Close

Rezultati i Sondazhit: Politika minoritare e Shqiperise;

Votues
42. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoni se ky ligj eshte ne kundershtim me interesat kombetare;

    28 66.67%
  • Eshte nje ligj qe duhej te vihej qe me perpara;

    1 2.38%
  • Besoni se poltika minoritare e qeverise vjen ne kundershtim me interesat tona kombetare

    8 19.05%
  • Politika minoritare e Shqiperise eshte e drejte;

    5 11.90%
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 112
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në një raport të CIA-së publikuar këto ditët e fundit thuhet se në Shqipëri jetojnë 95 përqind shqiptar, 2-3 përqind grek dhe pjesa tjetër pakica tjera si serb, bullgar e romë. Por edhe kjo mund të jetë ndikuar nga shqiptari grekofil i CIA-së Tenet sepse sipas shtetit shqiptar në Shqipëri jetojnë vetëm 1.4 përqind pakica për arsye se vllehët,romët me shumë të drejtë konsiderohen si bashkësi kulturore e jo kombëtare sepse nuk janë kombe. Për vllehët ata mendoj se janë puroshqiptar dhe nuk ka nevojë për shkolla vllahçe por ne duhet t'i ruajmë dhe të mos lejojmë që grekët t'i asimilojnë ata, dhe mendoj pamvarësisht tentimeve të disa shovinistave grek nuk ka as gjasa teorike në asimilimin e tyre.
    Për romët, mendoj se ata duhet të konsiderohen njëlloj sikur romët e vendeve tjera europiane psh. Spanja, Franca, Italia pra si shqiptar me ngjyrë sepse edhe ashtu janë, por me të drejta të plota e të barabarta me shqiptarët e bardhë.
    Numri i pakicave duke përfshirë edhe atë greke është ulur ndjeshëm këto vitet e fundit sepse shumica e tyre kanë ikur në Greqi dhe raporti i shtetit shqiptar është më i saktë në lidhje me numrin e tyre.
    Për punën e tabelave, mendoj që nuk është problem vënia e tabelave edhe në greqisht por vetëm në zonat minoritare (pra vetëm në Dropull) dhe jo në rrugët kombëtare, magjistrale sepse në to ata që nuk kuptojnë shqipen do të mund t'i lexojnë në anglisht. Minoriteti grek, serb e bullgaor-maqedonas duhet që në shkollat e tyre përveç gjuhës së tyre t'a mësojnë edhe shqipen sepse janë duke jetuar në Shqipëri dhe kjo është gjuhë zyrtare e këtij shteti.
    Për punën e rezolutës çame mendoj se ajo është duke u punuar mirë tani dhe së shpejti edhe do të miratohet e pastaj duhet të provohet që të zgjidhet me qeverinë greke por nëse qeveria greke prapë e quan çështjen të mbyllur atëherë duhet drejtuar gjykatave ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për t'i bërë presion Greqisë dhe detyruar që ta zgjidh problemin.
    Në rezolutën çame duhet të përfshihen përveç pronave edhe të drejtat kombëtare të tyre por edhe të shqiptarëve tjerë (autokton dhe emigrant) në Greqi, si ato të shkollimit në gjuhën e tyre amtare, të drejtat e fesë në gjuhën shqipe (kishat e xhamitë) etj. etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    Me nje mazhorance grekofilesh ne Kuvendin Pupullor doemos qe do miratohen ligje te tilla e do valvitet flamutj grek neper jugun e Shqiperise.

    ketu perqindja e grupeve etnike ne Shqiperi ne faqen zyrtare te CIA.

  3. #13
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk besoj se perben kercenim etnik vendoja e tabelave ne gjuhen greke,ne rruget e fshatrave te Dropullit,apo ku tjeter jeton minoritet grek,ndonese kurre nuk u kam besen pasardhesve te atyre qe shpiken kalin e Trojes.
    Lavdi Zotit historia na e ka treguar shume here se sa "miq"jane dy popujt tane .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #14
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    po mire,greqia ne zonat qe kufizohet me shqiperine valle tabelat ne ane te rrugeve i ka ne shqip?!A po jan vetem greqisht dhe anglisht?Nuk e di ne qofte se shteti grek i ka vendosur keto tabela ne ane te rrugeve edhe ne gjuhen shqipe keto kohet e fundit, se perpara disa viteve qe une shkoja ne greqi si shume shqiptare te tjere nuk me zuri syri ndo nje tabel ne gjuhen shqipe.Ah me keta politikan qe kemi ne me duket se do kalojm edhe 500 vjet te tjera ne sundimin e greqise,sepse keta shesin c'do gje per para$apo euro dhe jo shqiperine qe su dhembe koka fare,mos valle shoku nano erdhi ne amerike te takohet vertet me bushin,dreq jo,ai erdhi ti raportoj c'do gje mikut tije te vjeter nikola gexh si dreqin ja thon emrin ketij maskarait grek..Ti tregoj qe shqiperia e jugut ka ber permisime edhe tabelat jan ne greqisht e shum gjera te tjera si keto.U zgjata ca si shume,keta politikan qe kemi ne vate kjo pune
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Normalja ashtu eshte dhe mire po bejn qe po i shkruajne tabelat dhe ne greqisht....eshte gjuhe e bukur ske cti besh..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Popull, si su bete njehere me tru,jeni dhe jashte.
    Tabelat nuk po behen se na e futi greku, apo se po ja fusim grekut.
    Ne rradhe te pare, tabelat behen qe ata nenshtetas shqiptare me kombesi greke qe jetojne ne shtetin shqiptare, te ndihen se po zbatohen te gjitha te drejtat e tyre. Kjo eshte esenca dhe pike. Cte keqe ka nga kjo gje. Mos valle ne do humbim shqipetarizmen tone se po respektojme te drejata e bashkeshtetareve tane. Une sbesoj keshtu. Pastaj fakti eshte fakt, dropulli ka nje popullsi minoritare, kete se ndryshojme dot.
    Tjeter, sa per Geixhin, apo geixhat e himares qe vine per potere ketu te nxitur nga prifterinjte injorante greke, shteti shqiptare duhet te marre masa qe ne kufi qe keta njerez te zbatojne ligjin, e nese sbejne keshtu te denohen ne baze te ligjit. Ky eshte shteti ligjor dhe demokratik te dashur forumiste qe duam te ndertojme.

  7. #17
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Meqenese ti je bere me tru do te ti sqaroj edhe une do gjera edhe besoj do ti kuptosh.
    E di ti sa eshte numri i shqiptareve ne Greqi, ose edhe perqindja e tyre. Eshte shume me teper se minoriteti grek ne Shqiperi. Te drejtat e ketij minoriteti qe eshte edhe me i madhi nga numri ne Greqi, jane shume poshte, aq shume sa shpesh abuzohet me te drejtat me elementare te njeriut, per te cilat shteti Grek shpesh ka pasur presione nga opininioni dhe dora nderkombetare, por shume me pak ose aspak nga Shteti Shqiptar. Tashti ky shtet ligjor dhe demokratik ne rradhe te pare duhet te filloj te krijoj ide dhe vizione dhe ligje per te drejtat e SHqiptareve ne Greqi, te punoj me shtetin fqinj Grek, te kerkoj te ngulmoj etj. etj. pa u lodhur, sepse ata emigrante e minoritare Shqiptare ne Greqi sigurojne ato te pakta te ardhura qe futen ne vendin e coptuar.
    Pasi i ka siguruar mire te tera keto, te pakten eshte perpjekur mire e mire, atehere fillon dhe patjeter shef minoritetet Shqiptare, hap ato dy qitape qe jane edhe nuk shef lart e poshte per numrat e minoriteteve po shef te dhenat e veta ashtu si jane. Shef qe ka 3% minoritet Vllah i cili eshte edhe me i madhi ne Shqiperi. Po thote do tua japim te drejtat Vlleheve, votohen ligje si te jene me me vlere. Pastaj na ngelen Greket, po thote tua veme edhe tabelat ne gjuhen Greke, Shqipe edhe ndoshta Anglisht.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #18
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Jam dakort me ty cunimartum !

    Pse duhet te merakosem une per 2-3 GREKOFONE qe ecin me makine ne shtetin tim , kur Greqia nuk zbaton asnje lloj konvente nderkombetare per te mbrojt te drejtat e 500 mije e me shume emigrantesh shqiptare,?
    Emigrantet tane jetojne mes RACIZMIT absurd ne Greqi e une duhet ti qaj hallin ca dropulliteve se nuk dallojne dot tabelat te shkretet . Ata DROPULLITET te mesojne shqip dhe te respektojne te drejtat dhe ligjet e SHTETIT SHQIPTAR e mos te me LEHIN lart e poshte per VORIO-EPIRIN.
    PAFYTYRESIA E POLITIKANEVE TANE NUK KA KUFI ! HIDROCENTRALET jane plot me uje dhe Shqiperia vazhdon akoma ne TERR pafund ,,,varferia po mbyt Shqiperine dhe FOTOKSINA eshte bere mall qe kerkohet shume ne treg !!!..TE PAFYTYRET TE BEJNE LIGJE PER TE ZBUT VARFERINE E PER TE ZGJIDH KETO HALLE E JO TE MERREN ME TABELA RRUGESH..
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Eshte fatkeqesi per ne Shqiptaret qe kemi nje qeveri Anti-Shqiptare ne kulm dhe nje fqinj i "ndyre" siç jane greket.
    Skam çfare te them me shume se kaq...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Une votova per piken e pare. Ky eshte kulmi...ne Greqi (i cili eshte dhe vend me demokrat) nuk behet asgje per te drejtat e shqiptareve. Qeveria shqiptare duhet te mundohet per shqiptaret ne radhe te pare. Nuk me duket ide e keqe venia e tabelave greke ne Shqiperi ne te ardhmen por kjo duhet bere kur Greqia te ndryshoje sjelljen e saj ndaj qytetareve shqiptare. Edhe bota per mendimin tim nuk do ta kritikonte mos-venien e tabelave greke sepse dihet se cfare trajtimi po iu ben Greqia shqiptareve.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •