Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Tre tė vetėhelmuar nė dy ditė, njė grua nė koma


    Arsen Isai

    ELBASAN- Njė grua 29- vjeēare ndodhet nė gjendje kome, pasi ka tentuar t’i japė fund jetės, ndėrkohė qė ky ėshtė rasti i tretė i vetėhelmimit brenda dy ditėve tė fundit. Rajmonda Sh., 29 vjeēe, nėnė e 3 fėmijėve, lindur dhe banuese nė fshatin Shushicė nė Elbasan, ka mbėrritur dje nė spitalin e Elbasanit, pasi ka pirė njė sasi rogori qė pėrdoret ndaj insekteve qė brejnė hardhitė e rrushit. Nga hetimet e para mėsohet se shkak i kėsaj tentative kanė qėnė grindjet e vazhdueshme tė 29-vjeēares me bashkėshortin e saj. Ndėrkohė nė dhomat e reanimacionit tė repartit kirurgjik, ndodhen dhe dy tė vetėhelmuar tė tjerė. Ata kanė mbėrritur atje dy ditė mė parė dhe pas ndihmės mjekėsore ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Genti D., 26 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen "Beqir Dardha", nė Elbasan, u vetėhelmua me njė sasi ilaēesh antidepresivė, thanė pėr gazetėn, burime tė policisė. Burime tė spitalit thanė pėr gazetėn se 26- vjeēari, mbėrriti nė gjendje tė rėndė por aktualisht ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrkohė qė policia po heton mbi shkaqet e kėsaj tentative vetėvrasjeje. Po dy ditė mė parė, nė spitalin e Elbasanit mbėrriti nė gjendje kome dhe njė 21- vjeēare nga ky qytet. M.Gj., e pamartuar, kishte pirė njė sasi tė konsiderueshme bar miu dhe ndodhet nė gjendje tė rėndė nė spital. Familjarėt kanė pohuar se nuk i dinin shkaqet e vetėhelmimit tė vajzės sė tyre. Vetėm gjatė majit janė shėnuar katėr raste tė tentativave tė vetėflijimit. Kurse gjatė kėtij viti shėnohen 90 raste me rreth 15 tė vdekur. Pjesa mė e madhe janė vajza dhe gra nga fshatrat e qarkut tė Elbasanit.


    Shekulli 06/05/04

  2. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Tenton tė vetėhelmohet, i kishte vdekur burri nė Greqi


    S. Gozhina

    BERAT- Pak muaj mė parė, i kishte vdekur burri nė Greqi dhe dje ka vendosur t’i japė fund jetės. 16- vjeēarja M. Rrenja, banore fshatit Moravė nė Berat, ka tentuar t’i japė jetės fund, duke pirė helm rogor, por ka shpėtuar pėr mrekulli nga vdekja pasi familjarėt e kanė ēuar nė kohė nė spitalin rajonal. Burime nga spitali thanė pėr gazetėn se 16-vjeēarja mbėrriti nė gjendje tė rėndė nė spital, por falė ndėrhyrjes sė menjėhershme ajo e ka kaluar rrezikun. Tė afėrmit e viktimės qė ndodheshin nė spital kanė pohuar se M. Rrėnja ka tentuar t’i japė fund jetės nė kushtet e depresionit. Ajo kishte pirė helm pasi disa muaj mė parė kishte humbur nė Greqi bashkėshortin e saj. Ky i fundit kishte vdekur si pasojė e njė aksidenti automobilistik. Pas vdekjes sė bashkėshortit, 16- vjeēarja ėshtė kthyer tek i ati dhe mėsohet se gjatė gjithė kohės ka qėnė e mėrzitur dhe e stresuar. Tė afėrmit e viktimės bėjnė tė ditur se M. Rrėnja ka dalė herė nė mėngjes nga shtėpia dhe i ėshtė drejtuar serės sė domateve, tė cilat do t’i spėrkaste me helm rogor. Por nė kushtet e depresionit ajo ka kapėrdirė helmin dhe ėshtė gjetur nė gjendje tė rėndė, duke nxjerė shkumė nga goja, nga nėna e saj. Nėna ka lajmėruar tė afėrmit tė cilėt e kanė nisur me urgjencė vajzėn nė drejtim tė spitalit, ku dhe ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.




    06/05/2004 Shekulli

  3. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    S'i ktheu borxhin nėnės, vetvaret
    Kuēovė, 41-vjeēari i kishte marrė katėr mijė lekė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Zylyftar Plaku


    KUĒOVE

    Njė kabėll elektrik dhe trau i tavanit tė banjės. Kaq pak sende i kanė mjaftuar 41-vjeēarit Tomor Laze nga Kuēova pėr t'i dhėnė fund jetės. Njė vendim i marrė aty pėr aty dhe krejt i pabesueshėm. Por pėr Lazen motivi qė e ka shtyrė drejt kėtij akti, ka qenė shumė i fortė. Pak ditė mė parė i kishte marrė nėnės sė vet 4 mijė lekė borxh, tė cilat ishin bėrė shkaku i vendimit tė tmerrshėm pėr jetėn e tij. Pikėrisht mosgjetja e asnjė lloj mundėsie pėr t'i kthyer ato, ishte edhe arsyeja, qė e kishte detyruar si zgjidhje tė vetme tė shikonte vetėflijimin dhe sė bashku me jetėn, tė merrte me vete nė varr borxhin e pa shlyer. Dy gotat e fundit tė rakisė tė rrėkėllyera atje te kioska e lagjes, kishin qenė kėnaqėsia e fundit e tij, qė ia kishte lejuar vetes para vetvrasjes. Ndėrsa gruas sė tij, Bukuroshes, tani nuk i mbetet gjė tjetėr, vetėm tė vazhdojė e vetme pėrpara, qė tė paktėn tė rrisė tre fėmijėt qė ka nė shtėpi, tashmė tė mbetur jetimė. Do tė pėrpiqet t'i ushqejė jetimėt e saj me pagėn modeste qė merr nė ndėrmarrjen e pastrimit tė qytetit.

    Ngjarja
    Ka qenė ora 21.30 kur Tomori ėshtė ktheyr nė shtėpi. Eshtė pėrshėndetur me familjarėt e tij dhe mė pas i ėshtė drejtuar banjės. Vonesa e tij duket i ka shqetėsuar familjarėt. Fillimisht e shoqja e ka thirrur nga dera e banjės, por askush nuk i ka kthyer pėrgjigje. Ndėrsa minutat kalonin, ankthi te pjesėtarėt e familjes rritej. Bukuroshja, e shoqja, duket se ka parandjerė tė keqen dhe i ka kėrkuar tė birit qė tė shpėrthente derėn e banjės. Sapo kanė hapur derėn kanė vėnė re se Tomori ishte varur. Menjėherė familjarėt janė munduar qė t'i heqin kabllin dhe mė pas kanė dashur t'i japin edhe ndihmėn e parė. Por edhe transportimi pėr nė spitalin e qytetit duket se ka qenė i kotė. 41-vjeēari nuk kishte asnjė mundėsi shpėtimi.

    Rrėfimi
    Dy gotat e fundit tė rakisė Tomori i kishte pirė me fqinjin e tij, Kadri Myrtelin, u cili nuk e ka besuar lajmin, kur Bukuroshja i kishte thėnė pėr ngjarjen. "Menjėherė kam shkuar nė shtėpi, kur mė thirrėn Bukuroshja dhe Aureli dhe nuk besova kur mė thanė se Tomori kishte varur veten nė banjo". Sipas Kadriut, Tomorin kishte ditė qė e brente shqetėsimi se nuk kishte me se tė ushqente fėmijėt, sepse nuk po mundte qė tė gjente njė punė. Gjithė familja jetonte me pagėn e Bukuroshes, gruas sė shtėpisė, e cila punonte si fshesare nė ndėrmarrjen e pastrimit tė Kuēovės. Me atė pagesė minimale nuk mund tė mbaheshin frymėt e shtėpisė. "Nė darkė para se tė ndaheshim pimė nja dy gota aty te kioska afėr shtėpisė. Atė ditė Tomori kishte kėmbyer nja dy fjalė me tė ėmėn, tė cilės i kishte marrė 4 mijė lekė borxh. Por nuk kishte ēfarė t'i kthente. Ai ishte me sedėr dhe pėr kėtė ka qenė i mėrzitur gjithė ditėn", rrėfen miku i viktimės pėr ditėn e ngjarjes. Sipas Kadriut, atė ditė Tomori shkoi nė shtėpi mė herėt se ditėt e tjera, duke i'u justifikuar se ishte i lodhur. "Nuk kaloi as njė orė a dy dhe mė thirri djali i tij, Aureli, duke mė thėnė se ka vdekur babai. Nuk e besova, por vrapova sepse kjo nuk mund tė ishte shaka", vazhdon mė tej ai. Kjo ėshtė historia e njė jete tė prerė nė mes, pėr njė borxh tė pakthyer dot nė kushte tė pamundėsisė pėr tu punėsuar. Tashmė nė familjen e varfėr tė mbuluar nga zia nuk ngelet gjė tjetėr veēse mendimi pėr shpenzimet e ceremonisė mortore.


    Djali: Babai erdhi nė shtėpi i dehur

    Auroli, djali i madh i shtėpisė, nuk ka pėr ta hequr ndonjėherė nga kujtesa momentin kur e pa babanė e tij tė varur me kabėll. Sipas 18-vjeēarit, i ati ka shkuar nė shtėpi si zakonisht rreth orės 20.00, ndėrsa ka qėnė i dehur. "Babai kishte pirė raki sė bashku me disa shokė tė tij nė njė kioskė afėr shtėpisė. Pasi ka mbėrritur nė shtėpi ai nuk bėri llafe me askėnd, sepse nuk e kishte zakon qė tė fjalosej, ndėrsa ka kėrkuar qė tė flinte gjumė", pohon mes lotėsh Auroli. Para se tė shkonte pėr tė fjetur ka shkuar nė banjo. E shoqja dhe fėmijėt kanė pritur qė ai tė dilte nga banjo, por kjo gjė nuk ka ndodhur. Bukuroshja, e shoqja ka shkuar pėr ta thirrur. Meqėnėse gruaja nuk ka marrė pėrgjigje dhe ka pritur mjaft pėr tė dalė i shoqi i ka kėrkuar ndihmė tė birit tė saj, i cili ka shqyer derėn pėr t'i dhėnė ndihmė tė atit. Pasi nėnė e bir e kanė gjetur tė zotin e shtėpisė tė varur kanė vėnė kujen dhe kanė kėrkuar ndihmėn e fqinjve, por nuk kanė mundur qė ta shpėtojnė nga vdekja 41-vjeēarin.


    07/05/04 Gazeta Shqiptare

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Vetėvritet me ēifte 17-vjeēarja
    Lushnje, zbulohet letra e fundit e adoleshentes


    --------------------------------------------------------------------------------

    Irma Hoxha


    LUSHNJE

    Njė tjetėr vetėvrasje ėshtė shėnuar ditėn e djeshme nė Lushnjė. Ca fjalė tė shkruara kobshėm pak minuta para vdekjes, ishin lamtumira e fundit e dhėnė nga njė adoleshente. Marsela Binjaku, banuese nė fshatin Karbunarė tė kėtij rrethi, i ka dhėnė fund jetės sė saj tė re duke qėlluar veten me ēiften e t'et. Burime nga policia e Lushnjės pohojnė se ngjarja ka ndodhur rreth orės 11.00. 17-vjeēarja (me arėsim tetėvjeēar) ka pritur momentin e pėrshtatshėm pėr tė realizuar vendimin fatal. E ndėrsa prindėrit e saj kanė dalė nga shtėpia, adoleshentja ka kėrkuar armėn, qė e mbante me leje babai i saj. Para se tė shkrepte ēiften mbi trupin e saj tė njomė, Marsela ėshtė ulur dhe ka shkruar kėto fjalė. "Ju dua shumė tė gjithėve. Mė falni pėr kėtė shqetėsim qė po ju sjell. Lamtumirė!" Kjo ishte ndjesa e saj e fundit, mesazhi i fundit i lėnė nga kjo botė. Mė pas ėshtė vetėvrarė. Vetėm pak kohė pas vrasjes, pjesėtarėt e familjes Binjaku janė tmerruar nga ajo qė u kanė parė sytė. Marsela ėshtė gjetur e pajetė nė njė nga dhomat e shtėpisė, e mbytur nė njė pellg gjaku. Ndėrkohė, policia ka mbėrritur nė vendngjarje. Tė afėrmit e viktimės kanė pohuar para bluve se vajza e tyre ishte natyrė e qetė dhe nuk kishte asnjė shkak qė ajo tė bėnte vetėvrasje. Marsela pas mbarimit tė klasės sė tetė rrinte nė shtėpi. Edhe komshinjtė kanė deklaruar se familja Binjaku ishte e rregullt dhe se nuk e keqtrajtonin 17-vjeēaren. Pavarėsisht dėshmive, ngelen vėrtet mister motivet qė e detyruan tė renė t'i jepte fund jetės sė saj nė lulen e rinisė. Policia po heton pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes dhe tė gjetjes sė motivit tė krimit.

    07/05/04 Gazeta Shqiptare

  5. #15
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Ne Shqiperi e kane te veshtire te jetojne edhe njerezit me te meta mendore:

    Tenton tė mbytet nė Bunė e sėmura mendore


    --------------------------------------------------------------------------------



    SHKODER

    Tenton tė vetmbytet nė Bunė, e shpėtojnė kalimtarėt e rastit. Ngjarja ka ndo-dhur rreth orės 7.30 tė mėngjesit tė djeshėm nė qytetin e Shkodrės. Burime nga policia, bėjnė tė ditur se njė 42-vjeēare (emri i sė cilės nuk bėhet i ditur) ka qėndruar pėr pak kohė mbi Urėn e Bunės. Mė pas ajo ka rėnė nė ujėrat e kėtij lumi. Kalimtarė tė rastit tė cilėt kanė vėnė re se gruaja po pėrpėlitej, e kanė ndihmuar atė, duke e nxjerrė nga lumi. Mė pas shpėtimtarėt kanė njoftuar policinė e cila ka mbėrritur menjėherė nė vendgjarje. Nga verifikimet e bėra nga blutė ka rezultuar se, shtetėsja nė fjalė vuante nga ērregullime mendore. Ndėrkohė ekspertėt e ēėshtjes po hetojnė pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes.

    07/05/04 Gazeta Shqiptare

  6. #16
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Nuk eshte e mundur atje ku ka varferi te mos lind dhe fanatizmi:

    Vdekja e 17-vjecares, hetohet ndikimi fetar

    Prokuroria e Lushnjes nisi dje hetimet ne lidhje me vetevrasjen e gjimnazistes Maresla Binjaku. Policia dorezoi letren e te ndjeres ku tregohet se si ne emrin dhe per Jehovain, adoleshentja vendosi t'i jape fund jetes, "pasi 7 maji per Deshmitaret e Jehovait, eshte dite e shenjte qe te con ne parajse". Reagon shoqata: "Marsela ka marre materialet tona por s'e kishim anetare". Investigim per literaturen qe iu bllokua viktimes ne banese

    LUSHNJE - Prokuroria e Rrethit te Lushnjes, po heton se derisa ka arritur te ndikoje perkatesia fetare ndaj vajzes 17 vjecare Marsela Binjaku e cila i dha fund jetes tre dite me pare me arme zjarri. Adoleshentja u gjet e vdekur pasi ishte veteqelluar ne banesen e saj, en kushte te nje gjendjeje te renduar psikologjike, qe besohet nga familjaret dhe te afermit e viktimes, se ka ardhur nga ndikimi i sektit te Deshmitareve te Jehovait, qe vajza sipas tyre kishte perqafuar prej disa kohesh. Ne nje leter qe kishte lene para se te vetevritej, Marsela sipas te afermve, shkruante: "Jetoj nje jete boshe dhe te kote... Nga librat per Jehovain kam mesuar se data 7 Maj eshte nje dite e shenjte dhe kush flijohet ne kete date per Jehovain, shpiti i tij nuk vdes por shkon ne parajse... Mami dhe Babi. Ju dua shume dhe te me falni per kete shqetesim qe po ju sjell". Nga biseda e korrespondentit tone ne vendngjarje, me te afermit, mesuam se Qemali duke pare se gruaja kishte pune shume me makinen qepese kish futur vitin e kaluar te bijen Marselen ne nje kurs rrobaqepesie ne Lushnje. Ne kete kurs ajo ishte njohur me disa gra te cilat ishin deshmitare te Jehovait te cilat e kishin pajisur me literature per kete sekt fetar. Prinderit nuk dinin gje. Lidhjen me Deshmitaret e Jehovait prinderit e mesuan pasi kishin lexuar mesazhin qe kishte lene e bija e tyre, pas vetevrasjes. "

    Te gjitha provat e grumbulluara ne ambjentet e familjes Binjaku ne fshatin Kashte Bardhe te komunes Karbunare e Vogel lidhur me vetevrasjen qe kreu para tre ditesh Marsela Binjaku i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Lushnje per te kryer hetime te metejshme. Keshtu ka pohuar per "Korrieri"-n shefi i komisariatit te Lushnjes Albert Ismaili. Mesohet se disa te dhena jane grumbulluar nga ana e policise e cila i ka hedhur ne dosje sic eshte rasti ku familjaret kane pohuar se Marsela ka qene Deshmitare e Jehovait kur ka kryer kursin si rrobaqepese nderkohe qe prane godines qe ajo ka kryer kursin nuk ekziston asnje ambient i Deshmitareve te Jehovait por i nje sekti tjeter fetar. Xhemil Beharaj

    10/05/04 Korrieri

    Ca ben qeveria per keta tipat qe e kan bere vendin tone si han pa dyer dhe kthejne Shqiptaret ne viktima?

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Vetevrasjet, 72% te rasteve jane femra:

    Kujtim Boriēi

    ELBASAN- Specialistėt dhe psikologėt e Elbasanit japin alarmin pėr rritjen e numrit tė vetėflijimeve nė kėtė qark. Sipas tyre, numri i rasteve ėshtė rritur 6 herė nė katėr vitet e fundit dhe shkak kryesor, sipas tyre, janė traumat e vitit 1997. Si specialistė, si psikologė dhe si mjekė humanė, dr. Behar Gjevori dhe dr. Nikollaq Thano, pohojnė se kanė ndėrmarrė njė nismė pėr impenjimin e strukturave shtetėrore nė rajon, komunitetit tė nxėnėsve, studentėve, prindėrve, shoqatave tė ndryshme, pėr tė analizuar kėtė fenomen tragjik nė Elbasan dhe pėr tė marrė masa pėr minimizimin e tij. Lėvizja "Jo vetėhelmimit" qė sapo ka nisur nė Elbasan, sipas organizatorėve, shpresohet tė gjejė njė mbėshtetje masive tė faktorėve tė mėsipėrm, nė mėnyrė qė tragjeditė e kėtij lloji tė minimizohen. “Nisur nga statistikat nė 72% tė rasteve viktimat janė tė seksit femėr”, thotė pėr gazetėn "Shekulli" specialisti Gjevori. Referuar shifrave, sipas specialistit Thano, rezulton se vetėhelmimi ka ardhur nė rritje gjatė viteve tė fundit dhe nė 29% tė rasteve ėshtė me pasojė vdekje. Kėshtu, nėse nė vitin 2000 nė rrethin e Elbasanit u regjistruan 15 raste tė vetėhelmimit, nė vitin 2001 shifra u rrit nė 37 raste, nė vitin 2002 nė 87 raste, nė vitin 2003 numėrohen 95 raste, ndėrsa vetėm gjatė 5 muajve tė kėtij viti janė regjistruar 31 raste. Statistikat, por dhe studimet tona tė njė periudhe tė gjatė, shton pėr gazetėn dr.Gjevori, evidentojnė si shkaktar tė vetėflijimit ndikimin e traumave tė vitit 1997. Fėmijėt dhe adoleshentėt e 7-8 viteve mė parė, shton ai, tė rritur mes krismave tė armėve gjatė trazirave, (nė rajonin e Elbasanit u shėnuan mbi 130 viktima), kanė qenė objekt i kėtij terrori psikologjik. Sot ata janė rritur dhe rezultojnė tė jenė kontigjenti mė i madh (mbi 70%), i atyre qė vetėflijohen. Nė kėtė dramė sociale, shtojnė specialistėt, nuk mohohen dhe faktorėt e njohur si varfėria, ikja nė emigrim apo braktisja e njėrit prej partnerėve, tradhtia bashkėshortore, ndryshimi i mėnyrės sė jetesės (mbipopullimi i qendrave urbane nga fshati). Moshat 15-44 vjeē janė mė tė prekurat nga ky fenomen.

    Shekulli 10/05/04



    kam pershtypjen se sa kohe qe po qeveris Nano aq me shume njerez vrasin veten ne Shqiperi

  8. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Flijohet pas vrasjes sė burrit e djalit
    58-vjeēarja vetėvritet me njė plumb pas depresionit


    --------------------------------------------------------------------------------



    SHKODER

    Menjėherė pas viteve `90, pėr File Kronin jeta ka marrė njė rrjedhė krejt tjetėr, por qė pas disa kohėsh ajo ka ndryshuar sėrish. Ajo nuk e kishte menduar qė gjėrat do tė ndryshonin pėr keq brenda pak vitesh. Qė nė ditėt e para tė demokracisė, bashkėshorti i 58-vjeēares qė u vetėvra dje nisi tė merret me kambizėm, duke u bėrė njėri nga mė tė fuqishmit nė qytet. Por nė vitin 1997, ai u ekzekutua farė pranė shtėpisė me qėllim pėr t'u grabitur. Kjo shėnoi edhe tragjedinė e parė pėr familjen Kroni. Ndėrsa e dyta, e cila ishte fatalja pėr File Kronin, ishte vrasja e djalit nė Kolumbi. Kėto dy ngjarje bėnė qė ajo tė kalojė nė depresion nervor.

    Vetėvrasja
    Ka qenė ora 09.00 e mėngjesit tė djeshėm kur ėshtė kthyer nė shtėpi djali i vetėm me tė cilin jetonte 58-vjeēarja, Angjelini. Ai e ka gjetur tė sapovrarė nėnėn e tij, ndėrsa pranė saj ndodhej njė pistoletė "Zastava" dhe njė gėzhoje. Menjėherė 38-vjeēari ka lajmėruar fqinjėt, tė cilėt e kanė dėrguar menjėherė nė spitalin e qytetit. Por ēdo gjė ka qenė e kotė. Ajo kishte vdekur menjėherė, sapo plumbi i kishte prekur zemrėn. Shtėpia ku ndodhi vrasja ndodhet nė njė rrugicė pėrballė shkollės "Jordan Misja". Menjėherė pas ngjarjes forcat e policisė rrethuan tė gjithė zonėn, duke mos lejuar askėnd tė afrohet, madje as gazetarėt apo operatorėt. Kjo ka bėrė qė misteri pėr vetėvrasjen tė rritet, pasi nė polici ėshtė mbajtur i shoqėruar deri nė orėt e mbrėmjes edhe i biri i viktimės, njeriu i vetėm i saj. File Kroni i ėshtė nėnshtruar autopsisė pasi nė vendngjarje nuk ėshtė gjetur asnjė gėzhojė. Pėr tė vėrtetuar faktin se gėzhoja nuk ėshtė larguar qėllimisht nga vendi i ngjarjes pėr tė humbur gjurmėt, ekspertėt kanė vendosur tė bėjnė autopsinė. Ndėrsa pėrgjigjet pėrfundimtare do tė dalin pasi tė bėhet ekspertiza e armės nė Ministrinė e Rendit.

    Motivi
    Deri dje nė mbrėmje, sipas policisė, motivi kryesor qė e ka ēuar nė vetėvrasje 58-vjeēaren ka qenė depresioni. Siē ėshtė mėsuar, ajo prej njė viti, kur iu vra edhe djali nė Kolumbi, kishte kaluar nė depresion. Kjo pasi familja Kroni, me mjaft emėr nė qytetin e Shkodrės kishte pėsuar disa fatkeqėsi. Nė tetor tė `97-ės, kambisti Lulash Kroni vritet nė njė pritė qė i kishin bėrė pėr ta grabitur. Ngjarja u shoqėrua me shumė bujė nė qytet, duke u cilėsuar si njė nga vrasjet mė me zhurmė. Vrasėsit i grabitėn jo vetėm sasinė e madhe tė lekėve, por dhe ēdo gjė me vlerė qė ai kishte. Autorė tė ngjarjes u cilėsuan dy komshinj tė tij. Njėri prej tyre ėshtė i dėnuar dhe aktualisht po vuan dėnimin, kurse i dyti ėshtė vrarė nė Itali pak vite mė parė. Mendohet se ky ekzekutim atij i ėshtė bėrė pėr hakmarrje. Ngjarjet vazhdojnė me tė tjera viktima. Kėtė muaj ėshtė mbushur njė vit, kur nė Kolumbi ėshtė vrarė djali i Lulash Kronit, Ardi Kroni, 30 vjeē. Megjithatė, kjo vrasje mendohet se nuk ka tė bėjė me vrasjen e tė atit apo tė autorit tė ekzekutuar nė Milano.


    Fqinja: Vinte te ne pėr kafe e thoshte gjithnjė se do tė vetėvritej

    File Kroni kishte kohė qė vuante nga njė depresion nervor". Kėshtu kanė pohuar komshinjtė e familjes, e cila qė nga viti 1997 numėroi tri viktima. Madje ato vetė kanė deklaruar se Filja kishte pohuar shpesh se do tė vriste veten. "Nuk mė ka shkuar asnjėherė mendja se me tė vėrtete Filja do tė vriste veten. Tani e ndiej veten disi nė faj qė nuk e kam vlerėsuar atė ēfarė na thoshte. Mendoja se po thoshte ndonjė gjė tė pamenduar dhe pa kuptim, siē vepronte shpesh. Vinte tė pinte kafe dhe na thoshte: 'Po e pi kėtė kafe se do tė vras veten'. Ngaqė e thoshte shpesh, nuk ia vinim re. Kėtė e lidhinim me tragjedinė e jetės sė saj. Ka qenė njė grua e fortė, por qė jeta, mesa duket, e lodhi. Vdekja e tė birit ishte goditja mė e madhe. Kėtė nuk mundi ta pėrballonte. Gjatė gjithė ditės vetėm pėr tė fliste. Jemi munduar t'i qėndrojmė afėr, ta ftojmė pėr kafe apo tė shkonim ne tek ajo pėr kafe, por dhe ne kemi problemet tona. Mė duket se nuk kam bėrė sa duhet, mbase duhej t'i kisha qėndruar mė pranė, ta bėja tė fliste mė shumė qė tė shfrynte. Shpesh mallkonte veten se ishte gjallė dhe i biri nė tokė. I lutej Zotit qė tė kishte mirėsinė dhe ta merrte dhe atė qė tė bashkohej me djalin dhe burrin". Kėto ishin fjalėt e njė gruaje, fqinje e viktimės, e cila nuk donte tė identifikohej. Ajo tregon se me Filen e kishte kaluar mirė gjithmonė dhe kishin biseduar bashkė pėr ēdo gjė. "Pėr vrasjen e djalit nuk fliste shumė, thotė ajo, por gjithmonė e pėrsėriste se 'do vriste veten'".


    Djali nė polici dhe nėna nė morg

    Shtėpia e familjes Kroni deri nė orėt e mbrėmjes ka qenė e mbyllur. Pas orėve me zhurmė tė paradites, dreka dhe pasditja kanė qenė krejt tė qeta. Madje shtėpia ka qenė e mbyllur plotėsiht. Vėmendja e tė gjithė qytetit ėshtė pėrqėndruar dje nė lagjen "Tom Kola". Emri i njohur i familjes Kroni dhe fatkeqėsitė e tyre e kanė bėrė tė ndjeshėm opinionin. Lajmi se kishte vrarė vetėn e veja e Lulash Kronit ka bėrė qė nė rrugicė tė drejtohen shumė kureshtarė, tė cilėt sigurisht qė kanė hasur nė rezistencėn e bluve tė cilėt s“kanė lejuar qė tė futet askush nė "zonėn e nxehtė". Familjarėt dhe personat e tjerė pranė familjes janė shoqėruar nė Drejtorinė e Policisė pėr tė dhėnė sqarime pėr ngjarjen. Bashkė me ta ka qenė dhe djali i Files, Angjelin Kroni, 38 vjeē. Nėnė e bir jetonin vetėm. Ndėrkohė qė pėr arsye hetimi dhe pėr shkak tė autopsisė qė duhej tė bėhej, viktima 58-vjeēare ka qėndruar nė spital edhe pėr shumė orė tė tjera. Nė morg ajo ka qėndruar pėr disa orė. Tė gjitha kėto kanė bėrė qė shtėpia pėrdhese e familjes Kroni tė qėndronte e mbyllur pėr shumė orė. Ndėrsa e diela do tė jetė ndryshe. Sipas zakonit, ajo do tė kalohet me zhvillimin e ceremonisė mortore pėr gruan qė nuk arriti t'u bėntė ballė fatkeqėsive tė jetės, vrasjeve tė burrit dhe tė djalit tė saj. Nė orėt e mbrėmjes ėshtė lėnė i lirė djali i vetėm i familjes, i cili ka nisur tė merret me organizimin e ceremonisė mortore tė sė jėmės.

    Gazeta Shqiptare 17/05/04

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Kete familjen kroni e kam njohur, jo personalisht, por e kam njohur se jam dhe une prej shkodres. ti po me thu se adrianin e paskan vra ne kolumbi e qe tash edhe e ema paska vra veten? me vjen shume keq
    historine e lulashit e njoh. ne kohen e komunizmit ishte karrocier e me ardhjen e demokracise ju fut kambizmit e i eci fati.... deri diku se ne '97 e vrane per ta grabit.
    cdo gje po merr rrokullimen

  10. #20
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Mbaroi Elbasani filloi Shkodra :

    Shkoder, varje mister e pronarit te oficines

    SHKODER - Nje 42 vjecar, baba i dy femijeve ne lagjen "Guerrile" te Shkodres, i ka dhene fund tragjikisht jetes se tij, duke u vetevarur me nje litar ne punishten ku punonte. Policia e Shkodres, beson se shkaku qe e ka cuar 42 vjecarin ne nje veprim te tille eshte depresioni nervor. Ylvi Mercaj eshte gjendur me litar ne fyt rreth ores 7 te mengjesit te djeshem, brenda ne oficinen qe ishte prone private e tij, e cila ndodhet ngjitur me oborrin e shtepise. Njeri nga kusherinjte e Ylviut tregon: "Ylviu ishte zgjuar heret si zakonisht dhe kishte dale nga shtepia per te filluar punen sic bente cdo dite, rreth ores 6 e 30. Por hyrja e tij aty ate dite kishte pasur qellim tjeter. Pasi ka lidhur litarin e trashe ne tavanin e repartit ka kryer ne cast veprimin fatal. I pari qe ka hyre aty ne oren 7 ka qene nje nga tre punetoret qe kishte punesuar ne repart. I tmerruar duke thirrur ka trokitur ne deren e shtepise duke i dhene lajmin vellait dhe gruas se tij. Me pas Samiu, vellai i madh, i cili jetonte ne nje shtepi me viktimen ka zgjidhur trupin dhe se bashku e kemi derguar ne spital por gjithcka ka qene e kote. Ai kishte vdekur ne cast, duke lene jetime dy djem Orlendin 6 vjec dhe Oraldin 3 vjec. Ata jane derguar tek disa kusherinj ketu prane dhe akoma nuk e dine se ci ka ngjare". Vetevarja e Ylviut ka cuditur te gjithe ata qe e njihnin, pasi ka qene njeri i qete dhe shume punetor, teper i rregullt dhe korrekt ne familje. Me kete oficine mbante shume mire familjen, kishte arritur te njihej si nje nga mjeshtrat me te mire te punimit te llamarines dhe merrte porosi jo vetem brenda ne Shkoder, por dhe ne Malesi te Madhe. "Ne nje periudhe te shkurter ka pasur ca probleme shendetesore, por eshte kuruar ne spitalin neuro psikiatrik te Shkodres dhe me pas gjithcka dukej se vazhdonte normalisht tek ai". Pervec nje depresioni nervor qe mund te kete kaluar per momentin, asnje shkak tjeter nuk mund te gjejme, qe mund ta kete cuar deri ne vetevarje. Bashkeshortja Ditila, e cila si ka mbushur ende te tridhjetat, tregon se dy dite me pare i shoqi kishte nje shprehje merzie dhe nje cast u shpreh se po me merziste mua dhe femijet, por nuk arrita ta kuptoj dhe te mendoja nje fund te tille, pasi ne familje gjithcka shkonte shume mire dhe e mora si dicka qe po kalonte per momentin". Ditila pohon se "dje ne mbremje dukej i qete, pasi luajti dhe bisedoi pak me femijet sic bente zakonisht, hengrem darke dhe rame te flinim. Ka bere gjume fare te qete dhe eshte zgjuar si cdo dite per te filluar punen. Nuk arrij te kuptoj pse e beri nje veprim te tille, kur gjithcka shkonte mire". Valbona Idrizi




    --------------------------------------------------------------------------------
    19/05/2004 Korrieri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  2. Gjuha Kombi Dhe Globalizmi
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 15:45
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •