Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 112
  1. #61
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gabriel dhe Jonida,

    kam nje verejtje me menyren sesi i keni shkruar mesazhet tuaja. Pse e filloni cdo fjale me germe te madhe? Me germe te madhe fillon fjala e pare e nje fjali dhe emrat e pervecem brenda saj. Me germe te madhe mund te shkruash dhe parrulla. Per me teper kaloni tek forumi i gjuhes shqipe.


    P.S.

    Brari! Pergjigje per thirrjen tende per verejtje dhe permiresime

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Injorantet Tane Politikane I Zgjidhen Ceshtjet E Popullit Shqiptar Dhe Vetem Kjo U Kishte Mbetur ....
    Te Zgjidhin Problemet E Minoritetit E Te Vrapojne Drejt Emancipimit Evropian.....

    Nje Ndryshim Do Ndodhe Patjeter. Nje Dite Populli Do Zgjohet

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Dita me fal por kisha shtypur nje buton te tastieres gabimisht. Nuk do ta perseris.

  4. #64
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Te gjithe e dime se si neperkemben te drejtat me themelore te shqiptareve ne Greqi. Te gjithe i dime krimet qe greket kane bere ndaj cameve. Te gjithe i njohim pretendimet territoriale te Greqise ndaj vendit tone si dhe mashtrimet per perqindjen e minoritetit grek ne Shqiperi.

    Por a duhet ne t'iu mohojme minoritareve greke ne Shqiperi nje te drejte per shkak te krimeve qe shteti apo shoqeria greke ka kryer ndaj nesh ? Une mendoj se jo pasi eshte e padrejte dhe sepse ne duhet te biem ne nivelin e tyre.

    Jam plotesisht dakort me mendimin qe kjo gje duhet te zbatohet per te gjitha minoritet dhe te behet kujdes te mos futen ne te njejtin thes greket me vllahet.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Orku
    Te gjithe e dime se si neperkemben te drejtat me themelore te shqiptareve ne Greqi. Te gjithe i dime krimet qe greket kane bere ndaj cameve. Te gjithe i njohim pretendimet territoriale te Greqise ndaj vendit tone si dhe mashtrimet per perqindjen e minoritetit grek ne Shqiperi.

    Por a duhet ne t'iu mohojme minoritareve greke ne Shqiperi nje te drejte per shkak te krimeve qe shteti apo shoqeria greke ka kryer ndaj nesh ? Une mendoj se jo pasi eshte e padrejte dhe sepse ne duhet te biem ne nivelin e tyre.

    Jam plotesisht dakort me mendimin qe kjo gje duhet te zbatohet per te gjitha minoritet dhe te behet kujdes te mos futen ne te njejtin thes greket me vllahet.
    ORKU, je pishem, ke pertu me shkrujt, je minoritar, apo kaq mbush......

    Ti thu se i di neperkembjet qe i behen shqiptareve ne greqi. por vetem kaq

    DHE VAZHDON DERDELLIT SE SI DUHET TE SILLEMI ME MINORITARET.
    AKOMA SE KE KUPTUAR SE MINORITARET GREK KANE 100 HERE ME SHUME TE DREJTA DHE JANE SHUM-SHUM HERE ME TE PERKEDHELUR SE SHQIPTARET E THJESHTE.

    PROBLEMI NUK KA CALUAR NE "DISKRIMINIMIN QE NE U BEJME MINORITAREVE"...

    PROBLEMI CALON NE ANEN TJETER KU SHQIPTARET JANE TE DETYRUAR TE NDRYSHOJNE EMRAT, FENE,RRIFEN SI KAFSHE, VRITEN SI QEN NE TOKEN GREKE DHE ASKUSH NUK MBAN PERGJEGJESI ETJ..........

    1 NGA KETO TI NDODHTE MINORITAREVE DO SHIKOJE VETE QE SA ZHURME DO BEHEJ NGA GREKERIT......
    PRANDAJ MOS DERDELLIT SHUME PER GJERA TE PAQENA, APO "TE DREJTA TE MOHUARA NE KURRIZ TE GREKEVE".

    ME PARE PREOKUPOHU QE SHQIPTARET TE TRAJTOHEN SI NJEREZ DHE JO SI KAFSHE NGA GREKET.

  6. #66
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Se pari tregohu me i respektueshem jo se me hyn shume ne xhep respekti yt por sepse me ndihmon mos te humb etiken ne lidhje me ty !

    Ne asnje rresht te postimit tim nuk ke lexuar shteti shqiptar nuk duhet te interesohet per te drejtat e shtetasve te tij neper bote perkundrazi ne kete forum mund te gjesh me dhjetra postime te miat ne lidhje me kete problem.

    Ajo gje qe une e quaj te padrejte eshte vendosja ne te njejten peshore e trajtimit qe shqiptaret marrin nga shteti dhe shoqeria greke me trjatimin qe shteti shqiptar duhet t'u rezervoje minoriteteve.

    Pra thene troc nuk mund te besh pazar te drejtash, sepse po flasim per njerez. Nese greket shkelin te drejtat tona me te dyja kembet atehere ngrihu dhe lufto kunder tyre por jo duke shkelur te drejtat e minoriteteve pasi eshte e gabuar ne parim dhe e te ul ne te njejtin nivel me ate qe te shtyp.

  7. #67
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Orku,

    si e kupton ti „ngrihu e lufto kundra tyre“? Cilet jane subjektet qe duhet ta bejne kete lufte? Populli shqiptar ne Shqiperi? Shqiptaret ne Greqi? Shteti shqiptar? Dhe si mund te zhvillohet kjo lufte?
    Me thene te drejten shtate vjet qeveri socialiste nuk mbaj mend ndonjehere qe te jete bere dicka per te drejtat e shqiptareve emigrante ne Greqi, per te drejten e arvanitasve te deklarohen shqiptare, per te drejtat e cameve te perzene me dhune, per njohjen e minoritetit shqiptar ne Greqi. Pertej kesaj nuk jam e qarte sesi mendon opozita, perkatesisht PD mbi keto ceshtje, sidomos kur sjell ne mendje se me fitoren e konservatoreve ne Greqi, nxituan t'i pershendesin, ndersa gazetat shkruanin se tani PD do te beje perpjekje t'i afrohet Greqise permes konsevatoreve qe jane nacionaliste. Kjo bashke me ceshtjen e zgjedhjes se Koshtunices ne Serbi eshte diskutuar tek nje teme me vete, ku jam habitur nga logjika e ndjekur nga Albo aty e kam nderhyre, duke sjelle me ate rast dhe artikuj mbi qellimet (cuditerisht disa kur iu intereson i konsiderojne tolerante) te Koshtunices.

    Permbledhur: a mundesh te shkruash pak me gjere mbi "luften" bazuar tek pyetjet qe kam shtruar ne fillim e mbi qendrimin e PD mbi te?

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    tabelat

    jo me nuk ka asnje problem me vane tabelat ne gjuhen greke .problemi eshte se edhe greket duhet te te bejne te njetat gjera ne zonen e camerise ku jetojne akoma 500000 cam dhe kane frike te flasin shqip ne rruge dhe jo te vihen tabelat ne shqip keto gjera duhen te behen te dyja bashke.dhe mos te flasim edhe per arvanitasit qe jane rreth 3 milione ne greqi.dhe gati 65 perqind e flasin akoma gjuhen shqipe.po te marrim shembullin e calabrise qe ne shkolla u vu me detyrim te mesohel dhe gjuha shqipe.shqipja ne calabri u be gjuha e dyte mbas italishtes

  9. #69
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Dita kete lufte duhet ta bejne perfaqesuesit tane dmth qeveria permes diplomacise, organizmave qe merren me te drejtat e njeriut dhe institucioneve nderkombetare te se drejtes. Ne si popull me e shumta qe mund te bejme eshte te ushtrojme presion ndaj qeverise per t'u angazhuar ne kete drejtim si dhe te shfrytezojme lidhjet tona modeste per te sensibilizuar ambjentet ku jetojme per kete realitet.

    Por kjo lufte nuk mund te perfshije pazare te drejtash te tipit kur ta besh ti kete une do bej ate pasi po flasim per njerez dhe tek e fundit minoritaret jane shtetas shqiptare. Eshte njelloj sikur te themi qe meqenese serbet kane masakruar femije dhe kane perdhunuar gra shqiptaret kane te drejte te bejne te njejten gje me ta.

    Sidoqofte nese tema do te ishte si te mbrojme bashkeatdhetaret tane neper bote une do te kisha dhene mendimin tim per kete problem por subjekti i temes eshte nese minoritaret duhet te kene tabela ne gjuhen e tyre neper zonat ku jetojne...

    Pergjigja ime eshte shume e thjeshte PO pasi eshte nje e drejte njerezore.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga reporter
    O karaburun

    Ne keto kushte, krenaria kombetare e atyre qe japin alarmin per dy-tre apo dyqind tabela qe jane shkruar edhe ne Greqisht ne zonat kufitare me Greqine, i ngjan me shume ngritjes se bishtit tek ajo historia me dhine e zgjebosur.
    Z. reporter, unë për vete nuk e konsideroj veten dhi të zgjebosur. Nëse ka që e konsiderojnë kështu le ta bëjnë. Unë nuk kam pse ta bëj grekun më të mirë se veten. Vërtet ne jemi të varfër e me shumë halle sot, por një ditë do të jemi më mirë. Greqia është zhvilluar ca këto 20 vitet e fundit se më parë nuk ka qenë shumë larg nesh. Pastaj mos harro se edhe grekët kanë ardhur tek ne në Shqipëri kur kanë patur probleme në vendin e tyre dhe shqiptarët i kanë pritur e iu kanë dhënë edhe bukë. Dhe mirë kanë bërë. Sot kemi halle ne, prandaj shkojmë tek ata. Fundi i fundit emigrantët shqiptarë në Greqi me djersën e ballit jetojnë, atëhere pse duhet të jenë kokëulur? Pse grekët janë më mirë ekonomikisht se ne në këtë moment?
    Pastaj grekët emigrantë kanë qenë edhe ata, sa në Amerikë, sa në Evropë. Sipas llogjikës suaj edhe grekët janë "dhi e zgjebosur" sa dalin nga Greqia e sa futen në Evropë, se sado e zhvilluar të jetë Greqia është ku e ku me vendet e tjera të Evropës. Sa për dijeni në vendet e Evropës grekët nuk kanë ndonjë nam shumë të mirë dhe janë problem me korrupsion edhe ata (më kujtohet p.sh rasti i një ujësjellësi për Athinën të financuar nga komuniteti europian dhe që disa ministra grekë i kishin vjedhur një pjesë të mirë të parave)
    Nga ana tjetër duhet ditur se grekët i janë shumë borxhlinj racës shqiptare. Se pavarësinë Greqisë ia dhanë shqiptarët se grekët vetë zor se e merrnin. Shumica e kapedanëve të revolucionit grek kundër Turqisë ishin shqiptarë aqsa edhe gjuha e folur në parlamentin e parë grek ka qenë shqipja. Në marinën greke gjuha e përdorur për një kohë të gjatë ka qenë shqipja se të gjithë marinarët i kishe shqiptarë nga ishujt e Greqisë. Edhe me sa di unë arvanitasit, që janë me prejardhje shqiptare, e mbajnë veten më lart se grekët dhe deri para ca kohësh (nuk e di a vazhdon më) arvanitasit nuk i jepnin vajzat tek grekët dhe për grekët ishte një nder të merrnin një arvanitase.
    Atëherë përse duhet të jemi kokulur para grekëve? Duke ditur gjithashtu se këta grekë që janë sot pak gjë kanë të përbashkët me grekët e lashtë, sepse me gjithë prurjet etnike nga pellgu i mesdheut dhe nga azia e vogel, zor se u ka mbetur shumë gjak nga të lashtit grekëve.
    Duke i ditur të gjitha këto unë as që ndihem fare inferior para grekëve sepse e di që raca jonë shqiptare është e zonja të bëjë çudira kur ka pak liri dhe kur i do qejfi. Dhe jam i sigurt që brenda disa dekadash do i kemi lënë grekët pas, sepse jemi në një periudhë lirie dhe dëshire për të bërë përpara.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •