panorama
----------
vjedhja e bankės
hetimi
Dyshohet se ka marrė 85 milionė lekė. Dėshmitė e fqinjve nė pallat: ka fituar llotarinė
Vjedhja nė BK, zhduket arkėtarja
Liljana Menga u largua drejt SHBA-sė mė 1 mars
Vladimir KARAJ & DORINA TOPOLLAJ
Ikėn nė Amerikė punonjėsja e Bankės sė Kursimeve qė dyshohet pėr vjedhjen e 85 milionė lekėve tė reja.
Liljana Menga, rreth 50 vjeēe, me detyrė arkėtare nė degėn numėr 4 nė Tiranė, ėshtė larguar nga Shqipėria nė mėngjesin e 1 marsi tė kėtij viti, me njė avion drejt kryeqytetit tė Sllovenisė, Lubjanė. Burime nga Drejtoria e Kufirit nė Ministrinė e Rendit konfirmojnė largimin e saj, ndėrkohė qė kėtė e vėrtetojnė edhe burime tė tjera. Vetė drejtori i Pėrgjithshėm i Bankės sė Kursimeve, Ardian Kamberi, tha pėr gazetėn "Panorama" se Menga kishte marrė lejen e zakonshme dhe e ka filluar mė 1 mars, por pa shtuar mė tej se cila ishte vendndodhja e saj. Por, lajmin nė fjalė e pėrforcojnė fqinjėt e Mengės nė pallatin 18/1 nė rrugėn "Sali Nivica", pranė tregut elektrik, nė lagjen "Ali Demi". Fqinja e familjes Menga nė katin e pestė tė kėtij pallati, deklaroi dje pėr gazetėn "Panorama" se Liljana ishte larguar nė drejtim tė SHBA-sė bashkė me familjen, pasi kishte fituar llotarinė. Tė njėjta fjalė thotė edhe njė burrė i moshuar, qė banon njė kat mė poshtė. Pa dhėnė identitetin, ai shprehet se kjo familje kishte ngritur plaēkat prej tre javėsh, gjė qė korrespondon me tė dhėnat e mėsipėrme. Liljana Menga dyshohet se ka dorė nė zhdukjen e 85 milionė lekėve nga agjencia katėr e Bankės sė Kursimeve tė Tiranės. Ajo u pushua nga puna si arkėtare nė agjencinė katėr, pas njė kontrolli nga Banka Qendrore e Kursimeve, qė gjeti shkelje nė dokumentacion vetėm nė kėtė degė. Rezultatet e grupit tė auditimit thonė se nga agjencia janė vjedhur apo janė zhdukur 85 milionė lekė. Ndėrkohė qė janė vėnė re shkelje tė ndryshme nė dokumentacionet e kėsaj agjencie. Nga burime tė ndryshme konfirmohet se Menga ka marrė leje tė zakonshme, nė momentin kur ka filluar kontrolli nė kėtė degė tė Bankės sė Kursimeve dhe kur drejtori i Pėrgjithshėm dha urdhėr pėr bllokimin e parave dhe fillimin e kontrollit nė tė gjithė degėt e bankės. Ky kontroll duket se e ka trembur arkėtaren dhe ka bėrė qė ajo tė largohej nga Shqipėria. Pas kėtij kontrolli rezultoi se vetėm dega katėr, nė kryeqytet, kishte probleme. Trokasim nė derėn e apartamentit pėrballė shkallėve, nė katin e pestė tė pallatitt 18/1, nė rrugėn "Sali Nivica", ku jetonte arkėtarja e agjencisė katėr tė Bankės sė Kursimeve nė Tiranė. Askush nuk pėrgjigjet. Njė komshi na thotė se aty nuk banon mė njeri dhe se ēelėsat i janė lėnė nė dorė njėrit nga tė afėrmėve tė familjes. "Po bėhet rreth njė muaj, qė janė larguar me lloto pėr nė Amerikė", tregon ajo ndėrsa zbret shkallėt, por nuk pranon tė identifikohet. Trokasim sėrish nė derė, por askush nuk e hap. Njė kat mė poshtė njė tjetėr fqinj, na konfirmon faktin e largimit tė tyre. "Fituan llotarinė dhe u larguan", thotė fqinji i moshuar, duke na konfirmuar se pikėrisht nė derėn ku sapo kishim trokitur banonte ish-punonjėsja e bankės. 100 metra nga hyrja e pallatit, ku mė parė jetonte Liljana Menga, jeton vėllai i bashkėshortit tė saj. Gruaja e kėtij tė fundit qė na hap portėn e jashtme tė shtėpisė, konfirmon faktin e largimit tė Liljanės dhe Bashkimit dhe vajzės sė tyre Irisit, pėr nė SHBA, me anė tė llotarisė. Ajo nuk pranon tė flasė rreth dyshimeve tė hedhura kohėt e fundit pėr Liljanėn si ish-punonjėse e Bankės sė Kursimeve, duke thėnė se nuk ka dėgjuar asgjė.
Prokuroria bllokon dokumentacionin
Prokuroria e Tiranės bllokon dokumentacionet e agjencisė numėr 4 tė Bankės sė Kursimeve Tiranė. Denoncimi pėr shkelje dhe pasaktėsi nė mbajtjen e dokumentacioneve, ėshtė bėrė katėr ditė mė parė nga drejtori i Pėrgjithshėm i BK-sė, Ardian Kamberi. Ky i fundit ka akuzuar dy arkėtaret e agjencisė numėr 4, Liljana Mengėn dhe Fiqirete Bicin, tė cilat i ka denoncuar nė prokurori si punonjėset kryesore qė kanė vjedhur shumėn prej 85 milionė lekėsh. Hetimet kanė filluar fill pas kallėzimit tė Drejtorit Kamberi. Ndėrkohė ka nisur shqyrtimi njė e nga njė i tė gjithė veprimeve tė arkės, dokumenteve dhe firmave tė hedhura, pasi dyshohet se marrja e shumės sė parave ėshtė bėrė nėpėrmjet falsifikimit tė firmave dhe dokumentacioneve. Kėtė ēėshtje, po e heton njė grup special i pėrbėrė nga prokurorė tė antikrimit ekonomiko-fianciar si dhe ekspertė kontabėl. Gjithashtu ka filluar procedimi penal, pasi pas hetimeve paraprake, janė gjetur elementė tė veprės penale. Deri mė tani nuk ėshtė ndaluar asnjė person, pasi brenda pak ditėsh priten tė dalin tė dhėna tė sakta nga hetimet.
Pushohet stafi ku u bė vjedhja
Stafi i vjetėr i agjencisė numėr 4 nė Rrugėn e Durrėsit, ėshtė larguar nga puna. Katėr punonjės janė shkarkuar, ndėrsa shtatė tė tjerė janė pezulluar. Kjo masė e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Bankės, ka ardhur si rezultat i shkeljeve dhe pasaktėsive tė mbajtura nė dokumentacione, qė ēuan nė humbjen e 85 milionė lekėve. Ndėrkohė qė nė kėtė agjenci, qė prej dy ditėsh ėshtė ngritur njė staf i ri, por akoma nuk ėshtė angazhuar nė punė. Agjencia ėshtė e mbyllur, dhe tė gjitha dokumentet janė tė bllokuara. Ato i kanė kaluar Prokurorisė pėr tė bėrė verifikimet e nevojshme.
Si u zbulua skandali nė Bankėn e Kursimeve
Njė punonjėse "spiunoi" vjedhjen
Njė telefonatė anonime, bėrė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Bankės sė Kursimeve, pėrbėn dhe fillimin, nga i cili u zbulua skandali nė Bankėn e Kursimeve. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranės, ka qenė njė anėtare e stafit tė degės numėr 4 tė Bankės, e cila kishte dyshuar pėr disa veprime bankare tė kryera mė 28 shkurt tė kėtij viti. Informacioni ėshtė vlerėsuar shumė nga drejtuesit e Bankės nė qendėr dhe menjėherė ėshtė dėrguar njė grup kontrolli. Menjėherė ėshtė bllokuar puna dhe janė ngrirė tė gjitha paratė qė ishin nė arkė. Verifikimet i shtuan dyshimet, pasi njė pjesė e dokumentacionit nuk ishte i rregullt. Ndėrkohė edhe paratė nuk korrespondonin me shumėn qė duhet tė ishte. Konkluzioni i parė ishte se aty kishte patur njė vjedhje dhe duke qenė kėshtu Drejtoria e Pėrgjithshme nisi njė grup tė dytė kontrolli. Edhe ky grup nxori nė dritė shkelje tė reja, sidomos nė njė llogari bankare, transferimi i tė cilės duhej tė ishte bėrė me tre firma, por, nė fakt, ishte bėrė me njė. Ēėshtja mori karakter serioz dhe, po me urdhėr tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme, kontrolli nisi nė tė gjitha pikat e Bankės sė Kursimeve nė tė gjithė vendin. Ndėrkohė u morėn edhe masat e para. U shkarkuan katėr punonjėse tė stafit tė degės nuėmr 4 dhe shtatė tė tjera u pezulluan. Ndėrkohė, tė gjitha dokumentet shkresore i kaluan pėr hetim Prokurorisė sė Tiranės.
Kronologjia
28 shkurt 2004
Njė punonjėse i agjencisė numėr 4 tė Bankės sė Kursimeve nė Tiranė, lajmėron drejtorin e Pėrgjithshėm, se nė sportelet e agjencisė ku punonte, janė bėrė shkelje nė dokumente. Gjeneralitetet e kėtij personi nuk janė bėrė tė ditura. Pas lajmėrimit, drejtori urdhėron menjėherė ngrirjen e veprimeve nė arkė dhe nisjen e njė kontrolli, i cili vėrteton se ka patur falsifikime nė dokumentacion.
1 mars 2004
Punonjėsja e agjencisė numėr 4 tė Bankės sė Kursimeve, Liljana Menga, merr zyrtarisht lejen e zakonshme. Nga burime jozyrtare, bėhet e ditur se nė mėngjesin e kėsaj dite, ėshtė nisur pėr nė Ljubjanė, pėr tė shkuar mė pas nė Amerikė. Nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Bankės sė Kursimeve, hidhen dyshime pėr implikimin e kėsaj punonjėsje nė falsifikimin e dokumenteve.
10 mars 2004
Drejtori i Pėrgjithshėm i Bankės, Ardian Kamberi, urdhėron Drejtorinė e Kontrollit dhe Auditit, tė inspektojė tė gjitha degėt e kėsaj banke nė vend. Nga kontrolli i bėrė, rezulton se vetėm nė degėn numėr katėr nė Tiranė, ka shkelje dhe pasaktėsi nė mbajtjen e dokumentacioneve.
15 mars 2004
Denoncon nė Prokurori humbjen e 85 milionė lekėve drejtori i Bankės sė Kursimeve, Ardian Kamberi. Pėr kėtė humbje, ai ka fajėsuar dy arkėtaret e agjencisė numėr katėr, Fiqirete Bici dhe Liljana Menga, tė cilat i ka denoncuar nė prokurori si personat qė kanė kryer vjedhjen e parave. Pushohen 4 dhe pezullohen 7 punonjėse tė kėsaj dege.
17 mars 2004
Lajmi pėr zhdukjen e 85 milionė lekėve bėhet publik. Drejtori i Bankės sė Kursimeve, Kamberi, nė njė njoftim pėr median, ka deklaruar se nė agjencinė numėr katėr kanė ndodhur shkelje dhe pasaktėsi tė mbajtjes sė dokumentacioneve, duke shkelur rregullat e brendshme tė Bankės.
18 mars 2004
Agjencia numėr katėr mbyllet, bllokohen tė gjitha dokumentacionet, tė cilat kalojnė nė prokurori pėr t'u hetuar. Ndėrkohė stafi i vjetėr i kėsaj agjencie ėshtė ndėrruar. Policia konfirmon largimin nga Shqipėria pėr nė SHBA tė Liljana Mengės, punonjėses kryesore tė dyshuar pėr vjedhjen e lekėve.
intervista
interviste/ Pėrse gjatė privatizimit tė bankės mund tė ketė abuzime
Guvernatori Shkėlqim Cani: Eshtė normale tė vidhet tani
Vladimir Karaj
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, ka kėrkuar mė shumė kontroll nė Bankėn e Kursimeve nė kohėn para privatizimit tė saj.
Pasi, sipas tij, kjo ėshtė njė periudhė qė mund tė shfrytėzohet pėr tė bėrė shkelje tė ndryshme, me qėllime pėrfitimi. Madje, edhe rastin e zhdukjes sė 85 milionė lekėve, nga agjencia numėr 4 e Bankės sė Kursimeve, ai e cilėson si normal, pasi kjo bankė po kalon nga njė pronarė nė njė tjetėr dhe kjo ėshtė njė situatė e favorshme pėr manipuluesit. Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Cani, iu ėshtė pėrgjigjur dje pėr gazetėn Panorama disa pyetjeve rreth ēėshtjes nė fjalė, duke deklaruar se rasti nuk ėshtė i veēantė. Ėshtė narmale qė kur ka privatizime tė krijohen edhe hapėsira tė tilla pėr manipulim, pikėrisht pėr kėtė duhet tė forcohet kontrolli, tha Cani. Mė tej ai shpjegoi se Banka e Shqipėrisė ishte vėnė nė dijeni pėr rastin nė fjalė.
Zoti Guvernantor, ditėt e fundit ėshtė zbuluar njė skandal nė Bankėn e Kursimeve, a keni dijeni pėr kėtė ju si drejtues i Bankės sė Shqipėrisė?
Po, kemi marrė dijeni nga ato qė ka thėnė drejtori i Pėrgjithshėm i kėsaj banke, qė, me sa di unė, ka deklaruar se janė zhdukur para.
Sipas asaj qė ju keni mėsuar, a ėshtė vjedhur nė kėtė agjenci tė Bankės sė Kursimeve?
Po, sigurisht, deri sa vetė drejtori i Pėrgjithshėm bėn publik kėtė fakt, as nuk vihet nė dyshim qė ėshtė bėrė vjedhje. Me sa di unė, bėhet fjalė pėr njė shumė rreth 800 mijė dollarė, qė ėshtė zhdukur.
A ka Banka e Shqipėrisė tė drejtė kontrolli mbi Bankėn e Kursimeve?
Po, sigurisht, ne kemi tė drejtė tė kontrollojmė kėtė bankė, por jo pėr kėtė rast, pasi banka ka edhe kontrollin e brendshėm. Nuk mund tė kontrollojmė ne pėr dokumente tė falsifikuara nga njė punonjėse, kėtė duhet ta bėjė kontrolli i brendshėm. Ndėrkohė qė nė kėto raste kontrolli ushtrohet nga tė tjera institucione dhe nga grupi i auditimit tė vetė Bankės sė Kursimeve.
Ju si Guvernator e cilėsoni si normale rastin e zhdukjes sė 85 milionė lekėve, a mund tė ndodhė diēka e tillė?
Po, kjo ėshtė normale, dhe ndodh shpesh nė situata tė tilla kur banka kalon nga njė pronar nė njė tjetėr, apo kur bėhet privatizimi i saj dhe them se mund tė ketė ndodhur edhe herė tė tjera. Nė kėto raste duhet forcuar mė shumė kontrolli, pasi janė pikėrisht situata qė mund tė shfrytėzohen.
Kamberi informon instancat e larta tė shtetit
Drejtori i Pėrgjithshėm i Bankės sė Kursimeve, takime informuese me drejtues tė Ministrisė sė Financave dhe Bankės sė Shqipėrisė. Kam zhvilluar takime tė tilla, ku kam dhėnė informacione pėr vazhdimėsinė e punės sė bankės deri tani, tha Ardian Kamberi. Ai theksoi se kontroll i tillė ėshtė zhvilluar edhe nė degė tė tjera tė bankės. Ndėrkohė, sipas tij, deri tani ėshtė bėrė kalimi i dokumentacionit tė agjencisė katėr nė rrugėn e Durrėsit, pėrballė Ministrisė sė Arsimit, nė kryeqytet, nė dorė tė Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, e cila po procedon me hetimet e mėtejshme. Kamberi konfirmoi se ka bėrė pushimin e katėr punonjėseve tė kėsaj agjencie dhe pezullimin e shtatė tė tjerave. Sipas tij, kėto tė fundit do tė qėndrojnė tė pezulluar deri nė sqarimin e plotė tė rrethanave tė ngjarjes dhe gjetjes sė autorit tė vjedhjes sė 85 milionė lekėve. Ndėrkohė,, ai tregoi se ėshtė marrė direkt me kontrollin e kėsaj njėsie dhe se ka bėrė vetė shkarkimin e katėr punonjėseve nė bazė tė materialeve tė siguruara nga kontrolli i brendshėm i bankės. Megjithatė, ai tha se nuk mund tė pėrcaktojė se cili ėshtė fati i 85 milionėve dhe se kjo i pėrket tė zbulohet nga organet kompetente, nė kėtė rast Prokuroria e Tiranės. Ardian Kamberi, drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Kursimeve, ishte i pari qė bėri publik rastin e zhdukjes sė sasisė sė parave nga dega katėr e Bankės sė Kursimeve pėr Tiranėn. Ai njoftoi gjithashtu edhe shkarkimin nga detyra tė punonjėseve tė kėsaj dege.
Skandalet nė banka
mars 1992
Shpėrthen skandali i mbiquajtur Arsidi. Sipas hetimeve tė Prokurorisė, njė francez, me emrin Nikolas Arsidi, 74 vjeē, mori pėrsipėr shlyerjen e borxhit tė jashtėm tė Shqipėrisė, duke pėrfituar nė formė honorari njė kambial prej 1.6 milionė dollarė. Kjo ėshtė cilėsuar shkelje e hapur e ligjeve tė shtetit shqiptar dhe me urdhėr tė prokurorisė u arrestuan pesė zyrtarė, mes tė cilėve Kryeministri Vilson Ahmeti, guvernatori Ilir Hoti dhe tre bankierė. Ata u dėnuan nga 12 vjet burg, por, falė amnistive tė bėra nė vitin 1997, tė gjithė tė mėsipėrmit u liruan. Ēėshtja Arsidi ka qenė njė nga ēėshtjet mė tė pėrfolura nė qarqet politike tė asaj kohe. Nė njė intervistė tė tij, ish-ministri Genc Ruli ka deklaruar se skandalin e Arsidit do ta zbulojnė plotėsisht vetėm socialistėt kur tė vinin nė pushtet. Por, nė fakt tė majtėt nuk e rihapėn kėtė ēėshtje.
shtator 1998
Tentohet tė vidhen nė Bankėn Kombėtare Tregtare 5 milionė dollarė nėpėrmjet zyrės sė transfertave SWIFT. Stafi drejtues i Bankės zbulon skandalin, i cili ishte kryer gjatė trazirave tė 14 shtatorit nė Tirana pas vrasjes sė deputetit Azem Hajdari. Pas hetimeve tė Prokurorisė sė Tiranės, u zbulua se dy punonjės tė kėsaj banke kishin bėrė dokumentacionin pėr transfertė nga kjo bankė nė njė bankė tė Parisit pėr llogari tė njė firme amerikane. Por, kapja shumė shpejt e skandalit ndihmoi qė paratė tė mos kalonin. Megjithatė, ēėshtja u kalua nė Gjykatėn e Tiranės, e cila dėnoi me 2 vjet burg nė mungesė dy punonjėsit, pasi ata ishin arratisur nė Kanada dhe Amerikė.
shtator 1999
Njė person me emėr tė rremė kėrkon tė marrė nė njė llogari bankare rreth 1 milion marka nga Banka e Kursimeve. Falė njė zbulimi qė bėjnė drejtuesit e punonjėit, skandalin e merr nė dorė Prokuroria e Tiranės. Sipas hetimeve tė kryera, rezultoi se personi nė fjalė kishte falsifikuar dokumentet bankare si librezėn dhe gjeneralitetet pėr tė tėrhequr paratė. Por, gjithēka ėshtė zbuluar nė momentin e fundit, kur do tė tėrhiqeshin paratė. Prokuroria e Tiranės pas gjashtė muajsh hetime nuk arriti tė zbulojė identitetin e vėrtetė tė kėtij personi misterioz. Por, e rėndėsishme ėshtė qė edhe pse u tentua, nuk u arrit tė vidhej banka.
mars 2000
Policia zbulon vjedhjen e 25 milionė lekėve tė reja nė njė nga agjencitė e Bankės sė Kursimeve nė bulevardin Zogu i Parė nė kryeqytet. Sipas hetimeve paraprake, njė 25-vjeēar, nga Tirana, me emrin Kejdi Kote, kishte falsifikuar tė gjithė dokumentacionin e njė llogarie bankare, duke e bėrė tė vdekur pronarin e saj. Policia arrestoi Koten dhe dhjetė persona tė tjerė qė ndihmuan Koten. Mes tė arrestuarėve ishin disa arkėtare, njė badigard, shoferi i taksisė, me tė cilin kishte transportuar paratė. Pas njė hetimit disamujor, gjykatat e dėnuan me 11.5 vjet burg dhe tani vuan nė Burgun e Vaqarrit.
Krijoni Kontakt