Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Xhelozia,krijon krimin ne shtepi!!

    "Burri mė mbajti 11 vjet mbyllur"

    FIER

    Plot 11 vjet qė ajo nuk e ka kaluar pragun e shtėpisė. Ka pranuar tė rrisė vajzėn e burrit, tė lindė dhe dy fėmijė me Ramiz Merdanin, pa guxuar tė kėrkojė tė marr pak diell, qoftė dhe njė hap larg portės sė banesės. Majlinda Merdani i ėshtė bindur dėshirės sė verbėr tė bashkėshortit tė saj qė punonte nė njė institucion shtetėror dhe pikėrisht polic nė komisariatin e Fierit, duke mallkuar e kaluar nė ferr gjithė vitet e martesės. Pavarėsisht kėtij ndėshkimi, gruaja ka pėrjetuar ēdo ditė dhunėn psikologjike tė burrit, tė cilit i ishte fiksuar se ajo e tradhtonte me komshiun. E kjo torturė mesnatėn e sė dielės ka arritur kulmin. Merdani ka qėlluar tre herė mbi nėnėn e tre fėmijėve tė tij, duke e plagosur rėndė atė. Ndėrkohė 31-vjeēarja, e cila ka kaluar rrezikun, tregon nė njė intervistė pėr Gazetėn se kurrė nuk e ka tradhtuar burrin e saj. Tė revoltuar flasin edhe tė afėrmit e Majlindės. Myslim Kajdo, i cili ėshtė kunati i gruas sė plagosur, thotė se nuk do t'ia falė kurrė akuzat e bėra pėr nder ish-policit.

    Ēfarė ndodhi mesnatėn e sė dielės?
    Bashkėshorti im kishte dhjetė ditė qė nuk ndodhej nė shtėpi. Tė dielėn ai u kthye. Fėmijėt mė thanė se Ramizi kishte marrė ēelėsin e derės sė shtėpisė, tė cilin e kishte vėnė poshtė jastėkut tė tij. Nė darkė nuk debatuam me njėri-tjetrin. Ai thjesht mė tha se kishte qenė me shėrbim. Pastaj shkuam pėr tė fjetur, unė nė dhomėn time dhe ai nė tė tijėn. Nė fakt ne kishim kohė qė flinim tė ndarė (unė flija nė njė dhomė me tre fėmijėt) pasi kishim mosmarrėveshje. Ramizi ishte shumė xheloz, ndaj kisha frikė tė flija nė njė dhomė me tė. Isha nė gjumė dhe po shikoja njė ėndėrr tė tmerrshme kur dėgjova fjalėt e tij: "Me kė po flisje nė telefon moj". Nuk pata kohė tė hapja sytė kur ndjeva njė djegie tė fortė nė kraharor dhe bark. Kuptova se ai mė kishte qėlluar me pistoletė.

    Si lindėn dyshimet e bashkėshortit tuaj?
    Nuk e di. Asnjėherė nuk i kam dhėnė shkas qė tė bėhej xheloz. Ramizi nuk mė linte tė kaloja as pragun e derės. Pavarėsisht se kjo gjė mė fyente tej mase, unė e respektoja vendimin e tij.

    A pinte Ramizi?
    Nė fillim pinte shumė, por me kohė e la pijen.

    Sa vjet keni qė jeni martuar me tė?
    Me Ramizin jam martuar qė para 11 vjetėsh. Nė kohėn kur u martuam ai sapo ishte ndarė nga gruaja e parė me tė cilėn kishte njė vajzė 10-vjeēe dhe qė e kam rritur unė. Me bashkėshortin kam dy fėmijė, qė nuk i ndaj nga vajza qė gjeta nė shtėpinė e burrit e qė mė thėrret nėnė.

    Bashkėshorti dyshonte pėr ndonjė person konkret, apo ishte konfuz nė lidhje me besnikėrinė tėnde?

    Ai dyshonte se kisha lidhje me njė komshiun tonė. Ndėrkohė unė kurrė nuk e kam tradhtuar atė. Jam njė grua qė respektoj burrin tim dhe familjen time. Po tė ishte i vėrtetė dyshimi, tė parėt qė do tė reagonin do tė ishin njerėzit e tij. Pėrkundrazi, prindėrit e burrit tim mė kanė mbrojtur mua dhe i janė kundėrvėnė djalit tė tyre. Duke qenė se ai mė akuzonte padrejtėsisht, para pak kohe ne bėmė njė ballafaqim me familjen e komshiut, pėr tė cilin edhe dyshonte. Nga ballafaqimi mes dy familjeve doli se unė nuk kisha asnjė faj. Pėr disa kohė rashė nė qetėsi. Mė erdhi keq pse u ndamė nė atė mėnyrė me komshinjtė, tė cilėt vunė edhe njė mur tė lartė ndarės pėr tė mos patur probleme me Ramizin.

    Edhe pas ballafaqimit ai vijoi me dyshimet e tij?

    Po. Mė pas burrit tim i ishte fiksuar qė unė kisha celular dhe se e nxirja atė vetėm kur nuk ishte ai nė shtėpi. Zėnkat pėr celularin arritėn deri aty sa njė ditė (pak ditė mė parė) ai mė mori me makinė dhe mė dėrgoi nė njė vend qė unė nuk e di se ku bie. Mbaj mend se nė atė vend tė humbur kishte shumė gropa. Pasi mė zbriti nga makina filloi tė mė shante dhe mė tha qė tė nxirrja celularin. E tronditur dhe e fyer i thashė qė mė mirė tė mė vriste se po mė akuzonte kot mė kot dhe se nuk kisha celular. Pas debatit ai mė ktheu nė shtėpi. Por qė nga ai moment unė nuk e besoja mė dhe kisha shumė frikė nga ai.


    Polici: Gruan e qėllova se mė tradhėtonte, ajo e meritonte ta digjja tė gjallė

    Ajo mė tradhtonte prej kohėsh, ndaj e meritonte plum-bin, madje meritonte ta digjja tė gjallė". Kėshtu ka deklaruar dy ditė mė parė pėrpara bluve ish-polici Ramiz Merdani, banues nė lagjen "1 Maj" tė qytetit tė Fierit. Burime nga policia pohojnė se 41-vjeēari menjėherė pas krimit ėshtė dorėzuar. Ndėrkohė ai ka pranuar se ka plagosur rėndė gruan e tij. Ndryshe nga ē'pritej, i pandehuri jo vetėm qė ka pranuar autorėsinė e njė ngjarje tė rėndė, por ėshtė shprehur tėrė mllef, duke pohuar se ai mund tė arrinte deri nė skaj tė digjte tė gjallė nėnėn e tre fėmijėve tė tij. Nė rrėfimin e tij, Merdani ka thėnė se gruaja e tij, Majlinda e tradhtonte prej disa kohėsh. Pėr tė argumentuar dyshimin e tij, Merdani ka pohuar nė polici se bashkėshortes sė tij i kishin telefonuar nė orėn 24.00 tė sė dielės. "Unė i kėrkova gruas tė mė tregonte se kush ishte ai qė e merrte aq vonė nė telefon, por ajo mė kundėrshtoi. I irrituar unė mora pistoletėn e punės e qėllova tre herė mbi tė", ėshtė shprehur Merdani. Ndėrkohė, bashkėshortja e tij thotė se nuk e ka tradhtuar asnjėherė ish-policin.

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nuk eshte xhelozia por INJORANCA!!!!!!!!!
    Shteti Shqiptar duhet ti jape Gruas me teper perkrarje per keto ndyresira qe nodhen ndaj saj. Mjaft me se na plasen, nuk duhet ti hedhim sy qorr kur c'do dite te javes grate rrihen pa meshire nga burrat e tyre. Se c'fare i duket vetja ketyre kokeqypave vetem se jane Burra.
    Ketu ne USA ka programe qe ndihmojne c'do grua qe kerkon strehe nga frika qe burri mund te rendoje rende apo vrasi. Jane shtepia vendosur vetem per grate dhe femijte e tyre. Ne kete vend ata mund te rrijne me jave pa paguar as per dhomen, as per ushqimin. Punesoret i ndihmojne grate te gjejne pune dhe shtepi me qera larg burrit.
    Dicka e tille duhet te hapet dhe ne Shqiperi, Por si? Si mund te bejme dicka ne?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    90
    UA sa e tmerrshme kjo gje qe paska ndodhur! Keto lloj injorante burra duhet ti mbysesh, ti djegesh te gjalle se e meritojne. Cfare lloj padrejtsie qe behet atje, si nuk hoqen dore keto shqiptaret nga budalliqet dhe idete prapanike.
    Ne fakt duhet te perkrahet me shume gruaja nga shteti atje, por kujt t'ja thuash, injoranteve!
    ME acarohen nervat kur degjoj te tilla histori
    Remember your yesterdays
    Live your todays
    Dream your tomorrows!

  4. #4
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Angry

    pupuppupu sa mbrapa jemi ne shqipetaret. u ndrua shekulli dhe po vjen tjetri po ne vend numero ne. E di qe xhelozia ekziston akoma po jo ne kete grate te dredh lere more njeri pse dyhet ta vrasesh. Nuk arrij te kuptoj si nuk ndryshojme ne
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Devil-girl-uk
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    Sa realitet i hithur??
    Ketu ne Angli burrat kane kerkuar te drejta me shume, sepse grate kane me shume te drejta se burrat. Kurse ne Shqiperi akoma si ne kohe te Turqise... Nese grate do te kishin me shume te drejta atje te ne, dhe shteti do ti mbronte e do ju jepte strehe, jam e bindur se plot qifte qe jetojne ne gjendje pak a shume te tille do divorcoheshin ne vend.
    The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute

Tema tė Ngjashme

  1. Mirė se tė urdhėroni nė sofrėn e Dibrės sė madhe e tė vogėl
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe tė 1913 nė Dibėr
    Nga Apollyon nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Kreditė pėr shtėpi, interesat nė ulje, afati nė rritje
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 09:25
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •