Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38

Tema: Ali Asllani

  1. #31

    ALI ASLLANI - Poeti i Dashurisė

    ALI ASLLANI, POETI I DASHURISĖ



    Duhej tė isha rreth dhjetė vjeē kur dėgjova pėr herė tė parė emrin e tij. Ja se si ndodhi: dajua i babait tim, Xhemil Veli Duka nga Vranishti i Vlorės, drejtor i shkollės sė atij fshati, zbriste nė qytet njė herė nė muaj pėr tė marrė pagėn e tij dhe tė mėsuesve tė tjerė. Atė natė flinte tek ne, jo vetėm se qyteti nuk kishte hotele, por edhe se i hahej muhabeti me tim atė. Njė herė, duke mė parė qė po shkruaja detyrat, u afrua, i pėlqeu kaligrafia ime, mė mburri shumė. Sė shpejti e kuptova pėrse e bėri kėtė. Nxorri nga xhepi njė fletore tė trashė me shkrim tė kuptueshėm dhe m’u lut t’ia kopjoja brenda njė muaji. Gjithė atė muaj kopjova me kujdes vjershat e dajos sė babait tim, qė mė pėlqyen shumė. Ishin kėngė trimėrie pėr heronj tė ndryshėm, sidomos tė Luftės sė Vlorės, por edhe vjersha dashurie. Disa vargje i mėsova pėrmendėsh. Mė duhet tė them se,nėn ndikimin e tyre, bėra edhe unė njė vjershė pėr maēokun tim tė kuq, qė ishte hajdut i madh dhe na e vrau gjitoni Kadri sė bashku me gruan e tij Bejeko. Kur erdhi dajo Xhemili herėn tjetėr, e vėshtrova me mė tepėr respekt, i recitova disa nga vargjet qė mbaja mend, i recitova gjithė krenari edhe kryeveprėn time tė parė. Ai qeshi me gjithė shpirt dhe tha: “Unė shkruaj pėr heronjtė e vėrtetė, ti bėn hero maēokun” dhe filloi tė mė ligjėrojė pėr patriotizmin. Unė i thashė se ai ėshtė poet i madh, mė i madhi i tė gjithėve dhe do tė pėrpiqesha t’i ngjaja. Dajo Xhemili u vrenjt dhe mė tha: “Poet i madh ėshtė Ali Asllani. Unė jam njė rapsod dhe vetėm kaq”.
    Kėrkova tė lexoja poezi nga Ali Asllani, por nuk gjeta. Duhet tė pohoj se fillova tė frekuentoj bibliotekėn nė moshė fare tė vogėl pėr hir tė tij. Ishte viti 1954. Gjithė letėrsinė e re shqiptare, e vetmja qė lejohej atėherė, e lexova brenda njė jave, por Ali Asllanin do ta lexoja tė cunguar vite mė vonė. Pėrse? Njė poet dashurie aq i veēantė, himnizuesi i Vlorės, i vendit, damkosėsi i satrapėve dhe tradhtarėve, pėrse ndalohej? Pėrse cungohej?
    Kur miku im, piktori Koēo Zhezha, nė vitin 1987, do tė mbronte diplomėn nė letėrsi, i rekomandova Ali Asllanin dhe ai, duke marrė leje pėr tė gėrmuar nė arkiv, vuri re se sa poet i fuqishėm ishte, mė falėnderoi qė ia rekomandova dhe kėrkoi tė bėhesha udhėheqės i diplomės sė tij. Kreva njė detyrė dhe njė merak tė vjetėr ndaj Poetit.
    Por njė punė tė plotė e tė thelluar ka bėrė Dr. Bardhosh Gaēe, me grumbullimin dhe botimin e plotė tė veprės sė tij nė dyvėllimshin “Vidi-vidi pėllumbeshė”.
    Me kėnaqėsi zgjodha disa nga kulmet e krijimtarisė sė tij qė i rrinė kurorė poezisė shqipe tė asaj periudhe, ku shkėlqyen emra aq tė veēantė si Ēajupi, Asdreni, Mjeda, Lasgushi, Fishta, Fan Noli, Migjeni.

    Hiqmet Meēaj, janar 2005
    (Botuar nė: "Gazeta e Athinės, 2005)

  2. #32

    Ali Asllani - poezi

    PYETA VALET VOGELUSHE


    Pyeta valėt vogėlushe;
    mu si krahėt e njė gushe
    pėrmbi supe nga njė shkumė,
    kush mė pak e kush mė shumė,
    venė e vinė e shkojnė e shkasėn
    dhe pėrhera pėr ty flasėn.

    Valėza, o valėza,
    farė e fis me vashėza,
    ku e keni shoqen tuaj?
    Ruaje zot nga erė e huaj!

    Pyeta zoga, pyeta zogj,
    pyeta zemrėn qė m’u dogj,
    pyeta lulet nėpėr baēa,
    nėpėr baēa, qė un’ plaēa,
    muaj e vitra po tė pres,
    vidi-vidi pėllumbeshė!

    Vidi-vidi zogėza,
    farė e fis me zojėza,
    ku e keni shoqen tuaj?
    Njė minutė e gjat’ njė muaj!

    Vidi-vidi pėllumbeshė!
    pėr ty qaj e pėr ty qeshė,
    pėr ty qesha; gjithė jeta
    me gjith’ lule, me gjith’ fleta,
    u bė fli pėr ata sy;
    ēdo gėzim ta fala ty!

    E ēdo brengė e mbajta vetė.
    Tash afroi e thėnė e shkretė,
    dhe un’ s’di ku jam, ku vete,
    rroj pėr ty e vdes pėr vete!

  3. #33

    Ali Asllani - poezi

    VLORA


    Andej Qaf’ e Topit hedhur si sorkadhe
    kėtej Guzbabaja, njė urat’ e madhe,
    mu nė mes tė tyre shtrihet njė qytet
    shtėpi e shqiponjės pėr eternitet;
    Vlora tungjatjeta, vendi i mrekullive,
    maten me Sazanin degat e ullinjve!

    Shėtita Evropėn, shėtita Azinė,
    gje’ te moll’ e kuqe vajta gjer nė Kinė,
    sa tutje mė tutje, sa lark e mė shumė,
    dhe atje ku piqej buka mu nė kumė;

    Deri prapa diellit, nė tingli majmun,
    dhe atje ku zoti quhej Firaun!
    Tobe ja rabi! fryhemi gjynah,
    kapėrceva qiellin si njė zok me krah!

    Kapėrceva dete mbushur me inxhira,
    kapėrceva male gurė xhevahira,
    gjithė mė gostitėn, gjithė i gostita,
    sa mė velesitėn, sa u velesita!

    Ē’do qė desha pata, qumėsht dallandyshe,
    sa tė hanin gjithė, gjyshe dhe stėrgjyshe;
    dhe me re tė bardha dhashė edhe mora,
    hazinera gjeta, kur mė hante dora!
    dhe me re tė bardha mora edhe dhashė,
    po si Vlorėn time njė qytet nuk pashė!

    Vlorėn edhe Vlorėn thelp e kam nė zemėr,
    ditėn e kam dritė, natėn e kam ėndėrr...
    ēdo or’ e minutė ty tė kam nė gojė,
    mbase tė zė lemza, kur un’ tė kujtojė!
    Vlora im’ e bukur, Vlora im’ e lirė,
    vetėm ty tė dua dhe njė gun’ tė dhirė!

    Aty n’ata rrethe, aty n’ato rrėza
    ēdo zonj’ e zonjushe matet me thėllėza!
    Aty shpirti dridhet, aty zemra hidhet,
    aty rreth e rrotull lozėn gugulidhet;
    dhe pėr her’ tė parė po nė atė vėnd
    njė zogėz, njė... hajde, mė rrėmbeu mėnd!

    Vlora im’ e bukur, Vlora im’ e lirė,
    vetėm ty tė dua dhe njė gun’ tė dhirė!
    E kudo qė isha e kudo qė jamte
    kėng’ nė buz’ tė kishja, lot nė sy tė kamte!

  4. #34

    Ali Asllani - poezi

    MBI QEPALLE ME TROKIT


    Mu kėtu,
    ku ormisi1) zėmrėn zoti.
    Aty kam njė guguftu,
    qė e koj me pika loti.

    Natėn vjen e bėnet dritė,
    bėnet drit e bėnet yll,
    mbi qepallė mė trokitė,
    s’mė lė syrin qė ta mbyll.

    Ditėn bėnet vetėtimė
    e me krisma e me bujė,
    shkrep nė mes tė shpirtit tim
    dhe mė prish, mė bėn rrėmujė.

    Iki larg e ngrihem lart
    kaloj drit’ e kaloj hije,
    pastaj zė e flas pėrēart
    dhe nė kėmb’ tė saja bije.

    E kudo qė ajo vete
    mė tėrheq si hije pas,
    zot, o zot qė s’jam nė vete,
    e humbas, humbas, humbas...

    Dhe buēas si val’ mbi zallė,
    kur buēet e kur dremit,
    ajo vjen pėrher’ vėrdallė
    mbi qepallė mė trokit.

    ------------------------------
    1. ormisi- zbukuroi, stolisi

  5. #35

    Ali Asllani - poezi

    KATER STINA KATER ĒAPA


    I
    Vjeshtė...
    Nėpėr hije s’ka mė shije,
    lot’ i par’ dhe mė i thjeshtė
    ėshtė fletė e gjor’ qė bije!

    Nėpėr dega, nėpėr gjethe,
    dor’ e erės po trokit:
    me rrėnqethje si nė ethe,
    fillon pema pėshpėrit!

    Sosi kėnga nė fole,
    hyri reja nė kufirė,
    dallandyshja, ler’ e le,
    ja nis kėngės lamtumirė!

    Dallandyshja ime, haj!
    do mė lėr e do mė shuaj;
    ku do shkeli kėmbė e saj,
    loti im do jetė i huaj!


    II
    Shkoi dhe vjeshta me sa pati...
    vargje vargje varet reja,
    zbriti drėr’ i madh nga shtrati,
    po andej nga zbret rrufeja!

    Bota mbytet nga njė mjegull,
    dita thyhet, nata rritet,
    nė oborr e shkreta pjergull,
    sa po vete po ronitet!

    Qielli ulet, ulet, ulet
    rreth e rrotull tym e ujė,
    reja, vjen mbi supe ngulet,
    er’ e egėr bėn rrėmujė;

    era vjen me duf si plumbi
    dhe nuk le folé nė vėnd,
    dallandyshja ime humbi
    edhe unė i humba mėnd!


    III
    Kalon koha dal’ nga dal’
    nata thyhet, dita rritet;
    diell’ i dimrit rrall pėr mall,
    si sorkadh me ēap vėrtitet!

    Mbi njė degė e mbi njė tjegull
    nanurit njė zog i gjor’,
    nė oborr e shkreta pjergull
    merr njė hov paraveror!

    Ja dhe shkurti shkurtabiq
    s’lė dy gurė nė njė qoshe,
    po vesh trupin lakuriq
    tė bajames bukuroshe!

    Mars, o mars me huqe shumė,
    njė rremall e njė nopran,
    aty vaj e aty shkumė
    aty qesh e aty qan!

    Ėshtė e gjėr’ sa ėsht’ njė botė
    dhe nė vjen me ca rrėmbime,
    ėshtė i thell’ sa ėsht’ njė lotė,
    po i holl’ si zemra ime!


    IV
    Kur bėn koha diell e shi
    merimanga paska dasėm,
    s’di, pėr zotin, po tashi
    un’ dhe zemra ime shkasėm!

    Mėndja vete ku nuk vihet...
    e mė tej, e mė pėrtej...
    njė pullumb qė di e ngrihet
    ai di se ku do vej’!

    Ku nuk vete mėndj’ e shkretė
    bėnet shkum dhe mbi tallas,
    un’ po varem tatėpjetė...
    ajo shkon e shikon pas!


    V
    Paravera me bilbila
    koha qesh dhe buza qesh,
    diēka thon’ pėr trėndafila
    goj’ pėr gojė e vesh pėr vesh!

    Kridhet bota nė stoli,
    nė stoli e nė sedefe,
    dridhet zėri nė vjoli;
    dor’ e vajzės rreh dy defe!

    Ngrihet kupa me dolli,
    njė dolli me tre shėndete,
    rrotull zoga meskalli,
    dy pėr zogėn, njė pėr vete!

    Pjesa ime tepėr pakė;
    pi dy pika, heth njė sy,
    mezi marr njė pikėz flakė
    sa pėr zemėr...gjer aty!


    VI
    Thon’ se shiu muajt maj
    nėpėr dete bėn sedefe
    dor’ e vajzės punon paj’,
    dor’ e majit bėn gjergjefe!

    Pik’, ergjėndi vjen me fate
    e ēdo pik’ me kėmb’ tė mbarė,
    nėpėr llėra, nėpėr shtate
    tingėllin si pika ar!

    Erdhi vera pėrsėri
    kalipeē mbi shtiza dielli,
    bejk’ e stanit buz’ flori
    del e pret me kėnga fyelli!

    Pėrsėri dhe pėrsėri
    pėrqafonen flladi, fleta,
    ah, kjo kėnga dashuri
    ėsht’ e ėmbėl shum’ e shkreta!

    Ngrihet kupa me dolli,
    me dolli e me shėndete,
    un’ po rri e vėrshėlli...
    as pėr zogėn, as pėr vete!

    Pjesa ime njė puqer
    rrall’ njė vetull, rrall’ njė sy,
    dhe si drita nė uj’ thyer
    ca kujtime...gjer aty!


    VII
    Shkoi dhe vera me aq bujė,
    shkoi me gjith’ ato stolira,
    plaē, moj ver’, qė pėr pak ujė
    thave lulet mė tė mira!

    E njė vit i gjithi shkoi,
    katėr stina, katėr ēapa,
    un’ kėrkoj, kėrkoj, kėrkoj...
    djalėrin’ qė mbeti prapa!

    Aty brėnda kam ormisur
    me kujtime, me gatime,
    thellė e thellė i kam stolisur
    nė bėrtham’ tė zemrės sime!

    S’kalon koha, kaloj unė,
    jet’, o jeta e flamosur,
    jam nė gusht, dhe gusht e gunė...
    plaēa un’ qė paskam sosur!

  6. #36

    Ali Asllani - poezi

    ALI PASHA TEPELENA


    Nga satrapėt mė satrap
    nga dervishėt mė dervish,
    ky zabit, ky dreqo-lab,
    pa kalem e pa qitap,
    paskish lindur me kėmish!

    Po satrapin, unė ju lus,
    mos ta marrim pėr qortim,

    ai ish njė kryetrim,
    njė rrufe, njė vetėtim,
    qė i tha sulltanit: sus!

    Njė rrufe...
    Po rrufeja, vini re,
    i ka rrėnjėt nė njė re!
    si dhe truri, tungjatjeta,
    me gjith’ dritėzat e veta,
    i ka rrėnjėt nė kaptinė!
    po sa larg dhe sa lart
    shkon e ndrin dhe vetėtin!

    Dhe Ali Pasha kajmeni
    nip stėrnipi i njė dere,
    soj dervishi, soj sejmeni,
    i ushqyer me mėna ferre!
    me guzimin mrekulli
    u bė kryefermanlli
    dhe nga truali i tij i ngusht’
    i lėshoi njė goxha grusht
    perandorve osmanlli!

    Dhe arriti sa pothuaj,
    nė tryezė tė ēezarve
    ku vlon hymni ngadhnjimtarve,
    hymn’ i tija s’mbet i huaj!

    Le t’i ngrem’, pra njė dolli!
    fam’ e tija ėshtė e madhe,
    vler’ e tija mė e madhe!
    Nė e ultė historia,
    di ta ngrerė Shqipėria,
    sepse trimin, nuk e nuk,
    trimi trimin nuk e zhduk!

  7. #37

    Ali Asllani - foto

    Ali Asllani - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ali Asllani

    Rrėfen shkrimtari Nasho Jorgaqi: Unė e drejtova Ali Asllanin tek Hysni Kapo

    - Ali Asllani ishte poet i mirė, por dhe njeri i pėrkryer
    - Kur qe vrarė Perlat Rexhepi nė Shkodėr, kish shkruar njė vjershė pėr tė
    - Mbi letrėn e poetit Hysni Kapua kishte vėnė shėnimin "T'i plotėsohen tė dy kėrkesat kėngėtarit tė Luftės sė Vlorės". Kėrkesat e tij kishin qenė: t'i jepej e drejta e botimit dhe tė bėhej anėtar i Klubit tė Shkrimtarėve.
    - Nė kopjen e librit qė mė dhuroi, mė ka shkruar kėto fjalė: "Tė dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, tė kam gjetur me pak poezi, me shumė dashuri"
    - Pengu i Ali Asllanit qė nuk mori eshtrat e Naimit nga Stambolli


    Dje nė gazetėn Telegraf u botua ese-ja e poetit Xhemal Veizaj lidhur me jetėn dhe veprėn e poetit dhe diplomatit tė shquar Ali Asllani me titull: Ali Asllani poet i shquar dhe diplomat i madh. Lirikat poetike tė Asllanit tė sjellin vetėm pranverė. Ky rrėfim i Veizajt pati shumė lexues, vlerėsime kryesisht nga armata e poetėve dhe shkrimtarėve shqiptarė brenda dhe jashtė atdheut. Nė kėtė ese, mes tė tjerave theksohej se, Ismail Qemali pėr zgjuarsinė e emėron Sekretar i Presidencės sė Kėshillit tė Ministrave. Nė karrierėn e tij diplomatike Ali Asllani u shqua si burrė shteti, madje edhe si Kryetar i Bashkisė sė Vlorės dhe pėrfaqėsues i shtetit shqiptar nė Greqi. Kur ishte diplomat nė fqinjin tonė jugor nė takimin qė do mirte me Venizelos pėr problemet e pasurive tė bejlerėve shqiptarė nė Greqi, Venizelos, vuri kusht ndaj Ali Asllanit: Takimi nė njė anije luftarake. Pėr mė tej poeti kujtohet pėr vargjet marshi i fitores ”Vlora, Vlora”. Me vendosjen e komunizmit Ali Asllanit i hiqet e drejta e botimit. Vetėm letra drejtuar Hysni Kapos krijoi tjetėr terren, ku atij ju hapėn dyert e botimit tė krijimtarisė. -Hysni Kapo urdhėroi: Ti botohen poezitė kėngėtarit tė Luftės sė Vlorės. Po kush e drejtoi Ali Asllanin tek Hysni Kapo? Ishte pikėrisht autori i kujtimeve tė mėposhtme, shkrimtari Nasho Jorgaqi. (Albert Zholi).


    ZEMRA QĖ S'U PLAK E ALI ASLLANIT

    Nga Nasho Jorgaqi

    Nuk c mbaj mend mirė se kur jam takuar pėr herė tė pare me Ali Asllanin. Ka mundėsi qė tė ketė qcnė nga fundi i viteve 50, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja taslunė nė slitėpinė botuese "Nairn Frashėri". Fakti qė nuk e mbaj mend takimin e parė me poetin shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohės. Ndofta, nuk i kam dhėnė rėndėsi dhe s'e kam marrė pėr gjė tė madhe jo vetėm pse isha i ri, por edhe pse brezi ynė, i edukuar me frymėn militante tė ditės, nuk tregonte ndonjė vėmendje tė veēantė ndaj shkrimtarėve tė gjallė tė traditės. Ata na dukeshin si etapa tė kapėrcyera, ndėrkohė qė lidhjet tona shpirtėrore i kishim kryesisht me letėrsinė bashkėkohore. Ka, megjithatė, dhe njė shpjegim tjetėr pse ai takim mė ka kaluar pa lėnė gjurrnė. Atje ku punoja, kisha tė bėja pėr ditė me disa nga personalitetet e letėsisė shqiptare tė traditės. Dhe kėta si duket mė mjaftonin.
    Nė shtėpinė botuese atėherė redaktonim dhe pėrgatitnim pėr botim nė rradhė tė patė vepra tė letėrsisė shqipe, por dhe nga letėrsia e huaj. Dhc kjo bėnte qė tė trokisnin nė djert e zyrave tona shkrimtarė tė tė gjithė brezave. Nė mes tyre ishin dhe shkrimtarė tė brezit tė vjetėr. Kėta tė fundit do tė vinin, me sa mbaj mend, aty nga mbarimi i viteve 50. Mė kujtohet mirė Milto Sotir Gura qė solli njė vėllim me tregime tė shkruara nė kohėn e Rilindjes, apo Nexhat Hakiu me poezitė e tij. U dha atėherė orientimi qė tė botoheshin vepra tė traditės mbi bazėn e disa kritereve, dhe kėshtu ne botuam romanin "Sikur t 'isha djalė" tė II. Stėrmillit, "Lirika" tė L. Poradecit, Irėndatlla qė s'ēelin pėr ne" tė Uelenaut ctj. Nė kėto rrethana erdhi nė dyert e shtėpisė sonė botuese edhe poeti Ali Asllani,

    Ardhjet nė redaksi

    E nėse nuk mė kujtohet takiini i parė, nuk mė kanė dalė nga mendja ardhjet e tij Lė herėpasherėshme nė zyrat tona, qė vazhduan pėr disa kohė. E kam parasysh si tani kur, pasi trokiste lehtė dera, shfaqej pamja e poetit plak, shtatmesatar, me trup tė ronitur, por tė drejtė, me njė fytyrė tė kuqėrremtė, me ca sy tė vegjėl, por tepėr tė gjallė e tė ėmbėl. Ashtu i drojtur hiqte kapelcn repuhlike dhe na zgjaste dorėn. Kishte nė sjelljen e tij jo vetėm shumė mirėsjellje, por dhe elegancė e delikatesė, qė me kohė do ta kuptoja se kjo i vinte jo aq nga qė kish qenė dipomat, se sa nga shpirti i artistit. "Jemi njerėz tė bukurisė, or tungjatjeta", do tė mė thoshte mė vonė. Ai kish njė natyrė tė afrueshme, pa kurrfarė sqime, njė zė tė butė dhe vėshtrim ngaherė dashamirės, gati prekės. Dintc tė komunikonte me tė gjithė, madje me ne tė rinjtė ndjehej ēuditėrisht nė mjedisin e tij. Mė pas ai do tė mė thoshte se "Vėrtet ju tė rinjtė fitoni nga ne pleqtė, por ne tė moshuarit fitojmė mė shumė nga ju, fitojmė nga energjia dhe freskia e vėrsės sė re, nga risia e mendimeve dhe e sentimenteve. Nė mes jush ne ndjehemi mė tė rinj dln kjo ėslilė gjė e madhe, kur ke shumė mote mbi kurriz".
    Kuptohet se pėrse brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr u krijuan midis nesh raporte dashamirėse e komunikuese dhe kjo nė radhė tė parė falė poetit, i cili dinte tė hynte natyrshėm nė psikologjinė dhe interesat e ne tė rinjve, qė aspironim drejt dyerve tė artit. Qenė kėto raporte tė ngrohta njerėzore, tė cilat tė bėnin tė harroje moshėn dhe tė mos kishe pothuaj asnjė kompleks, siē ndodhte jo rrallė me tė tjerėt. Me Ali Asllanin zhdukeshin jo vetėm kufijtė e moshės, por edhe kufljtė mes jetės dhe artit, tė cilat ai i bėnte pjesė tė njera-tjetrės. Ai arrinte qė me thjeshtėsinė dhe konfidencėn qė
    krijonte, tė mos ndjehej diferenca e brezave, madje tė ndjeheshe i barabartė me tė. Aq e vėrtetė ishte kjo sa, nė bisedė e sipėr, pa kuptuar, e harroje distancėn dhe i hapeshe vetiu. I rrėfeje gazet e dertet rinore dhe ai nė ato ēaste lumturohej dhe pėrsėriste, herė me zė e here nėn zė fjalėt italisht "Amore e felicita". Njė shprehje qė sikur pėrbėnte kutlin e tij, kodin e rinisė sė pėrjetshme, pas tė cilit ai mbahej fort edhe nė moshėn e
    pleqėrisė. sado qė kjo mund tė lingėllonte pėr ne tė rinjtė si diēka nė mes absurdit dhe utopisė. Por kishte arste kur ai guxonte tė pyeste dhe ėpr intimitete, , ndonjėherė gati liēencioze. Dhe kėtė e pėrligjte duke arsyetuar: "Mos ma vini veshin, se mua mė ka dalė turpi, pyes pa teklif, me allallexhan, or tungjatjeta!"
    Poeti vinte tė trokiste nė dyert e shtėpisė sonė botuese pėr tė botuar njė libėr me vjersha, por botimi pėr tė nuk ishtc gjė e lehtė. Megjithė dashamirėsinė dhe gaishmėrinė qė tregonim ndaj poetit unė dhe Drago Siliqi, drejtori i shtėpisė botuese, botimi i njė libri me vjersha tė tij nuk varej vetėm prej nesh. Ndėrhyrja dhe pėrēapjet loua pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve, edhe pse atje Shefqet Musarai ishte njė nga drejtuesit e saj dhe ndjekės i hershėm i poezisė sė tij, nuk dhanė asnjė rezultat.
    Biografia" e poetit, pėrbėnte pengesėn c vetme qė ai tė "rihynte" nė letėrsi dhe tė shfaqej rishtaz para publikut. Plaku i mirė ishte i ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė dhe, ashtu siē dinte tė fliste ai, rne njė ēiltėrsi prekėse, na tha se kish qenė diplomat nė Trieste, Sofie dhe Athinė deri nė vitin 1932, pastaj kryetar bashkie nė Vlorė dhe nė fund, gjatė pushtimit fashist anėtar i Kėshillit tė Shtetit.

    Mik i Isamil Qemalit

    Por, ndėrkaq, edhe pse kėto i tregonte me druajtje, nuk rrinte pa folur dhe pėr disa merita tė tij, kur na kujtonte se
    kish qenė njeri i afėrt i Ismail Qemalit apo qė nė kohėn e Luftės sė Vlorės u qe kundėrvėnė pushtuesve italianė duke u bashkuar me kryengritėsit. (Kėshtu kish lindur marshi i fittores, kėnga "Vlora-Vlora".) Madje shtonte me krenari se, kur qe vrarė Perlat Rexhepi nė Shkodėr, kish shkruar njė vjershė pėr tė. Tė qenit anėtar i Kėsfiillit lė Shtetil mė 1942 nuk e kish penguar tė shkruante dhe vjershėn "Hakėrrimė". Mbaj mend se dhe kėto argumenta nuk mjaftuan qė t'i hapej drita jeshile vėllimit me vjersha, qė poeti kish sjellė prej muajsh nė redaksi. Atėherė nuk kishte rrugė tjetėr.

    I thashė ti drejtohej Hysni Kapos

    Njė ditė, kur erdhi nė redaksi, i thashė miqėsisht: "Dėrgo njė letėr lart. Pa njė miratim prej andej, nuk bėhet gjė", dhe i pėrmenda disa raste. Poeti plak u mendua, vėshtroi nga dritarja dhe, duke mė parė pastaj nė sy, mė tha shkurt: "Mirė, mor bir, u bėftė!".
    Nuk kaloi sliumė kohė dhe njė mėngjes mė del pėrpara nė rrugė, kur shkoja pėr nė zyrė, dhe i ngazėlluar mė thotė: "Doli pėr mirė ajo letėr. 1 shkrova Hysni Kapos dhe m'u pėrgjigj pozitivisht. Ti rrofsh". Dhe mori e mė pėrqafoi. Mė ka mbelur nė mcnd fakti qė ishtc aq i gėzuar sa i gjithė trupi i dridhej nga emocioni. Mė pas mė treguan se mbi letrėn e poetit Hysni Kapua kishte vėnė shėnimin "T'i plotėsohen tė dy kėrkesat kėngėtarit tė Luftės sė Vlorės". Kėrkesat e tij kishin qenė: t'i jepej e drejta e botimit dhe tė bėhej anėtar i Klubit tė Shkrimtarėve.
    Kėshtu, nė muajt e parė tė vitit 1960 u botua pėrmbledhja "Vidi vidi, pėllumbeshė dhe Hanko Halla", paraqitur dhe redaktuar nga kritiku Razi Brahimi. Libri u prit shumė mirė dhe kjo, veē tė tjerash, dhe pėr arėsyen se poezia e Ali Asllanit ishte njė poezi krejt tjetėr nga ajo qė shkruhej e botohej asokohe. Poeti i Labėrisė i preku lexuesit e brezit tė ri me lirizmin dhe sinqeritetin e thellė tė verbit tė lij poetik. Nė kopjen e librit qė mė dhuroi, mė ka shkruar kėto fjalė: "Tė dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, tė kam gjetur me pak poezi, me shumė dashuri" - Ali Asllani Tiranė, 20 gusht I960". Pas botimit, poeti u bė i pranishėn edhe fizikisht nė rrethet letrare. Filloi tė hynte e tė dilte lirisht nė Klubin e Shkrimtarėve. Do tė vinte herė pas here nėpėr mbledhjet e debatet qė zhvilloheshin dhe, ajo qė nuk mė harrohet, xha Aliun do ta shikoje ēdo ditė nė sallėn e Klubit duke pirė kafe ose me njė gotė tė vogėl rakie a konjaku pėrpara. Zakonisht poeti nuk qėndronte aq nė shoqėri me shokėt e moshės sė tij sesa me ne tė rinjtė. Edhe ne tė rinjve poeti na tėrhiqte e na bėnte pėr vete mė shumė se me kulturėn e gjerė, siē ndodhte, ta zėmė, me Lasgushin apo M. Kutelin, apo me mendimet e guximshme dhe elokuencėn e fjalės, si me S. Luarasin, me natyrėn e tlj tė butė e fjalėn e ėmbėl, me psikologjinė e hollė tė artistit tė vertetė, me thjeshtėsinė dhe humorin e kėndshėm. Ai ishte burim i pashterrshėm ngjarjesh nga jeta dhe historia shqiptare, njė bashkėbisedues i shtruar e tepėr i sinqertė. Ajo ē'ishte e veēantė qe afėrsia, qė dinte tė krijonte nė raste tė caktuara dhe ti harroje qė kishe tė beje me njė njeri tė shtyrė nė moshė e tė dukej sikur bisedoje me njė mik tė vėrsės tėnde.

    Disa moomente tė bukura

    Pėrpiqem tani pas pesėdhjetė e ca vitesh tė sjell ndėr mend disa nga momentet qė mė kanė mbetur prej sa e sa takimeve e bisedave tė paharruara me poetin. Kujtoj qė thioshte se vjershat e hershme i kish shkruar turqisht, kur ish student nė Stamboll, dhe i kish botuar nė revistat letrare tė kryeqytetit tė Perandorisė. Por, veē gėzimit tė publikimit, kish ndjerė njė boshllėk, se desh tė komunikonte doemos me bashkatdhetarėt e tij, nga qė shpirti i kėndonte kėngė labe. Vetėm aty nga vitet 1913- 14 shkroi vjershat e para shqip. Ishin dufet atdhetare tė kohės. Kėto arriti t'i botonte vetėm pas shumė viteve. Tė tjera shqetėsime dhe interesa mė tė rėndėsishme mbushnin asokohe jetėn e poetit tė ri. Ai kish kryer studimet e larta pėr shkencat politiko-shoqėrore dhe administrata e re shqiptare kish nevojė pėr njė kuadėr tė formuar, siē qe ai.

    Besimi i madh qė tregoi Isamil Qemali ndaj tij

    Poeti e quante fat tė madh dhe ndjehej tepėr krenar qė Ismail Qemali, duke ēmuar vlerat e tij intelektuale e morale, e kish marrė pranė fill pas Sltpalljes sė Pavarėsisė dhe e kish emėruar Sekretar tė Presidencės sė Kėshillit tė Ministrave. Njė vit e pak qė kish punuar me tė, thosh se kish pėrfituar aq shumė nga patriotizmi i plttkut tė Vlorės, sa shqiptarizmin qė i njihte vetes, ia detyronte nė radhė tė pare atij. Poeti kujtonte me dhembje momentin historik tė ndarjes kur mė 22 janar 1914 Ismail Qemuli, nėn presionin e reaksionit vendas dhe tė huaj, i detyruar tė largohej nga Shqipėria, kish thirrur Aliun dhe i kish diktuar deklaratėn e dorėheqjes, qė i drejtohej Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, dhe lamtumirėn popullit tė tij.
    Edhe mė pas Ali Asllani nuk ish larguar nga administrata shqiptare. Lufta e Vlores e kish zėnė kryetar tė bashkisė sė qytetit. Pėr dhjetė vjet kish shėrbyer nė diplomaci si konsull dhe ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė. Nga karriera e tij diplomatike i pėlqente tė bisedonte pėr kohėn kur shėrbente nė Athinė. Opinioni atje nuk e dinte se nėn kostumin e diplomatit shqiptar fshihej poeti, kur njė gjė e tillė nuk do tė ndodhte nė vitet 30 me konsullin grek nė Korēė, poetin Jorgo Seferis, nobelistin e ardhshėm. Opinioni e dinte se ē'pėrfaqėsonte ai pėrtej tė qėnit konsull. Diplomati shqiptar nga kjo pikėpamje do tė qėndronte nė hije. Por interesat e tij letrare do t'i mbante zgjuar.

    Poeti grek Pallamas, Gjergj Fishta dhe Ali Asllani

    Kėshtu, ai do tė mė tregonte se si ishte njohur me poetin mė tė madh grek tė kohės, Kostas Pallamasin. Falė atij ishte bėrė e mundur dhe njė vizitė e Gjergj Fishtės nė Athinė, ku qenė takuar dhe dy poetėt e mėdhenj. Ndėrkaq lidhjet e Aliut me Pallamasin do tė zgjeroheshin. Diplomati shqiptar do tė takohej herė pas here me tė. Do tė shetisnin tok e do tė shkonin madje deri nė Pire e Korinth. Kėto takime ai do t'i kujtonte me mall, duke shtuar se kish pėrkthyer dhe vargje tė poetit nė shqip, tė cilat ia lexonte autorit dhe atij i bėhej qejfi pa masė kur i dėgjonte nė gjuhėn e mikut. I vinte keq qė dorėshkrimi i kėtyre vjershave i kishte humbur.
    Nė Athinė, nė shoqėrinė e Pallamasit, ai kish pasur rast tė takohej e tė njihej dhe me shkrimtarin e madh indian Rabindranat Tagorėn. Ishte kjo njė ngjarje e rrallė, pėr tė cilėn poeti mburrej. Edhe prej tij kish pėrkthyer nja dy proza poetike qė s'dinte se ku kishin pėrfunduar. Me Pallamasin do tė ruante miqėsinė deri nė fund, aq sa dhe kur vdiq, nė ditėt e rėnda tė pushtimit fashist (1941) i dėrgoi tė afėrmve tė tij njė telegram ngushėllimi.
    Nė kryeqytetin grek ai e kishte mbyllur karrierėn diplomatike nė kundėrshtim me dėshirėn e tij. Zogu e kish ngarkuar me detyrėn qė, si pėrfaqėsues i shtetit shqiptar, tė interesohej dhe tė fillonte bisedime pėr fatin e pasurive tė shqiptarėve, sidomos bejlerėve, nė Greqi. Grekėt, qė e konsideronin kėtė gjė njė ēėshtje tepėr tė ndjeshme, nuk jopeshin kollaj dhe pėrdornin tė gjitha mėnyrat pėr t'iu shmangur ose pėr ta shtyrė nė njė kohė te papėrcaktuar. Xha Aliu tregonte se me kėtė ēėshtje ishte marrė vetė kryeministri Venizellos. Madje ky e kishte pritur Ministrin fuqiplotė tė Shqipėrisė jo nė selinė e lij zyrtare, por nė mjediset e njė anijeje ushtarake. Ishte njė presion psikologjik qė i bėnte politikani dinak grek. Dhe fakti ėshtė se bisedimet nuk rrodhėn nė favorin tonė. Bejlerėt u zemėruan aq shumė, sa ndėrhynė te Zogu dhe mbreti nuk ia fali diplomatit tė tij dėshtimin e bisedimeve. Ali Asllanin e kthyen urgjentisht, dhe pasi ndenji disa kohė pa punė, u zgjodh kryetar bashkie nė Vlorė dhe qėndroi nė kėtė detyrė deri ni pushtimin fashist.
    Poeti e kujtonte kėtė kohė jo pa keqardhje dhe shtonte se ēdo e keqe ka dhe njė tė mirė. Me kėto fjalė ai kish parasysh se, pas mbylljes sė karrierės diplomatike, iu hap vetvetiu karriera, si tė thuash, letrare, sepse pikėrisht riė fillim tė viteve 30 emri i tij nisi tė shfaqej nė shtyp. Kėshtu, njė herė mė solli gazetėn "Miku i popullit", ku kish botuar vjershat "Vajza shqiptare" e "Dasma" dhe revistėn "Minerva" me disa fragmente tė poemės "Hanko Halla". "Xha Ali, - e pyeta - ju kishit shumė kohė qė shkruanit, po si shpjegohet qė dolėt para publikut kur po i afroheshit tė pesėdhjetave?' A tundi kokėn dhe me njė buzėqeshje tė hidhur m'u pėrgjigj: "Sipas mentalitetit tė kohės nuk ishte e hijshme qė njė funksionar i lartė tė merrej me vjersha. Aq mė tepėr, tė ishe poet e t'i kėndoje dashurisė siē i kėndoja unė. Eprorėve tė mi, po dhe opinionit tė qarqeve tė larta, nuk para u pėlqente kjo gjė. Prandaj, unė pėr vite e vite shkruaja, si tė thuash pėr vete dhe pėr njė rreth tė ngushtė miqsh, qė ua lexoja me raste dhe i mbaja nė sirtar".
    Nė tė vėrtetė, para ēlirimit poeti arriti tė botojė veē librin "Mbreti ynė" (qė se pėrmendėte) dhe pėrmbledhjen "Hanko Halla", ku, veē poemės, pėrfshiu dhe vjershat e gjata "Vajza shqiptare" dhe "Dasma". Gjatė okupacionit fashist vėrejmė njė vėrshim tė poezisė sė tij, sidomos nė suplementin letrar "Tomorri i vogėl". Janė vjersha erotike, po nuk mungojnė dhe vjersha me frymė tė fuqishme atdhetare. Njė pjesė tė kėtyre tė fundit i kish shkruar nė vitet 20, por qė, duke u botuar nė kohėn e rezistencės antifashiste, merrnin njė tigėllim aktual patriotik. Poeti nė ato vite, ndonėse ishte anėtar i Kėshillit tė Shtetit, njė post gati formal, ndjehej i shqetėsuar pėr fatin e rėndė tė atdheut tė robėruar. Kush e njohu nga afėr, s'kish si tė mos e besonte kur ai rrėfente se pikėrisht nė kėtė kohė kish shkruar vjersha kundėr pushtuesve. Tek fliste pėr kėtė gjė, tė vėshtronet nė sy. Vallė, a do ta besonim ne tė rinjtė, qė nuk mėnonim tė ishim skeptikė dhe me paragjykime ndaj tė vjetėrve? Ishte fjala kryesisht pėr vjershat “Perlat Rexhepi" dhe "Hakėrrim", dy krijime poetike tepėr tė ndjera, qė mund tė Iindin nė zemrėn e poetit vetėm nė atmosferėn e pushtimit. Nuk do ta harroj kurrė shkėlqimin e syve tė tij, qė shkreptinin nga njė ngazėllim i brendshėm, kur njė ditė, tek rrinim nė klubin e shkrimtarėve, i thashė: "Xha Ali, njė poet qė ka shkruar marshin "Vloia Vlora", s'kish si tė mos shkruante kėto dy vjersha. Ishin po ata breshkaxhinjė, qė zotrote i njihje mirė si mė 1920, ashtu dhe mė 1940, apo jo?' Ai, nė vend qė tė mė pėrgjigjej, mė vuri dorėn nė qafė.

    Pengu i Ali Asllanit qė nuk mori eshtrat e Naimit nga Stambolli

    Mė kanė ngelur nė kujtesė disa momente pėr tė cilat ai mė tregonte me emocion.
    Kėshtu, kish njė peng tė hershėm, qė i kish mbetur gozhdė nė zemėr. Ky ishte udhėtimi deri nė Stamboll tok me disa patriotė vlonjatė nė vitet 20 pėr tė marrė eshtratrat e Naim Frashėrit. Megjithė pėrpjekjet e bėra, s'ia kishin dalė nė krye misionit tė marrė pėrsipėr. Dhe qe dėshpėruar aq shumė sa nuk ish ēmallur dot as me
    Stmbollin, qytetin e rinisė sė tij.
    E kundėrta kish ngjarė kur kish vajtur nė Kalabri mė 1918, i ftuar nga njė mik arbėresh, dhc kish vizituar Maqin dhe Shėn Mitrin, vendlindjen dhe kolegjin e De Radės. Duki vėnė dorėn nė gjoks mė thoshte: "Ja, kėtu e kam, gjithė ē'ndjeva kur shkela nė visel e tij. Njė bukuri binjake si nė anėt tona. Po lėre pasandaj, or tungjatjeta, kur dėgjoja tek kuvendonin arbėrisht. Mė dukej sikur mė fliste njė mėmė e fatlume pėr poetin.

    Telegraf

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Dėshmi Tė Kohės Pėr Organizatėn Patriotike Lnēkvshj
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-05-2009, 21:22
  3. Samedin Asllani
    Nga RTP nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 10:53
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosė qė zgjodhi pasardhėsin e Enverit
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •