Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 158 prej 158
  1. #151
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    PARAJSA

    O vėllezrė shqipėtarė!
    Pa tė zėm' udhėn e mbarė,
    T'i bijem pas urtėsisė
    Dhe dritės e diturisė,
    Tė mos rrimė n'errėsirė,
    Se nuk ėshtė pun' e mirė.
    Neve qė qemė njėherė
    Nė gjithė botėt tė ndjerė,
    Dhe tė par' e tė lėvduar,
    E tė rėnd' e tė dėgjuar,
    Trima tė fort e tė mirė,
    Tė rrimė sot n'errėsirė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Ishin trima prindit tanė,
    Pa emrė pėrjetė lanė.
    Aleksandr'i Math i ndjerė
    Dhe shumė shokė tė tjerė,
    Q'ishinė me tė tė parė,
    Qenė gjithė shqipėtarė.
    Muntnė sė pari Greqinė,
    Pasdaj muntnė dhe Persinė.
    Zunė dhe Hind e Afrikė
    Burratė trima pa frikė.
    Faqen e dheut e fituan,
    Mė ēdo anė mbretėruan.
    Selefqinjtė, Ptolemenjtė, { Selefqinjtė -- dinstia e }
    Gjithė ē'qenė tė mbėdhenjtė, { Seleukidėve (312-64 p.k. nė}
    S'qen' as grekrė as bullgarė, { shtetin e Seleukidėve, me }
    Ishin burra shqipėtarė. { kryeqytet Antiokinė (nė }
    Kombinė tėn e nderuan { Turqinė e sotme). }
    Dhe Evropėn e shpėtuan { Ptolemenjtė -- dinasti qė ka }
    Nga kurt' i zi i Persisė, { sunduar nė Egjipt (305-30 p.k.)}
    Dh'i dhanė nder Shqipėrisė. { Themeluesi i saj, Ptolemeu, ka }
    Pirrua romanėt mundi { qėnė prijės nė ushtrinė e }
    E gjithė jetėn e tundi. { Aleksandrit tė Madh }
    Kostandin'i Math, q'i thonė,
    Dh'ajy ish nga fara jonė.
    Gjithė njerėzit e mbarė,
    Thua, qenė shqipėtarė.
    Shqipėtari ka lėftuar,
    Dhe ajy ka mbretėruar.
    Aleksandr' i Math Greqinė
    E kishte bėrė tė tinė,
    Me luft' e kishin marė
    Prindit tanė kordhėtarė,
    Pa nė Thivė njerės lanė, { Thiva -- Teba, qytet-shtet nė }
    Thivasit u ngren' i vranė, { Greqinė e vjetėr }
    I vranė me tė pabesė,
    Pas zakonit tė Moresė.
    Shqipėtarėt kordhėtarė
    Thivėsė i vunė zjarrė!
    S'i kursyenė gjė zjarit,
    Vetėm shtėpin' e Pindarit,
    Se ish vjershėtor i ndjerė
    Dhe i parė mi tė tjerė.
    Shqipėtarėt pas Greqisė
    Iu lėshuanė Asisė,
    Njeri kurrė nuk i mundi,
    As u qėndroi dot gjėkundi,
    Gjithė pėrpara i vunė,
    Faqen e dheut gjith' e zunė.
    Burr' i math i Shqipėrisė
    Ndėnji nė fron tė Persisė,
    E arratisnė Daranė, { Darai III }
    Njerėzi e ti e vranė!
    Aleksandri dha lirinė,
    E shpėtoi nga xgjedh' Asinė,
    I dha nder dhe Shqipėrisė,
    Mėmės sė ti, q'i dha sisė,
    Pėrkujdesi njerėzinė
    Dhe pruri qytetėrinė,
    Bėri udhė e qytetė,
    Pru gėzim nė gjithė jetė
    Edhe sot Aleksandria
    Na rrėfen punėt e tija.
    Evropėn e ka shpėtuar
    Nga njėxgjedh e mallėkuar.
    Kėto punė shqipėtarėt
    I bėnė, ata tė parėt,
    Ata tė parėtė tanė,
    Edhe emėrė na lanė.
    Edhe Pirroja ish burrė,
    Qė s'ka pasur shokė kurrė.
    Ay romasit i mundi,
    Italinė tėr' e tundi;
    Tekdo qė kishte lėftuar,
    Botėn e kish tėmerruar.
    Kshhu edhe shumė tė tjerė
    Shqipėtar' ishin tė ndjerė.
    Ishte mėm' e trimėrisė
    Edh' e zonj' e urtėsisė
    Shqipėria kurdoherė,
    Qė nxirte burra tė vlerė.
    Trima burra tė vėrtetė
    Sa kanė qėnė nė jetė
    Tė gjithė ajo i polli,
    Trimėria soje dolli.
    Qe dhe njė koh' e njė ditė,
    Qė polli dhe perėnditė,
    I pat pjellė Shqipėria,
    Pa u falej njerėzia,
    Dhe besoninė qėmoti
    Qė nė Shqipėri rrij zoti,
    Vij rremet i njerėzisė,
    E i falej Shqipėrisė.
    Tomori nuk ėsht' i pakė,
    Qė nxjer dhe sot zė pa flakė,
    Se rrininė perėnditė
    Ndė atė natė e ditė!
    Prindit tanė i besonin
    Perėndit' e s'i mėrgonin.
    Perėndi e trimėrisė
    Ishte mėm' e Shqipėrisė.
    Shqipėtari trim me fletė
    Rronte gjithėnjė nė jetė,
    Shigjet' e ti vrėngėllinte,
    Vdekjenė me vet' e shpinte!
    Perėndi e bukurisė
    Me shijėt tė gjithėsisė,
    Q'ėsht' e bardhė si dėborė
    Nuk e lij kurrė Tomorė,
    Flinte nė shtratthit tė artė
    Shtat' i bardhė posi kartė.
    Leshėrat i kish tė arta
    Edhe faqezėt tė zjarta,
    Ballė, gushė, krahėruar,
    Llėrė, pulpė, kėmbė, duar,
    Pej drite ishinė bėrė,
    Sikundėr dhe trup' i tėrė.
    Si dėbor' e kishte gjinė,
    Pa sill nėr mėnt bukurinė! { Prandaj tė sillte ndėr mėnd b. }
    Kur kthehej e tė shikonte,
    Zėmrėnė ta pėrvėlonte.
    Zėn' e kishte si bilbili,
    Faqetė si trėndafili,
    Diellin e urdhėronte,
    Nė gjit tė saj perėndonte,
    Nė shtratthit tė saj e vinte,
    Edh' e mbant' e nuk e linte,
    Tėrė natėn e pushtonte,
    Pa nė mėngjest e lėshonte.
    Hėna kėto duke parė,
    Dhe duke tretur e tharė,
    Ligej fort shum' e drobitej,
    Kahėnitej e venitej,
    Se i haj zėmrėn nakari,
    Qė djek i shkreti si zjarri.
    Perėndi e bukurisė,
    Q'i ip dritė njerėzisė,
    Nga gjir' i saj dritė qitte,
    Hėnėnė e pėrsėritte,
    I ip pjesė bukurie
    Edhe shij' e drit' e hije.
    . . . . . . . . . . . . . . .
    Dhe fqinjėt e Shqipėrisė,
    Armikėt e perėndisė,
    Kshu treteshin nga nakari,
    se ish burrė shqipėtari.
    Sa mbretėrė tė dėgjuar,
    Nė Shqipėri tė uruar,
    Sa burra tė fort' e trima,
    Me vėshtrim si vetėtima,
    Kan' ardhur e kanė shkuar,
    Dh' emri s'u ėshtė haruar!
    Me ta bashk' ish trimėria,
    Dhe me ta ish urtėsia,
    Tė dyj' ato mbretėronin,
    Mėmėdhen' e lulėzonin,
    Ish parrajsė Shqipėria,
    Se ishte gjall mirėsia.
    Bukuri e perėndisė,
    Perėndi e bukurisė,
    Kėmbergjėntė, leshflorinjtė,
    Duke mbledhurė pėqinjtė,
    Nė Shqipėri tekdo shkelte,
    Bari mbint' e gjethi ēelte,
    Dhe luletė lulėzonin,
    E bilbilėtė kėndonin.
    Ajo dhe nė re qėndronte,
    Edhe nd'erė fluturonte,
    Tekdo vij, ip bukurinė,
    E pėrndante mirėsinė.
    Bėheshin mollėtė ftonjtė,
    Portokaletė, lemonjtė,
    Manatė, rrushtė, qershitė,
    Fiqtė, arratė, lajthitė,
    Pjeshka, thana, vadhja, shega,
    Ulliri me shumė dega,
    Gruri, misėri, peceli,
    Elbi, tėrshėra e meli.
    Ish i veshur vėndi gjithė,
    Dhe pill shumė pem' e drithė,
    Drur'i dardhėsė me dardhė
    Ish si zonja sisėbardhė.
    Nėr fushatė luleshumė
    Lumėnj vrapmėdhenj pa gjumė
    Shkoninė duke kėnduar
    Me kanisk tė math nėr duar.
    Ata mėmė kanė renė,
    E ajo ka atė denė.
    Dheu, kafshėtė, bagėtia,
    Shpestė, gjithė njerėzia,
    Pin' ujėt e tyr' e prėhen,
    Dhe bimėrat pa tė s'bėhen.
    Tek shkonte lum' i uruar,
    Q'ishte si ar i kulluar,
    Kafshėtė dhe bagėtia,
    Lėēinin si mizėria.
    Edhe grat' e Shqipėrisė
    Gjithė me foshnjė nė sisė,
    Sicila ish mbretėreshė
    Dh'e bukur si pėllumbeshė
    S'shihnje njė gjė tė shėmtuar
    Dhe pa gas e tė helmuar.
    Edhe vashėzė mes'hollė
    I kuqte faqja si mollė,
    Dorėn q'e kish pej ergjėndi,
    S'e hiqte nga avlėmėndi,
    Gjithė ē'i duhej nė jetė,
    I bėnte tė tėra vetė.
    Nė viset tė Shqipėrisė
    S'kish gjė pėrveē mirėsisė,
    Moskamja dhe varfėria
    E tė tjera tė kėqija?
    Kurrė nė Shqipėri s'ishin,
    Mase dhe emėrė s'kishin.
    S'kish as kurva as kurvarė,
    as tė liq kish as kusarė,
    Gjithėkush vetė punonte,
    E njeri nukė pėrtonte;
    Sicili fort mirė shkonte,
    Haj, pij dhe tepėronte;
    Kėto me djers' i fitonin,
    Mė shumė nukė kėrkonin,
    Se kish duk nga perėndia
    Dhe uratė Shqipėria.
    Ish shumė trim shqipėtari
    Dhe i bukur si fill ari,
    Si burratė edhe gratė
    Ishinė trime me shpate,
    Ish ligė vėllazėria,
    Edhe besė miqėsia.
    Shqipėria gjithė nderė
    Kisht' e ishte shum' e ndjerė.
    Shqipėtari ish i mirė,
    Dhe kish emėr tė pavdirė.
    Shqipėria shum' e vlerė
    Ish e madh' e gjat' e gjerė,
    Se ahere s'ishin shqehtė,
    As maxharėtė, as vllehtė,
    Ishin gjithė shqipėtarė
    Nė atė kohėt tė parė,
    Qeltėtė kishinė fqinjė, { keltėt, galėt }
    Q'ishinė brinjė pėr brinjė.
    Ishte njė tjatrė jetė,
    Shi t'artė shtininė retė,
    Ish njė ver' e gjithėnjėshme
    E njė kohė shum' e bėshme,
    Dhe nė dimėrė vėrritė,
    Qė mbaninė bagėtitė,
    Ishinė plot manushaqe,
    Dheu kish bukuri mi faqe.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Shqipėtar' ish i vėrtetė,
    Trim i bukur e i qetė,
    Fjalėnė qė ip, s'e kthente
    E s'doj kurrė tė gėnjente.
    Tė miratė gjithė ē'janė
    I kishin prinditė tanė.
    Bima pillte kallinj tetė,
    Nėntė, dhetė, dymbėdhetė.
    Tė tėrė dhenė ta rrihnje,
    Plak tė kėrrusurė s'shihnje,
    Veē kalliri unjte kokė,
    Nukė dilte pėrmi shokė.
    . . . . . . . . . . . . . . .
    Vasha fill e vetėm shkonte,
    Njeri kurrė s'e shikonte,
    Nė flori ngarkuar shkonje,
    Gjėsendi nukė pėsonje.
    Kish ahere Shqipėria
    Gjithė ē'kėrkon njerėzia,
    Zot'i math e kish uruar,
    Pa ishte fatbardhėsuar,
    Kishtej njerės tė vėrtetė,
    Trima burra pa tė metė,
    Kish kamjen' e dashurinė,
    Mirėsin' e urtėsinė,
    Ish e tėrė njė fėmijė,
    At' e mėm' e bir e bijė,
    Kish bulmet e pem' e drithė,
    Edhe tė miratė gjithė.
    Mijėra vjet kėshtu shkuan,
    Shqipėtarėtė s'u ndryshuan,
    Patnė gjith' ato qė duhen,
    Kishinė nder' e lirinė,
    Pa dhe gjithė mirėsinė,
    Se njeriu e njerėzia
    Ushqehenė nga liria.
    Njeriu lindi i liruar,
    Pasdaj e kanė penguar.
    *
    * *
    Gjithė botėnė romanėt
    E vunė poshtė, veē tanėt
    U pren' udhėn' e s'i lanė,
    Pa shumė lufėtra ngjanė.
    U mbyt nė gjak Shqipėria,
    Po rop s'u bė njerėzia,
    Nuk' u bė rop shqipėtari,
    Po qėndroi si ish sė pari!
    Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
    Nė zgjedhė si kau s'erdhi,
    Mburoi nderr' e Shqipėrisė
    Dhe sendrėn' e njerėzisė!
    Mbajti lirin' e ra vetė,
    Trimėrinė s'e la shkretė.
    Pa kur erdhė egėrsirat
    Me tė gjitha tė pahirat,
    Si hynė, shqeh e tė tjerė,
    Duke vrar' e duke prerė,
    Tė gjithė kombet' i zunė
    Dhe nė kurt tė keq i shtunė,
    Njeri pėrpara s'u dilte,
    Gjithėkush udhėn' u ēilte.
    Vetėm prindit trima tanė
    "Gjer aty, barbar'!" u thanė.
    Dhe kur erdhė nga Asia
    Tė shumė si mizėria
    Tyrqitė, q'ishinė trima
    Dhe binin si vetėtima,
    Pa mė thoni kush lėftonte
    Edhe gjėsendi s'pėsonte?
    Vall' elinėt a bullgarėt! { elinėt -- elenėt, grekėt }
    Apo neve shqipėtarėt?
    Njeri tjatėrė s'kuxonte,
    Veē shqipėtari lėftonte!
    Ajy prap' e ka shpėtuar
    Evropėnė e verbuar.
    Kush nuk e di Skėnderbenė,
    Qė nderojti mėmėdhenė?
    "Lum ti, moj Shqipėri!" thashė,
    Armėt e ti' kur i pashė
    Ndė Belvedere nė Vjenė,
    Sikur pashė Skėnderbenė.
    Dhe sot nga armėt e tija
    Kullon fjeshtė trimėria!
    E di njerėzi e tėrė
    Atė zot ē'punė ka bėrė
    Kur hiqte Skėnderbeu shpatė,
    Trimavet u ipte datė!
    Burra tė veshur nė hekur
    Dhe luftėtarė tė pjekur,
    Q'ishin nė luftė kaluar
    Pėrmi kuaj tė harbuar,
    Kur hiq me kordhėt tė prehtė,
    Q'ishte si pėndėz e lehtė,
    Posi pjepėrin i priste,
    Nė vdekje pa ndjer' i klliste,
    Njerin' e kalėn e ēante,
    Tė dy mė katėr i ndante.
    Mirėsin' e trimėrinė,
    Dhe mėndjen, e urtėsinė
    T'ati zoti njeri kurrė
    S'e ka pasur nonjė burrė.
    Vet' ajy burr' e trim ishte,
    Edhe shokėtė qė kishte,
    Si Tanushi me Uranė,
    E Moisiu me Hamzanė,
    Si Maneshi e Muzaka,
    Qė hidheshin posi flaka,
    E si Lekė Dukagjini,
    Si Perllati, si Mardini,
    Zėnėbisha, Araniti,
    Gjon Koka, q'ish si hastriti,
    Kont, prens, mbretėr e tė tjerė,
    Burra tė vler' e tė ndjerė.
    Qenė trima tė vėrtetė,
    Nuk u bėnė rop nė jetė.
    Opopo! ē'kanė lėftuar,
    E ē'punė kanė punuar!
    Sa mbretėr e prensėr qenė,
    Njohnė tė math Skėnderbenė,
    Zun' udhėn e urtėsisė,
    Ishinė lark marrėzisė,
    Pėr Shqipėrinė lėftonin,
    Madhėritė nuk' i donin,
    Po kishin vėllazėrinė,
    S'e qasninė djallėzinė,
    Pa lan'emėrė pėrjetė,
    Zotėrinjtė e vėrtetė,
    Veē Shqipėrinė mejtonin,
    Tė tjeratė i harronin,
    S'kishin ata thashetheme,
    Tė kėqija e tė rreme,
    Donin gjithė mėmėdhenė
    Dhe kombin' e Skėnderbenė,
    Kush i rrij kundrejt Tyrqisė,
    Veē burrat' e Shqipėrisė,
    As Sėrbij' as Bullgaria,
    As Elladha as Vllahia,
    As Venetia qėndronte,
    As tjatėrė komp kuxonte.
    Evropa ishte e shuar,
    Njerėzit tė mallėkuar,
    Kishin vdekurė nga frika,
    Nga Tyrqit' u binte pika,
    U trėmpnė gjithė me radhė,
    Dhe Vlladisla me Uniadhė,
    Si gjithė kėta tė rinjtė,
    Dhe papa e vyzandinjtė
    Mė njė ditė Konstandinė
    Tyrqit' e zunė dh'e pshinė,
    Kostandinopoj' e ndjerė
    S'u mbajt, po ra menjėherė.
    Grekėrit' ishin tė vdekur,
    S'hanin dot barut e hekur,
    Le tė mbahen me lėvdatė
    Grekėrėtė posi gratė,
    Me fjal' e me thashetheme,
    Janė tė gjitha tė rreme.
    Kishte vdekur njerėzia,
    Rronte vetėm Shqipėria,
    Veē shqiptari lėftonte,
    Njeri tjatėrė s'kuxonte.
    Kordhėtar tjatėrė s'gjenė,
    Tyrqitė, veē Skėnderbenė.
    Skėnderbeu me tė parėt,
    Me tė gjithė shqipėtarėt,
    I qėndruanė Tyrqisė,
    I dhanė nder Shqipėrisė,
    Ata duall' e lėftuan,
    Gjith' Evropėn' e shpėtuan.
    Te Skėnderbeu kishte shpresė
    Aher' Evrop' e pabesė.
    Rrėfe, o mal' i Sopotit!
    Edhe ti, Tomor'i zotit!
    Me oshėtimė tregoni,
    E me vetėtimė thoni,
    Dhe ti, fortes' e Beratit!
    E ju, bregoret' e Matit!
    Folė, fol' o Drin'i shkretė!
    Q'i ke parė me sy vetė
    Tė tėr' ato ligjėrime
    I mer vesh zėmėra ime.
    Kėto gjithė po i dimė,
    Mė tėhu tani tė vimė.
    Pas Skėnderbeut Shqipėria
    Nukė ra nė tė kėqija,
    Se nė kurt' kurrė s'ka rėnė,
    Poshtė njeri s'e ka vėnė,
    Se shqipėtari ish burrė,
    Nėnė zgjedhė s'hyri kurrė.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Nder' e vjeftėnė e mbajti,
    Dhe sedrėnė nuk e ndajti,
    Nuk e harroi mėmėdhenė
    Dhe lirin' e Skėnderbenė,
    I huaj nė vėndit tėnė
    S'shkelte dot, se nuk ish thėnė
    Retė muntte tė pėrpinte,
    Nė Shqipėri s'munt tė vinte;
    Fill e vetėm shqipėtari
    Udhėtonte si m'i pari,
    Me mbledhėt tė pleqėsisė
    Shihej pun' e Shqipėrisė
    Ligė kishin tė vėrtetėn,
    Qė sbukuron gjithė jetėn,
    Kishin udhė urtėsinė,
    Besė kishin njerėzinė,
    Udhėrėfenjės e dritė
    Kishin gjithė mirėsitė.
    Gjithė sa qenė tė parė
    Dhe me mėnt e kordhėtarė,
    Q'i dhanė jetė Tyrqisė
    E nder tė math Shqipėrisė,
    Tė tėr' ishin shqipėtarė
    Sa bėnė punė tė mbarė,
    Si Qyprilit' e tė tjerė
    Burra me emr' e tė ndjerė.
    Shqipėtari mbretėronte,
    Ajy lėftont' e gjykonte.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Shqipėria ishte zonjė
    E kishte tė madhe pronjė,
    Shqipėria kurdoherė
    Ka nxjerrė trima tė vlerė,
    Mehmet Alin', Ibrahimnė,
    Gjikėnė, Gjolekė trimnė,
    Rrapon e Ali Pashanė,
    Silahdarė e Shkodranė
    E shumė njerės tė tjerė,
    Si kėta dhe mė tė ndjerė.
    Ishte vash' e Shqipėrisė
    Ajo zonj' e urtėsisė,
    Dora Distra nga Pėrmeti,
    Q'ish nė diturit si deti.
    Gjithė gravet u ka dhėnė
    Nder dhe mėmėdheut tėnė.
    E kush e bėri Morenė?
    Gjithė shqipėtarė qenė.
    S'ish shqipėtar Marko Suli?
    Xhavella e Miauli?
    Bubulina e Kanari?
    Shqipėtar bir shqipėtari.
    Me armėt tė Shqipėrisė
    Iu hoth themeli Greqisė,
    Po grekėrėt e pabesė,
    Qė iu bėnė zot Moresė,
    S'e duanė shqipėtarė,
    Kėrkojnė t'i bėjnė varrė!
    Po kush bėn nė kėtė jetė
    Varr' e shokut, bije vetė.
    Nukė trėmbet shqipėtari
    Nga greku e nga bullgari,
    Nga Mal'i Zi, nga Sėrbia
    Nukė trėmbet Shqipėria.
    S'trėmbet kurrė shqipėtari,
    Dhe sot ėsht' ajy i pari,
    Bota gjith' e kanė parė
    Nė luftėra shqipėtarė,
    Plevna, Shipka s'u harua,
    Koha shumė s'u mėrgua.
    Neve muntmė venetjanėt
    Dhe barbarėt e romanėt,
    Turqinė edhe Persinė,
    Afrikėnė e Hindinė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Gjithė njerėzit e dinė
    Kush e bashkoi Italinė.
    Cilėt pėr vdekj' e pėr kokė
    Garibaldi kishte shokė?
    Shqipėtar ishin tė tėrė,
    Ata punė kanė bėrė.
    Edhe sot lul' e Tyrqisė
    Janė djemt' e Shqipėrisė,
    Njerės t'urt' e tė vėrtetė,
    Tė ditur e pa tė metė.
    Edhe sot ėshtė i zoti
    Shqipėtari si qėmoti,
    Ēdo punė qė ka punuar,
    Kurdo e ka trashėguar.
    Kėto tė vėrteta janė,
    E tė rrema brėnda s'kanė
    Njeriu po tė mėsonjė,
    Kėto do t'i kupėtonjė.
    Eshtė fjalėz e vėrtetė,
    Qė tjatėrė komp nė jetė
    S'i arrin dot shqipėtarit,
    Burrit trim e punėmbarit.
    Ka nxjerrė e do tė nxjerrė
    Shqipėria kurdoherė
    Burra t'urt'e tė vėrtetė,
    Ka pasur dhe do tė ketė.
    I ka dhėnė perėndia
    Gjithė ē'donte Shqipėria,
    Se e ka ngrehur pėrjetė
    Zot i math e i vėrtetė.
    Shqipėria s'copėtohet,
    Kurrė nukėvarfėrohet,
    Posi hėna pėrsėritet,
    Kurrė nukė kahėnitet.
    . . . . . . . . . . . . .

    *
    * *

    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė fis e njė farė,
    Kemi tė tėrė njė shpresė,
    Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,
    Besė kemi perėndinė
    Dhe ligė vėllazėrinė,
    Jemi gjithė shqipėtarė,
    S'jemi tė ēar' e tė ndarė,
    Jemi shtėpi e fėmijė,
    At' e mėm' e bir e bijė.
    Mėmė kemi Shqipėrinė
    Edhe motėr urtėsinė,
    Kemi ndihmės trimėrinė,
    Mėm' e atė perėndinė,
    Se asaj i prumė besė,
    Tė gjith' atje kemi pjesė.
    . . . . . . . . . . . . . .
    S'jemi as turq as kaurė,
    Mos e thoni kėtė kurrė,
    S'jemi grekėr as bullgarė,
    Jemi vetėm shqipėtarė
    Ky emėrė na ep nderė,
    Pa s'na duhenė tė tjerė,
    Kemi gjuhėzėnė tėnė,
    Zot'i math na e ka dhėnė,
    Dhe komp e mėmėdhe kemi,
    Tė humbur nė jetė s'jemi.
    Ajy qė s'do mėmėdhenė
    Dhe kombin e vetėhenė,
    Dhe gjuhėnė qė flet vetė,
    S'ėshtė njeri i vėrtetė.
    Ata quhen tradhėtorė,
    Janė tė mjer' e tė gjorė,
    Faqezes e gėnjeshtarė
    Dhe tė paqėn' e tė marrė,
    E lenė mėnjanė nderė
    E lipin derė mė derė
    Ata janė posi berri
    Edhe tė ndyrė si derri.
    Nder e vjeftė s'munt tė ketė
    Njeriu i tillė nė jetė.
    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė s'jemi tė ndarė,
    Kėt' emėrė mjaft e kemi
    Dhe na ep nder kur e themi,
    Eshtė emr'i Skėnderbeut,
    Emr'i gjithė mėmėdheut,
    Me kėt' emrė tė bekuar
    Tanėtė janė lėvduar.
    Selenik e tatėpjetė
    Ka qėnė dhe do tė jetė
    Vėnd'i tėr' i Shqipėrisė
    Me ndihmėt tė perėndisė.
    O ju fqinjtė e pabesė!
    Mos bini me atė shpresė,
    Shqipėria s'copėtohet,
    Shqipėtari nukė ndrohet.
    Ju e njihni shqipėtarė,
    E kini parė mė parė,
    Po mos delni nga kufitė
    Edhe lini marrėzitė.
    Qė tė kemi miqėsinė
    Tė gjithė dhe dashurinė,
    S'ka njeri tė marrė pjesė,
    Pėr tė zonė do tė mbesė
    I zoti 'shtė shqipėtari,
    Ajy qė ka qėn' i pari,
    S'ka njeri tjatėrė pjesė,
    Pa nukė ka besa-besė.
    Shqipėria ka tė zonė,
    Q'e ka pasur gjithėmonė,
    Me qėnė gjall shqipėtari,
    Ē'kėrkon greku dhe bullgari?
    Dhe Mal'i Zi e Sėrbia
    Ē'kėrkojnė nga Shqipėria!
    Hiquni, o tė pabesė!
    Se e zeza do t'u presė!
    Djemt' e Skėnderbeut pėrjetė
    Janė burra tė vėrtetė,
    Ē'e pandehtė shqipėtarė?
    Tė vdekur, q'i bėni varrė?
    S'e dini ē'u ka punuar?
    S'mė ngjan t'i kini haruar.
    Kush ia ka me tė pabesė
    Shqipėrisė, do tė vdesė,
    Do tė vdes' e tė humbasė,
    Nga nakari tė pėlcasė,
    Shqipėria do tė rronjė,
    Paskėtaj tė mbretėronjė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Nė pastė nėr shqipėtarė
    Pakė grekėr e bullgarė,
    Pakė shqipėtarė janė
    Vallė nėpėr fqinjtė tanė?
    Ne duam vėllazėrinė,
    Dashurin' e miqėsinė,
    . . . . . . . . . . . . .
    Pa luftės s'i trėmbet kurrė,
    Shqipėtari ėshtė burrė.
    Edhe Evropa e tėrė
    Sonte me ne ėshtė bėrė,
    Se tė drejtėn ne e kemi,
    Ne tė zott' e vėndit jemi.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Sot pėr sot Maqedhonia,
    Thesprotia, Mollosia,
    Dhardhania, Iliria,
    Paravea, Haonia
    Qė u thoshinė qėmoti
    Bota, po s'u thosh i zoti,
    Bėjnė gjithė Shqipėrinė,
    Edhe fqinjtė ton' e dinė.
    Tani, djemt' e mėmėdheut!
    O tė bijt' e Skėnderbeut!
    Ju, o vėllezėr e shokė!
    Pa mblithni mėnttė nė kokė,
    Xgjuhuni, o shqipėtarė,
    Se afėroi dit' e mbarė!
    Mos vini veshnė nė botė,
    Si tė dojė le tė thotė.
    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė komp e njė farė,
    Edh' e tėrė Shqipėria
    Eshtė njė si perėndia.
    Lereni mėnjanė fenė,
    Tė shikojmė mėmėdhenė,
    Tė jemi miq nė mest tėnė
    Dhe shokė, si kemi qėnė,
    Ta shtojmė vėllazėrinė,
    Dashurin' e miqėsinė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Jemi djemt' e mėmėdheut
    Gjithė dhe tė Skėnderbeut,
    Sicili le tė besonjė
    Sikundėr tė kupėtonjė,
    Po feja tė mos na ndanjė,
    Nė xgjedhė tė mos na mbanjė.
    Pėrpiqi pėr vethet tuaj,
    Mos pėr bot' e pėr tė huaj.
    Eshtė dit' e diturisė
    Sot e koh' e urtėsisė
    S'bėn dot punė marrėzia,
    Padija e foshnjėria,
    Poshtė ndarja e nakari,
    Qoftė lark nga shqipėtari,
    Rroftė bashkimi pėrjetė,
    Q'e fali zot'i vėrtetė!
    Ta kemi vėllazėrinė,
    Miqėsin' e urtėsinė,
    Njė fjalė gjithė tė themi
    E njė dėshirė tė kemi:
    Tė nderojmė mėmėdhenė,
    Gjuhėnė e vetėhenė,
    Shqipėrinė ta shpėtojmė,
    Sė gjithash ta lartėsojmė
    Atė kemi gjithė mėmė,
    Nė tė huaj nuk' e lėmė
    Pa njeri tė mos kuxonjė
    Ta pres' e ta copėtonjė.
    Shqipėri, o jetėgjatė!
    Ty tė kemi mėm' e atė
    Dhe pėr ty do tė lėftojmė,
    Gjersa tė tė trashėgojmė!
    Pėr ty gjithė, dit' e natė,
    Mejtohemi gjer' e gjatė.
    Ti kurrė s'prishesh, s'shkretohesh,
    7 As drobitesh, as pengohesh.
    Mė ke gjithė bukuritė
    E tė tėra mirėsitė:
    Ke fusha me lule shumė,
    Lumėnj tė mbėdhenj pa gjumė,
    Male tė lart' e tė veshur,
    Buzėn' e detit tė qeshur;
    Gjithė gazė ta dha zoti,
    Ta ka falur qė qėmoti;
    Mė je dritėzė nė dritė,
    Me tė gjitha mirėsitė.
    Pėr ty shumė do tė thoshe,
    O Nuseja bukuroshe!
    Ti s'plake kurrė nė jetė,
    Posi perėndia vetė!
    Vdekja edhe pleqėria,
    Shėmėtimi, dobėtia,
    Ty s'ta zėnė dot pėqinė,
    Mėsa zėnė perėndinė!
    Ke pjell' aqė tė vėrtetė,
    Sa s'nėmėrohen nė jetė,
    Pa ke pjellė Skėnderbenė
    E gjithė trimat sa qenė.
    Ke sot djem t'urt' e tė mirė,
    Trima me shumė dė shirė.
    Nukė vdesin shqipėtarėt,
    Janė vet'ata tė parėt.
    Dardha nėnė dardhėt bije,
    Dit' e sotme qe dhe dije,
    Nukė shuhet njerėzia,
    Vdes e ėma, rron e bija,
    Rron i biri, q'ėshtė vetė
    I ati qė qe ndė jetė.
    Trėndafili, qė ep er1%,
    Ēeletė sėrish nė verė.
    Ju priftėrė mjekėr gjatė,
    Q'u quan kombi uratė,
    Uratė e perėndisė,
    Q'ėshtė drit' e gjithėsisė,
    Munt tė bėhi tė pabesė
    Pėr tė mirėt tė Moresė?
    ............................
    Hrroni dot mėmėdhenė?
    E pse? Ē'e kemi Morenė?
    Krishti grek nukė ka qėnė,
    Dhe besėn ata s'e bėnė.
    Dhe ju hoxh' e ju dervishė
    Mos shihni xhami e kishė,
    Si kisha 'shtė dhe xhamia,
    Tekdo ėshtė perėndia,
    Pa tė tėrė njerėzinė
    Zot' i math e ka tė tinė,
    Se pėrpara perėndisė
    Nj'ėshtė tuf' e njerėzisė
    Kush ka zėmrė tė qėruar,
    Munt tė jet' ajy m'i ēquar,
    Se po vetėm urtėsia
    N'afėron te perėndia.
    Ta doni keq perėndinė,
    Po bashkė me Shqipėrinė.
    Shqipėri, tė qofsha falė!
    Tė kam mėm' e mė ke djalė,
    Nė gjit tėnt ngrihem e bije,
    Ti ke fuqi perėndie,
    E mer nė gjit bukurinė
    Dh'e nxjer prapė kur hap gjinė.
    Trėndafil' i kuq me palė,
    Qė nga gjiri yt ka dalė,
    Ėshtė gjaku i njė mbreti,
    Qė prėhje ndė gjit tėnt gjeti.
    Nga tė mos nxjerē lule m'erė
    Ti, qė kėllet kurdoherė
    Ndė gji vetė bukurinė?
    Gjithė tek ti ven' e vinė.
    Parrajs' e vėrtetė vetė
    Ėshtė Mėmėdheu nė jetė.

    PARRAJSA

    O vėllezrė shqipėtarė!
    Pa tė zėm' udhėn e mbarė,
    T'i bijem pas urtėsisė
    Dhe dritės e diturisė,
    Tė mos rrimė n'errėsirė,
    Se nuk ėshtė pun' e mirė.
    Neve qė qemė njėherė
    Nė gjithė botėt tė ndjerė,
    Dhe tė par' e tė lėvduar,
    E tė rėnd' e tė dėgjuar,
    Trima tė fort e tė mirė,
    Tė rrimė sot n'errėsirė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Ishin trima prindit tanė,
    Pa emrė pėrjetė lanė.
    Aleksandr'i Math i ndjerė
    Dhe shumė shokė tė tjerė,
    Q'ishinė me tė tė parė,
    Qenė gjithė shqipėtarė.
    Muntnė sė pari Greqinė,
    Pasdaj muntnė dhe Persinė.
    Zunė dhe Hind e Afrikė
    Burratė trima pa frikė.
    Faqen e dheut e fituan,
    Mė ēdo anė mbretėruan.
    Selefqinjtė, Ptolemenjtė, { Selefqinjtė -- dinstia e }
    Gjithė ē'qenė tė mbėdhenjtė, { Seleukidėve (312-64 p.k. nė}
    S'qen' as grekrė as bullgarė, { shtetin e Seleukidėve, me }
    Ishin burra shqipėtarė. { kryeqytet Antiokinė (nė }
    Kombinė tėn e nderuan { Turqinė e sotme). }
    Dhe Evropėn e shpėtuan { Ptolemenjtė -- dinasti qė ka }
    Nga kurt' i zi i Persisė, { sunduar nė Egjipt (305-30 p.k.)}
    Dh'i dhanė nder Shqipėrisė. { Themeluesi i saj, Ptolemeu, ka }
    Pirrua romanėt mundi { qėnė prijės nė ushtrinė e }
    E gjithė jetėn e tundi. { Aleksandrit tė Madh }
    Kostandin'i Math, q'i thonė,
    Dh'ajy ish nga fara jonė.
    Gjithė njerėzit e mbarė,
    Thua, qenė shqipėtarė.
    Shqipėtari ka lėftuar,
    Dhe ajy ka mbretėruar.
    Aleksandr' i Math Greqinė
    E kishte bėrė tė tinė,
    Me luft' e kishin marė
    Prindit tanė kordhėtarė,
    Pa nė Thivė njerės lanė, { Thiva -- Teba, qytet-shtet nė }
    Thivasit u ngren' i vranė, { Greqinė e vjetėr }
    I vranė me tė pabesė,
    Pas zakonit tė Moresė.
    Shqipėtarėt kordhėtarė
    Thivėsė i vunė zjarrė!
    S'i kursyenė gjė zjarit,
    Vetėm shtėpin' e Pindarit,
    Se ish vjershėtor i ndjerė
    Dhe i parė mi tė tjerė.
    Shqipėtarėt pas Greqisė
    Iu lėshuanė Asisė,
    Njeri kurrė nuk i mundi,
    As u qėndroi dot gjėkundi,
    Gjithė pėrpara i vunė,
    Faqen e dheut gjith' e zunė.
    Burr' i math i Shqipėrisė
    Ndėnji nė fron tė Persisė,
    E arratisnė Daranė, { Darai III }
    Njerėzi e ti e vranė!
    Aleksandri dha lirinė,
    E shpėtoi nga xgjedh' Asinė,
    I dha nder dhe Shqipėrisė,
    Mėmės sė ti, q'i dha sisė,
    Pėrkujdesi njerėzinė
    Dhe pruri qytetėrinė,
    Bėri udhė e qytetė,
    Pru gėzim nė gjithė jetė
    Edhe sot Aleksandria
    Na rrėfen punėt e tija.
    Evropėn e ka shpėtuar
    Nga njėxgjedh e mallėkuar.
    Kėto punė shqipėtarėt
    I bėnė, ata tė parėt,
    Ata tė parėtė tanė,
    Edhe emėrė na lanė.
    Edhe Pirroja ish burrė,
    Qė s'ka pasur shokė kurrė.
    Ay romasit i mundi,
    Italinė tėr' e tundi;
    Tekdo qė kishte lėftuar,
    Botėn e kish tėmerruar.
    Kshhu edhe shumė tė tjerė
    Shqipėtar' ishin tė ndjerė.
    Ishte mėm' e trimėrisė
    Edh' e zonj' e urtėsisė
    Shqipėria kurdoherė,
    Qė nxirte burra tė vlerė.
    Trima burra tė vėrtetė
    Sa kanė qėnė nė jetė
    Tė gjithė ajo i polli,
    Trimėria soje dolli.
    Qe dhe njė koh' e njė ditė,
    Qė polli dhe perėnditė,
    I pat pjellė Shqipėria,
    Pa u falej njerėzia,
    Dhe besoninė qėmoti
    Qė nė Shqipėri rrij zoti,
    Vij rremet i njerėzisė,
    E i falej Shqipėrisė.
    Tomori nuk ėsht' i pakė,
    Qė nxjer dhe sot zė pa flakė,
    Se rrininė perėnditė
    Ndė atė natė e ditė!
    Prindit tanė i besonin
    Perėndit' e s'i mėrgonin.
    Perėndi e trimėrisė
    Ishte mėm' e Shqipėrisė.
    Shqipėtari trim me fletė
    Rronte gjithėnjė nė jetė,
    Shigjet' e ti vrėngėllinte,
    Vdekjenė me vet' e shpinte!
    Perėndi e bukurisė
    Me shijėt tė gjithėsisė,
    Q'ėsht' e bardhė si dėborė
    Nuk e lij kurrė Tomorė,
    Flinte nė shtratthit tė artė
    Shtat' i bardhė posi kartė.
    Leshėrat i kish tė arta
    Edhe faqezėt tė zjarta,
    Ballė, gushė, krahėruar,
    Llėrė, pulpė, kėmbė, duar,
    Pej drite ishinė bėrė,
    Sikundėr dhe trup' i tėrė.
    Si dėbor' e kishte gjinė,
    Pa sill nėr mėnt bukurinė! { Prandaj tė sillte ndėr mėnd b. }
    Kur kthehej e tė shikonte,
    Zėmrėnė ta pėrvėlonte.
    Zėn' e kishte si bilbili,
    Faqetė si trėndafili,
    Diellin e urdhėronte,
    Nė gjit tė saj perėndonte,
    Nė shtratthit tė saj e vinte,
    Edh' e mbant' e nuk e linte,
    Tėrė natėn e pushtonte,
    Pa nė mėngjest e lėshonte.
    Hėna kėto duke parė,
    Dhe duke tretur e tharė,
    Ligej fort shum' e drobitej,
    Kahėnitej e venitej,
    Se i haj zėmrėn nakari,
    Qė djek i shkreti si zjarri.
    Perėndi e bukurisė,
    Q'i ip dritė njerėzisė,
    Nga gjir' i saj dritė qitte,
    Hėnėnė e pėrsėritte,
    I ip pjesė bukurie
    Edhe shij' e drit' e hije.
    . . . . . . . . . . . . . . .
    Dhe fqinjėt e Shqipėrisė,
    Armikėt e perėndisė,
    Kshu treteshin nga nakari,
    se ish burrė shqipėtari.
    Sa mbretėrė tė dėgjuar,
    Nė Shqipėri tė uruar,
    Sa burra tė fort' e trima,
    Me vėshtrim si vetėtima,
    Kan' ardhur e kanė shkuar,
    Dh' emri s'u ėshtė haruar!
    Me ta bashk' ish trimėria,
    Dhe me ta ish urtėsia,
    Tė dyj' ato mbretėronin,
    Mėmėdhen' e lulėzonin,
    Ish parrajsė Shqipėria,
    Se ishte gjall mirėsia.
    Bukuri e perėndisė,
    Perėndi e bukurisė,
    Kėmbergjėntė, leshflorinjtė,
    Duke mbledhurė pėqinjtė,
    Nė Shqipėri tekdo shkelte,
    Bari mbint' e gjethi ēelte,
    Dhe luletė lulėzonin,
    E bilbilėtė kėndonin.
    Ajo dhe nė re qėndronte,
    Edhe nd'erė fluturonte,
    Tekdo vij, ip bukurinė,
    E pėrndante mirėsinė.
    Bėheshin mollėtė ftonjtė,
    Portokaletė, lemonjtė,
    Manatė, rrushtė, qershitė,
    Fiqtė, arratė, lajthitė,
    Pjeshka, thana, vadhja, shega,
    Ulliri me shumė dega,
    Gruri, misėri, peceli,
    Elbi, tėrshėra e meli.
    Ish i veshur vėndi gjithė,
    Dhe pill shumė pem' e drithė,
    Drur'i dardhėsė me dardhė
    Ish si zonja sisėbardhė.
    Nėr fushatė luleshumė
    Lumėnj vrapmėdhenj pa gjumė
    Shkoninė duke kėnduar
    Me kanisk tė math nėr duar.
    Ata mėmė kanė renė,
    E ajo ka atė denė.
    Dheu, kafshėtė, bagėtia,
    Shpestė, gjithė njerėzia,
    Pin' ujėt e tyr' e prėhen,
    Dhe bimėrat pa tė s'bėhen.
    Tek shkonte lum' i uruar,
    Q'ishte si ar i kulluar,
    Kafshėtė dhe bagėtia,
    Lėēinin si mizėria.
    Edhe grat' e Shqipėrisė
    Gjithė me foshnjė nė sisė,
    Sicila ish mbretėreshė
    Dh'e bukur si pėllumbeshė
    S'shihnje njė gjė tė shėmtuar
    Dhe pa gas e tė helmuar.
    Edhe vashėzė mes'hollė
    I kuqte faqja si mollė,
    Dorėn q'e kish pej ergjėndi,
    S'e hiqte nga avlėmėndi,
    Gjithė ē'i duhej nė jetė,
    I bėnte tė tėra vetė.
    Nė viset tė Shqipėrisė
    S'kish gjė pėrveē mirėsisė,
    Moskamja dhe varfėria
    E tė tjera tė kėqija?
    Kurrė nė Shqipėri s'ishin,
    Mase dhe emėrė s'kishin.
    S'kish as kurva as kurvarė,
    as tė liq kish as kusarė,
    Gjithėkush vetė punonte,
    E njeri nukė pėrtonte;
    Sicili fort mirė shkonte,
    Haj, pij dhe tepėronte;
    Kėto me djers' i fitonin,
    Mė shumė nukė kėrkonin,
    Se kish duk nga perėndia
    Dhe uratė Shqipėria.
    Ish shumė trim shqipėtari
    Dhe i bukur si fill ari,
    Si burratė edhe gratė
    Ishinė trime me shpate,
    Ish ligė vėllazėria,
    Edhe besė miqėsia.
    Shqipėria gjithė nderė
    Kisht' e ishte shum' e ndjerė.
    Shqipėtari ish i mirė,
    Dhe kish emėr tė pavdirė.
    Shqipėria shum' e vlerė
    Ish e madh' e gjat' e gjerė,
    Se ahere s'ishin shqehtė,
    As maxharėtė, as vllehtė,
    Ishin gjithė shqipėtarė
    Nė atė kohėt tė parė,
    Qeltėtė kishinė fqinjė, { keltėt, galėt }
    Q'ishinė brinjė pėr brinjė.
    Ishte njė tjatrė jetė,
    Shi t'artė shtininė retė,
    Ish njė ver' e gjithėnjėshme
    E njė kohė shum' e bėshme,
    Dhe nė dimėrė vėrritė,
    Qė mbaninė bagėtitė,
    Ishinė plot manushaqe,
    Dheu kish bukuri mi faqe.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Shqipėtar' ish i vėrtetė,
    Trim i bukur e i qetė,
    Fjalėnė qė ip, s'e kthente
    E s'doj kurrė tė gėnjente.
    Tė miratė gjithė ē'janė
    I kishin prinditė tanė.
    Bima pillte kallinj tetė,
    Nėntė, dhetė, dymbėdhetė.
    Tė tėrė dhenė ta rrihnje,
    Plak tė kėrrusurė s'shihnje,
    Veē kalliri unjte kokė,
    Nukė dilte pėrmi shokė.
    . . . . . . . . . . . . . . .
    Vasha fill e vetėm shkonte,
    Njeri kurrė s'e shikonte,
    Nė flori ngarkuar shkonje,
    Gjėsendi nukė pėsonje.
    Kish ahere Shqipėria
    Gjithė ē'kėrkon njerėzia,
    Zot'i math e kish uruar,
    Pa ishte fatbardhėsuar,
    Kishtej njerės tė vėrtetė,
    Trima burra pa tė metė,
    Kish kamjen' e dashurinė,
    Mirėsin' e urtėsinė,
    Ish e tėrė njė fėmijė,
    At' e mėm' e bir e bijė,
    Kish bulmet e pem' e drithė,
    Edhe tė miratė gjithė.
    Mijėra vjet kėshtu shkuan,
    Shqipėtarėtė s'u ndryshuan,
    Patnė gjith' ato qė duhen,
    Kishinė nder' e lirinė,
    Pa dhe gjithė mirėsinė,
    Se njeriu e njerėzia
    Ushqehenė nga liria.
    Njeriu lindi i liruar,
    Pasdaj e kanė penguar.
    *
    * *
    Gjithė botėnė romanėt
    E vunė poshtė, veē tanėt
    U pren' udhėn' e s'i lanė,
    Pa shumė lufėtra ngjanė.
    U mbyt nė gjak Shqipėria,
    Po rop s'u bė njerėzia,
    Nuk' u bė rop shqipėtari,
    Po qėndroi si ish sė pari!
    Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
    Nė zgjedhė si kau s'erdhi,
    Mburoi nderr' e Shqipėrisė
    Dhe sendrėn' e njerėzisė!
    Mbajti lirin' e ra vetė,
    Trimėrinė s'e la shkretė.
    Pa kur erdhė egėrsirat
    Me tė gjitha tė pahirat,
    Si hynė, shqeh e tė tjerė,
    Duke vrar' e duke prerė,
    Tė gjithė kombet' i zunė
    Dhe nė kurt tė keq i shtunė,
    Njeri pėrpara s'u dilte,
    Gjithėkush udhėn' u ēilte.
    Vetėm prindit trima tanė
    "Gjer aty, barbar'!" u thanė.
    Dhe kur erdhė nga Asia
    Tė shumė si mizėria
    Tyrqitė, q'ishinė trima
    Dhe binin si vetėtima,
    Pa mė thoni kush lėftonte
    Edhe gjėsendi s'pėsonte?
    Vall' elinėt a bullgarėt! { elinėt -- elenėt, grekėt }
    Apo neve shqipėtarėt?
    Njeri tjatėrė s'kuxonte,
    Veē shqipėtari lėftonte!
    Ajy prap' e ka shpėtuar
    Evropėnė e verbuar.
    Kush nuk e di Skėnderbenė,
    Qė nderojti mėmėdhenė?
    "Lum ti, moj Shqipėri!" thashė,
    Armėt e ti' kur i pashė
    Ndė Belvedere nė Vjenė,
    Sikur pashė Skėnderbenė.
    Dhe sot nga armėt e tija
    Kullon fjeshtė trimėria!
    E di njerėzi e tėrė
    Atė zot ē'punė ka bėrė
    Kur hiqte Skėnderbeu shpatė,
    Trimavet u ipte datė!
    Burra tė veshur nė hekur
    Dhe luftėtarė tė pjekur,
    Q'ishin nė luftė kaluar
    Pėrmi kuaj tė harbuar,
    Kur hiq me kordhėt tė prehtė,
    Q'ishte si pėndėz e lehtė,
    Posi pjepėrin i priste,
    Nė vdekje pa ndjer' i klliste,
    Njerin' e kalėn e ēante,
    Tė dy mė katėr i ndante.
    Mirėsin' e trimėrinė,
    Dhe mėndjen, e urtėsinė
    T'ati zoti njeri kurrė
    S'e ka pasur nonjė burrė.
    Vet' ajy burr' e trim ishte,
    Edhe shokėtė qė kishte,
    Si Tanushi me Uranė,
    E Moisiu me Hamzanė,
    Si Maneshi e Muzaka,
    Qė hidheshin posi flaka,
    E si Lekė Dukagjini,
    Si Perllati, si Mardini,
    Zėnėbisha, Araniti,
    Gjon Koka, q'ish si hastriti,
    Kont, prens, mbretėr e tė tjerė,
    Burra tė vler' e tė ndjerė.
    Qenė trima tė vėrtetė,
    Nuk u bėnė rop nė jetė.
    Opopo! ē'kanė lėftuar,
    E ē'punė kanė punuar!
    Sa mbretėr e prensėr qenė,
    Njohnė tė math Skėnderbenė,
    Zun' udhėn e urtėsisė,
    Ishinė lark marrėzisė,
    Pėr Shqipėrinė lėftonin,
    Madhėritė nuk' i donin,
    Po kishin vėllazėrinė,
    S'e qasninė djallėzinė,
    Pa lan'emėrė pėrjetė,
    Zotėrinjtė e vėrtetė,
    Veē Shqipėrinė mejtonin,
    Tė tjeratė i harronin,
    S'kishin ata thashetheme,
    Tė kėqija e tė rreme,
    Donin gjithė mėmėdhenė
    Dhe kombin' e Skėnderbenė,
    Kush i rrij kundrejt Tyrqisė,
    Veē burrat' e Shqipėrisė,
    As Sėrbij' as Bullgaria,
    As Elladha as Vllahia,
    As Venetia qėndronte,
    As tjatėrė komp kuxonte.
    Evropa ishte e shuar,
    Njerėzit tė mallėkuar,
    Kishin vdekurė nga frika,
    Nga Tyrqit' u binte pika,
    U trėmpnė gjithė me radhė,
    Dhe Vlladisla me Uniadhė,
    Si gjithė kėta tė rinjtė,
    Dhe papa e vyzandinjtė
    Mė njė ditė Konstandinė
    Tyrqit' e zunė dh'e pshinė,
    Kostandinopoj' e ndjerė
    S'u mbajt, po ra menjėherė.
    Grekėrit' ishin tė vdekur,
    S'hanin dot barut e hekur,
    Le tė mbahen me lėvdatė
    Grekėrėtė posi gratė,
    Me fjal' e me thashetheme,
    Janė tė gjitha tė rreme.
    Kishte vdekur njerėzia,
    Rronte vetėm Shqipėria,
    Veē shqiptari lėftonte,
    Njeri tjatėrė s'kuxonte.
    Kordhėtar tjatėrė s'gjenė,
    Tyrqitė, veē Skėnderbenė.
    Skėnderbeu me tė parėt,
    Me tė gjithė shqipėtarėt,
    I qėndruanė Tyrqisė,
    I dhanė nder Shqipėrisė,
    Ata duall' e lėftuan,
    Gjith' Evropėn' e shpėtuan.
    Te Skėnderbeu kishte shpresė
    Aher' Evrop' e pabesė.
    Rrėfe, o mal' i Sopotit!
    Edhe ti, Tomor'i zotit!
    Me oshėtimė tregoni,
    E me vetėtimė thoni,
    Dhe ti, fortes' e Beratit!
    E ju, bregoret' e Matit!
    Folė, fol' o Drin'i shkretė!
    Q'i ke parė me sy vetė
    Tė tėr' ato ligjėrime
    I mer vesh zėmėra ime.
    Kėto gjithė po i dimė,
    Mė tėhu tani tė vimė.
    Pas Skėnderbeut Shqipėria
    Nukė ra nė tė kėqija,
    Se nė kurt' kurrė s'ka rėnė,
    Poshtė njeri s'e ka vėnė,
    Se shqipėtari ish burrė,
    Nėnė zgjedhė s'hyri kurrė.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Nder' e vjeftėnė e mbajti,
    Dhe sedrėnė nuk e ndajti,
    Nuk e harroi mėmėdhenė
    Dhe lirin' e Skėnderbenė,
    I huaj nė vėndit tėnė
    S'shkelte dot, se nuk ish thėnė
    Retė muntte tė pėrpinte,
    Nė Shqipėri s'munt tė vinte;
    Fill e vetėm shqipėtari
    Udhėtonte si m'i pari,
    Me mbledhėt tė pleqėsisė
    Shihej pun' e Shqipėrisė
    Ligė kishin tė vėrtetėn,
    Qė sbukuron gjithė jetėn,
    Kishin udhė urtėsinė,
    Besė kishin njerėzinė,
    Udhėrėfenjės e dritė
    Kishin gjithė mirėsitė.
    Gjithė sa qenė tė parė
    Dhe me mėnt e kordhėtarė,
    Q'i dhanė jetė Tyrqisė
    E nder tė math Shqipėrisė,
    Tė tėr' ishin shqipėtarė
    Sa bėnė punė tė mbarė,
    Si Qyprilit' e tė tjerė
    Burra me emr' e tė ndjerė.
    Shqipėtari mbretėronte,
    Ajy lėftont' e gjykonte.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Shqipėria ishte zonjė
    E kishte tė madhe pronjė,
    Shqipėria kurdoherė
    Ka nxjerrė trima tė vlerė,
    Mehmet Alin', Ibrahimnė,
    Gjikėnė, Gjolekė trimnė,
    Rrapon e Ali Pashanė,
    Silahdarė e Shkodranė
    E shumė njerės tė tjerė,
    Si kėta dhe mė tė ndjerė.
    Ishte vash' e Shqipėrisė
    Ajo zonj' e urtėsisė,
    Dora Distra nga Pėrmeti,
    Q'ish nė diturit si deti.
    Gjithė gravet u ka dhėnė
    Nder dhe mėmėdheut tėnė.
    E kush e bėri Morenė?
    Gjithė shqipėtarė qenė.
    S'ish shqipėtar Marko Suli?
    Xhavella e Miauli?
    Bubulina e Kanari?
    Shqipėtar bir shqipėtari.
    Me armėt tė Shqipėrisė
    Iu hoth themeli Greqisė,
    Po grekėrėt e pabesė,
    Qė iu bėnė zot Moresė,
    S'e duanė shqipėtarė,
    Kėrkojnė t'i bėjnė varrė!
    Po kush bėn nė kėtė jetė
    Varr' e shokut, bije vetė.
    Nukė trėmbet shqipėtari
    Nga greku e nga bullgari,
    Nga Mal'i Zi, nga Sėrbia
    Nukė trėmbet Shqipėria.
    S'trėmbet kurrė shqipėtari,
    Dhe sot ėsht' ajy i pari,
    Bota gjith' e kanė parė
    Nė luftėra shqipėtarė,
    Plevna, Shipka s'u harua,
    Koha shumė s'u mėrgua.
    Neve muntmė venetjanėt
    Dhe barbarėt e romanėt,
    Turqinė edhe Persinė,
    Afrikėnė e Hindinė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Gjithė njerėzit e dinė
    Kush e bashkoi Italinė.
    Cilėt pėr vdekj' e pėr kokė
    Garibaldi kishte shokė?
    Shqipėtar ishin tė tėrė,
    Ata punė kanė bėrė.
    Edhe sot lul' e Tyrqisė
    Janė djemt' e Shqipėrisė,
    Njerės t'urt' e tė vėrtetė,
    Tė ditur e pa tė metė.
    Edhe sot ėshtė i zoti
    Shqipėtari si qėmoti,
    Ēdo punė qė ka punuar,
    Kurdo e ka trashėguar.
    Kėto tė vėrteta janė,
    E tė rrema brėnda s'kanė
    Njeriu po tė mėsonjė,
    Kėto do t'i kupėtonjė.
    Eshtė fjalėz e vėrtetė,
    Qė tjatėrė komp nė jetė
    S'i arrin dot shqipėtarit,
    Burrit trim e punėmbarit.
    Ka nxjerrė e do tė nxjerrė
    Shqipėria kurdoherė
    Burra t'urt'e tė vėrtetė,
    Ka pasur dhe do tė ketė.
    I ka dhėnė perėndia
    Gjithė ē'donte Shqipėria,
    Se e ka ngrehur pėrjetė
    Zot i math e i vėrtetė.
    Shqipėria s'copėtohet,
    Kurrė nukėvarfėrohet,
    Posi hėna pėrsėritet,
    Kurrė nukė kahėnitet.
    . . . . . . . . . . . . .

    *
    * *

    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė fis e njė farė,
    Kemi tė tėrė njė shpresė,
    Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,
    Besė kemi perėndinė
    Dhe ligė vėllazėrinė,
    Jemi gjithė shqipėtarė,
    S'jemi tė ēar' e tė ndarė,
    Jemi shtėpi e fėmijė,
    At' e mėm' e bir e bijė.
    Mėmė kemi Shqipėrinė
    Edhe motėr urtėsinė,
    Kemi ndihmės trimėrinė,
    Mėm' e atė perėndinė,
    Se asaj i prumė besė,
    Tė gjith' atje kemi pjesė.
    . . . . . . . . . . . . . .
    S'jemi as turq as kaurė,
    Mos e thoni kėtė kurrė,
    S'jemi grekėr as bullgarė,
    Jemi vetėm shqipėtarė
    Ky emėrė na ep nderė,
    Pa s'na duhenė tė tjerė,
    Kemi gjuhėzėnė tėnė,
    Zot'i math na e ka dhėnė,
    Dhe komp e mėmėdhe kemi,
    Tė humbur nė jetė s'jemi.
    Ajy qė s'do mėmėdhenė
    Dhe kombin e vetėhenė,
    Dhe gjuhėnė qė flet vetė,
    S'ėshtė njeri i vėrtetė.
    Ata quhen tradhėtorė,
    Janė tė mjer' e tė gjorė,
    Faqezes e gėnjeshtarė
    Dhe tė paqėn' e tė marrė,
    E lenė mėnjanė nderė
    E lipin derė mė derė
    Ata janė posi berri
    Edhe tė ndyrė si derri.
    Nder e vjeftė s'munt tė ketė
    Njeriu i tillė nė jetė.
    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė s'jemi tė ndarė,
    Kėt' emėrė mjaft e kemi
    Dhe na ep nder kur e themi,
    Eshtė emr'i Skėnderbeut,
    Emr'i gjithė mėmėdheut,
    Me kėt' emrė tė bekuar
    Tanėtė janė lėvduar.
    Selenik e tatėpjetė
    Ka qėnė dhe do tė jetė
    Vėnd'i tėr' i Shqipėrisė
    Me ndihmėt tė perėndisė.
    O ju fqinjtė e pabesė!
    Mos bini me atė shpresė,
    Shqipėria s'copėtohet,
    Shqipėtari nukė ndrohet.
    Ju e njihni shqipėtarė,
    E kini parė mė parė,
    Po mos delni nga kufitė
    Edhe lini marrėzitė.
    Qė tė kemi miqėsinė
    Tė gjithė dhe dashurinė,
    S'ka njeri tė marrė pjesė,
    Pėr tė zonė do tė mbesė
    I zoti 'shtė shqipėtari,
    Ajy qė ka qėn' i pari,
    S'ka njeri tjatėrė pjesė,
    Pa nukė ka besa-besė.
    Shqipėria ka tė zonė,
    Q'e ka pasur gjithėmonė,
    Me qėnė gjall shqipėtari,
    Ē'kėrkon greku dhe bullgari?
    Dhe Mal'i Zi e Sėrbia
    Ē'kėrkojnė nga Shqipėria!
    Hiquni, o tė pabesė!
    Se e zeza do t'u presė!
    Djemt' e Skėnderbeut pėrjetė
    Janė burra tė vėrtetė,
    Ē'e pandehtė shqipėtarė?
    Tė vdekur, q'i bėni varrė?
    S'e dini ē'u ka punuar?
    S'mė ngjan t'i kini haruar.
    Kush ia ka me tė pabesė
    Shqipėrisė, do tė vdesė,
    Do tė vdes' e tė humbasė,
    Nga nakari tė pėlcasė,
    Shqipėria do tė rronjė,
    Paskėtaj tė mbretėronjė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Nė pastė nėr shqipėtarė
    Pakė grekėr e bullgarė,
    Pakė shqipėtarė janė
    Vallė nėpėr fqinjtė tanė?
    Ne duam vėllazėrinė,
    Dashurin' e miqėsinė,
    . . . . . . . . . . . . .
    Pa luftės s'i trėmbet kurrė,
    Shqipėtari ėshtė burrė.
    Edhe Evropa e tėrė
    Sonte me ne ėshtė bėrė,
    Se tė drejtėn ne e kemi,
    Ne tė zott' e vėndit jemi.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Sot pėr sot Maqedhonia,
    Thesprotia, Mollosia,
    Dhardhania, Iliria,
    Paravea, Haonia
    Qė u thoshinė qėmoti
    Bota, po s'u thosh i zoti,
    Bėjnė gjithė Shqipėrinė,
    Edhe fqinjtė ton' e dinė.
    Tani, djemt' e mėmėdheut!
    O tė bijt' e Skėnderbeut!
    Ju, o vėllezėr e shokė!
    Pa mblithni mėnttė nė kokė,
    Xgjuhuni, o shqipėtarė,
    Se afėroi dit' e mbarė!
    Mos vini veshnė nė botė,
    Si tė dojė le tė thotė.
    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė komp e njė farė,
    Edh' e tėrė Shqipėria
    Eshtė njė si perėndia.
    Lereni mėnjanė fenė,
    Tė shikojmė mėmėdhenė,
    Tė jemi miq nė mest tėnė
    Dhe shokė, si kemi qėnė,
    Ta shtojmė vėllazėrinė,
    Dashurin' e miqėsinė.
    . . . . . . . . . . . . .
    Jemi djemt' e mėmėdheut
    Gjithė dhe tė Skėnderbeut,
    Sicili le tė besonjė
    Sikundėr tė kupėtonjė,
    Po feja tė mos na ndanjė,
    Nė xgjedhė tė mos na mbanjė.
    Pėrpiqi pėr vethet tuaj,
    Mos pėr bot' e pėr tė huaj.
    Eshtė dit' e diturisė
    Sot e koh' e urtėsisė
    S'bėn dot punė marrėzia,
    Padija e foshnjėria,
    Poshtė ndarja e nakari,
    Qoftė lark nga shqipėtari,
    Rroftė bashkimi pėrjetė,
    Q'e fali zot'i vėrtetė!
    Ta kemi vėllazėrinė,
    Miqėsin' e urtėsinė,
    Njė fjalė gjithė tė themi
    E njė dėshirė tė kemi:
    Tė nderojmė mėmėdhenė,
    Gjuhėnė e vetėhenė,
    Shqipėrinė ta shpėtojmė,
    Sė gjithash ta lartėsojmė
    Atė kemi gjithė mėmė,
    Nė tė huaj nuk' e lėmė
    Pa njeri tė mos kuxonjė
    Ta pres' e ta copėtonjė.
    Shqipėri, o jetėgjatė!
    Ty tė kemi mėm' e atė
    Dhe pėr ty do tė lėftojmė,
    Gjersa tė tė trashėgojmė!
    Pėr ty gjithė, dit' e natė,
    Mejtohemi gjer' e gjatė.
    Ti kurrė s'prishesh, s'shkretohesh,
    7 As drobitesh, as pengohesh.
    Mė ke gjithė bukuritė
    E tė tėra mirėsitė:
    Ke fusha me lule shumė,
    Lumėnj tė mbėdhenj pa gjumė,
    Male tė lart' e tė veshur,
    Buzėn' e detit tė qeshur;
    Gjithė gazė ta dha zoti,
    Ta ka falur qė qėmoti;
    Mė je dritėzė nė dritė,
    Me tė gjitha mirėsitė.
    Pėr ty shumė do tė thoshe,
    O Nuseja bukuroshe!
    Ti s'plake kurrė nė jetė,
    Posi perėndia vetė!
    Vdekja edhe pleqėria,
    Shėmėtimi, dobėtia,
    Ty s'ta zėnė dot pėqinė,
    Mėsa zėnė perėndinė!
    Ke pjell' aqė tė vėrtetė,
    Sa s'nėmėrohen nė jetė,
    Pa ke pjellė Skėnderbenė
    E gjithė trimat sa qenė.
    Ke sot djem t'urt' e tė mirė,
    Trima me shumė dė shirė.
    Nukė vdesin shqipėtarėt,
    Janė vet'ata tė parėt.
    Dardha nėnė dardhėt bije,
    Dit' e sotme qe dhe dije,
    Nukė shuhet njerėzia,
    Vdes e ėma, rron e bija,
    Rron i biri, q'ėshtė vetė
    I ati qė qe ndė jetė.
    Trėndafili, qė ep er1%,
    Ēeletė sėrish nė verė.
    Ju priftėrė mjekėr gjatė,
    Q'u quan kombi uratė,
    Uratė e perėndisė,
    Q'ėshtė drit' e gjithėsisė,
    Munt tė bėhi tė pabesė
    Pėr tė mirėt tė Moresė?
    ............................
    Hrroni dot mėmėdhenė?
    E pse? Ē'e kemi Morenė?
    Krishti grek nukė ka qėnė,
    Dhe besėn ata s'e bėnė.
    Dhe ju hoxh' e ju dervishė
    Mos shihni xhami e kishė,
    Si kisha 'shtė dhe xhamia,
    Tekdo ėshtė perėndia,
    Pa tė tėrė njerėzinė
    Zot' i math e ka tė tinė,
    Se pėrpara perėndisė
    Nj'ėshtė tuf' e njerėzisė
    Kush ka zėmrė tė qėruar,
    Munt tė jet' ajy m'i ēquar,
    Se po vetėm urtėsia
    N'afėron te perėndia.
    Ta doni keq perėndinė,
    Po bashkė me Shqipėrinė.
    Shqipėri, tė qofsha falė!
    Tė kam mėm' e mė ke djalė,
    Nė gjit tėnt ngrihem e bije,
    Ti ke fuqi perėndie,
    E mer nė gjit bukurinė
    Dh'e nxjer prapė kur hap gjinė.
    Trėndafil' i kuq me palė,
    Qė nga gjiri yt ka dalė,
    Ėshtė gjaku i njė mbreti,
    Qė prėhje ndė gjit tėnt gjeti.
    Nga tė mos nxjerē lule m'erė
    Ti, qė kėllet kurdoherė
    Ndė gji vetė bukurinė?
    Gjithė tek ti ven' e vinė.
    Parrajs' e vėrtetė vetė
    Ėshtė Mėmėdheu nė jetė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Tė nderuar kuvendues,
    Nėse mė lejoni dhe nėse jeni dakord them ta mbyllim kėtė debat me vargjet e Vaso Pashės.
    Ju lutem lexojini edhe njė herė me kujdes sepse sado qė janė shkruar para njė shekulli e ca janė edhe sot shumė realistė.

    Faleminderit.


    O Moj Shqypni

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitė me krye n'hi?
    Ti ke pas kenė njė zojė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrshin nanė.
    Ke pasė shumė t'mira e begati,
    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
    Gja e vend shumė, ara e bashtina,
    Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
    Me burra trima, me gra tė dlira;
    Ti ndėr gjith shoqet ke kenė ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
    Ka kenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
    E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
    Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnisė,
    I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė;
    Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
    Me faqe t'bardhė gjithmonė asht da.


    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
    Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
    E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
    Si mal me borė, si fushė me lule
    Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
    E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
    Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė.
    Shqyptar', me vllazėn jeni tuj u vra,
    Ndėr nji qind ceta jeni shpėrnda;
    Ca thone kam fč ca thonė kam din;
    Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
    Do thonė: "Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
    Por jemi vllazėn t'gjith more t'mjerė!
    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
    Pėr me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
    Me ju turpnue me grue e motėr,
    E pėr sa pare qi do t'fitoni,
    Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhėn dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
    Qani ju trima bashkė me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    E s'i ka mbetun as bukė as mish,
    As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
    As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
    Por asht rrėxue e bamun trokė!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
    Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
    Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
    Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
    Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!
    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
    Kėt farė trimneshe, qi sot asht mekė?
    Kėtė nanė tė dashtun a do ta lamė,
    Qi njeri i huej ta shklasė me kambė?
    Nuk, nuk! Kėtė marrč askush s'e do
    Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
    Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
    Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!
    Coniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezė,
    Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
    Kush mos na e preki, se desim t'tanė
    Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
    Edhe mos marrohna pėrpara zotit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga karaburuni : 07-04-2004 mė 14:55
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #153
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    UNMIK po ruan me fanatizėm sekretin pėr 6 deri 9 tė vrarė nė trazirat e fundit nė Kosovė

    "Vullnetarė" nga Shqipėria nė trazirat e Kosovės


    Nė morgun e Prishtinės ka 6 tė vdekur tė paidentifikuar qė besohet se janė nga Shqipėria, ndėrkohė qė UNMIK uli shifrėn zyrtare tė tė vrarėve tė konfirmuar nga Kosova nga 28 nė 19. Rugova nė thirrje tė qartė pėr tė penguar Shqipėrinė tė ndėrhyjė nė punėt e brendshme nė Kosovė

    Nga Prishtina Drini Gjata

    Nė morgun e Prishtinės janė sė paku gjashtė kufoma tė paidentifikuara nga trazirat e fundit nė Kosovė, ndėrkohė qė UNMIK uli nga 28 nė 19 shifrėn zyrtare tė tė vrarėve nė trazirat e fundit. Sipas komunikatės sė fundit tė UNMIK, 11 shqiptarė dhe 8 serbė janė vrarė gjatė trazirave tė fundit, duke ulur me nėntė vetė shifrėn zyrtare tė dhėnė gjatė kohės qė ndodhėn trazirat. Diferenca prej 9 tė varėsh ka ngjallur dyshime tė mėdha nė Kosovė, ndėrkohė qė nė morgun e Prishtinės ka sė paku 6 tė vdekur tė paidentifikuar. UNMIK nuk pranon tė bėjė deklaratė zyrtare rreth kėtij skandali me shifrat, por burime brenda tij bėjnė tė ditur se kufomat e paidentifikuara nė tė paktėn gjashtė raste kanė shenja tė qarta identifikimi qė janė banorė tė Shqipėrisė.

    Pėrfshirja e tyre nė trazirat e fundit nė Kosovė ėshtė e paqartė dhe ngjall shumė dyshime.

    Shtypi shqiptar shkroi rreth implikimeve tė mundshme tė njė grupi politik nė Kosovė, afėr kryeministrit Fatos Nano si i pėrzier nė trazirat e fundit. Nė njė televizion tė Tiranės mbėshtetės tė ish kryeministrit Fatos Nano nga Kosova, bėnė thirrje pėr mbėshtetje tė protestave nė Kosovė dhe pushimin e protestave kundėr Fatos Nanos nė Shqipėri.

    Shėrbimi sekret i Shqipėrisė nuk konfirmon tė ketė agjentė tė tij nė Kosovė dhe aq mė pak tė pėrzier nė trazira, por nuk hidhet poshtė dyshimi se grupe tė lidhura me kryeministrin Nano nė Kosovė tė jenė pėrdorur pėr t'u dhėnė hov trazirave qė shpėrthyen nė Kosovė me qėllim qė tė tėrheqin vėmendjen nga ngjarjet nė Shqipėri.

    Tė vdekurit e paidentifikuar nė spitalin e Prishtinės nuk janė serbė dhe as shqiptarė tė Kosovės, pasi palėt i kanė identifikuar tė vrarėt. Ata mbetet tė jenė shqiptarė tė Shqipėrisė dhe ka shenja se policia e UNMIK-ut ka identifikuar shenja dhe sende qė tregojnė qartė se ata vijnė nga Shqipėria.

    Heshtja qė zotėron nė Prishtinė rreth kėtij skandali nxitet edhe nga qarqe politike nė Kosovė tė interesuara pėr tė fshehur lidhjet e kėtyre trazirave me Tiranėn zyrtare.

    Por udhėheqėsi i shqiptarėve tė Kosovės Ibrahim Rugova lė dyshime tė qarta rreth kėsaj pėrzierje nė intervistėn e fundit dhėnė shtypit britanik. Ai u bėn thirrje autoriteteve ndėrkombėtare tė frenojnė ndėrhyrjen e shteteve fqinje nė punėt e brendshme tė Kosovės dhe shihet qartė se e ka fjalėn pėr Shqipėrinė dhe Serbinė.

    Pėrfshirja e shqiptarėve tė Shqipėrisė nė trazirat nė Kosovė dhe vrasja e mundshme e tyre, pėrbėjnė njė kapitull tė dyshimtė tė rolit qė ka Shqipėria pėr stabilitetin nė rajon, deri tani karta mė e preferuar mbi tė cilėn pėrpiqet tė mbėshtesė pėrkrahjen ndėrkombėtare qeveria Nano. Angazhimi i aleatėve tė tij nė Kosovė pro protestave dhe heshtja e detyruar e autoriteteve ndėrkombėtare nė Kosovė rreth identitetit tė tė vrarėve nė Kosovė, skandali me shifrat e tė vrarėve dhe njė lloj shfytyrimi i kryeministrit shqiptar pas vizitės nė Uashington, duket se do tė sjellė zhvillime tė reja nė kėtė drejtim.

    TemA

  4. #154
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ASD,

    Cili esht qendrimi yt per ket ngjarje?
    dhe me sa njef ti sa ka gjasa te ket ndodhur kjo?

    thjesht per opinionet e tua si Shqiptar prej Kosove jam i interesuar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #155
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nuk di c'te them Cyclotomic, po meqe Rugova (Kryetar) e ka thene nje gje te tille e per me shume ne nje gazete te madhe britanike, tregon per seriozitet te gjerave. Nuk besoj ta kete thene ai kete shkel e shko, ka dicka ketu. Se kush tamam, se qysh e tek nuk e di, nuk mundem ta di, po e di qe ka pas dhe ende ka nderhyrje nga shtetet e jashtme.

    Nje loje e madhe po luhet ketu.

  6. #156
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Per te gjithe "akuzuesit" e Hiresise se Tij Anastasit, kreut te KOASH:

    1) Respektoni rregullat me te thjeshta te miresjelljes, te tolerances fetare dhe gjithe ortodokset shqiptare duke e thirrur kryepeshkopin e KOASH me titullin e tij zyrtar, jo me mbiemrin e tij sikur te ishte nje qytetar i remdomte. Nese nuk e dini, po ja u them une qe te therresesh nje prift me mbiemer eshte ofendim per te dhe per te gjithe ortodokset.

    2) E akuzoni nje plak 80 vjecar qe predikoi ne ....greqisht, kur dihet se gjuha e tij amtare eshte greqishtja dhe ai shqipen e mesoi ne moshe te madhe), se Bibla ka qene shkruar ne greqishten e vjeter ( dhe ne hebraisht gjithashtu) nje here ne kaq kohe , nderkohe qe keni hoxhallare te lindur e te rritur ne Shqiperi, qe dite per dite , sistematikisht, i luten Al-Llahut ne gjuhen qe eshte shkruar Kurani, ne arabisht pra. Hidhini nje sy dhe forumeve te fese myslimane, ku do te shikoni se shume bashkeforumas i fillojne postimet e tyre me fraza arabisht (citime nga Kurani), megjithese jane ne nje forum shqiptar dhe u drejtohen shqiptareve! Pse keni "double standarts"?

    3) Perse fusni hundet aty ku nuk ju takon? E kam fjalen per jo ortodokset te cilet hiqen kompetente per ceshtjet e KOASH, madje japin dhe mendimin e tyre se a duhet te jete ne krye te saj Imzot Anastasi apo jo. Pse perziheni aty ku nuk ju takon? Do tju vinte mire sikur ndonji ortodoks apo katolik te sugjeronte heqjen apo venien e nje kryefetari mysliman sepse nuk i pelqente atij? Natyrisht qe jo. Imzot Anastasi nuk eshte perfaqesues i grekeve apo i qarqeve shoviniste greke, as i kishes greke, as i asaj serbe. Eshte kreu i ortodokseve shqiptare. Duke sulmuar ate dhe e akuzuar per cdo gje qe Greqia i ka bere shqiptareve, ju akuzoni te gjithe ortodokset shqiptare ne mos per filogreke, te pakten per bashkepunetore te tyre.

    4) Kur i lexoni lajmet e gazetave, te pakten, per hir te se vertetes na i sillni ashtu sic jane, jo na citoni ato qe ju leverdisin per te justifikuar vrerin e pajustifikuar ndaj kreut te KOASH. Vendimi i dhurimit te nje sasie parash per rindertimin e nje kishe dhe te nje xhamie apo te qendre rinore ne Kosove nuk ishte personal i Imzot Anastasit, por i KOASH. Dhe sinodi i KOASh eshte institucion shume me demokratik sesa institucione "demokratike" si qeveria shqiptare apo dhe vete parlamenti per te cilet keni votuar JU! Dufin e Nanos nuk keni pse ja nxirrni kreut te KOASH. Eshte kryeministri shqiptar ( qe e keni nxjerre ju pra me votat tuaja kryeminister) ai qe ka nxjerre komplet SHqiperine ne ankand me bleres monopoliste greke, jo Imzot Anastasi qe ofroi 500 mije dollare per pajtimin e gjakrave ne Kosove.
    "Who is John Galt?"

  7. #157
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėr punėn e trazirave, ato kufoma mendoj se duhet tė jenė kufomat e serbėve tė vrarė qė thanė se do t'ia dėrgojnė tė afėrmve tė tyre nė Serbi pėr t'i varrosur. Kufomat e 11 shqiptarėve tė vrarė janė identifikuar dhe para disa ditėsh edhe ėshtė shpallur lista e emrave tė tyre. Por duke pasur parasysh qė ky shkrim ėshtė bėrė nė gazetėn Tema, mendoj se duhet tė jetė vetėm luftė politike me gėnjeshtra qė shpesh ėshtė duke u bėrė nė shtypin shqiptar tė Shqipėrisė sė sotme nga shumica e gazetave atje, jo vetėm nga Tema. Jam shprehur disa herė kundėr kėsaj dukurie negative fort, dhe edhe njėherė po shprehem fort se shtypi nuk guxon tė gėnjej sepse pastaj edhe kur e thotė tė vėrtetėn njerėzit nuk i besojnė. Pra, ruani dhe krijoni besueshmėri nė popull e jo tė ngeleni kėshtu qė ēdo lajm i servirur nga ju duhet tė mirret me rezervat mė tė mėdha.
    Rugova ka akuzuar strukturat e AKSH-sė (qė janė nga tė gjitha trojet etnike) dhe shėrbimet sekrete serbe pėr trazira.

    Pėr punėn e Janullatosit, jam i bindur se nėse shqiptarėt e pamvarėsisht ēfarė besimit fetar do tė kėrkonin qė tė largohej psh. kreu i katolikėve shqiptare, protestanėve shqiptare apo edhe muslimanėve shqiptarė, shqiptarėt e atij besimi jo vetėm qė nuk do tė kishin kėrkuar mospėrzierje nė punėt e tyre tė brendshme por do ta kishin larguar atė pa bėrė as edhe mė tė voglėn fjalė edhe sikur kreu i tyre tė ishte shqiptar se pėr tė huajt qė nuk do tė diskutohej kjo punė dy herė. Mirėpo, edhe pėr largimin e Janullatosit janė vet ortodoksat shqiptar ata qė sė pari kanė kėrkuar largimin e tij e pastaj edhe shqiptarėt e besimeve tjera i kanė pėrkrahur ata dhe do ti pėrkrahin edhe nė tė ardhmen, dhe do tė jenė shumė kategorik kundėr qėndrimit tė tij nė krye tė kishės shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Perse Kerkoni Te Krijoni Ndarje Artificiale Ndremjet Ortodoksve,myslimaneve Dhe Atyre Qe Nuk Besojne.

    Vlera Me E Madhe Qe Ne Kemi Pas Ne Shekuj Eshte Qe Se Kemi Pas Seriozisht Ket Gje.
    Keto Lloj Hendeqesh Qe Krijohen (me Ose Pa) Dashje Jane Ne Kundershtim Me Interesat Tona Kombetare.

    Meqe Ra Llafi: Prifti, Hoxha, Apo Dhe Djalli Duhet Te Flasin Shqip Kur Predikojne Dhe Duan Ti Mbushin Mendjen Shqiptareve Per Punen E Fese. Ky Eshte Minimumi Qe Ato Duhet Te Bejne Per Te Rrespektuar Nje Popull.

    E Perseris: Mos Shikoni Kisha E Xhomia, Feja Shqiptarit Eshte Shqiptaria......

    O Popull "fe Dashes"...

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •