Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 158
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Albo,

    vetem sa e ke trashur gabimin, sepse pervec insistimit se qenka ortodoksia qe eshte perqafuar fillimisht nga paraardhesit tane, tani shton dhe se qyteterimi (ne Shqiperi) qenka produkt i fese. Nuk po kalojme ne ate se cfare eshte qyterimi, sepse kjo eshte teme me vete, por le te kufizohemi tek paraardhesit tane. Qytetet ilire datojne shume me heret se perqafimi i KRISHTERIMIT, shume me perpara se lindja e Krishtit vete. Atehere si ka mundesi qe ato te jene produkt i fese se krishtere? Ti e ke sjelle historine e shqiptareve me duart e tua ne albasoul e tani guxon te mashtrosh ne menyre kaq te pafytyre?

    Po sjell nje burim tjeter internati me material ne anglisht:

    http://www.albanian.com/main/history/

    Nga kapitulli mbi Iliret:



    B.C. – para Krishtit gjithe kjo histori Albo, perfshi zhvillimin e qyteteve. Zhvillim ne kushtet e paganizmit.


    Nga kapitulli mbi perandorine romake:




    Pra perqafimi i krishterimit ne shekullin e pare pas Krishtit.



    Me cka kam pare ne kete teme, sidomos mashtrimin qe duket se ke per qellim qe ta mbjellesh i nisur nga qellime fetare, i shtroj vetes me te drejte pyetjen: a je ti Albo po i njejti njeri me ate qe shkruante po ne kete forum 2-3 vjet me pare?

    QENKEMI NE NJE MENDJE.........
    ESHTE BUDALLALLEK ME BRIRE TE DIALOGOSH JO ORTODOKS PO MUSLIMAN.
    ME NGJANI SI MILITANTET SOCIALISTE DHE ATO DEMOKRAT


    PER KUJTESE TE TE GJITHE ATYRE QE S'E KANE MESUAR SI DUHET MESAZHIN FANTASTIK TE SHPREHJES:

    FEJA SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIAAAAAAAAAAAAAAAAAA........

    FEJA SHQIPTARIT

  2. #142
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Dita, aq e mireinformuar je ti ne kete qe po diskutohet ketu aqsa kujton se Perandoria Romake, eshte Vatikani i sotem apo jo? Po ta dije ndryshimin midis te dyjave, nuk do ti sillje ato qe ke sjelle me lart, pasi ato vertetojne pohimin tim dhe nxjerrin ne drite paditurine tende kur vjen fjala tek historia fetare ne rradhet e shqiptareve.

    Perandori i vetem romak qe nuk i persekutoi te krishteret ka qene Konstandini i Madh i cili ndryshe nga pasardhezit e Cezarit, nuk e shpalli veten Zot por u pagezua ne moshen 90 vjecare dhe shpalli Krishterimin si fe zyrtare te Perandorise. Ishte i vetmi perandor qe jo vetem nuk i persekutoi te krishteret, por u erdhi atyre ne ndihme duke u shpallur lufte te gjithe atyre qe persekutonin te krishteret. Kisha Orthodhodokse Seline e Shenjte e ka patur dhe vazhdon ta kete ne Konstandinopoje, Qytetin e Konstandinit, Stambollin e sotem. Sado qe ti te dridhesh e perdridhesh me fjalet e tua, kjo eshte e verteta historike qe askush nuk e hedh dot poshte.

    Ndryshe nga ty, Albo nuk shkruan per ato gjera qe nuk i di. Atehere kur nuk di, lexoj nga ata qe diskutojne, qe te mesoj edhe une dy gjera me shume. Po te beje edhe ti te njejten gje, do ti beje nje nder jo Albos por vetvetes.

    Shko dhe germo se mos gjesh ndonje popull katolik me flamur kombetar shqiponjen me dy koke dhe pastaj hajde e na cudit me pretendime se gjithe shqiptaret ishin katolike?!

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Po futem edhe une ne nje terren qe nuk e njoh shume mire duke sugjeruar nje piste qe mund te na ndihmonte:
    Arbereshet e Italise kane patur sigurisht fene qe kane patur gjithe te tjeret, perfshi princat arberesh para sundimit otoman, sepse ata iken menjehere pas vdekjes se Skenderbeut.
    Nese nuk gabohem ata kane qene tė ritit orthodoks unit. Nese dikush mund ta sqaronte kete pune do ta lexoja me interes.

    Faleminderit.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Per Here T'fundit Po Shkruaj Ne Ket Teme....

    Eshte Turp Me Diskutu Per Pune Feje.
    E Perseris Qe N.q.s. Kena Pas Nje Gje Te Mire Ka Qene Fakti Qe Se Kena "rrujt" Shume Bishtin Per Pune Feje.

    Kam Nje Mal Me Argumenta Qe Do Ju Vertetoja Qe Feja E Shderron Njeriun Ne Ne Nje Qenie Zvarranike.
    Jam I Bindur Qe Askush Nga Ju Qe Ka Sado Pak Ambicje Per Te Zhvilluar Dhe Persosur Vetveten Nuk Do Pajtohej Me "virtytet" Qe Feja Kerkon Te Injektoje Te Njerzit.
    Perulesia,bindja, Zelli,maturia,mpirja E Vullnetit, Etj Etj....., Jane Pikerisht Ato Qe Injekton Feja Per Ti Pasur Njerezit Nen Kontroll.
    Fakti Qe Ene N'kishe Ene N'xhomi Duhet Me U Perul Do Te Thote Qe Ti Te Mos Jesh Me Vetvetja.
    Kujto Shprehjet: U Befte Vullneti Yt...., Qe Ne Momentin Qe Ti Heq Dore Nga Vullneti Jot Ti Je Lehtesisht I Manipulueshem.

    Dhe Per Ta Mbyll Me Shprehjen: O Delet E Perendise.......

    Meqe Perendia S'duket Askund, Ju Do Jeni Delet E Hoxhes, Do I Puthni Doren Priftit, Do I Gjunjezoheni Ketyre Lloj Specieve Qe Dal Ngale Shikojne Tu Rritret Pushteti.

    Dhe Ne Kete Bote Thone Qe Tek Te Gjitha Gjallesat, Nga Krimbi Deri Te Njerezit Ekziston Vullneti Per Pushtet.

    Dhe Te Ndrydhni Veten Duke Hequr Dore Nga Vullneti Juaj Per Ta Lene Ate Ne Dore Te Nje Fuqie "abstrakte", Do Te Thote Te Mos Plotesoni Kushtin Peresor Te Jetes, Do Te Thote Qe Ne Vend Te Shkoni Drejt Persosmerise Tuaj, Ju Te Shkoni Drejt Njeriut Krimb.

    Mos Lejoni T'ju Ndodhe Kjo Jo Vetem Per Te Miren Tuaj Por Dhe Per Timen...................

  5. #145
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Polaket jane 100 % Katolik
    Polaket Cyclotomic nuk jane 100% katolik por 95% perqin 5 perqind e populsis Polakve jane Musliman

    Dhe un u habita kur me tha nje Polak Por me shume u habita me Japonezet nje pjese e popullsis i perkasin Muslimanizmit

    dhe me dy krena e kane flamurin.
    .
    Eshte e vertet qe kane shqiponjen ne flamurit e tyre por me nje koke dhe jo me dy

    Kerkoj ndjes per daljen nga tema
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #146
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Albo

    Shko dhe germo se mos gjesh ndonje popull katolik me flamur kombetar shqiponjen me dy koke dhe pastaj hajde e na cudit me pretendime se gjithe shqiptaret ishin katolike?!

    Per sa kohe kam shkruar ne kete teme, NUK kam pretenduar ne asnje postim se gjithe shqiptaret ishin katolike. Shqiptaret perqafuan KRISHTERIMIN e kur brenda tij ndodhi ndarja ne katolike e ne ortodokse, nje pjese mbeten e u influencuan nga njera ane e pjesa tjeter nga ana tjeter.


    POR TI BEN SIKUR NUK DI TE LEXOSH, kur vjen puna te lexosh ate cka shkruajne ata qe mendojne ndryshe nga ti, ose thene me qarte lexon ME QELLIM GABIM, qe te mbulosh gabimet e tua (si psh ceshtjen e qyteterimit ne lashtesine shqiptare, te cilin e paska prodhuar me se pari feja ortodokse. Besoj se je i qarte, se eshte nje budallallek me brire).


    Ndaj edhe shkruan:


    nga Albo

    Dita, aq e mireinformuar je ti ne kete qe po diskutohet ketu aqsa kujton se Perandoria Romake, eshte Vatikani i sotem apo jo? Po ta dije ndryshimin midis te dyjave, nuk do ti sillje ato qe ke sjelle me lart, pasi ato vertetojne pohimin tim dhe nxjerrin ne drite paditurine tende kur vjen fjala tek historia fetare ne rradhet e shqiptareve.

    Perandori i vetem romak qe nuk i persekutoi te krishteret ka qene Konstandini i Madh i cili ndryshe nga pasardhezit e Cezarit, nuk e shpalli veten Zot por u pagezua ne moshen 90 vjecare dhe shpalli Krishterimin si fe zyrtare te Perandorise. Ishte i vetmi perandor qe jo vetem nuk i persekutoi te krishteret, por u erdhi atyre ne ndihme duke u shpallur lufte te gjithe atyre qe persekutonin te krishteret. Kisha Orthodhodokse Seline e Shenjte e ka patur dhe vazhdon ta kete ne Konstandinopoje, Qytetin e Konstandinit, Stambollin e sotem. Sado qe ti te dridhesh e perdridhesh me fjalet e tua, kjo eshte e verteta historike qe askush nuk e hedh dot poshte.


    Ke marre permasa te tjera Albo, aq sa me duket se nenshkrimi

    "Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar"

    qe e mbart me vete nen cdo postim nuk te shkon me. Perkundrazi ngjan me hipokrizi.


    Lexoji dhe njehere c'ke shkruar ne kete teme e eja mbushu mendjen njerezve qe ty vertet te rreh mendja vec tek bashkimi i shqiptareve. Bashkim i shqiptareve me ne krye fene ortodokse Albo?

  7. #147
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Dhe sa per ta ditur (me thene te drejten cuditem per kete te pavertete tenden, sepse ne fakt mendoja qe kishe njohuri te thella historike) feja e pare qe kane njohur te paret tane nuk ka qene ajo ortodokse, por ajo katolike.
    Dita,
    ti je anti-ortodokse, dhe sa anti-shqiptare do me bente mua (supozojme) fakti se mund te isha anti-muslimane, po aq anti-shqiptare te ben edhe ty fakti qe je anti-ortodokse.

    Nuk e di une, te ka ngritur nervat Klodi, a Alboja, a kushdo tjeter, nga ty nuk e prisja.

    'Tune it down' pak kete qendrim, jo per gje po te gjithe, mos kujtoni se duke thirrur e duke share Ortodoksine do t'i beni shqiptaret Ortodokse te heqin Janullatosin nga kryeja e kishes; sepse nese ai do te ike nje dite nje gje eshte e sigurt, qe nuk do te ike se nje shqiptar jo-Ortodoks shau Ortodoksine, apo u perpoqe t'ja ule vlerat ne histori. Perkundrazi.

    Nuk do isha inkuadruar fare ne kjo teme, po mos kishte qene per deklarata te tilla si me lart.

    Dhe do thoni, po pse beni keshtu, se historia e kombit na takon te gjitheve si shqiptare, e nuk ndahet ne Ortodokse e Katolike e Muslimane... e keni te drejte. Por ama edhe kur ne te njejten kohe thoni, qe feja e te pareve paska qene Katolikja perkunder Ortodokses, eshte te aplikosh standarte te dyfishta.

    Ja mund te kete pasur gjate ndarjes se Perandorise edhe katolike edhe ortodokse ne te njejten periudhe, argumenta ekzistojne nga te dyja anet, dhe ndoshta ashtu ka qene, por qe..... some people need to watch their tounge, mmkay?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #148
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kur iliret krijonin mbreterite e tyre, Bardhyli, Genti, Teuta, duhej te ishin edhe ata ortodoks, se nuk ka ndryshe si shpjegohet se si nje popull mund te jete i perparuar e jo ortodoks. Shqiptaret para se te jene njerez, jane ortodokse. Ja, shkoni gjeni nje flamur te shqiponjes me dy krena, dhe mos do jene katolike? Cyclotomic tha se Polonia e ka, po kush e degjon ate? Jo jo, nuk shkon keshtu. E cka behet me ata ortodokse qe nuk e kane flamurin me dy krena? Jane apo s'jane ortodokse? Greket, me flamurin e tyre kalter e bardhe e me kryqin e tyre, jane a s'jane? Ruset? Serbet? Maqedonet me diellin e tyre? Malazezet?

    Dita, ti mos u mashtro, kishte shkuar Shen Pali ne kohe te Teutes me nje teknologji te quajtur "Time Traveling" dhe e kishte bere ate dhe gjithe mbreterine ilire ortodokse, nga vjen edhe filli i qyteterimit, ku lind edhe gjeneza e kultures, shen pali, fale i qofshim, na shpetoi nga erresira duke na bere ortodokse (te krishtere jo, se aty nuk merr fillin qyteterimi, po ortodokse). Qytetet para-ortodokse injoroi, jane veper e dreqit ato, qe dallojne ortodoksine e perparuar nga "demagogjite" tjera. Pa me thuaj, ka ndonje vend katolik shqiponje me dy krena?! Ketu qendron thelbi dhe esenca e kesaj gjeje.

    Mos permend Dita, fjaline e "madhe" qe ka filluar t'na qorroje syte tani: rrofshim ne per Shen Palin dhe ortodoksine e madhe qe na beri njerez, me qender ne Konstandinopoje, Stambollin e Sotem. Harrofshim qe ai qytet morri ate emer per t'a nderuar Perandorin e jo per shkak te lidhjes se tij me te, po aty eshte qendra e Botes mos te harrojme, nga aty dalin Shen Palet qe me shkopinj magjike i "bejne" shqiptaret ortodokse dhe u falin mencurine. Leri anash katoliket e muslimanet: jane demagoge ata. Rrofte ortodoksia ne krye me Rusine e Shkijet (Serbet), ajo na bashkofte. Amin!

    P.S. Po ti moj dita, a e di qe flamuri i Skenderbeut eshte ndryshe nga ai qe ka shteti shqiptar sot? Shhh.. mos trego, se po e zgjojme Kryepeshkatarin nga endrra e tij turbulente.

  9. #149
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ej po edhe Ivani i Tmerrshem ka pas Flamur me dy krena me sa di une... nesje jo katolik... prap argumenti i falmurit eshte i vemti qe po shoh, nderkohe shkrimet historike pohojn komplet ndryshe per nje shqiperi te Krishteruar ne HESAPIN E VET, dhe ne MENYREN E VET, madje dhe per nje liberalizem te madh. Pali ka kaluar dhe kete e pohojn jo pak historian, ka kaluar dhe madje eshte kthyer nje pjese e madhe por jo ne KATOLIK, por ne KRISHTER.

    Un nje gje kisha, sot e kesaj dite Kisha Katolike po punon rreth nje bashkimi te Kishave te tjera... nuk di cdo themi atehere per Ortodokset, madje kush do jete aresyeja kryesore kundra bashkimit te Kishave... qe per mua ngelet RUSI dhe GREKU, qe i perdorin ato per synimet e tyre politike dhe asgje me teper... neperkembin fene per synimet politike.

    Pak rendesi kane dallimet, pasi sot e kesaj dite ato as nuk permenden fare, problemi qendron qe Greku i ARDHUR dhe Serbet e ARDHUR bashke me ata nga vine perdorin fene Ortodokse per te sajuar qenien e tyre aty si te KRISHTERE kohe me pare, gje qe nuk eshte e vertete, pasi kane qene ILIRET aty. Un perseri do doja te dija cdo thoshim pastaj po te kishim nje bashkim te Kishave ne nje te ardhme(po e lejoi politika Greke dhe Serbe).

    Dhe nje here un skam gje kundra Ortodokseve, por fakti eshte fakt, dhe ky inklinim ka ardhur masivisht si pasoje e ardhjes se Osmaneve dhe ndarjes sipas qefit qe ata i bene Grekeve qe te ngeleshin te kenaqur te dyja palet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Paqe Bashkim

    KY DEBAT QE BEHET KETU TA SHPIF.

    Cuditem qe moderatori te leje kete lloj debati te ca 'femijve'qe duan te zien me njeri-tjetrin duke perdorur e abuzuar me SIMBOLET KOMBETARE e qe nuk ja kane haberin historise e cila ka prodhur gjithnje ne shqiperi ne kundershtim me vendet e rajonit nje MIRKUPTIM TOLERENC E VLLAZERIM NDERFETAR.
    Kjo eshte nje nga vlerat qe ne kemi nje vlere e shqiperise dhe e te gjithe shqiptareve
    Shpreh vleresimim tim per otodokset shqiptare, ashtu sic denoj pepjekjet greke kuder shqiperise dhe kishes shqiptare qe te gjithe i dime e cdo njeri mund ti deshmoje.
    Krishteret Ortodoks shqiptare jane nje nga kolonat e shtetit shqiptar e kane
    deshmuar kete me perpjekjet me martiret qe rane per te thene fjalet e Krishtit ne shqip[e shkolla e pare shqipe e hapen po keta njerez ne Korce].
    NUK KA ARSYE TE ZIHEMI
    KA ARSYE TE RESPEKTOJME NJERI TJETRIN E TE RESPEKTOJME KONTRIBUTIN QE KANE DHENE SECILI NE CESHTJEN E SHENJTE SHQIPTARE.

    PS.Jam jashte ketij debati e i bej thirrje moderatorit e cdonjerit ta mbylim kete qorsokak.

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •