tung te gjitheve
ndoshta kjo teme eshte vetem e hapur po une nuk e pashe

me poshte mund te lexoni mesazhin dhe mund te klikoni per te shkuar ne web-faqen, nga ku mund ta nenshkruani peticionin
Duke e pasur parasysh qe ky forum ka je numer te madhe te antareve do te ishte mire qe te gjithe ta nenshkruani kete momerandum edhe nese keni mundesi te ju tregoni edhe te tjereve

me t`mira

Kushtrimi

------------------------------------------------

Te nderuar,
Se pari, duke shpresuar qe te keni kaluar pa ndonje lendim, ju dhe familjet tuaja, trazirat e fundit ne Kosove, uroj qe ato te jene trazirat e fundit te atdheut tone.
Me shume perkushtim dhe vemendje i kemi ndjekur te gjitha ngjarjet e fundit ne Kosove dhe besoj se nuk ka nevoje per ndonje koment shtese ne lidhje me to. Sikurse te gjithe njerzit e lire te botes, ashtu edhe Kosovaret, kane te drejten qe te jetojne te lire dhe te pavarur ne token dhe vendin e tyre.
Mirepo, fatkeqesisht kjo e drejte nuk eshte ushtruar nga Kosovaret ende, dhe jo pse ata nuk duan ta ushtrojne te drejten e tyre fundamentale njerezore per vetvendosje, por pasi qe bashkesia nderkombetare e hamendur me te ardhmen e Kosoves, nuk ka lejuar qe Kosova njehere e pergjithemone te vezulloje ne hartat boterore si shtet mevete dhe sovran.
Ne asnje moment, ne si Kosovare, nuk duhet ndaluar se punuari per realizimin e aspiratave tona kombetare dhe vullnetit te atyre qe sot nuk gjenden ne mesin tone. Sot, me mire se kurre kemi shancin te realizojme qellimet tona te drejta, qe nuk i shkaktojne dem askujt, por vetem sjellin paqe, liri, demokraci dhe perparim per vendin tone, te gjithe qytetaret e tij, dhe gjithe rajonin, ne pergjithesi.
Nen lidershipin e ish kongresmenin te dalluar z. Joe DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka arritur qe te bind lideret kryesore te politikes se jashtme te SHBA-ve ne Kongres, z. Henry Hyde, Kryetar i Komitetit per Marredhenie me Jashte te Kongresit te SHBA-ve, dhe z. Tom Lantos, Demokratin nr. 1 ne kete Komitet, qe te paraqesin para Kongresit Rezoluten Nr. 28 per Pavaresine e Kosoves Tash.

Eshte bere e kjarte koheve te fundit se zvarritja e zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves, gjegjesisht njohjes se Pavaresise se saj, eshte burim i trazirave dhe stagnimit qofte politik, ashtu edhe ekonomik e shoqeror.
Besoj, se eshte obligim juaji si Shqiptare, apo Kosovare, qe te nenshkruani Peticionin e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Kongresmeneve Hyde e Lantos te Kongresit te SHBA-ve ne perkrahje te Pavaresise se Kosoves <http://www.aacl.com/indexmain.html>. Ne po synojme qe brenda pak kohe te grumbullojme mese nje milion nenshkrime ne kete peticion, gje qe do te luante nje rol shume te madhe ne veprimet e metutjeshme te administrates amerikane kur kihet parasysh ceshtja e Kosoves, pasi qe ne SHBA demokracia e vertete mbreteron arenen politike, dhe zeri i popullit ka shume rendesi.
Ju jeni zeri, te dashur miq, qe mund te beni ndyshime. Pra, nenshkruani Peticionin per Pavaresine e Kosoves tash dhe percjellni kete mesazh tek te gjithe ata qe i njihni ne menyre qe t'ia arrijme qellimit dhe te mbledhim mese 1 MILION nenshkrime se shpejti.
Ne fund, mos hezitoni te na kontaktoni ne cdo kohe. Vetem se bashku do te mund t'ia arrijme qellimeve tona. Zoti ju bekofte. Zoti e bekofte Kosoven e pavarur.

Me shume respekt,

Faton Bislimi
Albanian American Civic League
Student and Youth Coordinator
ALBANIAN STUDENTS INTERNATIONAL
www.AlbanianStudentsInternational.org