Jeni te lutur te shpjegoni se cfare eshte mekati duke u bazuar ne besimin tuaj.
Jeni te lutur te shpjegoni se cfare eshte mekati duke u bazuar ne besimin tuaj.
Mekat eshte qe Zoti lejon gjithefare budallenjesh te bejne krime
si psh.Hitlerin,millosheviqin,sadamin,Osamen,Bushin.. .................................................. .............
Keto jane mekate e jo pse dikush leshon nje rrene apo vjedh nje
peme.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Jam shume i interesuar te di pergjigjet e muslimaneve per kete ceshtje.
Mekat eshte ai qe gjithkush e provon dhe me deshire te madhe. Njeriu qe kur lind mbart mekatin fillestar te trasheguar nga nena e njerezimit. Nuk ka njeri ne kete bote qe nuk ben mekat. Nga anet tona thone "Hiri pa hiri shtate here ne dite mekatnon me i miri" qe do te thote : dashur pa dashur edhe ai qe eshte me i mire ben mekat, minimumi shtate here ne dite.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Kjo qe do shkruaj eshte me shume nje interpretim personal imi per mekatin qe mendoj se i pershtatet asaj qe Islami thote mbi te.
Sa pari mekati eshte nje aplikimin i se keqes. Por ē'eshte e keqja? Per mua e keqja ashtu siē e kuptojme ne nuk ekziston. Perderisa ēdo gje e ka krijuar Zoti asgje s'mund te jete e keqe ne thelb. E keqja mendoj une eshte relative, ajo varet nga qellimet, rrethanat dhe pasojat. Ajo ekziston ne kete bote pasi kjo eshte nje bote e kufizimeve ku ne jemi te detyruar te veprojme sipas shume faktoreve kushtezues. Per shembull akti seksual eshte i njejte si para martese ashtu dhe brenda saj. Ne njerin rast eshte i lejueshem, ne tjetrin ndalohet rreptesisht dhe konsiderohet mekat i rende. Kjo per shkak te pasojave qe mund te kete adulteria dhe jo sepse akti seksual eshte diēka e keqe ne vetvete. Prandaj une mendoj se mekati eshte thjesht diēka e ndaluar per arsye te caktuara dhe sado i madh te jete mund te falet. Ne varesi te pasojave qe ai sjell konsiderohet i rende apo i lehte. Sipas kesaj del se njeriu mund te mekatoje vetem me vullnet te plote, vetem kur njeriu vepron me ndergjegje te plote eshte pergjegjes per veprimet e tij prandaj mua me duket e papranueshme lindja e njeriut si mekatar, venia e tij para pergjegjesise per diēka qe ai s'eshte ne dijeni.
Kjo per sa i perket botes materiale dhe te kufizuar sepse ne thelb ekziston nje e keqe absolute qe eshte mohimi i Zotit qofte ne formen e paganizmit, qofte si ateizem. Besimi eshte thelbesor, shkaku i pare dhe qellimi i fundit, gjithēka, vete ekzistenca jone ne besimin tek Zoti permblidhet prandaj ketu edhe e keqja eshte thelbesore dhe e pafalshme.
Po Berat.., e drejte eshte, se nje nga pikat e paqarta ne Islam eshte mekati! Nuk has nje mesim te percaktuar drejte per kete ceshtje, por vetem tregohet se si mekatuan dhe kur kemi nje mekat tek njerezit! Edhe une jam kurioz te di mendimin e islamikeve ne kete ceshtje.
Ne krishterim eshte treguar qarte se jeta me Zotin nuk ka per baza disa rregulla ligjore qe duhet ti zbatosh, dhe nqs i thyen duhet te pendohesh e te kthehesh, por me teper se kaq eshte nje bindje, prirje e brendeshme, nje natyre per tiu bindur Zotit dhe per te qendruar ne Te.
Mekati nuk ka ekzistence, por eshte nje zgjedhje e lire e jo-te mires, dhe jashte te mires nuk mund te kete me miresi, sikurse jashte drites kemi vetem erresire!
Mekati, si nje veprim dhe zgjedhje e lire, prek te gjithe natyren fiziko-shpirterore te njeriut, qe me fjale te tjera quhet natyra e rene, mekatare!
Dhe rimekembja nga kjo natyre e rene eshte sherimi konkret i kesaj natyre, sic u premtua ne Eden, se nga gruaja, dmth nga vete njeriu do te vije Shpetimtari, dhe jo disa rregulla dhe ligje te mbyllura shpirterore, qe nuk bejne gje tjeter vecse diagnostikojne natyren e rene, por nuk mund ta sherojne!
Mekati eshte dicka subjektive qe nuk existon. Por do te thoja qe ai qe perdori i pari fjalen mekat, ka mekatuar vete i pari.
Cfare thote ky me siper?
PPSH., me fal psh..sa te shkojne ato tre yllat e KUQ mer aman!
Klodi po me cudit, me te vertet e ke qe mekati eshte nja nga gjerat e paqarta te Islamit...?
Mekati (e ndaluara, Harami) eshte ajo cfar e ka ndaluar Allahu ne Librin e Tij, dhe ajo cfar na i ka ndaluar i Derguari i Tij..."
...Cdo gje e mire eshte e lejuar, e cdo gje e keqe eshte e ndaluar, Mekat...
Thote profeti:
" Vertet e lejuara ( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e ndaluara ( harami ) eshte e qarte. Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar ne pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne gjerat e dyshimta, ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse bariu i cili e ruan kopene rreth vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe te kullose ne te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne trup nje organ, kurse ai eshte mire ( i shendoshe ) - i shendoshe eshte tere trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E ajo eshte zemra!' "
Ne Islam cdo njeri qe bene nje veper qofte e mere apo e keqe, ate e ka per veten e tij, pra askush nuk e mbane barren e tjeterit, bere mekat eshte per ty, bere nje vbeper te mire edhe kjo te takon ty...
"... Askush nuk do tė bartė barrėn e tjetrit. ..." (6:164)
"Kush nuk besoi, barrėn e mosbesimit tė vet e ka kundėr vetes, e kush bėri punė tė mirė, ata vetvetes i pėrgatitėn vendin (30:44)
"...Ndėrkaq, nuk do ta bartė asnjė mėkatarė barrėn e tjetrit..." (39:7)
Apo jo?
Daniel..te lutem lexoje mire, se jam shprehur se nuk fliitet qarte perse erdhi mekati, pasojat qe sjell dhe jo se nuk flitet nuk kuptimin legalistik te tij!
Pyetjet e mia do te ishin keto:
1)A u krijua njeriu perfekt? Dmth me natyre pa prirje mekatare?
2) Perse iu dha mundesia dy njerezve te pare qe te mekatonin?
3)Perse u nxorr njeriu jashte Edenit pasi mekatoi?
4)Perse e kuptoi lakuriqesine?
5)Do te ndodhte vrasja midis dy vellezerve te pare nese Prinderit e tyre s'do te kishin mekatuar?
6)Vdekja: Si Zoti e ka dhene vdekjen si prove? Vdekja eshte negative, gje qe s'mund te vije prej Zotit!
Krijoni Kontakt