Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 112
  1. #71
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Orku

    Eshte njelloj sikur te themi qe meqenese serbet kane masakruar femije dhe kane perdhunuar gra shqiptaret kane te drejte te bejne te njejten gje me ta.

    Krahasim pa vend Orku.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    14

    Te drejte................?

    ...Te drejte...............?
    Nuk po i besoj syve se cfare po lexoj ketu.Kam vetem nje pyetje te vogel per qe mendojne se eshte e drejte te shkruen tabela ne gjuhen greke ne veri te Shqiperise. Cfare kuptoni me fjalen minoritet? E dini ..?Po nuk ma ha mendja se e ditkeni.
    PYETJA 2.
    kUR KETA MINORITARE NUK NA FLASIN DOT SHQIP SI ESHTE E MUNDUR QE NA PASKAN DEPUTETA DHE MINISTRA NE PARLAMENTIN SHQIPETAR APO MOS FLITET ATY GREQISHT....?
    PYETJA 3.
    NE GJITHE VENDET E BOTES ESHTE E DETYRUAR VAJTA NE SHKOLLEN FILLORE DHE ATE TE MESME.NUK ESHTE KJO KOHE E MJAFTUESHME QE PERVEC GJUHES SE TYRE MUND TE FLASIN DHE SHQIP....?
    PYETJA 4.
    MUND TE JIPNI TE DREJTE(ME QE PO E QUANI JUVE KESHTU) PA MARE TE DREJTE....?

    Dhe vetem me qe po flasim per te drejta e tyre aq ju kemi dhene sa nuk po e marim vesh se cfare po ndodh me ne. Keta palo gomere qe kemi vene te na drejtojne po na lene pa breke, prandaj o shqipe gjeni te drejtat tuaja me pare, qe ju takojne dhe lerini te drejtat e te tjereve qe nuk i takojne fare, se po na dalin keta minoritaret greke sikur po na bejne veze te kuqe

    Have nice day

  3. #73
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga jonidapasho
    Kolombi Me Vjen Keq Qe Mendon Dhe Llogjikon Ne Kete Menyre !

    Mos Kujto Se Nqs Ne Do Vem Mbishkrime Greqisht Ne Jug, Greket Do Ndryshojne Udhen Dhe Taktiken E Ndjekur Kaq Vite. Per Sa Kohe Ata Do Mbeshtesin Se Gjirokastra-tepelena-korca U Perkasin Dhe Deshirojne Nje Dite Ti Marrin Mardheniet Tona Politike Nuk Do Te Ndryshojne Kurre. Dhe Nqs Ua Japim Tokat E Deshiruara Perseri Do Kerkojne Dhe Te Tjera. Ata Me Fryme Te Tille Jane Brumosur. Ne Te Njejten Kohe Ne Vertet Jemi Nevojtare Perderisa Vazhdojme Te Banojme Ketu Po Ceshtja Eshte Shume Me E Thelle Se Sa Duket Dhe Nqs Neve Shkruajme Greqisht Ne Ato Rruge Nuk Na Kushton Gje Tani Per Tani Po Per Disa Vite Ky Akt Do Na "bjeri Ne Koken Tone"

    Ne Kur Diskutojme Keto Tema Nuk I Drejtohemi Apo Referohemi Popullit Grek Qe Vuan Per Mbijetese Por Asaj Pjese Qe Mbeshtesin Politiken E Jashtme Greke Kunder Atdheut Tone.

    Mos Kujto Se Une "cirrem" Tere Diten E Dites Duke Hedhur Parrulla Kunder Kesaj Politike Dhe Kam Urrejtje Per Popullin Grek. Te Informoj Se Nga 20 Shoket Qe Kam Per Fat Te Mire Ose Te Keq 15 Jane Grek Qe I Cmoj Dhe Me Respektojne Ndare Nga Besimet Politike Apo Fetare.

    Mizerjen E Kemi Lene Menjane Por Nuk Mund Te Vazhdoi Gjithmone Kjo Situate Qe Na Tregon Si Shtet I Dobet & Njerez Te Paafte Te Mbrojne Te Drejtat E Tyre.

    Me Respekt
    Jona
    Mike e dashur te mos t'ju vije keq si mendoj une.
    Postin tim fatkeqsisht se paske kuptuar .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    S'ka gje kolomb mbro idete e tua se une do vazhdoj te mbroj te miat.

    Kam vetem nje pyetje per ty (nqs do pergjigjesh)

    Ke banuar ndonje here ketu ne Greqi dhe nqs po per sa kohe ?

  5. #75
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Ai që është shqiptar me zemër, me shpirt e me gjak, jepi tabela në gjuhën greke, italiane, anglishte, frëngjishte, spanjolle, japonishte, etj etj etj, NUK KA PËR TA HARRUAR KURRË SHQIPEN PRAPSEPRAP.

    Mua më duket se problemi NUK është tek ligji që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë sapo ka miratuar në lidhje me tabelat në Jug të Shqipërisë, por tek besimi që ka në përgjithësi qytetari shqiptar tek "emri i shqiptarit." Jemi NE si bashkësi qytetare problemi i të gjitha problemeve në Shqipëri. Përsa kohë NE nuk kemi besim tek njëri-tjetri, përsa kohë NE si qytetarë nuk mblidhemi bashkë për të kërkuar drejtësi në emër të "qytetarit shqiptar" dhe jo të ndonjë Partie Politike (të cilat në fund të fundit janë të ngjyera me pisllik), greku, "Nano & CO," korrupsionet, dhe të këqiat në Shtetin Shqiptar nuk do të kenë të sosur, dhe nuk kanë për t'iu shkulur atij vëndi.

    Ky ligj, sipas mendimit tim, shumë mirë është që është vënë. NE si qyetar duhet ta shikojmë më shumë në avantazhin tonë se duke vënë këtë ligj ne po tregojmë se kemi një shtet demokratik, dhe se shqiptarët edhe pasi Kosova t'i bashkangjitet Shqipërisë, do t'ia respekojnë të drejtat jo vetëm minoritetit grek, por edhe atij serb kur Shqipëria të bashkohet me Kosovën. Tani, po të shikojmë me kthjelltësi, ligje si ky ja heqin frikën ndërkombëtarëve se me një Shqipëri të Madhe pakicat nuk do të kenë të drejta në vënd, prandaj ky ligj na shërben neve si komb për të mirë kur një ditë Kosova të jetë gati për t'u bashkuar me Shqipërinë, duke u treguar ndërkombëtarëve: "Na falni, nuk do ketë paqe në rajon me një Shqipëri të Bashkuar? Shikoni pak se çfarë të drejtash kanë minoranca greke..."

    Çështja e mbrojtjes së shqipes, dhe e mosasilimit me gjuhë tjetër nuk cënohet nga disa tabela me gjuhën greke. Mbrojtja ndaj asimilimit të shqipes nga greku fqinj arrihet duke punuar në të mirë të Shqipërisë, dhe duke patur besim tek njëri-tjetri. NE e kemi problem daljen MES NESH ME NJË ZË TË BASHKUAR kundra padrejësisë që bëhet në mes të Gjykatave dhe Prokurorisë së Tiranës të cilat nuk punojnë fare për të vënë drejtësi, jo më të përmëndim kryeministrinë dhe korrupsionin që gjen atje, apo padrejtësitë në kufijtë me Greqinë... Mbrojtja kundra asimilimit mbrohet vetëm në saj të shpirtit të shqiptarit, dhe të besimit që kemi ne si njerëz. Ai që nuk i pëlqen të jetë shqiptar, ai nuk do ta quaj veten si të tillë, dhe atë njeri nuk do ta ndryshoj dot as vënia dhe as heqia e tabelave në gjuhën greke sepse po të doj, ai e mëson greqishten edhe në mynyra të tjera. Por ai njeri mund të ndryshoj mëndje nëse shikon se në Shqipëri fillon të ketë më shumë rregull, të ketë më shumë liri, të ketë një ekonomi më të shëndosh, etj etj, pra gjëra këto të cilat arrihen me punën tonë të përbashkët dhe duke ia dhënë NE Shqipërisë.

    Pse asimilohet një shqiptar duke përvetësuar gjuhën greke? Sepse në Greqi ai mund të gjej punë, dhe një jetë sadopak më të mirë sesa në Shqipëri. Atëherë për ne që na dhimbset gjuha shqipe dhe kombi jonë, mynyra e mbrotjes ndaj asimilimit është të jemi më të bashkuar, të kemi më shumë besim tek njeri-tjetri, domethënë tek qytetari shqiptar, dhe të punojmë më shumë për ta rregulluar vëndin tonë. Një mynyrë shumë e mirë është të jemi të BASHKUAR kur t'i kërkojmë më shumë drejtësi gjykatave shqiptare, në vënd se të jemi të përçar mes njëri-tjetrit për arsye të cilat ne vetëm sa na pengojnë e bëjnë keq (p.sh. ndarja në militant PS-PD-ist) sesa na ndihmojnë si vënd. Kur ai shqiptar që kishte ndërmënd të asimiloheshe duke u bërë grek, dhe mos ta quante më vetveten "shqiptar," shikon se në Shqipëri gjëndja po rregullohet më shumë, Shtetit i janë dënuar funksionarët e korruptuar, ekonomia po gjen një ringjallje, etj etj, ai do të doj ta harroj edhe atë greqishte që di sepse ai do të jetë i gëzuar me jetën që bën në Shqipëri. Pra, le ta ngremë zërin për më shumë drejtësi në Shqipëri, pa u ndarë në parti të ndryshme, por duke kërkuar drejtësi në emër të "qytetarit shqiptar." Drejtësia sundon mbi çdo parti politike, dhe Drejtësia është e vetmja gjë që i mungon Shqipërisë, mungesa e së cilës po pengon ngritjen e Shtetit që i shërben dhe i vjen në ndihmë popullit shqiptar. Për ta mbrojtur gjuhën tonë nga asimilimi duhet të luftojmë pikësëpari që Shteti jonë të jetë i drejtë. Duhet që ne ta pastrojmë fillimisht Shqipërinë nga brënda, dhe më pas çështjet e tjera si psh pronat çame, problemet në kufirin grek, Kosova, Maqedonia, etj etj do të jenë shumë herë më të thjeshta për t'u përballuar nga Shteti shqiptar. Problemi jonë është tek Shteti jonë i cili është i sëmurë, prandaj një prej pasojave është se disa shqiptarë të lodhur nuk duan ta quajnë më veten shqiptar, por... Zgjidhja është pra të luftojmë për të mirën e ringritjes së Shtetit tonë dhe për zgjedhje sa më të ndershme në vëndin tonë. Këto veprime do ta ndalin asimilimin nga greku, dhe jo vënia apo heqia e disa tabelave në gjuhën greke në disa vënde të Jugut të Shqipërisë.

    Ai që është shqiptar i vërtet edhe në burg nuk e harron shqipen!

    Mirëqënia qoftë me çdo shqiptar.
    Sinqerisht,
    Drini Nosi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 01-04-2004 më 06:06

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga petrit xhaho
    ...Te drejte...............?
    Nuk po i besoj syve se cfare po lexoj ketu.Kam vetem nje pyetje te vogel per qe mendojne se eshte e drejte te shkruen tabela ne gjuhen greke ne veri te Shqiperise. Cfare kuptoni me fjalen minoritet? E dini ..?Po nuk ma ha mendja se e ditkeni.
    PYETJA 2.
    kUR KETA MINORITARE NUK NA FLASIN DOT SHQIP SI ESHTE E MUNDUR QE NA PASKAN DEPUTETA DHE MINISTRA NE PARLAMENTIN SHQIPETAR APO MOS FLITET ATY GREQISHT....?
    PYETJA 3.
    NE GJITHE VENDET E BOTES ESHTE E DETYRUAR VAJTA NE SHKOLLEN FILLORE DHE ATE TE MESME.NUK ESHTE KJO KOHE E MJAFTUESHME QE PERVEC GJUHES SE TYRE MUND TE FLASIN DHE SHQIP....?
    PYETJA 4.
    MUND TE JIPNI TE DREJTE(ME QE PO E QUANI JUVE KESHTU) PA MARE TE DREJTE....?

    Dhe vetem me qe po flasim per te drejta e tyre aq ju kemi dhene sa nuk po e marim vesh se cfare po ndodh me ne. Keta palo gomere qe kemi vene te na drejtojne po na lene pa breke, prandaj o shqipe gjeni te drejtat tuaja me pare, qe ju takojne dhe lerini te drejtat e te tjereve qe nuk i takojne fare, se po na dalin keta minoritaret greke sikur po na bejne veze te kuqe

    Have nice day

    "MODRRNET" SI ORKU DHE ATO PAK ORKER TE TJERE, LEXOJENI....


    ps. bravo, petrit.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    DRINI Dakort per te gjitha keto qe thua,

    Asaj punes se votes si t'ja bejme ? Une jam 25 vjec dhe kurre nuk kam vajtur te votoj ne Shqiperi se kurre ne periudhe votimesh nuk kam pasur leje qendrimi te vlefshme nga Shteti Grek. Si do ta rregullojme me pas neve nga Diaspora kete Shqiperi ?

  8. #78
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Jonida, as mua nuk me ka rënë rasti të votoj ndonjëherë gjeri tani në Shqipëri. Por megjithatë ne mund t'i përcjellim këto mendime që kemi tek çdo shqiptarë me të cilët ne biem në kontakt, dhe që janë në Shqipëri. Gjithashtu edhe çdo shqiptari i duhet thënë se Shqipëria rindertohet në emër të "qytetarit shqiptar" (domethënë duke kërkuar për drejtësi, per shtet ligjor, dhe shtet që i shërben popullit të tij).

    Përshëndetje të përzemërta Jonida

    Sikur ringritja ekonomike të përshpjetohet në Shqipëri shumë më shpejt, kemi për të parë sesi grekët vetë do fillojnë të mësojnë shqip. Shumë prej tyreve do t'u kujtohet se njëherë flisnin shqip dhe se kanë prajardhje arvanitasem, pra në Greqi, nëse Shqipëria do zhvillohet shpejt ekonomikisht, do fillojmë të shikojmë fenomenin filo-shqiptarë në popullsinë e vëndit të tyre. P.sh dropullijntë erdhën në Dropull nga Greqia Jugore gjatë sundimit të Ali Pash Tepelenës si mbret i Epirit. Ata nuk ishin në Dropull para 1800-ës, dhe janë të ardhur në atë tokë, sepse gjatë asaj kohe Epiri ishte më i lulëzuar ekonomikisht sesa Greqia e cila ishte akoma nën sundimin osman. Arsyeja ekonomike i solli ata t'i ngjiten Ballkanit duke emigruan më në Veri për në tokën shqiptare.

    Asimilimi nga greku mbrohet duke fuqizuar ekonominë tonë, pra duke risjellur drejtësinë si fillim në Shtetin shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 01-04-2004 më 06:45

  9. #79
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje

    Me qe une isha ai qe hapi temen, do doja te theksoj disa gjera te vogela.

    Ne radhe te pare nuk e kuptoj kete "sulmin" kundra Orkut dhe Kolombit, ata kan idete e tyre dhe mire bejne qe i shprehin. Une kete teme nuk e hapa qe te tregojme kush i urren me shume Greket e kush me pak. Mendimi im eshte se nuk duhet te ekzistoj urejtje midis dy popujve, nese duam te jetojme ne paqe. Por kjo nuk do te thote se midis miqve nuk ekzistojne rregulla dhe respekte. Ne duhet te respektojme te drejtat e shtetit grek dhe shteti grek te drejtat tona (dmth. me ne fund te pushoj Athina te nderhyj ne punet e brendeshme te Shqiperise, eshte e drejta e Shqiperise qe i njihet nga vet karta e OKBs qe mos te lejoj ne asnje shtet te ngatrohet me punet e brendeshme te saj. Se deri me sot Tirana ben ca do Greqia e Italia, kete nuk e mohon dot njeri).

    Drini e kuptoj skeptiken tende, por e ke shtruar ceshtjen mbi nje baze tjeter dhe dua te te them se nuk eshte vetem faji i "atyre Shqiptareve te pavertet" qe asimilohen por eshte dhe faji i qeverise shqiptare qe nuk ka ber asgje deri me sot per ta.

    Qe ne fillim ajo qe doja te theksoja nuk ishte tabelat por menyra se si aritem te tabelat. Pra, qeveria shqiptare me kesilloj ligjesh del sikur i qan hallin minoritareve grek se mos asimilohen nga Shqiptaret dhe nuk i behet vone per asimilimin e Shqiptareve nga te huajt. Ky ligj "vjen ere" se nuk eshte e mundur te shtrosh ne parlament teme per minoritetet dhe te nxjerresh ligj vetem per minoritetin grek. Nuk eshte llogjike shtetasit e nje vendi te mos njohin gjuhen e vetme zyrtare te atij vendi, dhe nuk flasim per nje numer te vogel ketu. Nuk eshte llogjike ne shkollat minoritare (vetem per minoritaret grek kemi shkolla minoritare) te mos mesohet gjuha Shqipe, mire bejne femijet e minoritareve (ata qe kan ngelur ne Shqiperi) qe bejne Greqisht ne shkollat e tyre po eshte absurde te mos bejne fare Shqip ne keto shkolla brenda shtetit shqiptar. Saper ata qe nuk e dine e kam per detyre t'i bej te njohur se ne ato pak shkolla qe kan ngelur ne zonat ku jetojne minoritare grek nuk mesohet fare Shqip, te gjitha mesimet behen vetem Greqisht, nderkohe qe keta njerez jane minoritare sepse shteti shqiptar i'u a ka dhene kete te drejte dmth. fillimisht jane shtetas shqiptar e pastaj minoritar. Pra nese vashdojme keshtu atehere jo vetem tabelat do i shkruajme ne dy gjuhe por do detyrohemi te behemi me dy gjuhe zyrtare. Nuk eshte e mundur Parlamenti Shqiptar te meret me tabelat duke lene gjithe keto boshlliqe perpara. Duhet te shikonte fillimisht keto boshlliqe dhe pastaj te vendoste nese do ishin te nevojshme tabelat dygjuheshe ose jo, mendimi im eshte se nese nuk ekzistonin keto boshlliqe atehere nuk do ishin fare te nevojshme tabelat dy-gjuheshe. Gjithashtu une mendoj se me tabelat nuk do i tregojme botes se sa demokrat jemi (nuk duket aty demokracia, dhe ne vendet nga me demokratike te botes si psh. Italia, Franca etj. nuk ekzistojne tabela ne gjuhet e minoriteteve te tyre) por do i tregojme se Shqiperia nuk eshte shtet-nacional.
    falemiNDERit

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Po mik i dashur por boom-in ekonomik ne Shqiperi nuk mund ta bejme une refugjate ketu dhe ti refugjat ne USA.

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •