorizuar nga politika dhe baronėt e saj apo edhe nga baronė tė tjerė mė tė fuqishėm. Dhe ju e dini qė ne kemi pranuar edhe atė lloj vendimi, pėr tė cilin edhe nxėnėsit e fillores do tė na konsideronin sė paku tė paditur. Kemi zbatuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr neglizhimin e afatit 10 ditor pėr shqyrtimin e dekreteve pėr emėrim dhe shkarkim ministrash, tė pėrcaktuar nė mėnyrėn mė tė qartė nė nenin 98, pika 2 tė Kushtetutės. Ndėrsa, sipas togave tė zeza, numri 10 mund tė jetė edhe 11, edhe 111. Nė kokat e tyre paska njė sistem tjetėr numėrimi! E ē’rėndėsi ka kjo pėr togat e zeza?! Duhej rrėzuar qeveria e Ilir Metės dhe ata, si ēifuti, konkluduan se njė edhe njė mund tė bėjnė edhe tre. Sipas kėsaj llogjike tė pallogjikshme, afatet kushtetuese janė nul dhe Parlamenti qė ka mandat 4-vjeēar mund tė rrijė edhe 5 vjet, Presidenti qė ka mandat 5-vjeēar mund tė rrijė edhe 7 vjet, dhe natyrisht ata, togat e zeza, mund tė rrinė edhe pėrjetėsisht!

    Mė tej, nė votėbesimin e qeverisė Majko, duke traumatizuar situatėn, ata na ēuan nė njė absurd tjetėr: Morėn guximin tė pezullojnė edhe parlamentin, duke treguar analfabetizėm tė plotė nė leximin e nenit 1 tė Kushtetutės ("Shqipėria ėshtė republikė parlamentare") dhe tė nenit 2 tė saj: ("Populli e ushtron sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij…")

    Dhe tani arrijnė kulmin: I japin urdhėra Kuvendit se si tė punojė, si tė sillet, si tė marrė frymė, si ta zbatojė dhe interpretojė Rregulloren e vet. E veshin kėtė urdhėr me gjoja kushtetueshmėri, kur e gjithė ēėshtja ka tė bėjė me Rregulloren dhe jo me Kushtetutėn. Madje arrijnė deri aty sa t’i rekomandojnė Kuvendit edhe metodėn e punės sė njė gjykate, ciladoqoftė ajo! Duke u rrekur ta bėjnė kėtė, nga megallomania (apo nga padia, zoti hetues!) bien edhe brenda. Bien brenda, sepse kur ka vakuum Rregullorja, i vetmi organ qė vendos se si mund tė procedohet, ėshtė Kuvendi. Dhe nė kėtė rast Kuvendi ka vendosur tre herė, nė seancat e datės 4, 7 dhe 18 mars, po me tė njėjtėn frymė, po me tė njėjtėn qartėsi.

    Sa i takon Kushtetutės, dua tė nėnvizoj njė parim themelor tė sanksionuar nė nenin 4, pika 3 tė saj: Dispozitat e Kushtetutės zbatohen drejtpėrsėdrejti, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka vetėm njė nen (149, pika 2) dhe ai ėshtė zbatuar nė mėnyrėn mė adekuate, drejtpėrsėdrejti nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė. Tė gjitha tė tjerat janė sofizma qė nxjerrin nė reliev marrėdhėnie tė dyshimta nė labirinthet politiko-juridike; labirinthe qė i kthejnė gjėrat me kokėposhtė, e thėnė mė troē, qė legjislativi tė bėhet gjyqėsor dhe gjyqėsori tė bėhet legjislativ.

    Absurditeti mė i madh kushtetues i asaj qė ende quhet Gjykatė Kushtetuese arrin deri aty, sa tė japė interpretim identik pėr tre nene tė Kushtetutės, ndėrkohė qė ato kanė objekte tė ndryshme e pėr pasojė edhe ndjekin parime tė ndryshme. Konkretisht bėhet fjalė pėr nenin 128, 140 dhe 149. I pari pėr shkarkimin e anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese, i dyti pėr anėtarin e Gjykatės sė Lartė dhe i treti pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm. Nė tė tre rastet ėshtė e drejta e Kuvendit tė vendosė dhe propozojė shkarkimin. Por mėnyra e shkarkimit dhe mbrojtja kushtetuese pas shkarkimit ndryshojnė kryekėput.

    Sė pari, nė rastin e anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese dhe tė anėtarit tė Gjykatės sė Lartė vendimi nė Kuvend merret me 2/3 e votave, ndėsa pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm votimi ėshtė i thjeshtė.

    Sė dyti, nė rastin e anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese dhe tė anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, "Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vėrteton se ekziston njė nga shkaqet e mėsipėrme, deklaron shkarkimin nga detyra tė anėtarit…" tė Gjykatės Kushtetuese, apo tė anėtarit tė Gjykatės sė Lartė.. Pėr tė dy gjykatat, formulimi ėshtė i njėjtė pikė e presje!

    Krejt ndryshe ėshtė shprehur Kushtetuta pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, i cili mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės me propozim tė Kuvendit. Pra, duket shumė qartė se Gjykata Kushtetuese nuk ka hapėsirė kushtetuese pėr tė ndėrhyrė nė proēesin e emėrimit dhe tė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Ēuditėrisht Gjykata Kushtetuese kėto parime krejt tė veēanta i ka futur nė njė thes. Mbetet vetėm tė pyesim: Eshtė prokurori nė thesin e gjykatės apo gjykata nė thesin e prokurorit.

    Sa i pėrket "teorizimeve" tė Gjykatės Kushtetuese pėr tė Drejtat e Njeriut, ato marrin pėrgjigje nga Gjykata e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, e cila, me preēedentėt e gjykuar, nuk e konsideron shkelje tė sė drejtės sė njeriut uljen apo ngritjen nė pėrgjegjėsi tė njė zyrtari, as vėnien apo heqjen e gradave tė njė gjenerali.

    Dhe pėr ta mbyllur komedinė kushtetuese, togat e zeza nė vendimin e tyre tė datės 25 Prill 2002 i referohen disa herė njė vendimi tė tyre tė mėparshėm tė datės 19 Prill 2002, i cili, ende edhe sot, nuk ka hyrė nė fuqi. Kėta janė gjykatėsit tanė kushtetues! Kėrkojnė zbatimin e nenit 132, pika 1 tė Kushtetutės dhe shkelin pikėn 2 tė po atij neni.

    U pėrqėndrova nė kėta elementė tė ēėshtjes, tė nderuar deputetė, pėr tė evidentuar shqetėsimin tim si shtetas i kėtij vendi, se mekanizmi qė prodhon mentalitetet antidemokratike ende nuk ėshtė ndaluar. Tė gjithė e dimė se diktatura burgosi dhe pushkatoi, shkatėrroi jetė njerėzish tė pafajshėm, varfėroi shtėpitė dhe shpirtrat e shqiptarėve, shkatėrroi aspiratėn properėndimore tė tyre. Por njė nga elementėt mė fondamentalė tė demokracisė qė u godit nga diktatura, ishte parlamentarizmi. Jo rastėsisht njeriu i parė i pushkatuar ishte njė deputet qė mbrojti lirinė nė parlament! Vit pas viti diktatura polli dhe rriti mentalitetin se parlamenti mund tė tėrhiqet pėr hunde nga sekretarėt politikė, se qeveria ėshtė fuqi ekzekutuese edhe mbi parlamentin, se ēfarėdo lloj prokurori mund tė kėrcėnojė deputetėt, se edhe njė hetues apo spiun gjirizesh vlen mė shumė se ai tė cilit shtetasit e vet i kanė dhėnė mandatin e pėrfaqėsimit.

    Metastazat e kėtij mentaliteti kanceroz pėr demokracinė veprojnė ende, sot e gjithė ditėn. Pėrndryshe s’do tė derdhej kaq shumė merak gjoja pėr tė drejtat e njė apo njėzetė prokurorėve, para se ata tė pėrgjigjeshin pėr disa pyetje tė thjeshta: Po ju zotėrinj sa dhe si i keni mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve? A keni zbuluar dhe dėnuar ndonjė nga vrasėsit e djemve tė Vlorės apo tė Tropojės, tė Pėrmetit apo tė Fierit? A keni zbuluar apo dėnuar ndonjė nga grabitėsit e pasurisė sė shqiptarėve? A keni zbuluar dhe dėnuar ndonjė nga kodoshėt, qė shesin vajzat shqiptare nėpėr rrugėt e botės? A keni zbuluar dhe dėnuar ndonjė nga baronėt e drogės, qė kanė punuar pėrditė nėn hundėt tuaja? A keni denoncuar ndonjėherė ndonjė gjykatės, qė ka falur dhe liruar kėta trafikantė apo bashkėpunėtorėt e tyre? A keni zbuluar dhe denoncuar qoftė edhe njė herė, qoftė edhe njė vilė prokurori apo gjykatėsi tė ndėrtuar mbi themelet e kėtyre pisllėqeve? Dhe mė nė fund, e njėherėsh mė nė krye, a e dini se ēfarė dėmi i keni sjellė imazhit tė Shqipėrisė dhe aspiratės sė saj pėr t’u integruar nė strukturat euro-atlantike?

    Vetė ish-Prokurori i Pėrgjithshėm nė dhjetra raste dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė i ka shfaqur metastazat antiparlamentare. Edhe ditėn qė u diskutua mocioni ndaj tij. Tre herė ėshtė thirrur tė vijė atė ditė nė parlament dhe ka refuzuar me gojė e me shkrim. Dhe tani ankohet pse nuk ėshtė dėgjuar! Edhe pse ėshtė pyetur e dėgjuar nga Kryetari i Shtetit, ai kėtė e quan takim jozyrtar! Edhe ka guxuar tė deklarojė publikisht se, "kam dosje pėr deputetėt", duke shkelur nė mėnyrė flagrante tė drejtėn kushtetuese tė Kuvendit dhe tani ankohet kundėr tij! Metastazėn antiparlamentare dhe antikushtetuese ai e ka shfaqur edhe nė komunikimin e fundit zyrtar me Kuvendin, pak ditė pėrpara shkarkimit. Nė njė kėrkesė tė tij, ndėrsa ėshtė brenda normalitetit marrja e autorizimit pėr heqje imuniteti tė njė deputeti, ėshtė totalisht antikushtetuese kėrkesa pėr arrestimin e tij, sepse neni 73, pika 2 e Kushtetutės, e pėrcakton nė mėnyrė taksative qė kjo gjė mund tė bėhet vetėm pas investigimit mbi ēėshtjen konkrete nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me deputetin.

    Kėto sulme kundėr parlamentarizmit, nė thelb janė sulme kundėr demokracisė.

    Natyrshėm lind pyetja: Pse ndodhin kėto dhe pikėrisht nė kėto momente?

    Gjithėsecili ka njė shpjegim individual dhe ēdo shpjegim i tillė, sigurisht, ėshtė i pamjaftueshėm, por komplementar. Unė do tė kufizohem vetėm duke u treguar titullin e njė libri dokumentar tė shkruar nga nobelisti i famshėm Gabriel Garsia Marquez, qė, siē e dini, ėshtė nga Kolumbia. "Lajmi pėr njė sekuestro" titullohet libri dhe tregon se si baronėt kolumbianė tė drogės, sekuestruan gazetarė e politikanė, gjykatės e priftėrinj, balerina dhe ministra… Dikush po pėrpiqet tė na sekuestrojė edhe ne, tė dashur kolegė deputetė, tė sekuestrojė parlamentarizmin, tė sekuestrojė Kushtetutėn e Republikės, tė sekuestrojė aspiratėn tonė pėr demokraci.

    Kjo dorė duhet tė ndalet! Nė radhė tė parė kjo gjė i takon Kuvendit tė Shqipėrisė. Prandaj, sot, unė po jap dorėheqjen nga detyra e Kryetarit tė Kuvendit, pėr tė mbrojtur nė mėnyrėn mė modeste dinjitetin e Kuvendit dhe pėr tė shmangur ēdo rrezik tė krizės midis institucioneve. Pėr ata qė ende nuk e kanė kuptuar thelbin e aktit tim, po u them se ēėshtja ėshtė tepėr e thjeshtė:

    · duke qenė se Gjykata Kushtetuese ka marrė njė vendim antikushtetues;

    · duke qenė se ajo i kėrkon Kuvendit tė rishqyrtojė vendimin e tij tė

    votuar me shumicė;

    - duke qenė i obliguar si Kryetar i Kuvendit tė filloj kėtė proēedurė, nė kundėrshtim me bindjet e mia;

    Dorėheqjen time e konsideroj si njė akt tė plotė tė pajtimit tė bindjeve tė mia me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.
    ------------------------------------------------------

    Ja kushtetuta e IMAM-GODOS. nji leter qe lexohet nga dy krahet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Dokle ky hajvan !

    Ne morine e gafave dhe problemeve qe ka vendi yne ,ndoshta keto qe shkruaj jane nje 'small beep ne radar " por nuk me rrihet pa folur.

    Gazetat tona debatojne akoma,kush jane baronet,e pse Dokle nuk i thote me emer ata.Per nje gje jemi te bindur te gjithe se Baronet,baronetet e baronucet e krimit te droges e te te gjitha poshtersive jane ne pushtet,afer,lart,poshte e prane tij.
    Dhe nese ai do publikonte aresat e tyre ASGJE NUK DO NDODHTE.

    Per sa kohe qe ai vend do drejtohet nga Toset e Doklet e Metat.por do ndalesha ne dicka tjeter,me dhembje konstatoj qe ne nje venD te pasur me rezerva intelektuale,Doklet dalin ne maje te pushtetit.

    Me beri pershtypje fakti qe ne doreheqjen e tij parimore (prape do ja egjojme emrin,se shpejti )ai merr si shembujt CIFUTET, NE NEGATIV.

    Iluzionet e kujtdo duhet te bien sikur e shprehin jo pak ne shtyp qe qesh bota apo sheh bota (botes pak i rreh) por nuk mund te rri pa konstatuar se si njeri nga tre njerezit me te pushtetshem ne Shqiperi,merr shembuj derogatore ndaj nje rrace dhe jo kujtdo,por cifuteve.

    Nuk te acaron injoranca sa aq platforma ku shprehet kjo injorance,dhe askujt nuk i ben pershtypje.Dicka e biseduar ne muhabete shoqerore nuk TRANSPORTOHET ne formen e saj me banale,orinere e vulgare ne Organin me te larte legjislativ te kombit tone.

    Pse injoranti Dokle i shpenguar ne fjale e me buze te shtrenguara nga inati, merr shembull cifutet,a nuk ja ka kujtuar dikush atij fshatari te pakdhendur se nga goja e nje personaliteti (per postin qe pat) nuk mund te ale Lapsusi i pare qe projektohet ne tru.

    Cdo te thote ai me kete shembull,qe cifutet jane kurnace,hileqare apo hipokrite- dhe aq me teper c`relacione te pakendeshme ka patur ai dhe populli yne nga populli cifut-qe ta justifikojme kete gomarllik.

    Natyrisht qe elemente matufe si Dokle,nuk mund te fshijne historine tone dhe as ta banalizojne ate.Histroria ka folur per rastin pa precedent shqiptar ku me shume cifute dolen gjalle nga lufta ne Shqiperi se sa ishin ne fillim te saj.

    Po me irriton fakti se nje sylesh mundohet te portretizoje nje fakt te cilin nuk e blen me njeri.

    Personalisht une i konsideroj cifutet si nje popull ,nga te paktet ne bote me nje fare ngjashmerie me ne.
    Jo per te thene se ne kemi vuajtur me shume se ata,por paralelizmat qe gjej me ta jane me te kenaqeshme se me kedo tjeter e natyrisht me te shumta.

    1.Jemi 2 popuj me zakone e tradita individuale,pa aleate historike,te persekutuar gjithmone te ndare ,te percare,te pervuajtur,te shtypur e te shfrytezuar nga cdo regjim.te perdorur nga te tjeret per interesat e tyre dhe te lene menjane kur si duheshim kujt.

    2 . 2 popuj me identitet te theksuar kombetar,pa shtete vella e moter,pa mbrojtes te madh a te vogel, e me atdhe cope cope.Te shperndare neper bote aq sa sttistikat reale nuk ekzistojne,sa kemi qene e sa jemi,gjithshka eshte perllogaritje.

    3.Gjithshtu na bashkon nje interes e kuriozitet per dijen,arsimin te ardhmen e miresine.Natyrisht jemi paqedashes e jo agresore,pasi vuajtjet e pafundme kane ngulitur tek ne konceptin e bashkepunimit e te mirenjohjes.

    Perse Dokle Torollaku merr cifutet si shembuj ,mos i duket vetja me superior se cifuti mesatar kudo ne bote.

    Perse nuk merr shembuj lobin cifut ne Amerike qe ndikoi e praktikisht na dhuroi pavaresine e gjysmes se kombit,Kosoves.
    Nje dhurate kjo komplet jashte proporcionit qe beme ne per ta 60 vjet te shkuara. Ne shpetuam 2000, cifute ata na dhuruan token e lene matane nga franko-sllavet e ndaluan vrasjen e 2 000 000 shqiptareve.

    Pse ish kryetari i parlamentit me matuf ne bote ne vend se ti permende me sarkazme Cifutet ,ne formen me derogatore nuk i falenderon ato, te cilet kundershtuan -lobin grek ,serb e pan sllav qe te shpetonin diku nje popullsi te cuditshme te quajtur SHQIPETARE ME TE CILET KUSHDO LUAN,ME TE CILET KUSHDO TALLET E TE CILET ASKUSH NUK I PERKRAH.

    Pse ai nuk permend se Izraeli sot eshte nje nga shtetet me te forta te botes moderne.Pse nuk dime ne me ke lidhemi e ku lidhemi,por shkojme nga na merr era.Miq me te gjithe dhe mik asnje nuk kemi.Akoma jemi me mentalitetin e Nismes se Detit te zi,a ne Konferencen e vendeve myslimane,pika qe nuk i bie per politikane qe kemi.
    Qe nuk dine te flasin,per c`fare flasin e me ke flasin.

    A nuk do ishte me mire qe kishat e xhamijet qe hapin perdite fondacionet me petkun fetar,ti benin shkolla,parqe e vene argetimi,e ne mos mundnin mos ti pranonin-forma ka plot.

    A nuk do ish me mire qe ato qindra te rinj qe shkollohen e myken neper medreset e botes arabe,te cohen ne universitetet e perenimit e te Tel -Aviv/it .Perse nuk krijohen lidhje e marreveshje me ato cifutet e "poshter" e te dores se dyte.

    Te cileve u degjohet zeri ne bote,shperndajne ekspertize e ndihma deri ne Afrike e me gjere.Te cilet i japin tonin politikes,ekonomise ,mediave e gjithskaje qe eshte DICKA ne kete planet.Te cileve vete perendimi i ka zili per zotesine,organizimin,analitiken,e kompaktitetin ne gjithska qe ato trajtojne.

    Keta "cifutet' e Dokles jane te tille ,qe ne Izrael specializimet pasuniversitare kapin mbi 53 %, (ne Angli kjo shifer eshte 6,7 % nese i intereson dikujt),qe kane "mbytur" boten me akademike e nobeliste.Me ide e traktate te cilat bota i referon e citon cdo dite-pse Dokle nuk citon keto por flet si horr MEJHANESH .

    Turp qe politika jone behet nga individe qe jane kaq matufe ,sa nuk e kuptojne akoma diferencen e politiken globale.Qe kujtojne se nje shaka me cifute eshte kulmi i oratorise,sinqerisht me vjen teper,teper keq qe populli im eshte kaq i pafat , historikisht me administratoret e tij qe e kane:
    perulur,keqtrajtuar,shfrytezuar e poshteruar,mashtruar e rrjepur,persekutuar e masakruar barbarisht -aq sa jane pak shembujt se c`na kane bere te huajt t` ua kalojne shembujve nga ato se c`na kane bere tanet (lideret) .

    Gjate gjithe historise me pak perjashtime,udheheqesit ,perfaqesuesit e "aristokraket " shqipetare,na kane injoruar,na kane bere gaz te botes,kane humbur rrugen ne histori e a na ka lene me pasoja katastrofale,te cilat nje dore tjeter po si ata - i thellon me shume.

    S`kam c`te them me per Doklet e shoket e tij,por qe nga sjellja ,rregullat,formimi ,edukata,mentaliteti, na bejne me turp,se si perfaqesohemi nga RRUGACE TE TILLE ORDINERE.

    Nga diplomacia,korrupsioni,gafat, e skandalet ,na zhysin ne humnere perdite e me shume.

    bursa33

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    S`kam c`te them me per Doklet e shoket e tij,por qe nga sjellja ,rregullat,formimi ,edukata,mentaliteti, na bejne me turp,se si perfaqesohemi nga RRUGACE TE TILLE ORDINERE.

    Nga diplomacia,korrupsioni,gafat, e skandalet ,na zhysin ne humnere perdite e me shume.


    Post mjaft i mire Bursa33. Pergezime. Vetem me nje korrektese mendoj une: Dokle dhe te tjere jane ne postet ku jane per te thene ato qe po thone, per te realizuar ato qe jane projektuar-shkaterrimin e Shqiperise. Nuk vjen nga pakujdesia apo nga mungesa e pergatitjes, udhezimet i lexojne mire se perndryshe fluturojne ne rruge. Nuk eshte rastesi qe gjithmone ne krye te vendit dalin TE TILLE. Ata sherbejne per ti vene kapakun intelektual propagandes shqiptaro-shkaterruese qe infiltrohet qe ne muhabetet e kafeneve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    sheqerxhiu dhelparak

    Ja c'thot KOHA JONE:
    ---------------
    Muci, sinjali i pare per Doklen President
    Deputeti socialist, Mustafa Muci pohoi dje se Namik Dokle mund te jete kandidatura e ardhshme e Partise Socialiste per postin e presidentit te ardhshem te Republikes. I pyetur nese ish-kryetari i Kuvendit, mund te jete kandidature potenciale per kete post, Muci u pergjigj: "Zoti Dokle gjithashtu mund te jete".

    Ish-ministri i Ekonomise dhe Privatizimit u shpreh se kandidatura e Partise Socialiste per postin e presidentit, duhet te plotesoje ato parametra qe duhet te plotesoje nje kryetar i shtetit. "Natyrisht mund te jete edhe Nano, por mund te jete dhe dikush tjeter. Kjo eshte ceshtje konkurimi, eshte ceshtje votimi dhe ne perfundim jane strukturat perkatese te partise ato qe vendosin per gjithcka", deklaroi Muci.
    ---------------------

    Dokle "desidenti" hodhi ca sheqer nga tribuna kuvendit dhe tani pregatitet per president.
    Vegel "veriore" me e kompletuar nuk gjendet ne PS se Dokle. Dokle eshte karta rezerv e Mafies.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-07-2023, 06:44
  2. Shqiptarėt mė tė famshėm nė Botė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 12:08
  3. Prezantim i eseve te Emersonit (Self-Reliance)
    Nga wittstar nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 11:20
  4. Maestro, Lamtumire!
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2006, 03:27
  5. Maestro, nje tango!
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 00:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •