Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 112
  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Se pari, ligji eshte miratuar keshtu qe ne qe jemi ketu nuk kemi c’te bejme, vetem te hedhim uje ne hava, po qeme kunder e te themi bukur e kane bere, po te jemi pro.

    Parimisht venia e tabelave ne dy gjuhe eshte nje e drejte qe i njihet minoriteteve ne vendet demokratike, ndaj dhe per Shqiperine duhej te vleje.
    Gjithsesi per gjendjen qe vazhdon te mbizoteroje ne marredheniet shqiptaro-greke, qe mbeten gjithmone te njejtit karakter: „Ne vazhdojme te plotesojme gjithcka, ata vazhdojne po njesoj, ne kembim na japin ASGJE.“, me duket dicka e pavend. Do ta quaja me vend, kur shteti shqiptar njekohesisht me kete mase te ngrinte zerin ne arene nderkombetare per njohjen e te drejtave te emigranteve shqiptare ne Greqi qe torturohen zyrave per te siguruar dokumentat qe i takojne si njerez qe jetojne e punojne ne Greqi dhe njekohesisht e po me te njejten fuqi te ngrinte zerin per te drejtat e cameve mbi pronat e tyre qe sot gjenden ne territorin grek.

    Pse kriteret qe vihen mbi plotesimin e te drejtave te minoriteteve nuk kerkohen te plotesohen dhe ne Greqi? Si ka mundesi qe gjithe kjo EU e fuqishme te mos thote gje per ate qe ndodh ne Greqi (pjestaren e saj qe prej themelimit), te mos e detyroje te njohe minoritetet, nderkohe qe njekohesisht me kete i bejne namin Turqise se shkel te drejtat e kurdeve e ia numerojne si kusht per pranim ne EU?

    Shkurt e permbledhur. Kriteret e dyfishta vazhdojne te privilegjojne Greqine. Per EU-ne vlera qe i jepet jetes se shqiptareve vazhdon te mbetet ne nivelin zero. Ose ndoshta nuk na klasifikojne tek njerezit.

  2. #42
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Cdo here qe ne Shqiperi permendet emri i Greqise, antiNanot pernjehere i ngrene veshet te bejne lidhjen me shitjen e Shqiperise.

    Per te ardhur keq me shume se sa qe tabelat ne zonat prane Greqise do te jene te shkruara pervec Shqip edhe ne greqisht, eshte se shume shqiptare ( nuk e di nese jane aop jo shumica), do t'i marrin vesh se c'thuhet ne to edhe duke i lexuar vetem ne "gjuhen armike".

    Sepse fatkeqesia jone, qe nuk na e solli Nano, eshte qe shumica e te rinjve dhe nje pjese e brezave me te vjeter u detyruan te mesojne kete gjuhe per t'i bere qejfin "afendikoit". Madje jo rralle edhe duke nderruar emrin musliman ne te krishtere, formalisht apo edhe fale pagezimit. Ky fenomen ka qene i perhapur edhe mes shume (prape nguroj te them nese jane apo jo shumica) perkrahesish deri ne vdekje apo bashkekrahinore te Berishes.

    Ne kodrat rreth Shijakut ka nje popullsi realitivisht te konsiderueshme boshnjakesh qe ende flasin gjeresisht gjuhen e tyre. Dhe asnjerit besoj nuk do t'i vinte per keq nese ata do te kishin mundesine qe gjuha e tyre te respektohej duke u vene perkrah shqipes ne rruget apo lagjet e tyre. Perse per minoritetin grek qenka ndryshe?

    Ne qytetet - port te Anglise tabelat orientuese jane ne gjuhe te ndryshme, nga frengjisht deri ne flamande. Perse per zonat tona kufitare te Shqiperise qenka ndryshe?

    Ne Londer nuk eshte e rralle qe te shohesh te afishuar me te madhe emra dhe shprehje te ligjshme, krejtesisht te padeshifrueshme per anglishtfolesit. Ne shume hyrje te qendrave shendetesore te NHS (national health service) gjen afishe qe fillojne ne shqip "Mire se vini". Kunder ketij fenomeni deri tani e ka ngritur zerin vetem ekstremi i djathte i perfaqwesuar nga British National Party, nje parti namkeqe edhe per shumicen derrmuese te anglezeve. Keta te fundit jane krenare per bashkejetesen paqesore mes racave dhe kulturave ne Britanine e Madhe.

    Vertet qe Shqiperia dhe Greqia ndajne histori te hidhura, por kjo s'mund te jete shkak qe ne te kalojme ne histeri dhe te rrembejme harkun dhe shigjetat sapo te permendet emri i shtetit fqinj. Tabelat behen per t'iu adresuar popullsise qe e frekuenton me shpesh zonen ku vihen. Nuk e di nese ne anen greke ka ndonje tabele te perkthyer edhe ne Shqip, por kjo s'do te thotese ne po shesim vendin dhe se greqishtja poshte shqipes ne tabelat e jugut do te perdoret si argument nga greket ne pretendimet e tyre territoriale.
    jetoj jeten time, vetem sot

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga reporter
    Cdo here qe ne Shqiperi permendet emri i Greqise, antiNanot pernjehere i ngrene veshet te bejne lidhjen me shitjen e Shqiperise.

    Per te ardhur keq me shume se sa qe tabelat ne zonat prane Greqise do te jene te shkruara pervec Shqip edhe ne greqisht, eshte se shume shqiptare ( nuk e di nese jane aop jo shumica), do t'i marrin vesh se c'thuhet ne to edhe duke i lexuar vetem ne "gjuhen armike".
    ?????!!!! S'po e marr vesh frazën e mësipërme? Dikush mund të më ndihmojë?

    Sepse fatkeqesia jone, qe nuk na e solli Nano, eshte qe shumica e te rinjve dhe nje pjese e brezave me te vjeter u detyruan te mesojne kete gjuhe per t'i bere qejfin "afendikoit".
    Të gjithë e kemi mësuar nga një gjuhë të huaj në çdo vend që jemi, por dimë t'i lexojmë shqip tabelat, nuk kemi nevojë t'i vëmë në gjuhët e vendeve ku jemi. C'është ky arsyetim kështu?

    Madje jo rralle edhe duke nderruar emrin musliman ne te krishtere, formalisht apo edhe fale pagezimit. Ky fenomen ka qene i perhapur edhe mes shume (prape nguroj te them nese jane apo jo shumica) perkrahesish deri ne vdekje apo bashkekrahinore te Berishes.

    Ne kodrat rreth Shijakut ka nje popullsi realitivisht te konsiderueshme boshnjakesh qe ende flasin gjeresisht gjuhen e tyre. Dhe asnjerit besoj nuk do t'i vinte per keq nese ata do te kishin mundesine qe gjuha e tyre te respektohej duke u vene perkrah shqipes ne rruget apo lagjet e tyre. Perse per minoritetin grek qenka ndryshe?



    Ne qytetet - port te Anglise tabelat orientuese jane ne gjuhe te ndryshme, nga frengjisht deri ne flamande. Perse per zonat tona kufitare te Shqiperise qenka ndryshe?
    Epo as Franca e as Belgjika nuk kanë kërkuar Vorio-Anglinë, prandaj. Po edhe ne po deshe i vëmë tabelat edhe suedisht e finlandisht, e bëjmë si Anglia.




    Ne Londer nuk eshte e rralle qe te shohesh te afishuar me te madhe emra dhe shprehje te ligjshme, krejtesisht te padeshifrueshme per anglishtfolesit. Ne shume hyrje te qendrave shendetesore te NHS (national health service) gjen afishe qe fillojne ne shqip "Mire se vini". Kunder ketij fenomeni deri tani e ka ngritur zerin vetem ekstremi i djathte i perfaqwesuar nga British National Party, nje parti namkeqe edhe per shumicen derrmuese te anglezeve. Keta te fundit jane krenare per bashkejetesen paqesore mes racave dhe kulturave ne Britanine e Madhe.

    Vertet qe Shqiperia dhe Greqia ndajne histori te hidhura, por kjo s'mund te jete shkak qe ne te kalojme ne histeri dhe te rrembejme harkun dhe shigjetat sapo te permendet emri i shtetit fqinj. Tabelat behen per t'iu adresuar popullsise qe e frekuenton me shpesh zonen ku vihen. Nuk e di nese ne anen greke ka ndonje tabele te perkthyer edhe ne Shqip, por kjo s'do te thotese ne po shesim vendin dhe se greqishtja poshte shqipes ne tabelat e jugut do te perdoret si argument nga greket ne pretendimet e tyre territoriale.
    Nga e dini ju z. reporter që grekët nuk do ta përdorin këtë gjë për synimet e tyre? A ju kanë dhënë juve ndonjë garanci? Unë mendoj se grekët tani do ta mbushin Shqipërinë e jugut me tabela të tilla, që do të shfaqen pareshtur në televizionet greke për të krijuar psikozën te grekët se Shqipëria e jugut është me të vërtetë greke, dhe për t'u thënë Shqiptarëve se nuk janë më në Shqipëri.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #44
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Nga e dini ju z. reporter që grekët nuk do ta përdorin këtë gjë për synimet e tyre? A ju kanë dhënë juve ndonjë garanci? Unë mendoj se grekët tani do ta mbushin Shqipërinë e jugut me tabela të tilla, që do të shfaqen pareshtur në televizionet greke për të krijuar psikozën te grekët se Shqipëria e jugut është me të vërtetë greke, dhe për t'u thënë Shqiptarëve se nuk janë më në Shqipëri.
    jam plotesisht dakord. bile une them ti veme te firmosin mundesisht ne ndonje leter te bute , qe te mos na shkaktoje ndonje plage as neve as atyre kur te na vije ndonjehere per te fshire ...
    peace.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #45
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga Jesushaus
    Kolombis,

    vete e skrojte skip? apo pereketheu ndonje shoku?

    Ore kolombi, e di di se si keqtrajtohen shqiptaret ne greqi?
    me keq se sklleverit

    turp per ty qe flet keshtu
    Fariseos,dhe parrullaxhi.
    Ironine dhe balten ta kthej mbrapa,ashtu sic e meritojne shenjtore te fshehur pas maskes se djallit.
    Kolombi,jetoi afersisht plot 9 vjet ne Greqi,,es dhembjesh dhe brengash ne nje kohe ne vitet 90,kur vetem tingellimi i emrit shqiptar,perplasej me urrejtjen dhe perbuzjen,por mbijetova.
    Kam akoma njerez familjare,miq dhe shoke.Tashme te ingranuar ,te pranuar ne jeten shoqerore.
    Per te mos dale nga tema,nese vertet racizmit te grekeve,ndaj nesh do i pergjigjemi me racizem,tregon dhe njehere dobesine tone per te dale nga mentaliteti ballkanas ne rruget drejt Evropes.
    "Per inat te sime vjerre une do fle me mullixhine"thote nje shprehje e vjeter,te cilen njerez te mbyllur neper muze primitiv si puna jote,kerkojne qe shprehje te tilla te jene motivi yne.

    Sa per turpin eshte per te gjallet,nuk do bie ne nivelin e fjalorit tend,per te te thene TURP,koha dhe ardhmja i ka lene dhe do lere pas mjerez te tille qe i perkasin se kaluares jo se ardhmes,prapambetjes dhe jo zhvillimit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #46
    Akoma s'jane identifikuar emrat e personave te varrosur ne kufirin grek te vrare nga ushtaret grek, akoma asnje njeri/ushtar grek s'eshte nxjerur para ligjit per perdhunimet/vjedhjet/keqtrajtimet e shqiptareve ne zonen kufitare, u muar vesht emri i doktorit qe shiste foshnjet shqiptare dhe s'u denua. Kjo tregon haptaz qe qeveria greke ka dore ne gjitha keto veprime, e c'masa ka marre qeveria shqiptare per te ndaluar keto?

    Per nje qeveri qe i sherben interesave te kombit, ky ligj do ishe gjeja e fundit qe do vinte ne diskutim pas nje marreveshje bilaterale qe do zhvillohej mes dy vendeve per te repskektuar te drejtat e njeriut pike se pari. Duke filluar qe nga kapja dhe denoncimi i gjithe atyre bishave ne ushtrine greke qe kane keqtrajtuar shqiptaret. Dhe te drejtat e minoriteteve ne rradhe te dyte: ne shkollat greke ku ka nje % te konsideruar nxenesish shqiptare te lejohen klase ne gjuhen shqipe dhe anasjelltas, tabelat e rrugeve te shkruhen ne te dy gjuhet ne te dy anet e kufirit, bashkpunim mes policive te dy shteteve per te luftuar krimin, te respektohen shqiptaret dhe t'u mundesohet kalimi i kufirit pa asnje lloj keqtrajtimi dhe paragjykimi ne forme nacjonalizmi nga pala greke dhe anasjelltas.

    Keshtu do vepronte nje qeveri shqiptaresh, por jo qe kjo eshte shuem larg realitetit, perkundrazi dita-dites degjon per ndonje barbarizem te ri qe perjetojne shqiptaret ne Greqi dhe asnje qeveritar i yne s'lodhet te merret me kete problem, valviten flamujt grek perpara bashkive dhe neper mitigje nga misjonere te paguar per te destabilizuar jugun, e te gjithe heshtin - qajne hallet e atyre 2% te grekeve qe s'kuptokan tabelat e rruges te shkruara ne shqip (qe nga 1989 deri me sot as 0.0002% e atij minoriteti s'ka ngele me ne Shqiperi), xhanem as per to nuk u kris fare se s'kane pike morali per te gjykaur drejt. Qajne hallet e rrogave/vilave/jahtave te tyre te bujme qe ua fal Greqia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 30-03-2004 më 03:19

  7. #47
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Sterrolla mesazhi jot duhet te na problematizoj pak te gjitheve, une nuk kam cfare te shtoj as te heq.

    Dua t'i keshilloj pak bashke'atdhetaret e mi se nuk eshte e mundur te shpjegojme ceshtjet e kombit tone duke perdorur BEn, SHBAn ose ndonje shtet ose organizate tjeter. Populli jon kishte nje shprehje, "vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta". Pra eshte e pallogjikshme per ne te themi se disa ligje jane te mira sepse na cojne drejt BEs, kur BE nuk na ka pranuar akoma kantidaturen e hyrjes e lere me daten qe do hyme (mbase kurre). Keto jane llogjika qe mundohen te na fusin disa politikan demagog qe mundohen te na mbyllin syte para realitetit. Demokracia e Shqiperise nuk duket te tabelat e qarkullimit rrugor duket ne vende te tjera, ku kemi treguar se nuk ndryshojme shume nga Bota e Trete. Pra ne Shqiptaret duhet te gjejme njehere veten tone dhe pastaj BEn, Europen, SHBAn, Perendimin etj. se dhe keta te fundit nuk na kan premtuar se do na i zgjidhin te gjitha hallet tona kombetare.
    falemiNDERit

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Exclamation

    Kolombis, modernos evropeos i mire dhe i ingranuar...

    Populli thote: Ai qe te do te rreh dhe te shkel me kembe!!

    Sheh ti ndonje racizem tek une? Ne duhet te bejme me teper per shqiperine dhe te mos lejojme qe te na shkelle greku me kembe.

    Une kam shoke greke ketu ne Gjermani. Nje shokut tim i erdhi vjehrra nga nje fshat i humbur ne malet rreth Selanikut. Nje grua nja 1 e 40 e vockel dhe me dukej shume e dashur, por ajo ishte analfabete. Ky shoku im i tha qe ky djali eshte nga shqiperia. Kjo gruaja me pa me inat dhe filloi te bertiste me ze te larte. E pyeta kete shokun tim se cfare thote, se greket e kane temperamentin e tille qe smund tua marresh per keq te bertiturat. Ai me tha qe ju keni marre Vorio Epirin dhe po i vrisni greket qe jetojne atje cdo dite. Koritza bertiste me te madhe, behej fjale per korcen na e keni marre. Dhe hidhte purrulla lufte, qe greket kur te vije koha do i marrin perseri. Imagjinoje nje grua plake qe sdinte se ku binte shqiperia e jo me vorio epiri, kishte nje urrejtje ne zemer qe me habiti.

    Nuk e di se cfare quan ingranim ti mik i dashur. Mbase nderrimin e gjuhes dhe ti mesosh femijeve vetem greqisht se ju vjen turp nese te tjeret e marrin vesh qe jane shqiptare. Ky eshte i vetmi ingranim ne greqi, te fshehes kulturen dhe gjuhen e nenes.

    Njeriu mesohet me te keqen dha pas ca kohesh i duket normale e me pas e mire...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jesushaus : 30-03-2004 më 06:37
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    ESHTE BERE "VAJTJA NE EUROPE" NJE CESHTJE ABSTRAKTE.

    SE PARI N'EUROPE DUHET ME SHKU PASI KE VENE NE SHINA IDENTITETIN TEND,PERSONALITETIN TEND SI KOMB, KE FORMESUAR EKONOMINE TENDE, KE KRIJUAR PROFILIN TEND QE NUK MUNDET ASKUSH TA RRENOJE BRENDA NATES, (SIC QE ALARMI FALLCO I BANKES SHQIPTARE PARA DO KOHESH).

    NE NUK MUND TE KERKOJME TE SHKOJME TE "ZH"-ja KUR S'KEMI KALUAR AKOMA TE "A"-ja.

    KY SHPESH NGJAN SI JUSTIFIKIM. SHUME NJOHES TE MIRE TE POLITIKES THONE QE EUROPA ESHTE TE PAKTEN 20 VJET LARG.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 30-03-2004 më 21:20 Arsyeja: fjalori banal

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Ne Asnje Menyre. Nqs Duhet Te Shkruhen Ne 2 Gjuhe Atehere Shqip- Anglisht. Ashtu Jane Dhe Ketu Ne Greqi.

    Juve Bukurosha Qe Thoni Te Shkruhen Greqisht Dhe Me Flisni Nga Bota Shkoni Nje Here Ne Gjirokaster Dhe Hapini Syte Se C'behet.

    Te Ngjethet Mishi Po Te Besh Nje Xhiro Neper Qytet. Neper Dyqane, Floktore, Banka, Shkolla Akoma Dhe Ne Biblioteka Degjon Vetem Greqisht. Nuk Jane Minoritare, Jane Gjirokastrite Puro Qe Ngadale Po Harrojne Shqipen Dhe Fale Nje Cope (karta Omogjenus) Mohojne Gjuhen E Tyre. E Pra Ne Gjirokaster Tek-tuk Degjon Ndonje Qe Flet Shqip. Ose Eshte Ndonje Evgjit Ose Lazaratas. Bravo U Qofte Se Jane Te Vetmit Qe Nuk Flasin Greqisht.

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •