Te dashur anetare te forumit ju uroj nga zemra Gezuar pashket.
urim per te gjithe bashkatdhetaret kudo qe jane jashte dhe brenda shqiperise.
Te dashur anetare te forumit ju uroj nga zemra Gezuar pashket.
urim per te gjithe bashkatdhetaret kudo qe jane jashte dhe brenda shqiperise.
Postuar më parë nga Egla-tina
Faleminderit dhe ty dhe te gjithe te tjetreve u uroj Gezuar dhe per Shume Vjet Pashket!
Une me ty pata fillu
vec ta bej tjetrin xheloz,
e tash me ty jam dashuru,
...kjo pune me ben nervoz....
Gezuar pashket te gjith shqiptarve kudo qe ndodhen.
LINDI EDHE "ANDREA"
Gezuar Pashket te gjithve!!!
Meqe eshte cik si heret ja dhe veza ... vec koken ka nxjerr bebushi vogel![]()
What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!
Gezuar dhe prej meje.
domini sumus
sumus servi
ubicumque
nusquamque
gezuar pashket te gjithve ortodokse dhe katolike!
Te dua se s'te urrej dot......
edhe une ju roj te gjith shqipetareve gezuar pashket.
Te vrafte gjiu qe te kam thene.<ha, ha , ha>
I uroj edhe une te gjitheve gezuar pashket, po ashtu uroj nenen time katolike qe edhe quhet Pashke GEZUAR dhe u befsh 100 vjeçe me 10 April.
**Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.
Porosia biblike e së dieles – PASHKËT
Ringjallja – ngjarje historike
Zakonisht për të vërtetuar një ngjarje historike, nevojiten dëshmi materiale apo gojore, njerëz dëshmitarë. Mbas këtyre dëshmive mund të pohohet vërtetësia historike e një ngjarjeje apo ndodhie.
Si ndodhi ringjallja e Jezusit dhe cilat janë dëshmitë apo dëshmitarët?
E tëra ndodhi herët në mëngjesë. Maria Magdalenë dhe gratë tjera shkuan te varri ku e kishin vendosur Jezusin që, sipas dokes, ta lyenin me vajra trupin e Tij. Rrugës bisedonin mes veti edhe për vështirësinë për ta rrokullisur gurin e madh në hyrje të varrit. Derisa po bisedonin iu afruan varrit dhe në afërsi të tij panë se guri ishte rrokullisur. U frikësuan dhe nuk mund të besonin se dikush të ketë hyrë në varrë para tyre. Hynë brenda dhe panë se trupi i Jezusit nuk ishte aty. Të trishtuara dhe të habitura menduan se dikush e kishte vjedhur trupin e Jezusit. Porse, në dalje engjëjt të veshur në të bardhë lajmruan se Jezusi është ringjall, dhe se Ai nuk gjendet më në mesin e të vdekurve por në mesin e të gjallëve. Maria Magdalenë dhe gratë tjera shkuan e iu lajmruan apostujve, Simon Petrit dhe Gjonit. Këta shkuan te varri për të vërtetuar dëshminë e Marisë Magdalenë, dhe u bindën se vërtetë varri ishte i zbrazët.
Kjo është dëshmia, e shkurtë, e vërtetë që tregohet nga apostujt ungjilltarë për ngjalljen e Jezusit. Dhe jo vetëm kjo: më vonë edhe do ta shohin Jezusin të ringjallur. Ai do të hajë dhe pijë me ta, do ta prekin Atë për t’iu treguar se vërtetë është i njëjti Jezus që kishte jetuar me ta para se të vdiste në kryq, dhe ai i cili qe varrosur por tani është përsëri në mesin e tyre i ringjallur, me trup të përlavdëruar. Dëshmitë e apostujve do të jenë të pranishme gjatë gjithë predikimit mbi personin e Jezu Krishtit në mbarë botën.
Në Veprat e apostujve, Pjetri do të dëshmojë tërë jetën e Jezusit, veprën e tij shpërblimpruese, vdekjen në kryq dhe ringjalljen. Vazhdimësia e tregimit të tij është një ngjarje më se e vërtetë dhe historike që e kanë përshkruar edhe historianë tjerë jo të krishterë.
Ringjallja e Jezusit është ngjarje historike që ka ndërruar rrjedhën e botës dhe të mbarë njerëzimit. Ringjallja është fillim i një jetë të re, një jetë e fitores.
Pa ringjallje nuk do të kishte kuptim mishërimi i Fjalës, nuk do të kishtë kuptim feja jonë e krishterë, nuk do të kishte kuptim jeta në përgjithësi.
Ne sot që e kremtojmë ngjalljen e Jezusit, nuk e kremtojmë vetëm Atë por edhe ringjalljen tonë bashkë me Krishtin, sepse Krishti vet na tha se, nëse besojmë në të do të jemi bashkringjallës me të.
Ngjarja historike është një dëshmi që mos të futemi në ndonjë legjendë apo mitologji. Porse, gjëja me e rëndësishme është se ringjallja nuk është thjeshtë vetëm ngjarje historike. Ne duhet të kuptojmë ringjalljen si ngjarje e historisë së shëlbimit dhe qendrën e gjithë kësaj historie.
Jezusi u ringjall për mua, për ty, për të gjithë ne. Jezusi u ringjall për të na ringjallë të gjithë neve. Ai e mundi të Keqen. Ai ngadhënjeu kundër Territ që ne të mund të jetojmë në dritën e Zotit. Na bëri bijtë e dritës dhe na e tregojë se çka dhe kush është e Vërteta.
Ngadhënjimi i Jezusit është ngadhënjimi ynë. Çfarë dhurate e mrekullueshme! Njerëzimi që ka jetuar para Jezusit qe i zhytur në terrin e mëkatit dhe ishte i privuar nga dhurata e ringjalljes së Birit të Zotit, që është dhurata e shëlbimit. Njerëzimi sot e ka privilegjin më të madh që njerëzimi mund ta ketë ndonjëherë. Ka Ngadhënjyesin dhe Fituesin e vdekjes.
Jeta nuk është më vdekje por është ringjallje në Krishtin. Jeta e ka marrë kuptimin më të thellë e më plotë të saj.
Mos të harrojmë kurrë se nëse besojmë në Krishtin e ringjallur nuk do të vdesim askurrë dhe jeta jonë do ta ketë përherë kuptimin e mirëfilltë të vetën. Nuk do të na duket se jeta është mallkim, siç mendojnë shumë në kohën tonë, por do të kuptojmë se të jetosh d.m.th. të jetosh për tu ringjallur.
Përgatiti:
Don Fatmir Pera
Krijoni Kontakt