panorama
----------
intervista
Flet Xhavit Matjani: E vėrteta e babait tim, Hamitit, qė luftoi fashistėt, nazistėt dhe komunistėt. Legjenda dhe jeta reale i tij
Si “vrau” vajzėn e tij kryediversanti Hamit Matjani pėr t'i shpėtuar kapjes nga sigurimi
Kastriot Kotoni
Xhavit Matjani, djali i vetėm i njė prej “komandantėve” mė tė shquar shqiptar nė vitet “30-tė, Hamit Matjanit, rrėfen nga Amerika ekskluzivisht pėr “Panorma” gjithēka qė kujton dhe di pėr babanė e tij “legjendar”. Transferimi i fisit Matjani nga zonat e Burrelit pėr hir tė hasmėrisė nė kodrat e Peqinit dhe gjakmarrja e re qė e bėri Hamit Matjanin, pas hakmarjes, njė nga figurat mė tė njohura tė zonės. Si u ēua mė pas nė Napoli tė Italisė, nga mbreti Zog, ku mbaroi shkollėn e xhandarmėrisė dhe emėrimi nė qytetin e Fierit. Beteja e trupave tė xhandarmėrisė sė Hamit Matjanit me trupat e Riza Cerovės, gjatė kryengritjes sė Fierit nė vitin 1935 dhe shtypja e saj me ndihmėn e forca tė ardhura nga Tirana.
Eshtė pikėrisht kjo periudhė, kur Hamiti martohet me Kadifen dhe lind Xhavitin, tė vetmin fėmijė nga kjo martesė, tė cilin do ta donte aq shumė saqė gjatė internimit nė kohėn e regjimit Hoxha, do ta takonte shpesh, duke ēarė rrethimet e ushtrisė dhe sigurimit. Nė vijim tė rrėfimit pėr jetėn e babait tė tij, Xhavit Matjani tregon se si Hamit Matjani, ashtu si Mujo Ulqinaku, priti me armė pushtuesit italianė nė qytetin e Vlorės nė prill tė vitit 1939. Mė pas ai shpallet nga italianėt si person shumė i rrezikshėm dhe shumė i kėrkuar. Pas arrestimit dėnohet me vdekje, por me ndihmėn e njė miku arratiset nga burgu i Peqinit, jo pėr t“u larguar jashtė vendit, por pėr tė krijuar njė nga ēetat e para antifashiste nė vend. Kush ishin mė pas kontaktet e para tė Matjanit me krerėt komunistė, qė i afruan bashkėpunim dhe pėrse Hamit Matjani e refuzoi dy herė ofertėn e Mustafa Gjinishtit. Pėrse Hamiti si shumė tė tjerė pas fitores sė komunistėve nuk u arratis, por vazhdoi luftėn deri kur ushtria e rrethoi nė Papėr, tė Cėrrikut, ku humbi vėllanė dhe 3 nipėr. Arratisja nė Greqi dhe letra qė i la njė bariu pėr ta dorėzuar nė postėn kufitare, ku shkruante se premtonte qė do tė kthehej nė Shqipėri pėr tė luftuar komunistėt. Si u pėrhap miti i Hamit Matjanit si desant “i pakapshėm” dhe pėrse autori i librit “Tradhtia e madhe”, Nikolas Bethel e quan “Robin Hudi” i Shqipėrisė. Njėkohėsisht nė pjesėn e parė tė kėsaj interviste djali i Hamit Matjanit tregon edhe tė vėrtetėn pėr historinė e pėrhapur nga sigurimi, e cila u besua pėr 45 vjet, se kryedesanti kishte vrarė me dorėn e tij vajzėn e vetme dhe 26 desantimet e tij nė kohėn e regjimt tė Enver Hoxhės.
Zoti Xhavit, ju jeni djali i vetėm i tė famshmit Hamit Matjani…
Po. Unė jam pinjoll i fisit Matjani dhe djali i vetėm i Hamit Matjanit, vrarė nė vitin 1953, pasi u kap nga forcat e Sigurimit tė Shtetit si njė nga diversantėt mė tė rrezikshėm qė donte tė rrėzonte pushtetin e Enver Hoxhės dhe komunizmin nė Shqipėri me dhunė. Fisi Matjani e ka prejardhjen nga zona e Burrelit dhe mė saktė nga fshati Ketė. Por, pėr arsye hasmėrie, ėshtė zhvendosur prej andej nė kodrat e Peqinit dhe Lushnjės. Pikėrisht aty u krijua edhe fshati Matjanė, me rreth 30 shtėpi tė tė njėjtit fis, qė merrej kryesisht me blegtori dhe bujqėsi. Por hasmėria edhe aty nuk na u nda. Njė person i njė katundi tjetėr plagosi xhaxhanė, Asllan Matjani, pėr punė tė njė koshereje me bletė.
Mund tė na flisni pėr babanė tuaj nė kėtė periudhė?
Babai im nė kėtė kohė ishte i mobilizuar ushtar nė Vlorė. Pas vdekjes sė tė vėllait nė spitalin e Tiranės, ai mori hak pas tre muajve, duke e vrarė personin qė e kishte plagosur. Pasi kreu ekzekutimin, kthehet nė Vlorė dhe vazhdon ushtrinė pranė xhandarmėrisė, aty. Qė atėherė iu hap nami si trim dhe kokėkrisur. Mė pas, eprorėt e bindėn qė pas ushtrisė ai tė shėrbente nė xhandarmėrinė e mbretit Zog nga viti 1931 deri nė 1935. Kjo pasi panė tek ai mjaft cilėsi dhe aftėsi ushtarake. Mė pas e dėrguan nė Napoli pėr tė studiuar shkollėn ushtarake tė xhandarmėrisė. Pasi mbaroi kėtė shkollė, kthehet pėrsėri nė Vlorė. Shumė shpejt pėr merita tė veēanta e transferuan nė Fier.
Ėshtė periudhė historike kur nė kėtė qytet njė grup oficerėsh tė xhandarmėrisė sė Zogut rebeluan me armė. Cili ka qenė pozicioni i Hamit Matjanit nė kėto ngjarje?
Nė njėzet dhjetor tė vitit 1935, mjaft njerėz tė armatosur dhe tė udhėhequr nga Riza Cerova, tentuan tė marin qytetin e Fierit. Nė krye tė forcave zogiste qė mbronin qytetin nga kryengritėsit u vu babai im, Hamit Matjani. Ka pasur pėrleshje tė ashpra, por edhe pas ndėrhyrjes sė forcave tė tjera zogiste tė ardhura nga Tirana me nė krye Ali Rizain, kryengritja u shtyp.
Cila ėshtė historia e familjes sė Hamit Matjanit. Ju kur keni lindur?
Babai im ėshtė martuar pikėrisht nė kėto vite tė vrullshme me nėnėn time Kadife Kuqi, nga Peqini. Unė u linda nė vitin 1936 dhe kjo lindje pati lėnė mbresa tė mėdha tek im atė, sepse mė vonė bėnte shumė pėr mua. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo saqė kur kemi qenė tė internuar nė Krujė, Sukth dhe Tepelenė, pas ēlirimit, ai kapėrcente rrethimin e ushtarakėve dhe sigurimit tė shtetit dhe vinte mė takonte, edhe pse mė pas u diktua.
Le tė kthehemi prapa. Ēfarė bėri babai juaj si besnik i njohur i Mbretit Zog, kur ky u largua nga Shqipėria dhe vendi u pushtua nga fashistėt italianė?
Hamit Matjani nuk u largua nga vendi dhe nuk i priti me lule italianėt, si shumė tė tjerė. Sė bashku me njė grup shokėsh, shkoi nė Vlorė dhe luftoi kundėr tyre, njėsoj si patrioti Mujo Ulqinaku. Pas pushtimit, italianėt, nė bashkėpunim me mercenarė dhe spiunė tė shitur shqiptarė, qė e dinin se ai kishte luftuar kundėr tyre, e arrestuan dhe e dėnuan me vdekje, me varje nė litar pa i bėrė as gjyq. Por ai nuk priti ta varnin. U arratis me ndihmėn e njė miku, i cili i futi nė qeli bashkė me ushqimin edhe njė sharrė. Italianėt e rrethuan disa herė, por nuk arritėn ta kapin kurrė, sepse ai lėvizte nė zonėn e Lushnjės nė vende qė i njihte mirė dhe ku kishte miq tė shumtė.
Ēfarė bėri mė pas?
Nuk iku nga Shqipėria, siē bėnė shumė tė tjerė. Aktivizoi shokė e miq aktivistė dhe krijoi njė nga ēetat e para nė vend, qė i hapi luftė pushtuesve italianė.
Si i kishte marrėdhėniet me ēetat partizane, qė luftonin gjithashtu pushtuesit italianė?
Nė tė njėjtėn kohė po formoheshin edhe ēetat partizane. Eshtė e vėrtetė qė krerėt komunistė mė kėrkuan bashkėpunim pėr tė luftuar sė bashku. Janė tė njohura dy takimet e babait me Mustafa Gjinishtin, njė nga komunistėt e parė, i cili gėzonte mjaft respekt nė zonėn e Peqinit dhe ishte i shkolluar nė Perėndim. Miq tė babait mė kanė treguar se nė njėrin prej kėtyre takimeve babai, pasi ka refuzuar tė bashkėpunoj me komunistėt i ka thėnė atij. “Vėrtet ti Mustafa je njeri i kulturuar, por nuk po e kupton yllin e kuq bolshevik qė ke nė kapele, se njė ditė populli ynė ka pėr tė vuajtur nga bolshevizmi. Mė mirė hajde me mua dhe vdis si burrė sesa tė vdesėsh nga vetė komunistėt. Ti ke pėr tė vdekur para meje”. Dhe fatkeqėsisht ashtu ndodhi. Qė pas kėtyre bisedimeve, babai me ēetėn e tij luftonte nė kushte tė vėshtira, nė njėrin krah kundėr pushtuesve dhe nė anėn tjetėr kundėr partizanėve nga Peqini deri nė Skrapar.
Po pas fitores sė luftės nga komunistėt, ēfarė bėri Hamit Matjani?
Vazhdoi tė vepronte nė zonėn e tij tė preferuar, ku edhe njė ditė u rrethua nga qindra ushtarė tė regjimit tė sapokrijuar tė Enver Hoxhės. Pėrleshja e madhe ka ndodhur nė Papėr tė Cėrrikut, ku edhe humbi tė vėllanė dhe tre nipėr, dhe disa pjesėtarė tė ēetės. Ai vetė arriti tė dalė nga rrethimi i plagosur dhe u arratis pėr nė Greqi. Gjatė rrugės mblodhi shumė njerėz tė pakėnaqur nga regjimi i Enver Hoxhės, me tė cilėt do tė riorganizonte ēetėn pėrtej kufirit. Ka njė fakt interesant pėr kėmbėnguljen e tij pėr tė luftuar komunistėt. Kur arriti afėr kufirit me Greqinė, takoi njė bari dhe i dha njė letėr, pėr tė cilėn e porositi ta dorėzonte nė postėn kufitare shqiptare. Nė tė shkruhej se “Hamit Matjani ishte plagosur dhe nuk mundej tė vazhdonte luftėn. Por sapo tė shėrohej nė spitalet e Athinės do tė rikthehej pėr tė luftuar pa mėshirė komunistėt”.
Eshtė pikėrisht kjo periudha qė emri dhe pėrplasjet e tij me Sigurimin e Shtetit u kthyen nė mit?
Sido qė ta shikosh figurėn e Hamit Matjanit, ajo ėshtė vėrtet e mitizuar si nga ata qė e kanė vrarė dhe sharė, edhe ata qė e kanė dashur dhe e duan. Po t“i referohemi Nikolas Betheles, veprimtaria e tij ėshtė jo vetėm legjendare, por edhe reale, njė njeri qė luftoi si patriot pėr atdheun pa asnjė lloj kompromisi me ēdo regjim. Ky personalitet, autor i librit “Tradhtia e madhe”, e cilėson Hamit Matjanin si “Robin Hud”. Kur e vranė ai tha: “Rroftė Shqipėria e lirė”.
Faktikisht pėr babanė tuaj ka mjaft legjenda, si pėrfundoi ai?
Po ėshtė e vėrtetė se ka shumė legjenda, por tė gjitha kėto vijnė nga realiteti. Ata qė e kanė njohur nga afėr, tregojnė se ishte jo vetėm shumė trim, por edhe jashtėzakonisht i zgjuar dhe i pėrgatitur si desant. Njėherė qė nuk hyri nė Shqipėri sipas planit tė tij, e kapėn. Nė verėn e vitit 1947, kohė e pėrgatitjes sė kryengritjes nė Myzeqe, gati hapur, nė atė zonė kėndohej kėnga “Gjėmon vendi anembanė, kush e mban Hamit Matjanė”. Por le t“i pėrgjigjem pyetjes suaj. Babai im erdhi pėr herė tė fundit nė Shqipėri mė 1 maj tė vitit 1953, pėr herė tė parė dhe tė fundit nėpėrmjet ajrit. Ai parashutoi te Shkėmbi i Vashės, nė Bizė, tė Martaneshit sė bashku me dy shokėt e tij, Gani Malushin dhe Naun Sulėn, duke u mashtruar nga “Radio-Loja” e Sigurimit, e drejtuar nga ish-desanti Etem Ēako dhe e vazhduar nga dy ish-desantėt e kapur nga sigurimi nė Bizė, Zenel Shehu dhe Halil Branica, ish- pjesėtarė tė Gardės Mbretėrore tė Zogut nė Aleksandri tė Egjiptit. Babai im, Hamit Matjani, u dėnua nga gjyqi me varje nė litar nė qytetin e Lushnjės dhe u ekzekutua mė 14 prill 1954, nė moshėn 44-vjeēare.
Pėr babanė tuaj thuhet se ishte “i pakapshėm” dhe se preferonte tė hynte nė Shqipėri vetėm nėpėrmjet tokės nė zona qė i njihte mirė…
Po, babai im brenda dhe jashtė vendit, konsiderohej si desant “i pakapshėm”, “i lindur me kėmishė”, “njeri qė s“e kap plumbi”, “Anteu i Mitologjisė greke”, qė besohej si i pamposhtur derisa kishte kontakt me tokėn. Dhe ja arritėn duke e desantuar nga ajri nėn preteksin, se “qendra fokusale e kryengritjes, Mati, ishte larg me kufirin grek”, nga edhe kalonte gjithmonė ai. Babai im quhet me plotė gojė nga specialistėt mė tė mirė tė spiunazhit nė botė si desanti mė i pėrgatitur i operacioneve qė u kryen pėr tė rrėzuar regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Ai ka hyrė nė Shqipėri 26 herė, prej tė cilave vetėm njėherė nga ajri.
Por te libri i Nikolas Bethel, “Tradhtia e madhe”, ka shifėr tjetėr pėr desantimet e Matjanit nė Shqipėri?
Po, ėshtė e vėrtet se ky personalitet shkruan nė librin e tij se Hamit Matjani ka hyrė vetėm 15 herė nė Shqipėri, por shifra 26, ėshtė sipas dėshmive tė nipit tė tij, Kadri Sina, i cili nuk i ėshtė ndarė pėr asnjė moment babait tim, jashtė dhe brenda vendit.
Pėr Hamit Matjanin ėshtė thėnė jo rrallė se ishe superkriminel dhe qė ka vrarė edhe tė pafajshėm, madje edhe fėmijėn e tij…
Kjo ėshtė njė pėrrallė e shpikur dhe pėrhapur nga komunistėt, e cila faktikisht funksionoi deri nė vitin 1990. Shpifja e ka zanafillėn qė nė vitin 1945. Qė nė ditėt e para tė vendosjes sė pushtetit komunist, unė dhe nėna ime, Kadife, sė bashku me kushėrinj tė tjerė u internuam nė Lushnjė. Nė kėto kushte, babai im mė vonė bashkėjetonte me njė tjetėr grua nė male, tė cilėn e kishte edhe bashkėluftėtare tė ngushtė. Kjo grua quhej Fatime dhe u martua edhe me celebrim me babanė tim, duke lindur njė vajzė, tė cilėn e quajtėn Edije. Pikėrisht pėr kėtė fėmijė sigurimi pėrhapi legjendėn sikur Hamit Matjani e vrau, vetėm qė tė mos binte nė duart e tyre. Qėllimi ishte i qartė, ata kėrkonin qė tė diskretitonin figurėn e babait tim nė popull, ku respekti edhe pse nga frika ishte i madh. Thjesht donin qė figurėn e tij heroike dhe patriotike ta shndėronin nė kriminale dhe tė pashpirt. Njė ditė forcat e sigurimit arritėn tė zbulojnė bazėn ku strehohej gruaja e dytė e Hamit Matjanit sė bashku me foshnjėn e vogėl, nė fshatin Dėshiraj. Fėmijėn e ēuan fillimisht nė jetimoren e Elbasanit dhe pastaj nė atė tė Shkodrės. Ajo sot rron me gjithė burrin dhe ėshtė nėnė e gjashtė fėmijve. Nėna e saj Fatimja, u dėnua me 10 vjet burg dhe vdiq tre vjet pas kapjes sė babait tim...
Nesėr do tė lexoni
Si hynte nė Tiranė Hamit Matjani i maskuar si oficer me gradėn kapiten pėr gjashtė muaj rresht
Pėrse desanti i pakapshėm nuk donte tė hynte nė Shqipėri me avion dhe tradhtia ndaj tij jo vetėm e shokėve, por edhe e kolonelit amerikan, qė drejtonte operacionin e fundit
Pėrse ish-presidenti Sali Berisha nuk e zbatoi porosinė e shefit tė CIA, gjatė njė vizite nė Tiranė pėr ta shpallur Hamit Matjanin “Martir tė demokracisė”
Sa reale janė skenat e filmit “Agimet e stinės sė madhe” dhe planet e shkrimtarit Vath Korreshit pėr tė bėrė skenarin e njė filmi tjetėr mbi jetėn e Hamit Matjanit
---------
Krijoni Kontakt