Pershendetje djal i mire edhe une ju respektoj shume.Postuar mė parė nga shpresa_G
Pershendetje shpresa!
Sic te thashe pyetja ishte shume e pergjitheshme dhe nuk dija se ku te perqendrohem.
Sot ti ben nje tjeter pyetja por pak te pakuptimte!!! ti thua kjo eshte mire por ne librin qe kam lexuar une.... po ku ta di une se cfare libri ke lexuar ti !!!!
pyetjen tende une e kuptoj keshtu:
Nese Zoti ka caktuar cdogje atehere perse ne therret ne pergjithes?
ose nese ka caktuat se cfare te keqijash do bej perse me kerkon llogari per to?
Atehre me sa kuptova po te them:
Ke rėnė nė disa gabime: Veprat tua i janė tė njohura Zotit dhe tė shkruara nė Librin e Tij, por me kėtė nuk tė janė caktuar detyrimisht. Ato janė caktuar vetėm nė dijen e Tij. Kjo caktueshmėri deri diku mund tė krahasohet me kėtė qė vijon: Ti ke njohuri pėr veprat e nje te afermi tėnd dhe nė to ekziston mundėsia qė ky tė bėjėpune te pa hijeshme. Nėse ai kėtė e bėn, a mos e ke detyruar ti nė kėtė ose kjo vetėm ėshtė parashtruar dhe ka ndodhur qė dituria jote ka qenė e saktė.
Ti flet pėr lirinė absolute, lirinė e zotėrimit tė lirė me kozmosin qė i pėrket vetėm Zotit. Pėr ne ėshtė e vėrtetė e vetme: "Zoti yt krijon ēka tė dojė dhe zgjedh. Sėshtė (e drejtė) e tyre tė zgjedhin." (El-Kasas, 68). Askush nuk ka tė drejtė zgjedhjeje nė ēėshtjen e krijimit, sepse Zoti xhel-le shanuhu ėshtė Ai i cili krijon ēka tė dojė dhe zgjedh ēka tė dėshirojė. Zoti i lartmadhėruar nuk do tė tė ftojė nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė lartėsisė tėnde, as qė do tė tė dėnojė pėr shkak se nuk e ke ndalur Diellin nė orbitėn e tij. Por, fusha e pyetjeve ėshtė fushė e ngarkimeve. Ti nė kėtė fushė je i lirė dhe ata janė kufijtė pėr tė cilėt po flasim. Ti je i lirė ti kultivosh pasionet tua, ta pėrmbash urrejtjen tėnde, ti kundėrvihesh vetvetes, ti largosh qėllimet e kėqija, ndėrsa ti vazhdosh prirjet tua tė mira. Ti mund tė bėhesh bujar me vetveten dhe pasurinė. Mund tė flasėsh tė vėrtetėn ose tė gėnjesh. Mund ta pėrmbash dorėn tėnde nga e ndaluara. Mund ta pėrmbash shikimin tėnd nga trupi i tė tjerėve. Mund ta pėrmbash gjuhėn tėnde nga sulmi, pėrgojimi dhe intrigat. Nė kėtė fushė ne jemi tė lirė, dhe vetėm pėr atė qė ėshtė brenda saj do tė pyetemi dhe do tė jemi pėrgjegjės.
Fjala ėshtė pėr lirinė relative e jo absolute, lirinė e njeriut nė planin e obligimeve. Kjo liri ėshtė e vėrtetė, kurse atė tek ne e dėshmon ndjenja e lindur pėr tė. Ne ndiejmė pėrgjegjėsi, pendim pėr gabimin e bėrė, ndėrsa kėnaqėsi kur bėjmė punė tė mirė. Ne nė ēdo rast zgjedhim dhe krahasojmė disa alternativa. Madje edhe detyra e parė e arsyes sonė ėshtė pėrcaktimi dhe zgjedhja ndėrmjet disa alternativave.
Ne krejtėsisht qartė e dallojmė lėvizjen e dorės e cila dridhet nga ethet dhe tė dorės e cila shkruan letėr, dhe themi se lėvizja e parė ėshtė e caktuar, e detyruar, ndėrsa lėvizja e dytė e zgjedhur, e lirė. Sikur tė mos kemi vullnet tė lirė, nuk do tė mund as tė bėnim dallime.
Gjithashtu, kėtė liri e dėshmon edhe ndjenja jonė e paaftėsisė ta detyrojmė zemrėn nė diēka me ēka ajo sėshtė e kėnaqur. Femrėn mundemi me detyrime dhe kėrcėnim ta shpiejmė nė situatė tė bėjė ēka tė dėshirojmė, por me kurrfarė mjetesh detyruese nuk mund ta detyrojmė qė nė tė vėrtetė tė na dojė. Kjo qartė tregon se All-llahu xhel-le shanuhu i ka ēliruar zemrat tona nga nėnshtrimi i ēfarėdo detyrimi, duke i krijuar plotėsisht tė lira. Pėr kėtė arsye All-llahu xhel-le shanuhu e ka bėrė qėllimin - nijetin, burim i tė cilit ėshtė zemra, shtyllė e pėrgjegjėsisė. Besimtari i cili nėn presion e blasfemon fenė nuk do ti pėrgjigjet Zotit deri atėherė kur me zemėr tė bėjė blasfemi:
"... Pėrveē nėse nė kėtė ėshtė i detyruar, kurse zemra e tij ėshtė e bindur thellė nė besim..." (En-Nahl, 106).
Pikėpamja tjetėr e gabueshme e kėsaj qėndron nė atė qė disa njerėz kuptojnė se liria e njeriut ėshtė mbi vullnetin e Zotit, dhe duke i akuzuar rekomanduesit e lirisė sė Zotit i pėrshkruajnė bashkėpjesėtarė nė urdhėrdhėnie dhe vendim. Kėshtu edhe ti, o mik, e ke kuptuar dhe ke folur pėr vullnetin e shumėnumėrt, qė ėshtė, pa dyshim, botėkuptim i gabueshėm. Liria e njeriut nuk ngrihet mbi vullnetin e Zotit. Njeriu ėshtė i lirė tė bėjė diē qė i kundėrvihet kėnaqėsisė sė Zotit, por ai nuk mund tė bėjė asgjė qė i kundėrvihet vullnetit tė Zotit.
Zoti xhel-le shanuhu na ka dhėnė liri qė ti kundėrvihemi kėnaqėsisė sė Tij nė dėmin tonė, por askujt si ka dhėnė liri qė ti kundėrvihet vullnetit tė Tij. Kėtu ėshtė ana tjetėr e lirisė relative tė njeriut. Ēdo gjė qė ne veprojmė ėshtė nė kuadėr tė vullnetit tė Zotit, madje edhe atė qė e veprojmė e qė nuk ėshtė nė pajtim me kėnaqėsinė e Zotit dhe me Sheriatin.
Liria jonė ėshtė begati nga Zoti dhe shpėrblim tė cilin Krijuesi na ka dhuruar krejtėsisht, pavarėsisht nga vullneti jonė. Liria jonė ėshtė vetėm vullneti i Tij.
"Dhe ju nuk doni tjetėr pėrveēse ēka do All-llahu." (El-Insān, 30).
Tė flasish pėr lirinė nė kėtė kuptim, nuk do tė thotė ti shoqėrosh Zotit shok. Liria jonė ėshtė e njėjtė me urdhėresat e Tij, vullnetin e Tij dhe caktimet e Tij.
Pikėpamja e tretė e gabueshme e kėsaj pyetjeje ėshtė tė kuptuarit e gabueshėm tė caktimit dhe fatit tė vullnetit tė lirė dhe zgjedhjes sė lirė, nga ana e atyre tė cilėt janė tė preokupuar me studimin e kėtyre pyetjeve. Ata caktimin dhe fatin e kanė kuptuar se kjo ėshtė tė detyruarit dhe tė shtrėnguarit e njeriut nė atė ēka nuk ėshtė nė karakterin e tij dhe nė natyrėn e tij. Tė njėjtin gabim e ke bėrė edhe ti o Shpresa! All-llahu i madhėruar e mohon detyrimin nga ana e vet:
"Nėse kishim dashur, Ne nga qielli do tua zbritnim njė Shenjė para sė cilės ata qafat e tyre do ti ulnin." (Esh-Shuarā, 4).
Domethėnia e kėtij ajeti ėshtė e qartė: ka qenė plotėsisht e mundur qė njerėzit tė detyrohen nė besim, por kjo sėshtė bėrė pėr shkak se All-llahu nuk detyron:
"Nuk ka shtrėngim nė fe. Rruga e vėrtetė qartė dallohet nga ajo lajthitėse." (El-Bekare, 256).
"Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do ti besonin ēka janė nė Tokė qė tė gjithė. A ti do ti detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė?" (Jūnus, 99).
Nė ligjshmėritė tė cilat i ka dhėnė Zoti nuk ka kurrfarė detyrimi. Caktimi dhe fati nuk guxohet tė kuptohen si detyrim i njerėzve nė diēka ēka nuk ėshtė nė natyrėn e tyre. All-llahu xhel-le shanuhu i jep secilit atė qė ėshtė nė vetė qėllimin e tij, i dėshiron atė ēka ai vetė dėshiron dhe do atė ēka ai vetė e do. Tė qeverisurit e Zotit ėshtė zgjedhja e njeriut, sepse Zoti xhel-le shanuhu e drejton ēdo njeri nga ajo nga synon zemra e tij dhe ēfarė qėllimi ka:
"Kush dėshiron shpėrblimin e Ahiretit, do tia shumėfishojmė atė, ndėrsa atij kush dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, do tia japim..." (Esh-Shūrā, 20).
"Zemrat e tyre janė tė sėmura, kurse All-llahu sėmundjen e tyre edhe mė e shton..." (El-Bekare, 10).
"Kurse ata tė cilėt janė nė rrugė tė drejtė, Ai edhe mė tej do ti shpjerė..." (Muhammed, 17).
Do ta pėrmendim edhe ajetin nė tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu u drejtohet robėrve:
"Nėse All-llahu e di se nė zemrat tuaja ka diēka tė mirė, do tju japė mė mirė se ajo qė ėshtė marrė nga ju..." (El-Enfāl, 70).
All-llahu i lartėsuar na e mundėson atė qė e kemi zgjedhur nė zemrat tona dhe ēfarė janė qėllimet tona dhe sė kėtejmi nuk ka dhunė, detyrim as shtrėngim nė diē qė nuk ėshtė nė pajtim me natyrat tona.
"Sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet (nuk gabon), dhe atė mė tė bukurėn e konsideron tė vėrtetė, atij do tia lehtėsojmė pėr nė lehtėsi. Kurse ai qė ėshtė koprrac dhe ndihet i mėvetėsishėm, dhe atė mė tė bukurėn e konsideron gėnjeshtėr, atij do tia lehtėsojmė pėr nė vėshtirėsi." (El-Lejl, 5-10).
"Ti nuk gjuajtje kur gjuaje, por gjuante All-llahu..." (El-Enfāl, 17).
Kėtu po identifikohet akti i tė gjuajturit tė njeriut me gjuajtjen e bėrė nga ana e All-llahut xhel-le shanuhu, dhe se ekziston vetėm njė gjuajtje. Njeriu ka qėllimin, ndėrsa All-llahu i madhėruar e mundėson realizimin e tij, dhe kėtė, nėse ėshtė i mirė, me tė mirė, kurse nėse ėshtė i keq, me tė keq. Liria njerėzore nuk ka masė tė pėrhershme por vetėm aftėsinė relative, e cila zmadhohet dhe zvogėlohet. Njeriu mund ta rritė lirinė e vet me shkencė: me ndihmėn e zbulimeve dhe risive tė ndryshme ai ka arritur ta pushtojė Tokėn, ta ngadhėnjejė hapėsirėn dhe tė ēlirohet nga prangat e kohės. Duke i zbuluar ligjet nė natyrė njeriu ka arritur qė tė zotėrojė me to dhe qė vetes ato tia nėnshtrojė: ka zbuluar si ta ngadhėnjejė ngrohtėsinė, ftohtėsinė, errėsirėn dhe kėshtu e ka rritur lirinė e vet nė planin e aktivitetit tė tij. Shkenca pra, ėshtė mjet i zgjerimit tė kufijve tė lirisė sė njeriut.
Mjeti i dytė ėshtė feja. Tė drejtuarit Zotit dhe kėrkimi i ndihmės sė tij, gjithashtu i zgjeron kufijtė e lirisė dhe kėtė mjet e kanė pėrdorur tė gjithė Tė dėrguarit e Zotit dhe ithtarėt e tyre. Sulejmani (a.s.) i ka nėnshtruar xhinnėt, ka zotėruar me erėn dhe ka folur me zogjėt, tė gjitha kėto me pėrkrahjen dhe ndihmėn e Zotit; Musa (a.s.) e ēau detin; Isa (a.s.) i ngjallte tė vdekurit, i shėronte tė verbėrit, tė zgjebosurit dhe tė verbėrit. Lexojmė, gjithashtu, pėr evlijatė - dashamirėt e Zotit - tė cilėve u mbulohet Toka dhe u zbulohen sekretet, tė rėndomtėve tė paarritshme.
Tė gjitha kėto janė shkallėt e lirisė tė ngritura mbi liritė mesatare njerėzore, tė cilat ata i kanė arritur me pėrpjekjet mė tė larta nė tė drejtuarit e tyre All-llahut xhel-le shanuhu dhe tė shprehurit e dashurisė ndaj Tij. Atyre u janė dhuruar pjesėt e diturisė sekrete.
Dituria paraqitet sėrish. Mirėpo, kėtė herė kjo ėshtė dituria e tesavvufit - misticizmit (el-ilm-ul ledūnij). Ēėshtjen e zgjedhjes sė lirė dhe vullnetit jo tė lirė Ebu Hamid El-Gazaliu e shtron dhe e shkoqit shkurt dhe thjesht me dy fjali:
"Njeriu ėshtė i lirė nė atė qė ka dituri" dhe
"Nuk ėshtė i lirė nė atė qė nuk ka dituri".
Me kėtė ai mendon se sa mė shumė qė tė zgjerohet dituria e tij, zgjerohet njėkohėsisht edhe sfera e lirisė sė tij, qoftė dituria e tij objektive apo dituri mistike (ledunij).
Mendimtarėt materialistė gabojnė kur pohojnė se njeriu ėshtė rob i domosdoshmėrisė historike, duke parė nė tė vetėm nyjen nė zingjirin e ndodhive shoqėrore-ekonomike, plotėsisht tė nėnshtruar ligjeve tė ekonomisė dhe lėvizjes sė shoqėrisė.
Nocionin tė cilin ata pa lodhje e pėrsėrisin, sikur ai tė ishte ligj, "domosdoshmėri e konfliktit klasor"(hatmijet-us-sira-it-tabekijj), ėshtė i gabueshėm nė shkoqitjen shkencore, sepse nuk ka domosdoshmėri nė sferėn njerėzore, por mė sė shumti qė ka, janė gjasat dhe mundėsitė dhe nė kėtė edhe qėndron dallimi ndėrmjet njeriut dhe dhėmbėzave, mjeteve dhe trupave materialė. Ėshtė e mundur tė parashihet tė zėnit e Diellit nė minutė dhe sekondė, kurse ėshtė e mundur tė parashihet edhe lėvizja e tij nė ardhmėri. Mirėpo, ėshtė e pamundur tė dihet ēka fsheh njeriu nė qėllimet e tij, ēdo tė bėjė nesėr ose pasnesėr. Kjo ėshtė e pamundur tė dihet pėrveē nėpėrmjet mundėsisė, probabilitetit dhe hamendjes dhe kėtė, me kusht tė posedimit tė tė dhėnave tė mjaftueshme pėr sjelljen e vendimit.
Sa u pėrket pohimeve tė materialistėve pėr ndikimin e mjedisit dhe shoqėrisė, dhe se njeriu nuk e jeton jetėn e tij tė pavarur, tė mėvetėsishme, u pėrgjigjemi se ndikimi i mjedisit dhe shoqėrisė si kundėrveprim lirisė individuale, konfirmon domethėnien dialektike tė kėsaj lirie, sepse liria individuale konfirmohet vetėm nė tė ballafaquarit me kudėrveprimet; nėse nuk ka kundėrveprim nė lirinė e njeriut, atėherė ai edhe sėshtė i lirė, nėse liria kuptohet nė kuptimin e vėrtetė, sepse nuk ekziston kurrfarė pengese tė cilėn duhet mposhtur dhe tė vėrtetohet nėpėrmjet saj liria jonė.
Me respekt.
Krijoni Kontakt