Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38

Tema: Ali Asllani

  1. #21
    VIII

    Mir' pėr na tė parėt s'mbeti fjal' e vend
    brez'i ri vall ē'pati qė u prish nga mend?
    Gjeti ēar nuk gjeti, pati ēar nuk pati
    amanet nga nėna, amanet nga ati
    gjith'ato zakone, gjith'ato zanate
    gjith'ato qė ishin burime, irate
    si ato tė burrit dha ato tė fėmrės
    thell' e thell' rrėnjosur mu nė thelp tė zėmrės
    dhe pėr vendin ishin eshk' edhe stėrall
    qė nė gji tė burrit zjarr' e mbajn gjall'
    zjarrin e Arbėreshit, zjarrin e vatanit
    zjarrin qė bėn vendin, vend i jataganit!
    Sidomos, moj motra, punėn e tezgjahut,
    qe punonin zonjat me fuqin' e krahut
    me djersėn e ballit
    punra qė tregonin shpirtin e te gjallit;
    guna e mėngore, linja e jelekė
    leshin na i ēonte stani deles bejkė;
    gjith' ato qė ishin prokopi e tija
    dhe pėr hera mbahej shtėpi e fėmija
    gjith' ata qė thoshin: "jemi gjith' Arbresh"
    keq a mir' tė ishin dhe kudo tė jesh
    njė nga njė i hodhėn mu si gun' tė grisur
    deh, moj kok' e krisur, puna e mavisur!

    Njė nga njė i hodhėm mu si gun' e vjetėr
    dhe nuk qem' tė zotėt qė tė bėnim tjetėr
    Papo mbetėm drangull…nė shi e nė diell
    mbytur nėpėr halle thell' edhe mė thell’

    Mbytur nėpėr halle si nje frėnk myflis
    me njė pallto kashte hedhur mbi kurris
    dhe njė palo shapkė me njė pal' shallvare
    dhe mė keq akoma, qė nuk vete fare
    veshur benevrekė ose njė poture
    dhe nė rrip tė mezit varur njė kobure!
    Jemi bėr', moj motra, ē'far' tė them nuk di
    gjysm' e trupit zok, gjysm' e trupit mi!

    XI

    Ku jan' ato kohra, kohra tė ergjėndit
    kur na sillej qjelli si baba i vendit?
    Po ashtu dhe shiu, po ashtu dhe djelli
    kurse na i deshim binin qė nga qjelli;
    me tė hapur gojėn qjelli na i ēonte
    mu nė mes tė vapės shi flori pikonte!

    Ku jan' ato kohra tė ergjėndit
    qė dhe hėna sillej mu si nėn'e vendit?
    Pra dhe beja bėnej po pėr hėnė
    po pėr atė nėnė
    pėr diell, e pėr qiell
    dhe pėr atė zot q'ėsht' mė i thell'!

    Nashti kur betonet burri thot': "per nder"
    be' e par' dhe feja mbeti pa njė vler';
    bota u ēkallmua puna u trazua
    burri u bė grua, femra u harbua
    hoxha e u bė prift, prifti u tėrbua
    dhe, gjynah mos qoftė, bėnet mish e thua!
    vera u bė dimėr, dimri u bė bishė
    shiu na i kalbi mish edhe kėmishė!

    Gjėja mė e vyer mbeti pa njė vler'
    e pra hund e botės duhej pakėz thyer…
    Edhe mir' u thye
    pa kapell' nė krye
    mu si njeri pylli
    humbur vul' e ylli
    del e shetit burri…
    Vdiqen duke qeshur turku dhe kauri!
    Ēdo gje e ka humbur, humbi dhe pusullėn
    s'ka nė dor' as kokėn qė tė vėr' kėsulėn!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    X

    Kor atė qe mbolle, thėnka fjal’e vjetėr
    ja, nga an’e zotit dhe vrejtje tjetėr:
    vinte ramazani, dimėr qoft’ o verė
    kthehej nga Qebeja hėna, me njė herė!
    Nashti edhe hėna zuri shkon vėngėr
    Pasi kemi ndjekur udhėn mė tė shtrėmbėr!

    Pa veshtroni hoxhėt qė aty mė parė
    shkruanin si desh’ zoti, me kalem tė mbarė
    vinin nga e djathta, venin nė tė mėngjėr
    nashti, t’i haj’ ujku, zun’ e shkruajn shtrėmbėr!

    Gjith’ kėto gjynahe nuk i lan as deti
    duket qė afroi koha kijameti
    Thėnka dhe qitabi: rob’ i kėsaj jete
    dale me gadale nuk do jet’ nė vete
    sa qė do harrojė portėn e gjitonit
    sa qė do peshtetet’ degės sė rigonit!


    XI

    Halla aty heshti, hoqi thell' nė zemėr
    diēka iu kujtua, sikurse njė ėndėrr...
    Njė kujtim i vjetėr erdhi e qėlloi
    si njė yll i djegur flak' e fill kaloi!
    "Ai" i kujtonet, veshur me fustane
    nė njė dor' tespihet vark e radh' merxhane
    dhe nė dorėn tjetėr njė ēibuk sermaje
    rrahur me sadefe, gurė qehribaje!
    Vula dhe sahati varur pėr mbi gryk'
    dhe mbi supe hedhur atė goxha qyrk
    Dredhur dhe mustaqet, dredhur e pėrdredhur
    brenda nė silahe dy pisqolla kredhur
    Kredhur dy pisqolla dhe harbin'e artė
    shpatullat njė pash, koka atje lartė
    varet nga haremet, zbret ne zapanara,
    zapanat' e shkreta, zapanat' e para!

    Kur ia hipte kalit, kali qyhelan
    edhe shkon revan
    edhe qahjaj pas
    me njė dor' nė vithje...zėmra fryhej gas!
    kali si dragua
    katėr vetėtima shkrepte njė potkua!

    Ah! - thot' Hanko Halla, - kur ish "Ai" gjallė
    kurr' nuk bėnte "gėk" njeri nė mėhallė! -
    "Ai" na thot' Halla, - pasi fėmra kurrė
    s'mund t'i flas' nė emėr burrit qė ka burrė!


    XII

    Tym e re e mjegull dhe nė mes tė saj
    ēquan njė drit' kandili terur e pa vaj...
    ēquan njė drit' e varfėr, ēquan njė drit' e shkret'
    s'ka fuqi tė digjej, ka fuqi tė vret
    si nje sy i bukur, flak' e lot shteruar
    gati pėr t'u mbyllur, gati pėr t'u shuar!

    Ēdo kujtim i ėmbėl po kėshtu na duket
    kurse dit'e jetės ngryset edhe myket
    Kurse dit' e jetės iku e u ngrys
    duket sikur bota vajti u pėrmbys!

    E ...ēfar ėsht' kjo jetė? Nuk e di kush thėnka
    qėnka mos na qėnka, njė kujtim na qėnka
    Vdiqe - tė qan tjetri, linde - do qaē vetė
    midis tė dy lotve njė kujtim i shkretė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #23
    Pjesa e dyte

    I

    Hallės nuk i hahet, Hallės nuk i pihet
    me tė ren’e saja fare s’po i kihet
    Nusen nuk e dashka sa nė od’ s’e qaska
    dhe qė kur se erdhi, hal’ nė sy e paska!

    Dhe qė kur se erdhi Halla paska thėnė
    nuk mė duket nusja nuse pėr tė qėnė
    Lum shtėpi e babės diti dhe e nxori
    mjer’ shtėpi e burrit, ra nė lak e mori!

    Tani – vazhdon Halla – si do ia bėj hallit?
    Ēar t’i bėj zemanit, pa pėr sy tė ballit
    do i thoshja djalit jepi pak e hak
    edhe ktheje prapa, bosh me tre tallak!
    Shko andej nga erdhe, erdhe kot sė koti
    se paraja kallpe vete te i zoti!
    Ēar t’i zemanit, shum’ zeman i keq
    shum’i rėnd’ pėr plaka, shum’ i rėnd’ pėr pleq
    hoxha nuk trazohet, kadi’ nuk na mbeti
    me tė tilla femra hall i math na gjeti
    Hall i math me nuse, hall i math me ēupa
    njė lėkur kunadhe hedhur pėrmbi supa
    tunden dhe lėkunden dhe nė mes kėputen
    nėpėr duar tė shkasen, po nė zėmra futen!

    Pun’ e tyrej vetėm lahen edhe lyhen
    edhe nėpėr valle ven’ e vin’e thyhen;
    Femra me njė mashkull, vallja vet’i dytė
    plasur dell’ i ballit, mė u plaēin sytė!
    Gjith’ me flok’ tė prera
    jo alla garsone, jo alla bebera
    me njė llėr tė freskėt nėpėr djell tė thekur
    me njė trup tė zeshkėt nėpėr kum tė pjekur
    gji e gusha hapur digjen ylyver
    me njė mes tė hollė gati pėr t’u thyer
    Me njė buz’ tė kuqe shum’ e shum’ tė nxehur
    dhe me atė vetull tej pėr tej tė prehur
    me ato veshtrime mu sikur tė lutet
    gjan se halle-madhes shpirti i kėputet;
    me ato kapelle varur gjer nė vesh
    zjarr’ i xhehenemit dolli krejt nė shesh!
    Jo, moj xhane, kurrė s’mundem qė ta heq
    qė tė thon’ se nusja ka njė huq tė keq;
    na fle e na ngrihet kur asaj i teket
    dhe i bėn qepallat sikur qan e meket!
    Brėnda s’e mban vendi, gjan se u ēkallos
    jasht’ na shkon pėrpara si njė koēollos
    me dit’ e me orė zgjatet e mbufatet
    me hije tė saja afėr darkės matet!

    II

    Nus’ e kėsaj kohe tjetėr zanat s’paska
    a do marr’ kalemin qė tė bej’ larska
    a do zėr tė shkruaj ose do dėgjojė
    njė kuti tė vogėl qė na flet me gojė
    Njė kuti tė vogėl qė mos qoft’ tė jetė
    ėsht’ njė frėnk i marrė, ēirret e bėrtet!

    Me njė biz’ nė dorė bėn sikur punon
    kėmbėn pėrmbi kėmbė nusja e dėgjon;
    dhe ēudi, moj motėr, si e qysh duron!
    Duket nga njė herė zėri e lėndon
    frėngu rri i qetė ose do bėrtas’
    nusja e humbet dhe i vete pas
    frėngu e ngre zėrin edhe sokėllin
    nusja e lė pėrin edhe vėrshėllin;
    ai flet me vete, flet e flet perēartė
    nusja s’ėsht’ nė vete, bėnet mė e zjarrtė!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Shigjetare une po shtoj edhe dicka nga jeta e bilbilit te poezive me dialektin lab,atij plaku qe mbeti gjithmone i ri edhe kur ish 80 e kusur.Ai quante vajzat guguce,dallendyshe,pellumbesha etj.Ai rridhte nga nje dere e fisme nga fshati Vajze i Vlores.Nena e tij ishte bije nga fshati Trevllazer i Vlores nga familja Meminaj,perseri nga nje dere e fisme.Babi i tij ishte hoxha i fshatit Vajze,por vdekja e tij e la Aliun e vogel jetim.Ai u rrit ne Vlore tek disa njerzit te familjes se tij,te cilet u kujdesen per shkollimin e tij.Ai ishte nje intelektual e erudit i shquar.Diktatura komuniste nuk e ka patur qef ate,bile deri ne nje fare kohe nuk i botoheshin as poezit e tij.Ai e kerkonte kete me ngulm dhe njehere vednosi t'i shkruante o H Kapos ose Manush Myftiut.Njeri nga keta byroist pyeti ne LSHA kush eshte ky person.Dikush u tregua zemermire dhe i tha se eshte poeti i kenges Vlora-Vlora.Kjo ishte arsyeja qe byroisti tha per poetin e kenges Vlora -Vlora mos te kete asnje kufizim.
    Kur ishteambasador i Shqiperise ne Athine ne nje simpozium te poezizse qe u organizua ne kryeqytetin helen ai i dergoi nje leter Fishtes me te cilen e ftonte ne Athine duke i thene qe te lajmeronte edhe L Poradecin,sepse edhe ai ishte i ftuar.Fishta nuk e lajmeroi poetin Poradeci duke u treguar i lig ne kete rast.
    Disa poezi te tij jane aktuale edhe sot,si ajo qe titullohet ''Hakerrim.. etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nestorp : 11-12-2009 mė 16:01

  5. #25
    III

    Halla do nje nuse, nuse gojaplote
    si nje zall te bardhe, si nje zall te forte,
    me shami ne krye an’e mban’ qendisur
    dhe me flok’ te gjata prapa arratisur;
    dhe me flok’ te gjata deri mu ne mes
    mu si nat’ janari sa te thell’ te zes;
    me shami te holle ball’ e faqe hedhur
    sa t’i duket syri ne qepalle kredhur;
    me flori ne gushe hapur mu si prush,
    si t’ju them, moj motra … pjergulla me rrush!

    Rrall’e tek te duket, rrall’e tek te flas’,
    nje thellez’ e bukur mbyllur ne kafas,
    mbyllur ne kafas nje thellez’ e bukur,
    mu ne mes te reve hena ne te dukur,
    mu ne mes te reve si hen’ e si yll
    ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll!
    Halla do nje nuse si edhe i biri
    rrenje prej ergjendi, degat prej floriri,
    me te folur Halla, nusja te hap’ syte
    “Lepe” fjal’e pare, “peqe” fjal’ e dyte;
    edhe asgje tjeter, vetem “lepe”, “peqe”
    pasi zemr’ e Halles qenka si nje qelqe:
    po u thye, vajti, s’ka me, ngjite, qepe,
    zogu i plagosur di te kap’ me sqepe!

    IV

    Cupa – tregon Halla – nuk stoliset fare
    qe ta njohen bota zogezen beqare;
    po kur benet nuse, nusja do te niset
    me fleta me lule pema do stoliset!

    Dora me kenah, koka me mazi
    dhe ne cep te syrit nje gjekafsh te zi,
    “sevap” e “xhaiz” esht’ disa pika ere
    sa t’i njom cullufet fresk’e bukur prere!

    Hajde dhe shamine, sado esht gjynah,
    lere qe ta lidhi shtrember ne nje krah!
    Po te sillet bukur si dhe grat’ e para
    sidomos - thot Halla – dua temenara!

    Temena e shkrete humbi si nje enderr
    vjen te merr nga sheshi dhe te ve ne zemer,
    pasandaj te merr nga sheshi dhe te ve ne zemer,
    pasandaj ne buze, mbasandaj ne koke
    aty ku esht’ vendi per miq’e per shoke!
    Aty ku ish vendi per miq’e per shoqe,
    kurse nashti femra, kokerr dhe karroqe,
    vjen ta ben me koke, pasi tash po thuaj
    na u ben’ frengesha brenda disa muaj!

    “Me nje her’u beme
    Zoti ia beft’ frengut shapken sa nje leme”
    than’ e bjer per dita rroba te mendafsha,
    rroba te mendafsha, rroba kasht’ e bar,
    nusja per nje manto jep dy grushte ar!

    Gjith’ pazarin nusja mu ne od’e futi,
    na u be shtepia magazi cifuti;
    rroba per pasdreke, rroba per mengjes,
    rroba per ne mjegull, rroba per ne ves’,
    disa per ne banjo, disa per ne kum,
    disa kur t’ia beje nje daulle bum;
    Disa per ne cajra, disa per ne valle,
    ruana zot dhe rroba per ne kanavale!
    Disa per ne dimmer, disa per ne vere,
    tamem sa per vjehrren qe te fryhet vrere!

    V

    Mir’se mendjeshkurter femra u harbua,
    burri q’eshte burre c’ka qe benet grua?
    Cdo gje ka mgjare, po kurr’ edhe kurre
    doren e nje femre nuk e puth nje burre!

    Pa me thoni, zonja, si ka sy e faqe,
    si mundet e benet mashkull pa mustaqe?
    Kurse be’e burrit, beja me me hije
    dora ne mustaqe benej deri dije
    dora ne mustaqe edhe mos u tund
    pasi fjal’e burrit aty merret fund!

    Cdo gje u ndryshua, cdo gje u shkallmua,
    koka u zbulua, kemba u mbulua,
    kur ne kohrat tona, me te hyr’qe hyje,
    kundra mbetet jashte, festja permbi krye;
    nashti futet brenda cdo kepuc’e lyere
    dhe kapell’ e paster varet permbi dere!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #26
    Pjesa e trete

    I

    Halla paska pritur me them' e tė thash',
    sa u rrit shelegu edhe u bė dash;
    nusja, ajo nuse, ndiz' e fal' cingar,
    mė shum' nga cingari nusja merret zjarr!

    Nusja, ajo nuse,...ari i shtėpis'
    bėri kėmb' e iku, xhepi u vithis.
    Ari i shtėpis' bėri kėmb' e iku
    kur njė nat' pas darke, njė kokosh: kikiku!

    Ish kokosh'i Hallės, njė kokosh i bardhė
    njė kokosh qė shokve nuk iu linte radhė,
    kur ia thosh' i shkreti hipur pėrmbi shkallė,
    zėr' i tij, moj motėr, ruante shtat' mehallė!

    Atė nat' - thot' Halla - bėri zė pa kohė
    na u prish dhe moti, bėri shi e llohė,
    koha u ndryshua, moda u ndryshua,
    "Dua dy pal' rroba" nusja u harbua,
    njėrėn do klosh, tjetrėn ohohosh,
    zuri borxh'e parė dy mij' e ca grosh!

    II

    Njė dit' mė thosh' nusja, gjėra pėr tė qeshur,
    sa mė ra krahut dhe kėmish' e veshur:
    "Hall' nė ke tė holla mbetur e kursyer,
    lėri nė njė bankė, vėndi mė i vyer!"

    Nuk e dinte nusja fjalėn e tė parit:
    - Haje o i menēur, mallin e tė marrit -
    Ari, bija ime, ari i kursyer
    vėndin e ka bukur brėnda nė qemer!
    Me tė thirrur : xhep!
    xhepi tė thot' : lep!
    Ari nė qemer, foshnja pėrmbi bel,
    na i tha i pari qė shikonte thell'!

    Ka edhe tė tjera, fjalė q'i merr era
    mir'po nga njė herė nuk i nxė as dera
    ē'pret nga brez'i ri?
    Gjėja mė ēudi s'quhet mė ēudi!

    Nusja paska parė nė qitap tė ri
    qė pėrpara ligjit jemi njė lloji,
    edhe unķ, moj motėr, zėre nga t'a zėsh
    me kėdo njė grua qėnkam njė e njėsh!

    Mir'i thash, moj bijė, po qitap' i vjetėr
    thėnka njė gjė tjetėr:
    Syri do t'i plasė, dora do t'i thyhet,
    dora e mameshės qė s'ju preu kryet
    dhe ju la bela,
    zjarr nė xhep pėr burra, hal' nė sy pėr gra!
    Nashti jam mėsuar
    mu si maj' e malit me dėbor' ngarkuar!

    III

    Halla thot' tė drejtėn, nusja kur tė flasė
    para Hanko Hallės, fjalėt mir' t'i masė;
    nusja eci mėngjėr ose shikoi vrėngėr,
    s'ka tė bėj', se Halla, ka njė deli zemėr.
    Femra nė ka njė, Halla na ka dy,
    dhe sado qė fajin bam ta thot' nė sy,
    sa her' na ka falur! Nusja na lajthitet,
    kok'e falur s'pritet!

    Tė rinjt' e tė rejat jan' si dita prilli
    rriten dita-ditės dhe si trėndafili
    her' i deh bilbili, her' i deh veriu
    her' po kot sė koti dehen vetvetiu.
    I riu - veriu thėnka dhe i pari
    fjala e tė parit vlen mė shum' se ari!
    Si e re qė ėshtė edhe nus' e Hallės
    derdhet mu si vala, vala i ngjan valės;
    po sado tė derdhet mu si val' e detit
    nonjė dėm s'i bėhet detit e kismetit!

    Shkoni e shikoni valėn qė valon,
    se sa shum' gjėmon, se sa pak gjykon'
    me re' e me erė zė e guduliset
    tundet e lėkundet dhe nga shtrati niset;
    fryhet edhe fryhet duke ngritur kryet,
    pasandaj i teket anės detit thyhet;
    njėra shkon pėrpara, tjetra turret pas
    njėra do pėrplaset, tjetra do pėllcas';
    si e si tė bėjnė sa shum' e shumė
    mbi kurris tė detit buj' e zhurm' e shkumė!

    Mir' po deti det
    dhe asgjė s'humbet!
    Dhe sado qė duket se u bė rrėmujė
    deti si pėrhera rrafsh e plot me ujė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-01-2010 mė 01:04
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #27
    Pjesa e katėrt

    I

    .......................Shpirt e xhanė,
    eja, mė thot' nipi, vemi nė Tiranė,
    eja, Hall', tė lutem se do bėsh sehir
    zonja shum' tė mira, burra shum' tė mir'!

    Lėm, tė keqen Halla, ti mė rruash tė paēa
    un' pėr her' tė fundit do tė dal, nė dalēa;
    e do dal, do iki dhe do shkoj pėr jetė
    nė sehir tė fundit, nė sehir' tė shkretė!

    Un', mor djal' i Hallės, nėna e shtėpisė',
    kam njė tuf' me halle varur mbi kurris;
    kam njė tuf' me derte, kam njė tuf' me halle
    nga ato qė zbardhėn vetull e qepalle;
    e i thash' i thashė...Djali, me shum' mall
    eja, nguli kėmbėt xhan' e shpirt, o Hall'!
    Desha dhe nuk desha,
    hodha namazbezin, mir' e mir' u vesha,
    dhe qė atė ditė hipėm nė kaike,
    ish pėr her' tė parė qė po veja mike,
    .......................mike nė pampor;
    prita edhe prita, po sa prita s'di
    .......................mbas nonjė orė,
    .......................si i thon' nashti,
    pasi dhe sahatin, sahatin e gjorė,
    qė kur na e prishėn edhe e bėn' orė,
    - na u bė dhe koha fare li e lesh,-
    sahatin e saktė nuk po e marr' vesh!

    Prita nė pampor, prita kot sė koti:
    as e zonja erdhi as edhe i zoti;
    "Mirseerdhe, moj zonjė" njeri nuk mė tha,
    frėngun dhe frėngeshėn ujku qė s'i ha!

    Un', thot Hanko Halla, sado qė kam rar'
    matem e peshohem me flori e ar;
    na jemi si rrėza, mu si rrėz' e djellit
    qė sado qė bije lart nga maj ' e qiellit,
    bije nėpėr male, krahu nuk i thyhet,
    bije nė moēale, kėmba nuk i lyhet!

    II

    Pasandaj pampori fryti e u nis;
    si kėrcasin muret, muret e shtėpis'
    si kėrcasin muret kur i rreh tėrmeti,
    po ashtu kėrcisnin kur i rrihte deti
    eshtra e pamporit; mirpo mė sė fundi
    ..............................diti si e tundi!

    Kur i vinte vala, bėnte sikur kridhej,
    kurse valės tjetėr drejt pėr drejt i hidhej,
    aty valės dukej anės do ia mbante,
    kurse valėn tjetėr mes pėr mes e ēante!

    Ball' i bėri bukur detit tė tėrbuar,
    njė dybek i rrihte mu nė kraharuar;
    dank e dunk dybeku...un' sa jesh kumbisur
    kur dėgjoj ca pula tue kakarisur!
    Tepėr u habita, qėnkemi nė Vlorė
    apo harroj udhėn ky i shkret pampor
    dhe u kthye prapa? Po nė mbeēim udhės?
    Kur dėgjoj qė thoshin : "kena mrri nė Durrės!"

    Qė thoni, moj zonja, erdhėm nė Tiran'.
    Po kur disa femra, m'u bėfshin kurban,
    disa qyqe femra me njė qoshe mbledhur
    ferexhet e zeza pėrmbi krye hedhur,
    koka e mbuluar, kėmba e zbuluar,
    ruana zot nga fėmra kurse ka ēkalluar!

    Thon' se nga njė herė kėto ferexhera
    ....................................diku i ngrė era,
    brenda duket zogu ball' e gush flori
    qė i thot' Tirana "zogėza kumri";
    qėnka guguftuja qė i themi na,
    mirpo ėsht' gjynah, s'mundet "me u pa"!

    Afėr disa meshkuj, veshur, po si veshur?
    disa pėr tė qarė, disa pėr tė qeshur;
    nė krye nė kėmbė pa shije pa hije,
    ēfar' t'ju them moj motra, pika qė s'u bije!

    Disa pėr tė qeshur, disa pėr tė qarė,
    s'paska mė shqiptarka, s'paska mė shqiptarė!
    Ku jan' ato rroba, rrobat e tė parit
    rrobat qė peshohen me dėrhem tė arit?

    Tej njė shesh i gjėrė bota jep e merr,
    edhe njė gjėlpėrė s'ka se ku tė bjer';
    zonja e zonjushe si thėllėza fushe
    mu si pika ari, mu si flori gushe;
    dy nga dy po ecin, me bėrryle shtyhen,
    nė se u hedh dorėn, me njė her' do thyhen!

    Me njė her' do thyhet mez'i holl'i vajzės;
    hedhur si lastarė, hedhur si billonja;
    zonja mu si ēupa, ēupat mu si zonja;
    palėt mu si valėt, shkon e vjen njė tjetėr,
    duket than'e juqe edhe fėmr'e vjetėr!

    III

    Blegėrin njė dele, tingėllin njė zile,
    bota paska halle, hallet me kaēile;
    hallet me kaēile, halle prej Tirane,
    lum Tiran' e kuqe mbushur me zeshkane!

    Mir' po - vazhdon Halla, pakėz e ēuditur,
    rri si rri sorkadhja, ēap e vrap lajthitur -
    mir' po ra mėngjesi, rrugėt do i pėllcasėn;
    lozėn edhe karta, birēe ose briē
    ēekan e ēekiē nė kok' e godiē.

    Folu, nuk tė flasėn; ktheu, zėn e shkasėn
    dhe mė cep tė syri din' se si tė vrasėn.
    Dhe ajo qė duket ėngjėllush'e butė
    nė njė shishe brėnda dy shejtane futė;
    llėra lakuriq, kėmba lakuriq,
    demek sa pėr mua ...edhe burri vdiq!

    IV

    Hanko Halla isha, Hanko Halla jam
    Hal' nė sy i kisha, hal' nė sy i kam
    Nuk mė mbushet syri, nuk mė mbushet zėmra,
    nuk mė piqet ylli me tė tilla fėmra!

    Mir'po - vazhdon Halla, - edhe psherėtiti, -
    aty nga del fjala do mė dal' dhe shpirti;
    pa do them tė drejtėn se mė bėnet derte,
    cilido gjynahun le ta ket' pėr vete,
    kur i pash' tė parat, desh mė zuri frika
    kur i pash' tė dytat...dhe iu rėntė pika!

    Ato nė mos qofshin, kėto pėr tė qėnė...
    duket pem' e bukur qė ka mbir' me hėnė;
    duket pem' e bukur qė me hėn' ka mbirė
    dhe qė asaj dite ish sahat i mirė:
    Porosita djalin: - Nė se tė kam djalė,
    ik e i thuaj nuses tė m'a bėj hallallė! -

    V

    Aty Halla heshti, hoqi, psherėtiti,
    njė kujtim i vjetėr erdhi e goditi...
    Kur ish Hanko Halla nuse topi 'i borės
    kur "Ai" e mbante nė pėllėmb' tė dorės,
    vishej edhe ngjishej sikurse njė flutur,
    sikurse njė flutur nėpėr fleta futur!

    Sako dhe tumane...ar edhe mėndafsh;
    varur pendolirat...shko njė her' mė qafsh,
    shkonte si veri e vinte si tallas,
    kėmba, si krah zogu, s'linte gjurma pas!

    Halla ish nje lule, dhe nga ato lule,
    syri me ta parė, mu nė gjunj u ule.
    Ajo ish njė lule, po edhe "Ai"
    ish pėr atė lule njė saksi flori.
    Fund'i fjalės Halla ish njė dallandyshe,
    si ish e si qėnka...jan' dy gjėra ndryshe!

    Fund
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Perle...........

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Hanko halla dhe zonja Lu jane kryeveper.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #30
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Poeti Ali Asllani nderohet me urdhrin “Nderi i Kombit”

    Poeti Ali Asllani nderohet me urdhrin “Nderi i Kombit”
    15 November 2011




    Tiranė – Presidenti i Republikės, Bamir Topi, dekoroi tė martėn, nė njė ceremoni tė veēantė e solemne, njė ndėr diplomatėt e funksionarėt e parė tė lartė tė shtetit shqiptar, atdhetarin dhe poetin e shquar Ali Asllani (pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

    Nė ceremoninė e zhvilluar nė Presidencė, Presidenti Topi u dorėzoi familjarėve tė z. Ali Asllani urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės, me motivacionin: “Veprimtarit tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare pėr krijimin dhe ndėrtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik qė hyri nė letėrsinė shqipe si njė ndėr krijuesit e rrallė tė poezisė”.

    Kreu i Shtetit nė fjalėn e tij tha se “figura poliedrike e Ali Asllanit na jep mundėsinė tė motivohemi pėr ta studiuar nė tė gjitha planet e veprimtarisė sė tij” dhe se ajo “do tė mbetet njė figurė e ndritur e kombit shqiptar”.




    http://www.lajmeshqip.com/kultura/po...ombit%E2%80%9D
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Dėshmi Tė Kohės Pėr Organizatėn Patriotike Lnēkvshj
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-05-2009, 21:22
  3. Samedin Asllani
    Nga RTP nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 10:53
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosė qė zgjodhi pasardhėsin e Enverit
    Nga shigjeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •