nga trepca.net
-----------------------

Ekskluzive ( pėr herė tė parė nė internet )

Mufid Libohova, nga Ali pashė Tepelena te Enver Hoxha




--------------------------------------------------------------------------------

28 mars 2004 / TN

Arslan dhe Kaplan LIBOHOVA



Pėrmbajtja:

- Autorėt e kėtij artikulli
- Kush ishte Mufid Libohova ?
- Nga parlamenti turk nė parlamentin shqiptar
- Pėrplasja me qeverine noliste
- Bashkėpunimi me mbretin
- Suveniert e Mufid Beut nė Beograd
- Mosmirėnjohja komuniste
- Bashkėshortja daneze



--------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------


Autorėt e kėtij artikulli janė vėllezėrit binjakė Arslan Bej dhe Kaplan Bej Libohova. Ata lindėn nė Libohovė mė 1917, kanė ndjekur tė njėjtat studime dhe karrierė. Janė rritur si djemtė e tij nga gjyshi i tyre Mufid Beu deri sa ai vdiq mė 1927. Kanė kryer studimet e mesme nė Paris e nė Londėr ndėrsa liceun ushtarak, akademinė ushtarake dhe shkollėn e lartė pėr oficerė e kanė bėrė nė Itali dhe kanė dalė oficerė nė ushtrinė shqiptare mė 1936.

Komandantė nė Luftėn Ballkanike 1941-1943 nė krye tė vullnetarėve shqiptarė qė luftonin pėr ēlirimin e Ēamėrisė. Oficerė eprorė akademistė dhe diplomatė.

Nė 1947 dhanė dorėheqjen nga ushtria. Kanė jetuar nė Egjypt si kėshilltarė tė njė grupi tė fuqishėm ekonomiko-financiar qė iu dha mundėsinė tė udhėtojnė nė Evropė, Afrikė dhe Azi. Mė vonė u transferuan nė SHBA nė 1960 dhe kanė jetuar pėr disa vjet nė New York dhe kanė udhėtuar nė Amerikėn e Veriut dhe tė Jugut. Kanė jetuar nė mėrgim nė Itali, Zvicėr, Francė dhe kanė patur rastin tė udhėtojnė nė shumė vende tė tjera.


Si lider indipendentė kanė bashkėpunuar me shumė organizata ndėrkombėtare dhe amerikane pėr tė paraqitur problemet dhe situatėn tragjike tė Shqipėrisė gjatė regjimit dhe diktaturės komuniste. Gjithashtu kanė publikuar shumė shkrime nė revista e nė shtypin shqiptar nė mėrgim dhe nė shtypin ndėrkombėtar pėr problematikat shqiptare me qėllim qė tė njihej mė mirė historia e jonė jashtė atdheut. Kanė patur edhe shumė kontakte me autoritete diplomatike, ushtarake e personalitete tė larta evropiane e amerikanė pėr mbrojtjen e kauzės kombėtare.

Gjatė mė shumė se 50 vjet mėrgim kanė bėrė vazhdimisht njė betejė tė gjerė pėr tė mbrojtur fuqimisht nė arenėn ndėrkombėtare tė drejtat e kombit dhe tė popullit tonė.

Ata mbetėn personalitete tė shquara shqiptare tė kauzės kombėtare. Arslan Beu vdiq mė 15 Dhjetor 2002 nė San Remo tė Italisė nė moshėn 85-vjeēare. Kaplan Beu ėshtė sot mė i moshuari dhe kryetari i dinastisė sė lashtė tė bejlerėve tė Libohovės.

Do tė botohet sė shpejti njė libėr ku do tė publikohen shkrime dhe komente tė shkruara dhe tė paraqitura gjatė sundimit tė diktaturės staliniste nė Shipėri, nga shtypi shqiptar nė mėrgim dhe nga ai ndėrkombėtar nė tė cilat ata pasqyrojnė, si lider tė pavarur, situatėn tragjike dhe vuajtjet e popullit tonė gjatė sundimit komunist dhe ku evidentohen edhe tė drejtat e kombit dhe tė popullit shqiptar.



Kush ishte Mufid Libohova ?

Mufid Bej Libohova ka qenė njė nga flamurtarėt kryesorė tė lėvizjes sonė kombėtare. Patriot nacionalist nga mė tė pastrit, studioz dhe burrė shteti realist i pajisur me cilėsi tė larta diturie dhe karakteri, i njohur dhe i ēmuar edhe nė qarqet politike e diplomatike ndėrkombėtare. Ai ka qenė njė nga prijėsat shqiptarė mė me rėndėsi tė kohės sė tij dhe ka luajtur njė rol vendimtar si pėr pėrpjekjet pėr shpalljen e pavarėsisė kombėtare ashtu edhe pėr themelimin e Shtetit Shqiptar.Veprimtaria atdhetare e kėtij burre shteti nė fushėn ndėrkombėtare dhe kombėtare u shfaq, pa ndėrprerje para dhe mbas shpalljes tė pavarėsisė tė Shqipėrisė.

Ka qenė njeri me kulturė humanistike dhe juridike si dhe me njė eksperiencė politiko-diplomatike shumė tė gjerė; ka pasur marrėdhėnie me personalitete tė larta tė botės politike, diplomatike dhe shoqėrore jashtė dhe brenda vendit duke mbajtur kontakte me patriotė shqiptarė dhe miq tė Shqipėrisė. Ka ndihmuar me shkrime, memorandume, raporte, kumtime diplomatike tė drejtuara, here mbas here, kancelerive evropiane me tė cilat paraqiste problemet shqiptare dhe mbronte me guxim interesat e larta tė vendit, seriozisht tė cėnuara nga fqinjtė tanė tė veriut dhe tė jugut.

Luftoi ashpėrsisht pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare dhe bashkė me Ismail Kemal Bej Vlorėn, tė cilin e kishte kushėri dhe e lidhte njė miqėsi e ngushtė, organizoi-tok me njė grup patriotėsh-shpalljen e pavarėsisė shqiptare nė Vlorė mė 1912.

Po japim mė poshtė njė jetėshkrim tė shkurtėr tė jetės sė tij politike:

Mufid Bej Libohova lindi nė sarajet e stėrgjyshėrve tė tij nė Libohovė nė korrik tė vitit 1876 prej derės sė Arslan-Pashallinjve qė kanė qenė, brez pas brezi pėr disa shekuj me rradhė,Vezirėt e principatės tė Janinės (gjer nė vitin 1788 kur fillon qeverimi i Ali Pash Tepelenės) i cili kishte bėrė krushqi tė ngushtė me bejlerėt e Libohovės) dhe kanė qenė gjithashtu sundimtarėt e Sanxhakut tė Gjirokastrės dhe tė Delvinės e shumė herė tė disa krahinave tė tjera. Pinjoll dhe mė vonė kryetar e njė familje historike mė tė lashta e tė fuqishme tė aristokracisė tė vjetėr shqiptare e cila njihet qysh prej shekullit 13-tė dhe qė sivjet ka kremtuar 700-vjetorin e lindjes.

Djali i madh i Neki Pashės, guvernator i Gjirokastrės, deputet i Shqipėrisė nė parlamentin e parė tė Perandorisė Osmane, mė 1879 dhe Kėshilltar nė Kėshillin Perandorak tė Shtetit. Mufid Beu studimet e para i kreu nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės dhe mė vonė, nė Stamboll ku mbaroi liceun perandorak “Galata Saraj” nė gjuhėn frėngjishte. Universitetin e kreu me plot sukses, nė degėn e drejtėsisė. U laureua pėrsėri nė Lausanne (Zvicėr) ku mori edhe doktoratėn nė Shkencat Politike. Fliste dhe shkruante shumė gjuhė tė huaja dhe kishte bėrė shumė udhėtime nė

botė. Frėngjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persishten dhe italishten. Fare i ri hyri nė karierrėn diplomatike mė 1898 dhe shkoi nė ambasadėn Perandorake nė Bruksel tė Belgjikės, ku brenda pak vjetėve u emėrua Charge“ d`Affaires i asaj pėrfaqėsie. Ndihmoi nacionalistėt shqiptarė qė vepronin nė atė kryeqytet dhe veēanėrisht Ismail Kemal bej Vlorėn qė botonte nė atė kohė gazetėn “Albanie” e mė vonė “Le salut de l`Albanie” qė shtypej nė shqip, turqisht dhe greqisht. Ishte kjo njė veprimtari shumė e rrezikshme qė Stambolli e konsideronte njė tradhėti. Mė 1904, u transferua nė Bernė si kryetar i misionit diplomatik nė Zvicėr. Gjatė atyre viteve ai vizitoi shumė kryeqytete tė Evropės nė Berlin, nė Vjenė,

Paris, Londėr, Romė dhe Shėn Petėrsburg pėr t’i fituar miq kauzės shqiptare. Mė 1906, shkoi nė Kairo si mysafir i Hidivit (mbreti i Egjiptit) Abas Hilmi Pashajt tė cilin e kishte mik pėr t’i kėrkuar ndėrhyrjen e tij pranė Oborrit tė Stambollit nė favor tė autonomisė shqiptare.

Mė 1907, shkoi si Kryekonsull nė Thesali pėr tė patur mundėsinė qė tė mbikqyrte personalisht pasurinė e madhe familjare mbas vdekjes sė babait. Por me shpalljen e Hyrrietit mė 1908, megjithėse ishte graduar Ministėr Fuqiplotė dhe kishte njė tė ardhme tė shkėlqyer nė Perandorinė Osmane dha pėrnjėherė dorėheqjen sė bashku me vėllezėrit e tij Ekrem bejnė dhe Ajet bejnė,- i pari oficer epror Akademist i Kavalerisė nė Shtatmadhorinė dhe i dyti Kėshilltar i Ambasadės Perandorake nė Athinė- pėr tė marrė pjesė mė aktive dhe direkte nė lėvizjen kombėtare pėr lirinė e Atdheut duke sakrifikuar sisoj pa ngurim, tre vėllezėrit nacionalistė interesat e tyre personale.

Mufid Beu gjithashtu ka shpenzuar shuma financiare tė mėdhaja pėr kauzėn kombėtare.

Ai ishte shumė i pasur dhe bujar dhe kishte trashėguar nga i ati, Neki Pasha, njė pasuri tė madhe brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Gjyshi i tij Malik Pasha- qė nuk kishte kurrė pranuar detyra zyrtare-ishte konsideruar person mė i pasur, jo vetėm nė Shqipėri, por me njė pasuri tė konsiderueshme edhe nė Greqi,Turqi dhe nė Egjipt.



Nga parlamenti turk nė parlamentin shqiptar

Familja e bejlerėve tė Libohovės, ishte familja shqiptare qė rronte nė Stamboll me mė shumė shkėlqim dhe kishte njė pozitė tė veēantė prestigji. U kthye nė Shqipėri dhe u paraqit si kandidat nė zgjedhjet pėr parlamentin e ri. Duke qenė se kishte trashėguar njė pozitė tė dorės sė parė nė Shqipėri dhe dera e tij ishte konsideruar nė Stamboll si nacionaliste, qeveria turke e kundėrshtoi me ēdo mėnyrė qė tė mos dilte deputet.

Por planet e Xhonturqeve, qė kishin shkelur premtimet, nuk u realizuan pasi beu i Libohovės fitoi zgjedhjet me njė shumicė dėrrmuese.

Populli, pa dallim klase shoqėrore ose feje, e deshi dhe e pėrkrahu si njė pėrfaqėsonjės guximtar e tė zot pėr tė mbrojtur interesat kombėtare. Meqėnėse u rizgjodh si deputet i Gjirokastrės, qėndroi gjer nė luftėn ballkanike nė parlamentin perandorak dhe u njoh pėr veprimtarinė e tij patriotike si mbrojtės i flaktė i lirisė shqiptare duke u bėrė shumė i rrezikshėm pėr drejtuesat e Stambollit.

Pėr zotėsinė e tij, seriozitetin dhe trimėrinė e rrallė fizike dhe morale u bė nė njė ēast kritik, njė nga personalitetet mė tė dukshme tė opozitės nė parlamentin e Stambollit dhe u shqua jo vetėm nė mes tė kundėrshtarėve tė “Xhemijetit” si njė flamurtar tepėr i rrezikshėm i lirive kombėtare, por edhe nė botėn politike evropiane, si njė udhėheqės qė nė Perandorinė Osmane e veēanėrisht nė Shqipėri ku ishte caktuar tė luante njė rol me rėndėsi.

Mufid Bej Libohova qe njė nga ato qė mundėn tė bashkonin gjithė deputetėt shqiptarė tė katėr vilajeteve nė njė ballė tė vetėm parlamentar. Qeveria e Stambollit u trondit tepėr nga veprimtaria guximtare e tij dhe qė ta bėnte pėr vete i ofroi njė ministri me rėndėsi nė qeveri ose kryesinė e njė ambasade, po ai qė tė dyja kėto propozime tė rėndėsishme i refuzoi kategorikisht pėr tė vazhduar me kėmbėngulje pėrpjekjet nė parlament dhe jashtė parlamentit pėr indipendecėn e Atdheut.

Xhonturqit i pėrgatitėn dy atentate pėr ta vrarė, por pa sukses. Mė vonė e dėnuan me vdekje dhe pasuria e tij, e konsiderushme edhe nė Turqi iu konfiskua krejtėsisht. Pasi filloi Lufta e Parė Ballkanike, duke parė shpartallimin e Perandorisė Osmane dhe pėrpjekjet tepėr tė rrezikshme tė shteteve fqinje pėr coptimin e Shqipėrisė, ai e kuptoi menjėherė se shpėtimi i Atdheut varej nga shpallja e shpejtė e vetqeverimit.

Sė bashku me Ismail Kemal Bej Vlorėn dhe me krerėt e tjerė vendosėn kėtė vetėqeverim dhe shpalljen e pavarėsisė sė Atdheut. Mbas shumė rreziqesh, iku fshehtazi nga Stambolli dhe mbėrriti nė Shqipėri pėrpara Ismail Kemal Beut pėr tė pėrgatitur shpalljen e njehėrshme tė pavarėsisė nė Vlorė ku u ndodh nė atė qytet ditėn e ngritjes sė flamurit, mė 28 Nėndor 1912, si delegat i Gjirokastrės dhe i Tepelenės.

Kuvendi kombėtar i Vlorės (28 Nėndor –4 Dhjetor) e zgjodhi unanimisht dhe i ofroi dy dikastere kyēe dhe me rėndėsi: Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe mė vonė, Ministrinė e Punėve tė Jashtme duke qėndruar nė kėto detyra gjatė vitit 1912 e 1913. Gjithashtu u zgjodh nga tė gjashtė fuqitė e mėdha evropiane, qė muarėn pjesė nė Konferencėn e Londrės, si pėrfaqėsues i vetėm i Shqipėrisė nė Komisionin e Kontrollit Ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė, detyrė kjo me njė rėndėsi madhore. Gjatė qėndrimit tė Ismail Kemal Bej Vlorės nė Evropė, Mufid Bej Libohova kryesoi Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės. Pėrkrahu ardhjen e Princ Wiedit dhe e priti zyrtarisht nė emėr tė Shqipėrisė nė 7 mars 1914 nė Durrės (qė u bė dhe kryeqyteti i Shqipėrisė) mbasi ai ishte personaliteti shqiptar mė nė evidencė nė atė moment mbas rėnies sė qeverisė tė Ismail Kemal beut dhe si pėrfaqėsonjės i Shqipėrisė nė Komisionin Ndėrkombėtar.

Nė kabinetin qė u formua sapo erdhi mbreti, i ngarkoi atij Ministrinė e Drejtėsisė dhe tė Kultit, e pak mė vonė, u emėrua edhe Ministėr i Punėve tė Jashtme. Por duke qenė se ra nė kundėrshtim me mbretin, pėr sa u pėrkiste kompetencave tė Ministrive dhe pėr situatėn qė ishte krijuar nė oborrin mbretėror, preferoi tė jepte dorėheqjen nga kabineti. Pastaj pranoi, me insistimin e mbretit, tė shkonte nė Romė si i pari Mininstėr Fuqiplotė i Shqipėrisė pranė Oborrit Mbretnor tė Italisė. Qeveria emėroi Ekrem bej Libohovėn, vėllai mė i vogėl i Mufid beut, kryeadjutant i mbretit. Ai ishte oficer epror akademist nė Shtatmadhorinė e Stambollit.

Kur plasi Lufta e Parė Botėrore dhe Shqipėria u okupua nga ushtritė austriake dhe italiane ai arsyetoi se qėndrimi i tij nė Romė mund t’i sillte vėshtirėsira dhe prandaj u largua nga Italia dhe u vendos sė pari nė Zvicėr dhe mė vonė nė Korfus, pėr tė ndjekur mė sė afėrmi ēėshtjet shqiptare. U largua nga Italia, megjithėse qeveria italiane i ofroi mbajtjen e pėrfaqėsisė nė Romė me shpenzimet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė dhe i siguronte tė ardhurat personale si ministėr shumė herė mė tė mėdha se ato qė i ofronte qeveria e Shqipėrisė.

Nuk deshi tė bėhet rrogtar i qeverisė italiane dhe tė urdhėrohej nga njė qeveri e huaj. Megjithėse propozimi i qeverisė italiane ishte nė interesin e tij personal, nuk pranoi dhe mbylli pėrfaqėsinė diplomatike dhe u transferua nė Zvicėr. Por, posa u lirua Gjirokastra prej pushtimit grek nga ushtritė aleate (italiane), u kthye nė Libohovė dhe filloi pėrsėri tė punojė pėr sigurimin dhe lirimin e vendit dhe pėr ringjalljen e njė qeverie shqiptare. Nė marrėdhėniet qė pati me komandantėt aleatė dhe me qeverinė e Romės, mundi tė sigurojė, pas shumė pėrpjekjesh, krijimim e njė qeverie provizore nė Durrės. (Mufid Beu donte me kėmbėngulje qė Shqipėria tė kishte patjetėr njė qeveri legale qė tė pėrfaqėsohej nė Konferencėn e Paqes, se pėrndryshe, pavarėsia e Atdheut do tė ishte nė rrezik tepėr tė madh).

Nė atė qytet mori inisiativėn, bashkė me Mehmet bej Konicėn, dhe mblodhi njė Kongres Kombėtar (25 Dhjetor 1918) qė vendosi unanimisht formimin e asaj qeverie.

Me ndihmėn dhe bashkėpunimin e shumė patriotėve shqiptarė u formua kjo qeveri qė vendosi zyrarisht krijimin e Shtetit Shqiptar dhe menjėherė dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė mbrojtur interesat kombėtare rrezikisht tė cėnuara nga fqinjėt. Praktikisht, qeveria e Durrėsit e deshi Mufid Beu dhe u drejtua prej tij mbasi Turhan Pash Pėrmeti ishte transferuar nė Paris pėr tė ndjekur punimet e konferencės dhe Italia donte njė komitet tė thjeshtė. Nė atė qeveri provizore qė do tė mbetesh nė fuqi, derisa Konfereca e Paqes do tė caktonte fatin e Shqipėrisė, kryesuar nga Turhan Pash Pėrmeti, Mufid Bej Libohova u emėrua Ministėr i Punėve tė Brendshme, ndėrsa Mehmet Konica u emėrua Ministėr i Punėve tė Jashtme.

Nė kėtė qeveri, qė mbeti nė fuqi nga dhjetori 1918 deri nė fillim tė shkurtit1920, bėnin pjesė eksponentė tė vendit mė tė dukshėm tė kohės si Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Sami bej Vrioni, Mehdi bej Frashėri, Abdi bej Toptani, Imzot Bumci, Fejzi bej Alizoti, Preng Bib Doda, Mustafa Merlika Kruja.

Mufid bej Libohova shkoi nė Paris, ku qėndroi tre muaj, pėr ndjekjen e punimeve tė dėrgatės zyrtare shqiptare nė Konferencėn e Paqes, nė tė cilėn u pranua prapė, nė kundėrshtim me ineresat jugosllave e greke, liria e Shqipėrisė sipas vendimit tė Konferencės sė Londrės qė caktoi kufijtė e veriut dhe tė veri lindjes mė 22 Mars 1913 duke e lėnė fatkeqėsisht jashtė atdheut Kosovėn e Ēamėrinė. Ndėrhyrja e presidentit amerikan W.Wilson nė favor tė Shqipėrisė ka qenė determinante pėr fatin e atdheut tonė, ēka shqiptarėt nuk duhet ta harrojnė.



Pėrplasja me qeverine noliste

Kur u kthye nė Shqipėri i gjeti punėt mjaft tė trazuara. Nė Lushnjė ishte mbledhur njė kongres (21Janar 1920) me qėllim qė tė protestonte kundėr qeverisė legale tė Durrėsit. Autoritetet ushtarake italiane jo vetėm qė nuk e ndaluan kėtė mbledhje por, tėrthorazi, e favorizonin kėshtu qė shumė delegatė nga viset e veriut dhe tė jugut, qė banonin nė ato vende tė largėta, mbėrritėn nė Lushnjė me mjete tė ushtrisė italiane (kėtė ngjarje e vėrteton edhe Ambasadori Jakomoni nė librin e tij “La politika italiana in Albania” shtypur dhe publikuar mė 1965). Kjo ėshtė njė tjetėr provė se Qeveria e Durrėsit nuk ishte aq e bindur ndaj dėshirave dhe pretendimeve tė autoriteteve italiane si mundoheshin ta bėnin tė besueshme me keqbesim ca pseudo-politikane te asaj kohe.

Praktikisht qeveria e Durrėsit e cila kishte mbrojtur me vendosmėri interesat e vendit dha dorėheqjen dhe vendin e saj e zuri njė qeveri e re e cila zgjodhi Tiranėn si kryeqytet. Kabineti u kryesua nga Sulejman Bej Delvina dhe pėr herė tė parė hyri nė skenėn politike shqiptare Ahmet Bej Zogu i cili zuri vendin e Mufid beut dhe u emėrua Ministėr i Punėve tė Brendshme. Gjithashtu u formua njė kėshill i Lartė (regjence) me antar Aqif Pasha Bicakun, Abdi Bej Toptanin, Imzot Bumcin dhe Doktor Turtulli.

Mufid Bej Libohova mbas kėtyre ngjarjeve nuk u muar pėrkohėsisht me punė politike dhe u tėrhoq nė Libohovė pėr tė administruar pasurinė e tij e pėr tė vazhduar studimet e veta historike e juridike e pėr tė sistemuar bibliotekėn e madhe tė tij qė perfshinte shume libra dhe shkresa tė vlefshme pėr historinė e vendit tonė dhe tė familjes sė tij. Kėto ngjarje i shpjegon gjerėsisht Mufid Beu nė librin e tij ”Politika ime nė Shqipėri nė 1920”.

Por atje nuk gjeti qetėsinė e dėshiruar: i bėnė njė atentat tė kurdisur nga vetė autoritetet nė fuqi nė Tiranė me qėllim qė ta zhduknin mbasi konsiderohej personaliteti mė i fortė e mė me prestigj nė tė gjithė jugun. “Mufidistėt,”siē quheshin ndjekėsit e tij tė shumtė nė tė gjitha viset shqiptare, sidomos vegjėlia, kundėrshtoheshin ashpėr nga ekstremistėt e sė majtės tė cilėt nė personin e Mufid Beut shihnin pengesėn kryesore pėr realizimin e planeve tė tyre pėrmbytėse.

Megjithėse atentati kriminal ishte i organizuar nė ēdo hollėsi dhe ishte menduar pėr njė kohė tė gjatė, gabimisht u vra njė qahja i tij besnik: Selim Agaj. Nė mbledhjen e kėshillit kushtetues qė u hap nė Tiranė mė 1923, populli i Gjirokastrės dhe i Labėrisė e zgjodhi pėrsėri deputet; nė kabinetin e ri u bė Ministėr i Drejtėsisė dhe, mė vonė, nė njė kabinet tė dytė, Ministėr i Financave dhe i Drejtėsisė. Por partia kundėrshtare e quajtura “popullore”, e pėrkrahur nga disa elementė ushtarakė tė papėrgjegjshėm mori fuqinė nė dorė dhe formuan njė qeveri tė re filo komuniste e drejtuar nga Fan Noli.

Qeveria e Bela Kunit nė Hungari dhe ajo e Fan Nolit nė Shqipėri kanė qenė pikėrisht dy qeveritė e para komuniste (mbas luftės botėrore tė parė) nė Evropė dhe mbas revolucionit tė Tetorit nė Rusi e udhėhequr nga Leninit nė 1917 dhe mė vonė nga Stalini. Pjestarėt e kabinetit nė tė cilėn Mufid Bej Libohova merte pjesė u larguan nga Shqipėria dhe atij iu desh tė arratisesh mė pėrpara nė Jugosllavi, nė Itali e mė vonė nė Greqi ku mblodhi njė fuqi vullnetare. Ėshtė ineteresant tė kujtohet njė ngjarje qė tregon prestigjin qė gėzonte.

Ka qenė pjestari i fundit i qeverisė qė u largua nga Tirana, u drejtua pėr nė Shkodėr ku u ndal pėr disa ditė para se tė kalonte pėr nė Jugosllavi.

Qeveria e re iu kėrkoi shkodranėve me kėmbėngulje tė dorėzonin Mufid Bej Libohovėn. Shkodranėt, bujarisht sipas traditave tė vjetra shqiptare, pa dallim feje dhe klase shoqėrore, nuk pranuan kėrkesėn e autoriteteve tė Tiranės po pėrkundrazi e nderuan Mufid Benė duke e pėrcjellė me respekt deri nė kufi. Kur vetura e tij la tokėn shqiptare rojet kufitare i paraqitėn armėt.

S“kishin kaluar as gjashtė muaj kur shumica e popullit, mbi vullnetin dhe pėrkrahjen e tė cilit kishin mbėshtetur veprimet e tyre, u ngrit kundėr kėtij rregjimi komunist. Kur hyri Mufid Beu dhe Ahmet Bej Zogu, i pari nga Greqia dhe i dyti nga Jugosllavia bashkė me antarėt e tyre, pėr tė rrėzuar atė Qeveri revolucionare, shumica e popullit tė jugut dhe tė veriut u bashkuan me qeverinė legale tė pėrfaqsuar nga kėta dy krerė.

Ndėrsa fuqitė e veriut patėn pėrkrahje politike dhe ushtarake tė huaja jugosllave, Mufid Libohova nuk pranoi asnjė pėrkrahje tė huaj pėr tė mos hipotekuar veprimtarinė e tij politike dhe interesat eprore tė vendit.

Mufid beu hyri nė krye tė fuqive tė tij tė armatosura nė tokėn shqiptare nga posta e kufirit tė Kakavijes (njė nga ciflikėt e tij) mė 24 dhjetor 1924. Duke kujtuar kėto ngjarje historiani L.Vernon nė librin e tij ”Etudes des Balkans” shkruan: Qeveria e Tiranės i drejtoi Lidhjes tė Kombeve njė thirrje tė nxehtė mė 18 Dhjetor; por duke mos marrė asnjė pėrgjigje, qeveria dha dorėheqjen dhe Ahmet Bej Zogu hyri nė Shipėrinė e veriut pothuajse pa asnjė qėndresė.

Ministrat e kabinetit komunist u tėrhoqėn nė Vlorė duke thėnė se kishin ndėrmend tė luftonin deri nė fund, por kur Mufid Bej Libohova me pasusit e tij dhe nė krye tė njė fuqie vullnetare shqiptare hyri nga Greqia, ata u arratisėn me shpejtėsi nė Itali. Nė Gjirokastrėn e stolisur me flamurė dhe me lule u prit triumfalisht nga gjithė popullata e qytetit dhe tė krahinave duke demostruar aq nxehtėsisht qė nuk ishte parė kurrė mė pėrpara. Nė atė rast, pėr herė tė parė nė Toskėri, gratė myslymane tė Gjirokastrės, nė shenjė gėzimi e nderimi, zbuluan fytyrat e tyre. Gjithashtu, dėrgata nga shume vise tė Shqipėrisė jugore kishin dėrguar pėrfaqėsitė e tyre pėr ta pėrgėzuar, ajo e Vlorės kryhesohesh nga Ekrem bej dhe Nuredin Bej Vlora.

Kėto manifestime vetėdashėse tregonin haptasi sa i madh ishte prestigji dhe popullariteti qė ai gėzonte. Nė ato ditė ai mbajti nė prefekturė nė Gjirokastėr njė fjalim me rėndėsi qė u prit me brohoritje, ku nė mes tė tjerave, shpalli vijat kryesore tė politikės shqiptare pėr tė ardhmen. Nėnvizoi veėanėrisht rėndėsinė dhe nevojėn e bashkimit kombėtar duke ngulur kėmbė energjikisht se nuk duhesh marrė asnjė akt hakmarrjeje kundėr pjestarėve ose simpatizantėve tė regjimit tė mėparshėm nė fuqi.

U bė vetė garant pėr sigurimin e tyre dhe i ftoi tė venin lirisht nė shtėpirat dhe nė punėrat e tyre pa asnjė frikė; disa prej tyre i priti personalisht dhe i qetėsoi. Pa dyshim, ndėrhyrja bujare e tij shpėtoi jetėn e shumė njerėzve tė komprometuar; nė mes kėtyre ishte dhe njė person qė disa kohė mė pėrpara kish organizuar njė atentat kundėr tij!



Bashkėpunimi me mbretin

Mandej, nė kundėrshtim me dėshirėn e shumicės tė krerėve tė Toskėrise, nuk pranoi tė shkojė nė Tiranė me fuqinė e tij tė armatosur me qėllim qė kjo ngjarje mos tė merrte njė ngjyrė partizane dhe pėrēarėse nė dėm tė unitetit kombėtar. Fuqitė e tij i shpėrndau me njė herė, gjė qė nuk ngjau me ato zogiste tė veriut.

Nė akordet qė kishin marrė gjatė mėrgimit-Mufid beu nė Romė dhe Ahmet Zogu nė Beograd-ishte paraparė qė njė nga kėto dy personalitete do tė bėhej, mbas rrėzimit fanolist, president i republikės dhe tjetri kryeministėr. Kjo marrėveshje nuk u respektua, mbasi Zogu – pėrpara se Mufid beu tė vinte nė Tiranė – u proklamua president dhe kryeministėr! Nuk ka qenė njė gjest shumė bujar.

Mufid Bej Libohova ishte njė patriot qė vepronte pėr atdhenė e tij e jo pėr kolltukė. Nė qeverinė e re qė u formua nė Tiranė nė Janar tė 1925 e kryesuar nga Ahmet Bej Zogu, ai u bė Ministėr i Financave i Drejtėsisė e i Punėve tė Jashtme. Nė atė kohė Mufid beu krijoi Bankėn Kombėtare dhe pėr nevojat urgjente tė zhvillimit ekonomik tė vendit, ai bėri njė marrėveshje ekonomike-financiare pėr njė hua tė rėndėsishme nė favor tė Shqipėrisė, (qė ngjan shumė me planin “Marshall”) me njė shoqėri private italiane tė madhe.

Veprimi i parė shkaktoi qė Shqipėria, pėr herė tė parė, hyri nė tregun monetar tė pėrbotshėm dhe kapitalit shqiptar iu sigurua vlera si brenda ashtu dhe jashtė Shqipėrisė. Gjithashtu u krijua njė monedhė kombėtare qė u quajt “Lek”. Kushtet e formimit tė kėsaj Banke ishin tė njėjta me ato tė propozuara edhe nga njė grup tjetėr (anglez) po qė nuk kishte asnjė garanci shtetėrore si kishte grupi i fuqishėm italian i cili ishte i garantuar edhe nga njė grup bankar zviceran.

Huaja ju dha Shqipėrisė rrugat, urat, ndėrtesat qeveritare dhe veprat publike mė me rėndėsi aq tė nevojshme asokohe pėr vendin tonė. Kėto ndėrtesa, akoma sot janė pasuri e gjithė kombit shqiptar (si ministritė nė Tiranė, etj). Kjo qeveri mbeti nė fuqi deri nė fillim tė vitit 1927. Por gjatė kėsaj kohe divergjencat midis Mufid Beut, njeri me karakter tė fortė dhe pa kompromise, dhe Kryetarit tė Republikės u bėnė, me kohė, gjithnjė mė tė thella mbasi i pari nuk mund tė pranonte disa veprime tė presidentit nė lidhje, veēanėrisht, me drejtimin e punėve tė shtetit sidomos pėrsa i pėrkiste politikės sė tij tepėr krahinore, zvogėlimi i rolit tė parlamentit, hyrja nė sferėn drejtuese qeveritare tė disa elementeve tė pa pėrshtatshėm dhe falja Jugosllavisė tė Shėn Naumit dhe tė Vermoshit.

Pėr shkak tė kėtyre rrethanave, qė ndėrgjegjia e tij nuk mund tė pranonte, Mufid Bej Libohova preferoi tė tėrhiqet kundėr interesave tė tij, nga rrethet qeveritare dhe shkoi pėr kurime mjekėsore nė Paris dhe pėr njė pushim pranė tė birit, Malik Beut, qė ishte nė atė kohė i Ngarkuari me Punė i Shqipėrisė nė Francė.

Largimi i tij bėri qė i gjithė kabineti Ministror tė japi dorėheqjen. Pak kohė mbas kthimit tė tij nė Atdhe vdiq pa pritur nė moshėn 51-vjecare nė Sarandė, nė shkurt tė vitit 1927, mbasi i kushtoi mė shumė sakrifica dhe rreziqe tėrė jetėn e tij ēėshtjes kombėtare. U varros nė Libohovė me nderime tė posaēme dhe nė praninė e njė turme tė madhe tė ardhur nga gjithė viset e Shqipėrisė dhe nga jashtė vendit.

Trupi i tij u kall nė tyrben e oxhakut tė tij pranė gjyshit Malik Pashės dhe stėrgjyshes Shanisha Hanėmi, e famshmja motra e Ali Pashė Tepelenės dhe e shoqja e Ali Pash Libohovės. (Varrezat e bejlerėve tė Libohovės u shkatėrruan krejtėsisht nga ashtuquajturi “Pushteti popullor,” dhe deri sot nuk ėshtė identifikuar, me saktėsi, varri i Mufid Beut. Barbarizma e diktaturės komuniste nuk respektoi as tė vdekurit.).

Personaliteti i tij i fortė dhe pozita qė gėzonte dera e tij shkaktuan, fatkeqėsisht, qė disa politikanė shpirtvegjėl dhe ziliqarė u munduan, nė ēdo mėnyrė, tė kritikonin veprimtaritė e tij patriotike duke shtrembėruar ose mohuar me qėllim dhe keqbesim tė vėrtetėn dhe, shumė herė, duke shpifur ngjarje fare tė pandodhura dhe qė nuk i pėrshtateshin aspak tė vėrtetės. Ndofta, mund tė jetė gabuar vetėm duke u besuar tepėr e duke ēmuar sė tepėrmi ata me tė cilėt bashkėpunoi.

Simbas disa historianėve dhe analistėve seriozė, vdekja e tij ka qenė e parakohshme, mbasi, ai me eksperiencėn, prestigjin dhe zotėsinė e tij diplomatike do tė kishte vazhduar tė shėrbente me menēuri atdheut tė tij dhe pėr ca kohė akoma, duke evituar, ndoshta, qė ngjarje politike kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė godasin tragjikisht vendin tonė dhe sidomos ardhja nė fuqi e pushtetit tė egėr 50 vjeēar e diktaturės marksiste, pasojė e tė cilės, mjerisht, vazhdojnė tė kondicionojnė negativisht jetėn e popullit tonė bujar shqiptar, megjithėse kanė kaluar mė shumė se dhjetė vjet qė ajo diktaturė ėshtė pėrmbysur.

Mufid Beu ka botuar nė Kairo mė 1903 njė vepėr historike shumė tė vlefshme dhe tė dokumetuar, qė bėn tekst midis studiuesve dhe historianėve, mbi jetėn dhe veprėn e Ali Pashė Tepelenės i cili u ribotua nė Stamboll nė vitin 1908 duke i shtuar disa ngjarje tė dokumentuara qė i pėrkisnin kėtij udhėheqėsi tė famshėm, me tė cilin dera e tij ka patur gjini tė afėrt. Mė 1980, me ndėrmjetėsinė e nipėrve tė tij tė dashur qė i kishte rritur, Arslan bej dhe Kaplan bej Libohova, kjo vepėr historike madhore u pėrkthye nė greqisht nga Akademia e Epirit nė bashkėpunim me Universitetin e Janinės.

Ka qenė njė gjest bujar me tė cilėn Greqia nderoi figurėn e ndritur tė Mufid bej Libohovės. Rishtazi u gjetėn nė bibilotekėn kombėtare nė Tiranė shumė shkresa e dokumenta historike tė tij (edhe libri i Ali Pash Tepelenės), tė cilat do tė pėrkthehen dhe do botohen nė Tiranė. Kėto vepra do pasurojnė historinė dhe kulturėn shqiptare. Po nė atė vit, mė 1908 i fali, ndėr tė tjera, me bujarinė qė e karakterizonte, Bashkisė sė Gjirokastrės sheshin kryesor tė qytetit qė ishte pronė e familjes si dhe njė dhuratė financiare prej 5.000 napolona pėr ngritjen nė atė vend tė gjimnazit shtetėror; dėshira e tij u plotėsua brenda njė kohe tė shkurtėr. Edhe e motra e tij, Behire Hanėmi, qė vdiq fare e re, i la Bashkisė sė Gjirokastrės njė shumė tė madhe pėr sjelljen e ujit nė qytet.

Mė vonė, Mufid Beu e bėri Libohovėn nėnprefekturė.

Ndėrtoi rrugėn qė lidhte qytetin me Gjirokastrėn e Janinėn, pruri ujin e pijshėm, i fali sheshin kryesor Bashkisė dhe ndėrtoi shkollėn fillore. Edhe sot lulėzojnė nė sheshin kryesor tė Libohovės dy rrepe gjigande qė ai i kishte mbjellė - 100 vjet mė pėrpara-me duart e tij.



Suveniert e Mufid Beut nė Beograd

Pėrveē djegies sė bibliotekės sė tij, komunistėt ”ēlirimtarė” plaēkitėn, dėmtuan dhe shkatėrruan barbarisht edhe kompleksin e shtėpive tė familjes nė Libohovė (4 ndėrtesa tė mėdhaja mbi dy kate mė shumė se 30 oda, mbi njė kodrinė tė vogėl, me shumė bakshera, me pemė e lule,-tė rrethuara nga mure tė lartė me tre hyrje kryesore). Midis tė tjerash, u plaēkitėn mobilje tė vlefshme dhe disa prej tyre antike, hallira, qilime persiane dhe ornamente tė vjetra dhe tė ēmueshme, argjendari, kristaleri, piktura tė vjetra, shumė koleksione tė ndryshme (bibelote) dhe veēanėrisht njė koleksion me rėndėsi sahatesh xhepi zvicerane tė florinjtė esmalto (frengjisht- e`mail) e pakta 30 copė, xhevahire tė vjetra familjare dhe shumė sende tė vlefshme.

Gjithashtu u zhdukėn disa plaēka (sende) me njė vleftė historike tė madhe si shpata e sulltan Bajazitit me xhevahire, shala dhe armatime tė ndryshme tė Ali Pash Tepelenės (qė e kishte trashėguar prej tij shtėpia e bejlerėve tė Libohovės) si kobure, pushkė, shpata tė dekoruara me xhevahirė. Mjerisht, u zhduk dhe njė kokė prej mermeri origjinale tė Greqisė antike qė pėrfytyronte njė Dea e asaj periudhe tė lashtė me vleftė historike dhe artistike tė paēmueshme. Simbas disa burimeve tė besueshme rezulton se kėto grabitje tė fundit (shpata e Sulltanit, disa armatime tė Ali Pashės dhe koka antike greke), Enver Hoxha ia pas kishte dhuruar (me shkėlqim) shokut Tito, si shenjė miqėsie dhe mirėnjohje pėr dashamirėsinė vėllazėrore tė tij ndaj shokėve komunistė shqiptarė (si duket kishte harruar masakrat gjakatare tė serbėve ndaj popullsisė shqiptare tė Kosovės dhe kthimi i saj nė Federatėn komuniste Jugosllave).

Natyrisht, Enver Hoxha kishte harruar t’i thoshte shokut Broz-Tito se dhuratat qė i paraqiste buronin nga plaēkitjet qė i ashtuquajturi ”pushteti popullor” i kishte bėrė shtėpive tė “beut feudal” Mufid Bej Libohovės! Ėshtė thėnė se dikush i kishte parė kėto ”peshqeshe” nė njė muze nė Beograd nė kohėn e Titos.

Nė mbarim tė 1926, pak kohė para vdekjes, i dha fund pjesės sė parė tė kujtimeve tė tij politike dhe diplomatike qė mbulon periudhėn 1896-1927. Ato pėrfshijnė edhe dokumenta shtetėrore dhe ndėrkombėtare origjinale, tė pa botuara, me njė rėndėsi tė vecantė pėr Historinė e Shqipėrisė, janė aty dhe fjalimet e debatet nė Parlamentin e Stambollit nė favor tė indipendencės kombėtare si dhe veprimtaria e tij nė fushėn diplomatike ndėrkombėtare me qeveritė mė tė mėdha tė atėhershme.

Kėto shkrime tė gjera, si dhe studime tė tjera historike dhe juridike mbeten nė bibliotekėn e tij nė Libohovė qė pėrmbante mė tepėr se 5000 vėllime e cila u dogj nga diktatura gjakatare dhe e pamėshirshme si rezultat i paditurisė tė drejtuesve komunistė. Ajo ishte biblioteka private mė e madhe dhe mė e vlefshme nė Shqipėrinė e asokohe, njė akt kriminal madhor pėr historinė dhe kulturėn shqiptare.

Mjerisht njė emėr i harruar dhe i errėsuar me qėllim ai i Mufid Bej Libohovės jo vetėm nga regjimi komunist po qė vazhdon edhe sot nga historianėt dhe intelektualėt tonė tė sotėm, pak nga injoranca mbi veprimtarinė (ende tė influencuar rėndėsisht nga histografia komuniste dhe propaganda sistematike tendencioze dhe gėnjeshtare komuniste e cila vazhdoj pothuajse 50 vjet) e kėtij burri shteti dhe patriot i flaktė i shqiptarizmit pak edhe nga zilia dhe nga ndjenjat politike ekstremiste qė ende frymėzojnė, fatkeqėsisht, disa persona shpirtvegjėl.

Sidoqoftė, e vėrteta historike nuk mund tė mbulohet ose tė fshihet, tė shtrembėrohet me mashtrime rrenacake pėrgjithmonė, pasi ajo, shpejt a vonė, del nė shesh. Nuk ka pikė dyshimi se kjo ėshtė njė e drejtė qė s’mund ta mohojė kėrkush. Ka ardhur koha qė emri i tij tė riabilitohet plotėsisht dhe zyrtarisht tė zėrė vendin qė i pėrket me plot tė drejtė nė historinė e vendit tonė.

Mufid Bej Libohova konsiderohet nga shumė intelektualė dhe historianė tė pa anshėm qofshin tė huaj ose shqiptarė tė ndershėm, si burrė shteti dhe diplomati mė i shquar shqiptar dhe i pėrgatitur pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Atdheut nė 1912, pėr mė shumė se dhjetė herė ministėr nė dikasteret kyēe tė shtetit shqiptar, mes tė cilave nė ato tė Punėve tė Jashtme, tė Brendshme, Drejtėsisė dhe tė Financave.

Si ministėr i parė i Brendshėm dhe i pari i Punėve tė Jashtme nė qeverinė e Vlorės mė 1912 ai ka qenė reformatori dhe themeluesi i administratės sė brendshme tė shtetit tė parė shqiptar (kishte emėruar prefektėt, nėnprefektėt, kryetarėt e bashkive dhe tė komunave, komandantėt e parė tė xhandėrmarisė). Ka qenė, gjithashtu, themeluesi i diplomacisė shqiptare dhe sisoj vazhdoi politikėn e tij nė arenėn ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e interesave kombėtare-tė cilėn e kishte filluar nė 1908, edhe pėrpara, kur ishte diplomat e deputet i Shqipėrisė nė Parlamentin e Stambollit, ku pėrpara tij kishte qenė i ati i tij Neki Pash Libohova. Pėr tė kompletuar biografinė e shkurtėr tė Mufid Beut duhet thėnė dhe dy fjalė mbi jetėn private dhe familjare tė tij.

Ai ka patur dy djem: I pari Malik Beu, lindur nė Stamboll mė 1896 dhe qė vdiq nė mėrgim nė Romė, 1952 qė pati me tė shoqen e parė Sheref Hanėm Giritli Zade, (vajza e Ibrahim Pashės dhe mbesa e Mustafa Pashės 5 herė Sadrazem dhe Kryeministėr nė Perandorinė Osmane, i cili ka qenė diplomat, ministėr fuqiplotė dhe ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė me shumė dinjitet dhe zotėsi nė shumė kryeqytete evropiane, Paris, Londėr, Romė, Gjenevė etj). Dy djem binjakė tė Malik Beut Arslan dhe Kaplan Beu, sa lindėn, i mori dhe i rriti gjyshi si djemtė e tij deri sa vdiq mė 1927 kur ata ishin 10 vjeē. Djali i dytė i Mufid Beut ka qenė Elmas Beu i cili lindi nė Libohovė nga e shoqja e dytė e Mufid Beut Olga Schweitzer, njė zonjė e shquar dhe bujare nga Danimarka.

Elmas Beu lindi mė 1922 dhe vdiq nė Tresh tė Lezhės mė 1977 nga pasojat e rėnda tė shkaktuara nga burgimet, internimet dhe vuajtjet fizike dhe shpirtėrore qė i kishte bėrė pa mėshirė regjimi gjakatar komunist. Kur Shqipėria ra nė dorėn e komunistėve ai ndiqte studimet nė fakultetin e Jurisprudencės nė Universitetin e Romės.

U kthye nė Shqipėri se ishte krejt i pastėr pasi nuk ishte marrė kurrė me politikė. Ishte vetėm njė student universitar 22-vjeēar. (Mė 1939 kur Italia fashiste zaptoi vendin tonė ai ishte asokohe, student nė Liceun Francez tė Korēės, kishte marrė pjesė nė demonstrata kundėr pushtuesve tė huaj tė vendit tė tij dhe ishte bile plagosur).



Mosmirėnjohja komuniste

Kalvari i gjatė dhe i tmerrshėm i Elmas Bej Libohovės filloi pikėrisht nga viti 1945 deri sa vdiq mė 1977. Nga 1947, gjatė 10 vjetėve, ai u burgos, vazhdimisht nė Libohovė dhe nėpėr burgjet e Gjirokastrės, Kėnetės sė Maliqit, Tiranės etj. Pas arrestimit tė tij ėshtė konfiskuar e gjithė prona e madhe familiare dhe u dogj biblioteka e Mufit Beut. Madamė Olgėn e hodhėn brutalisht jashtė nga shtėpia e saj duke e detyruar tė bėnte punėt mė tė rėnda dhe degradante tė cilat i pėrballoi me shumė dinjitet.

Pas internimeve dhe burgimeve tė rėnda, qė i dobėsuan sė tepėrmi konditat shėndetėsore, mė 1958 Elmas Beu e detyruan tė ndėrrojė disa herė vendbanim, e izoluan krejtėsisht nga bota nė Tresh tė Lezhės ku praktikisht u internua dhe duhej tė punonte pa ndėrprerje dhe tė zbatonte “normat” e partisė sė popullit nė aktivitete fizike tepėr tė rėnda pėr njė person tė radhės sė tij (me tension 250-150, ishte i detyruar tė shkonte nė punė!). Ka qenė i internuar nė Tresh gjatė 20 vjetėve ku ndėrroi jetė, nė 1977, nė moshėn 55 vjeēare. Pėrballoi fatin e keq me shumė guxim dhe dinjitet pa u pėrkulur kurrė armikut komunist. Ėshtė pėr t’u kujtuar dhe nėnvizuar njė ngjarje (episod), qė demonstron karakterin e fortė, burrėrinė dhe krenarinė e tij.

Disa vite para vdekjes sė tij, nė vitin 1975 u paraqitėn nė banesėn e tij nė Tresh dy oficerė tė famėkeqes tė “Sigurimit” qė i njihte mirė sepse ishin Libohovitė, i pari quhej Feēor Shehu dhe i dyti Hysen Gorrica. Dy emisarėt e vunė nė dijeni menjėherė se ishin tė dėrguar personalisht nga Enver Hoxha i cili kėrkonte t’iu dorėzonte atyre librin e “Historisė sė Shqipėrisė” dhe vepra tė tjera tė shkruara nga i ati, Mufid Beu. Si duket Enver Hoxha besonte se ai kėto libra i kishin shpėtuar nga djegja e bibliotekės sė tij dhe se i fshihnin familjarėt. Ndėr tė tjera, emisarėt kuqalashė i premtuan se Enveri pas dorėzimit tė librit do tė interesohesh pėr tė ardhmen e tij personale dhe tė fėmijėve.

Elmas Beu iu kujtoj dy spiunėve tė Ministrisė sė Brendshme, se Enveri i kishte djegur dhe plaēkitur barbarisht banesat e familjes nė Libohovė me gjithė sendet me vlerė tė madhe. I ngarkoi t’i thoshnin atij pėrsa i pėrkiste sistemimit qė ai i premtonte atij dhe fėmijėve, se nuk e donte mbrojtjen e tij dhe se ai kishte vuajtur nėpėr burgje e internime ashtu edhe fėmijėt do tė pėrballonin bashkė me jetėn e tyre fatkeqe. Shtoi se nuk dėshironte mėshirėn e Enverit dhe se kishte jetuar deri atė ditė me vuajtje tė rėnda por me nder dhe dinjitet dhe se ashtu kishte ndėrmend tė vazhdonte deri nė vdekje.

Ju kujtoi dy oficerėve tė sigurimit se Enver Hoxha ka qenė nga ata qė ka patur mbrojtje dhe pėrfitime nga bejlerėt e Libohovės nė njė kohė kur ai s’ishte kėrkushi dhe nuk dinte nga t’ia mbante. Mbas fjalėve tė forta tė Elmas Beut, dy emisarėt mbetėn shumė tė tronditur e tė prekur dhe e lutėn tė mendonte mirė ēdo tė bėnte dhe se ata nuk mundeshin t’i referonin “shokut Enver “ pozitėn e tij tė patundshme dhe mos pranimeve e kėrkesave tė tij. Ikėn me bishtin ndėr shalė.

Nė vitet 1933-1934, Enver Hoxha, me ndėrmjetėsinė e Ekrem Bej Libohovės, (vėllai i vogėl i Mufid Beut), asokohe Ministėr i Oborrit, i iu dha njė bursė shtetėrore pėr studime nė Universitetin e Mont Pelier nė Francė. Ai preferoi tė shkojė nė Paris dhe nė vend qė tė studionte, frekuentonte rrethet e partisė komuniste franceze dhe bashkėpunonte me gazetėn komuniste “Humanité” duke vepruar, fshehtazi, kundėr atdheut tė tij.

Mbasi rezultatet shkollore qenė krejtėsisht negative, iu pre bursa.

Kėrkoi ndihmėn e Malik Bej Libohovės (djali i Mufid Beut) i cili ishte i Ngarkuari me Punė i Shqipėrisė nė Paris, i cili bujarisht i rregulloi ēėshtjen e bursės dhe e ndihmoi materialisht. Pak mė vonė, erdhi nė Paris, si ministėr fuqiplotė, Ekrem Beu, i cili e pėrkrahu fuqimisht (studentin gjirokastrit mbasi familja Hoxha nė tė kaluarėn kishte patur pėrkrahje nga bejlerėt e Libohovės).

I gjeti njė punė tė mirė si sekretar privat i Konsullit tė Nderit tė Shqipėrisė nė Paris, njė kont pasanik qė quhej de Montale. Mbas ca kohe, konti u transferua nė Belgjikė dhe e pushoi nga puna. Pėrsėri, me ndėrhyrjen e Ekrem Beut, e mori nė Bruksel ku asokohe, gjendej celula e Moskės pėr Shqipėrinė. Sisoj familja Libohova, pa dashur, i hapi rrugėn qė mė vonė do ta shpinte nė krye tė komunistėve shqiptarė!

Ai nuk e harrojti kurrė tė mirėn qė kishte patur kur kishte mbetur nė mes tė rrugėve tė Parisit dhe ia shpėrbleu sa mori fuqinė nė dorė duke djegur, plaēkitur, vrarė, arrestuar, burgosur, internuar shumė pjestarė fatkeqė tė kėtij oxhaku. Xhevat Beu (i vrarė pa besė), Ihsan Beu, Shevket Beu (vdiq nė burg nga torturat), qė u gjendėn nė Shqipėri gjatė diktaturės gjakatare marksiste dhe midis tyre edhe Elmas Bej Libohova, mė vonė dhe Madamė Olga, djalin e Mufid Beut dhe nipin e Ekrem Beut.

Ėshtė pėr tė pėrmendur se njė nga rojet personale (“trimat”), mė besnikė tė Mufid Beut ishte njė djalosh nga Kurveleshi i quajtur Shefqet Peēi, nga njė familje “Mufidiste” e Labėrisė tė cilin ai e mbante me vehte dhe pėr ta shpėrblyer e kishte bėrė edhe kapter i xhandarmėrisė (zakonisht Mufid Beu mbante 5 trima tė cilėt e shoqėronin edhe nė udhėtime brenda vendit). Kur situata politike e brendshme vėshtirėsohej, krerėt e Labėrisė i dėrgonin nė Libohovė 25-30 vetė pėr ta mbrojtur me gjithė familjen).

Mė vonė, nė kohėn e diktaturės komuniste, Shefqeti na ishte bėrė njeri me rėndėsi dhe njė nga krerėt e regjimit (Gjeneral, deputet, nėnpresident i Republikės Popullore dhe anėtar nė Komitetin Qendror tė PPSH). Megjithėse mbante fotografinė e Mufid Beut nė dhomėn e gjumit, harroi tė mirat qė ai dhe familja e tij kishin patur dhe nuk ndėrhyri pėr tė mbrojtur tė shoqen dhe djalin e Mufid Beut! Njė tjetėr djalosh fanatik komunist nga Libohova i quajtur Avni Rustemi i biri i njė qahjaji tė bejlerėve tė Libohovės nga tė cilėt kishte patur pėrfitime - qė kishte vrarė mė 1920 nė Paris pa besė dhe tradhėtisht Esat Pashė Toptanin dhe qė histografia Fanoliste dhe komuniste e kishin bėrė hero kombėtar! ishte bėrė kundėrshtari i Mufid beut; edhe ai kishte harruar profitet qė kishte patur.

Mė 1977 u arrestua edhe e shoqja e Elmas Beut, Myzafer Hanem, e bija e Enver Bej Libohovės, e cila u dėnua abuzivisht me 4 vjet burgim me akuza qesharake krejtėsisht tė rrema dhe tė pavėrtetuara. Nga pasojat e vuajtjeve fizike dhe shpirtėrore (elektroshoke) etj, bėnė qė vdekja e saj tė ishte e parakohshme.



Bashkėshortja daneze

Ajo ishte njė zonjė bujare, e dashur dhe e shkolluar, i kishte dhėnė tė shoqit tre djem: Mufid Beu, Kemal Beu dhe Enver Beu tė cilėt kanė patur njė rini shumė tė vuajtshme. Tre djemtė sot jetojnė nė Evropė, punojnė nė administrata dhe nderojnė oxhakun e tyre dhe traditat e lashta tė familjes. Elmas Bej Libohova, pinjoll i njė disnastie aristrokatike, historike dhe nacionaliste, kishte trashėguar nga i jati ndjenjat patriotike dhe fisnike nga me tė pastra dhe kur iu paraqit rasti dėftoi kurajon fizike dhe morale duke refuzuar kategorikisht ndihmėn qė personalisht tirani komunist i ofronte. Ai nuk mund t’i pėrulesh Enver Hoxhės se nderi, traditat dhe virtytet e lashta tė oxhakut te tij nuk ia lejonin, dhe nė se ishte nė lodėr jeta e tij dhe e fėmijėve!

Figura e ndritur e tij duhet tė jetė njė shembull pėr popullin tonė. Ėshtė pėr tu kujtuar edhe njė episod tjetėr. Kėtė herė i pėrket tė shoqes sė Mufid Bej Libohovės, Madame Olga, pėr aktin e lartė shembullor nė tė cilėn ajo, mė 1944, shpėtoi jetėn e 100 burrave tė Libohovės nga ushtria Gjermane. Nė fillim tė vitit 1944 njė kolonė e vogėl prej disa automjetesh ushtarake gjermane qė po tėrhiqeshin nga Greqia nė rrugėn midis Kakavijes dhe Libohovės u sulmuan nga zjarri i njė grupi tė vogėl partizanėsh qė shkaktoi vrasjen e njė ushtari gjerman.

Mbasi ceta u tėrhoq, gjermanėt mbėrritėn menjėherė nė Libohovė ku arrestuan 100 burra duke i kėrcėnuar nė rast se nuk tregonin ku ishin fshehur partizanėt do tė pushkatoheshin qė tė gjithė. Madame Olga u informua pėr ngjarjen dhe menjėherė shkoi nė vendin ku ishin vendosur libohovitėt pėr pushkatim. Menjėherė iu drejtua oficerit gjerman duke folur gjermanisht (ajo ishte njė zonjė e shkolluar qė fliste dhe shkruante shumė gjuhė), ai e mirėpriti me nderim, dhe dikush i tha se ajo ishte bejleresha e Libohovės dhe e shoqja e Mufid Libohovės. Oficeri gjerman e luti tė ndėrmjetėsonte pranė fshatarėve qė ti tregonin fajtorėt qė qėlluan po tė dėshironin tė shpėtonin jetėn e tyre. Ajo refuzoi dhe i tha komandantit se nga Libohova nuk kishte asnjė fshatar qė ishte partizan komunist dhe prandaj gjithė fshati ishte krejt i pafajshėm.

Duke parė se gjermanėt kishin ngulur kėmbė i lajmėroi se edhe ajo do tė vendosesh nė mes dhe nė krye tė 100- burrave tė Libohovės pėr tė pėrballuar pushkatimin po qe se nuk e lironin menjėherė. I tronditur oficeri gjerman mirrte nė telefon komandėn e tij nė Gjirokastėr duke i shpjeguar situaten e ndėrlikuar dhe duke evidentuar se e shoqja e Mufid Bej Libohovės ofronte jetėn e saj qė tė pushkatohej sė bashku me 100- burrat e Libohovės. Atėhere, komandanti si duket pėr tė evituar trazime edhe politike, dha urdhėr qė tė pezullohej menjėherė pushkatimi i burrave tė fshatit.

Nė shenjė falenderimi dhe mirėnjohje ajo i dhuroi oficerit gjerman njė sahat xhepi tė florinjtė te vlefshėm. Sisoj, 100 burra tė Libohovės, mbas ndėrmjetėsisė energjike dhe bujare e bejlereshės sė Libohovės qė i shpėtoi nga nje vdekje e sigurtė (ligjet e luftės sė ushtrisė gjermane ishin tė tmerrshme).

Edhe sot e kėsaj dite, mė tė moshuarit e fshatit e mbajnė mend aktin guximtar dhe patriotik tė kėsaj zonje tė madhe me prejardhje tė huaj, por me ndjenjat thellėsisht shqiptare mbasi kishte hyrė dhe ishte bėrė pjestare e njė familje tė madhe atdhetare, qė kishte lozur njė rol vendimtar pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit tonė. Edhe brezat mė tė ri qė sot rrojnė nė Libohovė e kujtojnė dhe e nderojnė mė respekt dhe dashuri.

Cuditėrisht askush, deri sot, nuk i ka ardhur nė mendje tė kujtojė njė person si Madame Olga qė ka bėrė vullnetarisht dhe mė ndėrgjegje tė plotė njė akt tė guximshėm dhe patriotik, duke shpėtuar jetėn 100 vetėve e duke vėnė jetėn e saj nė rrezik. Zakonisht akte tė tilla nė vendet evropiane tė qyteteruara kujtohen me njė shpėrblim moral ne tė cilėn shteti e nderon dhe shfaq mirnjohjen e tij protagonistit.

Por shteti “demokratik”shqiptar, megjithėse se kanė kaluar 60 vjet, nuk e ka gjykuar tė arsyeshėm dhe tė detyrusheme t’i cfaqi kujtimin mirėnjohės figurės tė lartė e shoqes tė Mufid Beut, e cila, me sjelljen e saj shembullore, dhe me plot tė drejtė, i pėrket tė njihet moralisht dhe zyrtarisht titulli i nderit “Nėnė Tereza”.

Mufid Bej Libohova ka pasur edhe tre vllezėr e njė motėr me tė rinj. Sedat Beu, kolonel akademist i Shtatmadhorisė i cili u vra pabesė, nga njė kapiten cerkez, nė 1906 nė Selanik. Ajet beu, diplomat, jurist, historian, kryetar nė Kėshillin e Shtetit Shqiptar, i cili vdiq, nė mėrgim nė Romė nė 1952, Ekrem Beu, oficer epror akademist i Shtatmadhorisė-Prefekt i Vlorės, komandant brigate nė Camėri nė luftėn ballkanike 1912, kryeadjutant i princ Wiedit, ministėr fuqiplotė i shqipėrisė nė Romė, Bruksel, Paris, Minister i Oborrit,

Minister i Punėve tė Jashtme dhe sė fundi Kryeministėr-i cili vdiq nė mėrgim nė Romė mė 1948.

Motra ishte Behire Hanemi e cila vdiq fare e re nė 1908 nė Beirut , ku i vjehri Vezir Halil Pasha Alizoti ishte asokohe Guvernator i pėrgjithshėm i Libanit. Shumė intelektual shqiptar dhe tė huaj kanė shkruar mbi personalitetin e fortė dhe mbi veprėn atdhetare tė Mufid Bej Libohovės. Ekrem Bej Vlora (diplomat, shkrimtar, ish minister) i cili e kishte njohur personalisht nė librin e tij “Kujtime” flet gjerėsisht pėr tė nėnvizuar cilėsirat e larta qe karakterizonin kėtė burrė shteti shqiptar.

Midis tė tjerave ai shkruan : “Mufid Bej Libohova- Arslan Pashalli ishte pa dyshim njė nga personalitetet mė tė vecanta dhe mė tė shquara tė shqipėrisė sė kohės. Niveli i lartė qė e bėnte tė dallohej qartė mbi tė gjithė njerėzit e serės sė vet, dėshmonte pėr kulturėn e gjerė tė tij tė spikatur evropiane. Ai ishte doktor i shkencave juridike tė Universitetit tė Stambollit dhe doktor i shkencave politike tė Universitetit tė Lausanne (Zvicėr).

Ai ka qenė shumė i pasur, diplomat me gradė tė lartė nė Ministrinė e Jashtme tė Perandorisė Osmane.

Deputet i Shqipėrisė nė Parlamentin Turk, shkrimtar i njohur nė Turqi (po edhe nė Shqipėri dhe Evropė) dhe qė ishte i destinuar tė kishte njė karrierė nė Perandorinė Osmane por ai donte dhe pėrpiqej pėr pavarsinė e atedheut tij. Nė Shqipėri, ai ishte patjetėr njėri ndėr udhėheqėsit kryesor dhe mė tė dashur tė lėvizjes kombėtare sepse ishte shpirtmadh dhe i qeshur. Si biri i njė dere tė madhe historike dhe tė pasur, ai kishte tė gjithė pėrparėsitė, por edhe tė gjitha mendėsitė, tė cilat duhet tė ketė njė pinjoll i njė fisi tė lashtė vecanėrisht tė shquar pėr t’u pėlqyer nė Shqipėri.

Megjithė arsimimin e lartė tė tij, megjithė mėnyren e tij autoritare evropiane-shqipetare, tė jetės, nė tė dhe nė mendėsine e tij ai kishte ruajtur tipare qė zbulonin ne mėnyrė tė padiskutueshme prejardhjen e mirėfilltė tė aristokracisė sė vjetėr shqiptare.

Ai ishte i gjallė gazmor, shumė i kultivuar por pastaj befas mund tė bėhej i thjeshtė i vrazhdė, popullor. Kontrastet qė e dallojnė karakterin e shqiptarit, dilnin tek ai vecanėrisht tė qarta. Mė miqtė ishte besnik, bujar dhe i dashur dhe i fjalės, me armiqtė kundėrshtar i papajtueshėm, por fisnik dhe i ciltėr.

Ai ishte i pajisur me njė karakter tė fortė dhe me njė guxim fizik dhe moral tė jashtėzakonshėm. Mufid Beu urrente parvenyte”, (Parvenytė- fjalė frėngjishte, njerėz qė janė pa edukatė dhe mendjemėdhenj), politikanėt e shpifur tė kafeneve, pseudo intelektualėt, dhe pseudo patriotėt demagogėt dhe reklamaxhinjtė. Njeri pa pikė mendjemadhėsie, ai mbante marrėdhėnie miqėsore edhe me njerėzit e thjeshtė dhe sillej si njė mik i vertete me ata qė ishin tė tillė.

Bujket qė punonin nė cifliqet e mėdhaja te tij i mbronte dhe i ndihmonte ashtu edhe njerėzit e tij . Dhe pėr kėto aresye ai ishte popullor dhe respektohej vecanėrisht nė Toskėri por edhe nė gjithė vendin tonė.”

Vecanėrisht nė Turqi, ai ishte i njohur pėrvec si burrė shteti shqiptar por sidomos si shkrimtar dhe historian serioz tė historisė e perandorisė Osmane. Kanė shkruajtur, gjithashtu, pėr tė lavduar personin e tij, shumė diplomat te huaj qė e kishin njohur personalisht, midis tė tjerėve ambasadorėt, Sola, Quaroni, Jakomoni etj. E kujton nė shkrimet e tij edhe kryeministri grek, Venizelos, tė cilin e kishte mik, me tė cilin kishte biseduar mbi relatat greko-shqiptare edhe pėrpara 1912 mbi rendėsinė qė duhet tė kishte pėr Athinėn Pavarėsia e Shqipėrisė pėr ekuilibrin Ballkanik.

Kanė kaluar plot 77 vjet qė Mufid Bej Libohova ka vdekur. Ai ėndėrronte dhe luftoi, pa ndėrprerje, pėr njė Shqipėri etnike tė bashkuar, demokratike dhe tė begatshme. Tragjedia e diktatures komuniste nė shqipėri ka marrė fund pothuajse 15 vjet. C’ėshtė bėrė gjatė kėsaj periudhe kohore qoftė nė politikėn e brendshme (niveli i jetesės tė popullit) qofte ne arenen nderkombetare? Disa perparime te vogla jane bere, por jo te mjaftueshme. Klasa politike drejtuese e sotme- pa dallim ngjyre politike- nuk ka treguar mjerisht ate pjekuri dhe obnegacion qe situata shume e veshtire e vendit kerkon.

Sot, fatkeqesisht, imazhi i Shqiperise ne bote eshte erresuar se tepert. Populli shqiptar ka tradita te lashta, historia e tij mijevjecare dhe virtytet e larta e races tone jane, patjeter, nje garanci e sigurte per te ardhmen e kombit tone. Diten kur brezat e rinj - qe nuk do te kene lidhje me te kaluaren e aferme do te zevendesojne ate te sotme e kompromentuar, ne nje menyre direkte ose indirekte, atehere, besoj se do te hapet nje faqe historike e re dhe e frytshme per atdheun dhe per popullin tone, mbasi do te buroje nje shoqeri e re dhe e lire ne te cilen do te zhduken abuzimet dhe ligji do te jete i barabarte per te gjithe shqiptaret dhe per respektin e dinjitetit te tij. Personalisht nuk do ta shoh dot ate dite (mosha e lashte 87-vjeēare nuk ma lejon) por mbetem me kete bindje te plote, me kete mendim dhe kete deshire ne zemer.

Per ata intelektuale shqiptare dhe studiues te historise sone dhe te familjeve te vjetra te aristokracise shqiptare qe kane luajtur nje rol vendimtar ne historine e vendit tone, ballkanike dhe ne Perandorine Osmane, si ajo e Vezireve te Janines- bejleret e Libohoves, kujtohet se ne vitin 2003 u botua ne Tirane, nga shtepia botuese “Lumo Skendo”, libri i Ajet Bej Libohova (diplomat, jurist dhe kryetar ne keshillin e shtetit shqipetar para luftes se dyte), shkruar prej tij, ne mergim ne Rome, ne vitin 1949, mbi

historine e lashte te kesaj dinastie me titullin “Breznite Libohova ne shekuj”. Gjithashtu, kujtojme se gazeta “Tema” me daten 10.Dhjetor 2003, (dhe disa gazeta te tjera shqiptare dhe te huaja qe kane dale edhe ne Internet), ka dashur te kujtoj pervjetorin e pare te vdekjes se Arslan Bej Libohoves (1917-2002) – nipi i dashur i rritur nga Mufid Beu bashke me vellane binjak Kaplan Beu- i cili vdiq ne Itali ne Dhjetor 2002.

_____________

PS. Falenderohet Kemal Bej Libohova per bashkepunimin ne publikimin e ketij artikulli


----