TIRANE
Nė shtėpinė e Kozėve nė Babrru ka pllakosur heshtja dhe ankthi i familjarėve ėshtė i dukshėm. Njė ditė mė parė ish-dhėndri, Saimir Idrizi, ėshtė varė nė derėn e shtėpisė sė tyre. Policia pas arrestimit tė nėnės Shkurte Kozi, ka prangosur dhe djalin e saj Lazimin, 29 vjeē. Sipas policisė, Lazimi ka ekzekutuar ish-dhėndrin, pasi kėrkonte tė ribashkohej me Sahaten, me tė cilėn ishte divorcuar dy vjet mė parė, kundėr dėshirės sė kasaj dhe familjes. Sahatja, e cila mund tė quhet strumbullari i tė gjithė kėsaj historie qė preciptoi nė krim, ka rrėfyer pėr Gazetėn se si ėshtė njohur me Idrizin dhe si e pėrjetoi ajo vrasjen e ish-bashkėshortit.
Ēfarė ndodhi pasditen e sė martės?
Unė nuk isha nė shtėpi, por mė njoftuan se Saimirin e kishin vrarė nė hyrje tė shtėpisė sonė. Nuset mė thanė se e kishte vrarė nėna Shkurte. Nuk ėshtė se m'u dhimbs, madje e ndieva veten tė lehtėsuar nga njė njeri qė unė e njoha mirė se ēfarė maskarai ishte dhe qė mė kėrcėnonte se do tė mė rrėmbente.
Si jeni njohur me viktimėn?
Ne jemi nga i njėjti fshat, Kishavec nė Dibėr. Atėherė mė kishte vdekur babai, kur u njoha tre vjet mė parė dhe rashė nė dashuri me Saimirin. Familja ime s'e aprovoi lidhjen, por unė besoja shumė. Kėshtu tė dy me Saimirin ikėm pėr tė jetuar bashkė nė Tiranė. Kemi qėndruar katėr muaj derisa e tmerruar nga dembelizmi dhe mania e tij pėr tė mė ēuar nė Itali vendosa ta lė e tė kthehem nė shtėpi. Nuk kishim bėrė as celebrim.
A e pranoi familja kthimin tuaj?
Shumė vonė mė kanė pranuar nė familje. Kam qėndruar njė vit te disa kushėrinj tė mi nė Laē. Por edhe kur u ktheva nė shtėpinė time ai nuk mė la rehat. Kemi bėrė 9 denoncime nė policinė e Peshkopisė, por askush nuk u interesua pėr ta mbyllur kėtė problem. Atje blemė dhe armėn. Pėr t'u larguar nga telashet dy vjet mė parė erdhėm kėtu nė Babrru. Por ai erdhi edhe kėtu. Kemi bėrė njė denocim nė atė kohė nė Komisariatin numėr 4. Kur u martua thamė se shpėtuam, por ja qė menjėherė pas ndarjes vinte prapė dhe mė kėrkonte.
Krijoni Kontakt