Me duheshte poezia Hanko Halla e Ali Asllanit
E ka dikush shkrimin e plote?
Ju falemnderit
Me duheshte poezia Hanko Halla e Ali Asllanit
E ka dikush shkrimin e plote?
Ju falemnderit
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
HANKO HALLA (Fragment)
Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
A do marre kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
Me nje biz' ne dore ben sikur punon
Kemben permbi kembe nusja e degjon
Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
Duket nga nje here zeri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zerin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!
Halla do nje nuse, nuse goja plot
Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
Me shami ne krye ane e mbane qendisur
Dhe me floke te gjate prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.
Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hene e si yll
Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
halla do nje nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape syte
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
Ky eshte vetem nje fragment![]()
August,
Gjithsesi falemnderit per ndihmen,por e dergova po kete fragment me email e gjeta dikund tjeter.Mua me duheshte e tere Hanko Halla se duhet te bej nje analize per ne shkolle.
Sidoqofte,falemnderit qe je munduar.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Nėpėr libra pėrallore,qė dikur kish rar nga qielli,
Ėshtė shkruar ferman i hyjve,me kalem prej shtizash dielli.
Krye hyu ėsht i bukur dhe tė bukurėn e do.
Shtatėdhjet e dy mij botė,ju pėrgjigjėn qiellit PO.
Sollomoni madh profit,kishte shije mbinjeriu dhe martohej dit pėr ditė.
Nė harem tė tija,pra nė haremin mė qiellor,
Grumbulloi njė mij gra.Treqint ishin me kurorė.
Shtatėqint bėrthama prushi,si meze pėr raki rrushi.
I shijonte,lavdi pastė,kur i tekej, or e ēastė!
...........................................
Kleopatra,mbretėreshė.Ti i thosh atij qė desh.
Sonte eja fli me mua,nesėr vdis, se ashtu dua.
Cilido qė ai ish,kishte lindur me kėmishė!
Pamvarsisht se kėjo pjekje, pėrfundonte me njė vdekje.
................................... Plotėsoje..........
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 21-03-2007 mė 09:21
Postuar mė parė nga AuGuSt_
I nderuar nėse e ke tė tėrėn dhe ta sjellėsh pėr Ne do t'ua dija pėr nderė sikurse qė pėr nderė do t'ja dija secilit qė ka mundėsi ta sjellė tė plotė " Hanko hallėn"
Dėshpėrim dhe shpresė
Edhe sot e kėtė orė,
edhe sot ajo stuhi,
ajo flamė-madhe dorė
do na bėjė tym e hi!
Komb i varfėr, komb i gjorė
si njė zok i pafole,
njė pėllumb i bardhė borė,
ngeli keq nė njė rrėke!
Qė nga korēa gjer te Shkodra
fat'i vendit errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra
fryn e ēfryn njė errėsirė.
Komb i varfėr, komb i mjerė,
i pamėm'e pa atė,
shpresa jotė kėtė herė
si njė fletė nė deg'tė thatė.
Komb i varfėr, kombi i mjerė,
derėzi e punėzi,
edhe sot si kurdoherė,
njė njeri i panjeri!
Jo, se, ja edhe hėna mbrėmė,
dukej kredhur nė njė rrobė,
edhe nxinte si njė mėmė
qė ka mbetur qyqe korbė!
Mirpo sonte bukuri,
buzė e saja burim gazi,
edhe nga gjiri i saj zbrazi
vargje, vargje, drit flori!
Nuk e di se gjysh e si,
nuk e di se qysh nga se,
po nashti njė shpresė e re,
shtin e shkrep nė sytė e mi.
Do na zhduket errėsira,
do tė zhduket ajo dorė
nesėr vjen me shumė tė mira
shkaba jonė dykrenare.
Nėn hijen e asaj
pranvera asht pėrhera,
qė nga fundi gjer nė maj
rreth e rrotull ylyvera.
An'embanė bukuri,
komb i lirė, tokė e lir
shqipėtar e Shqipėri
sa tė lumtur, sa tė mirė!
Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Do perpiqem ta sjell pjese pjese...
Hanko Halla
Pjesa e pare
I
Halla ka marr mashėn, urat po i shkrep
edhe merr e jep,
trungu i ullirit digjet me gazep,
digjet mala-mala, sidomos bujashka;
nė dimėr, moj motėr, zjarri shum u dashka!
Dhe, i lumtė goja kush e tha mė par
xhan e shpirt, o burrė, xhan e shpirt, o zjarr!
Buk tė that nė sofėr, buk dhe asgjė tjatėr,
po agai sa malet edhe zjarr nė vatėr!
II
Rreth e rrotull zjarrit nunuris njeriu,
si gjithkush tė tijat plaku dhe i riu
Fjala e tė rinjve ēelet me pėrrrallė
me njė gjum tė ėmbėl gati mbi qėpallė:
Ēėshtė njėze njėzė, ējanata dervishė,
Ējan ata dervishė, kryet me fildishė?
ēėshtai qė shahet, ēėshtai qė spihet
edhe nėpėr xhepe kurr e kurr nuk vihet?
Fjala e tė rinjve ēelet me pėrrallė
Brezi ynpo dihet, zėme qajmė hallė
Njė ka bėr tė mira, po ska par tė mira
tjetri qėnka pjekur keq nė takllaira;
plagve tė atia nuk iu gjend melhemi
dertet e kėtia nuk i merr kalemi;
njėri spaska miell, tjetri spaska thes,
fund i fjalės bota qėnka e pabes!
Muaj i shėnėndreut, muaj i flamosur
ngryset edhe sgdhihet, nata ska tė sosur
Shumi hidhur qėnka, shum e shum po thuaj
sa edhe pulat spjellin, brėnda kėtij muaj.
Enėt mbahen mbyllur, qypa, shtėmba, butet,
pasi karakėshi vjen e brėnda futet!
Netėt shum terrta, dita shume vrazhd,
mbetėm mu si patat mbyllur nė njė grazhd;
pa le llafazankat vine na bezdisen
pasi kot sė koti zėn e kakarisen;
ruana zot nga fjala, zgjatet edhe zgjatet
sa me pashnjeriu ska se si tė matet!
III
Xhiko xhevahirja, Halla dhe Xhixhia
Krushka Hanko Shega edhe xho Inxhia
Bulla Qeribaja, dadara gegera
zonjat e mėhallės qė na vin ngahera
veshur kadifera, veshur me shalira,
rroba rrob stambolli, spaska mė tė mira!
Spaska mė tė mira, po pėr sy tė ballit
bora mė e pastėr ėsht nė maj tė malit
rroba me e paster esht mbi trup te Hallės,
mu si shkum e bardhė mu ne sup te valės!
Edhe rrethi Halles, rreth i atij gjiri
ruaj zot nga syri, mu si prush floriri
Duket der e pare, bukur e deres
ēquan mbi kater stina stin e paraverės!
Ngulur mbi shiltera, gjith ato shiltera
hapur gjer te dera, shume shum te vyera
me ixhat Janine lule ylyver
dy mexhide topin Halla i ka bler!
Pa degjoni, zonja, - nisi Halla plak-
do ju them nje fjalez, fjale pa kapak!
Erdhi koh e keqe, koha e flamosur
na u prish dynjaja, bota eshtmarrosur!
Sot nje lajmes erdhi, e mir se na erdhi
pati ēar nuk pati nje nga nje i derdhi
lajkat me te rralla, lajkat me te holla
mbret mbi pem limoni, mbreteresh dhe molla
Fjala vinte rrotull, rrotull e verdalle,
ēdo ti thot limonit molle kuqe valle?
Thuaj e thuaj e thuaj edhe shum perralla
her i terej zeri, heri terej fjala
her i terej fjala, her i terej zėri,
dale me ngadale mos keputej pėri
her i ēelej buza, heri ēelej gazi
dha e dha e mbushi pasandaj e zbrazi:
Qenka mos na qenka, nje hadi bilmes
na e do per nuse ēupen time mbes!
Fėt e fėt e mora nje kongjill nga zjarri
nxora dhe nga xhepi nje gjerdan prej ari:
Na i thash, - trazoj nuk trazohem kurrė
njeri per ne gusha, tjetri per ne furrė
U! me mart te keqen dhe mu beft kurban
far e fis i tia an e mban ku jan!
vazhdon
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
IV
Halla thot tė drejtėn, ēupa si dy sytė
si do bėnej nuse, nus e derės sdytė,
kurse Hanko Halla rrjedh nga der e parė?
Bota tė mos kishte disa pashallarė
soj i Hanko Hallės do ta kish me hak
qė tė kish saraje dhe te kish oxhak;
Halla do te quhej Halla Pashallesh
fjal e saj do te ishte mu si vėth ne vesh;
Halla do te bėnte si ta kish istekun
eja-ik mileti, merr e puth etekun!
Gjyshi paska pasur shum para te thata
paska pasur arqet plot me kollonata
paska pasur mbushur arqe e sėnduqe
me para te bardha, me lira te kuqe
gjalp e vaji tyrej derdhej si pėrua
katėr teste qypa kishin ne katua,
katėr teste qypa, katėr teste zgjoje
mbushur me pekmeze, mbushur mjalt e hoje!
V
Pastaj vazhdon halla patėm disa halle
malet u bėn fusha, fushat u bėn male;
fushta u bėn male, malet u bėn fusha
humbi dhe floriri varur nėpėr gusha!
Dale me gadale humbėn gjith te mirat
humbi dhe xhanfesi, humbi dha atllasi
prej te katėr anėve damėllana plasi!
Humbi arm e burrit , humbi pall e lar
humbi rrob e gruas kredhur gjith ne ar!
Smbeti ar ne xhepe, ari shkoi e shkriu
smbeti gjak ne zėmra, gjaku i burrit ngriu!
Ku ėsht brez i vjetėr, brez qė sberi mes?
Dhe qė di e shuan dhe qė di e ndes?
Flok i zi i tyrej si lele asllani
ball i gjer i tyrej digjej yll karvani;
fjal e fort e tyrej njė e njėsh me vulė
shtati i holl i tyrej hedhur sa njė kulė!
Ku ėsht Labėria, Labėri e parė
vėnd i jataganit, vėnd i pallės slarė?
Ku ėsht zonj e vendit, dor e llėr ēelnik
qaf e ēap sorkadhe hedhur me deftik?
Qaf e ēap sorkadhe, me deftik vėrvitur
dhe me thelp lajthi rritur e gostitur?
Ku jan ato fėmra, fėmra deli fėmra?
Ku jan ata meshkuj me nje teste zėmra?
Njėri musi lisi, tjetri musi shkėmbi
mė sė fumdi mortja erdhi e i shėmbi!
Ku ėsht Fejzo Xhafua, dif i vėndit tėnė?
Rrapua i Hekalit , burr i ler me hėnė?
Ēelua i Picarit, Ēelua i Athinės krismat e rrufeve
gjėm e suferinės?
E ku ėsht Gjoleka, kryetrim i Kuēe?
E ku jan kemishat permbi gju hajduēe?
E ku ėsht xhyzdani, folla e pallaska?
Pa kėto Arbreshi fare hije spaska!
Tepėr dredharake qėnka kjo jallane
E ku jan Ajanėt, burrat hane-hane
pleqėsi e vendit veshur me fustane?
Veshur me fustane, hej fustan e shkretė
humbėn parėsia, humbe dhe ti vetė
lisit te gremisur mė si mbeti fletė!
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
VI
Smbeti bor nė male, bora paska shkrirė
smbeti uj nė fusha, ujėt paska ngrirė
Fusha paska dimėr, mali paska vapė
sqifi dhe sorkadhi humbi krah e ēapė!
Mu nė mes na theu dynjallėku i shkretė
nuk na mbetėn lule, nuk na mbetėn fletė
fletėt na kan rar, pendėt na kan rar
nuk na peshon bota fare nė kandar!
Smbeti der e hapur, humbi salltaneti
humbėn zijafetet, humbi muhabeti
Plasėn duke thirrur rroft e qoft mileti
qė tė rroj mileti, u bė kijameti
ja, edhe mileti nashti u bė popull
dhe nga sherr i tia mėndja na vjen rrotull!
Populli si deshi bėri njė kanun
qė ti thot agait, bujku: si ti, un
Si ti, un moj motėr , dhe sta ka pėr pes
breh Valiu i Korēės, fare dinglemes
i zot i hostenit vjen e tė merr pjes
i zot i femanit mbet me duar nė mes!
Musi lesh arapi bota u trazua
duaxhiu i djeshėm sot na u harvua
jo vetėm ha bukėn edhe pėrmbys kupėn
po guxon e dashka dhe pėr grua ēupėn!
V I I
Mbylle, mė thon djemt, tepėr plak njeriu
bėnet mėndje vogėl mu si ēilimiu
qėnka si ēdo plak
ena pa kapak!
Mir po un sjam plakė, mermur i harbuar
shtatdhjet e dy vjeēė vajti mė ka shkuar
Un e mbaj mėnd mirė, isha goxha keēe
kur u bėra nuse isha njėzet vjeēe
rrojta e martuar dyzet e dy vjet
dhe tridhjet ka burri qė ndėrroi jet
bėni mir hesapin, dale, me ngadalė
ky harbut memur rrenacak do dalė!
Mė par kishim hoxhėt me divit nė bres
shkruanin mbar e bukur, shkruanin me kujdes
jo vetėm deftera po edhe duara
dooktor e reēeta skish nė koh tė para!
Me kėto reēeta, me kėto gėnjeshtra
u helmua gjaku, u helmua eshtra;
zjarr nė zemėr smbeti, vajti e u shua
dale me gadale burri u bė grua!
E ku qėnka parė e ku ėsht dėgjuar
qė tė hapi fėmra gji e kraharuar
dhe tė shkoj pėrpara, burri ti vej prapa
ky pa hedhur ēapėn, femra hedh tri ēapa?
Nuk i merr kalemi gjith kėto hesape
kur qė dor e burrit futet nė ēarape
llėr e gruas dolli lakuriq nė shesh
Gjėn shejtani shesh edhe bėn pėrshesh !
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Krijoni Kontakt