Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79

    Agim Doci Fiton çmimin e pare per tekstin me te mire ne festivalin e 42 kombetar

    Per 3 nete rresht u dha ne Pallatin e Kongreseve Festivali i 42 i kenges.
    Çmimin e pare e fitoi Anjeza SHAHINI me tekst te Agim Doçit dhe muzike te Edmond Zhulalit
    Kjo kenge do na prezantoje ne Festivalin Europian qe do zhvillohet ne Turqi
    Urime te gjitheve atyre qe dhane kontributin e tyre per kete eveniment kaq te madh.
    Ne mos gaboj eshte hera e pare qe kenga shqiptare prezantohet ne nje festival Europian.

    URIME
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  2. #2
    Shkodranja mil Maska e @ngel_EyEs
    Anëtarësuar
    06-07-2003
    Vendndodhja
    crazy, busy, noisy.. London
    Postime
    51
    nuk me pelqej edhe aq shum kenga... por disi si ma e mira nga te tjerat...
    ne pergjithesi spektakli si i dekun, skishte gjalleri...
    pastaj mu shpif mariza ekonomi... priti cmimin e pare ajo e?? edhe me ate kenge qe yyuukkk... e shkreta, u zhgenjya...

    anjezes i uroj fat ne eurovision... dhe ishalla me kembe te mbare!
    totally lovable

  3. #3
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Kompozitori, poeti, kengetari. Nje skuader ku duhet te jene te gjithe ne forme perndryshe je i humbur.
    U uroj te jene ne forme kur te na perfaqesojne ne festivalin Europian.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  4. #4
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Jam dakort me ty @ngel, Mariza se meritonte hic ate vend qe zuri, Kujtim Prodani duhet ta kishte marre po nejse. Une per vete u gezova jashte mase qe e mori Anjeza se me mire se ajo asnje tjeter ne ate koncert nuk mund ta perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion. Mbase i vene gishtin kokes ata qe ja kane bere kengen dhe e perpunojne pak bukur para festivalit europian se ashtu sic eshte tani skemi gje ne vije.

  5. #5
    Urime Agimi Docit dhe gjithe fituesve te tjere ne kete festival. Kengen fituese nuk e kam degjuar, por shpresoj te jete nje perfaqsim i bukur i Shqiperise ne Eurovizion. Kush mund te na shkruaj dicka me shume rreth festivalit si psh kengetareve pjesmares, prezantuesve, skenografise, etj.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Une e ndoqa festivalin ne te tre netet e tij dhe te them te drejten kurre nuk kisha pare nje prezantuese me te dobet se Ledina Cela. Adi Krasta dihet qe eshte ne forme. Skenografia ishte e bukur, kryesisht dominonte ngjyra blu. Kengetaret ishin pothuajse 90% te rinj dhe niveli i kengeve per mua ishte tmerresisht i dobet pervec 3-4 qe nuk ishin dhe aq keq. Per vete them se Anjeza e meritoi po me pelqeu dhe kenga e Kujtim Prodanit, e atij si dhane asnje cmim sepse cmimin e dyte e mori Mariza qe se meritonte hic. Besoj se e ke degjuar qe Mariza nuk doli ne skene te merrte cmimin se u merzit, priste vend te pare. Overall festivali nuk ishte keq - Ledina ja prishte bukurine - po meqe fitoi ajo qe e meritonte te tjerat harroen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Festivali I Këngës Në Radiotelevizion

    BASHKËFORUMISTA TË DASHUR ERDHAAAAAAAAAA!

    Po ju shkruaj poezinë e cila fitoj Vendin e Parë në Festivalin e sivjetshëm me muzikë të Edmond Zhulalit nga e talentuara Agnesa SHAHINI!

    DUA TË BËHEM IMAZHI I YT

    Kur vjen në shpirt një dashuri
    sa e çuditshme të duket vehtja
    se ndjehesh krejt tjetër njeri
    dhe sa e shtrenjtë të duket jeta!...

    një puthje sa e kerkoj
    E ndjej në çast një mall
    I mbyll dy sytë - harroj
    Jam mbretëreshë si në përrallë!

    Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
    Dhe nuk shikoj dy hapa larg...
    Si çdo njeri i dashuruar
    në sy unë mbaj imazhin tat..

    Dua të bëhem paksa e krisur
    dua të bëhem dhe lot tek syt...
    dua të bëhem dhe gjum i prishur
    Dua të bëhem imazhi i yt!...

    Agim Doçi

    Tani më ndjeni por unë e shkrova sepse deshta të falënderoj në radhë të parë Anjeze Shahinin falë së cilës fituam çmimin e parë!
    Ju premtoj se do e fitojmë edhe në Festivalin Europian që zhvillohet prej 8 majit e deri me 12 maj 2004.
    Na ndihmoni me idetë tuaja se si duhet të përgatitemi që atje të nderohemi! Ja p.sh. si e mendoj unë dhe Edmond Zhulali:
    1. Do fusim elementë muzikorë karakteristikë si çiftelitë dhe ison labe:
    2. Do fusim veshjen tradicionale kombëtare tek këngëtarja Anjeze Shahini (Lunxherisë)
    3. Do fusim 4 vajza bukuroshe në kompleksin vokal instrumental të veshura me 4 kostume karakteristike shqiptare si p.sh: të KOSOVËS, TË VERIUT, TË JUGUT DHE TË SHQIPËRISË SË MESME
    4. etj,etj,

    Me respekt Agim Doçi

  8. #8
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Postuar më parë nga deep_blue
    O Agim! Para se njerezit te te ndihmojne ( mendoj shqiptaret per betejen e re ne Turqi),fillimisht te uroj per tekstin e shpallur nga ana e jurise, por ne skenen e Festivalit te Radiotelevizionit dole paksa i "hallakatur" jo per ndoj gje por na more fytyren ne forumistave mor i uruar .



    Te gjitha jane thene

  9. #9

    Si ide

    Nderimet e mia Zoteri Agim !

    Ju uroj per cmimin e pare edhe jam e sigurt se do na prezeonti mrekullisht bukur ne Turqi !

    Me duken shume te mira ato idet e juaj...une kam nje ide.

    Nuk e di sa keni pas mundsi te ndegjoni fleten e Rugoves,ajo flet vendose ne goje dhe jep nje tingull shume karakteristik por te mrekullushem!

    Me shume respekt
    Mjellma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 29-12-2003 më 17:57

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78

    ku mund ta degjoj festivalin e fundit ne RTSH

    Kam degjuar aq shume ne kete forum te flitet per festivalin e fundit dhe per kengen fituse dhe kengetaren e re Anjkeza Shahini.Kush nga ju mund te me tregoje ku mund ta shoh festivalin dhe kengen fituse?Faleminderit per ate qe mund te me japi nje sugjerim
    :^lulja

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •