Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 112
  1. #21
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Ah edhe nje pyetje: pse keto te drejta i njihen vetem minoritetit grek dhe jo minoriteteve te tjera te Shqiperise si psh. Gollobordasve dhe Vlleheve pergjithesisht?

    Kryeplak!!
    Pyetjen që bën ti, nise ,që nga kohët që shqiptarët njohën botërisht,minoritetin grek,pra që nga Kongresi i Lushnjës 1920.
    Pasi të kesh mbaruar me këtë pikë,hidhu në kohën e Zogut,dhe numëro se sa shkolla greke,kishte vetëm zona e Korçës,pa përfshirë rrethet e tjera të Jugut.
    Pas kohës së mbretit,hidhi një sy dhe kohës së Enverit,dhe në fund dil në kohët e sotme.
    Çdo veprim i tillë,diskutohet që nga fillimi i tij dhe jo vetëm sot.
    Të të pyes:
    A ke kaluar ndonjëherë nga Janina deri në Agrinio??
    Po pate kaluar,nuk të kanë rënë në sy tabela të shkruara shqip(tregëtare) dhe këto pa aprovimin e parlamentit grek??
    Po nga Kosturi ke shkuar ndonjëherë??
    I ke parë tabelat e shkruara bullgarisht ??
    Kryeplak!!
    Jetojmë epokë tjetër dhe erëra të tjera po fryjnë.
    Iku koha e vetmive i dashur.
    Europa po bashkohet,dhe ne nuk mund të jemi jashtë saj,pavarësisht se sa e mirë apo e keqe do jetë kjo.
    Që mos ushqesh iluzion dhe se mos kthesh përgjigje të nxituar,po të ndihmoj.
    Jam antigrek,antijanullatos ,dhe, rrjedh nga familje ortodokse SHQIPËTARE 100%.
    Po sikur tabelat të shkruanin anglisht,italisht,gjermanisht apo fërngjisht,do flisje ti,apo thjesht do ta kaloje në heshtje???!!!

    ADMINISTRATOR1

  2. #22
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga inter_forever
    Jam dakort me ty cunimartum !

    Pse duhet te merakosem une per 2-3 GREKOFONE qe ecin me makine ne shtetin tim , kur Greqia nuk zbaton asnje lloj konvente nderkombetare per te mbrojt te drejtat e 500 mije e me shume emigrantesh shqiptare,?
    Emigrantet tane jetojne mes RACIZMIT absurd ne Greqi e une duhet ti qaj hallin ca dropulliteve se nuk dallojne dot tabelat te shkretet . Ata DROPULLITET te mesojne shqip dhe te respektojne te drejtat dhe ligjet e SHTETIT SHQIPTAR e mos te me LEHIN lart e poshte per VORIO-EPIRIN.
    PAFYTYRESIA E POLITIKANEVE TANE NUK KA KUFI ! HIDROCENTRALET jane plot me uje dhe Shqiperia vazhdon akoma ne TERR pafund ,,,varferia po mbyt Shqiperine dhe FOTOKSINA eshte bere mall qe kerkohet shume ne treg !!!..TE PAFYTYRET TE BEJNE LIGJE PER TE ZBUT VARFERINE E PER TE ZGJIDH KETO HALLE E JO TE MERREN ME TABELA RRUGESH..
    Meqe Greqia nuk i do qytetaret e shtetit fqinj ( Shqiperise) ne inatin qe kemi me te duhet tua u nxjerrim qytetareve shqiptare me kombesi greke? Ky eshte principi i demokracise shqiptare?
    Apo nese duam te zhvillojme turizmin ne keto zona ( i cili do te jete 90% nga Greqia) duhet tu mesojme turisteve greke shqip qe te vijne te shpenzojne parate e tyre per te pare Shqiperine? SI thua ti?
    Nuk thoni shyqyr qe me kete rast qeveria shqiptare do mendoje te veje dhe ndonji tabele ne shqip (qofte dhe te perkthyer ne greqisht)....
    Ne Tirane , ne kryeqytet, akoma dhe sot e kesaj dite, pas gati 100 vjetesh shteti shqiptar adresat jane te tipit coban :"Mbrapa ish embeltores", "majtas ish-kinemase" etj etj dhe postieret e kane me kollaj te gjejne numrat e llotarise amerikane sesa adresen e nje qytetari tiranas.
    Tani qeveria u detyrua nga Parlamenti Evropian te beje dicka per kete ceshtje, ju kapeni me trajtimin e emigranteve shqiptare ne Greqi. Se cfare lidhje tabelat per qytetaret SHQIPTARE me kombesi greke ne Shqiperine e Jugut ku ata banojne me racizmin grek ndaj shqiptareve emigrante ne Greqi, kete vetem mendja juaj e semure mudn ta mendoje!
    "Who is John Galt?"

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk mund te besh me faj qeverine greke qe ben te pamunduren per helenizimin e jetes shqiptare, por mund te besh qeverine shqiptare dhe ata kartonat qe aprovuan kete ligj ne kuvend. Apo e keni me te lehte te fajesoni greket dhe jo qeverine shqiptare se bashku me deputet shqiptare?

    Apo u duket sikur ky eshte nje rast i izoluar?
    I harruat futjen e gjuhes greke si gjuhe e huaj ne shkollat shqipe?
    I harruat ushtaret greke ne Bishtin e Palles qe na i solli po qeveria socialiste?
    E harruat kthimin e Greqise si importuesin me te madh ne vend, vend qe pak vite me par e kish Italia?
    I harruat buzuqet dhe muzikat greke qe degjohen ne mes te Tiranes?

    Sigurisht qe partiote mendjendritur si puna juaj, e kane me te lehte te akuzojne "grekerit", "Janullatosin" por nuk keni kurajon qe te largoni Kalin e Trojes ne mes te Tiranes. E ka emrin Fatos Nano, per ata qe nuk e dine se hejbete, duhet te jesh me shkolle qe ti shohesh keto gjera.

    Ah mjere une per patriotet e mi mendjendritur.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Pra faji qenka i Fatos Nanos qe zbatoi nje direktive te BE ?( ku duam te futemi sa me shpejt!). E forte kjo. Pra edhe duam te futemi ne BE edhe duam te futemi me ligjet tona! Sepse sna pelqejne ne shqiptareve kokegdhe ligjet liberale te evropes! Ah breshka do ferren mo vlla, c'harxhon kot kohe ai Prodi me ne, le te na lere te vrasim njeri tjetrin.

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky eshte nje turp i qeverise Shqiptare... e njejta qeveri qe nuk mbeshtet popullin e vet neper bote, por vetem vjedh. Me te ardh keq duke pare paraden Greke ne Manhattan apo ato ate te Iranit per festa Kombetare dhe te Pavarsisie... ndersa ne ... ne hic. Ne nje teme tjeter qe kam hapur tek Folklori kam folur dhe per vallet Shqiptare qe as nuk figurojn ketu etj etj... mos valle kjo qeveri qenka kaq e zene me problemet e brendshme dhe ta fusi Shqiperine ne Evrope ???
    JO... keta qeveritar hipkrita ne kulm duhet te shporren nga ai vend, madje te Perjashtohen si tradhetar nga ai komb, pa te drejte per te shkelur kembe aty... dhe kush te doje te iki te jetoj ne greqi, apo ne vendet arabe, apo ne serbi e te na lej rehat nje here e pergjithmone. Turp i madh kjo qe po ndodh.... po hapi tjeter cili do jete... ? ti shkruajm dhe serbisht per minoritetin maqedonas(qe sipas atyre na qenka 200000) ? apo ti japim dhe deputete ne parlamentin tone te ndritur dhe te drejte ?

    Na kane marre ekonomine...trecereku Bankave jane Greke... na kane marre agrikulturen gjithshka... kur i teket hapin llafe se Bankat Shqiptare do falimentojn qe te terheqin leket emigrantet e shkrete... po na kthejn Fene per here te dyte mbas Turqeve duke na lene pa identitet fare. Vjedhja e fundit qe u be tek Banka e Kursimeve qe pikerisht per te trembur investoret Austriak dhe tja japin banken nr 2 ne komb, Greqise.

    Turp per faqe te zeze ajo qeveri aty qe po c'kombtarizon ate vend.

    Persa i perket organizates qesharake me emrin BE, qe ka si synim te bashkoj cdo komb te asimiloj cdo kulture dhe pastaj mbas nje periudhe kohe ti fusi dhe nje lufte e ti ndaj tokat si te doj vete... desha te shtoja dhe dy gjera.

    Ce duam ne Evropen? per meshire?... Evropa spo i jep te drejta nje kombi si Polonia me 30 milion njerez, nuk po i konvalidon diplomat atyre qe kane nje nga Universitetet me te vjetra ne tere rruzullin tokesor, qe kane nje ekonomi te shkelqyer e perseri po i lejn ne periudhe prove... po i diktojn sa te prodhoj, nuk po i konvalidojn dipllomat per nje periudhe 7 vjecare e keshtu me rradhe...... edhe pastaj ne pretendojm te futemi ne Evrope dhe te na shkojn punet gjalp vetvetiu.

    Jo keshtu... dinjiteti kombetar para, dhe pastaj bashkimi me hipokrizine Evropjane... qe akoma vazhdon me endrra nacionaliste te mesjetes.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Po more Manoklla se e vetmja pengese per futjen e Shqiperise ne KE eshte venia e tabelave ne Greqisht...te tjerat neve i kemi vaj. Mua me duket disi e dyshimte propozimi i nje ligji te tille ne Shqiperi ne nje kohe kur Greqia po i tregon aq qarte synimet qe ka ndaj jugut te Shqiperise. Po te isha politikan do te kisha votuar kundra ketij ligji sepse koha me duket e papershtatshme. Vertet qe minoritetet greke do ngeleshin viktima (megjithese jo dhe aq) ne mes te ketij vendimi, por keto tabelat greke me duken si nje manover per te krijuar ndarje artificiale midis minoritetit dhe popullsise shqiptare.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb

    flet nga Amerika ti lal dhe nuk e njeh problematoken dhe per me teper mentalitetin evropian.
    hi Cyclotomik,

    Ajo qe ben greqia ska lidhje fare me evropen. Greket jane futur ne Evrope pa breke ne b---- dhe jane akoma bishti i kavallit, e jo me te flasesh per kulture demokratike evropiane. Ata jane popull bizantin dhe ushqejne ate urrejtje te skalitur neper shekuj. Ata urrejne Ameriken Evropen Shqiperine. Duan rusin serbin, edhe me terroristat behen vetem per te plotesuar ate egon e tyre bizantine.

    Evropa eshte dicka tjeter, kane kuptuar se urrejtja dhe lufta nuk sjell asgje te mire, dhe duhen apo sduhen punojne bashke. Kombi nuk shuhet aq shpejt sa kujtoni e as nuk asimilohet gjuha, perkundrazi zhvillohen edhe me teper.

    E vetmja rruge per shqiperine eshte te largoje plehrat qe kane bllokuar politiken dhe te hape rrugen per ne evropa

    gjithe te mirat

    tung
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  8. #28
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nuk mund te besh me faj qeverine greke qe ben te pamunduren per helenizimin e jetes shqiptare, por mund te besh qeverine shqiptare dhe ata kartonat qe aprovuan kete ligj ne kuvend. Apo e keni me te lehte te fajesoni greket dhe jo qeverine shqiptare se bashku me deputet shqiptare?

    Apo u duket sikur ky eshte nje rast i izoluar?Rastet e tilla,të shitjes së dinjitetit kombëtar,kanë filluar shumë më herët ,dhe sot janë vetëm ilustracione këto që po bëhen
    I harruat futjen e gjuhes greke si gjuhe e huaj ne shkollat shqipe?nuk harruam as kolegjin e parë të huaj në Shqipëri,kolegjin ''Ataturk''
    I harruat ushtaret greke ne Bishtin e Palles qe na i solli po qeveria socialiste?Nuk harruam as Pasha Limanin,me trupat turke
    E harruat kthimin e Greqise si importuesin me te madh ne vend, vend qe pak vite me par e kish Italia?Ne nuk harruam DROGËN që na jep Turqia,për ta shpërndarë në Europë ,e jo më të harrojmë këtë!!
    I harruat buzuqet dhe muzikat greke qe degjohen ne mes te Tiranes?Nuk harruam as ''civilizimin''nga Lindja e Mesme që na servirën ''politikanët'' e qeverive të mëparshme me futjen në Asamblrnë Islamike

    Sigurisht qe partiote mendjendritur si puna juaj, e kane me te lehte te akuzojne "grekerit", "Janullatosin" por nuk keni kurajon qe te largoni Kalin e Trojes ne mes te Tiranes. E ka emrin Fatos Nano, per ata qe nuk e dine se hejbete, duhet te jesh me shkolle qe ti shohesh keto gjera.Ashtu siç shporrën Sali Berishën dhe kastën e tij nga pushteti,ashtu do përzerë edhe këtë qeveri ky POPULL

    Ah mjere une per patriotet e mi mendjendritur.
    E vërtetë kjo që thua...MJERË ne
    ADMINISTRATOR1

  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jezushaus,
    Un kam jetuar 3 vjet ne Itali, kam qene 3 here ne maqedoni, 2 here ne greqi ne Irlande etj etj... sjam duke i permendur vendet e Evropes.. dhe di te them dy gjera... qe ne Evrope hecet me miqesi... Greku eshte bishti kavallit po ama ekonomine dhe turizmin e ka 2000 here me mire se ne... mos harro lidhjet qe ka Greqia me familjet mbretorore Angleze dhe Spanjolle... po ne me cin kemi ???? Sic thashe shikon cpo i ben evropa demokratike nje vendi si Polonia.... po ja cakton te gjitha nuk i pranon shkollat etj etj etj.

    Edhe ajo Iralnde qe ishte bere mrekulli, thonin vete Irlandezet... "na beri Amerika"... fundia fundit te gjithe evropen ajo e ndertoi... por Iralndezet kane nje ndryshim... ata a pranojn.... ndersa Greku qe e shpetoi Amerika nga patatet qe po hanin ngaqe i ngordhi Gjermani, fillojn e shesin mend... dhe aresyen ta thashe... miqesia me mbreterite e Evropes eshte me e rendesishme.... prandaj ta thashe qe keta jane me endrra mesjetare.

    Fundja fundit sot e kesaj dite kur francezi shef gjermanin thote "shih si hane barbaret".... e le mo te kete demokraci aty. Imitimi Evropjan i Amerikes do perfundoj ne ndonje lufte... sic perfundoi dhe ketu, por ama para 150 vjetesh. Bashkimi evropian eshte jo enderr, por nje iluzion. Shiko Ekonomine e sterfryre Gjermane qe te gjitha bilancet i ka per ibret...shiko skandalet financiare Italiane... do ta shikosh se cfar do ndodhi me Euron per nja 2-3 muaj. Evropa nuk mban dot nje qendrim unik... me shpejt aprovohet nje Amendament ne Amerike, se sa nje qendrim unik per nje problem ne Evrope.

    Nesje se dola jashte teme... kryesoren un e thashe siper.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Jezushaus,
    Fundja fundit sot e kesaj dite kur francezi shef gjermanin thote "shih si hane barbaret".... e le mo te kete demokraci aty. Imitimi Evropjan i Amerikes do perfundoj ne ndonje lufte... sic perfundoi dhe ketu, por ama para 150 vjetesh. Bashkimi evropian eshte jo enderr, por nje iluzion. Shiko Ekonomine e sterfryre Gjermane qe te gjitha bilancet i ka per ibret...shiko skandalet financiare Italiane... do ta shikosh se cfar do ndodhi me Euron per nja 2-3 muaj. Evropa nuk mban dot nje qendrim unik... me shpejt aprovohet nje Amendament ne Amerike, se sa nje qendrim unik per nje problem ne Evrope.
    Nesje se dola jashte teme... kryesoren un e thashe siper.
    Cdo te mire
    bashkimi europian nuk eshte illuzion. eshte realitet. eshte e vetmja rruge per te zgjidhur problemet etnike dhe ekonomike te popujve te europes, per te krijuar klime bashkepunimi e mirekuptimi ne GJITHE europen. veshtiresi ka gjithmone ne raste te tilla per mendimin tim. time is the master. sa per anat ekonomiket mos flasim per deficitet e budget amerikan, vacanerisht atij tregetar. ose perqindjet qe merr pentagwni. ose ku eshte $ e ku jane te tjerat. sa per qendrimin unik ke te drejte, megjitheqe dialogu eshte i dobishem vecanerisht per te evituar teori te stil "bomb first, ask later".
    une dola teresisht jashte teme. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •