Roland Beqiraj
Babai ka shkuar krejt rastėsisht nė kasollen e bagėtivė , por ėshtė tmerruar nga skena qė i ka dalė pėrpara syve. Vajza e tij qėndronte e varur nė litar nė njėrin prej trarėve. E ka zbritur nė tokė, por gjithēka ishte e kotė. Megjithėse trupi i 16-vjeēares Nertila ishte ende i nxehtė, ajo kishte vdekur. Ngjarja ka ndodhur dje nė orėn 15.30 nė fshatin Leminot tė Korēės. Mendimi i parė pėr tė justifikuar kėtė vetėvrasje pėr prindėrit, ka qėnė njė shqetėsim qė i kishin sjellė vajzės sė tij dy vėllezėr tregtarė ambulantė nė fshatin e tyre. Babai 45-vjeēar, vetėm disa minuta pas zbulimit tė tragjedisė, ka dalė nė afėrsi tė qendrės sė fshatit pėr tė gjetur dy vėllezėrit Besnik dhe Qemal Kuqo, respektivisht 29 dhe 23 vjeē, nga fshati Vloēisht, tė cilėt njihesh prej vitesh nė kėtė fshat, pasi ishin shitės ambulatė. Siē ėshtė bėrė e ditur nga policia, e cila ka pyetur dėshmitarėt, Fetahu u ka thėnė dy vėllezėrve se "i kishte palajmėruar tė mos i binit nė qafė vajzės sė tij", dhe nė drejtim tė tyre ka hedhur njė granatė dore, e cila ka shpėrthyer menjėherė. Mė pas ka shkuar nė shtėpi ku kishte vajzėn e vdekur, duke pritur tė vinte policia. Ndėrsa nėna e Nertilės, Flurura, gjatė rrėfimit tė saj pėr Gazetėn ka treguar se "dy vėllezėrit ia kishin mėrzitur prej disa kohėsh jetėn, pasi ata e ngacmonin vajzėn. Ndėrsa burri i saj kishte tentuar disa herė tė merrej vesh me ta, por nuk kishte mundur".
Ēfarė ndodhi me vajzėn tuaj?
Prej disa kohėsh Besniku dhe Qemali e ngacmonin vajzėn time. Ata i thoshin se ajo po tė shkonte me ata do tė jetonte mirė. Madje, i propozuan se do tė shkonin dhe jashtė shtetit, sepse ajo ishte shumė e mirė. Vajza fillimisht nuk na tha gjė, por ata vazhdonin ta ngacmonin, duke i thėnė gjithfarė gjėrash. Mė pas ajo u ankua te ne. Pas kėsaj, Fetahu shkoi dhe u tha dy vėllezėrve qė ta lėnė tė qetė vajzėn. Ndėrsa Besniku i pėrgjigjet keq, duke i thėnė "qė tė largohej se, sa vajza ngacmojmė ne, nuk bėhemi merak".
Po pėrpara ngjarjes ēfarė ndodhi, pasi ju thatė se paralajmėrimi ėshtė bėrė herėt?
Kur dėshtuan me metodėn e parė, njėri prej vėllezėrve e takoi pėrsėri Nertilėn dhe i propozoi martesė. Nertila erdhi nė shtėpi dhe na tregoi pėr propozimin e Kuqove. Fetahi i tha se asnjėri prej tyre nuk ėshtė pėr atė, pasi ajo ėshtė e vogėl dhe ata kanė qėllime tė kėqia ndaj saj.
Kur i ka parė vajza pėr herė tė fundit?
Ditėn e premte ata e takuan pėrsėri vajzėn dhe i thanė fjalė shumė tė turpshme. Nertila erdhi e tronditur nė shtėpi dhe prej 24 orėsh nuk luajti nga vendi, ishte bėrė si e pėrhumbur. Sot (dje) nė mesditė, kur ne po bėnim gjumin e drekės, ajo kishte shkuar nė haurin e bagėtive, ku ishte vetėvarur. Fetahu shkoi rastėsisht nė haur dhe pa vajzėn tė vetėvarur. E hoqi prej andej, e solli nė shtėpi dhe u largua. Nuk mė tha gjė se ku do tė shkonte, unė mora vesh mė pas se ēfarė kishte bėrė. Granata, njėri nga vėllezėrit vdiq dhe tjetri nė Spitalin UshtarakMenjėherė pas shpėrthimit tė granatės nė furgonin e tyre, vėlleztit Kuqo janė dėrguar nė spitalin e qytetit tė Korēės, ku dhe i janė nėnshtruar ndėrhyrjes mjekėsore. Por, fatale kanė qenė plagėt pėr njėrin pre tyre. Megjithė ndėrhyrjen e mjekėve, Besnik Kuqo, 29 vjeē, i martuar dhe babai i njė fėmije, nuk ka mundur tė shpėtojė nga vdekja. Kurse vėllai i tij, 23-vjeēari Qemal Kuqo, nė gjendje tė rėndė, ėshtė pėrcjellė pėr nė Spialin Ushtarak nė Tiranė. Nga shpėrthimi i granatės ai ka pėsuar dėmtime tė mėdha nė kokė dhe nė bark. Ndėrkohė, policia ka arrestuar nė banesėn e tij Fetah Mullaymerin dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes e ka pyetur pėr ngjarjen. Madje, nė polici janė shoqėruar edhe pjesėtarė tė familjes Kuqo, pėr tė sqaruar rrethanat.
Gazeta Shqiptare 14/06/04
Krijoni Kontakt