Ne shume raste vejme re se askush nuk na degjon , dhe askush nuk na e ve veshin , dhe askush nuk na kupton mire dhe fare nuk koncentrohemi ne ate se ne te vertete cfare flasim ne per ti bere te tjeret te na dEgjojne me interesim . A kemi dhe ne nje aftesi te tille t'i degjojme te tjeret kur duhet apo vetem kemi nevoje t'i qajme hallet tona pa u lodhur per ato qe i mundojne te tjeret .. ? pra mendoj te diskutojme
Shkruan: Drenusha ZAJMI-HOXHA
Kaloj një ditë afër një trotoari, ku shoh një plak me rroba të vjetra e të grisura që po shiste një kuti kartoni me mollë, të cilën e mbante tre euro gjithsej. Afrohet një veturë luksoze, nga e cila del një burrë i ri, veshur me ca rroba të shtrenjta, në të cilat dukej si palaço, afrohet te plaku gjithë krekosje dhe ia hudhë para këmbëve një banknotë prej pesë eurove. “Merre, o mixhë!” - i thotë plakut - “dhe mos më kthe kusur fare, mbaji për vete.”
Plaku e shikoi drejt në sy dhe iu kthye e i tha: “Burrë i dheut, ose merre kusurin e mollët, ose vazhdo rrugën! Nuk kam dalë për lëmoshë...”
Shikova fytyrën e plakut dhe në rrudhat e tij pashë një gjë, të cilën nuk mund ta blejnë as thesaret e gjithë botës, dinjitetin e njeriut.
Krijoni Kontakt