Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 112
  1. #81
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Kryeplaku, çfarë ke vënë ti në dukje është mëse e drejtë. Pajtohem me ty se tani që do të vihen tabela me gjuhë edhe greke, NE duhet t'i kërkojmë Shtetit ose Kuvëndit që të mësohet edhe shqipja tek shkollat e këtyre minoritarve grek meqënëse ata kanë edhe shtetësi shqiptare.

    Por e rëndësishme është që NE si qytetar shqiptar mos të kemi frikë të kërkojmë për drejtësi në vëndin tonë.

    Jonida, unë shkrova në të njëjtën kohë me ty. Shiko tek posti im i mësipërm sepse t'u përgjigja atje, pasi pash shkrimin tënd dhe e ndryshova postimin tim

    Drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 01-04-2004 më 07:11

  2. #82
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Per dijeni te te gjitheve une nuk jam minoritar (jo se eshte turp por mos kujtoni se kam ndonje konflikt interesash).

    Nese mendoni se mbroni nacionalizmin apo patriotizmin duke u mohuar nje te drejte themelore 1/50 se shtetasve shqiptare me falni por kjo tregon vetem injorance dhe verberi.

    Nese aresyetimi mbi faktin qe kjo eshte nje e drejte dhe eshte padrejtesi t'ua mohosh apo ta lidhesh ne perpjestim te drejte me ate qe ndodh me bashkeatdhetaret tane neper shtete te tjera, nuk ju bind atehere le ta shohim problemin nga kendveshtrimi i interesit.

    Shqiptaret perbejne perqindje te rendesishme te popullsise ne Mal te Zi, Maqedoni dhe Greqi. Ne kerkojme te drejta per ta .... kerkojme qe ata te kene te drejte te ngrene flamurin e tyre, kerkojme qe ata te kene emisione televizive ne gjuhen e tyre, kerkojme qe ne parlamentet e atyre vendeve te flitet shqip kerkojme qe ata te kene autonomi dhe se fundi perse ta fshehim te gjithe enderrojme qe nje dite te jemi serish bashke.

    A kemi mundesi ne t'ua garantojme keto te drejta vellezerve tane pertej kufijve me autoritetin, financat, lidhjet apo forcen tone si shtet ?

    Sigurisht qe nuk kemi ... prandaj shkojme dhe trokasim per ndihme tek ato shtete qe kane mundesite per te nderhyre dhe zgjidhur dicka. Normalisht ndihmen e kerkojme dhe e marrim ne emer te te drejtave te njeriut.

    Nese ne nuk u japim te drejtat per te cilat u kerkojme ndihme te tjereve nje minoriteti 2%, askush nuk do te na ndihmoje ne.

    Pra a ja vlen te hedhesh ne ere nje kauze qe u intereson miliona shqiptareve per t'u mohuar nje te drejte 20 fshatrave ????

    Patriotizmi eshte nje energji qe nuk mjafton ta kesh por duhet edhe te dish ta perdoresh sic duhet sepse si cdo forme tjeter energjie mund te jete i demshem dhe i dobishem.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Hajt e mos bëni të madhe këtë punë !

    Tosi duhet të bën çka është e mundur për ta zgjatur mandatin e tij edhe ndonjë ditë - ta shtyn me demek .

    Se , kur tosi do then qafën , do i mer ata shenja me vete për argumente për të fituar të drejtën e azilit më shpejt në greqi .

  4. #84
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne kendveshtrim interesash Orku, permbledhja qe kam sjelle ne nje nga postimet e mesiperme perputhet me shume se gjithcka tjeter me logjiken ekonomike te reciprocitetit.
    Ajo c'ka permend ti eshte "lypje" per te siguruar te drejtat e me shume se 500.000 shqiptareve ne Greqi te cilet llogaritur me popullsine e Greqise, qe sipas CIA world factbook ne korrik te 2003 numeronte 10,665,989 banore, perbejne te pakten 0,0468 = 4,68% te popullsise te atij vendi. Pse te "lypet" per te kerkuar te drejtat e shqiptareve qe jetojne ne Greqi, kur ato mund te sigurohen duke u bazuar ne te drejten nderkombetare. Pse duhet te perjashtohet Greqia nga rregulli e t'i jepet mundesia te mos e zbatoje te drejten nderkombetare?

    Pse te shkruajta ne nje postim me lart qe krahasimi i situates Shqiperi-Greqi eshte i pavend me ate qe kishe dhene per Kosove-Serbi?

    Sepse historikisht e kemi deshmuar qe nuk jemi te dhunshem ndaj atyre qe vijne e kerkojne ndihmen tone. Deren ia kemi te gjitheve, grekeve mes te tjereve ne kohen e Ali Pashe Tepelenes sic e solli Drini me lart, ne kohen e pasluftes se dyte Boterore e sjellja e shqiptareve dhe e shtetit tone ka qene gjithnje e mire. C'kane bere greket ne kembim per kete? Dhune mbi camet, dhune mbi arvanitasit (duke i mohuar te drejten e te njohurit te kombesise se tyre shqiptare), dhune mbi emigrantet e periudhes 1990 e ne vazhdim.
    Te lutem shume, me trego ketu ku eshte drejtesia, ku jane te drejtat e njeriut qe duhet te zbatohen ne rastin e shqiptareve. Apo nuk bejme pjese tek njerezit ne?

    Une nuk jam kunder vendosjes se tabelave, sepse kjo ben pjese ne lehtesimin e jetes se shtetasve shqiptare me kombesi greke, ashtu sic eshte per shembull per shtetasit austriake me kombesi sllovene ne zonen e Carinthia, ku zbatohet e njejta gje, apo sic mund te jete ne shume raste te tjera. Por gjendja Austri-Slloveni perseri eshte e pakrahasueshme me ate Shqiperi-Greqi. Per mua kjo perseritje peruljeje te pakuptimte (mjerane) ndaj nje shteti qe nuk respekton ekzistencen e fqinjit te vet, eshte ose budallallek, ose dicka e qellimte.

    Permbledhur: ajo cka them s'ka hic te beje me krenari kombetare, apo patriotizem te thekur, eshte thjesht llogaritje me laps ne dore duke u bazuar mbi te drejten nderkombetare qe qendron permbi te gjithe shtetet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 01-04-2004 më 09:29

  5. #85
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    GREQIA KUNDER KORRIDORIT TE 8 SI PROJEKT PRIORITAR .
    Si gjithmone Greqia tregon fytyren e vertete te saj .Parlamenti yne te vazhdoje te merret me TABELAT me gjuhen greke .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #86
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ashtu si dhe Orku me siper,edhe nuk nuk rrjedh nga familje minoritaresh,ndonese per mua nuk eshte cudi ,vetem qesharake kur mendon se dikush ka mendime te tjera nga ty eshte "greko maskara",dhe per ti treguar popullit "tradhetarin",emrit Kolombi,i shtojme bashktingelloren S,duke e kthyer ne minoritarin Kolombis.

    Nejse kjo nuk me shqeteson pasi sic e thashe dhe me lart idete dhe mendimet as blihen dhe as shiten.Keshtu edhe une te mijat nuk i kam vene ne ankand.
    Tema ne fjale ishte miratimi i tabelave ne gjuhen greke miratur nga vete PARLAMENTI SHQIPTAR,dhe ne vend patriotet e forumit te drejtojne shigjetat kunder atyre qe miratuan kete ligj,i kthyen pushket e nacionalizmit te varrura prej kohesh neper muret e shtepise,gjeten rrugedalje per te na treguar sa racist ,sa mosmirnjohes sa sharlatane jane Greket ndaj nesh.
    Kete e dime,me mire ata qe jetojne ne Greqi,dhe une isha nje prej tyre ,emigrant ne rruget e Athines,per 9-vjet.E nese morra rruget ne kerkim te Amerikes e bera thjesht per nje te ardhme me te mire ,me te lire ne pikpamje te drejtave njerezore.
    Te drejta njerezore qe meqenese greku ua shkel,bashkombasve tane me te dyja kembet,me te njejten fytyre te monedhes t'ua shkelim dhe ne ,pakices kombetare greke qe jetojne ne Shqiperi.
    Pra le na behet per motiv ne rruget drejt se ardhmes ajo shprehja popullore.
    "Ne ato maja rripa rripa
    Nje here ma hipe nje here ta hipa"
    Nje gje te mos harrojme ,edhe mekatet tona se nuk jemi te palaret ndaj Perendise,dhe kemi bere shume te tilla ne vitet e emigrimit ne Greqi,aq sa na doli nami para syrit,dhe kur vjedhjet dhe vrasjet kryheshin nga te tjere TV,dhe MEDIAT greke kishin gjetur fajtoret para policise, SHQIPTARET.
    Nje jete te tere kemi vuajtur nga ata qe na qeverisen por edhe nga mentaliteti une i hekurt ballkanik,qe nuk hedh dot veshtrimin larg.
    Ndaj dhe jemi ne kete gjendje,me nje shtet qe nuk ka as force as ze ,te mbroje te drejtat e qytetareve te tyre kudo ne bote ,ose me mire me nje shtet te rrezuarr,ku gjysma bertet "Nano ik" ,e gjysma tjeter "Nano rri".
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 01-04-2004 më 22:24
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #87
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga inter_forever
    GREQIA KUNDER KORRIDORIT TE 8 SI PROJEKT PRIORITAR .
    Si gjithmone Greqia tregon fytyren e vertete te saj .Parlamenti yne te vazhdoje te merret me TABELAT me gjuhen greke .
    une me te vertete nuk kuptoj c'lidhje ka korridori i 8 ose korridori E934 ose korridori kairo-johannesburg me tabelat dygjuheshe ne shqiperi??
    dhe sepse per cdo gje ka nje shpjegim logjik -> nqs korridorri i 8 eshte (megjithese s'jam shume i sigurt ) otranto-vlore/durres-sofia-istanbull pergjigjja me logjike eshte se eshte parallel me egnatia ( otranto-gumenice-selanik-istanbull) keshtu qe logjikisht mire bejne qe e kundershtojne nga ana e tyre. edhe ne po ta kishim ne perdorim korridorin 8, pika na rrafte po te mos ta kundershtonim te behej rruga egnatia. apo jo?
    megjithese edhe ne kete rast nuk kuptoj clidhje ka kjo me tabelat. prape. sorry. perpiqem.nuk arrij. po te ndjekesh "logjiken" e mizeruar qe ata na bene kete e tani do tua tregojme neve ckini per te pesuar, as qe kemi per te hecur ndonjehere perpara. ndaj eshte gjithe ballkani corbe e i prapambetur i gjithe se sna lene as keto te ecim para. ne fund te evropes te gjithe, njeri i pari i fundit e tjetri i fundi i fundit e secili daullen e tij.
    per mendimin tim secili shikon se cbehet ne "shtepine" e tij si mund te eci e te perparoje me mire, duke bere veprime qe jane ne interes te tij pa u marre si katinat me cbejne te tjeret.peace

    duke rrezikuar te dal jashte teme , harrova te shtoja qe eshte zyrtarisht e vleresuar qe krimet ne greqi nuk i bejne shqiptaret. mund tju sjell poste dhe url plot, te bazuara ne faktet/evidencat e policise. shqiptaret ne asnje lloj krimi, asnjehere nuk jane te paret. bile ne krimet e renda (vrasje, perdhunime etc ) jane nga fundi. po eshte ajo qe thone qe me mire te te dale syri sesa nami. megjithese, gjithmone e me shume ndahet shapi nga sheqeri, ndahen ata njerez qe punojne,jetojne e perpiqen me djersen e tyre nga kellirat qe na nxorren famen e keqe. dola nga dritarja, jashte fare. anyway, peace
    Ndryshuar për herë të fundit nga Clauss : 01-04-2004 më 23:34
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  8. #88
    Ju ore dietare u eshte zhvilluar aq shume truri sa ju ka zene dhe vrimat e hundeve dhe s'po nuhatni qe ketij ligji po i vjen ere e piste. Aty ku ka ere, ka dicka te prishur.


    Citim Postuar më parë nga Orku
    Ne kerkojme te drejta per ta ...
    1. C'te drejta jane kerkuar nga Shqiperia per shqiptaret ne Greqi? (po pati ndonje kerkese, cila nga keto eshte realizuar dhe ka lene vend per miratimin e nje ligji si ky i tabelave)
    2. Pse nuk u miratua i njejti ligj per minoritetin maqedon qe ne kufirin me Maqedonine, Qafthane dhe Bllate, te shkruheshin tabelat ne maqedonisht? Ka mese 30 fshatra te banuara me maqedone (shumica torbeshe - maqedone muslimane) ne kete zone, dhe ka mese 5 vjet qe Shqiperia dhe Maqedonia jane duke diskutuar ceshtjen e trajtimit te minoriteteve?
    3. Pse minorietit grek i jepet prioritet para minoriteteve tjera ne Shqiperi?
    4. Me thuaj nje shtet tjeter qe u lejon minoriteteve te mesojen ne gjuhen e tyre pa pasur klase ne gjuhen zyrtare te shtetit, pervec Shqiperise.


    StterollA

    PS Shqiptaret ne Maqedoni perbejne mbi 40% te popullsise dhe akoma tabelat rrugore jane te shkruara vetem ne maqedonisht dhe anglisht (ato te vjetrat qe kane ngele jane dhe ne serbisht). Edhe pse tabelet s'jane te shkruara ne shqip, dhe s'ka asnje shkolle shqipe ku si gjuhe te dyte mos te mesohet maqedonishtja perseri sot Maqedonia ka shume raporte me te mira se Shqiperia me BE-ne, prandaj mos na tregoni demokraci dhe liri te drejtash para Perendimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 02-04-2004 më 03:34

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Mos mendoje kolombi dhe orku se po i "kryqezojme" meqe ne jemi patriote te medhenj dhe i kemi "zili" keta se jane me shume "MODERRNE" se ne te tjeret.





    Problemi eshte se mardheniet midis shteteve jane dy paleshe. psh.(kujto rastin e BRAZILIT me AMERIKEN per punen e pashaportave ku ishte brazili qe iu pergjigj me te njejten monedhe SHBA-se.)

    ME KETE DUA TE THEM QE LESHIMET NUK MUND TE VAZHDOJNE TE JENE PAFUNDESISHT TE NJE ANESHME. SE NA MORIN DHE PER BUDALLENJ PERVEC TE TJERASH...

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Clauss
    une me te vertete nuk kuptoj c'lidhje ka korridori i 8 ose korridori E934 ose korridori kairo-johannesburg me tabelat dygjuheshe ne shqiperi??
    dhe sepse per cdo gje ka nje shpjegim logjik -> nqs korridorri i 8 eshte (megjithese s'jam shume i sigurt ) otranto-vlore/durres-sofia-istanbull pergjigjja me logjike eshte se eshte parallel me egnatia ( otranto-gumenice-selanik-istanbull) keshtu qe logjikisht mire bejne qe e kundershtojne nga ana e tyre. edhe ne po ta kishim ne perdorim korridorin 8, pika na rrafte po te mos ta kundershtonim te behej rruga egnatia. apo jo?
    megjithese edhe ne kete rast nuk kuptoj clidhje ka kjo me tabelat. prape. sorry. perpiqem.nuk arrij. po te ndjekesh "logjiken" e mizeruar qe ata na bene kete e tani do tua tregojme neve ckini per te pesuar, as qe kemi per te hecur ndonjehere perpara. ndaj eshte gjithe ballkani corbe e i prapambetur i gjithe se sna lene as keto te ecim para. ne fund te evropes te gjithe, njeri i pari i fundit e tjetri i fundi i fundit e secili daullen e tij.
    per mendimin tim secili shikon se cbehet ne "shtepine" e tij si mund te eci e te perparoje me mire, duke bere veprime qe jane ne interes te tij pa u marre si katinat me cbejne te tjeret.peace

    duke rrezikuar te dal jashte teme , harrova te shtoja qe eshte zyrtarisht e vleresuar qe krimet ne greqi nuk i bejne shqiptaret. mund tju sjell poste dhe url plot, te bazuara ne faktet/evidencat e policise. shqiptaret ne asnje lloj krimi, asnjehere nuk jane te paret. bile ne krimet e renda (vrasje, perdhunime etc ) jane nga fundi. po eshte ajo qe thone qe me mire te te dale syri sesa nami. megjithese, gjithmone e me shume ndahet shapi nga sheqeri, ndahen ata njerez qe punojne,jetojne e perpiqen me djersen e tyre nga kellirat qe na nxorren famen e keqe. dola nga dritarja, jashte fare. anyway, peace


    Clausssss......., NJE TAS DHALLE, PAK MUHALEBI DHE NJE DORE CAUNTRY STRIKE DO ISHIN PER TY ZGJIDHJA IDEALE.

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •