Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se ata qė nuk besojnė nė vrasjen e Krishtit mund ta hapin kėtė temė pėr ta diskutuar kėtė por unė kėtė temė e hapa me besimin se Krishti u vra, pra unė me llogjikėn time duke pasur parasysh faktet disa prej tė cilave edhe i ceka nė disa shkrime mė parė besoj sikur gjithė krishterėt por edhe vet hebrenjtė qė nuk janė tė krishterė, se Krishti u vra.
    Por unė me pyetjet qė bėra mė lart mendoj se Krishti nuk ka qenė nė gjendje tė bėj asnjė mrekulli dhe as qė ka qenė i dėrguar nga Zoti (edhe pse pretendohet nga tė krishterėt dhe muslimanėt) sepse njė fuqi e tillė mbinatyrore as qė ekziston.
    Mendoj se Krishti ka qenė njė njeri i thjeshtė qė thjeshtė ka sjellur njė fillozofi nė kėtė botė duke u munduar pėr pėrparimin e njerėzimit nė pėrgjithėsi sepse po tė ishte ai i dėrguar nga Zoti dhe nė gjendje tė bėnte mrekullira askush nuk do tė guxonte ta vriste sepse frika ekziston sot dhe poashtu ka ekzistuar edhe gjatė gjithė kohės sė historisė njerėzore, dhe pėr mė tepėr vrasja e tij nuk ėshtė kryer nga ndonjė kriminel injorant por nga autoritetet mė tė larta hebreje (paria e vet popullit tė tij) me lejen edhe tė autoriteteve romake (paria e gjithė botės sė asaj kohe) qė gjithashtu kanė qenė njerėz dhe ditur se ēfarė ėshtė frika.
    Edhe pse nuk dihet se si do tė ishte mirė njerėzimi pa apo me fe, pėrvoja dėshmon se periudhat kur ėshtė besuar mė shumė nga njerėzit kanė qenė tė errėta, prapė mendoj se nuk ėshtė keq besimi nė fe por gjithmonė me njė masė dhe vetėm si kulturė shpirtėrore, martesore, dhe mortore. Njerėzit modern pėrdorin fenė vetėm kur kanė probleme shpirti (ashtu siē jemi mėsuar ti quajmė), kur tė martohen dhe kur vdesin.
    Unė konsideroj veten tė krishterė por jo sepse besoj nė Zot, apo nė fe por sepse kėshtu ėshtė krijuar njėlloj kulture njerėzore qė e ceka edhe mė sipėr dhe ndryshe ato (psh. martesa dhe ceremonitė mortore) nuk bėhen.
    Ēfarė mendoni juve?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pilati e pyeti dikur Jezusin:

    C'eshte e verteta?

    Dhe nuk mori asnje pergjigje.

    Dhe ti i dashur Dodon s'ke per te pasur kurre nje pergjigje prej Perendise (dhe as prej njeriut) !


    Jezus Krishti eshte vete Pergjigjia
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    IAmTheOneJesusLoves Maska e Sefedin
    Anėtarėsuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    30
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Mendoj se ata qė nuk besojnė nė vrasjen e Krishtit mund ta hapin kėtė temė pėr ta diskutuar kėtė por unė kėtė temė e hapa me besimin se Krishti u vra, pra unė me llogjikėn time duke pasur parasysh faktet disa prej tė cilave edhe i ceka nė disa shkrime mė parė besoj sikur gjithė krishterėt por edhe vet hebrenjtė qė nuk janė tė krishterė, se Krishti u vra.
    Por unė me pyetjet qė bėra mė lart mendoj se Krishti nuk ka qenė nė gjendje tė bėj asnjė mrekulli dhe as qė ka qenė i dėrguar nga Zoti (edhe pse pretendohet nga tė krishterėt dhe muslimanėt) sepse njė fuqi e tillė mbinatyrore as qė ekziston.
    Mendoj se Krishti ka qenė njė njeri i thjeshtė qė thjeshtė ka sjellur njė fillozofi nė kėtė botė duke u munduar pėr pėrparimin e njerėzimit nė pėrgjithėsi sepse po tė ishte ai i dėrguar nga Zoti dhe nė gjendje tė bėnte mrekullira askush nuk do tė guxonte ta vriste sepse frika ekziston sot dhe poashtu ka ekzistuar edhe gjatė gjithė kohės sė historisė njerėzore, dhe pėr mė tepėr vrasja e tij nuk ėshtė kryer nga ndonjė kriminel injorant por nga autoritetet mė tė larta hebreje (paria e vet popullit tė tij) me lejen edhe tė autoriteteve romake (paria e gjithė botės sė asaj kohe) qė gjithashtu kanė qenė njerėz dhe ditur se ēfarė ėshtė frika.
    Edhe pse nuk dihet se si do tė ishte mirė njerėzimi pa apo me fe, pėrvoja dėshmon se periudhat kur ėshtė besuar mė shumė nga njerėzit kanė qenė tė errėta, prapė mendoj se nuk ėshtė keq besimi nė fe por gjithmonė me njė masė dhe vetėm si kulturė shpirtėrore, martesore, dhe mortore. Njerėzit modern pėrdorin fenė vetėm kur kanė probleme shpirti (ashtu siē jemi mėsuar ti quajmė), kur tė martohen dhe kur vdesin.
    Unė konsideroj veten tė krishterė por jo sepse besoj nė Zot, apo nė fe por sepse kėshtu ėshtė krijuar njėlloj kulture njerėzore qė e ceka edhe mė sipėr dhe ndryshe ato (psh. martesa dhe ceremonitė mortore) nuk bėhen.
    Ēfarė mendoni juve?
    Mendoj se Krishti ka qenė njė njeri i thjeshtė qė thjeshtė ka sjellur njė fillozofi nė kėtė botė duke u munduar pėr pėrparimin e njerėzimit nė pėrgjithėsi sepse po tė ishte ai i dėrguar nga Zoti dhe nė gjendje tė bėnte mrekullira askush nuk do tė guxonte ta vriste sepse frika ekziston sot dhe poashtu ka ekzistuar edhe gjatė gjithė kohės sė historisė njerėzore
    Nese Krishti ishte nje njeri i thjeshte, pse doktrina e Tij eshte kaq e fuqishme edhe 2000 vjet me vone ? Pse askush s'mund te jetoje sipas kritereve te Tij ?
    Sa per mrekullirat qe thua ti dhe per friken....a nuk ke lexuar ti qe turma te tera e ndiqnin Jezusin dhe Ai disa here kishte bere mrekullira (ushqimi i 5000 vetave). Kishte te pakten 5000 deshmitare. Megjithate ata zgjedhen per te mos e pranuar.
    Njejte bejme edhe ne sot. Kemi degjuar apo lexuar per te, kemi pare vecantine e tij, evidence per te...por, zgjedhim per te mos e pranuar.

    Eshte ceshtje besimi dhe zgjedhjeje, mbi te gjitha.

    Shume Bekime
    I pari qė mbron ēėshtjen e vet duket sikur ka tė drejtė; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
    [Fj. e Urta 18:17]

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Por unė me pyetjet qė bėra mė lart mendoj se Krishti nuk ka qenė nė gjendje tė bėj asnjė mrekulli dhe as qė ka qenė i dėrguar nga Zoti (edhe pse pretendohet nga tė krishterėt dhe muslimanėt) sepse njė fuqi e tillė mbinatyrore as qė ekziston.
    Nje nga gjerat qe nuk kam mundur te kuptoj kurre me ata qe nuk e pranojne Krishtin si Zot eshte se nderkohe qe pranojne disa gjera nga bibla, hedhin poshte disa gjera te tjera. Keshtu ndodh edhe me Dodonin. Ai e pranon se Krishtin e kane vrare, dhe madje nga interpretimi qe jep ka njohuri te mire se si dhe nga kush eshte vrare, por ne te njejten kohe nuk pranon se Krishti ka bere mrekullira. Nderkohe qe perdor te njejtin burim per te mbrojtur ate qe ai deshiron, ai hedh poshte fakte te tjera qe dalin po nga ai burim. Me falni po me duket paradokse kjo gje.

    Gjithashtu me bejne shume pershtypje pyetjet qe drejtohen. Le t'i shohim edhe nje here pyetjet e tij:

    ----------------------------------------------------------------------
    Poqese Krishti do tė ishte i dėrguar i vėrtetė i Zotit dhe tė ishte nė gjendje tė bėnte mrekullira ashtu siē paraqitet nė librat fetare (tė krishtera dhe muslimane), a mendoni se njerėzit (paria mė e lartė e popullit tė tij dhe e botės) do ta kishin vrarė apo lejuar vrasjen e tij?
    A mendoni se njė njeriu tė tillė, po tė ishte i tillė jo vetėm populli i tij por edhe Roma dhe e gjithė bota do ta mbante si pėllumbin e do ta respektonte nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme?
    A e keni vrarė mendjen ndonjėherė pėr kėto gjėra?
    ----------------------------------------------------------------------

    Qe te besh pyetje te tilla, ose duhet te mendosh se jane shume te thella dhe si pasoje je i pari qe i ben,(dhe keshtu shpetojme te gjithe neve qe jemi ne erresire) ose nuk e di se si ta shpjegoj ndryshe. Eshte kaq i madh numri i te krishtereve intelektuale, saqe te siguroj se keto pyetje do t'i kishin bere ata te paret. Megjithate, nese me te vertete deshiron te marresh pergjigje, lexo ungjijte dhe te siguroj qe nuk do ta kesh me kete paqartesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 29-03-2004 mė 06:14
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #25
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Dodon, me kot konsideron veten se je i krishtere, perderisa ti nuk beson tek Jezu Krishti, as qe behet fjale te jesh i krishtere. Kete nuk e them une por Fjala e Perendise, Bibla. Ty ndoshta te pelqen kultura perendimore dhe don te jesh bashkohore, por krishterimi eshte shume me teper se kaq. Krishterimi eshte nje maredhenie me Zotin, nepermjet Jezu Krishtit. Shume mire per ty qe beson se Krishtin e kane vrare dhe se ka vdekur, dhe se Ai ishte njeri, por Ai shume me teper se kaq, Ai ishte Perendia-njeri, edhe njeri edhe Perendia, Krijuesi im dhe i yti. Dhe Ai vdiq ne kryq nga dashuria per krijesen e Tij. Por ka edhe nje mrekulli tjeter te cilen mund ta vesh re edhe ti ne kohet e sotme.

    Krishti jo vetem qe u vra dhe vdiq, por Ai edhe u ngrit, u ringjall dhe prove per kete eshte varri bosh. Kur dishepujt e Tij shpallen ringjalljen e Jezusit dhe u kundershtuan me force nga autoritetet hebreje aq sa edhe u kercenuan me vdekje dhe me vone u ekzekutuan thuajse te gjithe pervec Gjonit per te vetmen aresye se ata nuk mohuan ringjalljen e Krishtit, askush atehere edhe sot nuk ka mundur te jape nje prove te vetme se perse varri i Tij ishte bosh dhe eshte bosh. Te gjithe te tjeret jane ne varr, Muhamedi, Buda, Konfuci, etj., por vetem Krishti eshte ne qiell, ne te djathten e Atit. Te gjitha fete flasin per ringjalljen, por vetem Krishterimi ka proven per kete dhe nje prove te pakundershtueshme nga askush, Krishtin i ringjallur.

    Kjo gje eshte nje mrekulli i dashur Dodon, por per sa kohe qe ne nuk e besojme ajo mbetet nje gje e zakonshme dhe tingellon e larget dhe ndoshta si nje sajese, por per ata qe besojne ajo eshte e vetmja shprese ne kete bote te rene dhe qe renkon cdo dite. Tek ringjallja kane gjetur forca te reja miliona njerez dhe vetem aty ka shprese per te ardhmen, cdo gje tjeter te con ne humbje. Kur nje gardian burgu pyeti njehere Palin se: "cfare duhet te bej qe te shpetoj?", Pali ju pergjigj: "Beso ne Zotin Jezu Krisht dhe do te shpetohesh ti dhe shtepia jote." (Vep. Ap. 16:30-31)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 01-04-2004 mė 10:12
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #26
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    . Kur nje gardian burgu pyeti njehere Palin se: "cfare duhet te bej qe te shpetoj?", Pali ju pergjigj: "Beso ne Zotin Jezu Krisht dhe do te shpetohesh ti dhe shtepia jote." (Vep. Ap. 16:30-31)
    Astriti77 pershendetje

    Un haditem me ju te krishteret si se bazoheni te Pali dhe thoni qe Pali ka qene 100% i frymezuar nha F.SH ja le te shikojme se cfar thote dhe bibela

    Pali thote Por per sa u takon virgjereshave nuk kame urdher nga Zoti por po jape nje mendim si njeri (Korintasve 7-25)

    Pali thote Keshtu mendoj un se .......... (Ko 7/26)

    Pali thote ..............Sipas gjykimit time ..................... (1 Ko 7/40)

    Pali tha ..............dhe mendoj se ..................( 1 Ko 7/40)

    Pali thote ............Shih se un Pali po ju them (Letra e Palit galatasve 5/2)

    A eshte frymezim nga Zoti ky?
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur Shen Pjetri vizitoi Romen pas vdekjes se Krishtit per te perhapur Lajmin e Mire te Perendise, ne ate periudhe ne Rome te krishteret po persekutoheshin jashte mase, aqsa Shen Pjetri u burgos dhe kur doli nga burgu iu lut rojeve romake qe torturonin e vrisnin pa kriter te krishteret, qe ta falnin ate. Sapo doli nga murret e qytetit te Romes, atij i doli perpara Jezu Krishti me kryqin ne krah. Shen Pjetri i tronditur nga vegimi i Perendise me kryqin ne krah qe po ecte drejt Romes, e pyet:

    - Ku po shkon o Zot?
    - Po shpie ne Rome kryqin qe ti nuk e mbajte dot.

    Qe nga ai moment, Shen Pjetri u kthye ne Rome dhe eshte kryqezuar kokeposhte nga romaket.

    Nga ky akt i sakrifices dhe veteflijimit te Shen Pjetrit, rradhet e te krishtereve ne Rome u shtuan.

    Pyetja qe duhet ti beni vetes nuk eshte: A do ta falnin Krishtin romaket e hebrejte po ta dinin se ishte Mesiah. Pyetja qe duhet ti beni vetes eshte:

    A do te besonte kush ne Jezu Krishtin Zot, nese ai nuk do te ngjallej prej te vdekurve?!
    A do te besonte kush ne Krishterim, nese Krishti nuk do te derdhte gjakun e Tij te pafajshem?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Jezusi para Pilatit

    Po pse me histori te degjuara do diskutojme c'do duskutim duhet te behet nepermjet FAKTEVE Bibles dhe Kur'anit

    Kryeprifterinjt rojtaret e moren me vete Jezusin dhe ia dorezuan Pilatit ne seline e tij (sipas ungjijve) per tu ankuar tek ai si dhe per te sjellur vendim per ta ndeshkuar. Po keta ungjij sjellin transmetime te ndryshme

    1- Pilati tha "Mereni ju dhe gjykoheni sipas Ligjit tuaj" (gjoni 18/31) vetem gjoni vecohet ne kete varge

    2- Pilati e pjyeti te arrestuarin "A je ti mbreti i judenjve"? Jezusi u pergjigj "Vetem po thua" (Mt 27 Mr 15 Lu 23) Kjo te le te kuptosh se i pandehuri nuk e pranoj akuzen . Mirepo sipas versionit te gjonit kemi pergjigje tjeter "A e thua ti kete prej vetes apo ta thane te tjeret per mua" (Gj 18/34)

    3- Kur Pilati kerkoj nga i pandehuri qe te mbrohet nga padite e kryeprifterinjve "Jezusi nuk iu pergjigj ne asnje fjale " (Mt 27/14 Mr 15/5)
    Sipas Gjonit ai tha nje pergjigje te rrjedhshme "Mbreteria ime nuk eshte e kesaj Bote . Po te ishte mbreteria e kesaj bote ushtaret e mi do te kishin luftuar qe te mos u bie ne dore judenjve (Gj 18/36) . Kjo pergjigje argumenton se i pandehuri nuk pajtohet me arrestimin dhe renien e tij ne duart e cifuteve

    4- Pilati te arrestuarin e dergoj te guvernatori Herodi i cili i beri shume pjyetje dhe e ketheu prape tek Pilati sepse e konstatoi se eshte i pafajshem (Luka 23/7-11) Transferimin e te arrestuarit e tregoi vetem Luka dhe asnje tjeter

    5- "Nuk i gjeta fare faji" (Luka 23/14) . keto fjale i tha Pilati per te arrestuarin (Jezusin ) po ashtu ne kete version vecohet Luka

    6- Bashkeshortje e Pilatit porositi " Mos u perziej asesi me ceshtjen e atij te drejti........ (Mt 27/19) Kete e shkruajti vetem Mateu

    7- Nderkohe turme e njerezve kerkonin lirimin e kriminelit bar-Aba dhe insistonin qe Pilati te urdheroj gozhdimin e Jezusit ne kryq nen akuzen e pabaze se ai deshiron te behet "Mbret i Judenjve" duke u bere rival i pushtetit te Cezarit . Akuzat shpifjet e cifuteve nuk kishin risi per materialin e tyre


    8- Pilati ne sy te popullit ....... "I lau duart duke thene Un jame i pafajshem per kete gjak! (Mt 27/24) Keto te dhena i regjistroi vetem Mateu!

    9- Cifutet thane "Gjaku i tij rafte mbi ne e mbi femijet tane" (Mateu 27/25) Kete e hasim vetem ne ungjillin e Mateut Pranimi i fajit dhe i mekatit nga ana e cifuteve eshte pergjigje e qarte per Papen i cili i shfajesoj cifutet per kryqezimin e Jezusit

    10 Pilati "Pasi e frushkulloi ua dorezoj te kryqezohet" (Mt 27/26 Mr 15/15 Gj 19/1) Mirepo Luka as ka haber per kete

    11- Pilati "Pasi e frushkulloi ua dorezoi te kryqezohet" (Mt 27/26 Mr 15/15) Mirepo para se tua dorezoje te kryqezohet . Gjoni transpetoi se pas frushkullimit u zhvillua nje polemik e gjate mes Pilatit dhe Jezusit si dhe Pilatit dhe cifuteve (gj 19/19-8-13)

    12- Pilati ua dorezoj cifuteve te arrestuarin qe ta kryqezojne .
    Te gjithe ungjijte jane ne mosmarveshje me njeri tjetrin ne kete ceshtje (Mt 27/26 Mr 15/15 Lu 23/24 Gj 19/16)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Jezu Krishti sipas librave fetarė (tė krishterė e musliman) ka qenė i dėrguar nga zoti dhe ka bėrė mrekullira por qė ėshtė vrarė nga vet populli i tij me leje tė qeverisė romake qė sundonte vendin e tij nė atė kohė. Pra, Krishti nuk ėshtė vrarė nga ndonjė kriminel injorant por nga shtresa mė e lartė intelektuale e popullit tė tij me leje tė shtresės mė tė lartė intelektuale tė botės sė asaj kohė, qeveritarėve romak.
    Poqese Krishti do tė ishte i dėrguar i vėrtetė i Zotit dhe tė ishte nė gjendje tė bėnte mrekullira ashtu siē paraqitet nė librat fetare (tė krishtera dhe muslimane), a mendoni se njerėzit (paria mė e lartė e popullit tė tij dhe e botės) do ta kishin vrarė apo lejuar vrasjen e tij?
    A mendoni se njė njeriu tė tillė, po tė ishte i tillė jo vetėm populli i tij por edhe Roma dhe e gjithė bota do ta mbante si pėllumbin e do ta respektonte nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme?
    A e keni vrarė mendjen ndonjėherė pėr kėto gjėra?
    Ēfarė mendoni nė lidhje me kėtė?
    Apo thjeshtė mendoni se ēfarė shkruhet nė librat fetare janė vetėm dogma dhe besimi nė to ėshtė plotėsim i gjendjes shpirtėrore sė atyre njerėzve qė besojnė nė to dhe punė kulture vetėm!
    e kush te tha ty qe krishti eshte vrare apo ka vdekur,ne islam ai ska vdekur por eshte ngritur ne qiell per te zbritur serisht,,pastaj koncepti yt eshte shume i ceket,a nuk e dogjen galileun vetem pse tha bota eshte e rrumbullaket,.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  10. #30
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Jezu Krishti sipas librave fetarė (tė krishterė e musliman) ka qenė i dėrguar nga zoti dhe ka bėrė mrekullira por qė ėshtė vrarė nga vet populli i tij me leje tė qeverisė romake qė sundonte vendin e tij nė atė kohė. !

    E ke gabim shoku...kur sdi mos fol oke?
    Nuk e pranojne gje Muslimanet qe jezusi eshte vrare.Ata pranojne qe ka bere mrekullira e qe ka qene profet e jo biri i zotit....

    Citim Postuar mė parė nga EDIVLORA
    Lexova shkrimet me larte dhe me thene te drejten , me vjen mire qe patriotet e mi e paskan studijuar mire si Biblen ashtu edhe Kuranin por si per cudi asnje nuk eshte ne gjendje ti pergjigjet pyetjes .
    PERSE U VRA JEZU KRISHTI
    MOS HUMBNI KOHE DUKE STUDIJUAR AS KURANE E AS BIBLA O NJEREREZ SE NGA ATO VEC SHERE DHE PERCARJE KEMI PARE HAPNI SYTE DHE LLOGJIKONI PER SE MBARI.
    AS KRISHTI E AS ALLAHU NUK KAN EKZISTUAR KURE .
    ME THONI 2000 A 3000 VJETE PSE NUK ZBRITI NJE HERE SI KRISHTI ASHTU DHE ALLAHU TE TREGONIN NJE SHENJE EKZISTIMI .
    DILNI NGA INJORANCA QE JU KA VESHUR SYTE DHE KOHEN QE HUMBNI DUKE LEXUAR BIBLA E KURANE KUSHTOJANI DASHURISE DHE PUNES
    PRIFTERINJTE DHE HOXHALLARET KISHAT DHE XHAMIAT JANE VESHUR ME FLORINJ E PASURI TE PAPARE NE SAJ TE DJERSES TE BESIMTAREVE .
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA ESHTE BESA ESHTE DJERSA ESHTE JETA DHE DASHURIA.
    KETO ISHIN MENDIMET E MIA PA U OFENDUAR ASKUSH JU FALAMINDERIT PE RESPEKTIN.
    O Edi....
    Pyetjes i jane pergjigjur me kohe ......Ne Kuran urdhri i pare eshte "LEXO" pra studjo, e puno ....
    Hajt shnet

    Citim Postuar mė parė nga maratonomak
    NUK KA NJE BESIM TE PASTER PA PASUR DYSHIMIN E SINQERTE ; FAKTE QE VERTETOJNE VDEKJEN DHE RINGJELLJEN E JESUSIT VERTETOHEN JO VETEM SIPAS UNGJIJVE POR EDHE SIPAS DORESHKRIMEVE HISTORIKE QE KANE BERE HISTORIANE TE ASAJ KOHE QE NUK ISHIN FARE TE KRISHTERE ; PRA MIKU IM JE I LIRE NE DYSHIMIN TEND ; POR MOS HARO MILIONA BESIMTARE QE E BESOJNE KETE FAKT MADJE DHE MYSLIMANE E BESOJNE ;
    Ajo shprehja e pare ishte e mire ....

    POr desha me shtuar dicka.
    Muslimanet nuk e pranojne qe Jezusi te jete kryqezuar....

    Ne bibel ka shume gabime ....doni ti pranoni ju apo jo ,ato ekzistojne ...

    Bye bye
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 25-04-2006 mė 00:40

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qėnė Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •