Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    17-03-2004
    Vendndodhja
    LUMIBARDH
    Postime
    6

    Rreth lirise dhe detyrimit

    I kisha nji lutje. gjith ata te cilet din dicka rreth ksaj teme le te me shpjegojne se si eshte ne islam. kam lexuar libra lidhje me kete por asgje nuk kam kuptuar.nese ka mundesi se me thjesht ju lutem.

    sealam shpresa_g

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Selam Shpresa!

    Liria!! shume ne pergjigjesi e ke bere kete pyetje pasi ne cdo veprim qe bejme ka nje lidhje te ngushte me lirine.
    Gjithesesi une do te shkruaj dicka mbi konceptin e lirise dhe Shpresoj qe te te sqaroj ndopak.
    Ju lutem te lexoni me poshte me durim.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Ēėshtė Liria?

    Njėra prej tė drejtave themelore, pronar i sė cilės ėshtė njeriu prej lindjes sė vet, ėshtė liria. Ne kėtė shkrim do tė mundohem qė tė bėj perceptimin e termit liri nė aspekt pedagogjik, si dhe tė bėj konstatimin e pozicionit tė kėtij termi nė arsimin dhe edukimin islam.

    Liria ėshtė:

    1. Gjendje e tė mos qenurit rob, apo shpreh gjendjen e ndonjė personi i cili nuk ėshtė nėn mbisundimin total tė ndonjė personi tė tretė,

    2. Tė qenurit pronar i tė drejtės sė plotė pėr vetvendosje, ose thėnė ndryshe prezenton gjendjen e njė populli i cili nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė nėn sundumin e ndonjė fuqie tė huaj apo tė ndonjė sundimi brutal,

    3. Sigurim i tėrėsishėm i tė drejtave nė lėmi tė caktuara; prezenton gjendjen e mospėrzierjes sė politikės apo tė ekzistimit tė ndonjė presioni mbi ndonjė ēėshtje,

    4. Prezenton pavarėsinė e pėrshtatshmėrisė sė gjendjes mė tė lartė nė aspekt ligjor tė njohurive tė tė drejtave tė njė grupi shoqėror,

    5. Sjelljen e ēfarėdo vendimi pa kurrfarė presioni ose nėnshtrimi tė ndonjė faktori; shpreh gjendjen e dikujt i cili nuk ėshtė nėn ndikimin e paragjykimeve apo tė mbeturit nėn ndikimin e ndonjė force tjetėr,

    6. Prezenton mundėsinė qė individi nė bazė tė vetzgjedhjes dhe njohurive tė veta tė vetvendosė pėr njė ēėshtje pa mos e konsultuar dikend ose pa konsultimin e ndonjė autoriteti dhe pa kėrkimin leje prej dikujt pėr ndonjė veprim; sqarohet si liri.

    Liria shpjegohet edhe si gjendje “e tė menduarit ose tė vepruarit duke mos qenė i mvarur prej ndonjė lloj kufizimi ose ngushtimi tė hapėsirės”, “Liria ėshtė pozicion nė tė cilėn nuk haset ndonjė gjendje e presionit tė huaj”.

    Ka edhe tė atillė tė cilėt lirinė ndaj asaj qė e prezentojnė e definojnė si gjendje e “pėrcaktimit tė vet individit, kontrollimit, udhėzimit dhe vet rregullimit”. Sqarohet edhe si “mundėsi marrjeje vendimi pėr njė veprim tė caktuar pa kurrfarė presioni dhe ndikimi tė huaj apo tė jashtėm, nė bazė tė vet motivimit tė vet dhe idealeve tė veta pa kurrfarė shtypje dhe i pavarur prej tė gjitha preferimeve tė huaja”, ose:

    a. Sjellje me vet dėshirė, ēlirim prej ēdo presioni tė padėshiruar, por me kusht qė mos tė jeshė pengesė e lirisė sė tė tjerėve,

    b) Gjendje e cila reflekton dėshirėn e individit pėr t’u shpėrngulur ku tė dojė, tė jetė pjesmarrės i aktiviteteve tė cilat ai i pėlqen dhe tė ketė lirinė e tė shprehurit,

    c) Pavarėsi,

    ē) Autonomia e njerėzve me mendje tė shėndoshė nė filozofi ose principi i sjelljes vendim pėr veten i lirė dhe i pavarur.

    Kuptimi i fjalės liri nė gjuhėn arabe lidhet me fjalėn Hurrijet, kurse kjo fjalė mė sė tepėrmi mban kuptimet liri, zgjedhje, pavarėsi, fuqi, vullnet pėr vetzgjedhje, vullnet i pjesėrishėm etj. Ndėrsa nė gjuhėn frėnge pėrdoret fjala Liberte, Anglisht Liberty, Freewill.

    Franz Rosenthal, nė lidhje me mendimet e dijetarėve islam nė lidhje me termin liri, shprehet kėshtu: “Liria, nė terminologjinė e pasuesve tė hakk-ut (tė sė vėrtetės) tregon gjendjen e ēlirimit prej tė gjitha formave tė robėrimit ndaj krijesave dhe shkėputjen e njeriut prej lidhjeve dhe varshmėrive tė ndryshme”. Nė bazė tė salikėve (pasuesve tė rrugės), liria ėshtė shkėputje e intelektit tė njeriut nga tė gjitha lidhjet pėrpos All-llahut”. Sipas tyre, robi lartėsohet apo vjen nė pozitė tė lirisė atėherė kur tek ai nuk ngel ndonjė kuptim i kėsaj bote dhe kur fare nuk ekziston frikė prej kėsaj dhe botės tjetėr. Sepse, nėse ka gjėra prej tė cilave varesh ti, atėherė je shėrbėtori i saj”. Nė bazė tė kėtij botėkuptimi, liria ėshtė forma mė e lartė e tė shprehurit tė devotshmėrisė (robėrimit) ndaj Krijuesit.

    Prej gjitha kėtyre sqarimeve qė u ofruan mė lartė, mund tė konkludojmė se liria, tė qenurit i lirė, apo marrje vendimi nė bazė tė vet vullnetit, tregon gjendjen dhe aftėsinė e individit pėr sjellje vendimesh dhe veprim nė bazė tė vullnetit tė vet tė lirė.

    Liria, pėr robin shpreh pozitėn e atij i cili nuk ėshtė i zėnė rob, ose pėr shėrbėtorin tė mos qenurit shėrbėtor. Pėr ta quajtur njė njeri tė lirė, duhet qė ai tė ketė mundėsitė e zhvillimit tė lirė nė lidhje me aftėsitė, prirjet dhe gjėrat tė cilat i pėlqejnė atij qė t’i zhvillojė lirshėm.

    Nė edukimin dhe arsimimin islam ka njė relacion shumė tė pėrafėrt mes vullnetit dhe lirisė. Pėr arsye se nė Islam vullneti me lirinė ėshtė duke fituar njė vlerė tė vėrtetė. Njė vullnet i cili nuk posedon liri nuk ka kurrfarė vlere morale. Vullneti nė kėtė gjendje dallon prej dėshirave. “Liria ėshtė e kundėrta e detyrimit. Nėse njė individ nuk posedon lirinė pėr zgjedhje tė ndonjė pune ose nė lidhje me ndonjė profesion, atėherė ai njeri ėshtė me detyrim nė tė. Nėse ka lirinė e zgjedhjes mes kryerjes apo mos kryerjes sė ndonjė pune, atėherė do tė thotė qė ėshtė i lirė”.

    Liria ėshtė mundėsia pėr zgjedhje mes disa obcioneve tė ofruara. Nėse njeriu kryen ndonjė veprim pa vullnetin e tij, kjo do tė thotė qė ky njeri nuk ėshtė i lirė. Njeriu ėshtė i lirė atėherė kur pa kurrfarė presioni tė ndonjė individi apo grupi ėshtė nė gjendje tė kryejė ndonjė veprim.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Ē’ka nuk ėshtė liri?

    Liri nuk ėshtė vetėm kur njeriu dėshiron tė bėjė diēka nė bazė tė dėshirės sė tij. Liria ėshtė njė disciplinė dhe preferon disciplinėn. Ndėrsa disciplina ėshtė njė sistem (kompozicion) rregullash. Jeta e cila nuk varet prej rregullave nuk mund tė ketė liri. Kjo ēėshtje bile ėshtė e padiskutueshme. Nė atė jetė ku nuk funksionojnė rregullat dhe ku ēdo kush vepron sipas qejfit tė vet, kėsaj i thuan anarki. Andaj themi qė: Demokracia e lirive ėshtė njė regjim rregullash. Ēėshtje mė e theksuar dhe mė aktuale e kėtyre rregullave ėshtė se “ēdokush ka njė hapėsirė tė lirive tė veta”. Dhe askush nuk ka tė drejtė tė pėrdhunojė liritė e dikujt tjetėr.

    pėr kėtė themi qė, nė edukimin dhe arsimimin islam vullneti dhe liria e njeriut janė tė kufizuara. Sepse vullnet tė pavarur dhe liri absolute ka vetėm All-llahu i Madhėrishėm. Vullnetit tė pakufishėm tė All-llahut i thuan Kulli irade, ndėrsa vullnetit tė kufizuar tė njeriut i thuan xhuz’i irade.

    Njerėzit, edhe gjatė pėrdorimit tė tė drejtave tė tyre, janė tė obliguar qė t’i pėrdorin nė mėnyrė tė drejtė ato. Mu pėr atė jemi tė detyruar qė liritė qė i kemi si e drejtė e jona, qė tė dimė se ku, nė ē’kohė dhe nė cilin vend do t’i pėrdorim ato. Nga brendia jonė mund tė ndjejmė nevojėn pėr tė kėnduar. Kėtė mund ta shohim edhe si njė e drejtė normale e jonė. Mirėpo nuk mund qė tė kėndojmė kėngė nė ndonjė faltore ose tė dalėsh nė ballkon nė mesnatė dhe me sa fuqi qė ke tė thėrrasėsh dhe tė kėndosh kėngė. Ose, nuk mundesh qė nė ēdo vend tė ngresh zėrin e mjetit muzikor qė ke me vete deri nė skaj. Nėse marim guximin dhe bėjmė njė gjė tė tillė, atėherė gjithsesi qė kemi shkelur dhe pėrdhunuar tė drejtat e tė tjerėve. Paramendojeni se ēdo tė ndodhte nėse ēdo kush dhe nė tė njejtėn kohė, sipas qejfit tė vet, e hap radion dhe ia ngren zėrin deri nė maksimum; menjėherė do tė vėrenim se nė ēfarė lloēi tė anarkisė ka ēatisur rrethi ynė. Kėto rregulla ka nevojė t’i pėrhapim nė ēdo sferė tė jetės sonė. P.sh, nuk mundemi qė plehrat ti gjuajmė ēdo kund; nuk mund tė pėshtymė nė ēdo vend; nuk mund ta parkojmė makinėn ku tė duam ne, nuk mund tė bėjmė piknik nė ēdo hapėsirė; nuk mund qė nė rast lufte nė vendin tonė tė themi se nuk mund tė ndihmojmė etj.

    Mė lartė pėrdorėm termin “liri demokratike”. Ngase kėta dy terma janė plotėsues tė njėri-tjetrit. Nėse njėri nuk ėshtė, tjetri nuk mund tė zhvillohet. Ajo qė ka rėndėsi tė posaēme kėtu, ėshtė mėnyra se si do tė pėrdoren kėta dy terma. Kėtė do ta arrinim vetėm se nėpėrmjet mėsimit dhe arsimimit. Edhe atė duke filluar me arsimimin e fėmijėve qė nga foshnjėria e tyre. Fėmijėve tanė, nga njėra anė, duhet servuar sjellje shembullore, ndėrsa nė anėn tjetėr t’ju sqarojmė dhe t’i mėsojmė me rregullat e shenjta tė lirive tė njeriut. Gjithashtu, t’ju mėsojmė atyre qė liria dhe demokracia nuk janė kokė mė vete dhe regjim anarkie, nuk janė tė pakufizuara nė vete. Kėtė temė e pėrfundojmė me njė thėnie tė respektuar pejgamberike: “Nuk ėshtė besimtar i vėrtetė asnjėri prej jush, derisa njė gjė qė e dėshiron pėr vete nuk e dėshiron edhe pėr vėllanė e vet tė fesė”. Liria, aq sa ėshtė pėr ty e vlefshme dhe e nevojshme, po aq ėshtė e nevojshme dhe e vlefshme edhe pėr tė tjerėt.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Rėndėsia e lirisė

    Ashtu edhe siē potencuam nė fillim, se liria ėshtė e drejtė themelore e njeriut qė nga lindja e tij, njerėzit tė cilėt janė tė privuar nga kjo e drejtė, ashtu siē nuk mund tė jenė tė kėnaqur, nuk mund tė jenė as tė suksesshėm. Pėr arsye se nė njė vend nė tė cilin nuk ka liri, humbet rrethi apo mjedisi i krijimit tė njė konkurrence tė mirėfilltė, shkatėrrohen imagjinatat dhe shpresat, kurse gjėrat qė i pret, bėhen inekzistente. Humbet vetėbesimi, humbet vetėdija pėr marrjen e obiligimeve. Nuk ngel kurrfarė ndjenjė flijimi (sakrifikimi). Njerėzit edhe materialisht edhe shpirtėrisht ngelin tė uritur. Njerėzit tė cilėt ngelin tė uritur, ashtu siē nuk mund tė jenė tė gėzuar, as qė mund tė jenė tė suksesshėm nė jetėn e tyre.

    Principi gjeneral i Islamit, nė lidhje me lirinė, ėshtė ky: “Nuk ka dhunė nė fe”. “Obligimi parėsor i yti (o pejgamber) bazohet nė arsimim (thirrje)”. Vėrejmė qartė se edhe nė praktikė ka pėrshtatshmėri ndaj kėtij rregulli. Ashtu siē potencon Kur’ani Famėlartė se shumicėn e njerėzve e pėrbėjnė ata tė cilėt ndjekin njė rrugė jashta rrugės sė All-llahut dhe njėkohėsisht mundohen qė edhe tė tjerėt t’i largojnė prej asaj rruge. Mirėpo, sikur tė donte All-llahu, qė tė gjithė ata do t’i udhėzonte nė rrugėn e Vet. Nuk veproi ashtu, ngase njerėzit i la tė lirė nė zgjedhjen e tyre. Edhe nėse ndaj ekzistimit tė rrugės sė All-llahut njerėzit me zgjedhjen e tyre shkojnė nė rrugė tė gabuar, kjo nuk prezenton pamundėsinė e All-llahut. Muhammed Ikballi shprehet kėshtu: “Uni absolut (All-llahu), gjithsesi qė unat tjerė, duke mos i dėmtuar personalitetet dhe tė drejtat e tyre, i ngėrthen (rrethon) nė vete”. All-llahu i Madhėrishėm i ka kufizuar mundėsitė e Gjithmundėsisė sė Vet me qėllim tė ekzistimit tė vullnetit tė lirė tė njeriut. Sipas tij, njė gjithmundėsi qė ekziston por qė nuk shfrytėzohet, ėshtė e pėrbėrė prej njė kufizimi i cili kurrė nuk dėmton perfekcionin. Ikballi nė veēanti potencon mos nevojėn pėr ndonjė shqetėsim fetar nė lidhje me “pėrkufizimin” e All-llahut, pėr arsye se “pėrkufizimi ka lindur nga vet Krijimtaria e Tij e lirė dhe e Plotfuqishme; Ai, qė tė gjithė kėta una qė kanė njė pėrfundim, i ka zgjedhur qė tė jenė njė lloj shoqėrimi nė jetėn, Plotfuqishmėrinė dhe Lirinė e Tżj tė pakufishme”. Edhe Whithead me thėnien e tij se “Zoti nuk i detyron qeniet tė cilėt janė tė lirė por i bind ata”, por edhe Hartshorne nė potencimin e tij se “Zoti qeniet tjera nuk i mban nėn presion”, ndajnė tė njėjtin mendim me Ikballin.

    Sipas Ikballit, me vet pėrcaktimin e All-llahut pėr kufizim tė Kudretit tė Tij me qėllim tė ekzistimit tė lirisė sė njeriut, tregon vlerėn qė All-llahu i jep njeriut.

    Ky botėkuptim lirie nė Islam, qoftė nė kohėn e Resulullahit, po qoftė edhe pas tij, vėrejmė qartė se vazhdon tė jetė prezent. I njėjti botėkuptim, ashtu siē vlen pėr muslimanėt, me tė njėjtat kritere vlen edhe pėr jomuslimanėt. Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte i shtrirė nė shtratin e vdekjes porositi qė “garancionin dhe mbrojtjen tė cilėn u kam siguruar jo muslimanėve ua lė emanet qė me njė pėrkushtim tė madh tė ruani atė”, me ēka vėrtetohet kuptimi i asaj qė thamė mė lartė. Ndėrsa nė njė transmetim tė cilėn na pėrcjell Ebu Davudi, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kushdo qė dėmton (bėn zullum) mbi ndonjė individ tė grupit tė jo muslimanėve, le ta dijė qė ditėn e kijametit do tė mė ketė mua nė pozitėn e prokurorit”. Muhammed Hamidullahu na pėrcjell njė transmetim tė el-Bahr’ur-Raik’ut, nė tė cilin thuhet: “Kockat e tė vdekurve jo musliman (dhimmijve) duhet respektuar sikur kockat e tė vdekurve musliman; nuk tolerohet ndonjė mosrespekt ndaj tyre, pėr arsye se nga vet garanca qė u ėshtė dhėnė atyre, ashtu siē ka qenė e ndaluar qė tė dėmtohen ata duke qenė tė gjallė, ėshtė e domosdoshme dhe mbrojtja e tė vdekurve tė tyre nga ndonjė dėm eventual”.

    Ky botėkuptim islam kurrė nuk ka ngelur vetėm nė teori, por ai edhe nė praktikė ka pėrjetuar respektin dhe aprovimin e kujdesshėm nga ana e muslimanėve. P.sh. nė kohėn e Omerit [radijall-llahu anhu] disa muslimanė kishin uzurpuar tokėn e njė ēifuti dhe kishin ndėrtuar njė xhami aty. Pasi informohet kalifi, menjėherė urdhėron qė tė prishet xhamia dhe t’i kthehet toka pronarit qė i ėshtė uzurpuar. Njė profesor i krishterė me emrin Xhardahi, nė vitin 1933 duke ligjėruar nė Universitetin e Hagės “Tė drejtėn e Posaēme Islame” nė lidhje me shtetet, ka potencuar se akoma ajo shtėpi e atij ēifuti ekziston dhe mban emrin Bejt el-Jehud (shtėpia e ēifutit) dhe se kėtė gjė e dinė qė tė gjithė. Si pėrfundim mund tė themi se: Feja islame ju ka siguruar lirinė e besimit jomuslimanėve dhe nė formėn mė tė rreptė ka ndaluar presionin ndaj tyre me qėllim tė kthimit tė tyre nė fenė islame. Mendimi dhe ndėrgjegja e lirė kanė qenė themelet e pėrgjegjėsive, natyra e njeirut ėshtė lėnė e lirė. Ėshtė pranuar qartė se, ashtu sikur detyrimi pėr besim qė nuk do ta bėjė atė njeri besimtarė tė denjė, poashtu edhe detyrimi pėr tė bėrė mirė nuk do ta bėjė dikend person tė pėrkryer me virtyte tė larta
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Faktorėt tė cilėt ndikojnė nė lirinė

    Lirinė e njeriut mund ta ndikojnė shumė faktorė. Neve do tė mjaftojmė qė nė lidhje me kėtė tė potencojmė dy sosh:

    1. Egoja e vet njeriut.

    Ekziston mundėsia qė disa njerėz t’i kufizojnė liritė e tyre. Njė pjesė e kėtyre kėtė e bėjnė nė emėr tė lirisė qė e gėzojnė. Sipas tyre, vet plotėsimi apo realizimi i disa dėshira dhe prirjeve - ēfarė do qė tė jenė ato - ėshtė liri. Mirėpo dorėzimi i tėrėsishėm i njė njeriu deshirave dhe kėrkesave tė tija nuk ėshtė liri, por robėri (shėrbėtori). Pėrkulja e njė njeriu para kėrkesave tė dikujt nuk ka kurrfarė dallimi me pėrkuljen e njeriut ndaj ēdo kėrkese tė egos sė vet. Tė qenurit e njė njeriu i varur prej dikujt tjetėr nuk ėshtė aq nėnēmim i madh, se sa tė jetė i varuri i vetvetes. Pėr arsye se shumė mė lehtė ėshtė qė njeriu tė lirohet prej varshmėrisė sė dikujt tjetėr se sa tė lirohet nga varshmėria e vetvetes. Mu pėr kėtė, pėr tė tillėt tė cilėt kanė zėnė rob vetveten, nė Kur’anin Famėlartė thuhet: “O Muhammed, a nuk e pe atė i cili epshin e vet e zgjodhi pėr zot tė vetin? A mos do t’i bėhesh ti atij mbrojtės?”; “A e ke parė ti (Muhammed) atė qė duke e ditur, dėshirėn e vet e respekton si zot tė vetin; atė All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur tė dėgjuarit dhe zemrėn e tij, i ka vėnė perde mbi tė parit e tij; mė thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhėzojė atė? A nuk merrni mėsim?”

    Fjalėn mund ta pėrfundojmė duke konstatuar se: Trimėri e vėrtetė ėshtė shpėtimi (ēlirimi) i vet njeriut prej robėrisė sė dobėsive tė veta.


    2. Rrethi i njeriut.

    Me rreth nėnkuptojmė tė gjitha kushtet e njė mjedisi. Megjithatė, ka nevojė qė tė potencojmė nė veēanti segmentet e dy ēėshtjeve: Shoqėrinė dhe Shtetin. Woltaire Oscar Linderberg ėshtė ai i cili thotė se, me gjithė atė qė tė ariturat shkencore janė gjėra tė cilat na drejtojnė kah argumentimet tė cilat vėrtetojnė ekzistimin e Zotit, pėr ata tė cilėt lėvizin nė drejtime tė kundėrta tė besimit nė njė Zot shkaktarė janė ateizmi shtetėror apo shoqėror qė mbretėron nė ndonjė rreth. Kjo tezė tregon se ka mundėsi qė njeriu tė kufizohet edhe nga mjedisi i tij nė tė cilin jeton. Sipas Andro Ginovay’it, tė drejtat tė cilat njeriut ia ka dhėnė Zoti, askush nuk ka tė drejtė t’i merr nga duart e tij. Mirėpo disa nga ato tė drejta tė cilat njeriut ia ka dhėnė apo siguruar vėllau i tij, njeri, nėpėrmjet institucioneve tė cilat i ka formuar vet ai dhe nėpėrmjet obcioneve tjera politike, ka mundėsi qė t’i merr ato tė drejta prej tij pa kurrfarė pengese dhe zori. Historia ėshtė e pėrplotė me raste lufte mes atyre tė cilėt e duan lirinė dhe atyre tė cilėt nuk ua japin atė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Pėrfundim:

    Liria nuk ėshtė term i cili sa lehtė qė shpjegohet, edhe tė realizohet nė praktikė. Mu pėr atė ėshtė i hapur pėr pėrjashtime tė aspektit pozitiv dhe tė atij negativ. Ky term i ngjan neshterit (skalperit): ashtu siē nė duar tė mjekut mund qė tė shpėtojė jetė njeriu, poashtu mundet qė nė duar tė ndonjė injoranti tė shkatėrrojė jetėn e dikujt. Mu pėr kėtė arsye ka nevojė qė njeriu qė nga fėmijėria e tij tė kalojė pėrmes arsimimit tė lirisė.

    Arsimimi i lirisė fillon nė familje, vazhdon nė shkollė, kurse nė mjedisin shoqėror arrinė pjekurinė e vet.

    Ata tė cilėt japin mėsim nė lidhje me liritė, ka nevojė qė tė jenė tė kujdesshėm ndaj shumė gjėrave. Mes tyre pėr ne mė me rėndėsi janė:

    1. Njeriu duhet tė jetė i lirė, nė mėnyrė qė tė gjitha tė drejtat e veta tė mund t’i pėrdorė si i lirė. Disa njerėzve, megjithatė, qė ju jepen liritė, ata veten e konsiderojnė si tė varur (ngushtuar). Mu pėr aq sa ėshtė e rėndėsishme qė njeriut t’i jepen liritė, po aq e nevojshme ėshtė qė ai njeri veten ta ndjejė tė lirė.

    2. Njė njeri i cili ka kaluar pėrmes arsimimit tė lirive, nė rast nevoje duhet t’i mbrojė liritė e veta, por edhe liritė e tė tjerėve nėse nevojitet njė gjė e tillė.

    3. Liria nuk ka kuptimin e realizimit tė ēdo ideje apo mendimi qė i rrotullohet nė kokė njeriut. Nuk mund tė bėjmė pėrdhunimin e hapėsirės sė tė drejtave tė tjerėve nė emėr tė realizimit tė lirive tona.

    4. Gjatė shpjegimit qė ju bėhet fėmijėve nė lidhje me liritė, ka nevojė qė t’ju potencohet atyre se liria ėshtė njė sisitem i qartė dhe i harmonishėm, i pajisur me rregulla dhe ligje tė caktuara, dhe se askush nuk ka tė drejtė qė kėto rregulla t’i thejė apo mos t’i respektojė. Thėnė ndryshe, liria ėshtė ēėshtje e pandarė prej termeve disciplinė dhe pėrgjegjėsi, pa tė cilėt edhe ajo vetė nuk mund tė paramendohet. Nėse disciplinėn e kuptojmė si sistem rregullash dhe pajtimin e njeriut qė tė mbajė pėrgjegjėsinė e veprimeve tė veta, atėherė themi se pa kėto nuk mund tė paramendohet liria. Prandaj ēdokush i cili ka marrė arsimim nė lidhje me lirinė, ka nevojė qė nė asnjė mėnyrė mos tė bėjė dallim mes kėtyre tre termeve bazė tė lirisė: liri – disciplinė – pėrgjegjėsi, dhe ėshtė e nevojshme qė kėta t’i trajtojė si trinjak tė pandarė.

    5. Arsimimi tretės apo pėrvetsues ėshtė proses i komplikuar arsimor. Nga vet ky fakt, ėshtė e nevojshme qė tė fillohet me te qė nga fėmijėria, duke i ofruar fėmijut njohuri teorike nė lidhje me lirinė, disciplinėn dhe pėrgjegjėsinė, kurse, nė anėn tjetėr, duhet bėrė ēmos qė kėto nohuri teorike tė realizohen nė praktikė dhe tė pėrfitohen nė jetėn e fėmijut. Ngase, nėse qė tė gjitha kėto njohuri tė cilat i merr ngelin vetėm si teori nė kokėn e tij, atėherė nuk mund tė presim rezultate tė duhura nga ky arsimim.

    6. Edukimi dhe arsimimi islam janė tė hapur ndaj njė sistemi tė botėkuptimeve tė kėtilla tė lirisė. Ata tė cilėt pohojnė tė kundėrtėn e kėsaj ose bėjnė praktikimin e kundėrt, tė tillėt konsiderohen se nuk e dijnė, nuk e praktikojnė ose nuk e parapėlqejnė Islamin si botėkuptim tė jetės sė tyre. Fjalėn ta pėrfundojm nė kėtė mėnyrė: “E ti pra, kėshillo, se je vetėm pėrkujtues. Ti ndaj tyre nuk je ai qė do tė pėrdorė detyrim”.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Besoj se pasi ta kesh lexuar do perfitosh ndopak por nese ke nevoje per me shume mund te pyesesh prape.
    Selam.
    Me shume respekt Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Kuksjan Maska e Djali mir
    Anėtarėsuar
    12-01-2004
    Vendndodhja
    diku nėpėr bot
    Postime
    10
    All-llahu ta shperbleft indrit besoj se ska nevoj te zgjatet kjo tem me shum se nuk ka cfar te thuhet me teper besoj se edhe SHPRESA eshte e knaqur me elaborimin tend qe e ke ber mbi ket tem,.
    Mbeteni te pershendetur kalofshi sa me mir.
    Me respekt
    Dashuria mbin nga besimi, jeton nga shpresa, ndersa vdes nga mėshira ...

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    17-03-2004
    Vendndodhja
    LUMIBARDH
    Postime
    6
    Ju pershendes indrit dhe djal i mire.Kjo qe shkruat ishte e mire por una lexova ne librin qe e kam lexuar se te permbajturit prej mekatit dhe me be mekat eshte vullnet i Allahut dhe njeriu nuk ka asgje ne te! dhe ceke nje ajet nga kurani "ju nuk gjuani kur te gjuani por ate e ben Allahu".
    Ju lutem me ma skajaru

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  2. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Pyetje mbi dėnimet me vdekje nė Islam
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 05:59
  5. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •