Ndėr 133 vende, Shqipėria ėshtė e 92-ta pėr nivelin e korrupsionit. Asnjė ndryshim nga 1 vit mė parė
Korrupsioni, Shqipėria, ne vendin e 92 si Zambia
Shekulli
TIRANĖ Shqipėria ka ruajtur pothuaj tė njėjtat pozita tė nivelit tė korrupsionit nė renditjen botėrore, por sipas pėrfaqėsuesit rezident tė FMN-sė nė Shqipėri Jan Peter Olters ka shenja pozitive pėrsa i pėrket rasteve tė publikimit tė tij. Olters dha dje njė orė leksioni pėr studentė tė Fakultetit Ekonomik. Sipas njė raporti tė Transparency International pėr indekset e korrupsionit pėr vitin 2003, Shqipėria ėshtė renditur nė vendin e 92-tė, pak a shumė nė tė njėjtin vend, ku ka qenė edhe njė vit mė parė. Para saj, me nivel mė tė ulėt korrupsioni janė renditur edhe disa nga vendet e rajonit, pėrveē Italisė dhe Greqisė, Bullgaria e cila ėshtė nė vendin e 54, Kroacia nė vend tė 59-tė, Bosnje-Hercegovina nė vendin e 70-tė, Turqia nė vend tė 77-tė, Rumania nė vendin e 86-tė. Ndėrsa pas Shqipėrisė nė kėtė listė mbetet Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi, tė dyja tė grupuara nė vendin e 106-tė tė listės me 133 vende.
Nė kėtė vend Shqipėria ėshtė nė tė njėjtin nivel korrupsioni me vende si Argjentina, Etiopia, Gambia, Pakistani, Filipinet, Tanzania dhe Zambia, tė gjitha me njė koeficient korrupsioni 2.5 pėr vitin 2003. Pėrfaqėsuesi rezident i FMN-sė nė Shqipėri Jan Peter Olters, gjatė kėtij leksioni me studentė tė ekonomikut deklaroi se transparenca me publikun ndihmon luftėn kundėr korrupsionit. Rritja e vetėdijes sė publikut shqiptar dhe medias ndihmon nė luftėn kundėr korrupsionit, -tha ai. Unė vėrej, shtoi Olters, shenja pozitive tė rritjes sė vullnetit tė mirė pėr publikimin e rasteve tė korruspionit. Rasti mė i fundit ėshtė ai i korrupsionit nė Bankėn e Kursimeve. Ky problem u njoh si i tillė, u diskutua publikisht, ndėrsa tashmė kjo ēėshtje po hetohet. Publikimi i rasteve tė korrupsionit ėshtė shumė i rėndėsishėm nė mėnyrė qė edhe qeveria dhe publiku ta marrė seriozisht kėto ēėshtje, -nėnvizoi Olters. Sipas tij, lufta kundėr korrupsionit duhet tė nisė qė nga transparenca e financimit tė partive politike dhe deri tek transparenca e buxhetit tė kompanive. Ai shtoi se ėshtė shumė e vėshtirė qė tė arrihet nė nivel zero tė korrupsionit, elementi kyē pėr tė luftuar atė ėshtė transparenca. Ai tha se ėshtė e vėshtirė gjithashtu tė zbulohen provat e korrupsionit. Ndėrkaq nė listėn e indekseve tė korrupsionit pėr vitin 2003 e para renditet Finlanda me koeficient 9.7 nga 8 vėzhgime qė janė bėrė, ndėrkohė qė koeficienti i devijimit nga standardet ėshtė 0.3. Pas saj vjen nė vend tė dytė Islanda, e mė pas Danimarka dhe Zelanda e Re. Italia ka njė koeficient 5.3 nga 11 vėzhgime apo survejime tė bėra dhe njė devijim nga standardet 1.1. Ndėrsa Shqipėria nga 5 vėzhgime tė bėra ka njė devijim nga standardet 0.6. Transparency International pritet tė publikojė sot rreth mesditės raportin botėror pėr korrupsionin, i cili pėrmban njė vėzhgim tė pėrgjithshėm mbi gjendjen e korrupsionit nga korriku 2002 deri nė qershor 2003.
Krijoni Kontakt