Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Të drejtat e shqiptarëve në Greqi

    E Diele, 28 Mars 2004


    PLL: SHQIPERIA TE REAGOJE PER CAMET

    Partia Levizja e Legalitetit u kerkon autoriteteve shteterore shqiptare te fillojne presionin ndaj shtetit grek per hapjen e shkollave, ku te mesohet ne shqip per shqiptaret dhe shqipfolesit qe banojne ne Greqi. Ne deklaraten e djeshme te kesaj force politike opozitare shprehu shqetesimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit ne raport me fqinjet. "Vizita e Nikolas Gejxhit ne Sarande, sulmet e koordinuara te Lobit shovinist grek ne SHBA dhe Koshtunices ne Beograd, u kurorezuan se fundi me etiketimet dhe fajesimet ne adrese te shqiptareve te Kosoves, dhe me vendosjen e tabelave ne gjuhen greke ne Jug te vendit", u shpreh dje nenkryetari Murat, Basha. PLL, ne sensin e reciprocitetit ne marredheniet ndershteterore, per faktin se ne Greqi banojne mbi 4 milione arvanitas autoktone shqipfoles dhe 600 mije emigrante ekonomike, si dhe duke llogaritur 400 mije camet qe do te kthehen ne vatrat e tyre amtare ne baze te te drejtave nderkombetare, do te kerkoje me insistim qe ne te gjithe Greqine te vendosen tabelat e qarkullimit rrugor edhe ne gjuhen shqipe. Legalistet ne kete menyre u kane kerkuar autoriteteve shteterore shqiptare qe, para se te mendojne per te filluar regjistrimin e nxenesve minoritare greke ne Kukes dhe Malesi te Madhe, te fillojne presionin ndaj shtetit grek per hapjen e shkollave ku te mesohet ne shqip per shqiptaret dhe shqipfolesit qe banojne ne Greqi. Sipas legalisteve marredheniet e fqinjesise se mire mund te jetesohen vetem nese ekziston vullnet reciprok per permbushjen e standardeve nderkombetare ne aspektin e trajtimit dhe njohjes se te drejtave te minoriteteve, "ne drejtim te te cilave Greqia akoma nuk ka deshmuar kurrfare vullneti politik, dhe per kete flet me se miri ceshtja e pazgjidhur came".

    marrë nga kohajone.com

    Mendoj se të gjitha partitë shqiptare duhet që sa më parë të hartojnë atë rezolutë për të drejtat e shqiptarëve të viseve shqiptare në Greqi dhe të kërkojnë nga qeveria greke por edhe nga komuniteti ndërkombëtar që t'i bëj presion dhe detyroj qeverinë greke që t'i jap të drejtat shqiptarëve atje që u takojnë edhe me konventa ndërkombëtare, kur në Shqipëri minoriteti i tyre (shqiptar të shitur) edhe pse me më pak se dy përqind e gjithë popullsisë gëzon të drejta më shumë se edhe shqiptarët.
    Çfarë duhet të përfshij rezoluta
    -kthimi i pronave dhe kompensimi për to çamëve
    -gjithë të drejtat kombëtare të gjithë shqiptarëve atje si atyre në Çamëri ashtu edhe arbëreshve në pjesët tjera të Greqisë, duke përfshirë edhe emigrantët.
    Bashkësia ndërkombëtare duhet që ta detyroj qeverinë greke për t'i dhënë të drejtat e tyre shqiptarëve atje sepse kjo është edhe një nga parimet bazë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare që ata kanë ngritur.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se shtyrja edhe njëherë sot e miratimit të rezolutës nga kuvendi shqiptar nuk do të duhej të bëhej. Është e vërtetë që nuk duhet ngutur jo vetëm në këtë rezolutë por as në asnjë punë por jo edhe të shtyhet kështu pa asnjë arsye.
    Problemi çam është fare i njohur për të gjithë prandaj nuk ka pse të kërkohet diskutim i mëtejshëm. Marrëdhëniet shqiptaro-greke sikur edhe marrëdhëniet me kombet tjera fakt që duhet të mbahen sa më të mira të mundshme por këto marrëdhënie janë të mira vetëm kur ka respekt reciprok e jo nga njëra anë respekt e nga ana tjetër shkelje e të drejtave.
    Në Shqipëri, pakicat edhe pse të pakta (1 përqind grek sipas BE-së, edhe ata kryesisht shqiptar të shitur) kanë të gjitha të drejtat sipas konventave ndërkombëtare dhe edhe ata shqiptarë në Greqi duke përfshirë edhe rikthimin e pronave çamëve duhet të kenë të gjitha të drejtat e tyre. Greqia është edhe nënshkruese e këtyre konventave ndërkombëtare për çka ka detyrim edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve ku është anëtare për të realizuar të drejtat e shqiptarëve atje.
    Prandaj, ftojmë kuvendin shqiptar që sa më urgjentisht të miratoj rezolutën dhe qeverinë greke që të realizoj këto të drejta sa më urgjentisht poashtu edhe bashkësinë ndërkombëtare që të detyroj qeverinë greke nëse është nevoja për të realizuar këto të drejta shqiptarëve atje dhe pronat e çamëve. Kjo vetëm sa do të bëj marrëdhëniet shqiptaro-greke edhe më të mira dhe përkeqësimi i marrëdhënieve nuk mund të vjen në shprehje se mund të bëhet nga kërkimi dhe realizimi i të drejtave të shqiptarëve atje (së bashku me rikthimin e pronave çamëve) sepse për këto të drejta edhe vet Greqia është zotuar para institucioneve ndërkombëtare se do t'i kryej.
    Pra, të drejtat e shqiptarëve atje:
    - rikthimi i pronave çamëve
    - të drejtat kombëtare si shkollat, kishat në gjuhë shqipe etj. për çamët dhe shqiptarët tjerë autokton dhe emigrant atje.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •