Kreu i ortodoksėve shqiptarė u ka bėrė thirrje kosovarėve dhe serbėve tė mos pėrfshijnė fenė mes mėrive tė tyre
Ortodoksėt shqiptarė, 600 mijė dollarė pėr Kosovėn
Kryepeshkopi Anastas: Tė restaurohet njė kishė dhe njė xhami, ose tė ngrihet njė qendėr rinore
Elda Spaho
Kryepeshkopata Ortodokse e Tiranės deklaroi dje se do tė jepte 600 mijė dollarė pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie, ose pėr ngritjen e njė qendre rinore qė do tė nxisė bashkekzistencėn nė Kosovė. Pas leximit tė njė deklarate nė shqip, nga at Jan Trebicka, ku dėnohej djegia e objekteve fetare, (disa kisha u dogjėn gjatė revoltės sė 17 marsit nė Kosovė dhe shumė xhami janė djegur nė 1999), kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi, ka lėshuar mesazhe paqeje nė greqisht.
***
Sipas tij, kryepeshkopata nuk e dinte nėse dollarėt do tė shpenzoheshin pėr restaurimin e ndonjė prej xhamive tė djegura nė Kosovė nga serbėt nė luftėn e vitit 1999, apo pėr ndonjė nga kishat serbe tė djegura po nė Kosovė, dhjetė ditė mė parė. Dhe natyrisht kryepeshkopata nuk i ka vėnė gishtin ndonjėrės prej objekteve fetare tė djegura nė Kosovė. Nuk na takon ne tė vendosim. Do tė pėlqenim qė 600 mijė dollarėt tė ndaheshin nė mes pėr tė dy komunitetet, gjithsesi ne do tua lėmė nė dorė organeve pėrkatėse nė Kosovė, -deklaroi kryepeshkop Anastasi duke shtuar se, sidoqoftė, do tė parapėlqehej sikur kėto para tė shpenzoheshin pėr ngritjen e njė qendre rinore, qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn.
***
Kreu i kryepeshkopatės ortodokse nė Shqipėri (prej disa javėsh edhe nėnkryetar i tėrė kishave tė Evropės, pėrfshirė kėtu edhe atė anglikane), ėshtė shprehur nė mėnyrė tė prerė kundėr shfrimit tė mllefeve ndaj objekteve fetare. Feja shpesh pėrdoret pėr tė mbuluar kontradikta tė tjera. Por ajo duhet pėrdorur si vaj pėr tė shėruar plagėt dhe jo si vaj pėr shtimin e zjarrit. I pyetur nėse revolta mė e fundit nė Kosovė u diktua nga urrejtja ndėretnike apo ajo ndėrfetare, Anastasi ėshtė treguar i kujdesshėm nė komentet e tij. Kur ndizet njė zjarr nuk dihet nga u ndez dhe nga e shtyn era. Po, nė Kosovė ekziston njė mėri, por unė u bėj thirrje njerėzve qė tė mos e pėrfshijnė aty edhe fenė, sepse gjėrat do tė bėheshin shumė mė komplekse, -tha ai dje gjatė konferencės pėr shtyp nė njėrėn nga sallat e selisė sė kryepeshkopatės. Anastasi u ka bėrė thirrje kosovarėve dhe serbėve qė tė jenė sa mė tolerantė dhe tė respektojnė besimet fetare tė njėri- tjetrit.
Dhurimi i 600 mijė dollarėve, sipas deklaratės sė tij, nuk ka qenė e vetmja ndihmė dhėnė Kosovės. Ai dje ka pėrmendur edhe ndihmėn dhėnė 30 mijė kosovarėve qė mbėrritėn nė Shqipėri gjatė luftės sė vitit 1999 dhe programin e pėrkrahjes sė foshnjeve tė tyre tė sapolindura aso kohe. Dollarėt qė u dhuruan dje u morėn nga fondi qė kryepeshkopata ortodokse shqiptare kishte mbledhur pėr ndėrtimin e njė katedraleje nė Tiranė.
Ligji pėr krematoriumet
Anastasi: Nuk ka njė parajsė tė krishtere dhe njė myslimane
I pėrmbajtur nė komentet e tij ka qenė kryepeshkopi Anastas edhe kur u pyet mbi ligjin pėr krematoriumet, i cili po diskutohet sė fundmi nė Parlamentin shqiptar. Sigurisht qė nuk mė takon mua tu tregoj deputetėve se ēfarė duhet tė vendosin. Por unė sbesoj se ka njė parajsė tė krishtere dhe njė myslimane. Nė vdekje, njerėzit bashkėjetojnė mė mirė se nė tė gjallė, apo jo?, -tha ai.
Ligji pėr krematoriumet (djegien e kufomave tė njerėzve dhe varrosjen e hirit tė tyre) ėshtė duke u shqyrtuar nė Parlament por kjo mėnyrė varrosjeje ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e disa besimeve fetare nė Shqipėri.
27/03/2004
KATEGORIA: Sociale
ne Shqiperi po vdesin njerezit per buke, por per serbet ka para kjo kishe antishqiptare!!
Krijoni Kontakt