Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Thumbs up Pretty woman version shqiptar

    "Sill 100 mije euro, qe te lirojme te dashuren tende dhe vajzen e saj 4 vjece". Ka qene ky ultimatum telefonik qe kane bere tre te rinj nga Tirana, qe kane sjelle dje nga Franca ne aeroportin e Rinasit, nje qytetar francez. I lidhur me nje histori pasionante me nje grua shqiptare, qe dyshohet se kishte punuar si prostitute per llogari te shqiptareve, ai eshte detyruar te beje gjithcka per te realizuar ribashkimin me njeriun e zemres. Per kete i ka pergatitur te dyja variantet: Ate me te keqin, duke sjelle nje valice me parate e kerkuara, por edhe per rastin me optimist, duke shpresuar tek nje arrestim i mundshem i gjobvenesve te tij, i ka denoncuar ata ne polici.

    Historia

    Izabela N. 26 vjece nga Tirana, ishte gruaja qe si ne filmin "Pretty woman", me Xhulia Roberts dhe Ricard Gir, e kishin bere francezin Mounz, te binte ne dashuri keqas e te vendoste te martohej me te. Ani se ajo kishte ushtruar profesionin e prostitutes ne qytetin ku ai jetonte, apo se ajo kishte edhe nje vajze, Kostandinen 4 vjece. Duket se shqiptarja ia kishte hapur zemren dhe i kishte rrefyer gjithcka per fatin e saj. Se ajo,- sipas burimeve nga policia shqiptare, ajo punonte ne trotuaret franceze per llogari te Genci Sanxhakut, Klodian Mendalise dhe Fatjon Delise, te cilet per te qene te sigurte, mbanin peng ne nje apartament ne Tirane, vajzen e Izabeles.

    Por, gjate kesaj kohe, francezi, fillimisht nje klient i saj, kishte rene ne dashuri dhe kishte vendosur me sa duket te martohej me 26 vjecaren. Per kete kishin rene dakort qe ajo te vinte ne Tirane per te marre vajzen dhe te tre, te jetonin e te rifillonin sebashku, nje jete te re ne France. Ajo kishte ardhur ne Tirane, por ne kembim te "lirse se vajzes", tutoret kishin kerkuar 10 mije Euro. Alan Monuz kishte rene dakort qe tua paguane menjehere shumen dhe kjo histori te mbyllej njehere e pergjithmone. Por, hetuesit qe kane marre ne pyetje mbreme protagonistet, tregojne se kjo shume ishte dhjetefishuar. Ata kane bllokuar ne nje apartament nene e bije dhe duke para zellin e francezit, tutoret- pengmarres, kane kerkuar qe ai te vinte ne Tirane dhe t'i sillte plot 100 mije euro ne kembim te lirise se tyre.

    Gracka

    Nje shume marramendese, qe ka vene ne nje dileme hamletiane, Alan Mounz. I cili gjithesesi nuk eshte ndalur as para kesaj pengese per te arritur realizimin e dashurise se tij. Ka shitur nje disko, prone e tij ne France dhe dje ka udhetuar drejt shqiperise. Te lajmeruar ne celular, dy nga tre shqiptaret kane udhetuar dje me nje veture drejt Tiranes, ne pritje te 100 mije eurove, ne nje valice ne avionin e linjes Paris- Rome- Rinas, ndersa tjetri priste ne shtepine e pengjeve. Per te qene jashte cdo dyshimi dhe per t'iu shmangur te papriturave, ata kane qendruar jashte ambjenteve te aeroportit. Alan ka zbritur nga avioni, ka dale jashte dhe eshte drejtuar drejt tyre. Kur gjithcka po shkonte sipas parashikimeve te shqiptareve, nga nje makine aty prane me targa private, disa djem te fuqishem kane prangosur menjehere 2 gjobvenesit. Dy makinat kane udhetuar pas kesaj me shpejtesi drejt hyrjes se kryeqytetit, ku tek kryqezimi i Zogut te Zi, shtate "gorilla" te RENEA, me kapuce ne koke dhe gati per te hapur zjarr ne cdo moment, kane marre 2 te arrestuarit "me thes ne koke", i kane transferuar ne nje IVECO te blinduar dhe i kane nisur me shpejtesi drejt ambjenteve te Drejtorise se Policise se Tiranes. Ndersa trupat e tjera, kane shkuar ne vendin e ngujimit, kane liruar nen e bije peng dhe kane arrestuar te tretin e operacionit. Izabela dhe Alain pasi jane takuar, kane dhene shpjegime mbreme duke rrefyer historine e tyre te jashtezakonshme. Dhe pasi deshmia e tyre te marre vleren e proves juridike, sebashku me Kostandinen e vogel, do te udhetojne serish drejt Parisit. Kete radhe, per te shijuar versionin shqiptar te "Pretty woman".

    The end

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dhe une kujtoja se histori te tilla ishin te dala nga sirtaret e kinematografise Holliwoodiane.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    dhe ndodh ........cfare nuk bejne shqiptaret..... nuk ka me lajm te beje buje me tani si kane ardhe kohet

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    Gentius

    I paske lexuar gazetat sot ? Me dukesh shume i frymezuar , sidomos kur thua "dilema hamletane" ....

    Na thuaj te drejten nga e ke kopjuar ????

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Dashuria qė shpėtoi prostitutėn!!

    Kjo ėshtė njė histori qė shumica e shqiptarėve nuk do ta konceptonin. Klineti i njė prostitute shqiptare nė Francė hedh nė bixhoz gjithė pasurinė e tij pėr tė rregulluar jetėn e saj. Madje rrezikon jetėn, duke e sjellė shumėn e tė hollave nė brendėsi tė njė valixheje nė Rinas, pėr tė bėrė kėmbimin. Ky ėshtė thelbi i ngjarjes sė bujshme tė regjistruar dy ditė mė parė nė Tiranė, e cila pėrfshiu nė vorbullėn e saj tre tė rinj shqiptarė, njė nėnshtetas francez si dhe njė grua me fėmijėn e saj. Burimet policore pohojnė se francezi Alen Munoz me moshė mbi tė pesėdhjetat kishte rėnė nė dashuri me 20 vjeēaren shqiptare I. Ferra, tė cilėn e frekuentonte shpesh, duke e takuar nė tė njėjtin semafor. Mirėpo pas dashurisė sė pranuar, vajza shqiptare ka kėrkuar ndihmė. "Mė detyrojnė tė prostituoj, pasi nė Shqipėri mė mbajnė fėmijėn peng", kishte qenė fjalia fatale pėr mentalitetin francez. Shumė shpejt ai i ofron ndihmėn e vet. Nė telefon me njė nga tutorėt propozohet shuma 10 mijė euro nė shkėmbim tė lirisė dhe marrjes sė fėmijės. Pėrgjigjja pozitive.

    Loja mes policisė dhe francezit

    Ndėrsa vajza I. Ferra mbarrin nė Shqipėri me 10 mijė euro-t e garancisė, tutorėt e saj (njė prej tyre Genci Sanxhaku mendohet se ka ardhur bashkė me te) nuk janė tė kėnaqur me llogaritė e pėrfitimit dhe humbjes. Pėr rreth njė muaj ata e mbajnė peng vajzėn duke e detyruar tė prostituonte nė njė hotel nė Lushnje. Ndėrkohė i komunikojnė se pėr tė fituar lirinė dhe marrė fėmijėn, duheshin 100 mijė euro. Rrjedha e papritur e ngjarjeve dhe shifra prej 100 mijė eurosh, e kanė bėrė francezin Munoz tė ndihet keq. Nė kėtė moment ai denoncon ngjarjen nė policinė franceze, por duke pėrdorur edhe njė mashtrim tė madh, pėr t'i vėnė mė shumė nė lėvizje. "Fėmija qė mbahet peng nė Shqipėri, ėshtė fėmija im, pra ėshtė nėnshtetas francez", kishte pohuar ai pėr policinė. Qė nga ky moment policia franceze kontakton me atė shqiptare dhe telefonat vihen nė pėrgjim. Por edhe pse telefonatat mes francezit dhe tė dashurės sė tij ishin tė shpeshta, asnjėherė policia nuk arrin tė identifikojė vendndodhjen e saj, pasi edhe adresat vajza qė mbahej nėn kontroll nga tutorėt, i jepte tė ndryshme. Njė lojė qė zgjat 3 javė.

    Dyshimi i policisė
    Pasi nuk kishte patur asnjėherė fatin tė binte nė gjurmė tė vajzės, policia kishte filluar tė dyshonte nė lojėn e saj. Vajza kishte njė tė shkuar jo shumė tė qartė. Ajo ishte divorcuar nga burri i saj, me tė cilin kishte jetuar nė Lushnje, ku u kishte lindur edhe njė famijė. Po ky grup trafikimi femrash e kishte marrė dhe dėrguar tė prostituonte nė Francė. Nisur nga kėto tė dhėna tė grumbulluara, policia fillon tė dyshojė nė pėrfshirjen e saj nė lojė.

    Kurthi

    Nė fakt gjithēka ėshtė nisur dhe pėrfunduar nga Drejtoria Qendrore e Policisė Antikrim. Madje nė Rinas policėt e Drejtorisė sė Tiranės nuk kanė mėsuar asgjė pėr arrestimet. Nė bashkėpunim me policinė franceze, policia shqiptare kėrkon nisjen e klientit tė vajzės pėr nė Rinas me qėllim zbulimin dhe goditjen e grupit. Dhe vėrtet Alen Munoz shfaqet nė Rinas mesditėn e sė premtes. Atė kishte dalė pėr ta pritur vajza I. Ferra bashkė mė fėmijėn, njė vajzė 3.5 vjeēe qė mbahej nga e motra e saj nė fshatin Hijes, nė kufirin mes Lushnjes dhe Beratit. Ndėrsa tre personat qė prisnin tė merrnin shumėn e tė hollave ishin vendosur rreth 100 metra mė larg nė njė lokal. Ata kishin me vete dy pasaportat false bullgare pėr vajzėn dhe fėmijėn e saj, tė cilat do tė kėmbeheshin me 100 mijė eurot. Por edhe pse francezi mbėrriti, tre tė rinjtė, Genci Sanxhaku, Fatjon Delia dhe Klodian Memoali, nuk lėviznin nga vendi. Njė veprim qė ka bėrė drejtuesit e aksionit tė policisė tė djersinin. Por nuk e kanė humbur. Pas rreth gjysėm ore, njė prej tyre ka dalė duke dekonspiruar gjithė grupin. Nė tė njėjtin moment policia i ka prangosur, pa hasur nė rezistencė. Pothuaj nė tė njėtėn kohė nė Francė policia ka vėnė nė pranga pjesėn tjetėr tė grupit tė tutorėve tė femrave. Pasi ka marrė dėshmitė dhe administruar provat e tjera, policia i ka lejuar tė largohen drejt Francės vajzėn, fėmijėn e saj dhe francezin e dashuruar. Ata nisen sot nga Rinasi.


    Njė hotel nė Lushnje strehoi vajzėn njė muaj

    Vajza ėshtė mbajtur pėr rreth njė muaj nė njė motel tė njohur nė periferi tė Lushnjes. Sipas policisė, vajza ėshtė mbajtur nga trafikantėt e siguruar nė njė motel nė rrugėn nacionale Lushnje-Rrogozhinė, pėr shumicėn e kohės qė ka qėndruar nė Shqipėri. Asaj i ishte ndaluar tė kishte kontakte me tė bijėn, ndėrkohė qė dyshohet se ėshtė shfrytėzuar nga trafikantėt nė ambientet e kėtij moteli. Gjithsesi, 21-vjeēarja dje i ėshtė nėshtruar njė ekspertize mjeko-ligjore, pėrgjigjja e sė cilės do tė vėrtetojė nė se ky version ėshtė i vėrtetė. Nga informacionet qė ka policia, vajza ėshtė mbajtur pėr disa ditė edhe nė njė banesė nė godinėn 9-katėshe mbi njė bankė nė qendėr tė Lushnjes. Ajo ka qenė gjatė gjithė kėsaj kohe nėn survejimin e trafikantėve dhe nuk i ėshtė lejuar tė takojė tė afėrm apo familjarė tė saj. Ndėrkohė qė ditėt e fundit i ka kaluar nė apartamentin luksoz tė Genci Sanxhakut nė Tiranė, pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė rrethit.


    Sekuestrohet shtėpia dhe makina

    Policia ka vendosur sekuestron mbi pasuritė e trafikantėve. Fill pas arrestimit nga policia agjenėt i kanė vėnė drynin apartamentit luksoz me vlera disa mijėra dollarė tė akuzuarit si kryetar i rrjetit tė trafikut tė prostitucionit Genci Sanxhaku. Apartamenti ndodhet nė katin e 14-tė tė pallatit 15-katėsh, pranė Gjykatės sė Tiranės nė rrugėn "Gjergj Fishta". Ndėrkohė nė sekuetro ėshtė vėnė edhe automjeti tip "Benz 200" me ngjyrė gri, me targė TR 6694 F, nė pronėsi tė Klodian Memoalli, njėrit prej tre trafikantėve tė arrestuar. Sipas policisė, ky ka qenė mjeti me tė cilin kanė lėvizur trafikantėt dhe ku ata janė arrestuar. Ndėrkohė, policia ka lėnė tė lirė dje njė automjet radio-taksi, me tė cilin ka lėvizur Izabela, si tė paimplikuar me ngjarjen. Hetuesit janė duke punuar pėr zbulimin e pasurive tė tjera tė cilat i pėrkasin kapobandės dhe qė dyshohet se janė njė sallė lojėrash nė Sarandė dhe tė tjera nė Fier

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    per gentius

    Jashte teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 30-03-2004 mė 21:54

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    Per forumistat

    Jeta personale e c'do anetari nuk i intereson faqeve te ketij forumi.
    Ju lutem permbajuni temes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 01-04-2004 mė 22:32

  8. #8

    Klit le name

    Jashte teme.
    Problemet personale zgjidhini ne privat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 01-04-2004 mė 22:33

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    pesha e hekurt e gentius

    Jashte teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 11-04-2004 mė 02:54

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Teme e mbyllur.
    Problemet personale munt ti zgjidhni larg faqve te ketij forumi.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •